Trump: Amerika nuk duhet të përfshihet në konfliktin në Siri, nuk është lufta jonë

0

Presidenti Donald Trump deklaroi se Amerika nuk duhet të përfshihet në konfliktin në Siri, ku forcat rebele po kërcënojnë qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.

“Siria është në kaos, por nuk është miku ynë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të kenë asgjë me të. Kjo nuk është lufta jonë. Lëreni të shpaloset, mos u përfshini”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”, raporton Reuters.

Situata e sigurisë në Siri u përkeqësua pasi grupet rebele siriane, të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham, hynë në dy qytete në Sirinë qendrore, Rastan dhe Talbiseh, dhe iu afruan qytetit të tretë më të madh të Sirisë, Homsit. Siç thanë burime të paidentifikuara për Reuters, rebelët filluan të hyjnë në qytetin kyç të Homsit, i treti më i madh në Siri, nga veriu dhe lindja. Nëse rebelët marrin Homsin, pritet të shkëputet lidhja e Damaskut me enklavat e Asadit në det. Ata kanë njoftuar tashmë se po fillojnë rrethimin e Damaskut.

Rebelët më parë pushtuan qytetin e Hamës dhe Aleppos në veri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu