Pas sulmit ndaj Venezuelës, Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së enjtes, në një intervistë të plotë që dha për Fox News, nisjen e operacioneve ushtarake kundër Meksikës.
“Ne kemi neutralizuar 97% të drogës që hyn në vend nga deti. Tani do të fillojmë të godasim edhe tokën, për sa i përket karteleve”, tha presidenti i SHBA-së.
“Më vjen keq ta them, kartelet kontrollojnë Meksikën dhe vrasin 253,000 njerëz në vendin tonë çdo vit“, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth planeve të sulmit tokësor.
Komentet e Trump vijnë pas operacionit ushtarak amerikan disa mujor kundër anijeve që dyshohet se transportonin drogë në Detin e Karaibeve dhe arrestimit të Nicolas Maduros në Venezuelë.
Në deklaratat kërcënuese dhe paralajmëruese të fundit nga Trump kundër Meksikës si objektivi i radhës, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum deklaroi se “ndërhyrja nuk ka sjellë kurrë demokraci, as nuk ka krijuar prosperitet apo stabilitet të qëndrueshëm”.
“Ne kategorikisht e hedhim poshtë ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera”, shtoi ajo.








