Analisti Skënder Mulliqi ka komnetuar deklarimet e tij.
Ai ka thënë se deklarata e tij ishte skandaloze dhe ishte budallakia e llojit të vet, është iracionalizëm.
“Fjalimi i kryeministrit të Malit të Zi, Driton Abazoviq, lidhur më masakrën e Srebernicës dhe kërkim falja i tij pastaj, janë më shumë se skandaloze. Nëse njerëzit kanë menduar se kanë të bëjnë me një njeri me parime morale e intelektuale, që të dyja këto virtyte prej një politikani serioz u zhdukën si fluske sapuni. Ky mendim i tij për Srebrenicën ishte budallakia e llojit të vet, është iracionalizëm. Gjenocidi sipas tij nuk është bërë mbi boshnjak, por mbi njerëz. Nuk e ka bërë ushtria por politika thote ai. Këto konstatime edhe pse shpejt i lëpiu, kanë mbetur njollë e madhe që nuk i shlyhet. Kjo deklaratë ishte aniticivilizuese, antinjerzore e raciste. Abazoviqi qartazi u përpoq të relativizon gjenocidin e shkaktuar nga Serbia”, thotë ai.
Deklarimin e tij, analsiti e quan transmetim të presindetit serb Aleksandër Vuçiq.
“Ky deklarim ishte transmetim i presidentit, Aleksandar Vuqiq. Një deklarim i tillë për shumë kënd i papritur ka ofenduar zemrat e familjarëve të të vrarëve, dhe ka lënduar gjithë të pranishmit. Nga një ofendim i tillë, Abazoviq e ka turpëruar edhe Malin e Zi. Këtë flliqësirë mund ta bënte vetëm Vuqiq dhe kriminelet e tjerë të luftës. Abazoviqi ka treguar se nuk është vetëm banal dhe i pa gdhendur, por ka treguar se është shumë i rrezikshëm për proceset demokratike në Mal të Zi, si anëtare e NATO-së dhe për rajonin e Ballkanit”, shprehet ai.
Në fund, ai shton se Abazoviq nuk është një democrat, është një proserb.
“Të përkrahesh Serbinë e pareformuar dhe Kishën Ortodokse Serbe, e cila moti i ka lënë predikimin fetar, si udhëheq shpirtëror të luftës në ish-Jugosllavi, është shovinizëm i kulluar. Dritan Abzoviqit dhe politikave te ërreta të cilat ai po i përkrah në Mal të Zi, do të marrin shpejt fund. Ka kaluar koha e atyre që dëshirojnë me kthyer orën e historisë mbrapa. Abazoviq nuk është demokrat siç po pretendon se po mbron atë qëndrim politik. Është një proserb i thekur, një përkrahës i idesë shoviniste të Botës serbe, dhe idesë për Ballkan të Hapur, të cilat do të dështojnë së bashku më dy protagonistët e saj, Vuqiq dhe Rama”, përfundon ai.