“Top Channel” në krah të mafias/ Zhduk intervistën e Lulzim Cakës, akuzoi anëtarin e Gjykatës së Lartë Sokol Ngresi

0

Një ditë pas intervistës së bujshme të Lulzim Cakës, të njohur ndryshe si i “tmerrshmi i Beratit”, televizioni që transmetoi intervistën “ekskluzive”, tashmë e ka asgjësuar atë.

“Top Channel” ka bllokuar nga “Youtube” videon e intervistës ekskluzive që mbushi portalet me lajme, për shkak të deklaratave të forta dhe personazheve të përmendura.

Nga të gjithë personazhet e përmendur nga Lulzim Caka në këtë intervistë, Sokol Ngresi, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe vëllai i Ilir Ngresit është i vetmi person me pushtet sot.

Caka në këtë intervistë (lexo këtu), bëri akuza të rënda. Ai tha se vëllai i Ilir Ngresit në Gjykatën e Lartë e ka luftuar hasmin nëpërmjet instrumenteve ligjore. Ai përmendi edhe vrasjen e nënës së tij, e cila ishte nisur të takonte atë në burg, por përfundoi e masakruar në Seman nga armiqtë e të birit. Caka akuzon pikërisht Ilir Ngresin për këtë ngjarje.

“Nëna ime u vra me shtet në atë kohë. Të më marri mua nënën Ilir Ngresi me gjithë Bledi Zeirin dhe me Mile Çamin këta minj. Por, këta janë minj për mua. Të vijë Ilir Ngresi të marri nënën time në komisariat dhe ta pushkatojë në Seman?! E akuzoj Ilir Ngresin dhe të vëllain e Ilir Ngresit që sot ai është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Ku ka shtet në Shqipëri? Si funksionon shteti që vëllain e vrasësit të mamasë, që i ka bërë shantazh Gjykatës së Lartë, që më ka sulmuar në të gjitha kohërat edhe kur dilja me leje. Ai më ka borxh mua, unë nuk i kam borxh atija. Ilir Ngresi më ka vënë pistoletën në sallë të gjyqit.”- shprehej Caka.

Ai shtoi se Ngresi i tha atij në sallën e gjyqit ”Do të vras siç të vrava nënën”. Sipas tij ka dëshmitarë për këtë.

Lulzim Caka i akuzoi dy komisarët e ndjerë Ilir Ngresi dhe Gani Malushi si “kriminelë” dhe se kanë vrarë shumë djem të pafajshëm për shkak të bindjeve politike të djathta. Ai thotë se kriminelët janë ata dhe jo ai.

 “Ilir Ngresi dhe Gani Malushi kanë vrarë disa djem. Kanë qenë të dy bashkëpunëtorë. Ata kanë qenë kriminelë jo unë. As Kastriot Jaupi nuk është kriminel. Pse duhet vëllai i Ilir Ngresit ta mbajë brenda atë, ta dënojë me burgim të përjetshëm kur ai s’ka lidhje fare me vrasjen?! Vrasjen e Shaip Xhupa, shoku i Ilir Jaupit.”- tha Caka në intervistën e xhiruar nga Greqia.

Gjatë intervistës, Caka ka deklaruar edhe se shteti ka dashur që ta vrasë për shkak se ishte i djathtë dhe ka treguar se si Gani Malushi dhe Ilir Ngresi i kanë bërë atij atentat në vitin 1998, ku siç shprehej e ka gjetur veten “para 200 plumbave” por ka shpëtuar./Hashtag.al

Top Channel e ka hequr nga “Youtube” vide

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu