Tre policët e rrëmbyer të Kosovës dalin sot para gjykatës në Serbi

0

Tre policët e Kosovës që u rrëmbyen nga policia e Serbisë në brezin kufitar në veri të vendit, do të dalin sot përsëri para gjykatës në Kralevë.

Tre policët kishin dalë para gjykatës edhe më 16 qershor ku ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Rrëmbimi i tre policëve kishte rritur edhe më shumë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve duke thënë se ata janë rrëmbyer thellë brenda territorit të Kosovë dhe se Serbia ka kryer agresion ndaj vendit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu