Zgjedhjet e 11 majit/ Si do të ndahen mandatet në secilin qark

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumë emërore, për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndarja e mandateve për secilin qark si vijon;

Qarku Berat, 7 mandate, 2 të renditur
Qarku Dibër, 5 mandate, 2 të renditur
Qarku Durrës, 14 mandate, 5 të renditur
Qarku Elbasan, 14 mandate, 5 të renditur
Qarku Gjirokastër, 4 mandate, 1 i renditur
Qarku Fier, 16 mandate, 5 të renditur
Qarku Korçë, 10 mandate, 3 të renditur
Qarku Kukës, 3 mandate, 1 i renditur
Qarku Lezhë, 7 mandate, 2 të renditur
Qarku Shkodër 11, 4 të renditur
Qarku Tiranë, 37 mandate , 12 të renditur
Qarku Vlorë 12, 4 të renditur
PËRLLOGARITJA

Në zgjedhjet e 11 majit, në sistemin e ri zgjedhor që do të aplikohet në Shqipëri, 46 deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga lista e mbyllur, e cila është përcaktuar nga partitë dhe votuesi nuk ka mundësi të ndikojë në renditjen e tyre. Për partitë që fitojnë më shumë mandate se ato që kanë në listën e mbyllur, do të ketë mundësi të fusin deputetë nga lista e hapur, ku renditja përcaktohet nga votuesit.

Dyzetë e gjashtë deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka përcaktuar partia dhe votuesi nuk mund të ndikojë. Vetëm për ato parti, që do të fitojnë mandate përtej listës së mbyllur, do të kenë mundësi të fusin në Kuvend, deputetë nga lista e hapur, aty ku renditjen e përcaktojnë zgjedhësit. Dokumenti i KQZ ka llogaritur sipas qarqeve, se si ndahen mandatet në lista të fiksuara dhe në lista të hapura. Sipas kësaj skeme, partitë e vogla nuk do të kenë thuajse asnjë deputetet që vjen nga lista e hapur, por vetëm nga ato të mbyllura.

Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur. Sipas qarqeve, në Berat, për çdo subjekt fitues, 2 deputetët e parë do të zgjidhen nga lista e fiksuar, dhe 5 nga lista e hapur. Në Dibër, 2 fituesit e parë do të jenë të listës së mbyllur, dhe 3 nga e hapura. Në Durrës, 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur. Në Elbasan do të jenë 5 nga 15 mandate të mbrojtura në listë të mbyllur.

Në Fier, 5 nga 16 emrat, do të jenë të mbyllur. Gjirokastra ka vetëm 1 emër në listë të mbyllur nga 4 mandate gjithsej. Korça ka në listë të fiksuar, 3 nga 10 mandate për çdo subjekt zgjedhor. Kukësi do të ketë 1 mandat të fiksuar, Shkodra 4 të tillë. Në Tiranë, 12 fituesit e parë do të merren nga lista e mbyllur, Vlora do të ketë 4 deputetë në listë të sigurt nga 12 mandate gjithsej.

Sipas Kodit, për çdo parti garuese, mandat do të fitojnë të parët ata që janë në listën e mbyllur, dhe brenda listës së mbyllur do të respektohet renditja e paracaktuar nga kryetari i partisë. Nëse partia/koalicioni fitojnë mandate në atë qark, më shumë se sa ka emra lista e mbyllur, atëherë do të fitojnë mandat sipas radhës, më të votuarit nga lista e hapur. Renditja në listë të hapur bëhet pa asnjë prag, kush ka marrë një votë më shumë, por 1 në 3 emra, do të jetë femër, edhe nëse zonjat nuk janë votuar sa duhet në zgjedhje.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu