
Shkruan Zef Ndreka
Cili do jetë fati i Thaqit?
Kjo është pyetja në këtë fazë të gjyqit ndaj Hashim Thaçit dhe ajo që po ndodh është vendimtare.
Ende proçesi është në fazën aktuale të gjyqit.
Ky proces ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Gjykatën Speciale të Hagës, pra në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka hyrë në fazën përmbyllëse të mbrojtjes.
Dëshmia e gjeneralit amerikan Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën ajrore të NATO-s në vitin 1999, është sinjal shumë i fortë për mbrojtjen, sepse Clark ishte drejtpërdrejt dëshmitar i natyrës së luftës në Kosovë.
Ai e ka deklaruar publikisht më herët se veprimet e UÇK-së nuk ishin krime, por pjesë e një lufte çlirimtare kundër shtypjes serbe.
Si ish-komandant suprem i NATO-s, dëshmia e tij ka peshë politike dhe juridike.
Mbrojtja e Thaçit po e ndërton linjën mbi disa shtylla kryesore, si:
– Thaçi nuk kishte kontrole komanduese mbi çdo njësi të UÇK-së, pra nuk mund të mbahet përgjegjës për veprime të izoluara.
– UÇK nuk ishte organizatë kriminale, por një forcë e njohur nga bashkësia ndërkombëtare si partnere e NATO-s gjatë fushatës së 1999.
– Krimet që përmenden në aktakuzë, sipas mbrojtjes, janë të paindividualizuara dhe pa prova direkte që lidhin Thaçin me urdhëra apo veprime të tilla.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, dy vendet që kanë dhënë tashmë dëshmitarë në mbrojtje, kanë interes për ta mbyllur këtë proces me dinjitet, duke mos njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës.
Autorizimi që Clark të dëshmojë, me miratim zyrtar nga qeveria amerikane, është tregues se SHBA nuk dëshiron që Thaçi të mbahet përgjegjës si “kriminel lufte” për një konflikt që ata vetë e ndërprenë me forcë ushtarake.
Çfarë pritet të ndodhë?!
Pas dëshmisë së Clark-ut, procesi do të hyjë në
fazën përmbyllëse të mbrojtjes dhe prokurorisë.
Pastaj do të pritet vendimi përfundimtar i trupit gjykues, që do të jepet në fillim të vitit 2026.
Në bazë të dëshmive që kanë dalë deri më tani dhe nëse nuk shfaqen prova të reja komprometuese, mundësia më e madhe është që Thaçi të shpallet i pafajshëm për pjesën më të rëndë të akuzave, ndoshta duke mbajtur ndonjë përgjegjësi të kufizuar komanduese, p.sh. për mos-parandalim të disa akteve individuale.
Pra, një dënim i pjesshëm ose i një lirimi me kushte është më i mundshëm sesa një dënim i rëndë për “krime kundër njerëzimit”.
Nëse dëshmia e Wesley Clark del e fortë, e qartë dhe gjithçka tregon se do të jetë e tillë, ajo mund të jetë pika që e përmbys perceptimin e gjykatës për rolin e Thaçit në luftë.







