Zgjedhjet komunale në Kosovë, sinjal politik për Vetëvendosjen

0

Shkruan Zef Ndreka

Nga natën vonë deri më tani në orët e para të mengjesit, dolën në pah nga raportimet e para të mediave dhe analistëve rezultatët e zgjedhjeve vendore në Kosovë.
Këto zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë, sollën një tablo të qartë
Shumica e komunave shkojnë në balotazh, ndërsa trendi politik tregon një rënje të dukshme të Vetëvendosjes dhe një rikthim të LDK-së e PDK-së në shumë zona.
Ligji elektoral e bën të vështirë fitoren në raundin e parë, ku kërkohet mbi 50 % e votave, por përtej teknikës, mesazhi politik është i qartë.
Pas më shumë se katër vitesh në pushtet, VV e Albin Kurtit po humbet terren në nivel lokal, aty ku matet drejtpërdrejt ndikimi mbi jetën e qytetarëve.
Në Prishtinë, LDK kryeson ndjeshëm, në Prizren PDK duket më e fortë, ndërsa në disa komuna të vogla është rikthyer AAK me fitore të pastër.
Kjo shpërndarje tregon një ekuilibër të ri të forcave tradicionale, ndërsa Vetëvendosje që dikur shihej si frymë ndryshimi po perceptohet më shumë si pushtet i zakonshëm.
Cilat janë mesazhet që dolën nga këto zgjedhje?
– Zhgënjim i heshtur me qeverisjen qendrore.
Prej 2021, pritshmëritë për reformë, drejtësi e punësim nuk u përkthyen në rezultate konkrete.
– Rikthimi i strukturave lokale tradicionale.
LDK, PDK e AAK ruajtën bazat e tyre, duke treguar se organizimi në terren mbetet vendimtar.
– VV ka humbur kontaktin me bazën.
Ndërsa Albin Kurti fokusohet në politikën e madhe kombëtare dhe raportet me Serbinë, niveli lokal është lënë në hije.
Kështu, balotazhi do të përcaktojë fytyrën përfundimtare të hartës politike të Kosovës, por mesazhi i parë tashmë është dhënë.
Populli nuk i jep më pushtetit asnjë pune boshe.
Kjo mund të konsiderohet një këmbanë për reflektim, jo vetëm për Vetëvendosjen, por për të gjitha partitë, që pushteti lokal nuk fitohet me retorikë, por me besim të fituar çdo ditë në terren.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu