Kryetari i PD Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët ka akuzuar ashpër ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë të emëruar nga Trump në mandatin e tij të parë, e cila aktualisht ushtron detyrën e lartë në DASH, si Ndihmëse e Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Europën dhe Azinë. Berisha e ka quajtur Kim si ambasadoren më të korruptuar në Shqipëri pas ish-ambasadores së BE, Romana Vlahutin.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Mund t’u pohoj se me çdo ambasadë të vendeve perëndimore, kontaktet, takimet, bisedimet e PD-së kanë qenë të pandërprera dhe të vazhdueshme.
Në nivel ambasador, në nivel zëvendësi, sipas rastit.
Kështu që kjo parti është e hapur.
Është parti e hapur për përfaqësuesit e të gjitha vendeve demokratike.
Konkretisht me ambasadën amerikane, pas largimit të Juri Kim nga Shqipëria, që do hyjë në analet e diplomacisë si ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në tokën shqiptare pas Romana Vlahutin, kontaktet tona kanë qenë do të thosha periodike, normale.
Këto takime, nuk kemi bërë ndonjë si të thuash, ndonjë njoftim për to, kanë qenë rutinë dhe kaq.