Tetori nis me reshje shiu, moti merr kthesën e papritur pasditen e sotme

0

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ku dhe do të sjellin shira të pakët.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin më të dukshme shirat do të jenë në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu