Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha i duhet opozitës për të qenë fituese, por jo në front.
Për “Top Story-n”, Xhaferraj deklaroi se Berisha në ballë të gjësë vetëm e ka rrudhur opozitën. Sa i përket çështjes së vulës, deputeti demokrat deklaroi se e “nesërmja nuk është për faktin se ku do të shkojë vula, por ç’vulë do t’i vihet sistemit të drejtësisë”.
Xhaferraj: Nuk bie dakord që me idenë se grupi i Bashës janë të paqenë dhe nuk kanë asnjë rol për të luajtur apo nuk po performojnë sa duhet. Në mënyrë paradoksale janë shumë të vegjël, por nesër do të na dëshmojnë një gjë të madhe. Jo për idenë se ku do të shkojë vula, por çfarë vule do të marrë nesër sistemi i drejtësisë.
Gjykata vendos se ku do të shkojë vula, dhe nga ana tjetër lideri i grupimit më të madh të provuar deri më tani në opozitë (unë gjithmon bazohem në fakte) dhe nga ana tjetër… pra nesër do të merret një vendim në gjykatë.
Mërtiri: Gjykata nuk vendos mbi nivelin e performancës, por mbi faktet që ka secila palë. Dhe për mua faktet juridike janë tek kjo pala e dobët.
Xhaferraj: Ne po flasim për parti politike dhe që nga Shumpeteri që ka studiuar demokracinë dhe të gjithë me radhë, partitë politike qëndrojnë për të performuar në zgjedhje dhe maten në bazë të rezultateve elektorale. Grupimi i zotit Basha nesër do të dëshmojë shumë gjëra. Pra nuk ka të bëjë me faktin se ku do të shkojë vula, por ç’vulë do t’i vihet sistemit të drejtësisë.
Unë bie 100% dakord me gjithçka që thotë zoti Berisha. Na duhet Berisha që edhe në “Hënë” të jetë, të bëjë opozitë. Por problemi shtrohet që nuk duhet të jetë në ballë të gjësë sepse vetëm e ka rrudhur opozitën. Duke qëndruar dhe mos dhënë dorëheqjen zoti Basha, çfarë kemi sot? Ju, që ishit një nga asetet më të çmuara në logjikë, performancë dhe artikulim të PD-së u larguat nga politika. Sot ku jeni? Nuk donit ju të kontribuonit?!