Tmerr nga përmbytjet në Itali, shkatërrohen të mbjellat dhe mbyten qindra krerë bagëti

0

Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga mot i keq në Itali këtë javë, ndërkohë që dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur.

Më shumë se 36 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në pjesën veri-lindore të vendit.

Sipas medieve italiane, pothuajse 20 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike dhe shumë prej tyre u detyruan të hidhnin në plehra sendet e tyre elektronike që ishin shkatërruar nga balta.

Rrugët në Forli në Emilia Romagna, tani janë të mbushura me pjesë nga shtëpitë e qytetarëve duke përfshire divane, karrige, televizorë, krevate e dollape.

Coldiretti, federata kombëtare e fermerëve të vendit, tha në një deklaratë se dëmi është “i pallogaritshëm” ndërsa sektori më i prekur është ai i frutave dhe perimeve.

Të korrat tashmë janë gjithashtu në rrezik. “Në disa raste uji ka hyrë në magazina dhe gruri i lagësht nuk do të jetë më i qëndrueshëm, do ketë dëme të mëdha ekonomike”, paralajmëroi Massimo Masetti, drejtor i Konsorciumit Bujqësor të Ravenës në një intervistë radiofonike.

Ndërkohë që puna vazhdon nga forcat e zjarrëfikëses për të shpëtuar njerëzit në rrethin e Forcnace Zarattini të Ravenës, në rajonn Emilia Romagna.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu