Trondit Kurti: Serbia ka 3 plane përndarjen e Kosovës, është edhe një politikan shqiptar

0

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se Serbia ka përgatitur tri plane për ta ndarë Kosovën.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Serbia tentoi ndarjen e Kosovës përmes idesë së shkëmbimit të territoreve, përmes argatëve të saj në Kosovë, ndërsa pas dështimit, hyri në fuqi plani i dytë, përmes “Ballkanit të hapur”.

Plani i tretë sipas Kurtit, do të jetë ai përmes Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku Serbia do të provojë asgjësimin e shtetit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë

Kurthi i serbisë me “kalin trojan – Ballkanin e hapur”!

Ne të gjithë tanimë e dimë se “Ballkani i Hapur” është një projekt i vjetër Serbomadh i mbështetur nga argatët e saj Rama dhe të kumbarit të tyre Soros!

Serbia ka të përgatitur planin A, B dhe C për ta ndarë Kosovën, për ta asgjësuar shtetin e Kosovës dhe për të nxitur përçarje në mes Shqiptarëve.

– Plani A i Serbisë është ndarja e Kosovës i cili deri para një viti ishte në realizim e sipër dhe kishte arritur deri në nivelet më të larta të BE-së dhe të SHBA-ve për tu miratuar.

Ky plan ishte mbështetur dhe promovuar nga argatët e Vuçiqit, ish presidenti Hashim Thaqi dhe menaxhuesit e tij Edvin Rama dhe Baton Haxhiu.

– Menjëherë pas dështimit të planit A, hyri në fuqi plani B, me emrin “Ballkani i hapur” apo më mirë Jugosllavia e re, me qëllim asgjësimin e shtetit të Kosovës dhe për të amnistuar njëherë e përgjithmonë krimet shekullore serbe ndaj shqiptarëve. Këtu del në skenë prapë dhe si promovuesi kryesor, kryeministri i Shqipërisë Edvin Rama.

– Plani C apo mundësia e fundit për të asgjësuar shtetin e Kosovës me anë të themelimit të “zajednicave” serbe apo Bosnjëzimit të Kosovës.

Për të parandaluar këto plane djallëzore të armikut tonë shekullor sot më shumë se kurrë intelektualët, politikanët e djatht konservatorë dhe të gjithë patriotët e Kombit të bëhen bashkë për të luftuar këtë plan djallëzor të Serbisë dhe argatëve të tyre.

Nuk mjafton që qeveria e Kosovës nuk bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, por duhet të ndërmarrë hapa konkretë ndaj kryeministrit Rama që ai të heqë dorë nga ky plan Serbomadh për asgjësimin e shtetit të Kosovës.

Politikanët tanë duhet ta dinë se nuk mund të jenë edhe internacionalistë, edhe patriotë.

Image

Fotoja e postuar nga Kurti.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu