“Unë jam në luftë me sistemin e horrave që instaloi Edi Rama, dhe jo me b*thëlëpirësit e tij”

0

Shfaqja që ‘peshkatari’ Gjergj Luca nisi në fundjavë në Tik-Tok ndaj editorit të ‘Pamfleti’ Gjergj Zefi, ka vazhduar edhe sot. I shqetësuar pse është përmendur si ish-bashkëpunëtor i Pëllumb Gjokës, (ku ky i fundit i mori edhe restorantin ‘Rozafa’ dhe e kthehu në hotel ‘Loti’), i vënë përballë rrezikut, ‘peshkatari-humorist’, i është drejtuar SPAK për të bërë kallëzim ndaj Zefit, meqenëse Pamfleti i ka ‘përplasur’ disa të vërteta.
Se ç’punë ka SPAK me shpifjet ose të vërtetat, këtë e di Luca.
Por gjithsesi, i pyetur për çështjen në fjalë, editori i ‘Pamfleti’ u shpreh:

“Unë nuk merrem me bythëlëpirësit e Ramës, por me sistemin e horrave që ngriti ai! Dhe në këtë luftë nuk më intimidon dot askusht…E meqë jemi tek kjo temë, po të tregoj një barcaletë:

Shkon një gjuetar në pyll për të vrarë ariun. Ariu e pyet, për çfarë ke ardhë?!

-Për të të vrarë, i thotë gjuetari!

-Mirë i thotë gjigandi por kujdes se po nuk më vrave do të të q..

E gjuan gjuetari dhe nuk e vret dot..

E kap ariu dhe e pallon!

Por gjuetari nuk u dha dhe shkoi sërish po tashmë me një armë më të sofistifikuar. E megjithatë asgjë përveç hallateve të ariut..

Herën e tretë gjuetari shkon në pyll me një armë të rëndë dhe krenar e thërret ariun: tani do të të vras!

Këtë rradhë ariu pa e prishur terezinë fare, pa lëvizë nga strofulla i thotë gjuetarit:

-Vëlla me sa shoh ti vjen me u q.. dhe jo me gjujt!”, përfundoi Zefi. /Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu