
Shkruan Zef Ndreka
Para dy javësh, ministrja Ibrahimaj iu ka deleguar kompetencat e saj tek katër zëvendësministrat.
Ky akt i saj nuk është dorëheqje formale, por sjell disa efekte politike dhe institucionale që e afrojnë situatën me një neutralizim të funksioneve të saj.
Nisur nga ky fakt, lind pyetja:
Çfar tregon delegimi i plotë i kompetencave tek zv/ministrat?
Delegimi i kompetencave të plota është sinjal i qartë pasigurie dhe presioni nga SPAK-u.
Kur një ministër, në mënyrë të pazakontë, iu kalon pothuajse të gjitha kompetencat vendim marrëse zëvendësministrave, është një shenjë se po përgatiten për masa juridike ndaj saj, ndaj ajo nuk dëshiron të firmosë akte që mund ta ekspozojnë më tej.
Ministrja Ibrahimaj po përpiqet kështu të mbroj veten duke shmangur përgjegjësinë direkte administrative.
Ky nuk është veprim i zakonshëm, por është një manovër e jashtëzakonshme, që tregon krizë besimi në marrëdhënien me opinionin publik dhe qeverinë.
Ky veprim tregon që ministrja e di që pozicioni i saj është i brishtë. Por edhe Kryeministri gjithashtu del i ekspozuar nga këto delegime kompetencash, kur po shohim tashmë një ministre që ruan pozicionin vetëm në emër, por jo me funksion real.
Ky veprim i saj mund të konsiderohet paralajmërim për largim nga detyra.
Në politikë, delegimi i gjerë i kompetencave bëhet zakonisht vetëm kur ministri pret arrestim, pret pezullim nga gjykata, ose përgatitet për dorëheqje të detyruar.
Pyetja tjetër që vjen:
A duhet konsideruar dorëheqje ky veprim i saj?
Teknikisht, ministrja nuk ka dhënë dorëheqje, pavarësisht se dorëheqja mbetët akt formal dhe depozitohet me shkresë zyrtare të cilën e pranon Kryeministri dhe më pas Presidenti.
Faktikisht, ministrja ka dhënë dorëheqje e cila mund të quhe dorëheqjeje funksionale, sepse
ministrja nuk firmos më dhe nuk ushtron më pushtet as përgjegjësi.
Të gjitha vendimet i marrin të tjerët në emër të saj dhe Ibrahimi sot është ministre vetëm në titull, por pa bërë dorëheqje juridike.
Delegimi i kompetencave të ministres Ibrahimaj tek katër zv/ministrat, sigurisht do shfaqi pasoja të menjëhershme sepse ka vetëndodhur
dobësimi politik i ministres dhe ajo është qartazi në dalje.
Por ky veprim dobëson edhe qeverinë duke treguar panik dhe mungesë kontrolli.
Ky veprim i ministres tregon qartë rritje të presionit të SPAK-ut dhë është sinjal se hetimet janë të avancuara.
Por më tej, ky veprim i saj tregon rritjen e dyshimeve publike, ku një ministre që nuk guxon të firmosë, është në vështirësi serioze.
Delegimi i kompetencave duket se mund të jetë akt vetë-mbrojtës, por më tepër është shenjë frike nga pasojat penale, është shenjë paralajmëruese e largimit, është qartazi neutralizim i rolit të ministres.
Pra ministrja ka hequr dorë nga ushtrimi i detyrës, por nuk ka dhënë ende dorëheqje…







