nr. 110 / 20 tetor 2007
Ēakordim
Nė ēdo vend tė botės, Veriu
ėshtė mė i zhvilluar se Jugu. Janė resurset, pra pasuritė qė marrin shumė
shpejt jetė dhe vlefshmėri perspektive bazike. Por ēuditėrisht nė Shqipėri
ėshtė e kundėrta. Ēakordim. Ėshtė politika ekonomike stampė, ajo sociale
stampė, janė veprimet e mosveprimet po stampė. Gjithsesi, shtresat shoqėrore
qė meritojnė vėmendje e zhvillim, qė kėrkojnė integrim nė strukturat
Euro-Atlantike, qė janė tė gatshme e tė afta tė prodhojnė tė mirat e veta
materiale, jo vetėm qė nuk kuptojnė se ēbėhet e ēdo bėhet, por sdallojnė
as shijen e athėt tė ambientit. Tė kėtij ambienti 17 vjet vendnumėro. Tė
mėnēurit tallen me kėto shtresa, me tė menēurit nxjerrin kunjin tė huajt.
Pra, njė proēes i gjatė konservimi, ku prodhohen vetėm fjalė tė bukura,
premtime, a nuk do tė ishte normale tė shkelte shpejt nė kapėrcyellin e
theqafjes? Ja misioni ynė ėshtė tė
themi, aq sa smund tė mos e themi. Pak ditė mė parė Grupimi Creativ City
(Qytetet Krijuese), i mbėshtetur nga Fondacioni Zvicerrian Por Helvatia,
paraqiti para personaliteteve tė artit e kulturės nė Shkodėr njė panoramė tė
punės sė vet 3 vjeēare nė Shqipėri. Cicėroni, qė normalisht paguhet rreth
1000 USD nė ditė, pasi tregon pėr lyerjan e ca fasadave nė Pogradec e
Shkodėr, nė monitor shfaq ca pamje nga Parisi, Londra, Vendet e Amerikės
Latine, Italia, etj. dhe shkrihej nga kėnaqėsia qė po ndihmon kaq shumė. E
para, ai nuk e dinte se tė pranishmit i kishin vizituar ato vende, se kishin njohuri
pėr perėndimin. E dyta dhe ēka ėshtė jo vetėm e keqe, por edhe fyese, jo
rrallė tė huajt i konsiderojnė shqiptarėt si indianė. Nė tė vėrtetė,
kryeqendra e kulturės shqiptare, Shkodra, i ka kaluar prej vitesh fazat e
njohjes dhe shijet e audiencės sė kėtij vendi janė perėndimore, paēka se
pėrfaqėsimi politik qė nė tė vėrtetė ėshtė motorri i lėvizjes, nuk ėshtė nė
nivelet e duhura. Kėtij fruti qė spo di tė piqet, derisa nė zgjedhjet e
ardhshme tė hidhet nė kosh, i ka paguar haraē jo tė vogėl Veriu shqiptar. Dy ditė pas paraqitjes
sėletrave kredenciale tek presidenti i Republikės, ambasadori i ri i Italisė
nė Shqipėri vizitoi pikėrisht Shkodrėn. Kjo mendojmė se flet shumė. Njė
kolegia jonė, nė takimin me gazetarėt nė ambientet e Konsullatės nė Shkodėr,
i bėri njė pyetje lidhur me superstradėn Shkodėr Hani i Hotit dhe Parkun
Industrial nėzonėn e Koplikut, investime tė marra pėrsipėr nga qeveria
italiane. Nuk ėshtė temė sot, e njihte apo jo problemin. Rėndėsi ka qė
diplomati i karrierės Saba DElia, u pėrpoq tė lėrė tė hapur ēėshtjen mbase
edhe tė mbyllur, duke theksuar; kohė optimale; marrėdhėnie tė mira;
perspektiva integruese etj. Ėshtė momenti ti kujtojmė lexuesit tonė nė
gjithė botėn, se qė nė vitin 2001, gazeta jonė ka publikuar dobėsitė e palės shqiptare
dhe ka lėshuar kushtrimin se superstrada rreth 32 kilometėr e gjatė qė do
hapte perspektiva tė mėdha punėsimi e biznesi, do futet nėpėr kalendrat
greke. Ende as sot nuk ka njė studim, ende nuk ėshtė zgjidhur problemi i
shpronėsimit tė tokės, ende nuk ka njė projekt, ende nuk ka preventiv! Madje
edhe ankesat e palės italiane janė shpėrfillur. Dhe pikėrisht, si asnjėherė
tjetėr, pala italiane, fundet i ka mbartuir nga viti nė vit. Edhe kėto dy projekte do
ishin njė fillim i mirė pėr zhvillimin e zonės Verilindore. Kujtojmė njė
insepktim tė para dy vjetėve e pak, tė diplomatėve e biznesmenėve italianė nė
kėto dy projekte, ku njė ish prefekt, Gjovalin Kolombi, demonstroi gjeolobing
tė dobėt, saqė asokohe mediat e deshifruan ngrirje. Duke qenė afėr kėtyre
problemeve, njė prononcim i rėndėsishėm nga Ministria e Jashtme, thotė pėr
gazetėn tonė se, superstrada do fillojė aty nga maji i vitit tė ardhshėm. Por
ēdo tė bėjė pala italiane, pasi ėshtė vėshtirė qė nė njė takim tė dytė tė
fitosh respektin qė sfitove nė takimin e parė. Sidoqoftė, sot qė shumica e
shteteve anėtare tė Bashkimit Europian kanė ratifikuar Marrėveshjen e
Stabilizim Asocimit me Shqipėrinė, njė ambicie mė e matur diplomatike pritet
tė akondoi ēakordimet aksidentale. Nė sfondin e njė shfaqjeje apo kurajoje
interesash tė dyanshme, tė paktėn pala shqiptare nuk duhet mė kurrsesi tė
pengojė vetveten. Nėse ndodh kjo, ne kėtu jemi. Do i kujtojmė edhe shumėēka
votuesit. Sokol Pepushaj Shkodrani
demokrat qe as ne thellėsi te Alpeve shqiptare nuk gjeti sigurinė e jetės Quhet Markoz Tinaj.
Ka lindur ne qytetin e Shkodres me 9 shkurt 1977, ku edhe ėshtė rritur duke
vazhduar traditėn e tij familjare ne pjesėmarrje te proceseve demokratike te
Shqipėrisė, duke dhėnė njė kontribut cilėsorė ne aktivizimin gjate kėtyre
proceseve demokratike. Historia e tij, ėshtė
ngjashme si edhe e shume demokrateve te vėrtetė ne shpirt, te etur pėr
liri e demokraci, por duke qene njė shembull unikal ne llojin e vet. Markozi u rrit ne
shtratin e ngrohte te familjes se tij, duke u mėkuar me idealet me te pastra
demokratike. Pas vuajtjeve te tmerrshme gjysme- shekullore neper burgjet e
internimet famėkeqe te regjimit komunist, familja Tinaj pėrqafoi proceset
demokratike ne Shkodėr, e cila ishte pishtar i Demokracisė shqiptare.
Prindėrit e Markozit, babai Dede Tinaj dhe nena Leze Tinaj, u bene antare te
Partisė Demokratike, e para parti opozitare ne Shqipėri qe ne vitin 1991. I
mėkuar qe ne djep me idetė antikomuniste, edhe Markozi do te ndiqte rruge e
Demokracisė, duke u anėtarėsuar ne Partine Demokristiane te Shqipėrisė ne
nėntor 1995. Vetėm tre muaj me pas, qėllimisht pėr ta penguar atė ne
aktivizimin politik me Partine Demokristiane si dhe pėr ta larguar nga skena
politike, ai ėshtė kėrkuar te mobilizohet ne Shėrbimin Ushtarak, te cilin e
kreu nga marsi 1996 deri ne mars 1997. Duke mos u stepur, me forca me te
shumėfishuara, me njė dėshirė ne rritje dhe pjekuri me te madhe, pas lirimit
nga ushtria Markozi ka vijuar aktivitetin e tij ne mbėshtetje dhe pėrkrahje
te Partisė Demokristiane, ku jeta e tij u rrezikua seriozisht gjate rebelimit
neo- komunist te vitit 1997. Me 14 shtator 1998,
pasi kishte marre pjese ne ceremoninė e varrimit ne Tirane te Azem Hajdarit, Liderit te pare te
Partisė Demokratike, ėshtė rrahuar dhe
arrestuar nga policia shqiptare duke u mbajtur tre dite ne izolim te plote. Ne qytetin e
Shkodres, duke jetuar i rrethuar me disa ekstremiste socialiste qe e
kėrcėnonin me eliminim fizik, shokėt dhe familja e tij, pėr ti shpėtuar
jetėn, njoftuan publikisht se ai ka braktisur Shqipėrinė, duke u larguar
jashtė vendit. Por ne fakt, pėr te siguruar jetėn e tij te kėrcėnuar
seriozisht, ishte strehuar ne shtėpinė e xhaxhait te tij ne fshatin Vermosh
ne Komunės Kelmend, tek Dode Tinaj. Ne fshatin e familjes se tij, aty ku
kishte rrėnjėt e fisit, ne Vermosh, duke gjetur mbėshtetje nga djali i
xhaxhait Ejell Tinaj, i cili ishte kryetar i Partisė Demokristiane te fshatit
Vermosh qe ne korrik 1997, Markozi rifilloi aktivitetin e tij ne pėrkrahje te
PDK-se dhe te ideve demokristiane. Me 22 nėntor 1998, gjate referendumit pėr
kushtetutėn, i cili u bojkotua nga te gjitha partitė e djathta opozitare, ku
ne Vermosh votonin banoret e tete fshatrave te zonės Kelmend, Markoz Tinaj
ėshtė arrestuar nga policia e zonės bashke me Ejell Tinaj, kryetar i Partisė
Demokristiane (PDK) te fshatit Vermosh. Edhe kryetari i Partisė Demokristiane
pėr Komunėn e Kelmendit, Leonard Vucaj u arrestua. Pas arrestimit te tyre, te
tre kėto persona janė mbajtur ne izolim, duke u keqtrajtuar dhe rrahur barbarisht
pėr katėr dite me rradhe ne Tamare, qendra e Komunės Kelmend. Pas kėtij
incidenti, Markoz Tinaj, duke qene i kėrcėnuar dhe i frikėsuar pėr jetėn e
tij, i ėshtė shmangur ēdo aktiviteti publik, duke qėndruar vetėm ne shtėpinė
e xhaxhait te tij dhe duke punuar pune te ndryshme bujqėsore ne token e
familjes se tyre. Pas zgjedhjeve te 3 korrikut 2005, Markoz Tinaj ėshtė
zgjedhur nga shokėt e tij te Partisė Demokristiane te fshatit Vermosh si
kryetar i saj, pėr ta drejtuar atė. Gjate periudhės se qenies ne drejtim te
kėsaj partie, Markozi ka organizuar disa here mbledhje ne shtėpinė e xhaxhait
te tij. Ne njė nga kėto mbledhje, pikėrisht me 1 nėntor 2006, kur antare te
Partisė Demokristiane te fshatit Vermosh ishin mbledhur ne shtėpinė e
xhaxhait te Markoz tinaj, policia e zonės se Kelmendit ka shkuar aty pėr te
kontrolluar shtėpinė pėr arme. Gjate kontrollit te shtėpisė, Markoz Tinaj
ėshtė keqtrajtuar dhe lėnduar nga policia dhe te afėrmit e tij e kane dėrguar
me urgjence ne Spitalin Rajonal te Shkodres, ku ai ka marre trajtimin e
nevojshėm mjekėsor pėr rreth njė jave. Pas kėtij incidenti, duke mos patur as
siguri dhe as garanci pėr jetėn e tij, jo vetėm ne Shkodėr ku ėshtė lindur e
rritur, por tashme as ne thellėsi te Alpeve ne Vermosh nga ku rrjedh familja
e tij, Markoz Tinaj detyrohet te largohet nga Shqipėria ne kėrkim te
shpėtimit te jetės se tij. Ėshtė kjo drama e kėtij te
riu, i cili nuk mundi te gėzojė jetėn ne vendlindje, por as ne token e te
pareve. Nuk kishte asnjė faj, asnjė mėkat, pėrveē dėshirės pėr te kontribuar
pėr vendin e tij pėrmes aktivizimit dhe pėrkushtimit pėr idetė demokristiane,
te cilat kane ndėrtuar qytetėrime dhe civilizime ne mbare globin, me
pėrjashtim te Shqipėrisė mesa duket. Politika,
frikė nga hapja e dosjeve pėr spiunėt e regjimit U bė njė vit qė politika
shqiptare po gėzon heshtjen dhe zvetėnimin e hapjes sė dosjeve dhe
konfirmimin e spiunėve tė sigurimit tė shtetit shqiptar nė periudhėn e
errėt komuniste. Pėr kėtė, segmente tė caktuara tė politikės, tė pėrlyera ose
jo nė historinė e bashkėpunėtorėve tė shtetit, njė vit mė parė kishin
pėrveshur duart pėr tė nxjerrė nė dritė identitetin e gjithė shėrbenjėsve
tė Komunizmit nėn funksionin e spiunėve, tė cilėt mendohet se janė njė numėr
i konsiderueshėm personazhesh tė pėrfshira nė elitėn aktuale tė politikės. Megjithėse pranohet hapur se
nė administratė, nė qeverisje dhe Kuvend, ka bashkėpunėtorė tė sigurimit,
ende askush nuk ka kurajėn pėr hedhjen e njė hapi final pėr pastrimin e tyre
nga bashkėpunėtorėt e sigurimit. Pėr kėtė ēėshtje Partia Demokratike, Partia
Socialiste dhe ajo Demokristiane, saktėsisht mė 25, 26 dhe 27 tetor tė
2006-ės kishin hartuar projektligjet pėrkatėse pėr verifikimin e tė qenit
bashkėpunėtor tė Shėrbimeve sekrete shqiptare pėr periudhėn e regjimit
komunist tė funksionarėve tė lartė publikė. E megjithatė pas iniciativės sė
tre partive politike dhe pas zallamahisė dhe zhurmės sė krijuar nga to, asgjė
mė tepėr nuk ndodhi. Madje pėr mė tepėr nė skenėn e funksionarėve politikė
shumėkush u pėrpoq tė bėjė apologji tė fortė pėr tė kundėrshtuar hapjen e
dosjeve. Por fakti qė ende sot ēėshtja e spiunėve nuk ėshtė begenisur,
pavarėsisht iniciativave tė disa partive politike, tregon se frika pėr
zbardhjen e dosjeve sekrete ka mbėrthyer klasėn politike. Ēfarė e ka penguar
kėtė tė fundit tė institucionalizojė dėnimin e profesionit famėkeq tė
bashkėpunėtorėve tė shteti komunist? Njė hamendėsim simotėr me realitetin
tregon se pėr vendin tonė do tė ishte njė hata e madhe dhe njė shembje jo
vetėm historisė 45-tė vjeēare komuniste, por edhe asaj 17-tė vjeēare tė
demokracisė. Tė dyja periudhat kanė si personazhe tė kėsaj historie aktorė tė
pėrbashkėt, spiunė tė regjimit dhe orvatje e dėnueshme e kėtyre tė fundit
pėr tė mbijetuar nė demokraci, madje edhe nė drejtime zyrtare. Pėr kėtė
konfirmohen kriminelė tė pėrbashkėt, qė provojnė tė hanė bukė si spiun dhe
si politikan aktual. Kėshtu nė administratėn publike, qeveri apo parlament
vazhdojnė tė gėlojnė koka tė instrumentit famėkeq diktatorial, tė cilėt
pėrveēse ende tė pandėshkuar pėr krimet e shėmtuara, gėzojnė privilegje tė
tejskajshme. Projektligjet pėr spiunėt Projektligjet pėr largimin
nga administrata tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit nuk janė
parashikuar nė axhendėn e Kuvendit tė Shqipėrisė nė sesionet parlamentare. Nė
kėtė mėnyrė pezullohen sėrish procedurat pėr projektligjet e paraqitura nga
tre partitė, PD, PS dhe PDK. Historia ri erdhi nė vėmendjen e tė gjithėve
pikėrisht nė fillim tė vitit 2005, kur deputeti Nard Ndoka, paraqiti nė Kuvend
projektin pėr hapjen e dosjeve dhe pėrjashtimin nga administrata tė
ish-bashkėpunėtorėve tė regjimit. Ndėrkaq nė vijimėsi tė ēėshtjes, nė 9 tetor
tė vitit qė shkoi, Kuvendi i Shqipėrisė miratoi rezolutėn e Kėshillit tė
Evropės, pėrmes sė cilės kėrkohet zbardhja e historisė sė vėrtetė tė krimeve
tė bėra gjatė diktaturės komuniste. Mė pas respektivisht PD, PS dhe PDK
dorėzuan nė Kuvend projektet me tituj tė ndryshėm port ė njėjtė nė qėllimin e
tyre pėr hapjen e dosjeve respektivisht nė 25, 26 dhe 27 tetor tė 2006. por
pavarėsisht projekteve nė fjalė ende sot nuk ėshtė hapur rruga e diskutimit
konkret duke reflektuar nė kėtė mėnyrė vullnetin e fshehur tė ish-spiunėve
tė regjimit, tashmė nė funksione tė ndryshme nė administratėn shtetėrore, apo
edhe e atyre qė pėrmes rrotacioneve tė pushteteve nė statusin e politikanėve
tė thjeshtė, nėse vėrtet mund tė konsiderohen kėshtu parlamentarėt. Kėshtu
heshtja e deritanishme duket se kėrkon qė dosjet e bashkėpunėtorėve tė
Sigurimit tė Shtetit, tė mbeten tė mbyllura dhe pėr njė kohė tė gjatė tė
papėrcaktuar. Ndonėse parlamentarėt shqiptarė trumbetuan zhurmshėm zbardhjen
e tė dhėnave pėr ish-sigurimsat qė janė sot deputet, apo kanė funksione nė
administratėn shtetėrore, deri mė tani rezulton se vullneti i tyre ka qenė fals.
Pas gjithė kėsaj ēdokush natyrshėm e ēon mendimin nė shtigjet e padėshiruara
tė politikanėve shqiptarė, sipas tė cilave shumė prej tyre kanė frikė tė
pėrballen me hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e identiteteve tė pseudonimeve
siGjeli, Kėndezi, Sqepi, Ēorapja, Ēiklisti, Masoviku, Alfons
Ballsha , Shishja e Qumėshtit, Naftėtari, Demoni, I Vogli,
Qukapiku, Inxhinieri, Medicina, Cigarja, Anteu, Ēiftelia ,
Nėmėrēka, Ylli, Serbi, Llulla, Financieri, Qershia, Kali i
Shalės, Lėngaraqi, Plepi, Koromane, Daja, Poli Veriut, Korabi
dhe Dizenjatoria qė janė pėrfolur, trumbetuar nė parlament, fushata
elektorale dhe shtyp. Ende asnjė hap konkret nga parlamentarėt shqiptarė nė
zbardhjen e tyre. Duke u rikthyer nė retrospektivė, politika e para njė viti
provoi tensionin dhe debatin e gjerė qė pėrfshiu pothuajse tė gjithė
shoqėrinė shqiptare. Meqenėse ky tension mund tė sillte dhe hapjen reale tė
dosjeve gjithēka u mbyll duke lėnė pezull nė dritėhijen mediatike, tymnajėn e
tė vėrtetės sė dhimbshme. Frika e politikės Si nga politikanėt me
pėrfaqėsi rozė apo blu, vihet re njė tėrheqje ndaj diskutimit tė problemit tė
bashkėpunėtoreve te sigurimit famėkeq. 45 vite diktaturė tė shkuara tė
harruara ishte kjo pėrgjigja e politikanėve ndaj interesit tė gazetarėve pėr
zvarritjen e ēėshtjes sė hapjes sė dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė sigurimit
tė shtetit diktatorial. Vetė ndėrgjegjėsimi i politikės sė para njė viti,
pati si slogan bashkėpunėtorėt e regjimit? Ēėshtje e dorės sė dytė. Kaq
mjaftoi qė projektligjet, si duket e pamenduara mirė, tė tre partive politike
arsyetoheshin se do tė shqyrtoheshin nė javėt e ardhshme. Prishaqejfas, tė
gjithė ata qė e kishin pėsuar nga puna e zezė, antinjerėzore e spiunėve tė
shtetit, vranė nervat duke pritur javė dhe muaj tė tėra pėr tė mbėrritur nė
harresėn e zbardhjes sė dosjeve, duke lėnė tė lirė ata politikanė qė syresh
sot pėrpiqen tė bėjnė punė tė mira pėr Shqipėrinė, edhe pse nė kohėn e
regjimit ishin kryekėput spiunė dhe bashkėpunėtorė tė shpifjeve. Pėr mė tepėr
as sot nuk pritet qė nė programin e punimeve parlamentare, tė parashikohet
diskutimi i tre projektligjeve tė nisura. Mungesa e vullnetit tė palėve
politikė, pėr zbardhjen e bashkėpunėtorėve spiunė, mbetet njė histori e errėt
e plot viteve komunizėm, por edhe njė dramė e politikanėve shqiptarė qė
syresh reklamojnė pastėrtinė biografisė sė tyre. Ēfarė e detyroi politikėn tė
hapte ēėshtjen e dosjeve tė mbyllura Ata qė mė sė shumti kanė
ngritur zėrin kundėr indiferencės sė politikės shqiptare pėr krimet e
komunizmit, dhe veēanėrisht pėr spiunėt e regjimit, janė shoqatat e tė
drejtave tė njeriut. Por parlamentarėt shqiptarė e kanė pasur zakon tė mos i
njohin shoqatat, pasi shpeshherė i kanė cilėsuar me pėrmbajtje politike. Nė
kėtė situatė ajo qė trallisi parlamentarėt shqiptarė, ishte njė kėrkesė e
asamblesė sė Kėshillit Evropian qė ka detyruar deputetėt tė rihapin ēėshtjen
nė fjalė. Kjo, pasi u kėrkua qė tė dėnoheshin krimet e kryera nga diktatura,
si pasojė e sė cilės u vranė mijėra vetė dhe u dėnuan me burgim apo internim
mbi 300 mijė shqiptarė. Shqipėria ishte ndėr vendet e vetme qė nuk e kishte
miratuar njė rezolutė tė tillė. Megjithatė veē kėsaj ekspertėt kėrkuan dhe
rihapjen e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do tė
arrihej qė vendi tė hidhte hapa tė drejtė drejt demokracisė reale dhe
kapėrcimin e lidhjes me komunizmin. KE: Hapja e dosjeve, vetėm
pėr zyrtarėt shqiptarė Nė vitin 2006 nga Evropa kanė
ardhur indikacione qė kanė pėrcaktuar indikacionet e standardeve tė krimin
komunist. Njė kėrkesė kjo qė tashmė ekziston nė njė natyrė tė
institucionalizuar. Pavarėsisht kėrkesės sė KE nė kuadėr tė tė drejtave tė
njeriut, pėr shkak tė vullnetit tė gjymtuar tė klasės politike shqiptare,
spiunėt dhe historitė e tyre famėkeqe mbeten ende pa njė forcė ligjore
kushtetuese, sė paku pėr tė dėnuar krimin e specifikuar tė spiunėve,
bashkėpunėtorė tė regjimit komunist. Qartėsisht KE ka kėrkuar dėnimin e
historisė me krime. Kėshilli i Evropės ka kėrkuar dėnimin e krimeve tė
komunizmit dhe bashkė me kėtė kėrkesė, ishte edhe njė vėrejtje e kėtij
kėshilli pėr vonesėn nė dėnimin e tyre pasi Shqipėria ėshtė cilėsuar si njė
nga vendet mė tė vonuara nė kėtė drejtim. Por vėrejtja e KE, pėsoi
manipulimin e Parlamentit shqiptar duke e trajtuar kėtė ēėshtje nė mėnyrėn mė
pak serioze tė mundshme duke lenė pezull gjithshka. Nė fakt sistemi komunist
detyroi njė pjesė tė madhe tė popullsisė tė bashkėpunonte me SHIK, ekspertėt
kanė kėrkuar hapjen e dosjeve vetėm pėr punonjėsit e administratės, dhe tė
deputetėve. Kjo pasi zbardhja e tyre pėr tė gjithė tė implikuarit nė masė, do
tė provokonte konfliktet personale, mes spiunėve, tė detyruar ose jo, dhe tė
dėnuarve qė vuajtėn nė diktaturė. Demokraci mbi themele tė
rreme Ajo ēka mund tė konsiderohet
njė shqetėsim serioz pėr tė gjithė shqiptarėt ėshtė zhvillimi i demokracisė
me aktorė tė cilėt pėrfaqėsojnė njė identitet tė rreme shumė fytyrash. Shumė
zėra tė ardhura nga Brenda dhe jashtė, partizanė tė hapjes sė dosjeve kanė
theksuar se nuk ėshtė e rėndėsishme tė konfirmohet nėse ka qenė spiun njė
qytetar i thjeshte, por elita politike nė krye tė vendit, qofshin kėta
demokrate, disidente, te majte, te djathte, te ēfarėdolloj ngjyre politike,
zbardhjen e figurave tė tė cilėve duhet tia kishte borxh demokracia. A
mundet te ngrihet nje demokraci e shėndoshe mbi themele te rreme? Zyrtarėt
shqiptarė tė implikuar nė kėtė ēėshtje janė dyfish fajtorė, pėr shkak tė asaj
qė kanė bėrė dhe pėr arsye se vazhdojnė tė qėndrojnė me grykėsi nė majat e
politikės. Golia
kunder Davidit Edi Rama kunder Fatos
Nanos? Apo Fatos Nano kunder Edi Rames! Brenda Partise Socialiste eshte nje
perplasje gjigantesh. I forte nga vota e drejtperdrejte e popullit socialist,
i dobet duke qene jashte Kuvendit. I forte nga mbeshtetja e deputeteve
socialiste dhe nga e kaluara 8 vjecare ne pushtet si fitues, i dobet nga
pozitat aktuale ne Partine Socialiste. Te gjithe mendojne se
Nano eshte prane krijimit te nje force te re politike. Ne fakt kjo eshte
logjika, meqenese ish- kryeministri po troket ne dere nga pas saj. Por nje
parti mund te krijoje edhe Edi Rama, gjithmone nese do te rezultoje minorance
brenda subjektit te drejton. Nano kerkon mbeshtetjen e antaresise roze. Rama
ka tashme ne dore te gjitha strukturat e PS-se.
Ushtria e Paqes e
promovuar nga Nano, deri tani rezulton te kete me shume gjenerale se ushtare.
Me gjuhen e luftrave, ka shume mundesi te humbase betejen. Ushtria
Socialiste ka shume, shume ushtare. Gjeneralet nese nuk jane te pakte, deri
tani nuk kane dhene kontribut per fitoren e komandatit Rama. Nano vazhdon te jete
karizmatik per bazen socialiste. Edhe nen ze, pjese te strukturave te PS-se
ne qytete e komuna, bejne tifo per Nanon dhe nese do tu rikerkohet vota per
lidershipin, duket se mendimin e kane te pjekur. Rama ka qene dhe mbetet karizmatik, por jo brenda
strukturave te Partise Socialiste. Dora e hekurt e Rames, i cili nje parti-
bashkim vullnetar individesh- liberaliste, kerkon ta ktheje ne nje Bashki te
Tiranes, ku administrata kryen nje pune kundrejt rroges dhe jane totalisht
nomenklature e kryebashkiakut, ka krijuar nje hendek te madh ne mes tij dhe bazes.
Mire apo keq, socialistet nga tronditja ideologjike kur pane per here te pare
KPD-ne e PS-se live ne TV, kaluan ne eufori per demokracine qe lulezon
brenda rradheve. Kjo eshte zevendesuar edhe nje tutele, ku edhe per nje
prononcim te thjeshte per mediat, duhet ta beje vetem sekretari dhe vetem me
leje nga kryetari i madh Rama. Aktualisht, njerezit
qe i shkojne pas apo neper takime Nanos, nuk mund te realizojne asnje interes
as ekonomik, as te ndonje natyre tjeter. Mund te flitet per nostalgji per
komandantin legjendar apo shlyerje detyrimesh te qeverisjes 8- vjecare te
PS-se nga shume ish- pushtetare apo zyrtare. Rama pervec pushtetit te
pakontestueshem ne PS, prej shume vitesh ka edhe Bashkine e Tiranes, me te
cilen jane te lidhura shume interesa, brenda dhe jashte subjektit politik me
te madh te opozites. Rama i trembet Nanos:
ne loje eshte karrikja e kryesocialistit, por edhe poltroni i nje tjeter
mandati si kryebashkiak i Tiranes. Nano nuk i trembet Rames: nuk ka se cfare
humbet si proletaret, pervec prangave ne revolucione! Gjithandej Nano
perpiqet te jape idene se largimi nga drejtimi i PS-se, nuk eshte qellim ne
vetvete i levizjes se kryesuar nga ai. Ish- kryeministri deklaron se po
perpiqet per shendoshjen dhe unifikimin e partise me te madhe opozitare. Edi
Rama, pasi u perpoq per nje kohe te gjate ta injoroje permes heshtjes
paraardhesin e tij, tashme thuajse ne cdo takim, direkt ose indirekt anatemon
Nanon. Askush nuk ka dyshimin me te vogel se tashme kjo perballje ideshe apo
konceptesh politike, po kthehet ne nje beteje te vogel personale Nano- Rama.
Sigurisht, nje ndikim jo te vogel ka edhe qendrimi ne pozicione diametralisht
ne kunderta gjate procesit te zgjedhjes se presidentit te ri te vendit.
Takimet ne mes tyre, formale dhe informale, brenda dhe jashte selise roze,
kane ndikuar qe ata te njihen edhe me mire ne pozicionet aktuale te sejcilit.
Ne ato pak minuta qe kane qendruar perballe, Nano ka mundur te hulumtoje
pasuesin e tij ne karriken e lene bosh, por
tashme shume me te fuqishem nga nje antar, nje vote dhe nje statut
qe i jep pushtet shume pak te kufizueshem ne PS. Ne pozicionin e nje
kandidati presidencial qe nuk ka mundur akoma te kete mbeshtetjen e subjektit
qe e krijoi dhe drejtoi per rreth 15 vite, Rama ka pare tek Nano shenja te
nje brishtesie politike sipas gjasave. Tashme gjithcka ka
ndryshuar. Rama ia shuajti Nanos endrren presidenciale duke i vene perballe
indirekt Neritan Ceken, i cili vete e ka pranuar publikisht se kishte marre
bekimin e kryesocialistit per kandidaturen e tij presidenciale. Edhe Nano, me
6 votat e perkrahesve te tij ne favor te opit- president, i shuajti Rames
endrren e lekundur prej rreth 2 vitesh ne shtratin e zgjedhjeve te
parakohshme. Beteja eshte
zhvendosur ne Partine Socialiste. Dy ushtrite jane vene perballe. Ne pamje
te pare, ushtria zyrtare socialiste e Rames, eshte me e madhe ne numer.
Ushtria e paqes e Nanos eshte me e paket. Te dyja jane larg pushtetit, te
pakten edhe per dy vite. Pra, kane kohe te mjaftueshme dhe energji per tu veteluftuar
ne kete front te vetem. Rama eshte karizmatik, por me shume jashte rradheve
te PS-se dhe me shume tek simpatizantet. Kjo per vete postin e kryebashkiakut
te Tiranes. Nano ka qene karizmatik brenda partise qe vete krijoi dhe ka mbi
supe kreditet e 8 viteve qeverisje te vendit, me rreth 56 ministra te
emeruar, por prej te cileve te pakten 36 i kane dale kunder ne kete levizje.
Pas afrimit me Berishen, Nanos i jane shtuar jo vetem disa kredite te tjera,
por edhe nje suport mbase i padukshem ne garen e tij per kreun e PS-se. Nje nga perballjet me
te bujshme ne faqet e librave te shenjte, eshte ajo ne mes Davidit dhe
Golise. Per ata qe jane jo shume te njohur me ngjarjen biblike, Davidi ishte
nje bari imcak, por me besim te patundur tek Zoti. Me pare kishte mundur ne
nje perballje te pabarabarte nje luan qe i kercenonte tufen. Golia ishte nje
ushtar gjigant filisteas, rreth 3 meter i larte, i cili vihej ne balle te
ushtrise per ti dhene zemer pasuesve per sulm kunder izraeliteve. Filistejte
ishin me te shumte ne numer dhe me Golian ne krye, kishin epersi. Pas disa
betejave, Davidi paraqitet tek mbreti i Izraelit dhe kerkon te perballet me
Goline ne nje dyluftim. Edhe pse shume mosbesues perballe nje te riu shume
imcak, duke mos patur asnje alternative tjeter, mbreti izraelit pranon: nje
viktime me pak apo me shume, nuk luante rol ne kete lufte! Golia, nje pagan i
asaj periudhe, zgjedh shume arme te sofistikuara per tu perballur me
djaloshin imcak. Nderkohe, Davidi, nje trupvogel por me besim te patundur tek
Zoti, perdor vetem nje gurehedhes, me te cilin kishte vrare edhe luanin qe i
kercenonte tufen. Pasi nuk qellon ne shenje me te gjitha armet qe dispononte
(Davidi sigurisht ishte i mbrojtur nga Zoti), Davidi merr shenje, dhe me
mendjen e zemren tek Hyji, leshon gurin, i cili e godet gjigantin Golia ne
mes te ballit, duke e lene te vdekur! Nuk mund te
percaktojme qarte se cili eshte Davidi, Nano apo Rama; ashtu sic nuk mund te
themi se cili eshte apo mund te jete ne fund te kesaj perballjeje Golia,
gjiganti i keq dhe pagan. Nje gje eshte e sigurte: kush do te jete me bindes
me bazen socialiste, qe si rregull duhet te jete Zot ne PS, do te triumfoje.
Megjithate, tregimet biblike kane shume me teper moral, ku e mira triumfon
mbi te keqen, krahasuar me cdo subject tjeter politik ne Shqiperi, ku nuk
ekzistojne rregulla, aq me pak te moralit! Blerti DELIJA Deformime
presidenciale tė republikės parlamentare Me t'u zgjedhur presidenti
Topi fitoi njė protagonizėm politik dhe institucional tėrėsisht nė
shproporcion me rolin e Presidencės nė njė republikė parlamentare si kjo e
jona. Fillimisht u bė nismėtar i reformės nė drejtėsi, mė pas foli pėr
universitetet private, pėr pronėn, bujqėsinė dhe njė sėrė ēėshtjesh qė e
shqetėsojnė shoqėrinė shqiptare. Natyrisht ēdo politikan dhe pėr mė tepėr
presidenti, ka tė drejtėn dhe detyrimin tė shprehet pėr ēėshtje tė tilla. Ama ėshtė jashtė natyrės sė
Presidencės qė tė bėhet iniciatore apo burim i reformave, ndonėse mund dhe
duhet tė jetė pjesė e tyre Nė njė republikė parlamentare, reformat, edhe nė
drejtėsi, iniciohen nga ekzekutivi. Prandaj mes tre institucioneve, Qeveri,
Parlament dhe Presidencė, e para ka stafin, ekspertizėn dhe buxhetin mė tė
madh se dy tė tjerat nė fushėn e drejtėsisė. E thėnė ndryshe, Qeveria ka
Ministrinė e Drejtėsisė, e cila pėr nga qėllimi, ekspertiza, kapacitetet apo
numri i punonjėsve ia kalon Parlamentit dhe e lė nė bisht Presidencėn, ku
juristėt numėrohen me gishta. Dhe kjo ėshtė diēka normale nė njė Republikė
Parlamentare, ku iniciativa legjislative vjen nė mbi 90% tė rasteve nga
ekzekutivi. Ėshtė ky i fundit qė ka pėr detyrė tė kryejė reforma edhe duke
siguruar konsensusin e opozitės kur ėshtė e nevojshme, apo duke kėrkuar
votėbesim nė elektorat kur i mungojnė numrat nė Parlament. Kurse Presidenca,
nė republikėn tonė parlamentare, ėshtė mė shumė njė institucion simbolik,
ndonėse me ndikim ndoshta tė tepruar nė sistemin e drejtėsisė. Pėr kėtė
arsye, Presidenca nuk mund tė sillet si ekzekutiv duke 'iniciuar' reforma, jo
vetėm sepse i mungon tagri kushtetues dhe kapacitetet teknike, por edhe sepse
kėshtu komprometon funksionin e saj unifikues dhe simbol tė shtetit. Nė thelb
reformė do tė thotė, sė pari, ligj. Ligji hartohet kryesisht nė zyrat e
ekzekutivit dhe aprovohet me vota nė Parlament. Pėr kėtė arsye reforma ėshtė
gjithmonė njė proces politik, qė kėrkon numra nė Parlament, ekspertizė dhe
kapacitete teknike nė ekzekutiv apo mbėshtetje direkte nė elektorat. Me fjalė
tė tjera, mes Ekzekutivit, Parlamentit dhe Presidencės, kjo e fundit ėshtė mė
e papėrshtatshmja pėr tė kryer apo iniciuar reforma nė drejtėsi. Pėrndryshe
pėr tė kryer reforma Presidentit do t'i duhej tė bėnte aleancė me
ekzekutivin, duke dalė nga funksioni i tij si garantues i Kushtetutės dhe
duke u kthyer nė transformues tė saj. Fatkeqėsisht kjo duket se ka ndodhur
dhe po ndodh. Qė kur Topi u zgjodh president, ekzekutivi mbeti nė hije si
promotor i reformės nė drejtėsi, stafetė tė cilėn e mori Topi. Shumėkush e
priti me entuziazėm iniciativėn Topi, me shpresėn se ai do kish sukses aty ku
kish dėshtuar ekzekutivi. Shpejt doli se 'reforma' Topi konsistonte nė heqjen
e Sollakut, pra njė replikim i reformės Berisha. Megjithatė, nėse Berisha si
kryeministėr dhe lider i shumicės parlamentare mund ta kėrkojė heqjen e Sollakut,
kjo nuk ėshtė e natyrshme pėr presidentin, i cili nuk mund dhe nuk duhet tė
jetė iniciator i ndryshimeve institucionale apo kushtetuese, pasi roli i tij
ėshtė tė jetė garant i Kushtetutės dhe jo formulues i saj. Ky rol i pėrket
Parlamentit dhe Ekzekutivit si tė zgjedhur tė sovranit, duke pėrfshirė edhe
ēėshtje tė tilla, si kufizimi i mandatit tė prokurorit. Prandaj thirrjet e
Topit ndaj Sollakut pėr t'u larguar, pasi askush nuk duhet tė jetė i
pėrjetshėm, bėhen nė adresėn e gabuar. Kufizimin e mandatit e bėn Parlamenti
dhe jo Prokuroria, ndėrsa Parlamentin e vė nė lėvizje Ekzekutivi ose partia
nė pushtet. Por Ekzekutivi nuk ka si tė vihet nė lėvizje kur reformėn nė
drejtėsi ia ka deleguar Topit, tė cilin duket se e konsideron njė zgjatim tė
saj nė Presidencė. Kėshtu zhvillohet njė lojė, ku topi kalon herė te
Presidenca, herė tek Ekzekutivi dhe herė nė Parlament. Zv.kryeministri thotė
qė reforma nė drejtėsi ėshtė punė e Parlamentit, Parlamenti pret reformėn nga
Ekzekutivi, Ekzekutivi pret qė Presidenti tė heqė Sollakun, ndėrsa Presidenti
ia kalon topin Parlamentit, kur deklaron se nėse Sollaku nuk ikėn, mund tė
ngrihen komisione parlamentare. E rėndėsishme ėshtė qė topi mos tė kalojė nga
opozita. Nė kėtė lojė 'e ka kush e ka', jo vetėm qė reforma nė drejtėsi nuk
po duket gjėkundi, por janė deformuar edhe Ekzekutivi, Parlamenti dhe
Presidenca, qė shpesh ėshtė e vėshtirė t'i dallosh nga njėri-tjetri.
Kryeministri ndonjėherė flet si president, p.sh., kur deklaron se Sollaku nuk
ėshtė mė ēėshtje e tij, ndėrsa Presidenti flet si kryetar i grupit tė PD-sė,
p.sh., kur thotė se Sollaku e ka humbur besimin e tij, ēka mund tė ketė
ndodhur vetėm kur Topi ishte kryetar i grupit tė PD-sė. I gjithė ky mishmash
institucional dhe politik buron nga procesi i deformuar i zgjedhjes sė
Presidentit, qė anashkaloi opozitėn institucionale. Shumica e konsideroi dhe
vazhdon ta konsiderojė zgjedhjen e Topit nė Presidencė si njė mundėsi pėr tė
kontrolluar pjesėn natyrore tė shtetit, duke anashkaluar opozitėn. Atė qė nuk
mund ta bėnte me Presidencėn e djeshme apo me numrat e sotėm nė Parlament,
shumica dėshiron ta arrijė nėpėrmjet Topit, tė cilin e konsideron tė
dėrguarin e saj nė Presidencė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, si kryetarja e
Kuvendit, ashtu edhe Kryeministri, vazhdimisht i kujtojnė Topit qėndrimin e
tij ndaj Sollakut kur ishte kryetar i grupit parlamentar tė PD-sė. A thua se
Topi, nėnkryetar i PD-sė dhe Topi President janė i njėjti entitet politik dhe
institucional. Pėr pasojė, Presidenca si institucion mori njė protagonizėm politik
dhe institucional qė shkon pėrtej natyrės sė saj kushtetuese, duke deformuar
vetė sistemin tonė parlamentar. Shumica i 'delegoi' Topit reformėn e
drejtėsisė pėr tė cilėn Presidenca nuk ka as stafin dhe as kapacitetet e
duhura. Por kjo nuk pėrbėn asnjė problem pėr sa kohė 'reforma' nuk nėnkupton
rikonceptimin e sistemit, por thjesht zėvendėsimin e disa titullarėve me tė
tjerė mė besnikė. Kėshtu, nė thelb tė reformės nė drejtėsi ėshtė procesi i
ngadaltė i zėvendėsimit tė 'socialistėve' me 'demokratė' tek institucionet
jashtė ekzekutivit. Marrja nėn kontroll e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė
(KLD), Gjykatės Kushtetuese, Gjykatės sė Lartė dhe nėpėrmjet Presidencės
marrja nėn kontroll edhe e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kjo na kthen diku aty
nga viti 1997, nė mos mė parė, ku me tė ardhur nė pushtet, herė nė emėr tė
reformės, herė nė emėr tė antiberishizmit dhe herė nėpėrmjet 'tė pavarurve',
Partia Socialiste vendosi nėn kontroll tė gjithė shtetin. Tė tjerat,
manipulimi i zgjedhjeve apo korrupsioni, ishin thjesht pasoja logjike tė
kapjes sė shtetit nė tėrėsinė e tij. Sot ndodhemi pėrpara tė njėjtit fenomen.
Nė errėsirėn qė shoqėrohet nga zhurma monotone e gjeneratorėve, nėn heshtjen
e njė shoqėrie tė paralizuar nga apatia, sistemi po bie qetėsisht. Deformimi
presidencial i Republikės sonė Parlamentare ėshtė thjesht njė akt nė kėtė
dramė qė nuk dihet edhe sa herė duhet ta shohim. Blendi KAJSIU Qe
politika te mos mbaje peng politiken "Komisioni
Shteteror per Verifikimin e Figures se Zyrtareve dhe Personave te tjere, me
vendimin nr. 2, date 11.5.1996 ka vendosur se kerkuesi Frrok Cupi nuk mund te
kandidohet per deputet ne zgjedhjet e vitit 1996, per shkak se figuron i
rregjistruar ne regjistrin model 1/1 me numer rendor 38". "Vendimin e
Komisionit Shteteror, kerkuesi (Prec Zogaj) e ka atakuar ne Gjykaten e
Kasacionit, ku ka parashtruar se eshte e vertete qe pa mbushur moshen 18
vjec, ne vitin 1975, ai ka firmosur nje dokument me anen e te cilit behej
informator i Sigurimit te Shtetit, por informatat qe ka dhene nga ajo kohe e
deri ne vitin 1983, kane qene te parendesishme dhe nuk kane demtuar persona
te tjere, ndersa nga viti 1983 e ka nderprere krejtesisht kete
veprimtari". Jane ekstrakte te
merra nga vendime te Gjykates Kushtetuese, me 23 dhe 17 qershor te vitit
1997, kur ky institucion drejtohej nga Rustem Gjata. Jane vetem dy nga
ankimimet e shumta qe bene zyrtare apo ish- te tille gjate viteve te
ekzistences se Komisionit per Verifikimin e Figures se Zyrtareve te Larte.
Ndersa aktualisht, Prec Zogaj eshte deputet i Kuvendit te Shqiperise, Frrok
Cupi ka mbajtur nje pozicion shume te rendesishem, ate te Drejtorit te
Pergjithshem te Agjensise Telegrafike Shqiptare (ATSH). "Ciftelia"
e kishte pranuar edhe publikisht faktin e te qenit si informator i Sigurimit
te Shtetit, pa i mbushur 18 vjec. Megjithate ai thote se "nuk ka marre
njeri ne qafe". Mund te jete e vertete, sic mund te jete edhe e sakte
alternativa tjeter se nuk ka ndonje dokument qe te provoje as ate qe thote "ciftelia",
por as edhe te kunderten e saj. Vetepranimi publik i "ciftelise"
duhej te ishte i mjaftueshem qe te linte politiken shqiptare te qete, aq me
pak te ulej ne nje karrike te Kuvendit te Shqiperise sot e kesaj dite, duke
bere moral edhe per kohen e diktatures sic eshte libri me i fundit
"Kufiri". Ceshtja
"Llulla" eshte disi me ndryshe. Si nje nga gazetaret dhe
publicistet me ne ze te post viteve '90, "llulla" ka arritur te
fshihet mire dhe asgje nuk do te ishte bere publike, nese nuk do te kishte
shfaqur ambicjet per tu bere deputet. edhe ai e rreshton vehten tek njerezit
qe i kushtojne nje rendesi te madhe moralit, por fatmiresisht qe deri tani ai
nuk ka mundur te gjeje hapesire ne vendet e Parlamentit, edhe pse nuk mund te
thuhet se ka patur poste shume te rendesishme ne administraten e larte
shqiptare. Ne te dy rastet e
mesiperme, Kushtetuesja i ka kushtuar rendesi te madhe faktit se "ishin
shkelur te drejtat e njeriut", duke iu mohuar ketyre personave te
drejten per tu zgjedhur. Duke ecur disa vite pas atyre qe cituan ne krye,
vijme ne ditet tona dhe ne temen e perhershme te politikes, hapjen e dosjeve.
Ka mendime por edhe kunder, ndersa te gjithe teorikisht, jemi ne nje mendje
se politika duhet te pastrohet, hierarket e saj nuk duhet te kete mekanzima
qe ti mbajne "peng" e keshtu me rradhe. Duke qene i sigurte se ky
shkrim do te lexohet, per kureshtaret duam te percjellim disa pseudonime qe
Sigurimi i Shtetit, u kishte ngjitur bashkepunetoreve te tij ne te gjitha
nivelet. "Corapja"
eshte nje ish- ushtarak, i cili prej mese nje dekade spikat jo vetem si
botues, por edhe analisto- opinionist i shume mediave vizive dhe ka
"namin" si shume i djathte. "Alfons Ballshi" eshte nje
tjeter perfaaqesues i spikatur i mediave, ka vetem pak kohe qe ka lene drejtimin
e nje gazete,e cila pas vitit 2005
duket sikur ka rilindur, te pakten duke gjykyar nga reklamat qe i jane shtuar
mjaft. "I vogli" eshte nje politikan karriere, aktualisht ka nje
post ministror ne kabinetin Berisha dhe eshte nga zonat verilindore te
vendit. "Dizenjatori" eshte nje hierark i larte i piramides
shteterore, me nje karriere thuajse 10 vjecare ne politike, por me nje sukses
te jashtezakonshem dhe te shpejte, duke qene lider i pakontestueshem, me
tradicion familjar te ekstremit te djathte, kategori shume e pasur.
Qukapiku eshte tashme nje ish- deputet nga e djathta ne Kuvendin e
Shqiperise, por aktualisht drejtor i nje prej agjencive te krijuara pas 3
korrikut 2005 nga qeveria shqiptare. Bastion i tij ka qene nje nga zonat ne
periferi te kryeqytetit, ku edhe sot e kėsaj dite konsiderohet lider i
padiskutueshem. Inxhinieri eshte nje politikan i spikatur karriere,
aktualisht eshte ne Kuvendin e Shqiperise si deputet i te majtes. Me heret,
ka qene minister ne disa dikastere te rendesishme dhe mban syze. Nje nga ish-
drejtuesit e Kuvendit te Shqiperise ne vite, mban nofken e vene nga Sigurimi
i Shtetit Ylli. Tashme eshte jashte rradheve te politikes aktive, por ka
nje peshe jo te vogel ideologjike ne rradhet e te majtes shqiptare.
Financieri pėrflitet si nje nga emrat me te cilet ka bashkėpunuar me
Sigurimin nje deputet ne Kuvendin e Shqiperise dhe madje minister ne nje
dikaster shume te rendesishem qe jo detyrimisht ne vitet e demokracise, ka
lidhje me nofken qe i eshte ngjitur. Nje ish- minister i djathte, i cili nuk
shquhet shume per penden e tij si publicist, eshte njohur ne regjistrat e
Sigurimit te Shtetit me pseudonimin Shkrimtari. Eshte perfaqesues i te
djathtes shqiptare dhe me heret ka punuar ne institucionet ideologjike te
ish- sistemit diktatorial. Bozhuri eshte nje perfaqesuesit me te spikatur
te gazetarise shqiptare aktualisht, drejtues i lajmeve ne nje nga
televizionet kombetare. Duke gjykuar nga mosha aktuale, rrugen e shėrbimit
ndaj atdheut permes strukturave te Sigurimit e ka nisur qe ne moshe te re,
edhe pse mjekra e sotme i jep pamjen e nje personi shume me te madh ne moshe.
Holta eshte nofka e njerit prej drejtuesve te Shoqerise Civile ne Shqiperi,
shume prane mediave. Ne nje periudhe te caktuar, emri i tij madje u pėrfol si
konsensual per postin e presidentit te vendit. Nje nga te afėrmit e tij,
eshte diplomat me pervoje dhe ne karriere ne politiken e jashtme te vendit
tone. Nje ish- deputet, diplomat me karriere te re, eshte i fshehur nen emrin
Profesori. Aktualisht perfaqeson Shqiperine ne nje shtet fqinj, duke qene
nje mbrojtes i flakte i te drejtave te shqiptareve qe jetojne e punojne
atje. Lista e diplomateve vijon me Dragoin, i cili aktualisht eshte
diplomat ne nje nga vendet e ish- Lindjes, por me heret ka qene drejtues i
nje partie te vogel qe ne shume raste identifikohej me emrin e tij, por duke
krijuar edhe konceptin e partive me nje furgon elektorat. Gjate viteve te
diktatures, ishte nje nga pendat me te spikatura te publicistikes, drejtues
edhe ne nje nga gazetat e pakta te asaj kohe. Tashme nen petkun e te
djathtit drejton nje te pėrditshme shqiptare, por edhe promovues i nje
fondacioni me emrin e nje politikani italian. Emri i tij ne Sigurimin e
Shtetit eshte Repsi. Nje nga polemizuesit me te njohur te shtypit shqiptar,
i cili mund te identifikohet si nje mbrojtes i flakte i tezes se
kristianizimit te Shqiperise edhe gjenetikisht permes pinjollėve te tjere
me te njėjtin mbiemėr maskohej aso kohe ne shenimet e Sigurimit te Shtetit me
emrin Fatosi. Imtesia e trupit te tij, mesa duket ka nxitur ne vendosjen e
kėsaj nofke. Nuk dihet nese vazhdon te shkruaje mire por Stilografi eshte
shume aktiv ne media si mbrojtes i myslimanizmit. Me heret, gjate viteve te
diktatures ka qene edhe diplomat i njohur, ne fillimet e demokracise ishte
nder themeluesit e pluralizmit. Tashme nje shkrim i tij, vlen nje polemike te
madhe ne shtyp. Nje deputet i Kuvendit te Shqiperise, figure e njohur e
pluralizmit shqiptar, politikan i lėkundur djathtas, ka nofken Murrizi. Nuk
dihet se pse eshte quajtur keshtu nga Sigurimi i Shtetit, por mbi koke nuk ka
shume lesh. Keto jane vetem disa
nga emrat e atyre, te cilet edhe sot e kėsaj dite jane aktive ne jeten
shoqerore por edhe ne politiken shqiptare. Opinionet, veprimet e mosveprimet
e tyre, kane nje peshe jo te vogel ne shoqerine tone. Kjo liste, e cila eshte
shume me e gjate dhe qe ne e disponojme, ka qellim vetem te nxise zbardhjen e
nje kapitulli te erret ne jeten e Shqiperise, por edhe te shume figurave
publike, te cilat te pakten moralisht, duhet te zhduken nga skena. Askush nuk
kėrkon ti burgose, ti penalizoje apo edhe ti demaskoje. Thjeshte te largohen,
duke mos iu lejuar te tjereve qe ti mbajne peng perjetesisht, pasi keshtu
mbahet peng hqiperia dhe ecja e saj pėrpara. Shume syresh, nga ata qe
Sigurimi i Shtetit i kooptoi me apo pa deshire, mendojne se gjurmet e tyre
tashme jane zhdukur, sidomos ata qe ne periudha te ndryshme te ketyre 17
viteve, mund te kene pasur akses ne arkiva. Asgje nuk eshte prekur, gjithēka
ekziston dhe do te ekzistoje. Mbi te gjitha, eshte akoma shume shpejt qe
memoria e njerėzve te humbase! Ne numrat e ardhshem, do te bashkėngjisim
prane Nofkave te vena nga Sigurimi edhe emrat qe i gjithe opinioni publik ti
njohe mekataret e pare qe nuk duan te shlyejne fajet! Redaksionale Kur
femra zgjidh dhe ngatėrron nyjet Do tė donim qė vlerat tė
ishin universale, tė paprekshme dhe sa herė tė flasim pėr to, ti
konsiderojmė si tė tilla, tė kėrkojmė perfeksionimin e tyre. Por, sa jemi tė
prirur tė rendim pas vlerave? Sa ėshtė i prirur njerėzimi ti kthejė kurrizin
antivlerave?. Pėr fatin tonė tė keq, nė kėto hapėsira vlera dhe antivlera
flenė nė njė shtrat, qėndrojnė karshi njėra- tjetrės pa u trazuar. Ndėrkohė
qė kjo dukuri shfaqet edhe nė vende tė tjera, mirėpo atje investohet pėr tė
shmangur mpleksjen mes tyre, ose i kthehet kurrizi ēdo antivlere. Besoj se duke u kapur fort
pas kėtyre dy nocioneve tė ndryshme, me kahe tė kundėrta, gjithkush do tė
mundte tė krijojė njė tablo tė qartė pėr shumėēka sillet rreth nesh. Ky
problem mund tė trajtohet nė disa rrafshe: nė atė sociologjik, psikologjik,
filozofik, historik, social, ekonomik etj, por gjithashtu mund tė trajtohet
edhe nga aspekti i politikės. Analiza nė kėtė rast duhet tė nisė, pikėrisht
aty ku pėrfundon mllefi, inati, ashpėrsia, konfliktualiteti, zėnkat, pra aty,
ku koncepti i tolerancės njerėzore dominon katėrcipėrisht ndaj urrejtjes. * * * Pavarėsisht, se tradita
ballkanike ka tregues negativė sa i pėrket inkurajimit tė femrės nė
vendimmarrje, megjithatė tek-tuk shfaqen zėra artikulues, qė e pranojnė
femrėn si partnere, dhe janė tė gatshėm tu hapin shtegun dhe ti besojnė
menaxhimin, qoftė edhe nė politikė. Plus nėse shtojmė edhe diktatin qė vjen
nga standardet gjasat pėr pėrmirėsimin e statusit tė grave nė shoqėri janė
shpresėdhėnėse. Dikush nga ne mund tė thotė: rroftė perėndimi qė vendos
sanksione ndaj burrave kapadai! Tė them tė drejtėn ky gjykim ėshtė i cekėt
dhe aspak i argumentuar, sepse pikėsėpari ēdo femėr duhet tė dijė tė
reflektojė dhe tė ketė njė objektiv tė caktuar. Sepse ndodh rėndom se mund tė
futėsh hundėt nė politikė, apo tė marrėsh pėrsipėr tė jesh nė krye tė punėve
nė njė ndėrmarrje, fondacion, universitet, nė qeveri dhe e katranos fare.
Mund tė ndodhė edhe mė e keqja: krekosja dhe mbivlerėsimi mund tė na marrė nė
qafė pėr gjithė jetėn. Nė kushtet aktuale ėshtė vėshtirė tė vendosen pikat
mbi I, apo tė merret njė pėrgjegjėsi kaq e madhe, nėse me vetėdije nuk e
pranon ndėrhyrjen kirurgjikale pėr tė hequr nga trupi djallėzinė dhe
inatin. Ndonjė syresh mund ta hedhė vėshtrimin tek karizma e njė femre, e
cila merret si model pėr tė zbutur klimėn e ashpėr shoqėrore, apo egėrsinė e
politikės ditore. Do tė pajtohesha, por vetėm nėse e hedhim vėshtrimin pėrtej
ngjarjeve qė pushtuan sė fundmi ngjarjet nė parlament. Por, nėse do ta gdhija
dhe tė ngrysesha duke ēuar nėpėr mend shiritin e ngjarjes, apo tė
pasngjarjes, bashkė me inatin e burrave fle pa u trazuar edhe inati,
djallėzia dhe intriga e femrave politikane. Pa dashur, aspak ta pėrjashtoj veten
nga familja qė i pėrkas, megjithatė besoj se mund tė ecet nėpėr rrugėn e
vėshtirė tė politikės, edhe pa inate. Kam bindjen se kjo ėshtė rruga mė e
mirė pėr tė mos rėnė nė kurthin e djallėzisė, smirės, intrigės. Nė kėtė
mėnyrė, krijojmė njė raport tė drejtė me veten tonė dhe sė dyti promovojmė
qoftė edhe dhunshėm, tolerancėn dhe mirėkuptimin. Por, siē duket disa tė
sojit tonė, pėr tė ngjitur shkallėt e karrierės orientohen drejt inateve,
frustacioneve, paranojave, steriotipeve, intrigės, pse jo dhe djallėzisė. Nė
kėtė kuptim, me shumė keqardhje konstatoj se ngjarja e fundit nė parlamentin
e Maqedonisė, mori njė tjetėr rrjedhė. Ndodhi ajo qė nuk duhej tė ndodhte.
Femra mori pėrsipėr tė ndryshojė, jo vetėm shkakun e ngjarjes, por nė mėnyrė
inatēore, mori pėrsipėr interpretimin e pasojave nė mėnyrė intriguese. Nga
kjo pikėpamje, mė duhet tė them se inati, intriga dhe djallėzia pėr njė
moment asgjėsuan tė gjitha aftėsitė tona gjinore pėr tė gjykuar nė harmoni tė
plotė, me atė edhe pėr tė cilėn mburremi, tolerancėn, mirėsinė, urtėsinė,
delikatesėn, durimin etj.. * * * Gjithsesi pėr ta ngjyrosur
sadopak kėtė grintė tė hirtė, besoj fuqishėm nė aftėsitė dhe kapacitet e asaj
kategorie tė ashtuquajtur delikate, pjesė e sė cilės jam edhe unė. Nga ana
tjetėr, jam optimiste se akrepat e orės (faktori kohė) do na bėjnė tė shohim
femra tė arrira, tė afta, qė nuk pranojnė tė manipulohen, nuk bėjnė
kompromise pėr interesa madhore, qė e shohin luftėn e bėrrylave si njė sfidė,
nė pėrplasje me tė cilėn mund tė dėshmojnė vetėm kapacitete, ndershmėri, tė
cilat afrojnė shenja barazie nė raportet mes burrave dhe grave nė
vendimmarrje. Por, kjo nuk do tė thotė se sahati pėrcakton ēastin, se kur
mund tė ndodhė shembja e kėshtjellės qė ruhet dhe komandohet nga gardianė
burra dhe tė nisė njė epokė e re; ajo e ndėrtimit tė njė shtėpie me kolorit
ngjyrash. Nga ky kėndvėshtrim, pjesėmarrja e gruas nė vendimmarrje nuk ėshtė
thjeshtė ēėshtje imazhi, por ngadalė nis dromcimin e asaj qė quhet antivlerė
nė njė shoqėri tė ngarkuar me steriotipe dhe paranoja. Por a jemi tė gatshėm
ne si shoqėri qė tė ndryshojmė raportet nė pėrpjesėtim tė drejtė? A ėshtė e
gatshme femra qė tė marrė pėrsipėr qė tė ndreqė gabimet, qofshin ato edhe tė
burrave tė lavdishėm? A mund tė jetė njė grua aq e aftė qė tė posedojė
kapacitete qė qetėsojnė gjakrat nė politikė, apo tė marrė pėrsipėr rolin e
moderatorit nė planin global? Pėrgjigja gjendet nė fondin e shteteve mė
pėrparimtare nė botė, ku historia nuk ėshtė pėrrallė, por njė e vėrtetė qė tė
shpon sytė. Gra tė mėdha,si Margaret Theēer, Madlen Olbrajt etj, dėshmuan se
politika dhe vendimmarrja nuk janė salltanete vetėm tė pashallarėve
(burrave), por pėrgjegjėsi dhe aftėsi , tė cilat mund tė ndahen fare mirė
edhe me femrat. Jam e bindur se kėto gra dhe tė tjera qė nuk i pėrmend dot tė
gjitha i kanė ngjitur shkallėt e karrierės duke u ulur nė krye tė punėve tė
botės, jo thjeshtė si rezultat i sharmit, egos, apo karizmės sė tyre, por nė
sajė tė aftėsive, dijeve, botės se tyre tė madhe pėr tė kuptuar drejt dhe
saktė proceset, pėr tė zgjidhur nyjet e ngatėrruara keqas. Tė mos shkojmė aq
larg dhe tė afrohemi nė shtėpinė tonė, e cila nxori nga shtrati perlėn e
humanizmit nė botė, nėnė Terezėn. Pa diskutim, ajo mbetet statujė e gjallė e
vlerės universale. Kjo nėnė e madhe, e mbarė njerėzimit ishte shembull i
dashurisė dhe dhembshurisė qė ka femra ndaj njerėzimit, jetės, sėmundjeve,
fatkeqėsive etj. Nuk mund tė mos pėrmendet njė tjetėr femėr e madhe, por e
njė fushe tjetėr, Inva Mula, ambasadorja e kulturės shqiptare, e cila po
vėrteton mė sė miri se talenti, suksesi, vlerat dhe pėrvoja nuk u pėrkasin
vetėm burrave. Kėta shembuj janė mė domethėnėsit, por rritja e numrit tė
femrave aktive nė tė gjitha fushat, po na bind gjithnjė e mė shumė se femra
po e gjen vendin e saj, po merr atė qė i takon nė kėtė botė maskiliste, duke
treguar se vlerat ruhen dhe perfeksionohen, performohen mė tej nėse edhe
femrat janė nė timonin e proceseve. Nga ky kėndvėshtrim me tė drejtė shtrohet
pyetja; po femrat tona, kryesisht ato politikane sa kanė tė pėrbashkėt me
kėtė grup? Ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė pjesė e femrave, tė pozicionuara
mire nė politikė ngarkohen me fustracione, gjė qė i pengon pėr tė qenė tė
gatshme tė marrin pėrsipėr promovimin e vlerave dhe shkapėrderdhjen e tė
kundėrtės. Dhe mė keq akoma, nėse femra e avancuar nė poste tė rėndėsishme,
bie pre e arrivizmit, abuzimeve tė politikės ditore sa arrin tė keqpėrdorė
dobėsinė femėrore, nė interes tė tė pavėrtetave. Adelina LILI Spiunet
dhe morali Mė 1 maj tė vitit 1979, Fatos
Lubonja ishte i ndryrė nė njėrėn prej qelive tė Burgut tė Tiranės, duke
pritur fatin e tij tė mėtejshėm. Vetėm njė vrimė e bėrė nė kartonin e portės
sė qelisė ishte komunikimi i tij me jetėn normale. Tė tjerat ishin hetuesit, marrja
nė pyetje pėr gjėra, qė as nuk i kishte bėrė dhe qė as nuk mund ti bėnte,
pagurja e shurrės dhe ankthi pėr jetėn. Ne vetėm mund ta marrim me mend
Fatosin, ndėrsa rri dhe dėgjon daullet e festimeve tė 1 Majit, tė cilat
shkonin larg. "Nė cepin tjetėr tė qytetit", thotė Tosi nė njėrin
prej librave tė tij mė tė njohur (Ridėnimi, Pėrpjekja). "Nė cepin tjetėr"
tė qytetit tė tij tė lindjes ėshtė njėsoj sikur tė thotė "nė njė botė
tjetėr", nė njė botė qė nuk u pėrkiste atyre, qė pėr ditė, pėr ēdo orė,
pėr ēdo minuta prisnin me ankth nėse do tė ishin mė nė kėtė jetė apo jo. Ai
dhe shokėt e tij ishin, me pak fjalė, vetėm, fare vetėm, pėrballė marrėzisė
vrastare. Dhe ka shumė gjasė qė tė ndjehen sėrish vetėm. Pak ditė mė vonė dy
gazetarė, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho pėrfunduan tė pushkatuar, tė
tjerėt, tė ashtuquajtur "anėtarė tė grupit revizionist tė majtė",
morėn dėnime tė rėnda. Shumė libra janė shkruar pėr atė kohė tė absurdit tė
pėrgjakur. Kujtime, dėshmi, dokumente, dosierė janė hedhur mbi letėr duke u
kujtuar pasardhėsve se nė ēfarė vendi kanė lindur e po rriten, se cili ėshtė
njeriu nė dukje i mbarė, qė e has pėrditė nė rrugėn tėnde, apo nė dyqanin ku
ble ushqimet, se si mund tė shpėrfytyrohet ndonjėri pėrballė dhunės sė egėr.
Shumė prej tyre nuk i pėrmendin emrat e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit. Libri
i Lubonjės dhe ndonjė tjetėr bėjnė pėrjashtim. "Atyre bashkėvuajtėsve tė
pėrmendur qė ngjarjet e pėrshkruara u kujtojnė brengė - dhe vetėm atyre - u
kėrkoj ndjesė", shkruan autori, qė me sa duket, ėshtė menduar disi gjatė
pėrpara se tė vendosė tė botojė listėn e gjatė tė taborit tė dėshmitarėve tė
rremė, qė luajtėn rolin e fiksuar prej Sigurimit. Kjo mėnyrė e tė thėnit tė
gjėrave, ka qenė njė nga tė parat "hapje tė dosjeve" nė Shqipėri. E
drejtė, pa dredha, pa u ndikuar prej askujt, e ashpėr sa vetė e hidhura e
asaj kohe. Por e ndershme. Ndėrsa Lubonja dhe ndonjė tjetėr hapnin dosjet,
duke u thėnė tė tjerėve kalvarin e vuajtjeve, por edhe tė spiunllėqeve, edhe
politika u kujtua se duhet tė bėjė ndonjė gjė, nė njė kohė qė e gjithė Evropa
Lindore ishte pėrfshirė nga njė diskutim i ethshėm: Tė hapen, apo tė mos
hapen dosjet? Pėr ta kuptuar mė mirė se ēfarė lloj qenieje mund tė ishte
njėri prej llojeve tė shumta tė atyre qė dėrgonin njerėzit prapa hekurave le tė
citojmė njė pjesė tjetėr nga "Ridėnimi". Ėshtė fjala mbrojtėse e
Fadil Kokomanit. Ai mė kot i flet trupit gjykues, duke i shpjeguar se cilėt
njerėz kishin marrė pėr tė dėshmuar nė favor tė akuzės absurde.Ky brumė tė
ashtuquajturish njerėz, qė pėrbėnte gjatė kėtij gjykimi skuadrėn e
gatishmėrisė spaēiane tė dėshmitarėve, nuk ka kolonė stabėl, si nė mendim,
ashtu edhe nė pasion. I ndodhur nė rrethanat e presionit tė mė tė fortit, ai
dorėzohet dhe merr trajtėn qė i jep ky. Ata nuk janė tė aftė tė jetojnė me
nder. Por vijnė nė burg dhe pa teklif shėtisin birucave e u dalin dėshmitarė
kujtdo, njohur e panjohur. Kėta njerėz tė spostuar nga morali njerėzor, pjesa
dėrrmuese e tė cilėve, siē po mė zbresin tani nė kujtesėn time, bėjnė pjesė
nė korporatėn spaēiane mė tė fėlliqur qė ka parė kombi ynė, kėta shpifės
shtatanikė tė kėsaj shoqate gėnjeshtarėsh qė i kanė bėrė sfidė mu nė hundė tė
komandės ushtarake spaēiane racės njerėzore, natyrshmėrisė fiziologjike dhe
biologjike tė saj, kėta "lumpen" merren nė konsideratė hetimore pėr
tė dėshmuar pėr ekzistencėn e njė organizate revizioniste, qė nuk ka
ekzistuar e nuk do tė ekzistojė kurrė nė kampe e burgje. Ata kurdisen si
kukullat e Obrazovit, me njė lehtėsi tė ēuditshme dhe si figurantė aktorė -
nganjėherė pėrpiqen edhe me gjestikulacione - thonė e gugasin tekstin e
rregulluar paraprakisht. Dhe kjo vjen, siē e thamė, se kėta janė elementė pa
kritere shoqėrore, politike, qė madje edhe Darvini i madh, po qe se do ti
amnezonte nė ndonjė kategori tė luftės midis llojeve prehistorike, nuk do ti
fuste dot nė kuadrat tė tabelės sė tij shkencore kategorizuese tė kafshėve.
Brendia e kėtyre kufomave politike, e kėtyre, sallamexhinjve tė Lui
Bonapartit ėshtė: Po tu hedhėsh nga njė copė sallam, ata bėrtasin "Da
zdrasvujt imperator!", e, po qe se nuk i hedh ata ēirren "A basso
limperatore!". Dhe kjo shpjegohet, pse, siē thotė edhe filozofi i
Greqisė sė Lashtė, Epikuri, kėta apendisė tė shoqėrisė njerėzore ēdo gjė, nė
tėrė qenėsinė e tyre, e bazojnė jo nė dije dhe as nė emocion, por nė
gradacionin mė primitiv qė prezanton elementi njeri dhe pikėrisht nė
impulset, nė dėshirėn pėr tė prodhuar ekstremente, nė afektuozitetin
kafshėror. Pak ditė mė vonė, pas kėsaj fjale Fadil Kokomani, Vangjel Lezho
dhe Xhelal Koprencka u pushkatuan. Spiunėt qė ndihmuan qė ti kallin nė varr
tė pafajshėm vazhduan jetėn tė qetė duke u kėnaqur me "prodhimin e
ekstrementeve", sikurse thotė gazetari fatkeq. Pėr ata qė nuk e dinė, e
tillė ishte raca e spiunėve, e atyre, qė me sa duket kanė depėrtuar edhe nė
sektorė tė rėndėsishėm tė vendit. Tė paktėn kėshtu ėshtė thėnė shumė herė nga
eksponentė tė sotėm tė politikės. Tani, qė ka dalė edhe njė herė nė skenė
rishikimi i kėsaj ēėshtjes sė dosjeve, dalin njėherazi edhe njė sėrė
pikėpyetjesh. Para se ti parashtrojmė ato duhet thėnė se sa mė shumė tė
kufizohet pjesėmarrja e kėsaj lloj race nė shoqėri, aq mė mirė ėshtė pėr
vendin dhe pėr tė ardhmen e tij. Kjo ėshtė alfa nga duhet nisur diskutimi.
Pikėpyetjet qė lindin natyrshėm janė tė tipit: Pėrse dhe kush ka lejuar qė
njerėz tė tillė, apo tė ngjashėm me ta, tė depėrtojnė deri nė maja tė
pushtetit qendror apo lokal? Si shpjegohet qė kjo temė del nga sirtari sa
herė qė vendi kalon situata jo edhe aq tė qėndrueshme politike? Pėrse ky
vend, jo vetėm nga pikėpamja ligjore, sepse kėshtu ėshtė shumė kollaj qė
ēėshtja tė mbetet nė letėr sikurse duket qė ka mbetur, por edhe nga pikėpamja
morale, e frymės sė pėrgjithshme nuk arrin dot ti shporrė kėtė lloj
"sallamexhinjsh"? Pastaj, cilėt janė ata qė verifikojnė figurėn e
njėrit apo tė tjetrit? Mos janė edhe ata tė molepsur nė histori tė tilla? Po
ata vetė kush i verifikon? Shumė pyetje pėr njė temė tė vetme, por sigurisht
pėr njėrėn prej mė tė vėshtirave qė pėrjeton Shqipėria. Dosjet tė hapen deri
mė njė, kjo nuk ka mė nevojė pėr diskutime tė tepėrta. Por tė hapen sipas njė
sistemi qė nuk do tu lejojė mė spiunėve dhe dallkaukėve qė tė manipulojnė me
to, aq mė shumė tė pėrfitojnė pėr qėllime presioni apo pushteti dhe rruga mė
e mirė ėshtė "demokratizimi" i tyre. Ėshtė thėnė e stėrthėnė se
sikur tė hapeshin pėr kėdo do tė krijoheshin trazira apo probleme sociale apo
tė rendit. Nuk ėshtė bash ashtu. Sikur e vėrteta tė dalė nė shesh, sado
dhimbje tė shkaktojė, aq mė shumė do tia forcojė moralin dhe, pse jo, edhe
pendesėn kėtij populli qė ende nuk ka kėrkuar falje pėr marrėzitė e tij dhe
tė liderėve qė mbajti mbi krye. Dhe falja mė e mirė, ajo mė e fundit, ajo mė
e pėrkora duhej tė ishte shporrja e mendėsisė diktatoriale, e rendjes
haluēiante dhe e brohoritjes sė liderit tė partisė, e kultit tė individit, e
vėnies sė partisė mbi gjithēka, e tė luajturit tė zullumqarit tė patėkeq nė
emėr tė politikės, e largimit nga ideja se kush nuk mendon si unė ėshtė
armiku im. Kėto nė Shqipėri ende nuk kanė ndodhur, pėrkundrazi nė disa raste
edhe janė thelluar mė tej, dhe kėshtu qė, i hapėm apo nuk i hapėm dosjet,
kush i hapi dhe si i hapi do tė mbetet vetėm njė pikė mė shumė nė debatin
politik, por jo njė ndjesė kolektive, pėr njerėzit qė pėrballuan skėterrėn
duke mbajtur kryet lart. Fatos BAXHAKU Pėr
njė strukturė tė debatit shqip Kėto ditė mė ka rėnė shpesh
tė debatoj verbalisht, nė gazeta apo media pėr ēėshtje nga mė tė ndryshmet,
kryesisht ato qė lidhen me arsimin e lartė meqenėse janė dy rrethana, tė
cilat pėrkojnė nė kėtė periudhė: ėshtė fillim viti akademik dhe nga ana
tjetėr bashkė me kolegė tė tjerė pedagogė jemi tė pėrfshirė nė aventurėn e
gėzueshme tė Universitetit Europian tė Tiranės. Nga replikat me gazetėn
Shekulli, tek gazeta SHQIP, nga debati nė Top Show, tek debatet informale nėpėr
korridore fakultetesh, nga debati nė tavolinė tek telefonatat e gjata e
tensionuese, njė gjė tė bėn pėrshtypje: gjithandej tė njejtat debate mes
shqiptarėsh. Edhe pse tė ditur dhe tė nderuar, edhe pse me pozita apo me
pozicione publike, edhe pse me shkollim dhe kontribut profesional tė madh, tė
gjithė jemi tė infektuar me tė njejtat simptoma. Nėse do t'i kualifikonim,
disa prej kėtyre simptomave mė frekuente janė: Sė pari, i gjithė debati apo
replikat, janė tė orientuara nga parimi qė njė miku im e quan "kush je
ti, kush jam unė". Duke e personalizuar debatin deri nė kėtė farė feje,
nė sipėrpėrfaqe dalin autorėt dhe nė thellėsi zhytet tema dhe argumentat. Mė
shumė se sa replika apo debate pėr tė evidentuar tė gjithė anėt e ēėshtjes
kėto debate shndėrrohen gjithmonė e mė tepėr nė njė listė sharjesh pėr
tjetrin, avantazhesh pėr veten. Me sindromin "kush je ti, kush jam
unė", nuk bėhet gjė tjetėr vetėm riprodhohet "Shqipnia e
tavolinave" nė Shqipninė e medias dhe debatit publik. Sė dyti, defekti i madh
njėrėzor qė prej sa ėshtė krijuar "polis-i", qė antikėt e patėn
argumentuar "ad - hominen", pra zhvlerėsimi i argumentit dhe
debatit vetėm nisur nga autori i debatit, idesė apo alternativės, nuk ėshtė
gjė tjetėr veēse njė fazė paraqytetare. Kjo i heq debatit thelbin e ēėshtjes
dhe zhvendos atė nė njė fushė ku subjektiviteti ndėrpėrsonal nuk ka fund dhe
nuk ka anė. Paragjykimi apo mė saktė ushtrimi i shprehjes aq sinjfikative tė
SHBLSH-ave, "U BONE TI!", ėshtė njė nga teknikat sesi debati
shkatėrrohet krejtėsisht. Sė treti, pėrgjithėsimi dhe
totalizimi i fenomeneve apo futja nė njė bashkėsi tė vetme e tė gjithė
aktorėve ėshtė nė fakt njė nga trashėgimitė tė ndyra qė na ka lanė politika
nė debatin publik. "Tė gjithė janė tė korruptuar", "tė tė
gjithė abuzojnė", "tė gjithė shesin diploma" apo "tė
gjithė japin diploma falas", ėshtė njė nga ushtrimet me perverse tė
fjalės publike. "Tė gjithė" nuk ekziston: ka njė apo disa probleme,
ka njė apo disa bartės tė tyre dhe tė gjitha kėta kanė emėr, adrese, logo.
Pėrgjithėsimi dhe e folura "en block" ėshtė shkatėrrimtare pėr
debatin publik nė kėtė vend. Sė katėrti, ēėshtja e
kompentencės dhe inkompetencės dhe debate tė tilla janė ngatėrruar aq keq me
njėra tjetrėn sa mezi dilet matanė. I atribuhet njė prentendimi i paqenė njė
fushe apo njė sektori, nga dikush jashtė sektorit, i atribuohet njė tipar apo
kėrkesė llogarie, qė jo vetėm sensi i pėrgjthshėm nuk e parasheh, por as edhe
ligji apo norma formale nuk e kėrkon. Tė gjithė dalin jashtė sinoreve tė
tyre, gazetarėt prentendojnė ato qė normalisht i takojnė njė specialisti apo
njė personi tė ngarkuar me kėtė pune nga shteti apo ente tė tjera.
Imkompetenca i ngatėrron punėn keq. Kjo pa i hequr gjithnjė tė drejtėn
pėrfaqėsuesve tė opinionit publik, gazetarėve apo grupeve tė tjera tė interesit
tė mund tė artikulojnė shqetėsime tė pėrgjitshme tė opionionit publik rreth
mbarvajtjes sė shoqėrisė sonė. Kėtu rendita shpejt e shpejt
disa tema dhe argumente tė debatit tė munguar publik nė kėtė vend, por njė
gjė ėshtė e qartė gjithaq: asnjė ēėshtje publike nuk mund tė avancojė pėrpara
pa njė debat real dhe asnjė debat real nuk mund tė jetė efektiv pa qenė njė
debat logjik dhe i normuar. Henri CILI "Ekonomia"
e shkollimit "Tė lulėzojnė 100 lule,
tė hapen 100 shkolla", duket si njė shprehje e thėnė pikėrisht pėr tė
portretizuar situatėn e lulėzimit tė shkollave nė Shqipėri. Ēdo vit mbijnė
shkolla tė reja private dhe publike dhe prindėrit paguajnė nga
"asgjė" deri nė dhjetėra mijėra euro nė vit pėr shkollimin e
fėmijėve tė tyre, pa pėrmendur numrin e konsiderueshėm qė i drejtohet
shkollave jashtė vendit. Zhvillimi i sektorit privat nė arsim sigurisht
pėrbėn njė zhvillim pozitiv. Presioni i lartė nga krahu i
kėrkesės pėr shkollim (gjithkush duket se kėrkon tė shkojė nė shkollė) ka
krijuar terrenin e pėrshtatshėm pėr lulėzimin e shkollave tė reja dhe
zgjerimin e kapacitetit tė tyre, pavarėsisht nga kosto financiare qė duhet tė
pėrballohet prej atyre qė kėrkojnė tė arsimohen. Prirja e pėrgjithshme sot
ėshtė qė gjithkush tė zotėrojė njė diplomė shkolle, sidomos tė shkollės sė
lartė, pavarėsisht sa kushton dhe pavarėsisht nga pėrmbajtja e kėsaj diplome.
Pėr pasojė edhe disa vite biznesit i ngritjes dhe drejtimit tė njė shkolle do
tė jetė njė biznes fitimprurės. Lulėzimi i shkollave pritet tė ketė efekte
pozitive si nė shtimin e numrit tė tė shkolluarve, ashtu edhe nė rritjen e
konkurrencės sė ofertave tė shkollimit. Megjithatė duhet mbajtur parasysh qė
kemi tė bėjmė me njė shėrbim tė njė natyre tė veēantė. Arsimimi ėshtė njė
shėrbim/investim qė ofrohet sot me rezultate pas shumė vitesh. Pėr mė tepėr,
rezultatet e kėtij investimi kanė ndikim nė ardhmėrinė e vendit. Si i tillė
biznesi i shkollimit nuk mund tė trajtohet thjesht njė veprimtari ekonomike.
Investimi nė arsim ėshtė i tillė qė nuk mund tė tolerojė "kthim
negativ" pėr shoqėrinė. Dhe kėtu shqetėsimi pėrqendrohet kryesisht nė
cilėsinė e arsimimit nė shkollat publike e private. Shkollat publike, sidomos
nė nivel universitar, pėr shkak tė njė tradite, qoftė edhe tė cekėt, njė
numri tė konsiderueshėm pedagogėsh dhe studentėsh kanė tė siguruar njė cilėsi
tė caktuar pėrgatitjeje tė forcės sė ardhshme tė punės. Megjithatė, kėto
shkolla mbeten tė shkėputura nga tregu i punės, zotėrojnė njė infrastrukturė
tė dobėt, vuajnė disiplinėn e dobėt dhe pse jo kanė prodhuar tė diplomuar
fiktivisht. Rezultati ka qenė njė cilėsi e dobėt e forcės sė punės qė
pasqyrohet nė prapambetjen e pėrgjithshme ekonomike por edhe shkencore qė ka
Shqipėria. Reformimi dhe disiplinimi i shkollave publike ėshtė mėse i
domosdoshėm dhe urgjent. Pavarėsisht difekteve qė ka sistemi shkollor publik
edhe pėr mjaft kohė nuk do tė konkurrohet dot prej atij privat. Nė sistemin
privat pėrparėsia kryesore mbetet infrastruktura mė e zhvilluar arsimore.
Pėrsa i pėrket kurrikulave, cilėsisė sė mėsimdhėnies dhe disiplinimit tė
procesit mėsimor, duket se problemet janė tė njėjta me atė shtetėror, me
pėrjashtim tė faktit qė kėto probleme janė tė pranishme nė njė numėr shumė mė
tė vogėl nxėnėsish/studentėsh. Kjo ul propabilitetin e pėrgatitjes cilėsisht
mė tė mirė se sa shkollat publike. Deri mė sot lulėzimi i shkollave private
mund tė ketė kontribuar nė lehtėsimin e presionit sasior pėr pjesėmarrje nė
shkollat publike. Ėshtė ende herė tė themi se i kanė konkurruar cilėsisht
kėto tė fundit. Ndėrsa kėrkesa e lartė pėr shkollim do tė ruajė njė marzh
fitimi jo tė vogėl pėr kėdo qė do tė jetė i pėrfshirė nė "biznesin e
shkollimit". Rregullatori i kryesor nė kėtė process "lulėzimi"
do tė jetė tregu prej tė cilit do tė fillojė tė formėsohet edhe oferta e
fuqisė punėtore. Megjithatė, ky rregullator do tė veprojė nė periudhė
afatgjatė. Janė autoritetet shtetėrore ato qė duhet tė shpejtojnė procesin e
rregullimit nėpėrmjet ndėrhyrjes reformuese si me forcimin e institucioneve
tė akreditimit, kontrollit tė cilėsisė mėsimdhėnėse, zhvillimit tė shkollave
profesionale, disiplinimit tė procesit mėimdhėnės etj. E megjithatė, tregu
dhe qeveria nuk janė tė mjaftueshme pėr tė siguruar zhvillimin cilėsor.
Reformimi duhet tė ndodhė nė mentalitetin e pėrhapur pėr tė pasur me ēdo
kusht njė diplomė, pavarėsisht nėse diploma sigurohet me tė mėsuar apo me
mjete tė tjera. Sa kohė ky mentalitet ėshtė i pėrhapur, kėrkesa pėr shkollim
do tė tejkalojė frikshėm ofertėn, duke bėrė tė lulėzojnė shkolla qė nė fakt
shėrbejnė si shitore diplomash. Albert Vataj A ju
kujtohet Vjedhja e thesarit!?... Askush deri mė sot nuk ėshtė
vėnė nė bankėn e atė akuzuarve as nuk ka dhėnė llogari para drejtėsisė pėr
atė hajni sa tė bujshme aq dhe misterioze. Sikur kjo ngjarje tė kishte
ndodhur (tė paktėn para njė shekulli), me siguri qė do tė ishte kthyer nė njė
anekdotė: E pra kjo ka ndodhur nė fillimin e shekullit tė ri! Fenomeni i lartpėrmendur ka
ndodhur nė kohėn kur nė krye tė Qeverisė drejtonte zoti Ilir Meta,dhe
shteti drejtohej nga z. Rexhep Mejdani. Nė pamundėsi me zbuluar hajdutėt, u
ndėrtua njė skenar qesharak duke krijuar njė alibi absurde: Thesarin e
paskeshin grabitur ca fshatarė me gomarė, dhe ndonėse thesari ishte i mbyllur
nė tunel tė betonuar dhe me porta tė hekurta, gjithėsesi, gomarėt tė paisur
me blindshpuesa tė fuqishėm na paskeshin depėrtuar deri nė thellėsi tė
tunelit, duke u vetėngarkuar me thesarin e shtetit, ose e thėnė mė shqip,
me djersėn dhe gjakun e njė Populli ndėr mė tė varfėrit e botės. Tashti vetvetiu na lind
pyetja, ēfarė do tė kishte ndodhur sikur kabineti qeveritar (i lartpėrmendur)
tė ishte drejtuar nga Krye-demokristiani Nard Ndoka? U detyrova ta bėj kėtė
analogji edhe pėr disa arsye tė tjera, dhe konkretisht, sepse Partia
Demokristiane ėshtė pėrdorė, vetėm si Dekor pėr ti hedhur pluhur syve,
Amerikės dhe Europės. Do tė mjaftonte shembulli qė do tė citoj mė poshtė, pėr
tė shuar kurreshtjen e ēdo lexuesi: Nė vitin 2000, nė zgjedhjet e Pushtetit
Lokal, Partia Demokristiane (Dega Shkodėr), fitoi, afėrsisht 10.000 vota,
duke u rreshtue forcė e tretė politike. Xhelozia e dy forcave tė mėdha
politike P.D + P.S., nuk la gurė pa lėvizuar kundėr saj, dhe kjo u manifestua
nė mėnyrė tė hapur, pas njė viti, dhe pikėrisht nė zgjedhjet parlamentare tė
vitit 2001. Do tė citoj dy deklarata tė bėra gjatė kėsaj fushate nga dy
liderėt e P.D-sė dhe tė P.S-ės pėr Degėn e Shkodrės, zotit, Astrit Bushati
pėr (P.D.-ėn) dhe Shoku Ndrekė Ruka (pėr P.S.-ėn): zoti Bushati deklaron: -
Partinė Demokristiane nuk e njohim fare. Ndėrsa, shoku Ruka, shprehet
Partia Demokristiane ėshtė Parti fantazėm! Tė dyja deklaratat janė dhanė nė
T.V. Rozafa, ose nė T.V. Shkodra. Kėtė veprim e kam denancuar nė shtyp,
por, asnjė efekt nuk ėshtė ndjerė, dhe kjo, (sipas mendjes sime) pėr vetė
faktin se nė Partinė Demokristiane, kishte interferuar Partia Demokratike,
duke i kthyer Demokristianėt nė vasalė tė bindur. Ngjarjet e fundit, dhe
paftyrėsia e mediave qendrore, tė cilat mė shum se njėherė, dhe me njė
(djallėzi fare tė dukėshme) e cituan kėtė forcė politike si Parti Katolike!
Ju kujtoj gazetarėve tė dalun
nga inkubatori i xhaxhi Enverit, se, nuk ekziston nė botė ndonjė Parti apo
shtet Katolik, me pėrjashtim tė Vatikanit (Qytet Shtet). Hadutėt le tė
dėnohen por askush mos tė mendojė se do ta lėkundė Partinė Demokristiane nga
pozicioni i saj, apo nga misioni i saj Vizionar Europian. Ēdo keqdashės
duhet ta dijė se Bota Demokratike i ka vendosur monitorėt nė ēdo cep dhe
askush nuk mund tė fshihet... Ata qė kėrkojnė ti bėjnė
kurthe kėsaj Partie, do tė bien vetė nė kurthen e tyre. Partia Demokristiane
ēdo ditė do tė forcohet, nga baza nė Piramidė, dhe elektorati i saj ēdo
ditė do tė rritet dhe do tė ndėrgjegjėsohet pėr misionin historik qė nga
dikton koha. Askush mos ta gėnjejė vehten pėr ta pėrdorė P.D.K ėn si
fasadė ndaj Europės, e aq mė pak, si Tabelė qitjeje, siē pėrdorė e majta,
Partinė Komuniste... Partia Demokristiane
Shqipėtare do tė jetė pėrfaqėsuese e denjė e QENDRĖS SĖ ARTĖ nė politikėn
shqiptare, dhe njė amortizator i fuqishėm nė evitimin e perplasjeve tė
ekstremeve qė vijnė nga tė dy krahėt. Urojmė qė forma e Ligjit, ti
kushtojė mė shum vėmendje luftės ndaj Peshkaqenve se sa, asaj ndaj
gjuhcave e llogjave. (M.B.). Ka patur ndonjė personalitet tė zgjuar i
cili e ka quajtur Partinė Demokristiane, Parti fshatarėsh apo malcorėsh.
Pėrfitoj nga rasti tju kujtoj se, pushkėt e malėsorėve, - Dedė Gjon Luli,
Isa Buletini, Gjin Pervizi, dhe pendat e arta tė Gjergj Fishtės, Ndre
Mjedės, Fan Nolit, e deri te Ambasadori i Letrave Shqipe Martin Camaj, tė
gjithė ishin me prejardhje fshatare e malsore, e po tė mos ishin ata
kolosė, e shum (fshatarė tė tjerė), nė Parlamentin Shqiptar do tė flitej dhe
tė shkruhej me hiroglifet arabe. Historia ėshtė kokėfortė, dhe, askush nuk
mund ti vejė digė por dhe nėse tentohet njė veprim i tillė, vėrshimet, dhe
eruzioni i kohės do ta pėrmbysin. Nuk duhet harruar se, si,
ishte pikėrisht Qeveria e zotit Meta ajo, qė pėrjashtoi nga kabineti i saj,
dy nga ministrat mė tė aftė dhe mė tė pa korruptueshėm, (katolikė), zotin
Zef Preēi, dhe zotin Preē Zogaj, dhe pikėrisht sepse nuk pranuan tė bėhen
pjesė e tenderave dhe aferave korruptive. Do ti ftoj kėta intelektualė dhe politikanė
tė shquar, tė hidhen me guxim nė llogoret Demokristiane, ku mund tė
shpalosin me shum sukses dhe dinjitet vlerat e tyre, dhe tė forcojnė deri nė
kuotat maksimale imazhin Demokristian, duke u bėrė kėshtu, vazhdues tė denjė
tė veprės madhore tė paraardhėsit tanė, tė papėrsėritshmit, demokrat dhe
Atdhetar LUIGJ GURAKUQIT, nderit dhe Krenarisė sė Nacionalitetit Arbėnor.
Njė LEKSION pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė, ose qė nuk duan ta dinė:
PARTIA DEMOKRISTIANE SHQIPĖTARE nuk ėshtė pronė e katolikėve, por e ēdo
Shqiptari, pa dallim feje apo ngjyre. Ėshtė Parti e prosperitetit dhe
vizionit tė qartė Perėndimor, me njė Program qė ruan dhe kultivon traditat
dhe zakonet mė tė mira, tė cilat Populli ynė i ka trashėguar nė shekuj.
Udhėton e sigurtė me hapin e kohės, drejt majave tė Demokracisė dhe vlerave
tė saj EUROPIANE. Mark Bregu Erion
Velija- levizja e pritur Prej kohesh edhe ne
bisede private, Erion Velija me kishte besuar nje sekret te cilin une, me
deshiren e tij ia percolla te gjithė teleshikuesve te TV1 Channel. Ideuesi i
levizjes Mjaft, do te dorezonte drejtimin e struktures me te suksesshme te
shoqėrisė civile ne Shqiperi, ne duart e nje grupi tjeter pasuesish. Edhe me
kete levizje, sic edhe me heret, Velija kishte bere llogarite sic duhet.
Pas 4 viteve lidership te padiskutueshem ne krye te Mjaft, pas shume
leksioneve qe i dhe jo vetėm politikes shqiptare, kishte mbetur edhe leksioni
i fundit: veteterheqja nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv, pėr te dhėnė
shembullin e mungesės se deshires per te qene ne krye pafundėsisht! Janė te
shume ata qe ia kėrkuan qėndrimin ne Mjaft serish, por Erioni nuk pranoi.
Pėrndryshe, do te kthehesha ne nje model, si ai i politikaneve qe kritikova
per mese 4 vite, me tha njė dite Velija.
Ne bisede private,
Velija me besoi idene qe ai kishte ne koke dhe tashme e ka bere publike:
pėrfshirjen aktive ne politiken shqiptare. Nuk mjafton qe vetem te kritikosh
dhe kaq. Eshte momenti qe ti tregosh politikaneve qe di edhe te besh gjera me
mire se ata, te prodhosh ide dhe alternativa, pohonte jo pa entuziazėm Eri. Diku nga gjysma e
pare e muajit tetor 2007, duhet te niste te merrte jete projekti i ri politik
i Velise dhe i miqve dhe mbeshtetesve te tij. Ne fakt, nuk ndodhi keshtu!
Cfare e frenoi djaloshin e ri ne kete sipėrmarrje, e cila pa me te voglin
dyshim, do te sillte nje risi ne jeten politike shqiptare? Velija eshte nje i ri
shqiptar, i cili ne jeten e tij ka kaluar dhe pėrjetuar mjaft fenomeve, sic
jane edhe rradhat e kohes se diktatures. Ne moshe shume te vogel, ai humbi
edhe babain. Megjithatė ai u rrit shume i forte, i bindur ne ate qe duhej te
kėrkonte. Keshtu erdhi shkollimi pėrtej Atlantikut, ne vendin e demokracise
boterore, SHBA. Para mese 4 viteve, rrugeve te Shqiperise por edhe ne ekrane
televizive, u shfaq dora e famshme me 5 gishta te hapur ne maksimum, mese
shumti nje dore e kuqe ne sfond te zi. Paralajmėrohej lindja e nje lėvizjeje,
e cila tani pas 4 viteve, me mbylljen e eres Velija ne drejtim, rezultoi
shume e suksesshme. Frymen e re qe solli, e provuan mese miri dy qeverite e
majta dhe te djathta, respektivisht Nano dhe Berisha. E shqiptaret kane
kujtese te shkurter dhe e anatemojne tashme Mjaft-in dhe Veline si te
majte, edhe pse para 3 korrikut 2005, me lėvizjet kunder qeverise Nano, fitoi
pėrkrahjen e merituar te opozites se atėhershme te kryesuar nga Berisha. Projekti politik i
Erion Velise varion nga atashimi ne krahe te ndryshem politike te ish-
pjestareve te Mjaft (qe tashme ka nisur!), deri ne krijimin e nje subjekti
te ri politik. Duket se gjithēka eshte ne dore te Kuvendit, me sakte te
projektit per reformen zgjedhore, qe akoma nuk duket ne udhe te mbare. Nese
sistemi do te mbetet ne kushte aktuale, mazhoritar me rregullator
proporcional, Velija dhe miqte e tij, do te provojne te promovohen
politikisht ne krahe te ndryshem politike, duke ofruar kredite organizative,
konceptuale dhe intelektuale, te shpalosura edhe tek Mjaft. Pra, do te
kerkojne te propozohen si kandidate per deputete ne zgjedhjet e vitit 2009,
madje, edhe ne zona ku ata do te mendojne se jane me te sigurte. Nese sistemi do te
ndryshoje ne proporcional, me baze kombetare apo me baze rajonale, nuk
pėrjashtohet mundesia e rregjistrimit zyrtar te Velise dhe kolegeve te tij si
nje parti politike, per te pare mbėshtetjen reale qe kane ne popull. Ne te dy
keto raste, besoj se ne politiken shqiptare do te frynte nje ere e re,
ndoshta jo shume potente per te ndryshuar realitetet, por te pakten per te
shkundur pluhurat e akumuluar prej 17 vitesh tashme. Erion Velija u
tėrhoq! Tani per tani mbase! Velija asnjehere nuk ka vepruar i vetem, ne
koken e tij. Gjithmonė ėshtė kėshilluar me koleget, por edhe me te tjere
jashte grupimit, por me kredite publike te vlerėsueshme ne sfera te ndryshme,
sic jane mediat apo edhe segmente te shoqerise civile. Nuk pėrjashtohen edhe
kėshillimet me autoritete dhe jo vetem diplomatike te huaja ne Shqiperi e
jashte saj. Mesa duket, eshte moment pritjeje, por jo refkeltimi. Politika
duhet te hedhe hapin e rradhes, me pas duhet te levize edhe Velija dhe miqte
e tij. Trysnia e madhe ne spektrin politik, do te rrezikonte mbytjen e nje
lėvizjeje te re politike kaq shume kohe para takimit elektoral te vitit 2009.
Njekohesisht, edhe konsumi politik do te ishte i demshem per nje alternative
te tille, duke patur parasysh se tashme Mjaft eshte anatemuar edhe si afer
te majtes shqiptare. Kjo eshte nje hipoteze, e cila pret te vėrtetohet, edhe
pse nuk fshihen preferencat e Velise te pakten per punen si kryebashkiak te kryesocialistit
Edi Rama. Por nje gje eshte e sigurte: Velija nuk do te rreshtohet brenda
rradheve te PD-se, jo sepse i ka ardhur ndonje ftese, porse vete ai e ka
deklaruar, duke e lidhur gjithēka me lidershipin aktual te kėsaj force
politike. Megjithate, si per te pergenjeshtruar gjithēka, nga e EUREKA e
TV1 Channel, Erion Velija deklaron se nuk do te pėrfshihet ne asnjė nga dy
forcat kryesore politike! Ne fakt tingėllon si premtim, por tashme Velija
eshte pjese e politikes shqiptare. Vete interesi i jashtezakonshem qe ka
rreth kėsaj figure, e ka perfshire dashje pa dashje ne keto hulli, te cilat
mbase Velija i ka parashikuar qe para 4 viteve, kur i dha jete Mjaft-it.
Edhe kjo tėrheqje e papritur e Erit nga dėshira per tu hedhur ne politiken
aktive, mund te fshehe nje surprize te shpejte. Vemendje: shikoni ne afishe
te ndryshme publike, por edhe spote te ndryshme televizive! Velija ka dhene
prova qe eshte i paparashikueshem! Blerti DELIJA Kosova,
afėr apo larg pavarėsisė
Kur ne kacavirreshim nėpėr pemė, shqiptarėt kishin historinė e tyre Njėqind herė po tė shkosh nė Kosovė, po kaq herė do tė
kthehesh prej atij vendi i mbushur me mbresa e kujtime tė pashlyeshme. Edhe
nė tė njėqintėn herė ke emocionet e vizitės sė parė. Sa herė qė kthehesh prej
atij vendi nuk mund tė rrish pa u ulur pėr tė hedhur nė letėr ato qė ke
mėsuar rreth dheut tė mėrguar. Pėr historinė e vjetėr e tė re. Pėr gjendjen
e pas luftės sė fundit. Pėr administratėn
lokale dhe organizimin e saj. Nuk mund tė rrish pa folur e shkruar pėr
marėdhėniet midis etnive qė pėrbėjnė popullsinė e Kosovės, kryesisht tė
shqiptarėve qė pėrbėjnė shumicėn dhe serbėve nė pakicė. Pastaj nė fund tė
pėrmendėsh edhe standartet, termi mė i pėrfolur, jo vetėm prej
ndėrkombėtarėve, por edhe prej tė gjitha institucioneve qėndrore e lokale tė
vendit. Shekuj pushtimesh e dėbimesh.
Tkurrje e truallit amėtar. Nga pushtimi romak e deri te
ai i fundit, serb, numėrohen mė tepėr se njė mijė vjet. Nė historinė e
Kosovės, invazioni serb pėrmendet tre herė: Nė mesjetė, pas bullgarėve, i
dyti vjen pas pushtimit tė gjatė osman, i cili pasohet nga Mali i Zi, prap
nga Bullgaria, italia dhe Gjermania me mbylljen e Luftės sė Dytė Botėrore.
Pushtimin e tretė serb e gjejmė nė kohėt moderne, nė fund tė shekullit tė
kaluar. Edhe pse nė kohė moderne, serbėt pėrdorėn gjithmonė metodat e tyre
mesjetare tė pushtimit. Barbarizmat e pėrdorura nė Shqipėrinė Verilindore,
pasi vendi mbeti nė mėshirė tė fatit kur po largohej Perandoria, tashmė prej
letre, e Osmanllinjėve, janė identike me format shfarosėse qė pėrdorėn
paramilitarėt serb apo edhe formacionet e rregullta ushtarake, mbi popullsinė
e pambrojtur civile tė Kosovės nė fund tė shekullit tė kaluar. Qysh nga Stefan Nemanja,
zhupani i fillimit tė mijėvjeēarit tė dytė e deri tė Millosheviēi, zhupani
i fundit, nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė, nuk ka pushuar vala e dėbimeve
masive tė shqiptarėve nga trojet e tyre. Kryesisht, Vilajeti i Kosovės ka
qenė nė marazin e vazhdueshėm tė
pushtetit represiv serb. Njė vit pėrpara krijimit tė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit, shqiptarėt paguan pasojat e luftės serbo-turke, tė cilėt u dėbuan
nėpėr acarin e ftohtė tė dimrit tė vitit 1877. Njė vit mė vonė, pak muaj
pėrpara ngjarjes madhore tė Prizrenit, qarqet shoviniste serbe, bėjnė
spastrimin me dhunė tė mė shumė se 700 vendbanimeve shqiptare tė sanxhakut tė
Nishit dhe Pirotit. U bėnė shkrumb e hi me qindra fshatra deri nė afėrsi tė
Prishtinės. U pėrvetėsuan pėr kolonėt sllavė mijėra shtėpi, stalla bagėtish,
hambarė drithrash e deri edhe magjet e bukės. Ushtria dhe ēetat serbe
masakruan me miėra shqiptarė, kryesisht gra, fėmijė e pleq dhe dėbuan nga
trojet e tė parėve mė shumė se treqind mijė shqiptarė tė Nishit, Plavės,
Gucisė, tė Hotit e Grudės. Vala e dėbimeve masive
vazhdon edhe pas vitit 1912, kur Turqia largohet prej vendeve qė deri atėhere
kishin qenė pjesė e Perandorisė sė saj. Synimi serb ishte qė jo vetėm ta
kishte Kosovėn, si pjesė administrative tė saj, por ta kishte edhe tė zbrazur
prej kosovarėve. Nė periudhėn 1912-1915
njė numėr i madh i shqiptarėve u detyruan tė lėnė vendin e tyre e tė
shkojnė nė Turqi e vende tė tjera, apo tė vendosen nė fshatra tė tjera
shqiptare. Si rrjedhojė e kėsaj, shumė fshatra rezultuan etnikisht tė pastra
serbe. Edhe nė vitin 1918, fshatra
tė tėra u shpėrngulėn. Tė moshuarit kujtojnė fshatin Berivojcė, njė fshat
rreth njė km nė jug tė Kamenicės, i cili ishte i banuar kryesisht nga
shqiptarė. Me nxitjen e pushtetit serb dhe presionit tė popullatės serbe, i
gjithė fshati, me hoxhėn nė krye qė ishte edhe si inisiatorė i kėtij veprimi,
brėnda njė nate nisen tė gjithė bashkė nė drejtim tė Turqisė. Nė vend tė tyre
hyjnė familje kolone serbe nga Vranja,Lebana etj. Edhe varrezat e
shqiptarėve tė ikur u shkatėrruan nga
kolonėt e nė vend tė tyre ndėrtohet fusha e sportit, madje edhe disa banesa,
shkruan Dr. Jusuf Osmani. Pėr herė tė dytė nė Prizren diskutohet ēėshtja e shqiptarėve,
vetėm tė Kosovės, por tashmė nuk bėhej fjalė pėr njė Lidhje
tė vetė
shqiptarėve, por pėr njė kuvend qė e organizoi pushteti serb pėr tė
konfirmuar vendimet e KANē tė Serbisė. Shqiptarėt e Kosovės nuk
konsideroheshin as komb e as republikė. Ata ishin guri i shahut mbi tavolinėn
qė kishin shtruar udhėheqėsit e luftės antifashiste nė Ballkan. Ata u bėnė
viktimė e marrveshjeve tė internacionaizmit proletar. Kosova ishte thela
e madhe qė i takonte kombit tė favorizuar serb. Titoja nuk hasi nė asnjė lloj
pengese prej udhėheqėsve shqiptar nė Shqipėri. Xhanėm ai vet i kishte bekuar
qė tė ishin nė krye tė qeverisė komuniste. Kosova u qit nė njė treg ku tė
drejtėn e parablerjes e kishte Pushteti serb e pagėzoi me
gjak tė drejtėn e vendosjes mbi fatin e kosovarėve. Masakra e Tivarit ishte e
pashoqe pėr mėnyrėn se si u krye. Me preteksin e mobilizimit tė pėrgjithshėm
ushtarak, gjoja pėr tė ēliruar viset veriore tė Jugosllavisė prej tėrheqjes
sė gjermanėve, u nisėn drejt Tivarit qindra tė rinjė, tė cilėt nė vend qė tė
luftonin me gjermanėt, nė Tivar i priti kasaphana e kurdisur prej serbėve.
Edhe kjo ishte nė planet e zbrazjes sė Kosovės. Edhe mesi i viteve 50-tė tė
shekullit tė kaluar qė pėrkon me kohėn e Rankoviēit, kėtij kanibali qė e
egėrsonte era e mishit tė njeriut (tė kosovarėve), bėhet arenė e dėbimeve
dhe e masakrave. Sipas revistės zagrebase VUS, nė kėtė kohė kosovarėt
detyroheshin tė regjistroheshin si turq dhe mbi 300 mijė vetė janė
shpėrngulur nė Turqi, nga tė cilat rreth 130 mijė janė likujduar fizikisht
apo kanė mbetur me pasoja tė rėnda fizike e mendore. Era e ndryshimeve nė
favor tė kombit kosovar do tė vinte vonė dhe nuk do tė zgjaste shumė: Vetėm
kushtetuta e vitit 1974 do ta rendiste Kosovėn de fakto si njė ndėr tetė
republikat e Jugosllavisė, sė bashku me krahinėn tjetėr tė ashtuquajtur
autonome, Vojvodinėn. Ky lulėzim jo mė shumė se 6-7 vjeēarė do tė binte me
vdekjen e Titos dhe mė 1981 do tė fillonin lėvizjet mbarėpopullore ku
kėrkohej statusi i republikės. Nė mars tė 1989, regjimi serb
e fshinė autonominė e Kosovės de jure, sepse de fakto ajo kishte vite qė
nuk ekzistonte mė si nė statusin e 1974-s. Nė korrik 1990 Kosova pushtohet
prej serbėve dhe pas mė pak se tre muajve, mė 7 shtator, Kuvendi i Kosovės
shpalli pavarėsinė e vendit nga Serbia
Dhe vjen viti 1998-1999
Don
Zoti, ėshtė i fundit nė jetė tė jetėve. Evropa do ta vlerėsojė njė ditė
Elitėn e kombeve tė veta dhe do ti thėrrasė ndėrgjegjes pėr padrejtėsitė e
shekullit. Evropa do ta vlerėsojė njė ditė historinė e lashtė dhe do ti
vlerėsojė shqiptarėt duke i matur me serbėt apo edhe me grekėt. Nuk mė shqitet nga mendja thėnia e njė
politikani gjerman, kryetar i njė partie, kur me rastin e vizitės nė Kosovė,
nė kohėn e luftės, tha pėrpara gazetarėve: Ne do ti ndihmojmė kosovarėt,
sepse kur ne kacavirreshim nėpėr pemė, shqiptarėt kishin historinė e tyre. Mbi kombin shqiptar, si nė
asnjė komb tjetėr tė Ballkanit dhe Europės, ranė brena tė rėnda. Valėt e
luftrave, tė dėbimeve apo syrgjynosjeve si nė Veriun ashtu edhe nė Jugun e
Shqipėrisė, patėn si pasojė plagėn mė tė thellė dhe mė tė pashėrueshme:
Tkurrjen e trojeve, cungimin e hartės gjeografike deri nė pabesueshmėri.
Paradokse tė riformatimit tė kufijve pas 1912 pati edhe nė mes tė shteteve tė
tjera siē ishte Bullgaria me Serbinė, Hungaria po me Serbinė etj, por
Shqipėrisė nuk i gjendet askund njė shoqe qė ti vihet pėrkrah. Faktet flasin
vet: Nėse deri mė 1913 Shqipėria ishte e organizuar nė vilajete (megjithė
cungimin qė bėri edhe Kongresi i Berlinit), sipėrfqja e vilajetit tė Kosovės
ishte rreth 33 mijė km katrorė, vilajeti i Shkodrės ishte afro 11 mijė km
katrorė, i Janinės ishte 18 mijė km katrorė. Shqipėria e pas Konferencės sė
Londrės, mė 1913, mbeti as mė pak e as mė shumė se sa vetėm sipėrfaqja e
vilajetit tė Manastirit: disa qindra metra mė tepėr se 28 mijė km katrorė. Kur udhėton pėr nė Dardanė
Pėr herė tė parė emrin
Komuna e Dardanės e pata dėgjuar nė njė seminar kualifikimi, nė qytetin e
Shėngjinit nė Lezhė. Ishte njė aktivitet i organizuar nga njė institut
Italian nė bashkėpunim me dy njėsi: njė njėsi rajonale nė Shqipėri, qė ishte
qarku i Lezhės dhe njė njėsi lokale nė Kosovė, qė ishte komuna e Kamenicės.
Kur po fliste zėvėndėskryetarja e kėsaj komune, Nexhmije Kallaba, ajo nuk
pėrmendi emrin zyrtarė tė komunės, Kamenicė, por e filloi diskutimin: Komuna
e Dardanės
Nga Prishtina pėr nė Dardanė
shkohet nėpėr dy rrugė: Njėra e gjatė qė tė qet shkurt dhe tjetra e shkurtėr
qė tė nxjerrė gjatė. Arsyeja se, pse rruga e shkurtėr tė del e gjatė ėshtė se
drejtimi Artanė (Novobėrdė) Llabjan, nė njė sasi tė mirė kilometrash ėshtė e
paasfaltuar. Shoqėruesit tanė na tregojnė se nė fund tė kėsaj rruge, aty ku i
afrohesh qėndrės sė komunės sė Kamenicės, ndodhet edhe shtėpia e vjetėr e
Azem Vllasit. Kamenica ka njė pozitė tė
rėndėsishme strategjike.Ajo kufizohet mė tepėr me territorin administrativ
serb se sa me komuna tė Kosovės. Tek pėrmendi kufizimet, mė kujtohet Pjetėr
Arbnori, nė njė takim kulturor qė bėhej nė Tropojė, kohė mė parė, kur
thoshte: Shqipėria tashmė e ka njėrėn brinjė tė ngrohtė. Ajo nuk kufizohet
mė nė veri me Serbinė, por me Kosovėn. Po kėshtu mund tė themi edhe pėr
Kamenicėn: Po ta pėrfytyrojmė hartėn e Kosovės nė trajtėn e njė rombi, komuna
e Dardanės sė bashku me Sharrin (Dragashin), Leposaviqin dhe Pejėn, pėrbėjnė
tė katėr kulmet e kėtij rombi. Nga ana tjetėr: Ajo sė bashku me komuna tė
tjera si Gjilani, Vitia apo Podujeva, ia mbajnė njėrėn brinjė ngrohtė tė
gjithė Kosovės. Territori kodrinor-malor, pak
fusha dhe shumė lumenjė, e bėjnė natyrėn e komunės sė Kamenicės tė begatė. Mė
shumė se gjysmėn e sipėrfaqes sė pėrgjithshme tė komunės, mund ta
konsiderojmė sipėrfaqe bujqėsore. Nė shpatinat e territorit kultivohet me
sukses duhani i cilėsisė sė lartė. Nė kėtė komunė ka blektori tė zhvilluar,
pemėtari si dhe mbarėshtohet me sukses bleta. Falė kushteve natyrore tė
pastra, bletaria pothuaj ėshtė e pėrhapur nė ēdo fshat tė komunės. Nė fakt,
rreth pesė mijė ha sipėrfaqe malore e zhveshur nuk janė pak, por ato,
mbulohen, nuk duken, si tė thuash, me afro 22 mijė ha pyje dhe aq mė tepėr
qė, natyrėn e Dardanės e hijeshojnė lumenjtė e shumtė. Duke filluar me vetė
Dardanėn si fshat, i cili shtrihet nė luginėn e lumit Krivareka dhe nė
shpatinat e afėrta. Lumenjė tė tjerė nė veri tė Kamenicės janė edhe lumi i
Desivojcės, i Hogoshtit etj. Kėta lumenjė derdhen nė lumin e Moravės, i cili
rrjedh nė jug tė komunės. Tė gjithė kėta lumenjė i takojnė pellgut tė Detit
tė Zi. Ujrat si pasuri qė janė, nė
shekuj kanė lėnė edhe pasuri mbrapa: Toka tė pjellshme. Kjo ka ndodhur edhe
me fshatin e Koretinit, njė fshat nja katėr km afėr Dardanės. Vendi ku ėshtė
ngritur fshati me mbi katėr mijė banorė, dikur ka qenė i mbuluar me ujė. Mė
vonė ujrat u larguan nėpėrmjet njė gryke qė quhet Gryka e Konēulit, ndoshta
si rrjedhojė e rėnies sė nivelit tė ujėrave nė tė gjithė rruzullin. Kėsisoj
vendi mbeti moēal, i cili pas tharjes, u shndėrrua nė vendbanimin e sotshėm
tė Koretinit. Fshati ka pak banorė tė etnisė serbe. Llogariten tė jenė rreth
10 shtėpi, pesėdhjetė herė mė pak se afro 500 familjet e shqiptarėve. Mua mė ka thėnė vjehrri se e
kemi origjinėn nga Shkodra, thotė Minivere Makaj, mėsuese e gjuhės dhe e
letėrsisė shqipe nė shkollėn e fshatit, nė shtėpinė e sė cilės po pinim kafe.
Dhe vazhdon: Kam dėgjuar tė moshuarit e fshatit kur thonė: Kjo tokė (pėr
fshatin e Koretinit) vetėm njeriun nuk e ban. Koretini, njė fshat i
grumbulluar ka pak tokė, por ėshtė shumė pjellore. Kjo ėshtė pasuria qė lėnė
pas ujrat. Fusha e vogėl pjellore ėshtė e rrethuar me kodra tė vogla e tė
buta ku rriten pyjet, por edhe misri, gruri e perimet. Standartet: Tė verdha, tė kuqe apo jeshile? Nė shtetet multietnike,
pavarėsisht nga pėrqindjet dominuese tė njėrės apo tjetrės etni, qė
administrohen nga OKB si Bosnje dhe Hercegovina, Kosova etj, do tė pakėsohet
prania e ndėrkombėtarėve, deri nė mosprani, si tė thuash, nga plotėsimi i
disa standarteve tė vendosura. Pavarėsisht se sot pėr sot nuk flasim pėr
status tė barabartė, ta zemė midis Bosnje-Hercegovinės dhe Kosovės, por
natyra e kėrkesave tė plotėsimit tė standartve pothuaj ėshtė e njėjtė.
Zemra e bllokut tė kėtyre standarteve ose thembra e Akilit tė tyre ėshtė
respektimi i tė drejtave tė njeriut. Ėshtė respektimi i tė drejtave dhe
lirive tė tė gjithė etniteteve, pavarėsisht se ato mund tė jenė shumicė,
pakicė apo krejt minorancė. Treguesi i plotėsimit tė kėrkesave qė kanė
standartet, nė raportet e vėzhguesve, por edhe nė grafiqet e punės sė
drejtuesve tė komunave e tė qeveritarėve, janė tre ngjyra qė tė ngjasojnė me
ngjyrat e syrit tė semaforit: Tė kuqe, qė do tė thotė standart i pa
plotėsuar; tė verdha, qė pėrkthehet standarte nė pėrmirėsim dhe jeshile qė
ėshtė baraz me standarte tė plotėsuara. Shumica e standarteve nė komunėn e
Kamenicės shėnohen me ngjyrė jeshile, pak janė tė ngjyrosura me tė verdhėn
dhe pothuaj aspak me ngjyrėn e kuqe. Ishte njė kohė kur nė tė
gjithė Kosovėn, tė drejtėn e azilit politik nė vendet e BE apo nė SHBA e
kishin vetėm kosovarėt. Bota rrotullohet, thotė populli. Nuk i dihet motit
si siellet, sot asht vrant e nesėr kthillet, ka thėnė Fishta. Erdhėn ditėt
kur azilkėrkuesit kosovarė, nuk e kishin mė tė drejtėn tė qėndronin nėpėr
Europė. Kėta u zėvėndėsuan me serbėt. Prap rrodhėn ditėt. Falė ngjyrave
jeshile tė standarteve edhe serbėt i sosėn afatet e diskriminimit etnik nga
shumica shqiptare. Kjo stafetė, (e drejta e strehimit jashtė Kosovės), kaloi
tek etnia mė e vogėl nė numėr, qė janė romėt. Nė Kamenicė, komunėn me rreth
60 mijė banorė, mund tė ketė vetėm 1000-1200 romė. Vajza e njė shokut tim, mė
tregontė njė komisioner zgjedhor nga Gjakova, tė cilin e takova kohė mė parė
nė Neum tė Bosnjes, e grimuar me ngjyrat e romėve kaloi traun e policisė nė
aeroportin e Prishtinės dhe hypi nė avion. Askush nuk e ndaloi. Ajo ishte
mjeke, por donte tė largohej nga Kosova. Puna e saj. Po tash? E drejta e romėve
nuk ka asnjė dallim me etnitė e tjera. Madje janė disa standarte, nė tė mirė
tė tyre, por qė nganjėherė romėt i kanė me bezdi dhe nuk kujtohen pėr to. Dhe
duhet tu lutemi ne pėr ti pranuar, thotė njė kėshilltarė i Asamblesė
Komunale nė Kamenicė. Romėt nuk mungojnė as nė administratė dhe as si
infermier nė Qėndrėn Spitalore tė komunės. Gjithshka nė bazė tė pėrqindjes sė
popullsisė. Nė Kamenicė nuk mungojnė aktivitetet rinore, ku marrin pjesė tė
rinjė nga tė gjitha etnitė. Madje tė rinjėt romė herė pas here janė
pronarėt e sallės sė kulturės Isa Kastrati, ku shfaqin drama dhe japin
koncerte festive. Por le tu kthehemi edhe
problemeve qė dalin. Ngjyra jeshile e treguesve tė plotėsimit tė standarteve,
mund tė duket e verdhė apo krejt e kuqe te persona tė veēantė apo edhe te
lagje tė tėra fshatrash. Kjo varet se si don me i pa zhvillimet nė Kosovė: me
dashamirėsi apo don tė bėsh vetėm kritizerin. Ka shumė sish qė kėrkojnė
standarte, por nė anėn tjetėr jo vetėm qė nuk punojnė vetė pėr to, por edhe
thonė: ishalla nuk po na plotėsohen. Le tė marim faktin e ndryshimit tė
targave tė makinave. Pėr mua ka qenė i zgjuar ai person qė i ka shkuar mendja
qė edhe nė Bosnje-Hercegovinė edhe nė Kosovė, ka vendosur tė ketė njė lloj
targe makine qė nuk e identifikon mjetin se i kujt rrethi apo rajoni ėshtė.
Nė Bosnje, psh, njė makinė e Banja Lukas, nė Federatėn Serbe, udhėton pa
probleme nė Sarajevė apo Mostar, sepse targa e makinės nuk e tregon qytetin,
madje as Rajonin. Dhe anasjelltas. Administrata zgjedhore e pėrhershme. Unė personalisht jam i
dashuruar pas njė Kodi Zgjedhor. Ky ėshtė kodi zgjedhor nė Bosnje dhe
Hercegovinė. Kur kam shkruar njė libėr pėr kėtė, nė mes tė tjerave kam uruar
qė edhe vendi im ta kishte njė Kod tė tillė. Dėshiroj tė mos jetė arsyeja e
vėrtetė ajo qė mė shkon ndėrmend mua, se pse tash sa vite ne nuk po kemi njė
ligj zgjedhjesh qė tė na i bėjė zgjedhjet e pranuara nga palėt. Qė preferenca
e partive politike ndaj kandidatėve tė ēfardo niveli tė mos dominojė mbi
preferencėn popullore.(Populli i pjell partitė e jo partitė popullin). Qė
administrata zgjedhore tė mos jetė e varur nga politika e komisioneri i
zgjedhjeve tė mos jetė njė militantė kopuk qė din vetėm tė bėjė zhurmė nė
qėndėn e votimit. Njė kod zgjedhor qė do tė na e bėjė votėn vėrtetė tė
shenjtė: tė fshehtė, tė lirė, tė pa cėnuar. Pra kodi zgjedhor nuk ėshtė
thjesht: mazhoritari apo proporcionali, numri i zonave zgjedhore apo pragu
zgjedhor pėr tė qenė parti parlamentare. Kėto nuk janė kolonat e kodit pėr tė
na i bėrė zgjedhjet tė ndershme e tė rregullta. Por kam frikė se prap
vėmendja qėllimisht do tė spostohet kėndej nga fundi e do tė harrohet ajo qė
ėshtė mė kryesore: administata zgjedhore e pėrhershme dhe e kualifikuar,
largimi i politikės nga niveli vendor i komisioneve. Por ja, qė unė hasa edhe njė
pėrvojė tjetėr prap shumė afėr nesh, nė Kosovė: Sekretari i pėrhershėm i zgjedhjeve, ose Zyrtari Zgjedhor Komunal (ZZK), ose me emėr tjetėr,
zyrtari ekzekutiv i zgjedhjeve. Nė administratėn e kuvendit komunal, ashtu si
ēdo drejtori tjetėr, funksionon edhe sekretariati komunal i zgjedhjeve. Pra
nė administratė, ashtu siē merret dikush me problemin e ujit tė pishėm, tė
energjisė elektrike apo me problemet shėndetėsore e tė arsimit, nė kėtė nivel
trajtohen edhe problemet e zgjedhjeve. Nė ēdo ditė tė vitit, administrata
zgjedhore ėshė nė punė. Sipas Agim Kastratit, zyrtari zgjedhor komunal nė
komunėn e Kamenicės, kjo admnistratė gjatė tė gjithė kohės merret me
regjistrimin e zgjedhėsve, me plotėsimin e hartės sė vendbanimeve, sepse
ato ndryshojnė. Ndryshojnė emrat e rrugėve, sepse nė Kosovė ngjet njė gjė e
tillė. (Madje kjo ka qenė njė nga detyrat kryesore tė kuvendit komunal. Emrat
e rinjė tė rrugėve shpesh kanė qenė arenė debati nė Kuvend midis
pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe serbė.) Tre deri nė pesė muaj pėrpara
zgjedhjeve tė radhės, administratori i zgjedhjeve, ka pėrfunduar punė me
regjistrin e votuesve dhe tani pėrpara ka njė ēėshtje po aq tė rėndėsishme:
kualifikimin e komisionerėve zgjedhorė, por edhe tė votuesve. Tė gjithė
komisionerėt, qė kalojnė klasėn, pajisen me njė ēertifikatė ku vertetohet
se ai ka marrė pjesė nė kurset trajnuese dhe ėshtė i aftė tė kryej detyrat
ligjore nė qendrėn e votimit. Zyrtari zgjedhor komunal,
emėron edhe menaxherin e zgjedhjeve. Fehmi Kastrati, drejtori i shkollės sė
mesme tė Kamenicės, ėshtė njė i tillė. Nė zgjedhjet e mėparshme detyrėn e
menaxherit tė zgjedhjeve e kryente njė person i caktuar nga UNMIKU, pra njė i
huaj, ndėrsa njė shqiptar ishte zėvėndėsi i tij. Kjo ėshtė njė praktikė e
organizmave tė protektorateve, si tė thuash: hap pas hapi punėt lihen nė dorė
tė vendorėve, atėhere kur shikohet se ata janė tė aftė qė ti kryejnė ato. Nė
pėrgjithėsi menaxherė tė zgjedhjeve, ose mė saktė, tė ditės sė zgjedhjeve,
caktohen drejtorėt e shkollave. Kjo pothuaj tashmė ėshtė kthyer nė traditė
edhe pėr faktin se qėndrat e votimeve kryesisht ngrihen nė ambjentet e
shkollave. Ka raste kur nė njė shkollė ka tre, katėr e mė shumė qėndra
votimi. Atėhere drejtori, jo vetėm si i zoti i shtėpisė, por edhe si person i
arsimuar e i aftė ta bėjė kėtė punė, emėrohet prej sekretarit ekzekutiv tė
zgjedhjeve nė komunė si menaxherė i qendrės ose mė shpesh, i qendrave tė
votimit. Ky person kujdeset pėr gjithshka, pėr plotėsimin e kushteve, siguron
bazėn materiale tė qendrės sė votimit. Pra shkurt: merren me tė gjitha
problemet e mbravajtjes nė qendrat e votimit. A nuk do tė ishte njė pėrvojė
e mirė edhe pėr ne nė Shqipėri, meqenėse ne nuk e kemi pėr gjė tė merremi
tash e par me kodin zgjedhor? Artana: Qyteti i artė. Kush ishte Artana? Sipas Dr.
Jusuf Osmani, drejtor i Arkivit tė Kosovės, i cili ėshtė autor i kolanės pėr
Vendbanimet e Kosovės, Artana njihet qė nga periudha antike. Ajo kishte
pasuri tė mėdha nė ar e argjend. Prej arit, rrjedh emri Artanė, ose qyteti i
artė, thotė Shaip Surdulli, kryetar i kuvendit komunal tė Kamenicės. Nė kėtė
qytet kishin bisneset e tyre raguzanėt (dubrovnikasit), serbėt, kotorasit e
tivarasit, italianėt e grekėt. Shqiptarėt nė kėtė qytet, veē tė tjerash,
ishin edhe priftėrinj, kuptohet, sa kohė qė qyteti ishte i pa pushtuar nga
turqit. Si qytet i pasur, ai ishte edhe mė tepėr se tė tjerėt nė planet e
pushtuesve turq. Me emrin e mėvonshėm, Novobėrdė, ėshtė ndėr qytetet mė tė
zhvilluara nė Kosovė dhe krejt gadishullin Ballkanik. Novobėrdė dhe Kamenicė,
nė fakt nuk janė emra tė rinjė, por kanė rrėnjė akoma mė tė hershme nė histori Artana dhe
Dardana. Megjithatė, sot serbėt e kunėrshtojnė ndėrrimin e emrave tė
komunave. Ata nuk duan tė gėrmojnė fort nė historinė e kahershme. Pse, nuk
duan histori serbėt? Me sa duan grekėt. Po tė gėrmojnė grekėt nė histori,
dalin te pellazgėt. Po tė kthehen prapa nė histori serbėt, shkojmė te
shekulli i 6- 7, atėherė kur sllavėt sapo kishin shkelur Ballkanin. A u
intereson atyre qė, njėra palė tė ketė
stėrgjyshėr ilirėt, pra shqiptarėt, dalmatėt etj, e tjetra palė tė quhet e
ardhur? Gojdhėna thotė pėr Artanėn se Kur Artana ka qenė
njė qendėr e zhvilluar, nė kėtė kohė Londra ka qenė njė fshat. A nuk pėrkon
kjo gojdhėnė me thėnien e politikanit gjerman, pėr ekzistencėn dhe pėr
kulturėn e lashtė tė shqiptarėve, krahasuar me popujt e tjerė tė Evropės? Ky
popull i lashtė a do tė vazhdojė tė rrijė si mik nė trojet e veta? A thua,
prap i shkon ndokuj ndėrmend se pavarėsia e Kosovės ėshtė larg? Gjovalin Gjeloshi Serbinė
dhe klasen politike e ka kapur paniku sepse ėshtė duke humbur betejen e
fundit nė ballkan, KOSOVEN Ēdo herė qė tė tentohet qė
Kosova tė ndahet do kete konflikte te
reja, dhe sipas studiuesve nėse preken kufijt e Kosovės atėherė do lėvizin
shumė kufij nė mbarė evropen kjo ėshte edhe frika mė e madhe e BE-sė dhe e faktorit ndėrkombėtarė. Interesat e Francės dhe tė Britanisė se Madhe pėr
zonėn e Mitriovicės janė vėrejtur vite mė parė ashtu si edhe gjatė luftės sė
dytė botėrore kur me aneksimin e gjithė territorit shqiptarė nen njė sundim
atė Italian i cili ju dhurua nga Mbreti Zog me presion ushtarak Italian,
Mitrovica dhe vija hekurudhore
Mitrovicė-Kaēanik ėshtė kontrolluar nga Gjermania e cila dirigjonte
nga Beogradi dhe me trysninė e Beogradit arriti qė qeverine e Xhafer Deves ta
largoj nga pushteti lokal. Fakte kėto historike tė cilat do vlejnė pėr njė
kohė tė gjatė tė analizohen, dhe madje janė pjesė e debateve tė sotme mbi
cėshtjėn e Kosoves e cila pret pavarėsinė. Fjala pavarėsi pėr Kosovėn
ėshtė, tashmė e tepruar madje mė duket
si njė cėshtje pa vlerė, sepse Kosova me strukturat e saj paralele te
formuara nga Qeveria e Bukoshit ose siē ėshtė njohur Qeveria e tre
pėrqindėshit, qė nga viti 1992 funksionon si e tillė. Deshten apo nuk
deshtėn faktori ndėrkombėtar takimet me qeveritarėt e Kosovės i ka zhvilluar
me Bukoshin dhe kabinetin e tij, kjo tregon edhe njė herė se ai faktor i cili
nė vitin 1997 formacionet e UĒK-sė i quajti TERRORIST, u bind se ajo nuk ishte asgjė mė shumė se njė
forcė guerile e cila luftoj nė mbrojtje tė tėritorit tė vetė, e cila u
ēarmatos, komandantit tė sė cilės faktori ndėrkombėtarė dhe vėtė populli i
Kosovės i besuan ndėrtimin e kabinetit qeveritar, dhe udhėhejen e popullin nė
rrugėn drejte pavarėsisė sė merituar. Situata ėshtė shumė e
ndėrlikuar madje ėshtė vetė treshja ndėrkombėtare ajo nqė e ndėrlikon situatėn,
e cila ėshtė dashur tė pėrfundoj nė tėtor tė vitit tė kaluar, e shtyrė kjo
pėr muajin maj tė kėtij viti, por qė interesat e aleatėve tė vjetėr tė Rusis
dhe Francės pėr mikun e tyre Serbinė bėnė tė pamunduren dhe e zvarriten deri
nė njė tė ardhme tė afėrt kur populli i Kosoves do dalė nė rrugė dhe do
shpallė nė rrugė pavarėsinė. Rruga ndoshta nuk ėshtė
zgjidhja mė e keqe por siē duket e domosdoshme pasi, 10 vjet nėn sundimin e
diktatures se Millosheviqit e cila i hoqi ēdo tė drejtė, madje edhe tė drejtėn
e tė qenurit Shqiptarė, e drejtė e cila edhe e ēoj popullin e Kosoves tė dalė
nė rrugė dhe tė cirret pėr tė drjeten e tij pėr egzistencė, pėr shkollim tė
drejten e tė qenurit Shqiptarė. Faktori BE nė Ballkan ka
dėshtuar ēdo herė edhe kėtė radhė drejtė dėshtimit ėshtė, pasi po
paralajmėrohet njė Dejton i ri pėr
Kosoven. Serbėt nė anėn tjetėr nxjerrin edhe njė shumė tė konsiderushmė prej
1 milion euro pėr arrestimin e shumė tė kėrkuarit Ratko Mlladiq, duke dashur
tė dėshmojnė nė kėtė mėnyrė gatishmerin e qeverisė serbe pėr bashkėpunimin me
Hagen. Madje sulmi i diplomacisė serbe i pėrkrahur edhe nga Rusia arrinė deri
aty sa tė akuzoj Departamentin Amerikan tė Shtetit si xnitės tė tensioneve nė
Kosovė, e ndejta gjuhė dhe tė njėjtat marrėdhėnie tė tarshėguara qė nga Koha
e Sllobadan Millosheviqit. Nėse pėr qeverinė Serbe dhe pėr faktorin
ndėrkombėtar pėrbėn problem dalja publike e A.K.SH-sė nė Kosovė e cila ėshtė
e gatshme se nė rast tė sulmi serb ndaj tokes shqiptare do e mbrojnė me ēdo
kusht e jo tentimi i mbajtjes se protestės nga Garda e Car Llazarit e cila
dėshiron qė me cdo kushtė tė destabizioj Kosovėn. Cdo vitė nė prag tė
vizitave tė personaliteteve tė rėndėsishme pėr Kosoven vritet nga njė
qytetarė serb i kosovės, deri mė sot asnjė prej kėtyre akteve kriminale nuk
ka apsur si autor shqiptarin e Kosovės. Madje pakicat Kombėtare ne Kosovė
sipas legjislacionit nė fuqi i kanė tė pėrcaktuara qartė tė drejtat e tyre te
cilat arrijėn deri aty sa edhe plan
programet mėsimore ti sigurojnė ne Beograd dhe jo tė pėrgaditen nė Kosove,
mandatet e pėrfaqėsuesve ne Keshilla Bashkiak dhe Komunal dhe nė
administratėn shtetėrore e kanė tė siguruar nė bazė tė pėrqindjes sė
popullsiė, po ashtu edhe numrin e deputetėve.
Disa ditė mė parė Serbėt kanė
tentuar qė nė vallėn e tyre kundėr Kosovės edhe kėtė radhė tė fusin Malin e
Zi i cili pėrmes njė deklarate pėr shtyp nga ministria e jashtme shprehen
qartė se shteti i sapo formuar Mali i Zi nuk ka pse tė jetė pjesė e njė
debati qė eshtė cėshtje e mbrendėshme nė mes Beogradit dhe Prishtinės, dhe
Mali i Zi nuk ka pse tė ketė frikė nga njė Kosovė e pavarur, ne duhet tė kemi
frikė nga njė Kosovė pa status tė qartė sepse ėshtė populli i cili jeton nė
Kosovė qė duhet tė dijė se nė ēfarė rregullimi shtetėror jetojnė. Serbia i trembet edhe
bashkimit tė Kosovės me Shqipėrin, Bashkim qė nuk do i sjellė asgjė tė keqe
as Serbis as Ballkanit. Por mė mirė se tė zhvillohet nje Konferencė dhe tė
rishikohet edhe njė herė ēėshtja e shqiptarėve nė Ballkan dhe tė vihet
pėrfundimisht pikė mbi kėtė ēėshtje e cila ėshtė jetike pėr frymėmarrjne
lirėshmėm tė Ballkanit. Sulmet serbe nė arenen ndėrkombėtare ndaj shqiptarėve
janė tė njėjtat e 100 vjetėve mė parė
apo edhe pas luftės sė parė botėrore. Situata e cila pėrsėsritet me
shqiptarėt ėshtė e njėtė mė situatėn e Princ Vidit i cili u sollė mė ēdo
kusht nė tokėn shqiptare dhe iu premtua njė pėrkrahje maksimale ndaj fuqive
tė mėdha tė cilat ishin po atao qė nuk e pėrkrahen, madje ishin armiku
kryesorė i tij dhe i popullit shqiptarė pėr po tė njėjat interesa si ato qė
janė sot. E vetmja gjė qė i ndanė BE-nė
dhe Rusinė ėshtė 15 vjeēari i cili Evropen e ka ngritur lartė ndaj dominimit
Rus nė bllokun lindor, dhe vetė qėllimi i Rusisė tė rikthehet edhe njė herė
nė njė faktor Global, kjo siē e shtynė dhe Bashkimin Evropian tė jetė palė me
SH.B.A-nė nė disa ēėshtje tė
rėndėsishme, si edhe pjesa e mbetur jashtė dominimit Amerikan si Serbia e
cila ėshtė aleate e pėrherėshme e rusisė. Por se Kosova do bėhėt e
pavarur kėtė nuk e vė nė dyshim askush sepse 2 milion shqiptarė nuk mund tė
sundohen nga 98 mij serbė dhe tė bėjnė shėrbėtorin nė shtėpinė e tyre. Me ndryshimet nė dikasterin e
diplomacisė shqiptare ka ndryshuar edhe ritimi i luftes shqiptare ndaj
formimit tė njė shteti tė ri shqiptarė nė Ballkan gjithmonė sipas pakos se Presidentit Finlandez Marti
Ahtisari, i cili shapallė Kosovėn shtet tė pavarur nėn mbikėqyrjen e BE-se.
Ndėrsa Kuvendi i Kosovės ka filluar miratimin e ligjeve sipas kėsaj pakoje, e
pranuar nga tė gjithė edhe nga Rusia e cila pret vetėm miratimin Serb, tė
cilet kėtė betejė e kanė tė humbur dhe siē betejen e fundit nė Ballkan. Simon Shkreli A
ėshtė Europa midis SHBA dhe Rusisė? Kumtet shpresėdhėnėse, tė
herėhershme dhe tė drojtura, tė politikanėve tė lartė perėndimorė, qė Rusia
do tė ndihmojė pėr nxjerrjen nga ngėrēi, tė ēėshtjes sė ngushtė ballkanike -
statusin e Kosovės - e kthyer marrėzisht nė sindrom botėror, mė shumė se
shpresė, janė tjerrje diplomatike nxitėse, pėr tė kapėrcyer pa heshtje e
pazhurmė, tė njėqind e njėzetė ditėt. Rusia vazhdon tė pėrgjigjet prerė:
Njet (Jo). Planin Ahtisaari, e ka cilėsuar, tė vdekur. SHBA, qė nga
deklarata e presidentit Bush nė Tiranė, tė gjithė personalitetet e Shtėpisė
sė Bardhė, kanė pėrsėritur Yes (Po): pavarėsia ėshtė e pashmangshme dhe plani
Ahtisaari pėrbėn zgjidhjen e duhur. Kėto dy qendrime, rreth
zgjidhjes sė nyjes, janė aq tė kundėrta, sa janė edhe qendrimet e dy
politikave tė vogla, e Beogradit dhe e Prishtinės. Nga pikėpamja
pėrmbajtėsore, mes SHBA dhe Rusisė, nė tė vėrtetė ndodhen Kosova edhe Serbia,
pasi zgjidhja duket njė cak, diku midis, drejt sė cilės ushtrohen fuqi
politike, pėr ta zhvendosur nė njė kah. Por, politika e shumtė, e pėrdorur
pėr kėtė vend tė ballkanik, si tė mos njihej vėrejtja e njohur e Ēėrēill, se
Ballkani prodhon histori mė tepėr se sa i duhet, ka disa kohė qė, midis SHBA
dhe Rusisė, pėrpiqet ta vendosė apo ta gjejė aty, Bashkimin Europian. Nuk
janė tė paktė ata qė, edhe pyesin: a ėshtė Europa mes Amerikės pėrtej
Atlantikut dhe Rusisė sė Siberisė sė pasur? Po tė shihet problemi deri nė tė
vėrtetėn e tij, vėrehet qė, Shtetet e Bashkuara bėnė ēmos qė zgjidhja tė
mbyllje pa luftė. Tė gjithė e dimė, sa maturi shfaqi SHBA, pėr tė mos
goditur. Dhe, bota ėshtė dėshmitare qė, njė luftė tė cilėn NATO mund ta
pėrfundonte pėr tri ditė, e zgjati plot 78 ditė, vetėm pėr tė qenė njerėzore
- nė Kosovė tė shpėtohej populli shqiptar nga zhdukja, nė Serbi tė mos vritej
populli serb, duke mundur me luftė shtetin e tij terrorist. Edhe tani, SHBA
ėshtė njė realiste e madhe, historike dhe bashkėkohore - kėta dy popuj -
serbėt dhe shqiptarėt, tė ndarė i ndihmojnė mė mirė paqes sė Ballkanit; duke
qenė Kosova pjesė e Europės sė Bashkuar dhe jo brenda kufijve tė Serbisė.
Rusia ka shfaqur, atėherė e sot, kundėrshtimin e vet, duke u vėnė padrejtėsisht
nė krah tė Serbisė, pėr tu faktorizuar nė politikėn botėrore. Ajo, si edhe
deri thellė nė histori, do tė donte tė kishte nė Beograd, njė ndikim
afatgjatė, pėr tė krijuar aty njė ishull rus, nė rajonin qė, me shpejtėsi
po i bashkohet Europės. Kjo e zhvesh qėllimin dhe e qartėson secilin qė,
Kosova nuk pėrbėn njė ēėshtje kaq pėrcaktuese pėr politikėn e saj, por Rusia
pėrpiqet tė gjejė shkak edhe me ēėshtje tė vogla, pėr tė ndėrtuar ballafaqime
butaforike kundėr SHBA. Bashkimi Europian, te zgjidhja e statusit tė Kosovės,
ka meritėn e tij. Ai, kur u kėrkua zgjedhja, tė sulmohej apo tė mos sulmohej
ushtarakisht Serbia, u bashkua me SHBA dhe, si pėrbėrėse, domethėnėse e
jetike, e fuqisė ushtarake tė NATO-s, Europa ka pjesėn e vet nė historinė e ēlirimit
tė Kosovės. Gjatė kėtyre nėntė vjetėve, tė gjithė kryeadministratorėt e
OKB-sė, janė personalitete tė spikatura tė vendeve tė Bashkimit Europian.
Europian shumė i njohur ėshtė edhe kryenegociatori Marti Ahtisaari. Bashkimi
Europian ka nė Kosovė forcat e veta ushtarake tė sigurisė, nė kuadėr tė KFOR.
Gjatė pasluftės, Bashkimi Europian nuk ka qenė diku midis, por mjaft
bashkėpunues me Shtetet e Bashkuara, pėr tė mbyllur pasojat e luftės dhe
pėrgatitur statusin e Kosovės. Kjo vjen, nga detyrimi qė ka Europa pėr
Ballkanin, pjesė territoriale nervoze, por e vlefshme e saj, qė pėrmes
proceseve integruese tė pėrshpejtuara, po i jep Bashkimit Europian hapėsira
tė reja politike. Qė tė dy kėta faktorė madhorė - partneriteti i pėrhershėm e
strategjik me SHBA i Bashkimit Europian dhe investimi i jashtėzakonshėm pėr
tė zgjeruar bashkimin nė territore qė ende nuk i ka plotėsisht tė saj,
bėjnė tė arsyetosh qė, pėr statusin e Kosovės, Europa e Bashkuar nuk rri
midis SHBA dhe Rusisė, por BE dhe SHBA mbeten partnerė tė bashkuar nė
zgjidhjen e ēėshtjes brenda shtėpisė sė vet. Sa pėr Rusinė, ajo ėshtė
respektuar pėrtej ēdo parashikimi, madje ka nxjerrė pėrfitime politike me njė
ēėshtje tė dhimbshme, tė njė populli tė vogėl, tė cilin Serbia e bėri viktimė
nė luftė, kurse Rusia po synon ta bėjė viktimė nė paqė. Ajo qė gjendet midis
dhe i vishet si qendrim gjithė Bashkimit Europian, nuk ėshtė Brukseli i
pėrbashkėt, por ndonjė kryeqytet i veēuar qė, nuk ėshtė se gjendet kah Rusia,
por vuan problemet e veta tė brendshme, dhe duke u trembur prej vetvetes, i
bie mė qafė Kosovės, se qėnka ndikuese pėr keq tek ato. Arsyet e tjera qė
nxirren ndaj Bashkimit Europian, si ta zemė, nevoja e madhe pėr gazin rus,
ėshtė teprim. Sepse, siē Europės i duhet tregu i gjerė rus pėr tė ēuar mallra
e teknologji, edhe Rusisė i nevojitet tregu i madh europian pėr gazin rus.
Kosova ėshtė aq e vockėl sa qė nuk mund tė kthehet kurrė nė njė Mur Berlini
mes tyre. Pas nėntė vitesh qė nga lufta, tė gjitha palėt kanė marrė ēfarė
kanė synuar: Kosova mėvehtėsinė. Serbia kthimin tek vetvetja. Bashkim Europian lehtėsinė e
zgjerimit. Shtetet e Bashkuara
mbrojtėsin e lirisė. Rusia rigjallėrimin. Koha e tashme, nuk ėshtė
tjetėr gjė, veē domosdoshmėria e pėrpjekjeve pėr pranim nga tė gjitha palė, e
asaj ēfarė ka ndodhur, nė cakun e fundit, tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Ky
film tragjik, sė shpejti do tė paraqesė titrat nė anglisht The End (Fund),
por jo nė rusisht Konjec (Fund). Qemal SAKAJEVA |