Yri Kim-Kar-Dash

0
xr:d:DAFUo7Ogwo0:35,j:376683931,t:22121317

Shkruan Myslim Murrizi

Kjo është kandidatja jo politike e PD dhe opozitës së shpartalluar për Bashkinë e Tiranës.

Që drejtuesit politik dhe kupola drejtuese e PD dhe e opozitës të mos hajë më bar, por të hajë mut siç ka ngrënë prej shtatorit 2021 se po lufton në mënyrë të rreptë Sorosin dhe prezervativët e tij në Shqipëri që mbartin veset më të ndyra të njerëzimit dhe predikojnë degjenerimin e familjes.

Kjo është dora vetë përfaqësuese e Sorosit që u përpoq të mbillte depersonalizim, degjenerim, poshtrim, skllavërim dhe tredhje të politikanëve të opozitës dhe ja arriti jo pak qëllimit, meriton të jetë kandidate nga kjo tufë e PD dhe e opozitës për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Madje mirë do ishte që kjo të ishte kandidate nga PD edhe për bashkinë Vlorë meqenëse ka aty edhe dy anijet Tigra që u lodh shumë për t’i sjellë e që rrinë në det prej 4 vitesh e marrin rreth 100 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe është emëruar drejtoreshë e madhe e kompanisë së leshit nga një fshat i Bangladeshit.

Si zv kryetar të bashkive që kjo fytyrë do drejtojë duhet të jenë patjetër dy palaço nga SPAK-u që kjo karavidhe ka emëruar pa asnjë vlerë e me veting të pistë që të jetë e qetë që nuk do ketë hetim siç ka lënë porosi kur ishte ambasadore në këto 4 vite.

Më mirë kjo sharabajkë dora vetë se sa skllevërit ordiner e shërbëtorët e pështirë të paftyrë të kësaj mostre që e përdori Shqipërinë për biznesin e saj personal duke gjetur plot qelbësira që i lepinin menderen nga pushteti dhe opozita.

Kjo jo vetëm që fiton, por më shumë mundësi Ogerta tërhiqet fare nga gara dhe PD me të gjitha partitë që ka negociuar Muli korrin një fitore historike kundra Ramaduros se Agim Neshos sa që dhe vetë Nesho do habitej.

Kjo nuk ka nevojë as për fushatë as për banderola poster që të bëjnë foto me dy gishta deputetët e PS.

Madje kjo nuk ka nevojë as për komisioner kështu që PD dhe sektori i ç’organizimit nuk vihet në siklet fare.

Suksese Yri Kim-Kar-Dash dhe shyqyr që na u gjende në këtë ditë të vështirë ku Muli dhe Belo kanë një javë pa gjumë me negociata leshi me parti dhe lider nga Bangladeshi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu