Vjosa Osmani në Selinë e Shenjtë u prit nga Papa Françesku

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku, njoftoi zyra e saj më 23 janar.

Sipas njoftimit, Osmani i tha Papës se synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani

“Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore, si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, tha ajo.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu