Një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën mbrëmjen e shkuar, kur një makinë Tesla që duket se transportonte fishekzjarrë, mori flakë dhe shpërtheu jashtë hotelit të Presidentit Donald Trump në Las Vegas.
Lidhur me rastin ka reaguar shefi i Tesla-s Elon Musk, i cili tha të mërkurën se shpërthimi nuk kishte të bënte me sistemin e makinës.
“E kemi konfirmuar tani se shpërthimi u shkaktua nga një sasi e madhe fishekzjarrësh dhe/ose një bombë e mbajtur në shtratin e kamionetës së marrë me qira dhe nuk ka lidhje me vetë makinën. E gjithë telemetria e automjetit ishte pozitive në momentin e shpërthimit”, shkroi ai në “X”.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk e kanë përjashtuar terrorizmin si një motiv të mundshëm, tha një person i njohur me këtë çështje, i cili foli me kusht që të mos identifikohej meqë nuk ka autorizim diskutojë publikisht hollësitë e hetimeve.