“The Sun”: Udhëheqësi i ri i Iranit Mojtaba Khamenei mbahet në jetë nga aparaturat

0

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas plagosjes në një sulm ajror. Burime të lidhura me spitalin ku ai po trajtohet pretendojnë se 56-vjeçari mbahet në jetë me aparatura në njësinë e kujdesit intensiv dhe nuk mund të marrë frymë pa ventilim artificial.

I njëjti burim kishte raportuar më herët se Khamenei ndodhej në gjendje kome, kishte humbur të paktën një këmbë dhe kishte pësuar dëmtime të rënda në zonën e barkut dhe mëlçisë. Sipas përditësimit më të fundit, funksionet e zemrës dhe mushkërive mbahen aktive vetëm përmes pajisjeve të mbështetjes jetësore.

Mojtaba Khamenei besohet se është plagosur rëndë në të njëjtin sulm ku, sipas këtyre raportimeve, u vra edhe babai i tij, udhëheqësi suprem Ali Khamenei, si dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Burime të tjera thonë për “The Sun” se ai nuk po ushtron kontroll të përditshëm mbi vendin dhe se operacionet ushtarake drejtohen kryesisht nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Këto struktura vazhdojnë të lëshojnë dronë dhe raketa në rajon, ndërsa konflikti i nisur në fund të shkurtit vazhdon të përshkallëzohet.

Mediat shtetërore iraniane e kanë përmendur Khamenein me termin “Jaanbaz i Ramazanit”, që përkthehet si “veteran i plagosur i luftës”. Ai nuk është shfaqur publikisht që nga shpallja si udhëheqës suprem dhe një deklaratë e publikuar në emër të tij është lexuar në televizionin shtetëror nga një prezantuese.

Sipas burimeve të cituara nga gazeta britanike, siguria mbetet shumë e lartë në Spitalin Universitar Sina në Teheran, ku një pjesë e ndërtesës është izoluar dhe ruhet nga forca sigurie. Trajtimi i tij thuhet se drejtohet nga ministri iranian i Shëndetësisë dhe kirurgu i traumës Mohammad Reza Zafargjani.

Analistë dhe burime iraniane të cituara nga The Sun thonë se struktura e komandës së krijuar më parë nga Ali Khamenei i ka dhënë Gardës Revolucionare kontroll të decentralizuar mbi operacionet ushtarake përmes komandave rajonale, të cilat aktualisht po drejtojnë veprimet e luftës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu