Udhëve ku plakat freskojnë dimrin…

0

Shkruan Hasan Muzli Selimi

Me udhë erdha, erdha…

Erdha të gjëjë gjurmët, të gjurmoj mirënjohjen.

Rrugë plot kurthe.

Udhëtova në goma. S`shikoja gjurmën e këmbës sime. Mbivendosje hapash.

Plagët kullonin. Rrugë n’akull. Lulet strukë..

Dëbora vezullonte. Unë grushtet mbjellë n`male. Erdha të dëgjoj fjalën e lumturisë, mbetur pa dëgjuar, atë të artën fjalë

Ndërrova këngën.

Duhej ajo me stinë.

Tani, burra poshtë këmbëve. tundin plakat fustanet, freskojnë dimrin. Duhej grushtat të mbijnë Pranverën, ta sjellin.

Malet të buisin n`pranverë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu