Shkruan Leonardo Nika
Ti më prite
Ti më prite dhe më prite vertetë
Ma harresën time ta lëndova zemrën e shkretë
Ti më prite më prite dimër e verë
Ah pendimi im tashmë s”ka më vlerë
Më kujtohet kur më puthje fortë më përqafoje
Frymë nga goja jote mua më dhuroje
Puthjet ti mi me jepje mua me breshëri
Kaq shumë kishe rënë me mua në dashuri
Unë ika për të mos u kthyer më kurrë tek ty
I vrava ndjenjat e tua të lashë me lot në sy
Të të them më fal ndoshta s’ka kuptim
Kaq shumë u lëndove ti për shkakun tim
Ti më prite mua në akull dhe dëbor
Por në sytë e zotit ndaj teje jam fajtor
Ti luftove të më kishe pranë teje
Unë të dogja me flakë rrufeje
Ti je në gjëndje të durosh
Ti nuk as zemër të më mallkosh
Sakrifikove shumë për dashurinë
E lë pa fjalë dhe parendinë
Sado unë të falur të të kërkoj
Plagët e tua s’mund ti shëroj
Kaq shumë shumë për mua ti derdhe lot
Le të më gjykoj i madhi zot