koka

nr. 121 /6 shtator 2008

alukit

 

PRONA ESHTE E SHENJTE. MAFIA DHE ABUZUESIT E SAJ DO PERBALLEN ME LIGJIN.

Qeveria i ka pėrmbushur gjithė prėmtimet. Synimet normalisht i kemi gjithnjė nė produktivitet dhe nė kah tė vetėdijes e moralit, tė zvillimit tė shoqėrisė dhe integritetit . Pra, dua tė ndalem ketė radhė nė njė problem madhor, nė verifikimin e titujve, qė pėrbėn njė kusht vėndimtar pėr pėrcaktimin e pronėsisė, dhėnien pėrfundimtare tė titujve dhe kompletimin e reformės   pronėsisė mbi tokėn. Ky ligj mund tė cilėsohet si ligji i antiabuzimit me tokėn , apo si ligji i antimafias sė tokės. Prandaj, ay ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm. Dua tė garantoj tė gjithė fermerėt dhe qytetarėt shqiptarė qė kanė  marrė tokė nė pėrputhje me ligjin 7501, nė pėrputhje me kriteret  dhe nė zbatim tė kėtij ligji, se ky proces nuk u cėnon atyre asnjė centimeter tokė. Ēdo pėrpjekje pėr ti trėmbur dhe frikėsuar, ėshtė thjeshtė pėrpjekje qė mafia  grabitqare e tokės bėn kundėr kėtij ligji.

Partia  demokratike dhe koalicioni i partive tė mazhorancės, nuk ka pranuar dhe nuk do tė pranojė tė nryshoi ligjin 7501. Partia Republikane, parti e jona aleate, e hershme dhe tradicionale, ka pranuar gjithnjė kėtė qėndrim tė aleatėve tė saj. Ndaj ėshtė jashtė ēdo lloj spekullimi qė, me kėtė ligj, ne synojmė tė prekim qoftė edhe njė pėllėmbė tokė, tė marrė nė mėnyrė korrekte nga ligji 7501. Por do tė ishte njė krim shumė i rėndė, nė qoftė se ne do tė titullonim abuzimin e madh tė bėrė me ligjin, abuzim qė arrin nė miliarda dollarė. Me dhjetėra mijėra hektarė janė pėrvetėsuar nė mėnyrė tė pandershme dhe nė kundėrshtim me ligjin.

Ata qė kanė grabitur tokėn, nė radhė tė parė, janė pushtetarė dhe unė garantoj qytetarėt shqiptarė, se nė kėtė shqyrtim nuk ka dhe nuk do tė ketė asnjė tendencė politike, tė cilėsdo ngjyrė apo grupim. Cilido pushtetar vėndor apo qėndror, qė e ka pėrvetėsuar tokėn nė kundėrshtim me ligjin, do tė pėrballet me drejtėsinė dhe humbjen pėrfundimtare tė pronėsisė mbi tė. Grupi i dytė i abuzuesve tė mėdhenj, janė kryetarė bashkish dhe kryesisht komunash qė, me pusulla dhe kundrejt korrupsionit, nė kundėrshtim me ligjin 7501, kanė ndarė dhe u kanė dhėnė tė tjerėve, qoftė edhe vjet, sasi tė mėdha toke pa asnjė bazė ligjore dhe, jetim mbeten pronarėt. Prandaj askush tė mos pėrpiqet tė dizinformojė 400 000 familjet shqiptare qė kanė marrė tokė nė pėrputhje me kriteret e ligjit 7501. Ligji qė kemi kaluar u sanksionon atyre, nė mėnyrė pėrfundimtare, titullin e pronėsisė dhe nuk i mban ata pezull, pėr shkak tė grupeve grabitqare tė tokės, por i pajis me shpejtėsi dhe pėrfundimisht me titullin e pronėsisė.

Zėvėndeskryeminiastri, Genc Polllo, sipas ligjit, ėshtė Kryetar i Komisionit Qeveritar tė procesit tė verifikimit.Gjithashtu, do ngrihen komisionet  e verifikimit nė prerefektura. Ky proces kėrkon matje kolosale dhe vėllim pune shumė tė madh. Zoti zėvėndėskryeministėr, sė bashku me ministrin e bujqėsisė dhe specialistėt e fushės, ėshtė e domosdoshme qė tė hartojnė programin e punės, pėr t’i dhėnė pėrgjigjen mė tė shpejtė tė mundshme kėtij problemi shumė tė rėndė, pa rregullimin e tė cilit  nu ka zgjidhje problemi  i titujve tė  pronėsisė.

Nė kėtė proces, e ritheksoj, ne nuk synojmė tė cėnojmė askerkėnd qė ka marrė tokėn nė pėrputhje me ligjin, por synojmė sipėrfaqet e shitura me korrupsion nga qeveritarėt vėndorė, sipėrfaqet e pushtuara me dhunė nga qeveritarėt qėndrorė dhe vėndorė apo  nga zyrtarė dhe, ato tė kalojnė nė fondin e kompensimit tė tokės, pėr t’ ia kthyer pronarėve dhe pėr ta shtyrė pėrpara kėtė proces. Nė zona tė tėra  janė bėrė padrejtėsi tė mėdha,, nė njė kohė kur ato ishin tėrėsisht tė shmangshme. Ligji 7501 ishte njė ligj shumė i qartė se kujt i takon toka dhe sa i takon pėr frymė. Tani ligjit do ti bėhet verifikimi i fundit. Ky proces ėshtė i njė rėndėsie shumė tė madhe, ndaj duhet tė mobilizojmė tė gjitha resurset financiare  dhe njerėzore, si dhe tė pėrcaktojmė tė gjitha rregullat e bashkėpunimit. Harta digjitale qė disponohet nga fotografia ajrore digjitale e vitit tė kaluar, ėshtė njė ndihmė e madhe pėr kėto komisione, e cila lejon matjen centimetrike.

Duhet tė merren masa pėr pajisjen e ēdo komisioni me hartėn e territorit, me specialistė, gjeometra, topografė, nė mėnyrė qė tė fillojnė nga puna. Unė do tė bėj njė thirrje qė tė gjithė ata qė e kanė marrė tokėn nė mėnyrė tė pamerituar, ta dorėzojnė atė. Le tė pėrcaktojmė njė periudhė, tė cilėn t. ua njohim, -dy muaj ose tre  muaj, -dhe ta dorėzojnė vetė tokėn. Nė tė kundėrt, duhet tė veprojnė fuqishėm tė gjitha prerogativat penale, si ndaj atyre qė e kanė dhėnė padrejtėsisht, ashtu dhe ndaj atyre qė e kanė marrė abuzivisht tokėn.

Ne nuk kemi synim ndėshkimin, por rivėndosjen e sė drejtės. Pėr kėtė, tė pėrcaktojmė njė periudhė, nė tė cilėn ēdo posedues i pamerituar e dorėzon nė komision tokėn e pėrfituar pa te drejtė. Kjo sigurisht do tė jetė njė zgjidhje mė e mirė, se sa tė fillohet me prerogativat ligjore, nga mė seriozet, pėr tė rivendosur kėtė ligj. Ky proces, tashmė i nisur me seriozitet e pėrgjegjėsi , ju siguroj tė gjithė shqiptarėve, pa as mė tė voglin diferencim, se do tė vazhdoi deri nė fund, duke riparuar ēdo ērregullim. Ne kemi objektiva madhorė, ne jemi pėr drejtėsi, ne jemi nė sherbim tė gjithė shqiptarėve, ne jemi pėr integrim nė strukturat euro-atlantike.

Nga Sali Berisha

 

Te miturit duhet tė trajtohen mė mirė nga shteti dhe shoqėria

Njė ndėr fenomenet shqetėsuese ėshtė edhe trajtimi jo i mirė i tė miturve, qoftė nga shteti, qoftė nga shoqeria. Janė rreth 300 fėmijė qė nuk shkojnė as nė shkollė, as nė kopėsht, as dalin tė luajnė me moshatarėt. Pasi janė nė konflikt hakmarrjeje prindėrit ose tė afėrmit, nė qarkun e Shkodrės.Deri tashti nuk ėshtė arritur asnjė zgjidhje dhe ka patur shumė raste qė edhe fėmijėt, krijesa tė pafajshme, janė vrarė me plumba. Hakmarrjet e vjetra dhe tė reja, me prapavije  ligjet e Kanunit mesjetar tė lekė Dukagjinit, vėnė nė shėnjestėr tė pushkės edhe fėmijėt. Madje edhe Kanuni ėshtė tejkaluar, duke vrarė jo rradhė edhe gratė. Eshtė ky njė paradoks i kohės qė Shqipėria po pėrjeton, sidomos 18 vitet e fundit. Njė ndėr kėto viktima tė pafajshme ėshtė edhe ky i mitur qė po botojme me fotografi. Kristjan Puraj, lindur mė 08 tetor 1991, akoma nuk i ka mbushur 17 vjet dhe  detyrohet tė jetojė nė ilegalitet tė plotė, pasi megjithėse i mitur, megjithėse pa asnjė faj, megjithėse duhej tė ishte nė shkollė, kanuni e ka mbėrthyer, dikush kėrkon ta vrasė. Po pėrse? Djali i axhės sė tij Mirash Puraj, mė 13 mars tė kėtij viti ka plagosur me thikė shtetasin Xhelal Zoto. Ngjarja ka ndodhur nė pije e sipėr. Pasi kanė shkėmbyer disa fjalė, Mirashi e ka goditur me thikė tre herė nė trup. Viktima ka shpėtuar, madje nuk ka bėrė as kallxim nė polici, duke ia lenė vėndimmarrjen ligjeve tė kanunit, pra hakmarrjes, pasi edhe plagosja, gjaku, duhet shlyer me gjak. Mirashi duket se ėshtė larguar nga Shqipėria dhe familja Zoto kėrkon hakmarrje tek Kristjan Puraj, vetėm se e ka djalė axhe. Kėshtu, ky i mitur, si edhe shumė bashkėmoshatarė tė tij, jo vetėm qė privohet nga shkolla, shoqeria, lodrat apo synimet pėr jetėn, por edhe e pret plumbi nėse shihet diku. Janė kėto fenomene qė na e zgjasin rrugėn drejt BE-sė, drejt demokracisė sė vėrtetė.

Arben Cubaj

 

Atė Marin Sirdani: Balshajt me origjinė nga Ballėza e Rrjollit

Prej shekujsh diskutohet pėr origjinėn e dinastisė famėmadhe shqiptare tė Balshajve, tė cilėt nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV ringjallėn shtetin (Arbėr) nė shumė kufij tė Shqipėrisė Etnike, qė fillonte nė Tivar e shkonte nė Vlorė e mė gjėrė. Shpesh nė udhėkryqet e historisė fqinjėt tanė hileqarė sllavė u munduan t’i bėjnė Balshajt tė tyre, pa llogaritur edhe shumė krahina e treva shqiptare qė i dėshironin, por tė gjitha pa asnjė argument shkencor. Ėshtė interesant se pėrkundėr kėsaj “mjegullnaje” institucionet akademike tė Shqipėrisė e veēanėrisht tė kohės komuniste nuk u muarėn kurrė seriozisht me origjinėn e dinastisė shqiptare tė Balshajve, veprat e tė cilėve lavdrohen e nderohen edhe sot, si pėr pėrpjekjet e tyre pėr formimin e shtetit Arbėr, ashtu edhe pėr mbrojtjen nga invazionet e para otomane e venedikase. Pėrkundėr kėsaj mjegullnaje Atė Marin Sirdani, simbol i binomit FE dhe ATDHE, por edhe njė historian, albanolog e shkencėtar i njohur kombėtarisht e ndėrkombėtarisht (me origjinė nga Malėsia e Madhe), nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar arrin nė konkluzionin shkencor se BALSHAJT ishin familje e lindur dhe e rritur nė qytezėn historike mbi njė mijėvjeēare tė Ballėzės, ku sė pari kjo dinasti kishte qenė qytetare e mė vonė kryetare e qytezės, dhe pėr kėtė trashėgonin edhe emrin apo mė saktė mbiemrin Balshaj, qė ėshtė e pėrafėrt me atė Ballėza, Baleci, Balexi, Balesi, Balesci (qė shpesh lexohet Baleshi) e tjera qė historia i ka trashėguar apo deformuar. Atė Marin Sirdani pėrveē referencave “laike” tė shekullit XIV na jep edhe referencėn e njė letre qė Dukė Balsha i parė me anė tė ipeshkvit tė Shasit i dėrgon Papa Urbanit V-tė mė 29 janar tė vitit 1369, duke e lajmėruar pėr pavarėsinė e shtetit tė tij, si dhe pėr shumicėn e popullsisė, dhe vetė dinastisė qė bėnin pjesė nė grigjen Katolike. Kjo mund tė gjindet shumė lehtė nė librin e At Marinit “FRANĒESKANĖT NĖ SHQIPNI DHE KATOLIKĖT NĖ LAMĖ TĖ ATDHEDASHURISĖ”, fq. 69. Natyrisht duke njohur orientimin pro sllav tė komunistėve tė djeshėm, dhe trashigimtarėve me buallek tė tyre. Ne nuk habitemi, pėrse kjo “Hipotezė” e dekumentuar e shkencore pėr origjinė e vėrtetė tė Balshajve famėmėdhenj nuk u tha kurrė, por u la nė harresė dje, e kėrkohet e njėjta gjė edhe sot, e veēanėrisht kur bėhet fjalėj pėr vepra tė pėrfaqėsuesve sinjifikativė tė Klerit Katolik qė ishin themeli i binomit Fe dhe Atdhe. Vlen tė kujtohet se si pjesa tjetėr e klerit katolik edhe At Marin Sirdani kaloi nė ferrin e kuq komunist, ku shumica e veprave tė tij historike, shkencore e albanologjike u lanė nė harresė, humbėn ose u pėrvetėsuan (apo mė saktė) u vodhėn nga historianėt e profesorėt qė fabrikonte shteti komunist. Sidoqoftė siē thotė populli: E drejta vonon, kur nuk harron, dhe e drejta ėshtė me shqiptarin e madh Atė Marin Sirdani qė shkruan: Balshajt janė me origjinė nga Ballėza e Rrjollit.                                   

Ndue Bacaj

 

Qysh se u “ēmėnd” Franca, tek Sharl dė Goli  e deri tek protestat e Parisit me karakter poetic. Revolucioni qė nuk ishte

Ishte maji i vitit 1968. Bota, e shtangur, zbulon se Franca ėshtė ēmendur. Njė grevė e pėrgjithshme, qė preku tė gjitha sferat, me pėrjashtim tė elektroenergjitikės dhe shtypit, ndalon jetėn e vendit.

Asnjė nga vendet e zhvilluara nuk ka njohur njė situatė tė tillė. Ndėrkohė, ky nuk ėshtė revolucion. Ka pak dhunė, por nuk ka sulme mbi ndėrtesa qeveritare. Gjithsesi, u dogjėn disa mijėra vetura, por, pas tre vjetėsh policia, qė donte tė dobėsonte mbėshtetjen unanime qė i jepte kėsaj lėvizjeje shoqėria, merr pėrgjegjėsinė pėr pjesėn mė tė madhe tė kėtyre makinave tė djegura. Pastaj, pas njė muaji, gjithēka kthehet nė normalitet. Ēfarė kishte ndodhur, pra?

Kishin kaluar 23 vjet nga mbarimi i Luftės II Botėrore, Njerėzit e mbajnė mend se Depresioni i Madh i vitit 1929, qė bėri tė papunė 20 milionė njerėz nė 6 muaj, solli Hitlerin nė pushtet. Duhet akuzuar kapitalizmi pėr hir tė luftės.

Prandaj ishte jetike qė, pėr tė parandaluar pėrsėritjen e situatės, tė arrihej njė marrėveshje e pashkruar pėr rregullimin e kapitalizmit: stabilizim social me anė tė shpėrndarjes sė pėrgjithshme tė sistemit tė sigurimit social, stabilizim financiar me anė tė zbatimit tė politikės kejnesiane, si dhe stabilizim ekonomik me anė tė politikės sė pagave tė larta nė tė gjithė Perėndimin.

Dhe kjo funksionon. Nė kėtė pranverė tė 1968-ės, Franca, si ēdo vend tjetėr i zhvilluar, pėrjetoi gjatė 23 vjetėve njė rritje ekonomike tė shpejtė dhe tė qėndrueshme prej 4,5-5% nė vit. E mbrojtur nga ēdo krizė ekonomike – meqenėse kapitalizmi mė i menēur eliminoi krizat financiare – Franca pati punėsim tė plotė. Ėshtė periudhė e pabesueshme. Frenimi bėrthamor siguron paqe globale. Rritja ekonomike asnjėherė nuk ishte kaq e shpejtė gjatė njė periudhe kaq tė gjatė kohe. Punėsimi i plotė asnjėherė nuk u sigurua kaq gjatė. 

Sharl dė Goli (Charles de Gaulle) e udhėhoqi Francėn pėr 10 vjet. Partia mė e madhe e Francės – ajo Komuniste – ėshtė forca mbizotėruese e opozitės. Partia Socialiste u paralizua, u ngurtėsua dhe humbi ndikim. Opozita nuk mund tė fitojė. Kurrfarė ndryshimesh, dhe, me sa duket, asgjė nuk do tė ndryshojė kėtė vend tė qetė, ku sundon paraja.

Kapitalizmi i rregulluar triumfon kudo. Ekonomitė futen nė njė rrugė rritjeje tė qėndrueshme. Suksesi pėrcaktohet nga paga individuale. Filozofėt, dhe nė veēanti, Herbert Markuze (Marcuse), denoncojnė kėtė mėnyrė jetese, qė konsiderohet si mall. Njerėzit u lodhėn; e quajnė imoral faktin se paraja bėhet referenca kryesore nė botė. Studentėt protestojnė, shpesh krah pėr krah me sindikatat, kundėr shoqėrisė sė konsumit.

Debate tė tilla gjallėrojnė universitete tė shumta amerikane dhe franceze. Nė fillim tė majit pati incidente nė universitetin e Nanterės (Nanterre). Studentėt e Sorbonės, qė mbėshtesin studentėt e Nanterės, pushtojnė universitetin e tyre tė lashtė.

Ka protesta nė universitetet amerikane. Nė qershor studentėt do tė pushtonin universitetin e Stokholmit. Nė vjeshtė do tė ndodhin incidente nė universitetet e Gjermanisė dhe Italisė. Ngjarjet e vitit 1968 pėrfshijnė tė gjithė botėn, tė ushqyera nga dyshimet e rinisė universitare pėr mėnyrėn si ėshtė ndėrtuar bota.

Nė Paris, njė rektor universiteti, i lodhur dhe i paaftė, i kėrkon policisė tė spastrojė Sorbonėn nga protestuesit. Kur mbreti i Francės themeloi Sorbonėn nė shekullin XIII, i dha privilegje tė posaēme, njėri prej tė cilėve ishte ruajtja e rendit me forcat e veta; policia nuk lejohej tė hynte nė territorin e universitetit. Vetėm Gestapoja gjatė pushtimit nazist e shkeli pėr herė tė parė kėtė rregull. 

Pasojat e vendimit tė rektorit ishin shumė tė mėdha. Tė gjithė studentėt, si nė Paris, ashtu dhe nė provinca –nė atė kohė numėronin mė tepėr se njė milion veta – u ndien tė fyer. Disa drejtues tė universitetit tė Nanterės u arrestuan. Tė gjitha universitetet e Francės bėnė greva nė mbėshtetje tė tyre. Njerėzit nuk e kuptonin se si qeveria mund t’i lejonte vetes njė gabim tė tillė.

Lagja latine (Le Quartier latin), distrikti studentor i Parisit, u mbush me protestues. Ndodhin pėrplasje me policinė. Por asgjė nuk mund tė ndalė kėtė proces. Bėhet njė marshim tepėr i madh i sindikatave nė mbėshtetje tė studentėve.

Mė 15 maj, pa kurrfarė instruksionesh nga sindikatat, disa punėtorė vendosin spontanisht pėr grevė dhe pushtojnė fabrikat e tyre tė aviacionit nė Bugne (Bouguenais), si dhe uzinėn e Renosė (Renault) nė Kleon (Cléon). Komitetet e grevės, tė pėrbėra nga punėtorė tė rinj – dhe shpesh jo anėtarė tė sindikatės – vėnė nė dyshim hierarkinė, kėrkojnė respekt dhe “liri tė fjalės”, por asnjėherė nuk pėrmendin pagat – ose zhvillimin e negociatave.

Sindikatat nuk dinė ē’tė bėjnė. CGT-ja, e afėrt me Partinė Komuniste, pėrpiqet me ē’ mundet tė ndalė lėvizjen. Nė CFDT-nė ish-kristiane, qė u bė laike nė vitin 1964, gjithmonė e mė shumė depėrtojnė idetė e lėvizjes, duke iu bashkėngjitur asaj. Greva zgjerohet.

Gjithsesi ende nuk ka dhunė. Fillimisht lėvizja e befason publikun francez, qė e simpatizon. Njerėzit ndihmojnė njėri-tjetrin. Ėshtė festė e shprehjes sė mendimit. Disa ministra japin dorėheqjen, por nuk sulmohen institucionet. Franca ėndėrron dhe zbavitet.

Mė 27 maj qeveria organizon njė takim me liderėt e sindikatave, qė pak ndikojnė nė grevat, si dhe me organizata punėdhėnėsish, qė nuk kanė tė bėjnė fare me to. Merret vendim pėr ngritje tė konsiderueshme tė pagave, ndonėse kjo gjė nuk u kėrkua asnjėherė. Pak nga pak, njerėzit filluan tė kthehen nė punė.

Kryeministri Zhorzh Pompidu (Georges Pompidou) i mbush mendjen dė Golit – fjalimi i parė i tė cilit, mė 24 maj, nuk pati efekt – tė shpėrndante paralamentin. Njė fushatė zgjedhore do tė tėrheqė vėmendjen e francezėve. Nė fund tė qershorit partitė e krahut tė djathtė korrin fitore tė madhe nė zgjedhje.

Pasojat sociale tė ngjarjeve tė majit 1868 ishin gjithashtu tė rėndėsishme. Ato shėnuan fillimin e lėvizjes feministe. Kudo jashtė  Parisit rriten thirrjet pėr decentralizim dhe regjionalizėm. Nė fund tė fundit, biznesi u njeh sindikatave tė drejtėn e punėtorėve pėr t’u shprehur pėr kushtet e tyre tė punės.

Francezėt shkaktuan njė muaj situate krize – mė tepėr si njė lojė dhe me karakter poetik se sa krizė sociale ose politike –pėr tė shprehur mospajtimin e vet ndaj ndėrtimit tė botės, ku paratė kanė ndikim tejet tė madh. Pjesa mė e madhe e atij brezi nė Perėndim mendon po kėshtu.

Mishel Rokar

Ish kryeminister i Francės, sot lider i partisė socialiste dhe europalamentar

 

INTELEKTUALI LIKA PERBADHE KERCENIMEVE SERIOZE

Shumė intelektualė shqiptarė nė kėto 18 vite tė tė ashtuquajturės demokraci, janė pėrballuar me kėrcėnime serioze pėr jetėn e tyre dhe tė familjeve, vetėm pėr shkak tė detyrės. Janė vrarė, plagosur ose janė detyruar tė kėrkojnė rrugėt pa rrugė tė botės tė shpetojnė jetėn, megjithėse nuk kanė patur mbi supet e  tyre asnjė pėrgjegjėsi as morale. Janė pikėrisht kriminelet e njerėzimit, sikurse i ka akuzuar shumė herė edhe kryeministri Berisha qė janė edhe nė parlament, ata qė kanė pushkatuar, spiunuar e interrnuar gjatė kohės sė diktaturės dhe sot edhe bllokojnė reformat pėr integrimin e Shqipėrisė nė strukturat Euro-Atlantike.Njėri ndėr viktimat pa asnjė faj ėshtė edhe intelektuali i mirėnjohur Edmond Lika. Inxhinier Lika ka lindur nė qytetin verior Shkodėr mė 02 prill 1962 dhe mė 1988 ka pėrfunduar Universitetin e Tiranės nė degėn tekstile.Nga viti 1988 deri mė 1995 ka punuar nė fabrikėn e pelhurėrave nė Shkoder si specialist me detyrat si pėrgjegjės turni, pėrgjegjės fabrike dhe teknolog. Por bandat anarkiste e kishin vėnė nė shenjestėr pėr ta eleminuar fizikisht, ashtu sikundėr kanė vrarė shumė tė tjerė. Ka qėnė data 25 janar 1993 kur persona tė paidentifikuar e kanė qėlluar me plumba nė vėndin e quajtur Parrucė, afer zigzakut siē njihet nga qytetarėt e Shkodrės. Njė plumb e ka kapur inxhinier Liken, por falė fatit ka shpėtuar me jetė. Edhe pasi merr njė plumb, anarkistėt e ndjekin. E kėrcėnojnė me telefonata e letra anonime, me rrėmbim tė gruas etj., derisa e detyrojnė mė 1997 tė largohetr si emigrant nė Itali. Duket se hakmarrja ka patur prapavijė shkakun e detyrės, tė punės sė ndershme qė ka kryer si njė inxhiner i njohur nė qytetin verior.Gjithsesi ata qė e kishin piketuar pėr ta zhdukur fizikisht e gjejnė edhe nė shtetin fqinjė, Itali. Tashmė kėrcėnatat bėhen tepėr mė serioze . I ēojnė fjalė se do ti vrasim edhe djalin. Ditėt e fundit ky intelektual ka shpėtuar pėr mrekulli pa u vrarė. Duket se e kishin zbuluar se ka ardhur nė Shqipėri dhe pikėrisht mė datėn 01 shtator 2008, nė hyrje tė qytetit tė Shodrės, nė Bahēallek, persona  sėrish tė paidentifikuar kanė qėlluar drejt makinės sė tij, fatmirėsisht pa shėnjestruar nė shenjė. Keshtu Edmond Lika  ėshtė larguar me shpejtėsi dhe sipas burimeve pranė tė afermve tė tij ėshtė detyruar tė marrė avionin e tė ikė nga vėnlindja, ku duket se e pret vrasja pėr shkak tė detyrės.            

Vasel Gilaj

 

Neper labirinthet e erreta te hakmarrjes
Familja Grezda ne qytetin e Shkodres eshte perfshire qe ne fillim te proceseve demokratike ne gjithe levizjet per permbysjen e sistemit diktatorial dhe kjo ka mjaftuar per tu vene ne shenjester te vrasjeve te shumta. Ne protesten e madhe te organizuar ne Shkoder kunder votevjedhjes nga Ramiz Alia, ku u vrane kater desdhmore te Demokracise, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagosen rende 69 persona te tjere, mjeket Ali Spahija dhe Xhavid Grezda mjekuan dhe evidentuan te plagosurit përmes plumbave. Doktor Xhavidit i rastisi te mjekoi edhe te birin Oltion Ademi (Grezda), i cili ishte vene ne shenjester per tu pushkatuar. Po hakmarrja e bishave te kuqe qe kane derdhur deri sot shume gjak te pafajshem shqiptaresh, do te vazhdonte gjate dhe fatkeqesisht vazhdon edhe sot. Familja Grezda ka perjetuar shume ngjarje te renda, ka kaluar nje kalvar tragjedish permes labirintheve te erreta te hakmarrjes antinjerezore. Me 3 maj 2001 jane vrare dy kusherinjte e Oltionit, vellezerit Eliton dhe Enton Nexhat Grezda. Ngjarja edhe sot e kësaj dite ka mbetur e pazbardhur dhe eshte artikuluar nga burime te rezervuarajo pak, si nje ngjarje me prapavije hakmarrjeje nga struktura te policise sekrete te shtetit socialist. Babai i dy viktimave ne fjale, Nexhat Grezda kish dhene kontribute gjithe shqiptare duke qene ne vitin 1998, Kryetar i Organizates Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” kohe kjo kur Kosova ishte ne lufte me forcat ushtarake te Sllobodan Millosheviçit. Dhe, disa dite më pare, pikërisht me 17 gusht 2008, vellai i Nexhatit, i quajturi Nail Grezda 46 vjeç, dhe Artan Kola 36 vjeç, ne Dergut te Shkodres jane qelluar me plumba rreth ores 22.10 minuta.   46 vjeçari Grezda ka nderruar jete  ne oret e para te mengjesit te dites se radhes në spitalin rajonal te Shkodrës, ndersa 36 vjeçari Kola vazhdon te jete nen kujdesin e mjekeve. Edhe kesaj here policia nuk zbulon asgje, por mjaftohet duke deklaruar se vrasësit kane qënë dy persona te maskuar, hypur ne biçikleta dhe njera nga armet, (pistoleta) ka qënë me selenciator. Atij që mësojme se i rrezikohet seriozisht jeta, eshte pikërisht Oltion Ademi (Grezda), kushëri i gjithë këtyre të vrarëve, i gjithë këtyre viktimava te pafajshme. Burime te besueshme te gazetes bejne me dije se grupe anarkiste po kerkojne ta pushkatojne edhe kete. Ai nuk mundet kurrsesi te dale, madje është i detyruar te jetoi në ilegalitet te plotë. Ështe kjo panorama e zymte e nje realiteti te zi qe e pengon vëndin tonë drejt integrimit në struktuarat Euro-Atlantike , realitet qe çdo dite e çdo nate regjistron ngjarje tragjike, vrasje dhe moszbulim autorësh.
Albert Vataj

 

 

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKLUQI” DREJT EUROPES ME PEROGRAME TE DIKTATORIT KOMUNIST ENVER HOXHA!

Ky niversitet, ka arritur tė binjakėzohet dhe shkėmbejė pėrvoja me disa universitete italiane, falė punės sė mirė tė konsullatės sė Italisė nė Shkoder, ky universitet, ēuditėrisht, pėrdor libra ideologjikė paranoikė, ku stimulon mosvetėdije, jashtėkoherim

Tė pėrpiqesh tė testosh programet nė njė universitet, qoftė edhe si ky i Shkodrės, ėshtė shpellėsim mėndimi. Ndaj, nė rreshtat e kėtij shkrimi, ne synojmė tė fytyrėsojmė ca paradokse, pėr tė rritur potencialin jo vetėm tė mesimdhenėsve, pėr tė ē’koduar pėrshtatshmėrinė e programevė pėr studentėt. Tė atyre programeve paranoike , ku studentėt marrin dije qė nuk u hyjnė nė punė dhe mė vonė stimulohen me mosvetėdije, jashtėkoherim.

Nė tė vėrtetė, edhe nė kėtė gazetė, kemi trajtuar punėn e mirė , sidomos pas vitit 2001, ku falė edhe mbėshtetjes sė konsullatės italiane nė Shkodėr, e veēmas ish konsullit Roberto Orlando dhe  dy vitet e fundit konsullit Stefano Marguēio, kjo vatėr dijeje, ka arritur tė binjakėzohet dhe shkembejė pervoja  mė sė shumti eksperimentale, me disa universitete italiane. Dhe efektet e bashkėpunimit me fakultete tė veēanta,  janė tė prekshme.  Por, tjetėr ėshtė niveli i aftėsive, tjetėr janė specifikat e metodave tė perdorura, tė cilat  mund tė mbushin studentėt me shkencė tė mirėfilltė ose me injorancė subjektive.

Ne jemi kėtu, nė kėtė pikė tė njė besueshmėrie tė pabesueshme, por faktikisht tė vlefshme pėr gjithė lexuesit dhe krejt reale, aq mė tepėr qė jemi nė prag tė fillimit tė vitit akademik 2008-2009.

Nė vitin akademik 2007-2008, nė Universitetin e Shkodrės, ne degėn e Edukimit Fizik dhe Sporteve, nė lėndėn e gjimnastikės, studentėt e vitit tė parė, studiuan ca broēkulla ideologjike, nė librin  “GJIMNASTIKA”.

Nė kėto momente qė shfletoj librin nė fjalė, duke hedhur mėndimet nė kompjuter , matem disa herė ta telefonoj ish ministrin e arsimit Pollo, sot zevėndėskryeministėr,qė vitin akademik tė vjetėm aprovoi kėtė lėndė, por mė mirė jo,kėrkoj ta orientoj logjikėn,tė jem maksimalisht i matur , pasi u flas mėsuesve ,atyre qė nėse Zoti e sjedh njeriun nė tokė, ata e ngejnė nga toka nė qiell, por nuk e kuptoj se ēfarė vlere kanė budallalleqet e ish Partisė sė Punės dhe ish udheheqėsit tė saj skizofren , diktatorit tė pashėmbullt nė gjithė botėn, Enver Hoxha, tė cilave u referohet libri, si njė  mėsuesi dhe filozofi  e “pagabueshme” nė gjithēka, nuk e kuptoj se si Ministria  e Arsimit e Shkencave e ka miratuar kėtė skandal teknikash e analizash universitare, nuk e kuptoj as se si pedagogėt nuk flasin, nė dobi tė studentėve, tė shoqėrisė, nė dobi tė tyre nė fund tė fundit.

Megjithatė, dikush foli, dhe shqetėsimin e solli nė redaksinė e gazetės “Shqipėria etnike”, duke i siguruar anonimitet, se ndryshe, sipas tij, do e pushojnė nga puna.

Lėnda nė fjalė, ėshtė lėndė e ish sistemit komunist, tėrėsisht e politizuar, pa asnjė vlerė, madje edhe e dėnueshme ligjėrisht. Ėshtė antimorale, antinjerėzore, antishkencore, antiligjore.

Ne, pėr tė qėnė si gjithmonė qind pėr qind tė saktė, nė gjithēka  publikojmė, po i referohemi faqes 24 tė librit “GJIMNASTIKA” qė ėshtė nė fuqi dhe u jepet mėsim studentėve  tė viteve te para  tė Edukimit Fizik dhe Sporteve: 

“GJIMNASTIKA KA ECUR PARA  DHE ESHTE BERE MASIVE, SIDOMOS NE RADHET E RINISE PUNONJESE, MEQENESE AJO NE TRAJTIMIN E PROBLEMEVE TEORIKE E PRAKTIKE BAZOHET NE FILOZOFINE MARKSISTE-LENINISTE MBI EDUKIMIN DHE KA BUSULL ORIENTUESE UDHEZIMET  E VAZHDUESHME TE PPSH-sė DHE MESIMET E SHOKUT ENVER HOXHA PER EDUKIMIN FIZIK E USHTARAK DHE NE VEĒANTI PER GJIMNASTIKEN, DUKE E KONSIDERUAR ATE SI NJE NDER MJETET E RENDESISHME PER KALITJEN E PERGATITJEN FIZIKE E USHTARAKE TE MASAVE TE GJERA TE VENDIT TONE...”

Libri pėrshkohet fillim e fund nga njė fill i kuq i ideologjisė komuniste, tashmė tė ndaluar me ligj nė gjithė nivelet e edukimit e mesimdhėnies nė Shqipėrinė qė hedh hapa (mrapsht) drejt strukturave  Euro-Atlantike.

Ky universitet, si tregues i ca ndryshueshmėrive shkencore nė mėsimdhėnie, paska edhe staf akademik, qė miraton libra tė diktaturės komuniste, pėr ti mėsuar studentėt qė mėpastaj synojnė tė studiojnė nė universitetet perėndimore.

Problem tjetėr ėshtė se lėvrohen  fonde jo tė vogla, ku autorėt e kėtyre librave (paēavureve), shpėrblehen.

Nė tė vėrtetė, probleme ka shume nė kėtė universitet. Ka pedagogė me tituj shkencorė  (tė ēkallajtisur) qė pėrfliten pėr mitmarrje, pėr imoralitet  me vajzat pėr njė notė, ka ndonjė qė ėshtė shprehur kundėr demokracisė, Europės sė Bashkuar, kundėr simboleve kombėtare si Gjergj Kastrioti, Nanė Tereza etj., ka nga ata qė e japin me zell lėndėn nė fjalė, ku flitet pėr Enverin, Partinė e Punės, Marksin, Leninin e Stalinin.

Nė numrat e ardhshėm do ndalemi me fakte e emra, me qellimin e mirė pėr ta ngritur nė nivel universiteti kėtė  universitet, apo siē thotė me humor njė koleg i letrave,  pallat sheikėsh  e haremi.

Sokol Pepushaj

 

EMRI I ISMAIL QEMALI NUK ESHTE PENGESE PSE UNIVERSITETI I VLORES NUK KA ASNJE SUKSES AKADEMIK

Kam qėnė njė prej disa qindra tė rinjve qė ja ndryshuan emrin njė Universiteti. Nė vitin 1991, Universiteti i Tiranės quhej Enver Hoxha. Ai ishte njė emėr i urryer, mishėrim i diktaturės dhe i masakrės mė tė rėndė ideologjike kundėr lirisė, kundėr tė drejtės pėr tė menduar dhe pėr t’i shprehur idetė, ishte njė simbol i anti-dijes publike ku qeveriste frika.

Edhe nė atė kohė ne pėrdorėm pretekstin se Enver Hoxha nuk ishte akademik dhe madje nuk mbante as diplomė universitare. Ne kėrkuam qė Universiteti tė mbante emrin e kryeqytetit - Tiranė, sepse ishte nė tė mirė tė shkollės tė identifikohej si Universitet kombetar. Por ne ishim tė vetėdijshėm se po shpiknim njė qasje jashtė politike, pėr tė mos t’i thėnė tė gjitha tė vėrtetat tona – tė cilat nė themel ishin politike. Pastaj njerėzit nė rrugė i kuptuan kėto tė vėrteta dhe vendosėn tė bashkohen pėr t’i realizuar ato deri nė fund.

Nuk e kisha besuar se historia mund tė pėrsėritej. Tė paktėn jo me kaq cinizėm. Tashti, Tanush Shaska, rektor i Universitetit rajonal nė Vlore, ka pėrsėritur tė njėjtat pretekste, pėr tė kėrkuar heqjen e emrit tė Ismail Qemalit nga Universiteti qė drejton. Ai ka valėvitur si mburojė flamurin e lirisė akademike, por e ka bėrė kėtė me qasjen mė populiste tė mundshme. Nė intervistėn e tij, z.Shaska shprehet: “Vlora eshte ajo qe me shtyu te bej kete propozim. Vlora me kodrat e ullinjve, me Sazanin e Karaburunin, me perendimin e saj te arte, ajo Vlore qe si brezin tone ka brymosur breza te tjere per mijra vjet. Vlora e Orikut, Qesarit, Gjergj Aranitit, Ismail bej Vlores, Qazim Koculit, Eqerem Bej Vlores e Seit Qemalit, Ali Asllanit e Petro Markos, Mexhit Haxhiut e Vasil Rucit…” (Hermes News 30.07.2008).

Tė mė falė z.Shaska pėr injorancėn time, por nėse Ismail Bej Vlora nuk ka qenė akademik, kush prej emrave qė ai rendit mė lart ėshtė i tillė? Nė emėr tė lirisė sė mendimit dhe tė drejtės akademike do tė mirėprisja qė rektori apo Senati rajonal universitar tė shpalosnin arsyet e vėrteta tė kėrkesės dhe tė mos fshihen pas gishtit, nėpėr pretekste qė rrezikojnė tė shkaktojnė cinizėm. Unė kam mirėpritur qasjet e reja kurrikulare pėr tė ndėrtuar nė Vlorė njė Universitet, i cili i pėrgjigjet sektorėve strategjikė tė zhvillimit tė kėsaj zone me rėndėsi parėsore pėr vendin. Por nuk mendoj se pengesa ėshtė emri i kėsaj shkolle tė re, e cila nuk njihet ende pėr ndonjė sukses tė karakterit akademik.

Universiteti i Vlorės (siē preferojnė ta quajnė drejtuesit e tij) njihet ndėrkohė vetėm pėr keqpėrdorimin politik qė i ėshtė bėrė trupės sė tij studentore. Ai ėshtė i vetmi universitet shqiptar nė dyert e tė cilit janė masakruar njerėz, janė vrarė punonjės shtetėrorė dhe janė dhunuar kufomat e tyre. Ende ai Universitet nuk ėshtė distancuar nga kėto akte, qė nė fakt nuk lidhen me Ismail Qemalin.

Nė atė Universitet ėshtė dėshmuar mungesa mė e madhe e etikės njerėzore dhe e kulturės sė komunikimit ndėrsa aktivistė pseudo-mjedisorė sulmuan me mazut nė fytyrė pėrfaqėsuesin e njė firme, tė cilin e kishin ftuar tė bashkėbisedonte mbi projektin e kontestuar tė ndėrtimit tė njė depozite nafte nė njė zonė, ende shumė tė ndotur nga industria primitive e regjimit komunist. Tradita e protagonizmit politik tė shfaqur nė kėtė qendėr u ruajt e lartė edhe nga stafi i ri akademik, i kryesuar nga rektori Shaska.

Shndėrrimi nė Universitete i Instituteve rajonale tė arsimit tė lartė, mbetet gjithsesi njė hap i lavdėrueshėm. Por a ėshtė pėrmbushur ky hap nė cilėsi? Kjo ėshtė pyetja qė unė kam frikė t’i pėrgjigjem. T’i ndėrrosh emrin njė universiteti nuk ėshtė fatale. Aq mė tepėr kur tė gjithė e dimė se nė kėtė rast po e pėrdorim fjalėn Universitet mė shumė pėr eufemizėm. Por ėshtė fatale t’i ndryshosh njė rajoni apo mė keq akoma, njė populli vetė-respektin apo perceptimin mbi historinė e tij dhe figurat kryesore qė e bėnė atė. Sepse ky ėshtė njė sulm ndaj simboleve tė tij kombėtare.

Unė mund ta kuptoj shqetėsimin e rektorit pėr marketingun e shkollės sė tij, por ai pikė sė pari ėshtė problem i ofertės sė shkollimit tė lartė nė Vlorė, dhe sė dyti problem i imazhit qė gėzon Universiteti. Edhe nė njė gjykim mė tė thelluar, mė duhet tė theksoj se qasja e z.Shaska do tė shkaktonte humor tė thellė po tė shfaqej nė qarqet akademike botėrore. Ėshtė njėsoj si tė kėrkosh qė Universiteti i Harwardit- mė i famshmi nė botė sipas listimit zyrtar – tė quhej Universiteti i Bostonit, meqė njerėzit kur dėgjojnė fjalėn Harward duhet tė mendojnė edhe pėr oqeanin qė ngre dallgė, edhe pėr Manny Ramirez dhe Red Sox, madje edhe pėr Eliza Dushkun qė ka lindur atje... Tė mendosh qė nė Harward, edhe pse ėshtė integruar plotėsisht si njėsi, ende shėnjohet emri i Institutit Femėror Radcliff – i lindur nėn bujarinė e familjes aristokrate me kėtė emėr.

Ėshtė njėsoj sikur senati i z.Shaska tė kėrkonte qė Universiteti Stanford, i dyti mė i vlerėsuar nė botė- tė quhej San Francisco Bay University (fjale Bay nuk ka lidhje me titullin Bej tė Ismail Qemalit- shėnim cinik i imi). Apo sikur Berkeley University – i katėrti nė listėn e Universiteteve nė botė dhe tė cilin z.Shaska e njeh fatkeqsisht mirė- tė ndyshonte emėr e tė quhej Oakland University, sipas qytetit ku u themelua nė mes tė shekullit tė 19...

Nuk mund tė jem dakort as me idenė e studiuesit Blendi Kajsiu, drejtues i njė universiteti privat nė Tiranė, i cili thotė se “Sot nė vitin 2008 ka ardhur koha ta konsiderojmė tė mbyllur procesin e komb-formimit. Universitetet tona duhet tė jenė diēka mė shumė sesa pishtarė tė Rilindjes Kombėtare...”. Do tė ishte shumė mirė qė ky Universitet rajonal apo edhe tė tjerė qendra universitare nė vend tė ishin pishtarė tė njė sėrė idesh tė Rilindjes kombėtare.

E keqja ėshtė se ata nuk janė as bishtukė tė kėtyre ideve. Procesi i komb-formimit tė shqiptarėve nuk mund tė quhet i pėrmbyllur, pėrsa kohė qė jetojmė nė katėr territore shtetėrore tė veēuara, qė po prodhojnė mė shumė ndasi dhe distanca politike, sesa shanse pėrafrimi. Nuk dua t’i hyj analizave qė z.Kajsiu i bėn mė mirė se unė, por nė tėrėsi, nė kėtė fazė tė ri-integrimit europian tė tyre, shqiptarėt kanė nevojė tė ruajnė identitetin kombėtar dhe tė shkojnė me fytyrėn e tyre kombėtare drejt realiteteve tė reja, ku arrihet natyrshėm edhe pėrmes arsimit.

Qasjet apatride nuk i vlejnė njė brezi i cili mund tė ketė humbur shumė gjėra, por jo dėshirėn pėr tė qenė i denjė pėrballė moshatarėve tė tij nė katėr cepat e globit. Me shashka idesh mund tė prodhosh debat, edhe shterpė, por kurrė cilėsi arsimore dhe aq mė pak pėrmirėsim kombėtar. Ndoshta z.Shaska e vuan mė shumė kėtė problem, sepse ai vjen nga njė vend i madh i SHBA nė njė vend tė vogėl si Shqipėria. Nėse dikujt i vjen turp qė ka lindur nė njė vend tė vogėl, le tė shkojė nė njė vend edhe mė tė vogėl pėr t’u ndjerė mė mirė. I rikujtoj z.Shaska se ēdo njeri i madh ka dalė nė botė nga njė vend shumė i vogėl, i shenjtė pėr tė, qė ėshtė origjina e tij. Ajo nuk vdes kurrė. Dhe nuk mund tė pėrdhoset.

Nė emėr tė lirisė sė mendimit dhe tė drejtės akademike do tė mirėprisja qė rektori apo Senati rajonal universitar tė shpalosnin arsyet e vėrteta tė kėrkesės dhe tė mos fshihen pas gishtit, nėpėr pretekste qė rrezikojnė tė shkaktojnė cinizėm. Unė kam mirėpritur qasjet e reja kurrikulare pėr tė ndėrtuar nė Vlorė njė Universitet, i cili i pėrgjigjet sektorėve strategjikė tė zhvillimit tė kėsaj zone me rėndėsi parėsore pėr vėndin.

Nga Alban BALA

 

Emertimet e institucioneve zgjojnė vetėdije kombėtare

Emri ėshtė vetėdije dhe emėrtimi njė prej riteve mė tė rėndesishme, nė mos i shenjtė. Dhe jo pa qėllim, sepse tė emėrtosh dicka do tė thotė t’a kontrollosh atė.

Nė rastin e institucioneve, shkollave a universiteteve publike, ky rit ėshtė kthyer nė traditė, sepse emri pasqyron kombin, shtetin, qytetin, krahinėn a fshatin qė ka nė pronėsi institucionin. Dhe tė emėrtosh njė institucion pėr nder tė njė personi kėrkohet, tė paktėn nė njė shoqeri normale, qė individi tė jetė hero/heronė, nė shkallė vendore a kombėtare. Nga kjo pikėpamje, del sesa abnormale ka qenė shoqėria shqiptare e periudhės komuniste, ku shumė institucione a shkolla, rrugė a sheshe publike ishin pajisur me emėrtime thellėsisht ideologjike, shpesh tė huaja, e qė e bėnin njeriun e thjeshtė tė ndjente cdo gjė komuniste, por pak ose aspak vetėdije a ndjenjė kombėtare.

Dhe pa njė vetėdijė personale, familjare, shoqėrore e qytetarė njeriu nuk mund tė jetė i vetėdijshėm as nė shkallė kombėtare dhe pa kėtė tė fundit, ai ėshte pavetėdijshėm edhe ndaj mjedisit qė e rrethon, botės mbarė. Prandaj, njė rrugė a autostradė do tė bėhej mė e kuptimplote, mė e dashur, mė e mirėmbajtur nė se emėrtohej Rruga e Luleve, e Molleve, e Shegėve, e Dardhave, e Pemėve. Njė gjė e tillė do tė zgjonte vetėdije, dhe nė se pemė nuk kishte nė anė tė rrugės, pėr tė pėrligjur emrin, ato do tė mbilleshin, dhe pluhuri do tė zhdukej. Kėshtu kanė vepruar shumė vende qė sot dallohen pėr mjedise, parqe, lulishte me bukuri mahnitėse ku shpesh vetė kalimtarėt kujdesen pėr to. Arsyeja pėr tė krijuar kėtė frymė a vetėdije ka berė qė edhe prirjet pėr emėrtimin institucioneve publike tė marrin sot drejtime qė pasqyrojnė ndryshime nė kulturė, sjellje e mendime.

Sipas statistikava nė SHBA, shteti i Floridės ka gjithsej 3 mijė shkolla publike dhe nga kėto vetėm 5 mbajnė e emrin e Xhorxh Uashingtonit. Parė nga ky kėnd, presidenti i parė i Shteteve tė Bashkuara rendidet i fundit, krahasuar me 11 shkolla qė mbajnė emra kafshėsh, 54 emra palmash, 91 emra pyjesh dhe 155 emra liqenesh. Njė pasqyrė e ngjashme vihet re edhe ne shumė shtete tė tjera amerikan

Njė studim, i para disa viteve, kryer nga Instituti kėrkimor i politikave me seli nė Manhaten, thotė se shumė shkolla amerikane kanė filluar t’a braktisin praktikėn e emėrtimit tė shkollave tė reja me emra presidentėsh, heronjsh a udheheqėsish shoqėrorė. Ato tani parapėlqejnė t’i referohen florės dhe faunės, natyrės, pėr emra qė i bėjnė njerėzit mė tė ndjeshėm ndaj cėshtjeve e problemeve tė ngutshme pėr zgjidhje sic janė ruajtja e mjedisit dhe gjelbėrimit. Motoja e tyre ėshtė; “Jepuni njerėzve mundėsi e kushte dhe ata do tė mendojnė ndryshe”

Njė rast tjetėr ėshtė ai i Bashkisė sė Nju Orleansit nė Luiziana ku ka mė se 10 vjet qė asnjė shkollė nuk lejohet tė marė emrin e ndonjė personaliteti historik qė ka mbajtur skllevėr, duke skualifikuar kėshtu edhe emrat e Xhorxh Uashingtonit e Tomas Xhefersonit.

Gjithashtu ka institucione qė pėr t’u bere ballė pakėsimeve buxhetore kanė propozuar qė t’ua shesin tė drejtėn e emėrtimit korporatave. Por ka grupe tė ndryshme qytetarėsh tė cilėt shqetėsohen se emri i njė firme tė njohur private do tė afektonte negativisht idenė e arsimit publik, pasi askush nuk do te dėshironte qė shkolla tė quhej McDonald, Taco Bell apo Burger King, restorante tė njohura tė shėrbimit tė shpejtė.

Por neutralizimi i emrave tė institucioneve publike ėshtė vetėm njė pjesė e cėshtjes, sepse, po sipas studimit tė Institutit kėrkimor tė Manhatenit, cdo pėrpjekje pėr tė rinxitur misionin qytetar tė shkollave publike do te nxisė edhe ndryshime tė gjėra kulturore.

Kėshtu pra, qė njė universitet sot del me propozimin pėr tė mbajtur emrin e qytetit, si ai i Vlorės, duke ia lėnė emrin e Ismail bej Qemalit mbarė kombit tė nderohet, duhet parė mė shumė si njė prirje bashkėkohore e pashmangėshme, qė tregon se ndryshimet, nė kėtė rast ato kulturore, po fillojnė tė japin fryte dhe se intelektualėt e rinj duket se mendojnė se pėr                                                                                     tė qenė shtetas i mirė e atdhetar, individi fillimisht duhet te jeteqytetar i mirė.

Astrit Lulushi

 

Grekėt: Shqiptarėt dhe turqit s’kanė vėnd nė Europė

Gazeta mė prestigjioze greke “ ELEFTEROTIPIA”, thotė se grekėt edhe pse 71 qind janė pro zgjerimit tė BE-sė me vėndet e tjera europiane, po kaq janė kundėr Shqipėrisė dhe Turqisė. Krejt qėndrim dashamirės kanė vėndet e tjera tė BE-sė me Shqipėrinė.

Sipas kėsaj gazete qė i referohet sondazhit tė Eurobarometrit, shumica e popullsisė greke, Shqipėrinė e konsiderojnė njėlloj si Turqinė, tė padėshirueshme nė Europėn e Bashkuar. Por, po tė kemi parasysh qė rreth 12 pėr qind e shqiptarėve brėnda kufijve aktualė  janė minoritet grek dhe, tė gjithė kane lidhje gjaku atje, ku ky fakt duhet tė ketė ndikuar jo pakt pozitivisht nė sondazh, qėndrimi grek ndaj Shqipėrisė ėshtė edhe mė ndėshkue se sa ndaj Turqisė me problemet ende tė pazgjidhura Qipriote. Pra, pjesa dėrmuese e qytetarėve tė Greqisė nuk dėshiron qė Shqipėria tė bėhet anėtare e Bashkimit Evropian. Njė pėrfundim i tillė ka dalė nga njė sondazh i Eurobarometrit, tė cilin e ka publikuar   e pėrditshmja prestigjioze e Athinės, “Elefterotipia” . Sipas sondazhit, grekėt, nė tė vėrtetė jane nė masėn 71 pėr qind  pro zgjerimit tė BE-sė me vende tė tjera evropiane, por po nė tė njėjtėn pėrqindje ata nuk dėshirojnė hyrjen e Shqipėrisė dhe Turqisė nė familjen evropiane. Vendi ynė dhe shteti tjetėr ballkanas konsiderohen si “dele tė zeza”nga Greqia.Ndersa vėndet e tjera europiane kane qėndrim krejt tė njėjtė ndaj Turqisė, por shumė mė dashamirės ndaj Shqipėrisė Sipas kėtij studimi, ku janė pyetur njė kampion i caktuar i qytetarėve grekė, rreth dy tė tretat e tyre janė shprehur prerė kundėr anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Tė njėjtin mendim, sipas sondazhit, po mbi 70 pėr qind e grekėve e kanė edhe pėr hyrjen e Turqisė nė BE. Sondazhi i Eurobarometrit zhvillohet nė mėnyrė periodike nė tė 27 vendet e Bashkimit Evropian. Nė pranverė u zhvillua njė tjetėr sondazh i Eurobarometrit, ku, sipas tij,mbi 55 pėr qind e tė anketuarve  nė vendet e Bashkimit Evropian dhe  pesė shtete tė tjera jashtė tij, pėrkrahin hyrjen e Shqipėrisė nė BE.Ndėrkohė , vetėm 36 pėr qind e tė anketuarve  europianė ishin pro hyrjes nė Bashkimin Evropian tė  Turqisė.Europa pra, dukjet shumė dashamirėse dhe vlerėson reformat e shetit shqiptar drejt anėtarėsimit nė BE. Ndryshė, Greqia fqinje. Ajo mban qėndrim tė rreptė kundėr, njėlloj si ndaj Turqisė.

 Duket se as rreth njė milion shqiptarėt qė punojnė e jetojnė nė Greqi, nuk kanė ndikuar aspak nė qėndrimin e shtetit fqinj.duket se politika jonė ėshtė e suksesshme nė lobim me shtetet e tjera, por jo me fqinjin, Greqinė, qė ende ka nė fuqi ligjin e luftės, qė si kusht ndoshta do ketė  zyrtarizimin e gjuhės greke si gjuhė tė dytė nė Shqipėri.

Blerti Delija

 

Toponimastika e nėnprefekturave Lezhė dhe Mirditė

Nė vijim tė publikimit tė vendimit historik tė Qeverisė sė Mbretėrisė Shqiptare nr. 753, dt. 06 korrik tė vitit 1938, i cili bėn fjalė mbi Shqipėrimin (apo ndryshimin nė favor tė gjuhės sonė) sė Toponomastikės sė vendit tonė. Ne menduam qė kėsaj radhe tė publikojmė Toponomastikėn shqip tė Katundeve, fshatrave, lagjeve e vendbanimeve tė tjera tė dy Nėnprefekturave Lezhė dhe Mirditė qė kanė qenė simbol i Toponomastikės sė pastėr, apo mė saktė fare pak tė ndotur nga gjuhėt e huaja, nė krahasim me trojet e tjera tė Shqipėrisė, gjė qė tregon edhe pėr qėndresėn titanike ndėr shekuj tė Mirditės e Lezhės, qėndresė qė ishte mbėshtetur fuqishėm nė binomin jetėdhėnės Fe dhe Atdhe. Gjithsesi duke pasur nevojė fare pak pėr shqipėrime apo ndryshime, ne menduam ta botojmė tė plotė Toponomastikėn shqip tė kėtyre dy Nėnprefekturave si mė poshtė:

 

Nėnprefektura e Lezhės:

Lagjet e Q. Lezhės:

Ishte                     Bėhet

Tregu                    Tregu

Varoshi                 Lagje e Sipėrme

Kodėr Topejt       Kodėr Topejt

Katundet:

Dardha                 Dardhė

                              (lagja Manatis)

Fidana                  Fildane

Gryka                    Gryka

Gjashi                   Gjashi

Ishulli i Lezhės    Ishulli i Lezhės

Kaēinari                Kaēinari

Kallmeti                Kallmeti

Kolc Logoreci      Kolc Logoreci

Kryezez - Lalmi   Kryezez - Lalmi

Lalm –Lukaj         Lalm – Lukaj

Limaj                     Limaj

Manati                  Manati

Merqi                   Merqi

Patale                   Patalaj

Raboshta              Raboshta

Treshi                   Treshi

Vela e Vendin     Vela e Vendin

Zadrima                Sape

Mabe                    Mabe

Baqel                    Baqel

Blinisht i Sip.        Blinisht i Sipėrm

Blinisht i Posht.   Blinisht i Posht.

Dajēi                     Dajēi

Fishta                    Fishte

Gramshi               Gramshi

Gjadri                   Gjader

Hajmeli                 Hajmel

Kaēe                     Kaēa

Karamani             Karamani

Kodheli                Kodheli

Koter                    Koteri

Kullėza                 Kullėza

Kullaxhi                Kullasi

Laēi                       Laēi

Lizen                     Lizen

Mjeda                   Mjeda

Naraēi                   Naraēi

Neshte                 Nėnshat

Paēram                 Paqram

Pistulli                  Pistulli

Plezhė                  Plezhė

Qyrsaēi                 Qyrsaēi

Saraēi                   Saraēi

Krajni                    Skaji

 

Nėnprefektura e Mirditės:

Blinishti                Blinishti

Gziqi                     Gziq

Koder Spaēi         Koder Spaēi

Kushneni             Kushnem                  

Mashterkova       Mashterkova

Ndėrfusha           Ndėrfusha

Nderfana             Nderfana

Oroshi                  Oroshi

Peshtjeshi            Peshtjeshi

Ras i Egėr             Ras i Egėr

Simoni                  Simoni

Bukmira               Bukmira

Fregena               Fregena

Gomsiqeja           Gomsiqeja

Gjazuj                   Gjazuj

Kaēinari                Kaēinari

Kalivaē                  Kalivaē

Kaluer                  Kaluer

Kashnjet               Kashnjet

Korthpule            Korthpule

Livadhėz              Livadhėz

Mnelė                  Mnelė

Rras                      Rras

Sukaxhi                Sukaj

Ungrej                  Ungrej

Vigu                      Vigu

Arrės                    Arrės

Bregu                   Bregu

Domi                     Domi

Gojan i Epėr        Gojan i Epėr

Gojan i Posht.      Gojan i Poshtėm

Gjegjan                 Gjegjan

Kimėza                 Kimėza

Kryeziu                 Kryeziu

Lumėbardha       Lumė i Bardhė

Mesuli                  Mesuli

Qafamaj               Qafa e Malit

Shkozė                 Shkozė

Bisakė                   Bisakė

Domgjon              Domgjon

Gjugjė                   Gjugjė

Konaj                    Konaj

Serriqe                 Serriqe

Shengjin               Shengjin

Thirrė                   Thirrė

 

Siē shihet kemi nėnvizuar pak ndryshime tė vogla tė toponomastikės sė Lezhės dhe Mirditės, ndryshime tė cilat thuajse nuk kanė tė bėjnė me shqipėrime, por thjesht me gramatikėn e shqipes sė asaj kohe, me pėrjashtim tė 3 rasteve (nga tetė) tek Nėnprefektura e Lezhės (dhe asnjė rast nga tre tek Nėnprefektura e Mirditės), gjė qė vėrteton qėndresėn shumė shekullore tė gjithshkaje shqiptare ndėr kėto troje.

 

 “Shakaxhiu” qė nuk din tė bėjė shaka!...

Kujtesė pėr kritikun letrar - Kadri Ujkaj

Lexova shkrimin tuaj: “Kur kthetrohemi nga nostalgjia pėr “Armikun e ēlirimit” (Analizė historiko-kritike) shkruar nė gazetėn “Dukagjini”, nr. 56, Korrik 2008, fq. 10-11.

Si fillim vlen t’ju kujtojmė se njohja jonė mbi 30 vjeēare i ka krijuar ato hapsina konfidenciale, qė ēdo mosmarrėveshje apo keqkuptim, ma parė se me i publikuar nė media, mund t’i kishim diskutuar mes njėri – tjetrit meqė edhe takuar jemi shpeshherė. Librin “Shakaxhinjtė e Nacionalizmit”, jani ndėr tė parėt miq qė jua kam dhuruar para tri vjetėsh, madje keni qenė dhe i ftuar nderi nė promovimin e librit, bashkė me miqtė e nderuar Fadil Kraja, Prelė Milani dhe Ahmet Osja.

Besoj se tri vjet kanė qenė tė mjaftueshme pėr tė reaguar, por ēuditėrisht, paskeshit pritė qė “t’inspiroheni” nga ambasadori turk nė Kosovė!... Ju, zoti Ujka shpreheni se: “Nė klimėn e debatit mjeran dhe abuziv tė “rishikimit” tė historisė kur mėsova nga media e shkruar se ambasadori turk nė Kosovė na sugjerueka qė historia e pushtimit osman, nė rastin tonė tė mos konsiderohet si e tillė, ndjeva nevojėne  reflektimit me njė sens akoma mė kritik ndaj librit “Shakaxhinjtė e Nacionalizmit” tė publiēistit Mark Bregu.

Brravo Ujka, jeni vėrtetė shakaxhi tipik – “revulocionar” sa antishqiptar, po aq edhe servil i klasit tė parė. Ju pyes (duke ndier dhimbje pėr katandisjen tuaj): A ėshtė nė nderin e njė kritiku letrar (madje) tė “pozuar” me dy shkrimtarė tė njohur, si Agolli e Kadare tė mohoni historinė e lavdishme tė luftės sė popullit tonė kundėr pushtuesve osmanė pesėshekullorė? Si mund tė aprovosh “apriori” mendimin e njė diplomati tė huaj?!

Zoti Ujka: “Historia e pushtimit osman ėshtė e shkruar me gjakun e mijėra shqiptarėve, qė nga Mitrovica, Presheva, Shkupi, Shkodra e deri nė Prevezė tė Ēamėrisė. Ajo ėshtė e shkruar nė shpatėn dhe nė pėrkrenaren e “Heroit tonė Kombėtar” – Gjergj Kastriot (Skėnderbeut), ėshtė e shkruar nga pendat e arta tė Barletit, Bogdanit, Bardhit, Fan Nolit, Fajar Zavalanit, Dom Ndoc Nikės, Gurakuqit e Fishtės. Ėshtė e “vulosur” me gjoksin kreshnik tė Mic Sokolit, me shpatėn e Dasho Shkrelit, me grykėn e pushkės sė “Legjendės sė Maleve”, Ded Gjon Lulit, me pushkėn e Isa Buletinit, me thikėn e Norės famėmadhe tė Kelmendit qė theri Vuēi Pashėn – turk nė shatoren e tij. Tė gjitha kėto i ke tė shkruara te “Shakaxhinjtė e Nacionalizmit”, por ty t’i ka errėsuar sytė “internacionalizmi proletar”, prandaj i urren kaq shumė nacionalistėt, sepse pėr fat tė keq je edukuar mos me njoftė Atdhe. Atdheu e Zoti jot ishte ai me portretin  e tė cilit demonstrove (artificialisht), mbasi e kishin hequr zvarrė “shtatoren” e tij nė bulevardin e Tiranės. Zoti Kadri nuk do tė zgjatem sepse e quaj kohė tė humbur tė merrem me konformistė dhe sevilė tė shkallės sipėrore siē jeni ju. Po tė ishe shkrimtar dhe kritik i vėrtetė do t’i kishe shkruar dy rreshta pėr Sabaudin Ferren qė deshi tė baltojė Gjergj Kastriotin. Po tė ishe malėsor fisnik, do t’i kishe dhanė pėrgjigje Neshat Tozajt, i cili me romanin e tij “Turpi” i quajti malėsorėt imoralė dhe sifilitikė. Ti Kadri je vetėm njė “vegėl” dhe asgja ma tepėr, “i denjė” pėr “vallen” e shakaxhijve... Shkrimi juaj i tejzgjatur nuk ash asgja tjetėr veēse “leksion” i njė “njasoviku” tė Partisė.

Z. Ujka: nuk mund ta mbyll kėtė shkrim pa ju kujtuar se, jeni njė “profan” i vėrtetė nė njohjen e historisė: Ju, nė tentativė pėr tė pėrligjur ateizmin, shpreheni se: shqiptarėt duke qenė “paganė” festojnė tė gjithė sė bashku, Shėngjergjin Pagan! Po, ku e ke lexue kėtė “pėrrallė”, more Kadri. Si nuk e paske marrė vesh se, shejt pagan nuk ka nė botė. Si nuk e ke mėsuar se shejtėrimi fillon pas Krishtit. Me shumė sinqeritet ju kėshilloj qė kur tė ndesheni nė vėshtirėsi tė tilla, tė konsultoheni me intelektualin dhe studiuesin e zellshėm, zotin Ndue Baca, se ke larg me e pyetur...

Z. Kadri: Ju kujtoj se nė shumė krahina tė Shqipėrisė Veriore dhe Verilindore, pėrveē Shėngjergjit, vėllezrit musliman (shqiptarė) festojnė dhe Shėn Kollin dhe Shėn Mėrinė, madje ka dhe asosh qė festojnė edhe Krishlindjet. Nuk duhet tė ēuditesh aspak pėr mrekullitė qė ka bėrė dhe bėn “Shejti Shnanue” nė Laē tė Kurbinit, ku kanė gjetur shėrim me dhjetėra muslimanė dhe tė krishterė.

Ju mund tė ēuditeni, por njė pjesė e konsiderueshme e muslimanėve tė Kurbinit dhe Krujės betohen: Pėr At – “Shnanu”.

Ti mund tė vazhdosh me ju ra daulleve tė ateizmit, por do ta kesh tė vėshtirė me i konkuruar hoxhės dhe priftit...

Sado qė je munduar me e “materializuar” mendimin duke nga cituar vargjet e Ēajupit, tė shprehura nė momente depresive, (mbasi i kishte vdekė bashkėshortja), kur citoni vargjet e tij: Nė se s’keni lexuar me vėmendje librin e “Shakaxhijve” do tė kesh lexuar dhe kėto vargje tė Ēajupit (ndonėse nuk tė vijnė pėr shtat), kur citon nė mėnyrė demonstrative: “Ti o Perėndi qė krijove gjithėsinė,/ Ujkun, Demin dhe Arinė/ Ē’deshe qė krijove Turqinė!” Bėni mirė me ja cituar diplomatit turk, qė tė kuptojė se marrdhanjet e mira qė ekzistojnė mes vendeve tona, nuk mund tė jenė njė arsye mė shumė, pėr tė mohuar pushtimin osman pesėshekullor.

Kėtė mohim mund ta bėjnė vetėm “Shakaxhijtė e Nacionalizmit” pjesė e mbeturinave tė baticės turko-osmane. Kėtė mohim mund ta bėjnė vetėm ata tė cilėt akoma nuk e kanė kuptuar se “nocioni” Nacionalizėm, ėshtė “teoria filozofike e Patriotizmit.” (Andrea Fornezi, Revista “Kuq e zi”, Bruksel. Pėr tė gjitha ēfarė “ligjėroni” nė shkrimin tuaj, pėrgjigjet i keni tė “hipotekuara” nė librin e sipėrpėrmendur, prandaj hiqni dorė nga metodat makiarelike, hiqni maskat dhe dilni nė shesh.

Ju kujtojmė tė gjithė mashtruesve dhe manipulatorėve se, libri “Shakaxhinjtė e Nacionalizmit” ka “pushtuar” tre kontinente dhe kam marrė urime nga ajka e shqiptarėve tė Diasporės.

Falenderoj tė gjithė miqtė dhe dashamirėt pėr mbėshtetjen e pakursyer morale dhe materiale. Kadri: Tė ndriēoftė Zoti mendjen!

Mark Bregu

 

NE KERKIM TE SHTEPISE SE GJERGJ FISHTES

Ne nje mbasdite gushti, ne njeren prej kafeve te shumta, ne plazhin e Shengjinit me dy pushues nga Kosova, ne bisede e siper me pyesin per fshatin Fishte te Zadrimes, vendlindjen e poetit te madh kombetar, te parit poet shqiptar kandidat per Cmim Nobel, At’ Gjergj Fishten. Duke qene vete zadrimor perpiqem tua spjegoj me dore drejtimin ne te cilen ndodhet Fishta e Fishtes.

- Deshirojme te vizitojme shtepine ku ka lindur dhe jetuar femijerine e tij njeriu i madh i letrave shqipe, insistuan ata. Ne me pushime jemi, thane, shpenzimet e dhetimit I mbulojme vete, mjafton te na gjesh nje taksi dhe ta planifikojme viziten.

Duke vazhduar gjate ne nje bisede shume te kendshme rreth poetit, ku shpeshhere me tregonin mua gjera qe nuk i” dija” per Fishten u premtova qe ne nje takim te dyte ta benim viziten. Per hir te se vertetes edhe une nuk e kisha vizituar asnjehere shtepine e lindjes se poetit ndonse shume here kisha shkuar per pune ne Fishten qe poeti mbajti per mbiemer pasi u shugurua si meshtar. Mendova per nje “rikonjucion” te shtepise se pader Gjergjit para se te shkoja me miqte nga Kosova...

Pas gjashte km autostrade Lezhe-Shkoder marrim rrugen ne te djathte ku tabela rrugore njofton: BLINISHT. Fshati I Fishtes eshte nje nga gjashte fshatrat qe perbejne kete komune. Nga asfalti duhen edhe tre kilometra rruge vendce fshati per te arritur ne fshatin e lindjes se poetit, prozatorit, publicistit, gjuhetarit. politikanit meshtarit, Fishten. Disa, shume te aferm te poetit i kemi njohur edhe me pare dhe kishim bisdeuar edhe here te tjera per ate, por tashti kishim nje qellim te caktuar.

Ne kodren e Lekiēeve, nje emer I vene ne vitet e komunizmit ndodhen nje grumbull shtepijash, kulla qe dikush I ka braktisur duke ndertuar shtepi te re, dikush I ka meremetuar. Kullat thuajse jane te ngjitura njera me tjetren.

Njeriun te cilin e takojme e njohim prej vitesh. Ai eshte Gjon Mark Ndoka, 74 vjec, nje burre fisnik me trupin drejt dhe bujar si te gjithe banoret e ketyre zonave. Aty, para kulles se tij dhe shtepise se re qe po nderton duke pire kafen e mikepritjes zhvillojme kete bisede.

Cila eshte lidhja e juaj familjare me Gjergj Fishten?

Une jam sternipi i pader Gjergjit, qe do te thote se baba ka qene nipi i tij. Ashtu si edhe baba, tane na i kemi thirre axhe (xhaxha). Emni i vertete i tij eshte Zef Ndoka, por mbasi u shuguru meshtar e nderroj dhe e thirri vedin Gjergj Fishta. Keshtu e kishin rregull franceskanet.

Ne kete shtepi ku jetoni ju ka lindur Gjergj Fishta?

Jo. Shpija ku ka lindur ghyshi im dhe njekohesisht i vellai, pader Gjergji nuk egziston ma. Vendi ku ka lindur sot eshte nje livadh qe quhet Ēarja e Gege Pjetrit.. Aty rreth moshes tre-kater vjecare si familje u zhvendosen pikerish ne kete koder ku jane te ndertueme disa kulla, shpija dykateshe pothuajse te ngjitura me njera tjetren.

Pse kodra mban kete emer?

Emri Lekic na eshte vendosur para 30-40 vjetesh dhe ka te beje me mbiemrin tone te perditshem Leka ne Lekic. Nuk ka asnje lidhje me mbiemrat jugosllav.

Po shtepija ku kaluar femijerine Gjergj Fishta cila eshte?

Po e shohim tashti.

Ngrihet Gjoni dhe na prin. Vetem pak metra, midis mureve te kullave shpinembishpine dallojme nje hyrje qe e kane mbuluar ferrat dhe nje tende me hardhija per te cilen nuk ishte kujdesur askush. Ferrat te pengonin edhe shikimin. Jo pa keqardhje Gjoni perpiqet qe te na “hape” rrugen deri te dera. Tashme shtepija eshte e braktisur. Ne kete shpi, thote Gjoni, ka jetuar deri para disa vitesh nje kusheri i joni i cili nuk ka djem dhe tashma ne nje moshe te thyer jeton ne Baqel tek e bija. Eshte i vetem. Ne ane te murit eshte vene nje pllake ku shkruhet “KETU KA BANUAR AT’GJERGJ FISHTA”1871-1940”

Mjerisht kjo eshte e vetmja deshmi ku ka jetuar poeti i madh deri para se te shkonte ne kolegjin e Franceskaneve te Troshanit, shkollim te cilin nuk do ta ndalte deri kur veshi mantelin e meshtarit. Me nje telefon Nokia N95 bejme disa fotografi midis te cilave edhe vete Gjonit.

- Prit, me thote, ta nderroj kemishen se isha ne kopesht tuj punu. Nuk vonon dhe kthehet. Ai perpiqet qe te davarise ferrat me qellim qe te duket sadopak shtepija ku ka jetuar kollosi i letrave shqipe. Keto fotografi po i botojme se bashku me shkrimin.

- Shiko, thote Gjoni. Une ndjek ne gazeta gjithshka qe folet per axhen(pader Gjergjin). Ndigjova nje nadje ne televizor ku nje gazete shkruante per eshtrat e pader Gjergjit, menjehere nisa djalin ne Lezhe dhe ma pruni. dhe e lexova e mu duk interesante.

Kthehemi prape ne tavolinen para shtepise se Gjonit ku e shoqja na ka shtuar edhe nga nje birre te ftohte akull per te na larguar te nxehtin e kesaj vere. Aty ne vazhdojme biseden me Gjonin.

A eshte inetersuar kush per Pader Gjergjin (se keshtu i pelqen ta pyesim)?

Po shume njerez kane ardhe, me kane takue. Ka qene Neritan Ceka, Aurel Plasari, Tonin Cobani; disa studiues nga Kosova te cileve nuk jua mbaj mend emrat e shume te tjere. Kane pyet per gjithshka per pader Gjergjin

Po per shtepine ku ka jetuar padra?

Me thane te drejten ma shume jane interesuar per ane te tjera te jetes se tij, per librat qe ka lexu, qe ka shkru, per ndonje doreshkrim, po per shpine... Kane ardhe edhe politikane sidomos ne raste fushatash, cfare nuk kane premtuar;do bejme kete e ate, por fatkeqesisht deri tash asgje. Vleresimin ma te madh e ka bere ishpresidenti Moisiu qe ne vitin 2003, ne Pallatin e Kultures ne Lezhe e shpalli “NDERI I KOMBIT” nje mirenjohje qe besoj kushdo e ka mireprite. Ne si trashigimtare te Pader Gjergjit e ruajme me shume dashuri medaljen.

Po pushteti lokal, a ka ndermarre ndonje perpjekje per rehabilitimin e shtepise?

Jo, jo! Nuk ka buxhet kane thene.

Ju nuk keni bere ndonje perpjekje ne Tirane per problemin e shptepise?

Me thene te drejten shume rruge edhe nuk i dijme. Mendoj ma shume se sa ne qe e kemi pase gjakun tone, Gjergj Fishta i perket kombit. E pergjegjesite per kombin i marrin ata qe drejtojne shtetin...

Zotit Pango, ministrit te kultures nuk i jeni drejtuar?

Jo. Ka disa dite qe nje grup bashkefshataresh po pergatisin nje kerkese drejtuar Ministrise se Kultures qe ta marre ne dore edhe shpine ku ka jetuar axha.

Po ju Gjon, a nuk keni bere ndonje perpjekje, te pakten per ta mirembajtur?

Keni te drejte ne ate qe thoni, por jemi shperndare ne te kater anet e botes. Per ne eshte e rendesishme qe shpine ku ka jetuar pader Gjergji mos ta prishim, mos tja nderrojme destinacionin, ne nje fare menyre sa here qe te sillem neper oborr per aq kohe sa te jetoj ta shoh ate qe rriti pader Gjergjin, Gjergj Fishten.

Neqoftese shteti do ta rehabilitoje shtepine Ghjergj Fishtes, a mundeni ju qe te grumbulloni relike te asaj kohe a te vete pader Gjergjit po te keni, per ta kthyer ne nje shtepi muze?

Kjo na perket ne dhe besoj qe e bejme, natyrisht tuj na keshillue ndonje specialist i kesaj fushe po, po e bejme...

Mbasi pijme edhe nga nje birre mbas kafes pershendesim kete burre zotni, sic i thone dhe largohemi nga Fishta e Fishtes qe i dha gjithshka e mbi te gjitha i dha emer ne te gjithe boten.

Nje miku im, dashamir i udhetimeve neper bote me thoshte para disa ditesh:isha i ftuar ne Kine dhe miqte na ofronim te vizitonim vende te vecanta. Diku, ne nje mal kishte nje miniere ku gjate germimit ishte zbuluar nje gure i bukur me ngjyre te kuqerreme, e kishin pastruar dhe sistemuar sheshin duke e transformuar ne nje vend pelegrinazhi, idhulli. Miku me tha:bota nuk i ka idhujt dhe i krijon;ne i kemi por nuk i njohim dhe nuk i bejme te njohur.

Largohem nga Fishta, por jo nga Gjergj Fishta. Sesi me vjen ne mendje dhe ndjej nje keqardhje, por jo nje trishtim! Dikush i zhduku kockat se edhe ne varr nuk e duronte;ndoshta e kishte frike edhe atje ne parajse ku prehet shpirti i tij;te tjere flasin e flasin por gje nuk bejne;nuk dua te mendoj se ndokush Gjergj Fishten e la pa varr dhe tash e duan edhe pa shtepi;, ndoshta dike do ta preke “shenjti ne zemer” dhe do te kujtohet per shtepine e Gjergj Fishtes... Ne kete peshtjellim mendimesh sesi me qeteson akademik Qosja kur per Fishten ka shkruar:zaten lisat e gjate sulmohen nga rrufete. E Fishta eshte nje lis i gjate...

Kur pergatitem per tu larguar nga shtepija e Gjonit, sternipit te Gjergj Fishtes, duke ecur ai me tregon jo pa nje finese humori nje histori te pader Gjergjit: pader Gjergji ishte nje franceskan me za qe kur ishte i ri. Erdhi puna dhe do te emrohej nje ipeshkev i ri. Ja ban hismetin kesaj pune pader Gjergji dhe nje prift, dom Lazer Lisna, por ipeshkev u emru dikush tjeter. Atehere pader Gjergji i shkruen, dom Lazer Lisnes:

Te ka ēu te fala pader Gjergj Fishta

Ty dom Lazer Lisna

Per nj’at pune qe pame mendu

S’ na dual gja, as ty, as mu...

E kuptoj kontekstin e humorit fishtjan qe me tregon. Duke qeshur I them Gjonit se nje dashmires I letersise si puna ime, vetem mund te provokoje ndergjegjen e dikuj dhe do te ishte fat, sikur ky dikush te ishte ai qe ka ne dore te punoje per rehabilitimin e shtepise ku ka banuar Gjergj Fishta….

Ne Shengjin kam nderruar kafe. Nuk kam cfare tu them miqve kosovar. Ata kane pyetur per mua. Meqense ata vijne prej vitesh me pushime ne Shengjin shpresoj qe veren e ardhshme tua plotesoj deshiren per te vizituar shtepine ku jetoi poeti i madh Gjergj Fishta, per tju dhuruar atyre e kujtdo tjeter emocione qe te krijohen kur ndodhesh ne shtepine ku jane rritur kolloset…

Mark Preēi

 

Nė portat e ferrit nga mossundimi i ndjenjave

Pėrgjegjėsia e fajtit

Ajo qė e bėn mė dramatike situatėn dhe qė mbart sė bashku me gangrenizimin e kėsaj plage dha pasojat qė kanė nė tė shumtėn e rasteve njė fund fatal, ėshtė mosnjohja e pėrgjegjėsisė sė fajit. Shumė nga episodet e tragjizmit nė familjen shqiptare shfaqin kėtė element si katalizator tė pėrfundimit ekstrem. Devijimi i pėrgjegjėsisė sė fajit nuk vjen dhe aq nga thellėsia e mendėsisė dhe rrokja qė protagonistėt tanė i bėjnė njė flirti apo njė lidhje dashurore mė tė kandur prej tyre. Nuk besoj se kemi tė bėjmė me njė shkallė tė atillė vetėdije tė personazhit, sa ta kuptojė njė dashuri tė ndaluar si njė dashuri qė i ka mungur dhe e ka gjetur, duke e pranuar atė si pjesė tė jetės me cilindo ēmim. Raste shumė tė rralla. Vetėm nė kėto rrethana nuk do tė kishim tė bėnim mė njė faj dhe pėr pasoj s’ka si tė kėrkojė falje. Vetėm nė njė pjesė tė fenomenit.

 Pjesa tjetėr. Le ta marrim si shembull atė qė nuk e konsideron faj atė pėr tė cilėn do tė duhej qė njė ditė ta paguante me jetė. Nese vėrtetė ofrohet njė dashuri e cila i ka munguar, dhe vendos ta pranojė duke ju dhėnė asaj me gjithė prezencėn, atėherė pse duhet rrezikuar. Pse nuk kėrkohet zbatimi i njė procedure mė komode. Divorci nga njė lidhje pėr t’u kurorėzuar me njė tjetėr qė rrok pėrmasat etere, sipas tyre dhe mund tė jetė e vėrtetė. Tundimi i mosprishjes sė familjes, apo tė ruhem se mbase ja hedhi duke mbajtur kokėn nė brigje pa dallgė. Kjo ėshtė hile. Natyrisht pakkush do tė guxonte qė tė fillonte gjithēka nga e para pėr njė dashuri qė ashtu siē mund tė ketė ardhur fluturimthi, ashtu dhe mund tė largohet, aq sa ka zgjuar ndjenja dhe pjesėmarrje, aq tė thella do t’i lėrė plagėt dhe brengat pas. Njė jetė e qetė ku kokėēarjen e mban dikush tjetėr dhe ty tė ėshtė lėnė vetėm tė bėsh ballė pakgjė, do tė ishte mė komode njė dashuri nėn kurorė.

 

Frika tė mos prishim familjen

Shumė tragjedi kanė ecur deri nė fundin e betejės me kete flamur, tė mos prishim familjen. Zvarritja e tejgjatė e kėsaj gjėndjeje pasigurie gjėrash tė ndaluara qė bartin pas konfliktet qė degjenerojnė dhe nė dhunė fizike, pėr tė pėrfunduar mė pas nė vrasje, rrallė nė divorc nga  ideja e frikės pėr tė mos prishur familjen, mė duket idiote. Kėsaj i thonė tė jetosh nė njė enė me ujė qė tė vjen deri nė grykė dhe tallazi mė i vogėl tė jetė rrezik tė tė mbytė. Fėmijėt mbase mund tė jenė pengesė pėr tė realizuar njė finale tė denjė, por kurrsesi ata nuk duhet tė jenė mbartės tė kėsaj fatkeqėsie qė do ta ndiqte atė pėrgjatė jetės si njė hije e zezė. Gjėrat mbase duhen parė mė njė vėshtrim mė tė thellė. Meqė t’i ka marrė Zoti mendėt, t’i ka verbuar sytė, nuk ke pse, me krimin tėnd tė behėsh pjellė e krimit nė gjeneratė. Duke gjetur divorcing si zgjidhje, do tė kemi reaksione anėsore mė pak tė rrezikshme, se sa nė rast se do tė vazhdojmė tė jemi aktorė nė kėtė tragjedi, ku natyrisht fėmija ėshtė personazh, qė hyn nė skenė me rol episodic dhe gradualisht bėhet protagonist. As kjo s’do tė ishte zgjidhje, por mes dy tė kėqijave ėshtė mė pak si e tillė. Nuk ėshtė zgjidhje edhe pse quhet e tillė, se rrjedhoja nga u agravuan situatat deri nė kėtė shkallė ishin si pas, i njė mendjelehtėsie.

Flirtet dhe tradhėtitė

Flirtet deri diku janė tė motivuara, pasi nė vetvete nuk mbartin njė rrezik qė sa vjen dhe bėhet mė kėrcėnues, sa vjen dhe bėhet mė i dukshėm, deri nė atė moment qė kujtojmė se gjithēka ėshtė e jona dhe s’guxon askush tė na e privojė. Flirtet janė shkarje momentale, mossundim i plotė i ndjenjave, i situatave dhe, marrosje fragmentare. Pas saj gjithka vjen nė vendin e vet. Flirtet janė si baticat dhe zbaticat. Nė jetėn e tij ēdo njeri pėrballet me  episode tė tilla tė realitetit. Ėshtė vetė formati biologjik i ndėrtimit tė njeriut qė nuk  jep shumė shanse t’ shmanshme. Megjithatė, ajo kalon porsi njė ėndėrr, e cila i lė radhėn ditės dhe rilidhjes me tė gjitha gjėrat tona. Flirtet nė minimumin e rasteve mbartin pėrfundime tragjike. Nė raste sporadike ato mund tė jenė bėrė ngacmues qė gjenerojnė rėndim tė situatės dhe pėrfundim tė padėshirueshėm. E rrezikshme ėshtė dashuria. Kur fillojmė tė ushqejmė veten me njė gjė tė tillė karshi njė gjėje qė nuk na pėrket, fillojmė tė kuptojmė se ajo qė ėshtė e jona pikėrisht, ajo na ėshtė dhėnė me pėrdhunė dhe tani qė erdhi momenti t’i japim jetės sonė njė impuls tė ri,zezohet. Kjo pa mendur mbi pasojat.

Gracka e dashurisė

 

Dashuria ėshtė njė ndjenjė qė zgjohet, vepron dhe bėhet pushtet brenda njeriut. Kjo ėshtė pikėrisht nyja qė duhet zgjidhur. Nėse gjithēka ka ndodhur brenda nesh, atėherė a ekzistojnė mundėsi qė tė bėhemi zotėr tė vetes sonė. Ballas tėrbimit tė kėsaj ndjenje ėshtė e vėshtirė tė fitosh, por jo e pamundur. Vetėm njerėzit e dobėt mund tė dorėzohen lehtė. Dhe dashuria pikėrisht atyre ua hedh grepin, me ata loz mė tė tharmueshmen, mė tė thartueshmen, mė tragjiken.

 

Majmunėria si faj

Shoqėria shqiptare u gangrenizua nga shpartallimi i familjes nga njė sėrė faktorėsh, por njė rol shumė ndikues ka patur ekrani. Trauma e ēiftit, e tė rinjve, erdhi dhe u bė njė metastazė qė kapėrtheu tėrė trupin, pikėrisht nga majmunėria. Po tu referohemi fakteve, mėsojmė se krimi nė familje, shtimi i rasteve tė divorcit, konfliktetet e ndezura qė janė zjarre nėn hi, u populluan me shtimin e kėndvėshtrimit tonė. Sytė e njė mėndjeje tė verbėr janė mbartės tė ogureve tė zeza gjithmonė. Koha e tepėrt para televizionit, koha e tepėrt e pazėnė me njė aktivitet, liria sipas mėnyrės bėj ēfarė tė duash se njeriu ka lindur tė jetė i lirė, sa vijnė e bėhen barrė tė rėnda pėr supet e pamėsuar pėr tė.E s’ ka si tė ndodh ndryshe, aty ku “ndershmėria ėshtė virtyt i budallait”. 

Nga Albert Vataj

 

VIJ NGA BOSTONI E SHOH QE 99-shat KOPJOJNE BARACK OBAMEN

Stendat e reklamave kanė bėrė vend pėr kumtin e grupit mė tė ri politik nė Shqipėri “G99”. “Do t’ia dalim”, shkruajnė ato dhe kujtohem se kjo ėshtė veē njė pėrshtatje e fushatės sė kandidatit demokrat pėr Shtėpinė e Bardhė, Barack Obama “Yes, we can”. Makinat nderrojne drejtim papritmas si femije te vegjel qe bejne kollotumba. (Sa mire sikur edhe ky trafik te qe nje loje e perkohshme).

Kjo hapesire ėshtė si qytetet e tjera tė mėdha. Kėtu ka trafik nė cdo orė tė ditės. Shqiptarėt kur janė nė timon nxitojnė gjithnjė pėr diku. Nuk dihet se per ku. Kafenetė pėrherė plot dhe modeli ‘haja qenit, pija qenit’ i shkojne perkunder ketij nxitimi. Dhe, po! jemi ne Tirane.

Le ta quajme trafik

Dua tė ndalem tek ky mendim mbi trafikun dhe raportin e shqiptarėve me tė. Po shėnoj se pėr tetė vitet e fundit kam jetuar nė Boston dhe kush ka kaluar ca kohė nė Amerikė e di se bostonianėt kur vjen puna tek etika e te levizurit me makine mbahen si ndėr mė paranojakėt mes amerikanėve. (Prandaj edhe pėr tė pėrshkruar banorėt e Massachusetsit (shtet i cila ka pėr kryeqytet Bostonin) amerikanėt e tjerė pėrdorin termin fyes (m)asshole). Por Tirana ėshtė ndryshe. Ndoshta i ngjashėm, por prapė me mė kuptim do tė jetė trafiku nė Ferr. Bash pėr kėtė kam filluar tė jem mė i mirė. Nuk dua tė shkoj nė Ferr dhe tė pėrballem me njė trafik kėsisoj (Mė parė mendoja se Ferri ishte njė nga zotėrimet interesante tė kėsaj bote. A thua kam vdekur dhe kjo ėshtė jeta ime tjetėr? Nė Tiranė. A Ferranė?) Krahasimin me Ferrin ta josh sidomos mėnyra me tė cilėn shqiptarėt qarkullojnė nė rrethrrotullim. Ngjan sikur askush nuk e ka idenė se c’funksion ka kjo pikė nė jetėn e njė qyteti. Rotary for Dummies; rrethrrotullimi ėshtė (pak a shumė) njė nyjė qė i jep mundėsinė grupit tė shkojė nė pika tė ndryshme duke u shpėrndarė. Shoferet e kėtij qyteti ngasin sipas nje kodi i cili thuhet se eshte nje pershtatje e rregullave te qarkullimit perdorur se pari ne nje film te Quentin Tarantino-s.

Pėr ta e vetmja pikė pamohueshėm e rėndėsishme ėshtė destinacioni i tyre. Prandaj edhe kur ofrohen rrethrrotullimit shoferėt e shtojnė shpejtėsinė dhe, qėllimisht, shohin vetėm nė drejtim tė daljes sė tyre. Kjo ėshtė njėfarė strategjie pėr tė thėnė; nuk po tė shoh, mė bjer po deshe! Sepse ky lėmi social i rrethrrotullimit, dhe mė tej i qytetit, bėhet lėmi i kuajve ku shqiptarėt terbueshem sillen…si i thonė asaj fjalės?...ah, po, si kali nė lėmė.

Mos kujto se rrethrrotullimi ėshtė i vetmi makth. Semaforėt janė njė tjetėr rreth i kėsaj ferrgjurulldie. Rreshti i makinave fillon tė lėvizė kur drita e semaforit bėhet e kuqe. Kjo sepse vargu pėrballė ka qarkulluar (pėr qejf tė vet!) nė tė jeshiltėn tėnde. Kėtė pabindje ndaj ngjyrės sė gjelbėr e gjen edhe nė forma tė tjera. Nė skėrmitjen e fytyrės, p.sh., kur ti ndalon poshtė shigjetės sė kuqe. Ai qė pėrshkon njė gjysmėrreth duke tė dalė pėrpara pėr tė gjetur rastin e rrėshqitur kundėr rregullave nė tmerrin e trafikut mund tė jetė njė shofer dhėmbrėnė furgoni, njė trafikant me X5, apo dhe njė mesoburrė nė makinėn e tė cilit gjenden dy fėmijė tė vegjėl.

Kafeja e mėngjesit. Si e pėrshkruan ajo njė kulturė

Kur njė amerikan u kumton kolegėve se ka nevojė pėr kafe ai pėrdor fjalėt “I’m gonna have my coffee”-‘do pi kafenė time’. Njė shqiptar/e pėrdor frazėn ‘a do pimė kafe?”. Vėreje ndryshimin; amerikani pėrdor pronorin ‘time’ i cili jo vetėm rrėfen raportin e tij me kafene si diēka qe bėhet mė vete. Shqiptari, m’anė tjetėr, e pėrdor aktin krejt personal tė tė pirit kafe si rast pėr grumbullim social dhe mundėsisht bjerrje kohe. Kėshtuqė nėse ke patur idenė qė nė Tiranė tė hapėsh njė ‘Starbucks’ ku tė shėrbesh kafe ‘to go’, hiqe nga mendja. Kafeja nė kėtė pjesė tė botės nuk eshtė njė shok i cili tė bėn zgjimin e me tė cilin mund tė bėsh nje copė rrugė mė kėmbė apo tė ndash muziken e preferuar nė radion e makinės.

Fat is the new black

Nje studim i revistės “The Economist” tė para dy viteve e rendiste Shqipėrinė nė toplistėn e vendeve me obezitet (njerėz mbipeshė). Vendi i shqipeve (tashmė tė dhjamosura) linte pas edhe atė qė rėndom merret si mė e pagdhendura kur vjen fjala tek format trupore, Amerikėn. Duket se nga poema e famshme e Pashko Vasės ai ‘qortimi’ “ti ke pas ken nji zonjė e randė” nuk ka mė vend. Shqipėria ėshtė tashmė mė e rėnda ndėr zonjat e botės. Askush tė mos kujtojė se kjo ngulfatje do tė rrisė shtatin gjeografik tė vendit duke krijuar kėshtu Shqipėrinė e Madhe. E shumta ai burri me kanotiere tė ngritur diku mes mullės e kraharorit (ose shenjave tė pranisė sė tij tė dikurshme) do tė hasė nė ndonjė A.A. Gill. Pas kėsaj ju e dini atė reaksionin zinxhir pjesė e tė cilit ne shqiptarėt bėhemi pa kurrfarė teklifi.

Mulla ciklopike qė djersin si nė ditėn e kjametit, reja e pluhurit, zhurmat dhe pena e njė tė huaji qė e skicon Tiranėn ashtu sic ėshtė e sic neve nuk na pėlqen tė na e skicojnė. Mos e pėrmendni frazėn ‘frymė kritike” se ndoshta edhe ajo ėshtė shėndoshur dhe mban erė.

Cilės Botė i pėrket Shqipėria?

Shqipėria vazhdon ta trupėzojė atė pėrcaktimin e famshėm tė Milan Shuflajt “regio mirabilissima”. Ajo, e hajthme, shtrihet pėrgjatė dy deteve si amforė krisjet e sė cilės tė bėjnė ta dashurosh. Nė kėtė pikė Shqipėria i pėrket botės sė parė. N’anen tjeter te kesaj bukurie fillon reja e papėrballueshme e pluhurit, trafiku idiot, zhurmat kupėqiellase, moskomunikimi coroditės, apogjeu i ujit dhe dritave. Dhe, Shqipėria e bukur kridhet nė llumin e Botės sė Tretė. Pas kėsaj teposhte, oh, c’farė (ē!)lirimi, edhe njė e pėrpjetė tjetėr; femrat e Shqipėrisė.

Femrat jo si ngasje seksuale, por si burim njerėzor, si energji, si balancė e drejtim. Ato dicka dinė nga rėndėsia e tyre sepse shkojnė rrugės me krye lart. Shohin anash dhe lėshojnė dritė -a do na mjaftojė kur tė shterret Drini?- e cila mes tmerrit ngjan edhe mė lėbyrėse, edhe mė shpresėdhėnėse. Me to Shqipėria e lė edhe njėherė Botėn e Tretė duke iu ofruar sė Dytės. Pastaj ne skene hyjne burrat e ketij vendi. Aq tė pasens janė burrat e Shqipėrisė sa njė syresh, personazh i njohur, del e thotė se ligji antiduhan nuk duhej miratuar pa u shtruar tė gjitha rrugėt e vendit. Hėm!, Mė ndihmoni tė ndėrtoj njė raport mes vdekjeve nga kanceri dhe atyre tė shkaktuara nga sėmbimet e autobusėve tė linjave ndėrqytetėse! Njė tjetėr, koleg zėmadh i tė parit, pėr tė dėshmuar disidencėn ndaj ligjit antiduhan ndez njė cigare bash nė studion e emisonit tė tij transmetuar ne TV mė tė madh nė vend. Hajde e gjeje mbasandej se kush ishte i pari Zjarri apo Duhani!

E gjelbra si nėngjyrė. E sė kuqes, kesaj here

Anė e matanė kėsaj tokės sonė lėvizjet mjedisore (ambjentaliste) janė kthyer nė njėsi matjeje tė edukatės politike dhe sociale tė njė vendi. Shqipėria ka hisen e vet tė mjedisorėve, por edhe kėtu ajo ndryshon nga vendet e tjera. Eksponentėt e lėvizjes sė gjelbėr nė Shqipėri janė tė shumtėn e herėve nė kontradiktė me vetveten. Njė paradoks ėshtė ai i zhurmės pėr Petroliferėn e Vlorės kundėrshtimi ndaj sė cilės yshti njerėz publikė tė njohur si pėrkrahės tė sė majtės pėr tė zbritur nė kryeqendrėn e Labėrisė. Kundėrthėnia brenda kėsaj qėndron nė atė se harta e Shqipėrisė nuk mund tė arnohet mė zhele tė gjelbra nė Vlorė ndėrkohė qė kėmisha e kryeqytetit ėshtė e murrme.

Ata qė banojnė nė Tiranė dhe bėjnė lobing pėr Edi Ramėn nuk mund tė zbresin nė Vlorė pėr tė ngritur atje Flamurin e Pastėrtisė sa kohė qė Njollat e Brekusheve kryeqytetase tregojnė se nuk kanė bėrė detyrat e shtėpisė sė tyre. Njė radhė fabrikash cimentoje po ngrihen edhe nė masivin e pishave qė tė con nė Krujė. Dy janė gjasat se pse mjedisorėt shqiptarė kanė heshtur pėr kėtė kasaphanė ekologjike. Ose ata nuk ligėshtohen nėse zonat qė votojnė pėr deputetėt e Berishės mund tė sėmuren nga ndotja e fabrikave tė ngritur nga qeveria e tij, ose ata e dinė se Vlora dhe jo Kruja ofron mundėsitė pėr njė tjetėr kryengritje kundėr sė djathtės nė pushtet.

P.S. (Mallra me shumice. Made in Albania).

Ēorapet e bardha.Nė vende tė ndryshme tė botės regjimet sunduese jo rrallė kanė organizuar djegien nė sheshe publike tė librave. Ndoshta “Mjaft’ meqė ka patur shumė mė pak punė tani qė Erjon Veliaj ka marrė zgjerim duhet tė organizojė Ditėn e Linēimit tė Ēorapeve tė Bardha. Fjalorit Folklorik Kombėtar tė Veshjeve (anti)Popullore i duhet shtuar sqarimi ‘ēorapet gjithmone duhet tė jenė mė tė errėta se pantallonat”. Perjashtohet nga ky rregull Edi Rama.

Kostumet kadife. Nuk e di se ne cilin katalog shkruhet se kostumet kadife janė kthyer nė modė. Nėse ekziston njė i tillė jam i sigurtė se vjen nga Turqia, Bullgaria ose Rusia.

Hundeleshet.Nė folklorin shqiptar ‘hundėleshi’ ėshtė dikush me tė cilin nuk duhet ta kruash. A thua kjo ėshtė arsyeja se pse burrat shqiptarė, pa pėrjashtim, kanė tufa leshi qė u dalin nga hundėt si tė ishin Katallani i legjendės?

Gazetat kushtuar VIP-ave.Kėto botime janė ndoshta gjėja mė me humor nė vend. Politikani X i fiksuar nė foto poshtė sė cilės vijon shpjegimi “pėr cfarė mendohet politikani X.’ Foto tė njė kėngėtareje tė re nė veturė ndjekur nga scoop-i ‘kėngėtarja M. shkon nė punė mė makinė”.

Deformimi i gjuhės.Nuk behet fjale vetėm pėr shqipen, por edhe gjuhėt e huaja. Sidomos anglishten meqė kjo edhe ndėr shqiptarė ėshtė pranuar si interlingua. Keshtu tabela e madhe e aeroportit te Rinasit e ka emrin gjysmė anglisht e gjysmė shqip“Mother Tereza”.

Trotuari shumėpėrdorimėsh. Trotuari nė Shqipėri e ka humbur atė kuptimin klasik. Kalimtarėt e kanė leshuar pėrfundimisht kėtė zotėrim tė dikurshėm. Aty tani kanė bėrė vend zgarat e qofteve dhe tė pulave si pjese e zgjatimit tė lokaleve tė ndėrtuara nė katet e para tė pallateve. Makinat gjithashtu janė aty. Edhe kur gjen njerėz ata nuk janė duke ecur, por duke kuvenduar.

Nga: Alfred LELA

 

Me rastin e 70 vjetorit tė vdekjes sė Migjenit. Botohet pėr herė tė parė, ekskluzivisht pėr Sh.E. njė copė e zgjedhur nga njė libėr nė proēes botimi.

Malsorja e bukur ilire e Herodotit dhe malsorja e bukur e Migjenit...

 

Kryesisht, nė saje tė simpatisė dhe njohjes sė hershme qė kishte pėr Migjenin,  Gjovalin Luka realizoi njė botim mė tė plotėsuar me komentime, “Migjeni, VEPRA, mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, botuar nga N.SH.B. Tiranė, 1954. Libri pati mjaft pengesa e ndėrhyrje ēensuruese nga Zyra e Kontrollit tė Botimeve pranė KQ tė PPSH, pati njė punė sabotuese nga NSHB me gabime shtypi dhe u shoqėrua nga njė xhelozi e shfrenuar e njė seri shpifjesh e kritikash prapa krahėve, tė nxitura nga njė klan i caktuar. Gj. Luka ishte i ndėrgjegjshėm se do tė duhej pėrsėri shumė punė pėr tė plotėsuar e komentuar njė Migjen tė plotė, ashtu siē e meritonte ai talent i rrallė, mirėpo ēensura e vija enveriste nuk lejonte, prandaj nė shumė komentime ai preferoi tė heshte ose t’i binte pėrciptazi... Pas mė shumė se gjysėm dekade, mohim komplet dhe zhdukje totale me errėsirė, komentet dhe puna autentike e Gj. Lukės u vlerėsuan mjaft pozitivisht. (Shih studimin A. Haxhi, T. Topalli, “Disa vlera gjuhėsore tė botimit tė veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, 1954”, nė “Seminari VI, Shkodra nė Shekuj”, nėntor 2005, Vėll II, bot. MH Shkodėr 2006, f 61-64)  Mė 1965 edhe i vėllai i Gjovalinit, Kol Luka, e kishte realizuar e botuar nė Francė, njė pėrkthim pėr “Vargjet e Lira” tė Migjenit nė frėngjisht, punė tė cilin e kishte paraprirė pėrgjatė viteve 1954-1959. Libri u botua nė Francė me njė Parathėnie tė Andrea Varfit, i cili gjithashtu ka qenė njė lėvrues e admirues i Migjenit.

 

***

Nė fund vitin 1945 erdhi me ftesė pėr njė vizitė nė Shkodėr, nga Jugosllavia, shkrimtari i njohur sovjetik Ilia Ehrenburg. Gjovalin Luka e mirėpriti atė nė shtėpinė e tij. Ehrenburgu u interesua pėr jetėn dhe traditėn letrare dhe historike tė Shkodrės. Nė prezantimet qė i bėri  babai im Gj. Luka, Ehrenburgut i tėrhoqi vėmendjen nė mėnyrė tė veēantė Migjeni. Gjovalini i dhuroi tė pėrkthyer nė frėngjisht vjershėn “Parathania e parathanieve” dhe diskutuan rreth saj, gjithashtu i komentoi Ehrenburgut, shkurtimisht edhe dy tregime: “Zeneli” dhe “A don qymyr zotni?” (ribotim nė “Bota e Re”, shtator 1945, f 45; bot. nė E. Koliqi, K. Gurakuqi, antologjia “Shkrimtarėt Shqiptarė”, Prej Lidhjes sė Prizrendit e deri sot, Pjesa II, 1941, Tiranė 1941; revista “Illyria”, Nr. 24, 28 shtator 1935, f 7) 

Migjeni i pėrzgjidhte temat nga realiteti shqiptar dhe nga qyteti i tij i lindjes. Ai kishte qenė mėsues i thjeshtė nė njė malėsi afėr Shkodrės, nė Pukė. Nxėnėsit malėsorė revoltoheshin kur e shihnin pjesėn qė zinte atdheu i tyre nė globin tokėsor: “Po si Zotni, kaq e vogėl Shqipnija?” Mėsuesi mundohet t’u shpjegojė se pėr frymė tė popullsisė na bie mė shumė teritor se disa vėnde tė tjera, por nxėnėsit nuk e kuptojnė. Zeneli, inteligjent i afrohet mėsuesit: S’kemi kurgja Zotni, as vegla pėr punė, as shtėpi... jemi tė varfėr, jemi tė vogjėl; Njė malėsore e bukur ka dalė nė qytet nė verė, tė shesė qymyrin e drurit tė ngarkuar nė dy thasė me kalė. Ndonėse ka qenė njė kohė fanatizmi, zakoni shqiptar nuk e kishte pėr gjė tė shfrytėzonte nuset dhe gratė  pėr tė gjitha punėt bujqėsore, blegtorale, tė gatimit etj, por tė bėnin edhe punėt e tregut. Dhe kur malėsoria ishte e bukur, ndodhte ndonjėherė qė binte edhe pre e epsheve tė zotnijve. Tema tė thjeshta por njė dramacitet i madh... 

Ehrenburgu, sigurisht kishte njė kulturė tė gjėrė, por ajo qė e befasoi babanė tim, ishte nuhatja e tij e jashtzakonshme qė kishte pėr tė zbuluar surpriza dhe mėnyra se si sillej dhe komunikonte me aq afinitet, a thua se kishte pasur njė njohje prej shumė vitesh. Ehrenburgut i bėnė njė pėrshtypje tė jashtzakonshme veshjet e fshatareve dhe malėsorėve dhe bėnte foto me aparatin e tij personal. Duke ia prezantuar disa kartpostale, dy prej tyre ia pushtuan vėmendjen. Te e para, ishin nja dy fshatare tė rrethinės sė Shkodrės, qė ecnin rrugės nė qytet, me thes nė shpinė, duke biseduar e duke tjerrur lesh me furkė dhe te e dyta ishin disa gra myslimane tė mbuluara nė rradhėn e bukės,  pazarin e Shkodrės. (shih kopjet e skanuara)

-Nga janė kėto fshatare me kėto veshje dhe kėto gra myslimane tė mbuluara?

-Janė fshatare tė rrethinės sė Shkodrės qė kanė ardhur pėr tė bėrė tregun, ndėrsa kėto gra janė qytetare tė vetė qytetit, nė radhė pėr bukė. Mėnyra e veshjeve, siē edhe mund ta keni konstatuar, ndryshon shumė nė zona tė ndryshme etnografike. 

-Dxhovalin, ai tregimi i Migjenit me atė malėsoren e bukur me kalė, kėto gra me ngarkesė nė shpinė duke tjerrur lesh, si edhe dhe kėto gratė e mbuluara myslimane qė bėjnė edhe tregun, tė gjitha bashkė, po mė kujtojnė njė histori, pėr cilėsitė dhe zakonet e grave tuaja, qė tjerrnin linin, krahas punėve me kafshėt e ngarkuara, siē e ka pėrmendur Herodoti. E ke lexuar ti?

-Jo, deri mė sot unė nuk e kam lexuar. Por, mund t’ju them se, gratė tek ne edhe sot kur shkojnė me kafshė nė mal pėr dru, pėrveē ngarkesės sė kafshės, mbajnė edhe vetė ngarkesė nė shpinė dhe ndėrkohė punojnė duke tjerrur leshin ose fijet e bimės sė linit, me tė cilėn bėhen litarė, njė lloj bezeje dhe disa prodhime tė tilla me tė cilat ato vishen. Fijet e linit, nuk duhet tė ngatėrrohen me tė leshit dhe kėndej ka rrjedhur edhe njė fjalė e urtė: “Mos i ngatėrro punėt, mos i ban lesh e li”. Ne kemi edhe njė traditė tė hershme tė punimit tė mėndafshit. Puna e gruas, dijenitė dhe aftėsitė e saja, janė njė praktikė mė se e zakonshme tek ne. Gruaja shqiptare paraqitet gati-gati si njė kombinat qė i prodhon tė gjitha, te njė vjershė e poetit tonė progresist Anton Ēajupi. Me siguri, siē e thatė ju, duhet tė jetė njė traditė e lashtė dhe ne shumė shpejt do ta studiojmė Herodotin dhe tė gjithė autorėt antikė me hollėsi. Aktualisht ne kemi disa klerikė katolikė historianė, studiozė tė dalluar, veēanėrisht kemi njė specialist talent. Ai shkruan pėr njė statujė tė vogėl bronzi tė shek VI p.K., qė ėshtė gjetur nė Shkodėr, qė ndodhet nė muzeun e Luvrit nė Paris, shkruan edhe pėr statuja guri me veshje ilire. (Marin Sirdani, “Hylli i Dritės”, “Kulturė e Arte nė Shqipėri” nr. 2-3-4 prill 1944, f 21.) Qyteti ynė ka edhe njė legjendė tė lashtė me njė murim tė njė nuse tė re me fėmijė pėr gjiut, nė muret e kėshtjellės, si njė sakrifikim, qė muret tė mos rrėzoheshin mė natėn, muret ende kullojnė qumėsht gėlqeror etj. Po tė dėshirosh mund tė shkojmė dhe e vizitojmė.

-Po, ju falėnderoj shumė. Atėhere dėgjojeni historinė e Herodotit. Dy vėllezėr ilirianė, me tė motrėn e tyre shumė tė bukur, nė kohėn e pushtimeve tė Darit tė Persisė nė gadishullin tuaj, kishin pėrfunduar nė qytetin Sardis. Ka tė ngjarė qė Dari donte ta merrte Greqinė me krahė marrje, qysh nga brigjet e Detit tė Zi, duke siguruar edhe aleatė jo grekė. Tė dy vėllezėrit, qė kishin ambicie tė bėnin karrierė e qė donin tė binin nė sy tė Darit e dėrgojnė tė motrėn e bukur pėr tė mbushur ujė me kalė. Duke ecur, krahas kapistallit qė e kishte lidhur pas llėrės sė dorės, ajo mbante edhe njė shtamė nė kokė dhe me tė dy duart tirte fije lini. Pasi i dha ujė kalit, vuri shtamėn nė kokė, u kthye pėrsėri duke tjerrur me furkė. Kjo femėr kaq e bukur dhe kaq punėtore me disa punė pėrnjėherėsh, tėrhoqėn vėmendjen e Darit tė Persisė, sepse gratė persiane nuk kishin nga kėto zakone. Dari i thėrriti tė dy vėllezėrit dhe motrėn e tyre dhe i pyeti se nga cili popull janė. Ata i thanė se janė ilirė peonas nga brendėsia e gadishullit, aty rreth lumit Strimon dhe te liqenet, fqinjė me helenėt dhe qė aty edhe ngushtica e Helespontit  nuk ėshtė shumė larg. Ata i thanė se dikur kishin qenė me prejardhje teukrase dhe si koloni e trojanėve. Dari i pyeti: A janė tė gjitha gratė tuaja kėshtu kaq punėtore dhe tė bukura si motra e juaj? Dhe ata i thanė se tė gjitha gratė e vendit tonė janė kėshtu punėtore dhe tė bukura. Atėhere Dari, i dha urdhėr komandantit tė tij Megabazit, qė t’i shpėrngulnin me forcė njė pjesė tė atij populli nė Persi. E shikon, ēfarė surprize zbuluam bashkėrisht, njė traditė e mbijetuar, gati-gati e pandryshuar, mė se 2500 vjeēare! Ēudjesno, ēudjesno!

-Sh. Ehrenburg, ndoshta do t’ju befasoj pak mė tepėr. Ne kemi njė krahinė qė quhet Myzeqe nė jug dhe siē mė kujtohet nga njė vizitė me makinėn tonė, atje gratė dhe vajzat masivisht e mbajnė edhe sot e kėsaj dite shtambėn nė kokė me anėn e rrethi dhe ndėrkohė ose tjerrin e punojnė ose mbajnė edhe dy shtamba tė tjera nė duar.

Kėtu ndėrhyn Kol Luka, vėllai i Gjovalinit:

-Kultura e linit ėshtė prezente shumė e fortė akoma edhe kėsaj dite te ne, jo vetėm pėr litarė e vela anijesh, por deri edhe te veshjet, madje edhe tė mbathurave tė pėrbrendshmeve ne i themi t’linda/t’linjta, ka deri edhe punime shumė mė tė imta. Ne e kemi si traditė, ēarēafėt e shtratit, ēarēafėt e vdekjes, kėmisha dhe tė gjitha shtrojet e tavolinave dhe mėsallave, duhet tė jenė prej lini, ja shikoji se po t’i prezanton nana ime.

-Shumė interesante. Po shoh dhe konstatoj nga tė gjitha, nga malėsorė me veshje skithike, njė shoqėri orjentale, por edhe mjaft njerėz me kulturė e pėrparimtarė, po shoh edhe lakmitė e fqinjėve dhe imperialistėve. Migjeni i ka pasqyruar tė gjitha kėto?

-Me aq sa e njoh edhe unė po.

-Po kjo frėngjishte kaq perfekte?

-Po unė kam kryer shkollėn nė Zvicėr, pastaj ne kemi qenė shpesh herė nė Francė.

-Do tė kisha dėshiruar sa mė parė qė shkrimtari Migjeni t’i bėhet i njohur lexuesit tė jashtėm evropian dhe botėror...

Mė 1955 Gjovalini e takoi I. Ehrenburgun pėrsėri nė Varshavė dhe ndėr tė tjera nė njė bashkbisedim ku merrte pjesė edhe akademiku me famė botėrore A. I Oparin, e vuri nė dijeni  se, mė nė fund e kishte gjetur dhe lexuar Herodotin nė atė pasazhin e asaj ilirianes sė bukur me shtambė nė kokė qė, tėrhiqte kalin dhe tirrte linin me furkė. Mė ka rezultuar se edhe vetė fjala e gjuhės tonė “lin-lir” dhe teknologjia e punimit e shfrytėzimit tė tij ėshtė po aq e lashtė sa edhe nė greqishten e vjetėr λίνον edhe nė latinishten lino-linum. Nė dialektin shkodrianishte e kemi si lī me njė i nazale shumė tė vjetėr, se pėrdorimi i linit shtrihet edhe te litarėt e velat e anijeve, te pź līni/fill-līni, te voj līni dhe se kemi njė numėr fshtrash si tė lashtė ashtu edhe mė tė rinj qė e kanė marrė emrin nga kjo kulturė, si “gadishulli Lin, nė liqenin e Ohrit”; fshat Linzė, Linaj, etj. Dari i Persisė, me sa duket ka dashur jo vetėm tė merrte me krahėmarrje Greqinė, siē e keni shprehur ju dhjetė vjet mė parė, por edhe tė pėrfitonte nga eksperienca e grave ilire pėr tė rregulluar ekonominė, si edhe tė pėrmirėsonte rracėn, me kėto gra kaq tė forta ilire. (Herodoti, “Historiae”. Lib. V, 1, 12, 13, 14, 15, 16)

Kėto cilėsi, edhe mė shumė, i vinte nė dukje edhe historiani romak Varroni, sidomos nė gratė e fiseve baritore stinore, madje ai nėnvizonte, se pėrveē tė gjitha punėve blegtorale e bujqėsore dhe tė mjeshtėrive tė tjera, gratė ilire ishin edhe shumė pjellore etj. (De Re Rustica, Libri II, 10)  

Libri “Migjeni, Vepra”, Mbledhė  dhe shpjegue nga Gjovalin Luka, bot.  NSHB,  Tiranė 1954

 

 

Bukuroshet e perzgjedhura ne spektaklin e bukurise shkodrane “Miss Shkodra 2008”, i organizuar nga Agjensia e Spektakleve “Buna 1”

ne bashkepunim me Televizionin “TV1 Channel” dhe “Deliart Association” vazhdojne rrugen e konkurimeve, kete here ne nivel nderkombetar.

Agron Luka

 

Bukuria shkodrane pėrfaqėson Shqipėrinė nė “Miss Globi” nė Kinė

E renditur nder 10 me te mirat e spektaklit te bukurise shqiptare “Miss Shqiperia 2008”, Florinda Marashi do te marre pjese ne konkursin e bukurise boterore “Miss Global Beauty Queen 2008”, i cili do te zhvillohet ne Ningbo, Xiangshan te Kines ne datat 7-28 shtator 2008.

Tashme gjithcka eshte zyrtare dhe kete e konfirmon vete presidenti i Agjensise se Spektakleve “Buna 1”, Arben Mazi. Ai ben me dije per gazeten “Shqiperia Etnike” se sipas faksit zyrtar te fteses per pjesmarrje, ne kete konkurs nderkombetar bukurie, marrin pjese vajza nga e gjithe bota, nga te 5 kontinentet.

Themeluese e ketij konkursi bukurie eshte Madame Leticia Bulotano-Wheeler, nga Kebeku i Kanadase ne vitin 1998. Nderkohe, nga 10 marsi 2005, te drejtat e organizimit dhe patenta e “Miss Global Beauty Queen 2008” i ka kaluar nga Bulotano- Wheeler tek Alex Liu.

Gjithnje sipas presidentit Mazi, gjate kohezgjatjes te konkursit, vajzat pjesemarrese do te kene mundesi te njihen me vende turistike te Kines, por ajo cfare eshte me e rendesishmja- me kolege te tyre nga shtete te ndryshme te botes. Vajza shkodrane, Florinda Marashi, pas paraqitjes dinjitoze ne “Miss Shkodra 2008” dhe rreshtimit nder 10 me te mirat e “Miss Shqiperia 2008”, po perjeton nje ndryshim jo te vogel ne jeten e saj, pjese e te cilit eshte edhe pjesmarrja ne konkursin e bkurise nderkombetare ne Kine. Pa me te voglin dyshim, eshte nje tjeter arritje e Agjensise se Spektakleve “Buna 1”, e cila gjate viteve te ekzistences se saj aktive, nuk eshte kthyer vetem ne nje promotor te gjallerimit te jetes kulturore- artistike ne Shkoder e Shqiperi, por po mbeshtet e promovon tashme edhe bukurine shkodrane e shqiptare ne bote. Ne kete pjesmarrje, ajo qe vlen te permendet eshte se sherben si nje trampoline per tu njohur jo vetem bukuroshja shkodrane Florinda Marashi, por edhe bukuria shqiptare- perfaqesuese e te ciles eshte pikerisht ajo ne kete eveniment nderkombetar. 5 vajzat me te bukurra te perzgjedhura ne edicionin e fundit te “Miss Global Beauty Queen 2008” jane: Yulia Dragunova- Moske,Rusi; Pawina Bamrungrot - Bangkok, Tailande; Samantha Tajik - Toronto, Kanada; Zhu Qin - Hangzhou, Kine; Fanny Samaniego - Quito, Ekuador.

Edhe pse e urojme te gjithe nje fitore te vajzes shkodrane Florinda Marashi, edhe nese ndodh ndryshe, jemi te sigurte se perfaqesimi do te jete mese dinjitoz, duke nderuar Shkodren fillimisht por me pas edhe per Shqiperine.        Arben Cubaj

 

Mali i Zi: Bukuroshja Leunora Gjonaj shpallet “Miss  Bjeshka” 2008

Bjeshka e Koritės, nė Triepshin histori ndritur, nė Triepshin e shumė mendjeve tė ndritura deri nė Amerikėn e largėt, mblodhi gjithė bijtė e bijat e veta, por edhe mijėra shqiptarė tė Malit tė Zi, pėr tė ndjekur  “Logun e Bjeshkės”2008. Malėsorėt shpalosin talentin nė shumė sporte e lojra, nė art e kuilturė, nė bejta e veshje, por evenimenti kulmor eshtė pėrzgjedhja e mė tė bukurės. Perendia ėshtė treguar shumė shpirtgjėrė  jo vetėm me bukuritė  natyrore tė papėrshkrueshme nė pak rreshta , ku Triepshi, njė bjeshkė e pashoqe, ofron kushte verimi  si askerkund tjetėr, por edhe me bukuritė njerėzore. Triepshianėt janė bujarė, dinė tė vlerėsojnė  e shpalosin artin, dinė tė ēmojnė hieshinė. Ėshtė shoqata  “Besa”, tashmė me njė begraund tė pasur nė gjithė Europėn e mė gjėrė nė organizimin e shumė aktiviteteve , qė ka marrė pėrsipėr edhe kėtė Log kaq tė bukur. Janė dy shqiptarė tė mirė, Shtjefėn Lucaj dhe Marash Lucaj, pinjollė tė trimave qė kanė bėrė histori, qė na shoqėrojnė me mikpritje e bujari ngado. Shoqata kulturore-artistike ėshtė themeluar mė 1968 nga Ndue Dedivanaj qė tė gjithė flasin fjalė tė mira. Kėshtu me respekt flasin kryetari aktual Lekė Memēaj dhe koreografi Shtjefen Ujkaj, tė cilėt merren me organizimin e spektaklit tė bukur tė bjeshkėve kaq tė bukura. Ėshtė njė ditė ku tė gjithė gėzojnė, edhe missi i vitit 2007 Kristina Malotaj nga Triepshi, njė vajzė qė brėnda njė viti arriti maja suksesi , pasi ėshtė duke luajtur njė film nė Hollivud, njė ėndėrr kjo pėr miliona vajza nga e gjithė bota, bile njė ėndėrr qė mbetet ėndėrr, pėrjashto shumė pak asosh qė shėndrisin pėr tė mbetur nė jetė tė jetėve yje tė historisė e kulturės njerėzore. Spektakli ėshtė nė kulmin e vet. Logu merr jetė nė kėtė ambient si  njė amfiteatėr natyror. Jehona e maleve pėrcjell fuqishėm gėzimin qė oshėtin. Larmi veshjesh, larmi kėngėsh,gjithēka tradicionale, gjithēka fantastike. Bukurisė ja shtojnė hieshinė vajzat, ato qė konkurojnė pėr kurorėn e Missit.  Juria e ka tepėr tė vėshtirė tė pėrcaktoi mė tė bukurėn e bukurosheve. Ato tė gjitha janė si Zana Mali, ato tė gjitha mund tė konkurojnė nė skena prestigjioze.me konfort e ylbere dritash verbuese. Por pėr ēdo regjisor a skenarist  kjo bjeshkė do ishte vetė mrekullia. Mrekullia e natyrės dhe bukurisė femėrore , bile. Veshja ėshtė art mė vete. Ekspozohet aty tradita, kultura, menēuria, bukuria, gjithēka. Dhe dita kaq e gjatė tė duket e shkurtėr. Kurora e Missit i rri nė kokė Leunora Gjonajt, njė vajze tipike shqiptare, njė vajze qė qysh sot e mbrapa do i ndryshoi gjithēka, pasi duket njė bukuroshe mjaft e zgjuar e me perspektivė.E cila vajzė nuk do dėshironte tė ishte nė vėndin e saj?   Megjithatė, tė gjitha bashkėmoshataret e urojnė, edhe konkurentet. Juria ka qėnė tepėr cilėsore, e pėrgjegjshme. Tė gjithė sytė drejtohen nga Missi, tė gjithė, me fėmijė, tė rinj e tė reja, burra e gra, tė moshuar e tė moshuara, e urojnė me shpirt edhe pse nuk kanė mundėsi ti afrohen. Edhe shoqėruesja e missit Marie Memēaj ėshtė njė bukuri prej vėrteti. Ēmimit tė veshjes mė tė bukur i gėzohet njė tjetėr vajzė plot nur e hieshi,Kristina Kalaj.Edhe Lekė Maē Nilaj e Flora Tinaj nga Vukli, me banim nė Amerikė, u nderuan me ēmim tė parė tė Logut. Janė bjeshkėt e Hotit pra, Trieshit tė sotėm qė mkbledhin ēdo vit bijtė e bijat nga ngado, nė njė sofėr, nė sofrėn e gėzimit, si rrallė kund.        

Ndue Pepushaj

 

DUKE  NDJEKUR EMISIONIN “njerėz tė humbur” nga Brukseli

Duke ndjekur me vemendje emisionin “njerez te humbur”, t’ju them te drejten nje ndjesi e dhimbshme me mund, jo vetem per arsyen se ne nje fare menyre te gjithe ne emigrantet e gjejme vehten aty, por sepse rrealiteti aty arrine deri ne pika aq te renda emocionale gadi-gadi te pabesueshme, qe vetem profesionalizmi i ketij stafi te ri gazetaresh me Aiden udherrefyese dine me aq maturi ti japin fille. Ndjeshmeria njerezore, natyrshem na rremben jo vetem per ta ndjere vehten thjesht midis ketij paneli, por edhe na ve para detyrimit moral, per te dhene ndimesen tone, per te gjitha ato qe dime me saktesi, me qellimin e mire per gjetjen e te afermeve te tyre. Ndoshta largesia prej mijra km nga vendi yne, na rrit me shume ndjeshmerine. S’eshte turp t’iu them se shpesh here mundohemi te ruhemi nga lotet te pakten para femijeve tane, por nuk mundemi. Nuk mundemi sepse jemi prind vet, mandej jemi emigranta vet he mos qofshim.

Kame bindjen, se per nga rendesia dhe audienca, ky emision eshte unikal. Ai gjithnje fillon me lotet e dhimbjes, vazhdon me ankthin e pritjes dhe mbaron me lotet e gezimit. Kjo veper kaq humane, e ketij stafi gazetaresh investigues, (qe shteti se beri kurr) shtrihet pothuajse ne te gjith cepat e planetit. Ajo impunon nderim e mirnjohje.
Kemi njohur ne kete emision  njerez te humbur ne menyren me te tmerrshme. Kemi pare ne kete emision njerez te gjetur ne menyren me lumturuese. Kemi pare e njohur ne kete emision, njerez te humbur prej kushedi sa vjetesh, dhe pasi u bene te gjalle, s’na kishte marr mendja kurr se ata nuk do pranojne te bashkohen me familjet e tyre! Kemi njohur e ndjere ketu, gezimin dhe lumturin e pa mate, te njerezve  te nje gjaku, qe ky emision i bashkoj pas 100 vjetesh. Ky emision i ka te gjitha. Ka personazhe me ndjenja te veēanta njerezore qe na kane mahnitur. Ato jane aq te forta, sa te mundin edhe ligjet e nje shteti. Bindje mbi vertetesine e ketij pohimi, eshte ajo nena nga Berati me zemer “ēelik”, qe besoj te gjithve na ka mbetur ne mendje, Arjana Liēo e quajne. Ajo me fisnikerine e nje gruaje tipike shqipetare, i dhuron zemren e djalit te saj, nje njeriu qe edhe pse se njihte, e ndjente me dashurine e nenes, per te  shpetuar nje jete nga vdekja e sigurt. Sot Stefani nga Italia, (emerin e te cilit te gjithe e pame, se si dhe pas sa kohe Arjana e mesoje) jeton me zemren e shqipetarit Erionit Liēo. SHqipetari te fal edhe zemren. Te till njerez bejne histori. Kjo histori te ve “para pergjegjesise”per te shikuar me mire vehten, ku je ne rraport me ate qe duhet bere. Te jep force e kurajo, te motivon per te sfiduar veshtersit e jetes. Te bene gazetar pa ditur te shkruash. Kjo arsye me nxiti te shkruaj keto rradhe modeste, pa pretenduar gazetarin profesionist, por ashtu siē i ndjej e siē po e perjetojme konkretisht “humbjen” kendej ne dhe te huaj.

Nga Fadil Bala

Bruksel

 

”NJEREZ  TE  HUMBUR”...

Mund ta kesh provuar i nderuar lexues emigrimin, e ti e di fort mire se ē’do te thot kjo fjale  e kah-motshme shqipe kurbet. E kush me mire se emigranti e di, se dheu i huaj te brene per se gjalli, pak e nga pak ashtu siē brene krimbi mollen. Per ne emigrantet shqipetar -thone-paska qene e shkruar prej zotit (ne themi, e vuajme prej robit) ta ndjejme me teper se te tjeret peshen e rend te tij. Vetem ne shqipetaret nuk mbrohemi nga asnjera pale. Sepse po te kujdesej shteti yne per ne, sigurisht qe edhe shteti prites do te angazhohet me shume per te drejtat tona, e po te ndodhte kjo ashtu siē ndoll me emigrantet e shteteve tjera, atehere me siguri s’do te ishim katandisur ne kete grade. Por shteti yne jo vetem qe nuk kujdeset, por ai nuk e di se ku i ka bijet e vet, keshtu eshte kur nuk ka nje politike te mirefillt per ne emigrantet.

Ne te vertet, imazhi qe ne kemi ketej ne boten perendimore, fillimisht eshte i njellojshem me te tjeret, ne debate, ne pune, ne vleresime e kudo, por ne  momentin qe identifikohemi si shqipetar, (disa nuk identifikohen) imazhi jone fillon e zbehet, per te rėne deri ne nivelin e klases politike ne shqiperi, sepse ne fakt ka qene pikerishte klasa politike e ketij vendi (jo vetem aktualja por qysh, nga Enveri e tek  Saliu, dhashte Zoti qe ky te jete i fundit, ) shkaktarja qe s’munden apo s’ deshen kurr, te ngrejne imazhin e shqiperise ne nivelin e kohes, apo te pakten ne nivelin e atyre vendeve me emigrantet e te cileve ndjehemi te diferencuar, por na vizatuan portretin e inferiorit. Mandej kjo pune shkon ne linje logjike, sepse shkaku dhe pasoja vine fill njera pas tjetres. Paradoks? Mundet, por rrealiteti i tij eshte i pa mohueshem. Po e  perjetojme dhe e ndjejme kaqas perdite.

Nje shembull konkret: Pardje nė nje stacion metroje ketu ne Bruksel, nje lypsar rromun, po kryente detyren e tij te perditshme. Me disa gjeste te turpshme, po terhiqte vemendjen e nje grupi mekanikesh Belg, tek po gracatonin shkallet e ashansorit. Oh la la, ē’ben shqipetari, degjuam habinė e njerit prej tyre. Nuk besoj se ėshtė shqipetar, i kundershtoje kolegu i tij, sepse shqipetaret  grabisin,   marrin peng,   vrasin,   spiunojne sho-shoqin, por nuk lypin ne rruge, sepse nuk i le “kryelartesia”qe shtiren para njeri-tjetrit. Ky opinjon me mbushi me maraz, por nuk me ēuditi fort. Ne heshtje, edhe pse kunder deshires time, s’kame pse e fsheh, thash belgu ka te drejt, por me ze nuk munda ti kundershtoja. Nuk munda sepse te gjitha keto gjeste secile me e shemtuar se tjetra jane rreale. Syte dhe veshet na u mesuan, aq shpesh ndodhin.

Per grabitjet, per marrjen peng, per vrasjet, sigurisht ato pasqyrohen nga mediat vizive  e te shkruara, dhe ju i merrni vesh shpejt mendova, por per spiunet nga e dini ju “biramela te “poshter”? Apo nuk rri gje pa dal thuaj. Nejse. Pune per ju qysh e tek, por edhe ketu pikes i keni rene.

Tju them te drejten, kurr se kam besuar, se paska edhe njerez kaq “zemer gjere”, qe edhe pse s”ke fare pune me ata, e s’u ke ankuar ndonjehere hallin, kane ata pune me ty, “kujdesen ata per punet tuaja”, edhe pse ty s’te shkon mendja fare, se nga kush e ke “dhuraten”. SHqip keta jane spiunet. Keta njerez te pa skrupullt, qe djalli u ka dhene shpirtngushtesine e pa besine, jane kthyer ne asjete te vlefshme per eproret e tyre, ne konvertim te paisjes me dekumenta qendrimi definitiv. Keta mjerane qe me kujtojne proverbin “Une s’kam turp, prandaje ju s’keni ē’me beni”, jo pak raste  kane djegur emigrantet e ndershem. SHprehjet e famshme te Konices dhe te Nolit: Se shqipetarit nuk i vjen e keqja nga te huajt, por i vjen nga vet shqipetari, mbeten gjithnje aktuale.

Nese mund te klasifikohemi ne kadegori ne emigrantet,   mendoje se perveē “mostres” ne fjale, perbejme edhe disa te tjera:

1-Nje pjese qe pas shume pritjeje e sakrificash jane paisur me dekumenta te rregullta definitive, kuptohet punojne te deklaruar, bejne nje jete normale, dhe kane pothuajse te gjitha te drejtat dhe detyrimet e barabarta me vendasit.

2- Eshte “ushtria”pa dekumenta qendrimi, pa te drejt pune , pa drejt ndihme sociale, dhe kjo eshte shumica, por me shume sakrifica e frige punojne ne te zeze, ne punet me te renda (kur gjejne pune kundrejt nje page qe asnjehere se vlene mundin), per te mbajtur familjet e tyre. Punojne me frige, sepse sipas ligjit Belg pasojat jane aq te renda ketu per emigrantet, sa qe po u kapen duke punuar, ne te zeze, ata quhen kriminele e si te tille denohen me burg, ose largohen me nje here per ne vendin e tyre, duke u mohuar te drejten te shkelin per 5 vjet ne te gjitha shtetet e B. E-se. Ne raste teper te  rradha per ndonje aresye te veēant edhe mund te falin, gjithnje sipas ligjit*(por ē’eshte e verteta, kurr nuk te trajtojne jasht ligjit, duke te rrahur apo turturuar, fjala bie si ne Greqi apo gjetk). Njekohesisht edhe ndaj punedhenesve rendojne gjoba qe variojne nga 5-mije deri ne 50 mije euro.

3-Eshte “vadhja e trimave qe bejne deken si me le, per aq kohe qa jane pa vizituar “shtepine pa qera”, kur vrasin shokun per nje fjale goje, pasi kane thithur dy-tri here ate te “shkreten”, e qe su skuqet as s’u nxihet aspak faqja kur “punesojne” vajzen e komshise. (4800 emigrante shqipetare ne te gjith boten vuajne sot denimim, per krime te ndryshme, vetem Greqia mbane pas hekurave 2200, Italia  2100 , Anglia 100, pastaj vijne GJermania, Belgjika, Hollanda Turqia, Franca, etj. Amerika mbane 58 shqipetare te denuar, shifrat jane zyrtare te dy muajve te fundit)
O Zote si na erdhen keto pune keshtu! Ne shqipetaret enderrues te perjetshem per nje jete  pa strese, sa shpejt i harruam 1001 vishtersit e prinderve tane per t’na rritur, sakrificat tejet te rrezikshme per te ardhur deri ketu, e tani bejme te “fortin”, pa njohur aresyen njerezore, as ligjet e shtetit prites, qe kendej s’ka burr nene qe i neperkemb ato, pa njohur mire as vehten tone. Mandej perfundimi dihet: Ata njerez qe harrojne veshtersit e tyre te kaluara, jane te destinuar ti perserisin ato.

4-Nė fund kadegoria e rrefugjatve me keqardhje ne shqip quhen “zhelet”, pa punė, pa lek, pa shtėpi, pa familje. Me gjuhėn e kėtushme quhen clochard, (SDF), Sans Domicile Fixe, (Endacak pa shtėpi fikse). Qė tė jemi tė sinqert nga ky grup janė fare pak nga tanėt, kjo spjegohet me faktin, per vetė natyrėn e shkathėt qė ka shqipėtari, ai shfrytėzon tė gjitha mjetet rrethanore, dhe deri ne kėtė gradė veshtirė se bie, por megjithatė qė s’ka fare s’mund tė themi. Fatkeqesisht, njė pjesė e vogel nuk ka mundur dot ti rrezistojnė vishtersive dhe janė “dorėzuar”. Ne keto rrethana edhe keta ashtu si “trimat” dhe “mostrat” e kane humbur emrin e emigrantit, dinjitetin dhe traditen shqipetarit.   Turp!

Kur largohemi nga vendi yne, te gjitheve besoj na dhemb shpirti, por sidoqofte emigrimi i menduar ka nje spjegim qe te gjith e dime, por te braktisish vetvehten eshte me shume se e dhimbshme, eshte tragjike, eshte nje tmerr i vertet. Duke qene fatkeqesisht keshtu, kemi bindjen se keto dy kadegori perbejne nje pjese “te lendes se pare te markes Madein Albania”, qe  furrnizon emisjonin”NJerez te Humbur”.

Sa here  kam pyetur vehten: Jemi viktima apo produkt i nje sistemi? Po rrefereni patriotik, O sa mire me qene SHqipetare, si mund ta kendojme? Nejse. Pak te veshtira me duken pergjigjet, ndoshta ndjehem i “vogel”per te gjykuar ēeshtje kaq te madha. Mandej siē ju thash ne fillim lexues te nderuar, s’pretendoj gazetarin e mirefillt, por se bashku me ju, mund te plotesojme njeri-tjetrin, duke dhene secili mendimin e tij. Do te kemi mendime te ndryshme, eshte normale, por ne nje pike besoj se bashkohemi te gjithe: Plage e rend e trishtim i madh, per vendin tone qe ka humbur me shume se nje te treten e bijeve te vet. (Deklerata zyrtare, nga Ministria e Punes dhe ēeshtjeve Sociale, me 03/07/08, flet per mbi 1 milione emigrante).

 

BASHK  ME MIJRA EMIGRANTE

Mblidhemi se bashku, ne A. S. B. L. shqipetaresh, (keshtu quhen shoqatat kulturore), emigrante pothuajse nga te gjitha krahinat shqipfolse. Ndjehemi, tamam ashtu si midis nje grupi polifonik qe bashkon te gjithe kengetaret per te kenduar kengen e kurbetit.
Diskutojme vllazerisht Gege e Toske, per tema te ndryshme, por me shume per ato qe na preukupojne. Nga fjalet e tyre te thjeshta, por ngjitese, se ke te veshtire ti njohish bazuar ne dialekt se nga cila krahine shqipetare kane ardhur ketu. Ketu degjon optimista, rrealista, pse jo edhe pesimista e te  zhgenjyer, keta te fundit duke shprehur pendimin e tyre per fatin qe vete ata zgjollen per te kerkuar nje jete me te mire kendej, e qe ne fakt nuk u doli ashtu siē e kishin menduar. Secili flet per hallet e veta , njeri hap trasten e tyre, e tjetri i pergjigjet me thes.
  Krenohemi kur shikojme dhe degjojme per emigrantet shqipetar ketu ne Belgjike, per arritjet e rrezultateve te mira ne punet e tyre ne fusha te ndryshme te jetes, dhe keta nuk jane pak. Midis te tjerave  nje dukuri mjaft pozitive, (dhe qe ndoshta mbetet shembull edhe per ne te rriturit) jane femijet tane, te cilet ne pergjithsi perveē ingranimit dukshem aktiv me shoqerine e ketushme, edhe ne perqindjen e notave shkollore, jane mjaft cilesor krahasuar me moshataret e tyre ta kombesive tjera. GJykuar ne perspektive kjo ka vlera te medha. . Prandaj, eshte pikerisht e ardhmja e ketij brezi qe na bene te sakrifikojme, duke u zgjuar ē’do mengjes me shqetesimin e par per ata.

Madje per tiu pergjigjur kerkesave te tyre, mendoj se ne kete drejtim jemi difiēitar ne punen tone si prind. Po pse mos ti themi troē  edhe te metat tona njerezore, se ketu ne Belgjike kemi nje mungese te theksuar aktivitetesh kulturore-artistike, (per te mos thene se ato nuk ekzistojne fare) ne menyre te organizuar nga ne emigrantet, krahasuar me mergaten shqipetare ne shtetet tjera, fjala bie si ne Zvicerr, GJermani, Amerike etj, apo ne rraport me emigrantet e shteteve tjera ketu. Natyrishte kjo ka veshtiresit e veta, kuptohet jo gjithēka varet nge ne, por fakti qe nuk ka nje levizje, te programuar, nuk ka as interesimin e duhur te prinderve per te hapur nje shkolle shqipe per femijet tane, per te mesuar gjuhen amtare eshte sa evident aq edhe shqetesues. SHkurt femijeve shqipetare u mungon libri shqip, dhe kjo s’eshte per fajin e tyre por per fajin e prinderve te tyre. Pa justifikim, ky eshte faji yne. Nejse. Prokupacioni ne fjale, eshte nje teme me vehte, te cilen do ta trajtojme ne numurin ne vijim te kesaj gazete.

Por te mbetemi ne ASBL... Tingujt e ēiftelise shoqeruar me mjeshtrine e nje artisti te vertet, me nje kenge kreshnike kenduar nga kengetari i mirenjohuri Arif Vladi, na ben te harrojme sa do pak, vendin ku jemi tretur. “Te k’noft zemra shqipe, urojne shoket. Kesaj i thone kenge me shpirt. ēiftelise keto kenge i kan hije, ajo s’ pranon bastardhime, siē po bejne disa kengetaruce te “modernizuar”. Ketu, kuksiane e dibrane kenga i fut ne nje debat  te ashper per superioritet historish e traditash, e keshtu konkurenca do te kishte vazhduar gjate, por bash ne kulmin e saj, nderhyn mjaft serioz nje shkodran: Historit e traditat i kemi pas vertet te mira, por ato na ishin nje here e nje kohe, ato qenka me veshtire ti ruash se sa ti fitosh, kjo po shihet gjat ketyre 18 vjeteve  demokraci duke abuzuar me keto vlera. Po hyjme ne histori nga dera e turpit. Pushken shqipetari e ka perdor kunder pushtuesit, e jo kunder shokut te tij, siē po ndoll shpesh ne keto kohe. Besen dhe nderin, keto virtyte aq te larta qe edhe bota ja ka njohur shqipetarit, po i shesim. Ja Gard du nord, 200 metra e kemi qe ketu, te gjith po shikojme per dite prostitutat shqipetare, qe po shesin krenarine tone. Te mos ēuditemi, ato nuk jane vetem aty, ato jane kudo. Jemi vendi qe kemi mbushur trotuaret e perendimit ta themi shqip, me kurva shqipetare...

Keto te verteta te hidhura ia ulen nje marsh debatit per te marr me me kujdes kthesen ne nje drejtim tjeter, per ne rrugen qe lidhe SHqiperine me Kosoven...

Edhe ketu debati fillon krejt vllazerisht, por si gjithnje veshtire se gjendet nje teme, qe t’mos tia zeme “kryet me dere” sho-shoqit. Ja p. sh, te djathtet “gjuajne korrner nga e majta”duke pranuar se Majko vertet fillimisht ishte inisjatori per fillimin e projektit te kesaj rruge, por fondet e mbledhura qe s”dihet se ku perfunduan, e mashtruan keq popullin e te dy aneve e kufirit. Natyrisht te majtet s’jane dakort me kete arsytim, dhe ata”gjuajne penallti  nga e djathta”, kunder ministrit Basha per dyshim korruptiv, ne miliona euro pikerisht per kete rruge, e duke perbere rastin unikal, qe ministri i puneve te jashtme te nje shteti te takohet kancelarive te botes me homologet e tij, pa imunitet, me dangen e dyshimit korruptiv mbi korriz. RRuga “patriotike” edhe ketu prodhon debat alla shqipetareshe duke i nderprer fjalen njeri-tjetrit me zerin ne kupe te qiellit, e duke mos iu shmangur dot politizimeve, (mos kujtoni se vetem ne shqiperi rrahet politika nga militantet, jo jo, ne ketu e vuajme me shume kete simptome, se ne mbahemi me partiak se ju atje ne shqiperi)...

Edhe programet televizive satelitore ne gjuhen amtare, na perfshijne ne rrjedhen e tyre. Ja p. sh, lajmi i bujshem i para ca diteve qe dhane mediat shqipetare, por jo vetem keto, per 1, 2 miliard euro, qe Konferenca e Donatorve, i dhuroje Kosoves per mbekembjen infrastrukturore dhe  ekonomike te saj, na fut ne diskutim. Natyrisht ky sihariq te gjitheve na gezoje, por mendimet jane te ndryshme, ka edhe nga ata sidomos kosovar qe shprehen dukshem mosbesues, ndaj menaxhimit te ketij fondi: Atyne Zoti u dhasht bereqet njashtu qysh u ka dhan, (shprehet njeri ai nuk do te identifikohet) qe u ka shkue mendja me na ndihmue, por popullit te ngrat qe besa, s’po i bien gja ne skjep, se me kan shtat here aq, ato po i rruan paria e eperme. RRini bre burra pash zotin, se u mesueme me rrenat dhe hajnite e tyne, ne me kta tont, e ju andej me ata tuejt. Po pse more pak u kan ndihmue me lek Bota ju te shqypnise-a? E ku i kini? Me ē’ka u kane dhan ata ju do te kishit kane shume me naltse ku jeni sot. (vijon)

Ashte prove  bame kjo pune se krejt zhvaten. Atyne qysh tash u asht ngreh kurtha kush e kush  me xan ma shume per veti. Nigoni mixhen e veni shenj ēka pu thot, kofsha i gabuem, por qe besa boll tutem se qeshtu ka me kane. Funi dalt hajr...

Duke biseduar per gjendjen ne shqiperi (gjuha vete ku dhemb llembi), disa shprehin bindjen se tani ne shqiperi, njerzit jane te lire, e mund ta zgjellin vet menyren e jeteses, e kjo i bene ata te lumtur. Agroni, qe deri athere po degjonte pa folur, po i flet ca fjale, qe na mbeten ne mendje: Asnjehere nuk kame qene pesimist per jeten, dhe qamatin kurr se kam menduar, por edhe fort optimist s’mund te jeme, per faktin se gjithnje mbas botes kemi mbetur, por une jam rrealist e me pelqen te flas vetem per faktet qe shoh me sy. A me thoni per ē”fare lirie e keni fjalen? Per kohen e lire qe populli e shtyne pa pune? Per lirin e kryeministrit te shaje me liber shtepie, deputetet opozitare? Per lirin e bandave kriminale qe grabisin bankat ne mes te dites, qe djegun pyjet, qe hellin ne ere ujsjellesa e shtyllat elektrike?, Per lirine e “trimave” qe vrasin tjetrin per hiē gje? Per lirine e disa klerikeve per trafikimin e njerezve te gjalle e te vdekur? Per lirin e “specialisteve” per te mbjell qindra ha me “faren e vdekjes”? Apo per lirine e aferave korruptive te qeveritareve tane qe i nxiu jeten popullit? Jo zoteri, kjo lloj lirie pa demokraci eshte kot. Kjo liri na ka renditur deri tani ne kuotat me te ulta ne aurope ne te gjitha fushat e jetes. Kjo liri prollon pa siguri per te ardhmen. Per pak ēaste brenda klubit ra heshtja, si per te vertetuar se Agroni kishte te drejt. Por qetesine e then Viktor Ndoja tek hyne ne klub i qeshur dhe i gesuar dhe kishte arsye, sepse mbas shume vitesh “loje dje kishte fituar grand jackpod”. Eshte paisur me dekumenta definitiv, prandaj ku pyetet  sot qerasja me nga nje gote uiski e te gjith shokeve...

Teme debati e ketyre diteve qe lidhet direkt me ne, eshte edhe nisma interresante qe Levizja G99, ka perfshire ne programin e saj, votimin e emigranteve, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2009-es. Edhe ketu vlojne debatet. Nje pjese ka optimizmin karakteristik te emigrantit dhe shpresojne shume, se kesaj rradhe votimet do jene te pasterta. Disa s’jane ne te njejten simfoni, por shprehen mosbesues, se vota e tyre do te shkojne ne destinacionin e deshiruar, duke permendur faktin se atyre u eshte vjellur vota sy nder sy ne shqiperi, e jo me prej mijra km largesi. Bujar Kazazit qe si interesojn fare debatet politike, pasi lexon faqen sportive ne Koha ditore, e le menjean, e urt e bute si e ka zakon, i flet dy fjale me shpoti e nenkuptim:”Si po duken bathet e priftit, nuk ka pashke sivjet”(me kuptimin mosbesues per mundesimin e kushteve pet te votuar)Ne mundesha me mbajt zotimin qe i kame vene vehtes, per me i fut femijet e mij ne jete ashtu si duhet jam ne rregull, pastaj edhe me vdek une s’kam gajle, sepse per keta femije kemi marr rruget e botes. Sa per votime eshte kollaj ajo pune. Te tjere indiferentizmin e shokut te tyre e kundershtojne duke u shprehur: se duhet te votojme e te kontribuojme sa te jete e mundur per demokracine ne vendin tone, por nje shqetesim prej kohesh e kemi: A do ishte me mire qe politikanet tane te nderuar te majt e te djatht, perpara se t’na kerkojne voten tone, te pyesin vehten e tyre: Sa i kemi mbrojtur ne emigrantet tash 18 vjet rrugeve te Botes? Sa te bindur jane emigrantet qe tani ne kemi moralin e nevojshem e perkushtimin ndaj tyre, qe t’na japin besimin? Por tani kerkojne nga ne, qe tu mundesojme karrigen. Per ata politikane qe na than “ikni e thyeni qafen, e beni ēajre vehtes tuaj, se s’kemi ē’tu bejme”. DHe na detyruan te vejme peng jeten e femijeve tane, duke i stivuar neper gomonet e vdekjes.

Megjithate emigrantet si njerez te sakrificave, gjithnje jane shquar edhe per zemergjeresine, virtyte  keto te medha sa largesite kilometrike me vendlindjene tyre. Prandaj ata te gjith nje zeri shprehen: Diten e zgjedhjeve ne mezi e presim per te votuar per ndryshimin aq te pritur e te deshiruar te vendit tone, (po t’na mundesohen kushtet), sepse jemi prej shume vitesh ne emigrim e gjithnje endrrat shqip i shikojme, e gjithnje shpresojme qe t’mos na zhgenjejne ne te ardhmen si deri tani

 

KERKOJME  VETVEHTEN

Jemi degdisur ane e kende globit ne kerkim te vetvehtes. Na shkoje jeta ne toke te huaj, duke pritur te drejten e ligjeshme per te jetuar si te barabart me te tjeret, megjithse kjo e drejte ekziston ne paragrafet e ligjit per emigrantet, perseri jemi te detyruar te presim prej 10-12-15 vjetesh, per tu paisur me dekumenta, dhe asnjehere se kuptuam aresyen: Pse duhet te presim kaq gjate.

Si per ti dhene pergjigje kesaj pyetjeje po me kujtohet nje shprehje aq praktike e shkrimtarit Sabri Godo: Se e drejta nga nje here vjen shpejt, nganjehere ajo vjen ngadale, dhe rradh here e drejta vjene ne kohen e duhur. Keshtu ne fati na spostoje ne dytet ne rradhe, duke vrare kohen me shpresen se durimi dhe kemngulja do te shperblehen nje dite. Mandej duke qen ne dhe te huaj, jemi edhe nen urdherat e te tjereve  prandaj dytyrimisht duhet te pajtohemi edhe me vonesen, megjithse pasojat e saj negative me shume se sot, do ti ndjejme ne te ardhmen, mjafton te nenvizojme vetem e faktin e mos punesimit gjate gjith ketyre viteve, te cilat do t’na mungojne ne te ardhmen per efekt pensioni. Por le ta pranojme(te sforcuar) se edhe tani jemi ne kohen e duhur. Ne fund te fundit, sa do vone qe te behet nje e mire, ajo gjithmone ka efektin e vete pozitiv, e sidomos kur mendon per te kap fillin e jetes se femijeve.

Gezohemi per nje pjese te shokeve tane, qe mbas shume vitesh pritjeje e ankthi, me ne fund u eshte dhene kjo e drejte. Ata tani jane rregulluar mire, e natyrisht nuk i vuajne keto simptoma. Por kjo eshte njera ane e medaljes. Ne fjalen e kemi per dhjetra e ndoshta qindra mijra te tjere qe shpresojne akoma. DHjet vjete ketu ne Bruksel, me kane dhene rastin te njof shume, ne mos te gjithe emigrantet e ketushem me problemet e tyre, me nje pjese takohemi shpesh e qajme hallet se bashku, dhe pyesim njeri-tjetrin: Deri kur do vazhdojme te shtyhemi keshtu? Veē nje Zot e di fatin tone per pjesen tjeter te rruges.

Parafytyroni se si mund te jetojne nje familje ne emigracion, kur s’ka dekumenta, nga shteti prites, s’ka te drejt pune, s’ka te drejt ndihme sociali, s’ka te drejte mitueli, s’ka asnje te ardhur per te ushqyer  familjen. (jo te gjitha shtetet ndjekun te njejten proēedur per emigrantet, fjalen e kemi per vendin ku jetojme ne)Nga ana tjeter, ka te gjitha detyrimet te paguaj si ē’do qytetar vendas, qerane e shtepise, ujin, gazin, elektricitetin, vizitat mjeksore, ilaēet, ushqimin e veshmbathjen, pa permendur ketu kerkesat shkollore te femijve. Kjo e vertet e keqe po na ndjek prej vitesh. DHe vetia e te keqes dihet, ajo po te vuri poshte s’ka meshire, te perpin.

Ftohtesia e dheut te huaj, shpesh here me kalon ne dejet e qenjes time, duke me ul ne nje njeri te tallur moralisht e shpirterisht. Ja dy-tre shembuj qe flasin vet: Ne nje bisede te lire me nje klerik nje dite ai me pyeti: Beson tek Zoti? Natyrisht qe besoje ju pergjigja, por ekstremist nuk jam. Zoti me tha ai, e di mire gjendjen tende, por don me te provua se sa mundesh ti per tu rreziztuar veshtersive, Kame vuajtur ne shqiperi  sa te duash, i thash, e me eshte dashur se s’ben tu rrezistoj, po tani akoma edhe ketu do t’me len Zoti ne vishteresi? Lum ata qe vuajne shume ne kete jete, me tha ai, se jane te sigurt se parajsa krahhapur i pret. Lutju Zotit biri im, lutju dite e nate, pa pushim, me muaj e vite rresht. Duhet akoma shume durim deri sa lutja juaj te bien ne vesh te Zotit, per ta sjell te miren. Sa per lutje i thash, s’ kam lene nje mangut, jame lutur Zotit me gjith shpirt, por edhe shtetit kerkese me shkrim i kame bere, por deri sot s’kam pergjigje. Mandej kur Zoti e di hallin tim, pse s’mi jep dekumentat me lutjet qe i kam derguar, duke urdheruar institucionin perkates  gezoje tani, se boll e kemi munduar kurbetliun, por don t’me mundojne akoma? Merci beaucoup monsieur, e “falenderova” ne frangjisht dhe u largova vertet duke u lutur: O Perendi jepu edhe shqipetareve nje pjese dielli si te tjereve kendej ne mergim!

 

Vazhdojme

Po luanim nje loje shahu me nje shokun tim, ne parkun e lagjes ku banojme. Prane nesh kalon nje komshi i jone, me nje qen per dore. Njihemi, eshte afrikan. Krejt afer nesh qeni po kryente nevojen dhe i zoti po qeshte gjith kenaqsi, une ne menyre krejt shoqerore i thash: Te lutem ēoje kafshen te bejne nevojen tek vendi i caktuar. Por atij i erdhi keq per keshillen dhe mu drejtua ne menyre teper fyese: Ti s’ke te drejte as sa qeni im, sepse ky ka te gjith dekumentacionin e rregullt, qe i nevoitet per te udhtuar po deshi edhe deri ne fund te botes, kurse ti s’ke asgje. Tju them te drejten per momentin syt mu erresuan e qielli mu be i zi, por kuja e femijve aty prane: Mos baba mendo per ne, me kujtoj shprehjen biblike: Te sundosh vetvehten, ne momente kritike, eshte veper trimerie, dhe kjo me fali arsye e durim, edhe pse rrealisht, ndodhesha para nje kontrasti bardh e zi, ku une shqipetari fatkeq, si njeri s’kam te drejt as sa nje qen, ketu ne tok te huaj. Nuk e besoni? Po e faktoj: E imagjinoni brengen e nje emigranti, qe i mbetet perjetesisht ne zemer kur i vdes nena e tij, e te mos kete mundesi per te shkuar e per ti bere nderimet e fundit, te pakten nje grusht dhe mbi varrine saj, vetem per munges dekumentacioni? E ndjeni se sa i gjymtuar shpirterisht eshte ai? Kjo me ndodhi mua para disa muajsh. Tani gjykoni j...

 

Ecim me tej.

Po pinim nga nje gote me nje te njohurin tim Belg. Njihemi prej 7-8 vjetesh. Eshte rrobeqepes. . Duke mi kuptuar problemet qe me jane  krijuar nga mungesa e dekumentave, me rrekomandoje, “duke zgjellur nje menyre teper origjinale”: Me qe shteti-me tha ai- nuk mendon per ty, po ti pse nuk mendon per vehte? Si e pyeta i interesuar. Ti duhet te martohesh ne te bardh me nje belge, d. m. th, sa te fitosh dekumentat, e pastaj te ndaheni, kuptohet edhe me pelqimin e partneres. Pse ē’te keqe ka ketu? Keshtu kane vepruar nje pjese e madhe emigrantesh, dhe kan dale te fituar. Kame une nje kushuriren time, (me siguroj ai) madje me nje ēmim te aresyeshem. Degjo i thash: Nuk e drejtojne te gjith gishtin tregues nga une e te thone me te drejt, ja ky burri, babai i tre femijeve i martuar fadhso? SHkurt nuk ia aprovova. Ti beje punen tende, e mos shiko gishtat e te tjereve. Ke per tu penduar me tha, sepse te humbasish nje dore euro, nuk eshte ndonje gje e madhe edhe sikur borxh ti marrish, sepse ato i zevendeson se shpejti me te fituar dekumentat, por te humbasish te gjitha keto vite, eshte e tmerrshme sepse ato ikun e nuk i zevendeson kurr me. ē’moje kohen ajo eshte flori.

Faleminderit o miku im, por kostumi qe me afrove mua, eshte shume modern, e di se ky model aktualisht preferohet shume, e s’po pyet kush me per moshe, por per natyren time nuk me rri mire. Une i kame mbetur  besnik klasikes...

E thame me siper, per ne qe jemi pe dekumenta, puna eshte kadegorikisht e ndaluar me ligje. Vertetesine e ketij ligji e kame provuar une ne veten e pare, prandaj do tua rrefej konkretisht ashtu siē me ndodhi para disa muajsh:

Me deshiren e shoqerise shqipetare ketu dhe timen u vura ne krye te nje ASBL-i. Per te qene i sinqert nje lek i vogel tepronte nga shoqeria, sa per te kryer ndonje nevoje minimale per femije. SHerbeva ketu disa muaj, sipas te gjitha rregullave, duke menduar se kjo zgjillje provizore, po me ndihmonte sa do pak, per te pritur disi me i qete pergjigjen e rregullarizacionit, qe kishim bere kohe me pare. Mire po edhe ketu s’qe e thene qe ti gezohesha punes, (fukaraja nuk shpeton kurr) sepse ne nje dite te bukur shprese, ne klubin e shoqates erdhen nje grup policor, dhe pasi ushtruan nje kontroll te imtsishem, dhe pasi konstatuan se gjithēka ishte sipas te gjitha rregullave te sanksionuara ne ligj, per ēudin e te gjitheve aty, me shoqeruan ne ambientet riatdhesimit te emigranteve, pa as me te voglin motiv. Isha apsulutisht i sigurt ne vetvete se s’kisha bere as fajin me te vogel, (perveē se isha pa dekumenta, ky s’eshte faji i im. ) E pyeta shefin e zyres se pse. . . por ai me urdheroj prer: Mos fol. Do te kthejme ne shqiperi. Atje eshte vendos demokracia. Une vertet nuk fola, sepse ky urdher “me preu gjuhen”, e me beri te rri sus, mandej kur s’te mbron ligji, ndjehesh i pa sigurt ne vetvehte e eshte kot te kundershtosh, sepse ai vendoste per te ardhmen e femijeve te mij. . Nejse. Ndersa shefi i zyres, po plotesonte formularin qe ta firmosja une, per largimin familjarisht nga Belgjika, une ne heshtje po mendoja, ndoshta ato qe do ti kisha shprehur me ze:
  Do te ishte e pa imegjinueshme kthimi i femijve te mij ne shqiperi tani pas 10 vjetesh qenderimi ketu. Ata jane lidhur ngusht me Belgjiken, me te mirat e te keqiat, me gezimet e hidherimet, ketu u rriten, u edukuan dhe mesuan shume gjera te vlefshme per te ardhmen tyre, sepse keshtu u erdhi jeta. Prandaj ju lutem shume mos e beni kete, tani mbas gjith ketyre vitesh sakrifice ketu.

Ka 10 vjete qe pres me shprese, per paisjen me dekumenta qendrimi. DHe tani ti ēoje femijet e mij nga Brukseli te studiojne ne SHkoder?

Per pune sekondash mendimi me fluturoje tek gjendja aktuale, tek “demokracia” ne shqiperi. Atje nuk ka kushte kurrsesi si ketu per te studiuar femijet, sepse mungojne elementet baze per nje jete normale. Mungon energjia elektrike, dhe nxenesit mundohen te mesojne nen driten e mekur te qiriut. Analfabetizmi atje rrezulton ne nivele te alarmante. Prandaj kush mundet i dergon femijet e tij jasht shtetit, kryesisht ne perendim, per te studiuar dhe per tu diplomuar, sepse as diplomat te universiteteve te shqiperise nuk njihen ne perendim. Qeverit e rradhes edhe Zotin fajsojne per mungesen e dritave (sepse 90%e energjise elektrike atje, vjen nga burimet hidrike), por vehten e tyre, kurr jo, edhe pse ata vet e dine se e kane humbur garen me kohen, e duke humbur keshtu edhe rrugen per ku nisem ne vitin 1991. Hallet rreale te popullit gjithnje ne rritje, shtrojne ne plane te pare mbijetesen. Politikes shqipetare, gjithnje ka pikuar ēatia ne 1001 vende, por tani bash kulmi i saj eshte ēare e po rrjedh rreke pa u ndalur. A se verteton kete Gerdeci e jo vetem ky?

Ne vendin me te varfer te europes, ku spitalet nuk kane as medikamentet e nevojshme por ka mjek te korruptuar, ku biznesmenin e ndershem e quajne hajdut e hajdutin e quajne te “zotin”, ku populli s’ka as karta identiteti, shkurt ku korrupsioni eshte prezent pothuajse ne c’do institucion, e po mund ligjet e shtetit, ka kthyer popullin ne pezimizem, ata nuk besojne me ne rrecitimet e genjeshterta te politikeberesve te vendit te tyre, kete e degjon kudo ne bisedat e lira te tyre, ne shqiperi dhe sidomos kendej, fjala e pare boll renqethse qe vihet ne ball te bisedave eshte: SHqiperia s’behet.

Atje ēmimet rriten me shpejtesi galopante, vetem nje ēmim vjen dita-dites, duke u ulur deri ne ēvleresim, ai eshte ēmimi i jetes se njeriut, ku per nje fjale goje i merret jeta tjetrit. Jane me qindra familje te ngujuara nga friga e gjaksit, dhe sigurisht jane po kaq familje qe kerkojne rastin te marrin gjakun. Furia e vetvrasjeve, deri dhe gra shtatzenaeshte vazhdon ne pemasa te frikshme. Lapidar te vegjel perkujtimor, kane mbushur krejt anet e rrugeve te shqiperise.

Akoma deri sot, nuk doli nje klase e mirfillt politike qe te mendoje konkretisht per punesim e mirqenje. Paaftesit e tyre te majta e te djathta, i kane kufizuar ne minimum hapsirat per te punuar e jetuar ne ate vend. Keto jane disa nga arsyet, qe populli ka humbur besimin, e si pasoje ka detyruar mbi 30% te popullsise, te moshes me produktive te jetes dhe te punes, per te emigruar ne europen perendimore, ne Amerike, e deri ne australine e larget, per te punuar e jetuar, dhe nuk e shikojne aspak te aresyeshme, qe te kthehen me ne vendin e tyre.

Duke qene fatkeqsisht keshtu, une kame bindjen se po te ishte e mundur te hapeshin kufijet shqipetar vetem per 24 ore, shumica dermuese e 70% e popullsise se mbetur ne ata vend, do te drejtoheshin per ne shtetet perindimore per te siguruar te ardhmen e tyre, sepse ne fund te fundit, atdheu i gjithsecilit eshte atje ku zhvillohet me shume.

Prandaj, ju lutem shume mos me ktheni ne shqiperi, mos mi humbni 10 vjet pritje. E di Z. shef se do te ishte 1000 here me mire te punojme ne vendin tone, se sa te dalim kendej ne perendim e te punojme per te tjeret, madje shpesh dinjiteti yne nepekembet nga bota, por ja qe politika e shqiperise keshtu mendoj per ne. Prandaj na kuptoni , ne se qeveria e vendit tim nuk e ve gishtin ne koke per shtetasit e vet, ju lutem Ju veni doren ne zemer per ne. ( rrethanat nga nje here te detyrojne te kerkosh lemosh. ) Une kerkoje nga shteti i Juaj te drejten e barabart si te gjith te tjeret, sepse ndjehem i motivuar per te jua shperblyer me pune, e cila mu privua nga shteti im.

Ja, kjo eshte “demokracia” e ketij vendi, i ndodhur ne europen juglindore Z. SHef, thash ne heshtje, se me ze nuk munda. Nuk munda edhe per  urdherin qe ai me dha te mos flisja, por edhe per arsyen se nuk eshte e lehte te flasish rrealitete te hillura per vendin tim, sepse ndjej keqardhje e dhimbje te brendshme, se e dua edhe ashtu siē e kane kadandisur te pa aftet, aq ma teper e duam tani qe jemi larg tij. Natyrisht kisha deshiruar qe ato pak gjera te mira qe jane bere ne SHqiperi gjate ketyre 18 vjeteve postkomuniste, te ia dedikojme qeverive te rradhes, por ato s’jan te tyre, faktikisht ato jane merite e padiskutueshme e impenjimit maksimal te perendimoreve. Te jemi rrealist, kjo eshte e verteta. Dielli me shoshe nuk mbulohet.

Per aq minuta sa shefi i zyres, po bisedonte ne telefon me drejtorite e shkollave te femijve per mbarvajtjen e tyre, (ndoshta ketu varej edhe riatdhesimi im ose jo)  mua mu ngjallen shpresat, sepse isha i bindur se pergjigja e drejtorive te shkollaved o ishte 100% e mire. DHe vertet ashtu ndodhi. *DHe kjo ishte dhurata me e mire qe me bene femijet e mij ne ato momente, te cilet po me prisnin ne shtepi prej 24 oresh per te festuar 50 vjetorin e datlindjes time, qe per koinēidence qelloje pikerisht ata dite.

Fadil  Balaj,

Emigrant nė Bruksel

 

 

Razma - perla e vlerave klimaterike tė Malėsisė sė Madhe

Rrafshnalta qė njohim sot pėr vlerat e mrekullueshme klimaterike e turistike, me emrin Razma, e “mbushur” me lokale, hotele, por edhe me vila banimi kryesisht pėr muajt e verės, por mjaft tėrheqėse edhe pėr netėt e ditėt e stinave tė tjera, ka njė histori tė re ndėrtimi e shfrytėzimi, megjithėse Krijuesi kėtė perlė jua kishte “falur” trojeve tė Malėsisė sė Madhe e mė gjėrė qė nė agimin e jetės.

 

Tė DHėna gjeografike

Nė verilindje tė qytetit tė Koplikut, nė njė largėsi prej 26.5 km, nė njė rrafshnalta tė mrekullueshme nė fshatin historik tė Vrithit, gjendet vendi klimaterik tashma me emrin Razma. Shtrirja e Razmės shėnon kufijtė: gjėrėsia gjeografike 42.39’, ndėrsa gjatėsia 39.16’. lartėsia e Rrafshnaltės ėshtė 900-950 metra mbi nivelin e detit. Klima ėshtė kontinentale – mesdhetare, me njė fluks mjaft tė madh ndriēimi me diell, si nė dimėr e nė verė. Temperaturat nė (dimėr) minimale zbresin nga minus 2 deri nė minus 7 gradė celcius (radhė mė poshtė), ndėrsa temperaturat nė stinėn e verės kanė njė maksimale prej 18-22 gradėsh (ditėn), por me njė mesatare ditore qė nuk i kalon 16 gradėt, as nė muajin korrik. Gjė qė e bėn Razmėn tė mrekullueshme pėr tė kaluar ditėt dhe netėt e nxehta tė verės. Masivet e pyjeve qė e rrethojnė, krijojnė njė mikroklimė apo mė saktė njė klimė tė mrekullueshme, ku ajri jo vetėm ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė pastėrtisė, por edhe ka njė pėrqindje tė madhe oksigjeni qė “mushkėritė” e gjelbėrta (pyjet e bimėsia), me laboratorėt e tyre (gjethet) e prodhojnė pa kursim.

 

Pak histori

Vrithi ndėr shekuj ėshtė njohur si qendra e bajrakut (dhe vendbanimi i Bajraktarit) tė Shkrelit, ku si simbol ka mbetur deri nė ditėt tona Bajraktari famėmadh Marash Vata, i cili ka qenė edhe njėri ndėr pjesėmarrėsit e Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878. Fshati Vrith pėrveēse ėshtė nė fokusin e shumė studiuesve, albanologėve dhe historianėve tė huaj e vendas, ėshtė i fokusuar edhe nė hartat e Cantelit e Coronellit tė shekullit XVII, ku pėrveēse jepen tė dhėna pėr 80 familjet qė e popullonin nė atė kohė Vrithin (me emrat Verli, Verti e deri Vrinsi) shėnohet edhe rrafshnalta e mrekullueshme (e Razmės), e cila pėrdorej si kullosė verore, dhe si vend i mrekullueshėm verimi, vetėm pėr vendasit. (Ermanno Armao, vende, kisha, lumenj, male e toponime tė ndryshme tė njė harte tė lashtė tė Shqipėrisė veriore, fq. 127). Ndėrsa studiuesi dhe albanologu i njohur Theodor Ippen, i cili ka qenė edhe konsulli i pėrgjithshėm i Austro-Hungarisė nė Shkodėr nė vitet 1897-1904, ndėr tė tjera shkruante se: “Prej Kishės (Kisha e Bzhetės) e deri nė fshatin Vrithė pėrpjet mban njė orė e gjysėm pėr t’u ngjitur me kėmbė, dhe vjen njė rrafshnaltė e bukur qė quhet Razma e Vrithit, mbi tė cilen lartėsohen dy maja mali, Veleēiku nė perėndim dhe Kunora nė lindje, qė i lidh me njėra –tjetrėn njė kurrizė mali e qė mund tė arrihen nė dy orė rrugė. Rrafshnalta e Razmės shėrben si kullotė, ka lėndina tė bukura malore dhe ėshtė e pasur me burime.” (Th. Ippen, Shqipėria e Vjetėr, studime gjeografike, etnografike, historike. Fq. 27).

Ėshtė interesant tė thuhet se nė vizitat baritore, tė misionarėve Franēeskanė (Dioqeza e Shkodrės, gjatė shekullit XVIII, sipas dorshkrimeve arkivore) pėrmendet Razma si vend verimi pėr famullitarėt e Shkrelit. Por pėr herė tė parė gjatė qeverisjes sė mbretit Zog I, mėsojmė se rrafshnaltėn e Razmės kanė filluar ta frekuentojnė disa Zotni tė Shkodrės, tė cilėt nė vitin 1930 kanė ngritur edhe ndonjė ndėrtim shtėpie qė pėrdorej pėr familjet e tyre pėr tė kaluar verėn. Nė vitin 1935 qeveria e atėhershme mbretėrore vendos qė Razmėn ta konsiderojmė si pikė turistike pėr vlerat e saja klimaterike, ku pėr ēdo ndėrtim apo investim duhej tė merrej leja tek autoritetet shtetėrore (Komuna Dedaj, dhe Prefektura Shkodėr). Mbas ardhjes nė pushtet tė regjimit komunist, Razma u shtetėzua, sė bashku me pak infrastrukturė qė kishte. Mbas kėsaj Razma u emėrua Kamp pushimi pėr punėtorėt. U ndėrtua njė rrjet i vogėl tregtar, hotel, dhe gjatė verės vendosej edhe ndonjė ēadėr. Pushimet 15 ditore nė kėtė kamp ishin tė kontrolluara, dhe pėrgjithėsisht kishin si banorė tė stinės sė Verės kuadrot dhe aparatciklet e shtetit komunist, ndėrsa pėr punėtorėt pėrdorej seleksionimi me kritere partiake. Me gjithė kėtė infrastruktura e rrugės, linjės telefonike dhe Ujėsjellėsit nuk u muarėn nė kondiseratė nga shteti i atėhershėm. Nė vitet e demokracisė, me pretendimet e pronės tek i zoti, apo mė saktė mė i zoti, Razma ėshtė parcelizuar, dhe mbi “pronsitė” e truallit janė ndėrtuar mjaft vila, lokale dhe shėrbime tė tjera pėr pushuesit e shumtė, qė kanė filluar tė njohin vlerat e mrekullueshme klimaterike tė Razmės. Gjithashtu rruga ėshtė e asfaltuar, gjė qė bėn qė lėvizja e pushuesve tė mundėsohet jo vetėm disa ditore, por edhe ditore. Vlen tė theksohet se pėrkundėr vlerave klimaterike dhe turistike tė njė oazi tė papėrsėritshėm natyror, Razmės i mungon jo vetėm telefonia fikse, por edhe antenat e asaj tė lėvizėshme. Gjithashtu ndėrtimet e kėtyre viteve nuk kanė njė plan tė studiuar urbanistik, gjėra qė ulin disi vlerat e Razmės, tashma tė njohura kombėtarisht dhe ndėrkombėtarisht.

KANUNI MBI LIGji

Njė vrasje makabre tronditi kėto ditė, mė 1 shtator, kryeqendrėn e Veriut. Nė mes tė tregut tė shumicės nė Dobraē u vra me armė zjarri shtetasi Hysni Shpuza. Vrasja ka ndodh pėr motive hakmarrjeje nga Besmir Llampiri, i cili ishte i shoqėruar me shokun e tij Vildan Dekovi. Vrasėsi, pas krimit ėshtė larguar me shpejtėsi nga vendngjarja, ndėrkohė qė gjithė tė pranishmit kanė shtangur nga tmerri qė kanė parė e tronditja qė kanė pėrjetuar. Dėshmitarė tė shumtė kanė dėshmuar pėr policinė autorėsinė e krimit dhe mėnyrėn e ekzekutimit. Por ajo qė duam tė trajtojmė ėshtė paaftėsia e shtetit jo vetėm pėr rėnd e qetėsi, por mbi tė gjitha pėr mos prangosjen dhe ēuarjen para drejtėsisė tė vrasėsve, duke e zbardhur plotėsisht ngjarjen. Njėri ndėr tė pyeturit nė polici, si dėshmitar okular i vrasjes, Vildan Dekovi nga fshati Shtoj i Ri, pasi ka deklaruar atė ēfarė ka parė, normalisht ėshtė lėnė i lirė, pasi ėshtė i pafajshėm. Por familjarėt e viktimės, ēuditėrisht kanė hapur njė konflikt tjetėr. Familja Shpuza kėrkon gjak pikėrisht tek Vildan Dekovi, megjithėse qindra dėshmitarė okularė kanė parė ngjarjen dhe kanė deklaruar nė polici tė vėrtetėn, ku Dekovi nuk ka fare lidhje me krimin. Tashme familja Shpuza kėrkon hakmarrje tek familja Dekovi. Asnjė lloj pėrpjekjeje pėr sqarime nuk ka zėnė vėnd, tek Familja Shpuza, e cila e ka ngujuar familjen Dekovi. Tanimė qė nė ditėt e para tė kėsaj ngjarjeje qė ka autor e dėshmitarė, njė i pafajshėm bėhet viktimė e Kanunit mesjetar tė Lekė Dukagjinit duke u ngujuar . Njerėzit kėshtu, edhe pse tė pafajshėm, bėhen viktima tė kanunit e injorancės, tė paaftėsisė sė shtetit pėr rend e stabilitet.

Albert Vataj