Shkruan Zef Bushati
Israelitet dhe Iranianët, ashtu si edhe të gjithë popujt e tjerë të Botës, janë të barabartë para Zotit ! Askush nuk ka të drejtë t’i imponohet askujt. Zgjidhja më e mirë për konfliktiktet është dialogu dhe kompromisi. Tek konflikti Israel – Iran, edhe pse të dy palët aktualisht nuk kanë marrëdhënie diplomatike, mund të angazhohen në bisedime indirekte (nëpërmjet ndërmjetësve si Vatikani, SHBA, BE, Turqia ose vende neutrale si Zvicra, etj.
Organizimi i një tryezë Ndërkombëtare për: “Sigurinë Rajonale në Lindjen e Mesme”, që përfshin edhe Iranin dhe Izraelin, mund të jetë një platformë e dobishme për dialog e kompromis. Hapi i parë duhet të jetë ndërprerja e deklaratave kërcënuese (si thirrjet për “zhdukjen e Izraelit” apo sulmet parandaluese nga Izraeli kundër objektivave iraniane), kjo, do të ulte tensionet dhe do të hapte mundësi për negociata.
Një kthim i Iranit në marrëveshjen bërthamore (JCPOA) me garanci të forta ndërkombëtare, dhe një angazhim nga Izraeli për të diskutuar: “ Sigurinë Bërthamore Rajonale “, do të ishte një hap kyç. Ngritja e një zone “pa armë bërthamore” në Lindjen e Mesme është një synim ambicioz, por dhe potencialisht i vlefshëm. Irani duhet të rishikojë mbështetjen për grupet si Hezbollah në Liban apo Milicitë Shiite në Siri, ndërsa Izraeli duhet të ndalë sulmet parandaluese që prekin sovranitetin e vendeve të treta (si Siria). Një marrëveshje për të respektuar: “ Kufijtë dhe Sovranitetin “ e vendeve të tjera mund të jetë fillimi i ndërtimit të besimit. Marrëveshjet “Abraham” mund të shërbejnë si model për Bashkëjetesën midis shteteve myslimane dhe Izraelit, duke ofruar presion pozitiv ndaj Iranit për të ndryshuar qasjen e tij.
Nxitja e dialogut ndërfetar (midis hebrenjve dhe myslimanëve) dhe kontaktet midis shoqërive civile, akademikëve dhe liderëve fetarë, mund të përgatisin terrenin për pajtim afatgjatë. Konflikti nuk do të zgjidhet nëse të dy palët këmbëngulin në qëndrime ideologjike ekstreme. Politikat realiste që njohin interesat legjitime të palës tjetër janë thelbësore. Konkluzion: Zgjidhja më e mirë është një kombinim i presionit diplomatik, garancive të sigurisë dhe iniciativave të dialogut që synojnë ndërtimin e besimit. Ndërhyrja e aktorëve globalë dhe rajonalë me ndikim është vendimtare, por po aq e rëndësishme është që të dy palët të njohin faktin se konflikti i përhershëm nuk i shërben askujt – as Izraelit, as Iranit, e as rajonit më gjerë.