Pas takimeve me blegtorët ku mori pjesë edhe ministrja Anila Denaj, në mbrëmje Mirela Kumbaro mblodhi organizatat socialiste në Gjirokastër.
Në një video që ajo ka publikuar në faqen e saj me organizatat e lagjes “Dunavat”, Kumbaro bën edhe parashikimin për zgjedhjet e 2025. Sipas saj PS do të fitojë 4 mandate.
“Ne në “Dunavat” i kemi rritur rezultatet nga zgjedhjet në zgjedhje. As nuk e diskutojmë fare që në 2025, jo 3 me 1 si në 2021, por 4 me 0 për Partinë Socialiste”, thotë Kumbaro në video-mesazhin e saj.