Vizita e parë e President Bajramit jashtë vendit, të hënën në Kosovë

0

Begaj do të takohet me Vjosa Osmanin, Glauk Konjufca dhe Albin Kurtin

Tradita vijon, vizita e parë e Presidentit të ri të republikës, Bajram Begaj do të jetë në Kosovë. 3 javë pas marrjes së detyrës, kreu i shtetit do të udhëtojë të hënën drejt Prishtinës, ku pritet të takojë krerët më të lartë të shtetit.

Begaj do të pritet nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca në orën 12:15. Në axhendë përfshihet një takim me Presidenten, Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më herët, Presidenti Begaj ka zhvilluar një telefonatë zyrtare me presidenten Osmani për ngjarjet në veri të Kosovës, ku garantoi se Shqipërisa do të mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Drenasit dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se do të nisë procedurat që të shpallë “Qytetar Nderi” Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në statusin në rrjetet sociale ku ka bërë të ditur lajmin, Lladrovci përmend kontributin e Begajt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit serb si arsye të dhënies së këtij nderimi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu