Vetëshkatërrimi dhe rënja e lirë e opozitës

0
Shkruan Zef Ndreka
Se vendi ynë është pa opozitë, këtë e shikojnë dhe e pranojnë të gjithë. Madje, edhe Rama, i cili për ironi të gjithë betejes se tij 11-vjeçare vetëm për të shkatërruar opozitën, kërkon nga socialistët ta bëjnë atë.
Edi Rama, në Shëngjin e pranoi publikisht se e ka masakruar përfundimisht PD-në dhe krejt opozitën.
Në shumë plane, brënda dhe jashtë vendit, ai ka luajtur dhe ia ka arritur të imponoje lëvizjet dhe veprimet e PD-së, si dhe fatin e saj.
Dhe fakti është se vetëshkatërrimi i PD-së shihet qartë çdo ditë.
E detyruar dhe pa rrugë të tjera të mundshme përbashkuese, opozita e dikurshme e mbledhur rreth PD-së, ka zgjedhur pikërisht rënjen e lirë si lëvizje, deri në vetë asgjësim.
Askush nuk mund të parashikoje saktësisht momentin e “vdekjes”, kur shumë nga protagonistët e zgjedhur dhe përzgjedhur, kanë rregjistruar “minat” e asgjësimit të saj.
Rregjistrimi i sahatit të asgjësimit, për PD-në, nisi kur Berisha u shpall non grat-a familjarisht nga Amerikanët.
Ai duhej të ishte momenti real, kur PD-së i lindën shpresat për tu pastruar nga komunistët, nga kriminelët, nga të korruptuarit dhe hajdutët, nga minuesit e demokracisë dhe të drejtësisë shqiptare.
Por ndodhën dy ngjarje të lidhur me njëri-tjetrën.
– Berisha zgjodhi të përfshinte PD-në në mbrojtjen përsonale të akuzave ndaj tij dhe familjes së tij.
– Pa aftësia e demokratëve dhe drejtuesve të PD-së për të mbajtur partinë larg non grat-ës. Madje, me heshtjen, me dorëheqjen e pa dorëhequr, me gjumin e gjatë dhe mos mbështetjen e demokratëve qëndrestarë, pa aksione politike, duke iu ikur perballjeve në zgjedhje etj etj, jo vetëm kanë dëshmuar paaftësinë politike, por kanë tentuar ta ndihmojnë që Berisha të shihej si faktor stabiliteti i tërë opozitës në sytë e Amerikës.
Berishës iu la zonë e lirë në lëvizjet e tij, kinse demokratike me daljet nëpër foltore, madje duke u ndihmuar edhe nga Rama me pagesat e sallave nga pushteti lokal.
Lëvizja e Berishës me Foltorën e tij, solli përshtjellime që dërgonte dhe dërgonte ujë në mullirin e Ramës. Kjo lëvizje solli një dëm tjetër të madh për demokracinë dhe demokratët.
Berisha, i shuajti përfundimisht edhe shpresat e Foltorës, që nuk e ktheu asnjëherë ad në subjekt politik, as shpresë si alternativë pushteti.
Berisha në rënjën e lirë të tij, e ka marre me vete edhe Foltorën anti-amerikane. Por ama, dëmi që i solli vendit është i pallogaritshëm. Shto pastaj edhe zgjatimi e viteve të qëndrimin në opozitë të demokratëve, e veçanërisht të mbështetësve të tij, që as me dylbinuk mund ta shohin fitorën.
Berisha i donte të gjitha. Dhe të gjitha i mori me vete, siç i deshi misioni i tij.
Akoma, ndjekësit e tij e shikojnë nga poshtë të ndaluarin nga drejtësia në arrest shtëpiak, me kokat lart!
Nuk i kuptoj veprimet dhe gjestin e tyre. Por kokat lart, vetëm do shtojnë punë për mjekët, farmacitë dhe ndoshta neokirurgët, duke dëmtuar me “vetëmohim” cervikalet e tyre!
Thuhet, se Berisha nuk ka ballkon andej nga rruga, por iu flet mbështetësve të rrugicës nga dritarja e banjos!
Me një fjale “tu shti në dallap të qenefit”..!
Po intelektualët, elita, ku janë?!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu