Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, ka takuar sot ambasadorin turk në Shqipëri Tayyar Kağan Atay ku i ka shprehur ngushëllime për tragjedinë dhe jetët e humbura si pasojë e tërmetit që goditi mëngjesin e se hënës vendin e tij.
Përmes një postimi në “Twtitter” ka qenë vetë ambasadorja ajo e cila ka publikaur disa momente nga takimi, ku krah ngushëllimeve i ka shprehur ambasadorit edhe mbështetjen e SHBA-së në këto ditë të vështira për popullin turk.
“Në emër të SHBA-së i shpreha mikut dhe kolegut tim, ambasadorit turk në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmeti në Turqi. Ne jemi me miqtë tanë turq në këtë kohë të vështirë. Ngushëllime”, shkruan Yuri Kim.