Votimi elektronik, materialet zgjedhore do të transferohen me USB: E pamundur ndërhyrja nga jashtë

0

Në tre bashkitë Elbasan, Kamëz dhe në Vorë pajisjet e votimit elektronik nuk do të jenë të lidhura në rrjet, por do të funksionojnë të shkëputura, për të garantuar sigurinë e të dhënave dhe eliminimin e ndërhyrjes nga jashtë.

Në mbledhjen e komisionit qendror të zgjedhjeve u theksua se në përfundim të procesit materialet do të zhvendosen me USB drejt zonës ku dhe do të dalin rezultatet, madje duke nxjerrë edhe statistika të plota.

Ekspertët shprehen se ndërhyrja nga jashtë tek të dhënat apo për ti tjetërsuar ato është e pamundur.

“Informacioni është vetëm në njërin kah, pra në kahun hyrës dhe jo në kahun dalës. Pra, kemi vetëm dalje të informacionit nga pajisja.”

Përmes këtyre pajisjeve do të bëhet e mundur që komisionerët të evidentojnë edhe rastet e tentativave për të votuar në më shumë se një herë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu