Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka thënë se media në Shqipëria është e lirë.Por ajo thotë se nuk është e pavarur, pasi ka interesa të forta biznesi, që e diktojnë.
“Unë mendoj se ka një rol absolutisht thelbësor që luan një media e lirë dhe mendoj se në pjesën më të madhe në Shqipëri, siç reflektojmë në të gjitha raportet tona, ka media të lirë.Dallimi qëndron midis medias së lirë dhe medias së pavarur.
Dhe siç theksoni ju, një nga sfidat për mjedisin mediatik në Shqipëri është se ndërkohë që ka një media të lirë – çdokush mund të raportojë për çdo gjë – ajo nuk është domosdoshmërisht e pavarur, sepse ka interesa të forta biznesi.
Dhe nga sa mund të shoh, ata shpesh diktojnë ose kufizojnë atë që raportohet”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Promoted Content