Zgjodhet presidenti i Malit të Zi, Milatoviç: I dhamë fund regjimit të korruptuar! Brenda 5 viteve të ardhshme do të jemi pjesë e BE

0

Jakov Milatoviç, presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi pas fitores së tij premtoi se brenda 5 viteve të ardhshme, Mali i Zi do të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian gjithashtu se nuk do të ketë më konflikte me asnjë prej fqinjve në rajonin e Ballkanit.

“Në pesë vitet e ardhshme ne do ta fusim Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, nuk do të ketë më kurrë konflikte nga Mali i Zi ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve tanë. Ne duam unitet, harmoni dhe përparim në Ballkanin Perëndimor evropian”.

Milatoviç tha se Mali i Zi bëri një hap përpara dhe i tha lamtumirë regjimit të mundur të Gjukanoviçit dhe bëri një hap drejt një të ardhme më të mirë dhe europiane.

“E shihni fuqinë e Malit të Zi të përbashkët. Prandaj kjo fitore është kaq e madhe dhe kaq historike. I thamë lamtumirë krimit dhe korrupsionit. Kjo është një ditë historike për të gjithë, i ftoj të gjithë të festojmë me dinjitet”, ka theksuar ai.

Milatoviç tha se premton të jetë president i të gjithë qytetarëve.

“Kjo është me të vërtetë një fitore për një Mal të Zi të pajtuar dhe askush nuk do të debatojë më me Malin e Zi,” tha ai.

Në fjalimin e Milatoviçit në qendrën universitare morën pjesë, kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç, presidenti i PES Milojko Spajiç, lideri i Demokratëve Aleksa Beçiq, krerët e DF Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviç, ish-kryeministri Zdravko Krivokapiç.

Mbrëmjen e djeshme, mori fund epoka e Milo Gjikanoviç në krye të shtetit malazez, pas fitores së thellë të rivalit të tij, Jakov Milantoviç në raund e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rezultateve nga raundi i dytë i zgjedhjeve që u mbajt në 2 prill, kandidati për president Jakov Milatoviç fitoi me 60% të votave kundrejt 40% të Gjukanoviç.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt më 19 mars me pjesëmarrjen e shtatë kandidatëve, por askush nuk fitoi shumicën e nevojshme të votave (më shumë se 50 për qind). Sipas rezultateve të përkohshme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Gjukanoviç fitoi 35,37 për qind të votave (ose 119.673 vota), ndërsa Milatoviç 28.92 përqind ose 97.858 vota.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu