Zvicra ndalon burkën, 1 mijë franga gjobë nëse mbulon fytyrën

0

Janë 1000 franga zvicerane gjobë, në rast se mbulon fytyrën me “burka”. Ky është projektligji që Qeveria Zviceriane dërgoi në Parlament pak ditë më parë.

Nisma për ndalimin e mbulesës së fytyrës u nis nga Egerkinger Komitee, një grup politikanësh të Partisë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë.

Kjo nuk është tentativa e parë që diçka e tillë ndodh në Zvicër, pasi vitin e kaluar, ligji për “ndalimin e burkës” u hodh në referendum dhe u mbështet nga 51.2 përqind e votuesve, por në atë kohë u kritikua si islamofobike dhe seksiste.

Pas konsultimeve, kabineti hodhi poshtë thirrjet për të përfshirë ligjin në Kodin penal dhe për të gjobitur shkelësit deri në 10,000 franga zvicerane (10,000 dollarë).⁠

“Ndalimi i mbulimit të fytyrës synon të garantojë sigurinë dhe rendin publik. Ndëshkimi nuk është prioriteti”, thuhet në një deklaratë.

“Përfshirja e kodit të veshjes në Kushtetutë, nuk është një luftë çlirimtare për gratë, por një hap prapa në të kaluarën”, tha Federata e Organizatave Islamike në Zvicër.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu