Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që po zhvillohen në Serbi. Ai tha se Serbia në të ardhmen do të kishte shumë punë të rëndësishme.
“Pres një pjesëmarrje shumë të mirë. Ne krijuam një turmë këtu, më të madhe se sa do të ishte zakonisht. Pres një pjesëmarrje të mirë dhe një fitore vendimtare. Shpresoj që të gjithë të përfshirë në zgjedhje të sillen në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme, edhe pse nuk jam i sigurt për këtë. Unë pres që Serbia në të ardhmen do të ketë shumë punë të rëndësishme.
Ka shumë për të bërë. Kur them ‘fitore vendimtare’ besoj se aleanca “Serbia nuk duhet të ndalet” (aleanca zgjedhore ku bën pjesë edhe Partia Progresive Serbe e Vuçiçit) do të ketë ose do të jetë afër shumicës absolute. Mendoj se kjo është një detyrë e rëndësishme, një kërkesë madhore që Serbia të vazhdojë në rrugën e përparimit dhe suksesit”, tha Vuçiç.