Një burrë i dënuar gabimisht për përdhunimin e një adoleshenteje, më në fund u shfajësua të martën në një seancë emocionale. Ky rasti që ka zgjatur më shumë në historinë amerikane, i cili u përmbys nga provat e reja të ADN-së.
Leonard Mack, tani një banor i Karolinës së Jugut, mori dhuratën e shfajësimit në ditëlindjen e tij të 72-të.
Leonard Mack, i cili ecte me shkop ditën e djeshme dhe u përpoq të fshihte emocionet e tij gjatë seancës dëgjimore, ishte në të njëzetat kur u arrestua më 22 maj 1975 dhe u akuzua për përdhunimin e një nxënëse të shkollës ndërsa po ecte me shoqen e saj në qytetin e vogël të Greenberg, në të njëjtin qark.
“Pavarësisht se u deklarua i pafajshëm dhe pavarësisht nga dëshmitarët që vërtetonin alibinë e tij,” sipas prokurorisë, Leonard Mack, i cili kishte shërbyer në ushtrinë amerikane në Luftën e Vietnamit, u dënua një vit më vonë për përdhunim dhe armëmbajtje dhe u urdhërua të shërbente në një burg për 7 vite.
Dy viktimat u detyruan ta “identifikonin” në bazë të procedurave dhe metodave policore që ishin “të njëanshme” dhe “problematike”, sipas prokurorisë.
Leonard Mack, i cili jeton në jug të Shteteve të Bashkuara, ka insistuar gjithmonë që është i pafajshëm. Por atij iu desh të priste deri në vitin 2022, kur prokuroria rihapi dosjen.
“Tani mund të them me të vërtetë se jam i lirë,” tha një Leonard Mack i përlotur.
Sipas një raporti të lëshuar në vitin 2022, personat me ngjyrë përbëjnë 13% të popullsisë së SHBA-së, por 53% të atyre që u shfajësuan pas dënimeve të tyre për shkak të një dështimi të drejtësisë në vitin 1989.