Zgjedhjet e Himarës/ Ja kur do vendoset fati për kryetarin e ri, KAS do të shqyrtojë ankimimin e ”Bashkë Fitojmë”

0

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka caktuar 21 gushtin si datën kur do të vendosë fatin e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Himarës, të fituara nga kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo.

Gati dy javë nga procesi, KAS do të shqyrtojë ankimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për pavlefshmërinë e rezultatit të 4 gushtit.

Trupa e 5 anëtarëve, do të mblidhet për të verifikuar pretendimet e opozitës për parregullsi të zgjedhjeve dhe do të vendosin nëse do të lihet në fuqi fitorja e Vangjel Tavos.

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” depozitoi më 9 gusht ankimimin për zgjedhjet në Himarë.

Në shkresë u pretendua se pamundësia e qytetarëve të cilët kishin mjetet e identifikimit të skaduara solli parregullsi të votimit.

Ndërkaq të djathtët akuzojnë mazhorancën se kanë përdorur administratën publike për të siguruar fitoren dhe për këtë arsye kërkojnë pavlefshmërinë e rezultatit.

Kandidati i PS, Vangjel Tavo u vu në krye të Bashkisë së Himarës me 1477 vota më shumë se kandidati opozitar Petro Gjikuria.

Nëse KAS, vendos rrëzimin e kërkesës së “Bashkë Fitojmë” mbetet shqyrtimi nga Kolegji Zgjedhor si hallka e fundit ligjore që do t’i japë fund debatit për zgjedhjet e Himarës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu