Vis Martinaj dhe Edi Rama kërcënuan njëri-tjetrin në telefon para zhdukjes, bosi i kumarit mbulohej nga Shkëlzen Berisha dhe Fatmir Xhafaj, ja si e rrethoi kryeministrin

0

As policia dhe as prokuroria nuk kanë ende një version zyrtar mbi fatin e Ervis Martinajt pavarësisht kërkesës publike edhe nga vetë kryeministri Rama për “t’u thënë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me të”.

Deri më tani në media kanë qarkulluar versione të ndryshme mbi fatin e tij, ku njëri flet për kapjen dhe vrasjen e Martinajt nga kundërshtarët, ndërsa tjetri për një skenar nga vetë “mbreti i basteve”, megjithatë duhet një version zyrtar për t’i dhënë fund spekulimeve.

Martinaj ka qenë në kërkim nga policia për disa vepra penale, por sidomos pas dëshmisë së Nuredin Dumanit se kishte kërkuar vrasjen e Indrit Dokles kundrejt 500 mijë euro.

Në pah kanë dalë konfliktet e Vis Martinajt me fisin Reçi, Klanin Duka, Ervin Matën, Gent Prizrenin etj., si dhe lidhjet e tij me mise dhe modele.

Martinaj kishte raporte të mira dhe të besueshme me grupin e Avdylëve në Shijak dhe grupin e Bajrave në Shkodër.

Ai mbulohej nga Shkëlzen Berisha, i cili e thërriste Martinajn dajë, për shkak të prejardhjes së tij nga Mali i Zi, nga e njëjta zonë me Liri Berishën.

Raporti mes tyre u kris kur Martinaj mbështeti Lulzim Bashën, pasi Berisha i shpalli luftë Bashës.

Vis Martinaj konsiderohej klan i Shkëlzenit, por kishte lidhje të forta me klanin bixhozit të Fatmir Xhafajt, ku përfshihej i vëllai Agron Xhafaj, Besnik dhe Gramoz Murataj, që të tre pjesë e një prej grupeve më të fuqishme të kokainës, që mbushi Italinë me drogë. Martinaj ka marrë nga grupi i Xhafajt në Vlorë niptet sekondare për hapjen e lotove në Tiranë, kundrejt pagesës.

Ata kishin licencën. Burime serioze kanë theksuar për Prapaskenën se Vis Martinaj i ka telefonuar edhe Edi Ramës, duke e kërcënuar me jetë. Martinaj ka menduar se Rama do të trembej, por ka ndodhur e kundërta.

Rama i ka dhënë një mesazh Martinajt duke e paralajmëruar se do t’i dilte në ëndërrat më të këqija. Komunikimi ka qenë i tensinuar, i mbushur me sharje dhe kërcënime të ndërsjella. Sipas burimeve, Martinaj është befasuar nga qëndrimi i Ramës.

Për shkakun e përplasjes ka dy versione. Sipas versionit të parë, Vis Martinaj i ka kërkuar Ramës të largojë Gent Prizrenin dhe disa biznesmenë nga prona e dajave të tij në Palasë.

Sipas versionit të dytë, Vis Martinaj i ka kërkuar Ramës të mbajë larg Olsin nga lojërat e fatit. Nuk përjashtohet mundësia që Shkëlzeni dhe Xhafaj ta kenë fryrë Vis Martinajn kundër Ramës.

Rama tentoi ta largonte Xhafaj nga politika, por e ndihmoi Erion Veliaj duke i dhënë 11 mijë vota, duke thyer hersin.

Pas përbetimeve në telefon, Vis Martinaj bleu dy vila në Surrel pranë shtëpisë së Edi Ramës. Ka pasur edhe përplasje mes eskortës së Martinajt dhe eskortës së Ramës, incidente që janë mbajtur të fshehta.

Garda e Republikës blindoi Surrelin vetëm për shkak të Vis Martinajt. E gjithë rruga që përshkohej nga makina e kryeministrit kontrollohej për ekspozivë të mundshëm apo atentatorë.

Kjo është një arsye më shumë për të besuar se në eliminimin fizik të anëtarëve të grupit të Martinajt, një nga një, mund të ketë dorë edhe shteti. Struktura të shtetit mund të mos kenë marrë pjesë në asgjesimin e grupit dhe zhdukjen e Martinajt, por mund të mbyllin njērin sy.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu