Zhdukja e 11 apartamenteve në Vlorë të Sokol Malaj, eksperienca si tregtar nafte e pikëpyetjet e mospërballjes në “Vetting”

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është organizmi kryesor i procesit të “Vettingut” në Shqipëri. Trupat gjyqësore që veprojnë në këtë organizëm veprojnë me ngadalësi, ku jo çdo herë shkak bëhet ngarkesa.

Por ka të dhëna se kjo ngadalësi kryhet në mënyrë të qëllimshme për subjekte të caktuara.

Prokurorë dhe gjyqtarë janë të gatshëm të paguajnë para nën dorë me qëllimin e vetëm të mosçeljes së seancës gjyqësore, duke sjellë qëndrimin në sistemin e drejtësisë për një kohë relativisht të gjatë.

Mes shumë emrash prokurorësh që kanë ndjekur këtë skemë manipulimi me qëllim për të fituar kohë, janë në prokurorinë e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Sot po shkruajmë për një ndër shumë emrat në prokurorinë e Tiranës, që Komisioni i “Vettingut”, i ka harruar çeljen e seancës gjyqësore.

Bëhet fjalë për prokurorin Sokol Malaj, i cili megjithëse ka përfunduar fazën e kthimit të përgjigjeve, habitshëm KPK nuk ka çelur seancën dëgjimore për këtë subjekt.

Por Malaj, nuk është i vetmi që ka mundur të shtyjë caktimin e një data, pasi ka dhe shumë prokurorë të të tjerë që vijojnë të shtyjnë datën, me qëllim kalimin e kësaj kohe të çmuar, brenda rradhëve të prokurorisë.

Prokuror Sokol Malaj, në kundërshtim flagrant me ligjin e mësipërm për organizim-funksionimin e prokurorisë, në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit, ndërsa ushtronte funsionin e prokurorit ishte pronar me 100 përqind të kapitalit, më vonë me 50 përqind të kapitalit në firmën “Oleum Trasporti” që ka si aktivitet tregtinë e naftës në Shqipëri.

Sokol Malaj, si shtetas shqiptar është i lirë të jetë pronar jo i një kompanie private, por edhe i 100 apo 200 kompanive.

Por si prokuror, si pjesë e pushtetit gjyqësor, e ka rreptësisht të ndaluar një aktivitet të tillë dhe duhet të zgjidhte midis biznesit privat dhe postit të prokurorit.

Malaj, që nga janari i vitit 2008 ka qenë drejtues në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Vlorë. Në Vlorë tregojnë një histori për z. Malaj.

Ku pasi përlahen 11 apartamente, që besoheshin se i përkisnin drejtuesit të prokurorisë Sokol Malaj, ky i fundit për të humbur gjurmët 11 apartamentet ja kalon në dokumentacion një mikut të tij.

Miku i tij, vendos të shesë apartamentet pa lejen e Sokol Malaj, dhe më pas largohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë në tetor 2008, Sokol Malaj, emërohet nga mikesha e tij Ina Rama, në krye të Prokurorisë së Tiranës. Këtë detyrë e ka mbajtur deri në vitin 2012, ku u zëvendësua nga Petrit Fusha.

Më pas Sokol Malaj, ka qenë prokuror i thjeshtë, gjatë gjithë kohës, kur ka qenë pronar edhe i kompanisë “Oleum Trasporti”.

Ai ka qenë edhe në detyrën e prokurorit, dhe “de facto” ai ka pasur konflikt interesi duke qenë edhe prokuror edhe pronar kompanie.

Për shkak të problemeve të pasurisë dhe jo vetëm të kësaj kompanie, Sokol Malaj, e ka shtyrë në mënyrë të tejzgjatshme procesin e përballjes me “Vettingun”.

Indikatorët flasin për një dorëheqje të mundshme të tij, sapo trupa e komisionit të “Vettingut”, ti dorëzojë në E-Mail, raportin përfundimtar të gjetjeve në tre kriteret atë pasuror, profesional dhe pastërtinë e figurës.

Apartament banimi me sipërfaqe 96 m2 dhe 51 m2, si dhe garazh, 78 775 euro. Burimi: Të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ i bashkëshortes, Ana Malaj.

Apartament banimi me sipërfaqe 176 m2, si dhe dy garazhe, me vlerë 15 990 500 lekë.

Burimi: 6 000 000 lekë kredi bankare dhe të tjerat të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ e bashkëshortes, Ana Malaj.

Të ardhura nga biznesi i vogël, klinikë dentare, 2 787 732 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria e shoqërisë ‘Oleum Transport’, 8 000 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Rrugën e Kavajës, 3 982 euro.

Pakësuar llogaria bankare, 14 069 000 lekë.

Llogaria e pagës, 271 465 lekë.

Llogari rrjedhëse, 52 059 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 210 432 lekë.

Të ardhura të realizuara nga depozita me afat njëvjeçar në shumën 12 000 000 lekë, 224 415 lekë.

Kredi bankare për shtëpi banimi, 5 000 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 6 000 000 lekë, për blerjen e një banese në Selitë.

Shlyer detyrimi 5 150 euro për blerje apartamenti.

Pasuria e deklaruar për vitin 2015

Pronotim apartament banimi me sipërfaqe 73 m2, me vlerë 40 mijë euro.

Blerje makine tip “Peugeot 3008”, vit prodhimi 2011, 9 mijë euro.

Kredi bankare për shtëpi banimi në shumën, 5 000 000 lekë, shlyer 284 400 lekë.

Kursime nga paga dhe fitimi nga aktiviteti privat “klinikë dentare”, fitimi nga dividenti për vitin 2014 dhe shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 821,468 lekë dhe 12, 000, 000 lekë.

50 përqind të aksioneve në shoqërinë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20 shkurt 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre.

Të ardhura nga paga si prokuror i Prokurorisë së Tiranës, 1 239 744 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, biznes i vogël, klinikë dentare, 3 744 880 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria e shoqërisë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20. 02. 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre, 10,200,000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 3 000 000 lekë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu