Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një video-mesazhi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos deklaroi se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Kjo luftë nuk duhej të kishte filluar kurrë. Shumë më tepër njerëz kanë humbur jetën sesa ç’raportohet,” u shpreh ai.
Presidenti amerikan shtoi se do të donte të takonte presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar përfundimin e konfliktit.
“Dëshiroj të takoj Putin së shpejti. Duhet t’i japim fund kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë,” deklaroi Trump.