FRANCË- Ish- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka dhënë opinionin e tij për një reportazh të medies franceze.
Metropole ka realizuar një një reportazh për Shqipërinë postkomuniste në rubrikën “Hetime Ekskluzive”. Në reportazh flitet për korrupsionin në vend, ndërtimet e bëra në Jug të Shqipërisë, zhvillimin e turizmit, por edhe për krimin e organizuar. Vetë Gledis Nano, i cili u shkarkua nga posti si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dëgjohet të thotë se në Shqipëri operacionet e policisë dekonspirohen.
Përballë mikrofonit, intervistë e cila siç duket është bërë para se Nano të shkarkohej, ish-kryepolici flet për operacionin “Plumbi i Artë”. Ai numëron dhe thotë se 14 kriminelë të rrezikshëm u kanë shpëtuar prangave për shkak se janë informuar për operacionet e organizuara për kapjen e tij.
“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …..Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”. Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse nëqoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit,”- dëgjohet të thotë Nano.
Gledis Nano u shkarkua nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit më 31 gusht. Lajmin e zyrtarizoi ministri i Brendshëm Blendi Çuçi gjatë mbledhjes së qeverisë, pak ditë pasi Dosja.al kishte raportuar mbi përplasjet mes institucioneve për largimin e Nanos me ‘dorëheqje’. Mosbindja e ish-kryepolicit solli dhe shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.