Shkruan Kastriot Dervishi
Në përfundim të procesit të Maliqit, kur injoranca dënoi dijen, tre u ekzekutuan me pushkatim dhe dy me varje në litar (inxhinierët drejtues të punimeve). Propaganda komuniste u kujdes që ta injektonte në popull idenë se të dënuarit me vdekje, i kishin mohuar popullit të mira materiale të paimagjinueshme. Ishin përgatitur dy trekëmbësha për varjen e Abdyl Sharrës dhe Kujtim Beqirit.
Ndërkohë para 6 pushkatarëve u rreshtuan të lidhur zinxhir nga duart e të kthyer prapa, sipas kësaj radhe: Zorika Mano, Vasil Mano, Eugenio Scaturo. Ishte 22 nëntori i vitit 1946. Gazeta “Bashkimi” shkruante se punëtorët donin “t’i shqyenin me duart e tyre”. Në rolin e prokurorit publik u vu një punëtor, i cili mbajti një fjalim bolshevik duke vënë në dukje “tradhtinë” e të shkolluarve, bashkë me dëshirën e punëtorëve që “zhdukja e sabotatorëve” të shihej me sytë e tyre. “Kujt t’i pëlqejë le të bëjë si këta”-mbylli fjalimin punëtori nën brohoritjet për “drejtësinë popullore” e një populli të varfër të eksituar për gjatë.
Promoted Content