Kryeministri Kurti e mban afër Martin Berishajn, ai si gjithmonë paraqitet duke qeshur

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mbajtur sot afër vetes ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj gjatë pritjes së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Si zakonisht, Berishaj është paraqitur i qeshur teksa ka përshëndetur ministrin kroat.

Martin Berishaj është shndërruar në skandalin më të madh të kësaj qeverie, për shkak të raportimeve të mediave sllovene që e kanë ndërlidhur me keqpërdorime me kompani serbe, që tregojnë me energji elektrike.

Berishaj deri tani nuk ka pranuar të dorëhiqet dhe e ka gëzuar mbështetjen e plotë të kryeministrit dhe presidentes.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu