Top Channel si ekran i inceneratorëve

0

Mbrojtja e inceneratorëve tashmë ka emër. Nuk kalon ditë që Top Channel të mos vërë ekranin e tij në shërbim të bosëve që janë shpallur në kërkim. Një herë fillojnë fushata sulmi ndaj atyre që mendohet se kanë tradhëtuar Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallën dhe një ditë tjetër shpallen goditje ndaj politikanëve që guxojnë të denoncojnë djegësit e Elbasanit, Fierit e sidomos Tiranës. Kur dita lihet bosh, përdoret ndonjë reporter i konfirmuar si gjobaxhi për të goditur gazetarët që nuk ndjekin këtë linjë.

As kjo e enjte nuk ka bërë përjashtim. Lajmi i dytë në renditen e kronikave të ditës ishte apeli për pushimin e çështjes ndaj Klodian Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugallës, me pretendimin se ata janë gjykuar njëherë për çështjen për të cilën po gjykohen aktualisht.

Po bëhen disa muaj që Top Channel ka ripërtërirë kryqëzatën në mbrojtje të bosëve të inceneratorëve pa ngritur asnjëherë pyetjet që ngre publiku se si u morr leja për to, sa e implikuar është qeveria në këtë aferë,  apo se sa para paguhen sot për shërbime që nuk kryehen.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu