Trafik organesh/ I shiti valvulën e zemrës 1.1 milionë pacientes që vdiq, Edvin Prifti vijon “betejën” me drejtësinë, kërkon heqjen e pezullimit nga detyra

0

Kardiologu Edvin Prifi vijon betejën e tij me drejtësinë. Ai i është drejtuar Gjykatës së Larte me rekurs, për masën e pezullimit nga detyra edhe për 3 muaj që Gjykata e Posaçme miratoi ndaj tij.

Kërkesa e Priftit për heqjen e masës së pezullimit nga detyra dhe kthimin e tij në punë do relatohet nga anëtari i gjykatës së Lartë, Sokol Binaj.

Mjeku akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike duke pretenduar se e kishte blerë në privat.

Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët që ai u kishte marrë për valvulën, sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë. Sipas trupës gjyqësore, ai duhet të qëndrojë “larg” përparses së bardhë deri në përfundim të hetimeve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu