Vritet kameramani i Al Jazeera në Rripin e Gazës

0

Një kameraman i rrjetit të lajmeve Al Jazeera u vra në Rripin e Gazës dhe një gazetar u plagos, njoftoi kanali arab.

Samir Abu Dakka u plagos rëndë së bashku me kolegun e tij teksa mbulonte bombardimin e një shkolle. Ekipet e shpëtimit nuk mundën të arrinin në kohë në vendngjarje për ta dërguar atë në spital për shkak se rruga ishte bllokuar nga rrënojat e një shtëpie.

“Me zemër të rëndë njoftojmë humbjen e kameramanit tonë të përkushtuar, Samir Abu Dakka”, shkroi Mohamed Mouawad, kryeredaktor i kanalit, në Platformën X.

Sipas një përfaqësuesi të kanalit, gazetarët u goditën nga një raketë lançuar nga një dron në qytetin e Khan Younis, në Gazën jugore.

Më shumë se 60 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe hakmarrjes izraelite në Rripin e Gazës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu