koka

nr. 42 / 8 prill 2003

alukit

numrat

 

Bota tepėr e vogėl pėrballė Amerikės

    -Hajde tė kalojmė urėn bashkė, - i tha elefanti njė pleshti.

    Ashtu bėnė, pleshti qė kish hipur nė vesh tė elefantit, kur kaluan urėn, thotė:

    -U tund ura nėn peshėn tonė. Elefanti e falenderoi. Nė udhė kishin edhe dy ura tė tjera. Edhe tė dytėn e kaluan bashkė. Nė tė tretėn pleshti e la elefantin vetėm. Biles edhe iu kėrcėnua tė mos e kalonte urėn.

    Ja, kėshtu e konceptojmė ne ndarjen pro dhe kundėr luftės mbi Irak. “Urat” drejt paqes, drejt jetės sė lirė dhe prosperitetit nė tėrė globin ishin “tundur” bashkė. U nda Gjermania, Rusia, Franca e i hėngri fjalėt Turqia. Biles edhe iu kėrcėnuan forcave aleate. U zemėruan keq vendet arabe pėr tė cilat propaganda jonė deri para ca kohėsh ēirrej se janė shumė tė fuqishme, shumė tė pasura. Po le tė flasim seriozisht, me fakte qė besojmė s’ka asnjė budalla qė mund t’i kundėrshtojė. Amerika sot ka 4% tė popullsisė sė botės. Por ama fiks 25% tė prodhimit botėror. Vendet islamike kanė 25% tė popullsisė sė botės dhe fiks 4% tė prodhimit botėror. Edhe ky katėr pėrqindėsh do ishte i mjaftueshėm tė paktėn pėr tė ngrėnė bukė, por administrimi nėn njė diktaturė ėshtė ekstrem. Tashti, sikur tė pėrjashtohet nafta, vendet islamike tė tėra sė bashku kanė njė prodhim diēka mė pak se Finlanda. Po Turqia qė tė paktėn shqiptarėt e njohin shumė tė fuqishme, cila ėshtė?

    Prapė ne na pėlqejnė faktet.

    Ka njė popullsi prej 65.7 milion banorė dhe njė vdekshmėri foshnjore prej 35.3 pėr njėmijė. Tė papunė janė 5.3 milion tė popullsisė sė aftė pėr punė, pasi fėmijėt nėn moshėn 12 vjeē qė shfrytėzohen kafshėrisht nė punė tė vėshtira e me shpėrblime as pėr tė ngrėnė bukė thatė, kalojnė shifrėn e dy milionėshit. Pagesa mesatare nė Turqinė e “fuqishme” ėshtė 122 milion Lira Turke ose 84 dollarė nė muaj. Analfabetizmi ėshtė sot fiks 25% tek gratė dhe 7% tek burrat, pa folur pėr fėmijėt. Borxhi i jashtėm i kėsaj Turqie tė “fortė” ėshtė prapė fiks fare 104.3 miliardė dollarė, ndėrsa inflacioni 81.4%. Arsenali ushtarak qė ne e dimė tepėr tė fortė ėshtė prapė fiks fare ky: 4500 blinda, 4200 topa, 4000 tanke, 60 helikopterė, 126 anije luftimi. Ja pra, kaq dhe vetėm kaq.

    Po ato tė tjerat qė i lanė vetėm nė “Urė” forcat shumėkombėshe? Eh, tepėr tė vockla pėrballė Amerikės. E tundin urėn nė “veshin” e Amerikės apo jo?

    Po Shqipėria jonė ku po “lundron”, pasi po flitet shumė kafeneve kėto kohė?

    Po, e ndjejmė veten krenar se jemi shqiptarė, pasi nė Evropė futesh vetėm pėrmes Amerikės, pėrmes zotit tė kėsaj toke. Nėse Evropa don t’ia japė Shqipėrisė “ēadrėn” nė verė dhe t’ia marrė nė dimėr, Amerika ka ēadra pėr tėrė Globin. Ajo ka “ēadra” paqeje, jete, ndėrgjegjeje.

Editorial nga Sokol Pepushaj

Opinion

Rrethi vicioz

Nė mjekėsi (fushės sė cilės i pėrkas) ka njė rregull qė pėrmblidhet nė termin “rrethi vicioz” ose rrethi i keq. Po, ēfarė ėshtė ky “rrethi i keq”. Me pak fjalė, kur organizmi sulmohet nga njė virus; shfaqet gripi; gripi lė si pasojė njė bronkopneumoni; bronkopneumonia shkakton dėmtime nė zemėr; dėmtimi i zemrės sjell rritje tė tensionit... etj.

    Ky rreth shkak-pasojė-shkak e nė vazhdim sjell njė rreth nė formė spiraleje qė sa vjen dhe ngushtohet deri nė njė pikė kur organizmi i dorėzohet shkakut qė pėrmbledh tė gjitha shkaqet me pėrfundimin e kuptuar: vdekjen e tij (organizmit).

    Pak a shumė kėshtu po ndodh edhe me shoqėrinė shqiptare, pavarėsisht se spiralja nuk ka dhe nuk mund tė shkojė aq larg si ndodh me organizmin e njeriut apo tė kafshėve.

    Politika, kjo “e keqe e domosdoshme” nė jetėn shoqėrore ėshtė shembulli mė sinjifikativ i rrethit vicioz. Edhe historikisht po ta vėshtrojmė, asnjėherė nuk ka patur njė ekuilibėr dhe respekt reciprok midis aktorėve tė politikės, por vetėm poshtėrime dhe shkatėrrime tė ndėrsjellta. Faktet nuk tė lėnė tė lėvizėsh. Qė nga shpallja e shtetit shqiptar, mė 1912 e deri nė kohėn e sotme konfliktualiteti i tejskajshėm ėshtė trashėguar me shumė “korrektėsi”. Ky konfliktualitet aspak miqėsor, por mjaft primitiv, tipik ballkanik, nuk i ka shėrbyer pėrforcimit, por tė kundėrtės: mbetjes nė vend apo ecjes pėrpara me ritmin e “breshkės”.

    Nga 1912 deri 1924, koha e turbullt nė tė gjithė globin, dhe vėshtirėsitė e para tė shtetformimit nuk i “lanė” kohė politikės shqiptare dhe aktorėve tė saj tė merren me njėri-tjetrin. Nuk ishte ndonjė periudhė e artė por disi e qetė pėr shkak tė turbullirave mbarėbotėrore (Lufta e Parė, progresi i hovshėm kapitalist etj.). Mė 1924 erdhi qeveria e Qershorit me Nolin, patriot, demokrat, klerik tė nderuar. Por jetėgjatėsia e shkurtėr politike solli Ahmet Zogun si kryetar tė shtetit tė shqiptarėve. Pėr hir tė sė vėrtetės, Zogu vuri themelet e konceptit mbi shtetin e ri shqiptar, por me kundėrshtarin e vet politik, simbolin e opozitės, Nolin “u mor” seriozisht duke e degdisur jashtė atdheut tė vet deri sa vdiq i tretur nė dhe tė huaj. Kjo “pėrkujdesje” midis atyre qė hipnin dhe zbrisnin nė pushtet u trashėgua gjithnjė dhe sot shihet modeli mė i mirė i saj.

    Mė pas, kur Zogu “iku”, “e ikėn”, apo “u iku” dhe erdhėn komunistėt, tashmė ajo dihet. Dėshmitė se ēfarė ndodhėn nėpėr 50 vjet janė tė gjalla dhe autentike. Tė parėn “vepėr” qė bėri E. Hoxha ishte dekreti i moskthimit nė atdhe tė mbretit tė vetėshpallur, Zog, derisa ky i fundit, ashtu si edhe kundėrshtari i tij politik Noli, vdiq jashtė atdheut.

    Me Enver Hoxhėn, rrethi vicioz u ngushtua aq shumė saqė po tė mos frynte jo “erė” por “murlani” i demokracisė, njė zot e dinte se ku do tė pėrfundonte. Kundėrshtarėt e vet politik i masakroi nė mėnyrė tė kulluar duke i burgosur, torturuar dhe vrarė si tė mos ishin njerėz, por kafshė pylli, vetėm e vetėm se ato mendonin ndryshe nga ai, kishin mendim tė lirė nga ku rrjedh dhe liria pėr tė jetuar e punuar sipas modelit tė demokracisė perėndimore.

    Me vdekjen natyrale tė kėtij aktori tė politikės shqiptare, njė udhėheqės tjetėr e zėvendėsoi, tip Gorbaēov, Ramiz Alia, si i fundit aktor komunist nė Shqipėri. Alia i ndodhur midis dy palėve: nga njėra anė tė atyre qė kishte “bashkėngrėnė” tėrė jetėn dhe tė njė pale qė shihte progresin nga perėndimi i artė, mund tė dilte disi pa u “lagur”.

    Nė tė vėrtetė, pavarėsisht nga nėpėrkėmbjet tipike shqiptare midis kundėrshtarėve politikė, ai mbetet njė udhėheqės politik i pranueshėm pėr kohėn por me njė personalitet tė dyshimtė politik.

    Kur demokrati Berisha “pushtoi” fronin e pushtetit, instinkti i rrethit vicioz, ndonėse e njihte mirė (Berisha vjen nga fusha e mjeksisė), pėr hir tė traditės me sa duket, u shfaq shpejt. Kėshtu edhe ai, Berisha, “u pėrkujdes” pėr paraardhėsit e vet e kundėrshtarėt politikė. Diktatori u zhvarros, Ramiz Alia si dhe shokėt e tij tė politikės u burgosėn, iu bėnė edhe gjyqe, tė cilat pėrfunduan nė tė ashtuquajturin “gjyq tė kafeve”.

    Mė pas, Berisha, me gjithė bagazhin intelektual tė padiskutueshėm, lėvizjet e tij politike degjeneruan nė burgosjen e kundėrshtarit tė pėrjetshėm politik, kryeministrit tė sotėm, Fatos Nano, nė largimin nga PD-ja tė gjithė themeluesve tė saj. Kėto lėvizje tejet tė gabuara jo vetėm qė nuk sollėn gjė tė re, por pėrkundrazi zotit Nano ia rriti vlerat, ish-themeluesit krijuan Parti-bija tė PD-sė, duke ēorientuar nė njė masė tė madhe tė gjithė votuesit e djathtė. Njėkohėsisht pushtetarėt e atėhershėm (tė PD-sė) iu vėrsulėn djersės dhe mundit tė tė gjithė shqiptarėve kush e kush tė ketė copėn mė tė madhe. Mungesa e shtetit solli lulėzimin e krimit jo vetėm ordiner por edhe atij tė organizuar. (Mungon shteti, gjallėrohet krimi - ja rrethi vicioz - gjallėrohet krimi, dobėsohet shteti).

    Ekspertė tė krimit nė botė kanė konfirmuar mė se njė herė se bota e krimit nuk ka nevojė pėr pėrkrahje financiare, atė e siguron vetė, prandaj ėshtė krim, me vjedhje, trafik droge, trafik qė qenieve njerėzore, prostitucion, pastrim parash etj. Ajo qė i mungon krimit ėshtė pėrkrahja morale dhe kėtė veē politika askush mė mirė nuk mund t’ia japė. Madje shtypi i huaj dhe vendas kanė bėrė tė ditur praninė e bandave kriminale qė pėrkrahen qoftė nga tė majtėt apo tė djathtėt.

    Pra, Berisha, udhėheqės me trup e pozicion perėndimor, por me psikologji tė frymės lindore shumė shpejt nga “froni” kaloi nė opozitė, ku pėr fat tė keq ende vazhdon tė ecė nė tė njėjta linja.

    Shumėkush mendon se kur Berisha erdhi nė pushtet, nė psikologjinė e tij ka lėvizur mendimi “Komunistėt e mbajtėn 50 vjet, ne tė paktėn 25 po”. Edhe nga socialistėtnė tė njėjtėn mėnyrė arsyetojnė: “Tė paktėn thonė ata, 12 vjet do ta qeverisim ne”.

    Kur nė mendjen dhe psikologjinė e atij qė ka fronin e qeverisjes tė konsolidohet brindja se pushteti po nuk qeverise mirė nuk mund ta mbash jo 4 vjet qė tė mandaton populli, por as edhe 4 muaj, atėherė ndihesh nė njė sistem tė vėrtetė demokratik.

    Klasa politike e sotme, majtas e djathtas ėshtė nė tė njėjtin nivel ndotjeje: rrethit vicioz me ose pa ndėrgjegje veēse ia shtojnė spiralet deri atėherė kur votuesi tė jetė i ndėrgjegjshėm se me votėn e vet po bėn njė hap sigurtė pėr atė qė e hedh.

    Mbi tė gjitha pėr t’i prerė hallkat e rrethit vicioz, nga klasa politike kėrkohet vullnet i sinqertė pėr tė ndėrtuar shtet, sakrificė pushteti nė emėr tė shtetit pėr tė cilėt kemi nevojė ne shqiptarėt qė po pėrjetojmė njė proēes lindjeje mjaft tė vėshtirė tė demokracisė.

Mark Preēi

 

Shekulli i grave

-Njė veprimtari e bukur e Konsullatės Italiane-

    Para disa ditėsh, nė qendrėn kulturore “Hapa tė lehtė”, Konsullata Italiane nė Shkodėr organizoi njė veprimtari domethėnėse. U diskutua libri i gazetares dhe shkrimtares sė njohur italiane Elena Doni “Shekulli i grave”. Sė bashku me fotografen Manuela Fugenzi, gazetarja e njohur e RAI-t, Elenda Doni, duke botuar kėtė libėr, i cili pati jehonė tė madhe dhe pritet botimi i dytė, sepse i pari ushit menjėherė, ngritėn para shoqėrisė italiane njė problem jetik, atė tė gjendjes aktuale shoqėrore tė gruas italiane, duke parakaluar rrugėn njė shekullore tė saj dhe duke ngritur para opinionit publik pyetjen: “A ėshtė e kėnaqur gruaja italiane sot? Cilat janė pengesat qė e ndalojnė atė pėr tė qenė vėrtetė e barabartė me burrin nė tė gjitha aspektet politike, shoqėrore dhe ekonomike?”

    Ishin mbledhur dhjetėra gra shkodrane nė kėtė diskutim tė librit nė fjalė. Gra intelektuale dhe gra shtėpiake. Ishte edhe autorja e librit aty. Ishte edhe Konsulli Italian, Dr. Stefano De Leo me stafin e konsullatės. Dhe diskutimi u ndez i zjarrtė dhe i sinqertė, sepse rruga njė shekullore e gruas italiane ishte pothuaj e njėjtė me atė tė gruas shkodrane nė veēanti dhe shqiptare nė pėrgjithėsi. Ndryshimi ishte se shumė nga aspektet negative tė simotrave tė tyre italiane atje janė superuar, jeta e tyre nė kėto aspekte ka avancuar, ndėrsa kėto probleme janė ende prezente nė vendin tonė.

    Pėrmes diapozitivave fotografitė e paraqitura tingėllonin aq aktuale pėr gruan shqiptare sot, saqė me tė drejtė u ndez diskutimi se ē’duhet bėrė dhe si duhet luftuar qė barazia mes burrit e gruas tė jetė nė nivelin e dėshiruar.

    Nė njė pasazh tė librit thuhet: “Ndryshimet e ndodhura gjatė shekullit 20, ėshtė e vėrtetė se i kanė dhėnė grave mundėsinė pėr tė zgjedhur jetėn e tyre: nė punė, nė martesė e, pėr herė tė parė nė histori edhe pėr planifikimin familjar. Zgjedhja mbart me vete edhe pėrgjegjėsinė, e kjo pėrgjegjėsi pėr shumė gra ėshtė njė peshė e rėndė. Po a ėshtė kjo, pikėrisht liria e tyre?”

    Ky pasazh tė bėn tė mendosh, tė bėn tė diskutosh, tė bėn tė kėrkosh rrugėdalje. Aq mė tepėr pėr gratė shqiptare. Aq mė tepėr dhe mė specifike pėr gratė shkodrane, e sidomos pėr pjesėn rurale tė tyre. Ndaj edhe u diskutua gjatė.

    Njė grua tregoi: “Burri im ėshtė banakier nė njė lokal. Gjithė ditėn lan pjata, filxhanė, lugė... Por, kur vjen nė shtėpi e quan pėr fyerje tė lajė qoftė edhe njė filxhan. Ky ėshtė njė koncept maskilist, pėr tė mos thėnė zakonor, kanunor.”

    Ky shembull domethėnės tregon se gruaja shqiptare vuan ende nė kurriz mosbarazinė nė familje dhe kjo mosbarazi ėshtė njė peshė e rėndė qė ia dyfishon asaj punėn, nėse duke punuar nė njė zyrė, fabrikė apo nė infrastrukturė, ajo sjell po aq tė mira materiale se edhe burri. Pikėrisht pabarazia nė familje ėshtė njė problem qė duhet ngritur me forcė. Dhe kėtė mund ta bėjė vetė shoqėria, shkolla, kultura, arti e pse jo edhe politika.

    Njė tjetėr grua intelektuale, duke pranuar mosbarazinė dha edhe shembuj pozitivė nė qytetin tonė tė shumė figurave femėrore qė kanė bėrė emėr nė jetėn shoqėrore dhe politike, nė art, nė shkencė, nė kulturė. Por, ajo ngriti dhe njė problem interesant. Atė tė luftės qė duhet tė bėjė vetė gruaja pėr tė drejtat e saj. Tė mos presė gjithmonė qė kėto tė drejta t’ua sigurojnė tė tjerėt, pra meshkujt.

    Intelektualet e shumta pjesėmarrėse, tė sferave tė shkencės, artit e kulturės, e sidomos pėrfaqėsuese tė mediave panė nė kėtė diskutim njė platformė qė duhet tė jetė gjithnjė e hapur pėr ta. Dhe kjo ishte e bukura e kėtij promovimi domethėnės. E kėtė e kuptoi edhe autorja e librit, zonja Elena Doni. Kėtė e vlerėsoi nė fjalėn e tij edhe konsulli italian De Leo.

    Dhe unė, duke pėrgėzuar Konsullatėn pėr kėtė veprimtari, do ta lusja qė tė mos i rreshtte, sepse janė shumė mė me vlerė sesa disa veprimtari tė tjera qė organizohen. Sepse ngjallin debat dhe ku ka debat, ka edhe shqetėsim tė ligjshėm qytetar.

Fadil Kraja

 

Tahsimi, Altini e Jetmiri, tre akuza

Aktualisht sot nė Shqipėri pushtetarėt jo vetėm qė kanė nostalgjipėr tė kaluarėn diktatoriale, por propaganda e politika janė tė mbytura deri nė fyt me faje, me krime, me diferencime, me korrupsion. Tė goditurit padrejtėsisht nga segmente tė ingranazheve tė shtetit, sikundėr janė nė rastin tonė konkret Tahsim Halit Halili dhe dy dhėndrrat e tij Altin Fejzi Grizhja e Jetmir Muho Bushataj, pėrbėjnė njė akuzė mė shumė pėr kėtė shtet qė shkel pėrditė e pėrnatė hapur tė drejtat e liritė mė elementare tė jetės me kundėrshtarėt politikė. Jeta e kėtyre tre personave sot ėshtė e rrezikuar vetėm e vetėm se kanė investuar pėr liri, pėr demokraci, pėr njė shoqėri me subjekt perėndimor. Mė konkretisht, Tahsim Halili, sipas numrit 925 tė protokollit tė Shoqatės Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, anėtar e veprimtar i tė cilės ėshtė, ėshtė pėrfshirė nė demonstratat politike antikomuniste tė 14 janarit 1990 pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, 16 qershorit 1990 kur populli i Shkodrėr pėrcolli kufomėn e dėshmorit tė parė tė demokracisė shqiptare Pėllumb Pėllumbi tė vrarė nė kufi pasi u dorėzua si i kapur nė Hot, 13 dhjetorit 1990, kur shtatorja e Enver Hoxhės u shemb pėrdhe, tė 2 prillit 1991, kur u protestua nė Shkodėr kundėr votėvjedhjes dhe u vranė katėr vetė, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka dhe u plagosėn rėndė 163 tė tjerė. Nė kėtė tė fundit, Tahsimi u dhunua nga forcat e errėta tė sigurimit tė shtetit, nga ata pra qė vranė e plagosėn dhe ende sot nuk janė dėnuar pėr krimet. Viti 1997 Tahsimin do ta pėrfshinte nė ruajtjen e institucioneve tė shtetit nga rrebelimi komunist, ndėrsa 14 shtatori 1998, dita kur u varros ish-deputeti Azem Hajdari do tė regjistronte arrestimin politik, do tė regjistronte rrahjen kafshėrore pėr tre orė pa asnjė bazė ligjore dhe do tė niste kalvari i zi, ku mėpastaj kėrcėnatat se do tė zhduket fizikisht me gjithė familje kanė qenė tė vazhdueshme. Por ky demokrat rridhte nga njė familje e persekutuar, e internuar nė Tepelenė dhe ku tė drejtat themelore tė jetės si punėsimi, shkollimi etj., i ishin mohuar. Mohuar ashtu sikundėr liria, ku nė vitin 1987 ishte dėnuar me 10 vjet burg politik. Kėshtu edhe dy dhėndėrrat e tij u bėnė viktima tė dhunės e kėrcėnatave pėr jetėn. Dhėndrri i tij Altin Fejzi Grizhja, lindur mė 21. 08. 1975, ka marrė pjesė pėrkrah Tahsimit nė tė gjitha demonstratat e protestat antikomuniste. Edhe ky djalosh rrjedh nga njė familje e internuar nė Hajmel, nga njė familje qė i ėshtė konfiskuar pasuria, nga njė familje antikomuniste, ku babai i Altinit nė vitin 1990 ėshtė shquar si iniciator i hapjes sė lirisė sė fesė. Ndėrsa nė pranverėn e vitit 1997, kur pushteti u uzurpua me dhunė, Altin Grizhja, sikundėr edhe baxhanaku i tij Jetmir Bushataj u rreshtuan krah atyre forcave qė u pėrpoqėn tė ruajnė institucionet e shtetit demokratik. Mė 30 shkurt 1997, Altini gjatė njė mitingu paqėsor tė Partisė Demokratike nė Shkodėr, ėshtė keqtrajtuar, ashtu sikundėr Jetmir Bushataj qė mė 14 shtator 1998 provoi shkopinj gome, grushta e shqelma nga policia. Jetmiri pėr tre orė qė ishte i arrestuar u rrah, u fye, u kėrcėnua se nė tė ardhmen do vritej sė bashku me tė afėrmtit, ku edhe sot pasojat e atij kėrcėnimi janė evidente, pasi komunistėt hakmerren egėr, jashtė normave ligjore apo logjike. Edhe Jetmiri ishte pjesėmarrės nė tėrė protestat antikomuniste, edhe ai pinjoll i njė familjeje tė persekutuar, tė internuar pėr tre vjet nė Shtyllas tė Fierit, i diferencuar, nė protestėn e 2 prillit 1991 u dhunua si shumė bashkėmoshatarė tė tij, por qė pati njė fat qė nuk u vra.

    Ja pra, kėta tre demokratė, Tahsim Halili, Altin Grizhja dhe Jetmir Bushataj nga pasiguria pėr jetėn e tyre dhe tė familjeve tė tyre sot janė larguar nga Shqipėria, nga kjo Shqipėri pėr tė cilėn investuan dhe sakrifikuan dhe tė cilėn po e Lojnė ēdo ditė e mė keq pushtetarėt e lidhur me krimin, me korrupsionin.

Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

Parlamenti i Dushkut

Nė vitet e monizmit, tė gjithė djemtė e tė persekutuarve politikė e kanė mbaruar ushtrinė nė repartet e punės ku ishin. Mė i vuajturi repart pune ishte rep. 2200 nė Dushk tė Lushnjes, nė afėrsi tė qytetit tė Lushnjes. Kėtu kanė punuar nėpėr kanale, nė vreshta, nė bujqėsi, nė kėnetėn e Tėrbufit, pra kemi kaluar ferrin e vuajtjes. Oficerėt e kėtij reparti ishin tė zgjedhur ku ishin mė shpirtligjtė e tė kėqij. Pra kėtu u pėrjetua ferri i kėsaj jete. Por komanda e lartė e ushtrisė nė vitin 1966, kėta oficerė famėkėqinj i shpėrbleu duke i hequr nga ushtria dhe duke i riabilituar nė punė si karrocierė, qerregji dhe roje nate nėpėr vreshta. Kaluan shumė vite, pothuaj mbi 35 vjet, kur ky Dushk kaq i bukur me ato vuajtje kaq tė mėdha siē shkruam mė sipėr, na doli nė skenė, pra ky mori emrin Parlamenti i Dushkut. U kuptua gjithēka se politika shqiptare e mori tatėpjetėn. Gjatė jetės kemi parė deputetė nė parlament nė kohėn e monizmit, inxhinierė, mjekė, agronomė, mekanikė, gjeologė, kovaēė, por nuk kemi parė si nė Parlamentin e Dushkut sharje, fyerje, grushta, shqelma mbi njėri-tjetrin. Kėto sjellje nuk i shėrbejnė popullit po injorancės karshi shoku-shokut. Populli u dha votėn pėr ta pėrfaqėsuar nė Kuvend por ju e bėtė tė neveritshme pamjen tuaj nė televizor. Nė kohėn e diktaturės inteligjenca ishte si e pėrbuzur nga regjimi i egėr komunist, por nė demokraci ju e treguat veten me sjelljet tuaja arrogante se ju paskeni qenė njerėz tė drejtė pėr popullin dhe atdheun. Kur kolegėt tuaj diskutojnė, tė tjerėt qeshin, flisni nė celular, lexoni gazetėn, pra ky ėshtė respekti juaj pėr njėri-tjetrin, e aq mė tepėr pėr popullin e shkretė qė mbetėn duke ju shikuar juve dhe unazat tuaja nė Parlament. Popullit s’i mbetet gjė tjetėr vetėm t’ju urrejė me gjithė zemėr dhe t’ju thotė: “Punė tė mbrapshtė Parlamenti i Dushkut”.

Shan Sokoli

Presheva sot

Medvegja, Bujanovci apo Presheva janė zona tepėr tė pasigurta sot dhe sipas burimeve tona janė vatra edhe tė terrorizmit. Lufta atje duket se ka qenė njė “helmetė” pėr tė mbrojtur terrorin, ku krimet sidomos mbi njerzit e pafajshėm janė shumė. Ja Ditmir Xheēovi nga Presheva ka qenė dhe ėshtė njė person qė ka kaluar peripecira, ku jeta dhe vdekja kanė qenė aq afėr njėra-tjetrės. Ai, si shqiptar i mirė, kish ndihmuar ushtrinė ēlirimtare nė misionin sipas tij fisnik nė mbrojtje tė tė drejtave e lirive njerėzore qė ashtu si ēdo populli Perėndia ia ka dhėnė edhe Kosovės. Por vrasja e tė atit tė tij Sami Xheēovi nga serbėt si dhe kėrcėnatat apo pėrpjekjet pėr ta zhdukur fizikisht familjarisht, kanė bėrė qė Ditmir Xheēovi tė detyrohet tė mos jetojė atje, pra tė largohet. Serbėt kanė shkelur edhe ligjet e luftės duke shprehur haptas edhe urrejtje etnike apo fetare. Kjo nuk do tė thotė qė edhe nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare nuk janė konkretizuar subjekte tė tilla. Por ajo ēka ėshtė sot e dukshme nė Preshevė ėshtė fakti se terrori ka njė bazė jo tė parrezikshme, ndaj edhe pėr ndėrkombėtarėt misioni fisnik nuk ėshtė dhe aq i lehtė. Nė fakt ky shkrim ka ardhur nė redaksi qė para njė muaji, por e botuam pas njė verifikimi tė dytė.

Vasel Gilaj

 

Shqiptarėt pėrkrahin Amerikėn se “u ka thėnė nėna”

Njė familje shumė e varfėr e kish porositur djalin katėr vjeēar tė mos pranojė asnjė dhuratė nga tė tjerėt. Shkon ky fėmijė tek njė komshi dhe aty i gjen duke ngrėnė. I shtrijnė njė copė bukė me mish. Djali kundėrshton se nuk e don, pasi ashtu i kish thėnė nėna, por ama dorėn e shtrin dhe ushqimin e merr.

     Kėshtu ėshtė puna edhe me pėrkrahjen e luftės sė Amerikės sė Madhe kundėr terrorizmit. Po tė flasim pėr shtresat e ulėta apo tė mesme qė Sadamin, njėlloj si dhe Osama Bin Ladenin e kuptojnė si mbrojtės tė Kur’anit tė shenjtė, ata e dėnojnė Amerikėn dhe aleatėt e saj liridashės. Ndėrsa shtresat intelektuale paraqiten mė tė moderuar, si ai fėmija katėr vjeēar. Amerikės ia shtrijnė dorėn, ia kanė nevojėn, pasi e dėshirojnė pėr tė shkuar atje, pasi fėmijėt dhe tė afėrmit i atje kanė, pasi paratė qė janė pėrditė nga atje u vijnė, por ama fytyra u skuqet, shpirti u dhemb kur diskutohet pėr pėrparimin e forcave Amerikano-Britanike dhe humbjet prej tė ēmenduri kamikaz tė Sadam Huseinit, pasi ashtu “u ka thėnė nėna” qė nuk e dimė ėshtė Allahu apo Kur’ani, por njėri po. Gjykojmė kėshtu, pasi mendojmė se gjykojmė drejtė, pasi mendojmė se edhe ata antiamerikanė, ata qė mblidhen skutave e shtrojnė ėmbėlsira pro Ladenit apo Sadamit dhe disa tė tjerėve qė do shfaqen pas tyre, nė ndėrgjegje, na japin tė drejtė, meqenėse nga faqja 150 e Kur’anit po citojmė Ajetin 51: “O ju qė besuat! Mos zini miq as nga jehuditė as tė krishterėt. Ata janė miq tė njėri-tjetrit. E kush prej jush i miqėson ata, ai ėshtė prej tyre...”. Na ndjeni, s’ia kemi askujt me tė keq, por, pikė e presje, kėshtu thotė Kur’ani e, ne, veēse po bėjmė reklamė publike. Ah, po! njė gjė nuk ėshtė thėnė: Osama e Sadami, e nderojnė apo e korisin Kur’anin!

     Pra, pa u lodhur tė thellohesh fort nė mendime, bota e civilizuar sot, siē ka deklaruar edhe vetė presidenti amerikan Bush, ėshtė ndėrtuar mbi baza kristiane, jo me “islami nė fokus, me Afganistan e Irak, Siri e Iran, apo pėrralla nga e kaluara me majmunė qė gjejmė shumėkund.

     Deri nė ato banalitete e fodullizma shkojnė bisedat nė Shqipėri sa dikush, madje shumėkush pėrpiqet tė shfaqė Rukue (respekt) duke i kėrkuar mendim bashkėfolėsit pėr veprimin e perėndimit mbi terrorizmin, thua se amerikanėt janė prej Puke, thua se se luftėn e drejton Frrok Haxhia.

     Aspiratat e terrorizmit, tė gjykuara tė ēmendura pėr aspiratat e pėrparimit mbarėbotėror, nxjerrin sythe nė kėtė Shqipėri tė vockėl ndoshta pėr faktin se otomanizmi 500 vjeēar, i edukoi bijtė e vet keq, fort keq, me varfėri, me orientalizėm, me interesa aq anakronike qė s’shohin pėrtej hundės. Ky dyzim logjikash, kjo humbje krenare e terrorizmit pėrshkohet me pe tė zi mbi stof tė bardhė duke parė kaseta me fjalime tė Bin Ladenit apo Sadamit, tė futura nė Shqipėri pėrmes ca fondamentalistėve tė fshehur pas partive politike qė flasin me gjysėm zėri se pėrkrahin Amerikėn, si puna e atij qė thėrret kamerierin kur ai ka pėr tė paguar aq para sa nuk i ka jo vetėm nė xhep, por as nė shtėpi.

    Nėse nė Shqipėri ekziston psikozė, ėshtė njė pjesė potente, ndoshta edhe numerikisht po aq qė mendon drejt, qė gjykon se asnjė faj nuk kalon i falur, se terroristėt si dhe pėrkrahėsit e tyre mes kėsaj shoqėrie janė drejt njė nėnshtrimi tė pėrjetshėm, paēka se ēirren edhe nė ekran televizioni si majmunė, apo nė seksione partie, si bij majmunėsh.

Sokol Pepushaj

 

Iraku: “Arena” ku ndeshen sistemet dhe kulturat...

    Nuk besojt tė ketė njeri (normal) qė e dėshiron luftėn, por ndodh ndonjėherė qė ajo bėhet e pashmangshme.

    Nė vitin 1936, Spanja u bė “epilogu” ku mori “spunton” Lufta e Dytė Botėrore, dhe nėse atje do tė kishte fituar komunizmi, tė gjithė Europa Perėndimore do tė kishte folur gjuhėn e “stepave”.

    Kam lexuar diku njė shprehje tė Bonapartit, qė thotė: “aty ku mbaron arsyeja, fillon dhuna”. Me sa duket, diktatori Sadam Hyseini nuk ka patur “kohė” tė studiojė gjenialėt e luftėrave, si Napoleon Bonaparti, ndaj dhe nuk iu bind rezolutave tė OKB-sė, dhe Kėshillit tė Sigurimit, dhe nė kėto kushte SHBA dhe aleatėt e saj ndėrmorėn ndėrhyrjen ushtarake. Fillimin e kėsaj lufte, Presidenti ynė i nderuar e ka pėrkufizuar si “njė luftė kundėr luftės”. Analistė tė ndryshėm politikė dhe sociologė japin versione dhe opinione nga mė tė larmishmet, (kush pro e kush kundra), por njė gjė ėshtė fare e qartė: Aty po ndeshen demokracia me diktaturėn, dhe kultura me antikulturėn. Askush mė shumė sesa ne shqiptarėt nuk e ka mbajtur mbi supe diktaturėn, ndaj dhejemi mė tė “ndjeshėm” ndaj saj dhe me plot bindje mund tė themi se, kur pėrkrah Sadamin ėshtė “idhtar” i diktaturės. Kemi parė, (pėrmes ekranit tė televizionit), gjatė kohės qė sulmohej Iraku, nga forcat aleate, se si zhvilloheshin protestat nė “Sheshin e Kuq” tė Moskės. Aty kemi parė protestuesit se si ngrinin lart portretet e dy diktatorėve (ndėr mė tė spikaturit e historisė njerėzore), tė Stalinit dhe Sadamit! Dhe cilido mund tė konkludojė, se ku e ēoi ish-Bashkimin Sovjetik politika “largpamėse” e Stalinit dhe tė gjithė diktatorėve tė vendeve komuniste. Janė punėtorėt e uzinave dhe tė kolkozeve, ato qė po protestojnė rrugėve dhe kazinove tė Europės. Janė “pjellat” e kėtyre diktaturave, ato qė organizojnė trafikun e armėve, tė drogės dhe krimin e organizuar.

    Janė pikėrisht ish-vendet e Lindjes, vendet Islamike dhe ato tė Amerikės Latine, tė cilat po i shpalosin “vlerat” e diktatorėve dhe tė diktaturave, duke shpėrthyer si “epidemi” mbi botėn e qytetėruar. Janė pikėrisht kėto shtete diktatoriale qė i kanė kthyer qytetarėt e tyre nė shėrbėtorė tė Europės Perėndimore dhe Amerikės.

    Rreshtimi i Shqipėrisė nė koalicionin qė drejtohet nga SHBA dhe Anglia, ėshtė veprimi mė i menēur i shtetit dhe qeverisė shqiptare, dhe “kapitali” mė i madh politik qė Shqipėria ka fituar gjatė gjithė historisė sė saj. Kam shkruar para disa mujash po nė kėtė gazetė (vėrtetė prestigjioze), njė artikull: “Politika shqiptare, rrit kuotėn e vlerave”. Ndonėse nuk shquhem si politikan apo analist, ndjej sadisfaksion pėr parashikimin, i cili e bėn shumė konkrete atė qė kam shkruar.

    Tepėr e rėndėsishme ėshtė sepse, si Presidenti ashtu edhe Kryeministri, gjetėn konsensusin dhe pėrkrahjen e plotė si tė Parlamentit ashtu edhe tė tė gjitha forcave politike.

    Duke u bashkuar me forcat mė progresiste, politika shqiptare i tregon botės se diktaturės ua kemi kthyer shpinėn njėherė e pėrgjithmonė.

    Shteti dhe qeveria shqiptare, me njė vizion tepėr tė qartė, gėrshetuan klasiken me modernen, duke shpalosur para botės traditėn mė tė shkėlqyer, nė ruajtjen e besės dhe “kodit” moral tė mirėnjohjes, ndaj “kėshtjellės” sė demokracisė botėrore, SHBA, e cila i dha Lirinė Kosovės martire.

    Dikush mund tė thotė se protesta kundėr lufts nė Irak ka patur edhe nė vendet mė demokratike tė botės, duke pėrfshirė dhe vetė Amerikėn. Natyrisht, kjo ėshtė e vėrtetė, por po aq e vėrtetė ėshtė se, ata qytetarė nuk kanė patur asnjėherė nė krye tė shteteve tė tyre ndonjė Stalin apo Sadam.

    Duke shpresuar se populli iraken do ta shohė sa mė parė dritėn e Lirisė, urojmė nė tė njėjtėn kohė qė tė ketė sa mė pak viktima nė kėtė popull tė pafajshėm.

    Ndėrsa Shtetit, Qeverisė dhe tė gjitha forcave politike u urojmė qė ato suksese qė kanė arritur nė politikėn e jashtme, t’i arrijnė edhe nė politikėn e brendėshme, duke na siguruar stabilitet, qetėsi dhe mė shumė dritė, punė e begati.

Mark Bregu

 

Rrahman El Nosar e Omar Selim Al Mehmet, dy terroristėt e Xhihadit, u strehuan nė Shkodėr.

-Nga viktimat qė lanė pas nė Kenia dhe Tanzani, si pasojė e bombave tė vendosura pranė ambasadave amerikane, deri tek tentativa e pasuksesshme pėr ta pėrsėritur kėtė skenar edhe nė Tiranė. Historia e shkurtėr e arratisjes nga Shkodra tė dy terroristėve tė Xhihadit pas ndjekjes qė iu bė nė njė natė nga tre agjentė tė CIA-s sė bashku me njė grup inspektorėsh tė SHIK-ut-

    Gusht, 1998. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mbretėronin ditėt e zisė kombėtare, vetėm pak ditė pas vendosjes sė bombave nga terroristėt e Xhihadit nė Nairobi dhe Dar Es Salam qė vranė gjithsej rreth 250 persona nė afėrsi tė ambasadave amerikane, pėrkatėsisht nė kryeqytetin e Kenias e tė Tanzanisė. Nė ceremoninė e varrimit tė shtetasve amerikanė nė Uashington, thuajse tė gjitha kanalet televizive fokusonin ish-presidentin Bill Klinton...

    Ndėrkohė qė anėtarėt pjesmarrės tė kėtij grupi aktiv terrorist u shpėrndanė nė drejtime tė ndryshme tė globit, me sa duket tė paracaktuara pėr tė humbur gjurmėt, nė mbrėmjen e datės 10 gusht ’98, njė sinjal i ardhur ng selia e Langley tė Virxhinias drejt agjentėve tė saj nė Tiranė do tė niste me urgjencė tre prej tyre drejt kryeqendrės veriore tė Shqipėrisė. Arsyeja?! Dy nga anėtarėt e kėtij grupi, e pikėrisht Rrahman El Nasar dhe Omar Selim Al Mehmet ndodheshin nė Shkodėr. Dhe jo nė kalim por pėr tė vijuar aktivitetin e tyre terrorist. Tashmė, drejt ambasadėt amerikane nė Tiranė, tė shtrirė nė njė territor mjaft tė hapur pėrbri rrugės sė Elbasanit, nė shenjė hakmarrjeje ndaj ekstradimit tė dy homologėve tė tyre pėr nė SHBA, u instaluan nga forcat speciale tė Ministrisė sė Rendit dhe shėrbimet sekrete tė Shqipėrisė. Ndėrkohė, me tė marrė njoftimin, repartet e RENEA-s, forcat speciale dhe ato tė qarkullimit rrugor nė kryeqytet do t’i bėnin njė rrethim terfish nė formė dare nė miniaturė ambasadės amerikane.

    Kėsisoj, tre xhentėllmenėve as qė do t’u shkonte mendja se do t’u dilte punė me xhihadasit nė vendin mė tė varfėr tė Evropės, teksa udhėtonin drejt Shkodrės. Dy kadillakėt e fundit 7 metėrsh me tė cilėn ata lėviznin, do t’i pėrshkonin nė jo mė shumė se 90 minuta 110 kilometrat rrugė alla shqiptarēe tė asaj kohe. Pasagjerėt e rrallė kishin njoftuar para nisjes homologėt e tyre nė kėtė qytet. Nė sediljen e pasme tė automjetit kishin vendosur njė valixhe diplomatike...

    “Ka qenė pak a shumė mesi i natės kur jam njoftuar direkt nga kryetari i shėrbimit sekret tė qytetit pėr t’u paraqitur nė punė sė bashku me dy pjestarėt e tjerė tė zgjedhur qė banonin pranė meje”, shprehet inspektori N.G., ndėrkohė qė kujton vėshtirėsitė e lajmėrimit nė atė orė.

    “-Tė m’i lajmėroē tė gjithė dhe tė paraqiteni kėtu urgjent. Ka ndodhur diēka e tmerrshme.” Toni i prerė si dhe toskėrishtja e pastėr me tė cilat po mė fliste nė telefon kryetari, mė bėri tė besoj vėrtetė nė ndonjė hata qė mund tė kishte bėrė vaki, vijon N.G. Mirė njėrit do t’i trokisja nė derė edhe nė atė orė pasi s’kishte ende telefon, po si t’ia bėja me tjetrin qė ndodhej me pushime...

    Si pėrfundim u mblodhėm gjithsej pesė inspektorėt mė tė zgjedhur sė bashku me kryetarin rreth gjysmė orė para se tė mbėrrinin ata. Gjatė kėsaj kohe sollėm nė rrugėn para godinės sonė edhe dy automjetet e vjetėr qė dispononim; dy Fiat qė mezi mbaheshin mbi rrota, tė shpėtuar nga trazirat e Marsit ’97-ės...”

    Nė kėto kushte, bėrthama e inspektorėve tė shėrbimit sekret tė Shkodrės po priste tre agjentėt amerikanė, nė pritje tė tė cilėve u nis drejt hyrjes sė qytetit njėra autoveturė...

Mbėrritja

S’kaloi shumė kohė dhe zhurma e automjeteve qė po i afroheshin godinės do t’i zgjonte nga dremitja inspektorėt qė prisnin nė mėnyrė habitore surprizėn e kryetarit. Shoferėve tė kadillakėve ngjyrė ulliri do t’u duhej qė tė bėnin kujdes nė momentin e futjes sė automjeteve nė rrugicė pasi vendi ishte i ngushtė pėr ta, ndėrkohė qė Fiat-i bojė hiri u printe pėrpara.

    Pasi parkuan makinat nė formė harku tė lehtė pėrballė godinės, tre miqtė e natės dolėn qetė-qetė.

    “S’qe nevoja pėr prezantim pasi e kuptuam me tė parėn se me kė kishim tė bėnim. Ajo qė na intrigonte ishte arsyeja e ardhjes me ngut nė mes tė natės”, vijon rrėfimin e tij N.G.

    Pasi kėmbeu pak fjalė me zė tė ulėt me shoferin shqiptar tė tė ardhurve i cili do tė bėnte edhe pėrkthyesin, kryetari shpjegoi me tonin e tij autoritar:

    “Zotėrinjtė qė shikoni janė agjentė tė CIA-s dhe ndodhen kėtu me njė mision tepėr sekret. Sipas tė dhėnave tė sigurta qė ata disponojnė, dy prej anėtarėve tė grupit terrorist tė Xhihadit sapo kanė mbėrritur nė Shkodėr nga Tanzania, ku edhe vendosėn bombėn nė ambasadėn amerikane. Por nuk ėshtė vetėm kėtu problemi. Kėta tė paftuar kėrkojnė tė realizojnė tė njėjtin skenar edhe nė ambasadėn amerikane nė Tiranė si kundėrpėrgjigje ndaj...”

    Mbetėm tė gjithė tė shtangur jo vetėm nga siguria e tonit dhe shpejtėsia me tė cilėn po fliste kapoja, por edhe nga imazhi tejet indiferent i fytyrave tė homologėve tanė...

    “...prandaj brenda natės sė sotme duhet tė bėjmė kontroll-rrufe nė gjashtė banesa ku jetojnė pėrkohėsisht disa nga pėrfaqėsuesit e shoqatave humanitare arabe, ku edhe dyshohet se mund tė jenė strehuar”.

    -Kush do t’i bėjė kontrollet?, - pyeti i habitur njėri nga inspektorėt, - kjo s’ėshtė detyra jonė por e policisė.

    -Udhėzimet janė tė prera.

    -Kryetari juaj ka tė drejtė, - ndėrhyri mė nė fund shefi i ekipit tė CIA-s. Po tė njoftohet policia, ka mundėsi qė tė dekonspirohet plani pasi ka shumė tė inkriminuar. Prandaj duhet tė nisemi menjėherė.

    -Me avash zotėri dhe ju lutem shumė uleni pak tonin, - ndėrhyri me njė ton tė sigurtė njėri nga inspektorėt vendas qė deri nė ato momente s’kishte folur. Mė duket se nuk doni ta kuptoni se ndodheni nė terren tė huaj. Pėrveē rezervave qė kam pėr kėtė plan asgjėsimi qė po na impononi, ju keni harruar edhe njė hollėsi jo tė vogėl. Departamenti juaj i shtetit ka vendosur njė shpėrblim tė majmė nė rast suksesi...

    -Shumė e vėrtetė, - u pėrgjigj parafolėsi me shpejtėsi me sa duket nga shija e hidhur qė i krijoi ideja e kartmonedhave jeshile. Dy milion dollarė ndodhen nė makinė.

    -O burrė tė mos e zgjasim por tė nisemi menjėherė drejt adresave qė kemi dhe t’i kapim, - u hodh e tha njė inspektor i mbushur dhe zeshkan qė rrinte vazhdimisht pas kryetarit. Plani qenka i shkėlqyer. Keni pėr ta parė se nė mėngjes ata do tė jenė vėnė nėn pranga.

Aksioni

Dy kadillakėve u printe rrugėn njė Fiat i kuq dhe njė tjetėr bojė hiri. Nė kėtė mėnyrė nisi “ndjekja” e dy terroristėve arabė nė mes tė natės nga gjashtė agjentėt shqiptarė tė pajisur vetėm me nga njė pistoletė, sė bashku me ato tė CIA-s.

    Ndalesėn e parė, karvani i automjeteve do ta bėnte nė njė ndėr pallatet e lagjes Parrucė ku banonte pėrfaqėsuesi i shoqatės humanitare “Islam Relief”. Trokitja nė derė si dhe marrja e tij nė pyetje do tė shkaktonte reaksionin negativ tek familja e tij. Kontrolli si dhe pesė tė tjerėt qė do ta shoqėronin ishin tė paligjshėm sepse nuk ishin tė shoqėruar me urdhėr-kontrolle banesash nga prokuroria. “Arsyeja shtetėrore”, ende nuk gėzonte si sot kuadrin e plotė ligjor.

    “Pse s’mė thėrrasin nė zyrė ditėn pėr diell por mė vijnė nė mes tė natės? Unė kėtu jam i huaj dhe ndjehem i pambrojtur. Nga ta dija unė nėse kisha tė bėja me ta apo me hajdutė?”, do tė shprehej tė nesėrmen i revoltuar egjiptiani qė preferoi t’i hapej ish-Prefektit Ali Laēej.

    Por ngjarja e mėsipėrme pėrpak sa nuk do tė pėrfundonte me ndonjė shkrehje automatiku teksa karvani i “Rambove” po i afrohej pėr kontroll banesės sė dytė. Nė afėrsi tė saj ndodhej njė garazh makinash dhe roja i tij, me tė dėgjuar zhurmėn e automjeteve qė po i afroheshin kishte bėrė gati kallashin me grykė tė drejtuar nga Fiat-i.

    “Kam shpėtuar pėr njė qime pa m’u zbrazur ndonjė breshėri, kujton inspektori S.Ll. Nė momentin e fundit roja mė ka njohur mua dhe ka ulur armėn...”

    “Kontrollet” do tė vijonin njėri-tjetrin sipas planit tė paracaktuar por nuk do tė nxirrnin gjė nė dritė pėrveē turbullimit tė tė zotėrve tė shtėpisė qė u kishin nxjerrė gjumin...

Dėshtimi

Informacioni i zi qarkullonte shumė mė shpejt se karvani i kadillakėve dhe Fiat-ėve tė lodhur. Bile mund tė kishte dhėnė efekt pėrpara se eskorta nė fjalė tė mbėrrinte nė banesėn e dytė.

    “Rreth orės 400 tė mėngjesit u kthyem nė bazė tė rropatur. Fytyrat e homologėve tanė tė huaj nuk ndryshonin.”

    -Pse e mbani kot me vete atė valixhe dollarėsh?, - nuk iu durua njėrit prej inspektorėve.

    Ata nuk reaguan.

    Mėngjesin e 11 gushtit ’98, dy kadillakėt jeshilė kaluan urėn e Bahēallekut dhe iu drejtuan kryeqytetit...

    Vetėm pak ditė mė vonė u mor vesh se njėri prej tė kėrkuarve kishte kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-malazez kurse pėr tjetrin nuk u mor vesh gjė, po ashtu si edhe vendstrehimi qė preferuan pėr tė kaluar atė natė nė Shkodėr. Nė kushtet e anarshisė sė para pesė vjetėve, ēdo gjė mund tė ndodhte.

    Ndėrkohė, pas pak muajsh, nė Shkodėr u pėrhap njė fjalė sikur i pari u kap nė Itali dhe vetėm pak ditė mė pas u arratis nga burgu(!)...

Paralele nga shtypi i kohės

“...a ėshtė CIA mbėshtetja juaj kryesore pėr ristrukturimin e plotėtė shėrbimit tuaj?

    -Bashkėpunimi ynė me shėrbimin sekret amerikan them qė ėshtė i frytshėm nė ēdo fushė. Njė nga kėto ėshtė edhe ristrukturimi i shėrbimit tonė pėr tė cilin po na ndihmojnė dhe ata. Mund tė quhet mbėshtetja jonė kryesore...

    ...Dy ambasadat amerikane nė Kenia dhe Tanzani janė bėrė ditėt e fundit objekt i akteve terroriste. Ndėrkohė qė dje, nga CIA, nėpėrmjet njė raporti tė bėrė publik nga agjensia Rojter, thuhet se kanė dėshtuar pesė atentate kundėr ambasadave amerikane nė botė. Duke pasur parasysh edhe mosplotėsimin e kushteve tė ambasadės amerikane nė Tiranė, a futet edhe kjo nė kėtė kontigjent?

    -Nuk di asgjė pėr kėtė problem.

    Sot ėshtė publikuar se njė grup i CIA-s dhe FBI-sė kanė qenė nė njė mision special nė rrethet verilindore tė vendit. A keni dijeni pėr kėtė gjė?

    -Mos e ngatėrroni FBI-nė me Shqipėrinė, ajo nuk ėshtė e pranishme me asnjė mision kėtu. Ndėrsa, pėrsa i pėrket CIA-s, ėshtė detyrė e saj qė nė kuadėr tė sqarimit qė i bėn qeverisė amerikane pėr situatėn nė Kosovė tė jetė e pranishme nė Shqipėri. Ndėrkohė, qė pėrsa i takon vizitės sė publikuar pėr nė rrethet verilindore, mund t’ju them se ata kanė qenė edhe atje”.

(Intervistė e ish-kreut tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, Fatos Klosi, dhėnė gazetės “Shekulli”, dt. 14. 08. 1998)

A.L. korrespondent i “SHE”

 

Isuf Zalli duhet tė vritet pėr njė krim qė s’e ka kryer dhe pse ėshtė rom (magjyp)

    Quhet Isuf Met Zalli, ka lindur mė 17 mars 1961 nė lagjen “Liria” tė qytetit tė Shkodrės. Ėshtė pikėrisht ky qė shihni nė foton qė ilustron shkrimin. Shikoni si sheh e shtrėngon nė gjoks djalin e tij tė vetėm Amirsadin, vėshtrim plot mall e frikė, qė nuk mundet ta fshehė. Po ēfarė e mundon kėtė burrė 42 vjeēar e kujt ia ka frikėn, prej kujt druhet?... Ėshtė djali i vetėm i Met Zallit, njė familje me rrjedhoja rome tė vendosur nė lagjen “Liria” tė Shkodrės qysh para 100 vitesh. Kurrė s’iu ndanė kėsaj familje vuajtja, mundimet e persekucioni, vetėm se ishin romė (magjypė nė gjuhėn shkodrane). Pėr 50 vjet diktaturė arritėn vetėm tė mbijetonin duke punuar sa pėr tė mbajtur shpirtin gjallė nė punėt mė tė vėshtira. Arriti tė martohej me Hava Rexhepin e tė rritin edhe 3 vajzat Emirsada, Eliona, Sedita e djalin e vetėm Amirsadi. Historia e dhimbshme nisi para 1 viti pikėrisht nė marsin e vitit 2002. Vėllai i tij nga nėna Mehmet Kraja konfliktohet me njė dukagjinas me banim nė Shkodėr pas njė debati pėr probleme fetare. Ky i fundit e ka qėlluar me armė duke e plagosur nė kėmbė Mehmet Krajėn qė ėshtė dėrguar pėr ndihmė nė spitalin e qytetit. Vetėm pas njė muaji qė ka dalė nga spitali Mehmet Kraja vret nė pritė nė qendėr tė qytetit Gjon Fikun qė e kishte plagosur e zhduket nė drejtim tė paditur. Ai largohet e gjakun ia lė nėdorė vėllait tė tij nga nėna Isuf Zallit, pėr tė cilin nis jeta e vėshtirė e ngujimit nga frika e pushkės sė hasmit. Disa herė janė pėrpjekur misionarėt e paqes tė ndėrhyjnė tek familja e gjaksit, por ata janė tė pafuqishėm pėr tė kthyer qetėsinė nė familjen e Isuf Zallit qė ka muaj qė ėshtė larguar nga shtėpia e tij e s’ka kurrfarė adrese se ku ndodhet. Strehohet ku tė mundet e fshihet tek tė afėrm tė tij pėr t’i shpėtuar pushkės sė gjaksit qė pret tė shkrehet mbi tė ose djalin e tij tė vetėm Amirsadin. Prandaj e shtrėngon aq fort me sy tė pėrmallur djalin e vet tė shtrenjtė. Ai s’ka faj, por ėshtė rom (magjyp) dhe duhet tė paguajė pėr njė krim qė nuk e ka kryer. Eh... magjypėt s’i duan as nė Kosovė, as nė Shkodėr, as nė Shqipėri. E pra janė njerėz...

Rifat Ymeri

 

Tė shkosh apo tė mos shkosh nė Kosovė!

    Ėshtė e vėshtirė, tepėr e vėshtirė tė shkosh nė Kosovė, Preshevė, Maqedoni. Kjo edhe pėr gazetarėt e “Shqipėrisė Etnike” qė kemi qėllim bashkimin shpirtėror e kulturor tė tėrė shqiptarėve. Problemet qė ka lėnė pas lufta, por edhe mė tė hershme apo mė tė vona, janė shumė dhe forca terroriste janė gati tė tė pėrgjojnė, madje edhe tė tė zhdukin. Prandaj jo vetėm ata qė luftuan pėr atdheun e vet, por edhe ne qė jemi nga Shqipėria sa herė shkojmė atje jemi nėn survejim, nėn kėrcėnata serioze. Serbėt janė ende shumė tė fuqishėm nė organizimin e grupeve terroriste duke shfrytėzuar varfėrinė dhe fukarallėkun atje, natyrisht edhe terrenin. Rastet kur shqiptarėt janė viktima tė pafajshme janė shumė. Ne po ndalemi nė njėrin. Nė fshatin Epoje qė pėrmblidhet nė qytetin Dragosh dhe Preshevė shqiptarit tė mirė Blerim Bali, nė vitin 1997, nė tetor, serbėt i kishin vrarė tė atin Melaim Bali. Vrasjen e kish kryer njė komshi serb i quajtur Zviski. Kėshtu, Blerim Bali kish marrė hakun e babait duke vrarė Zviskin, natyrisht nga gjaknxehtėsia e momentit kur kishte parė tė atin tė vrarė. Por familja e serbit Zviski u xhindos dhe nisi tė kėrkojė ngado shqiptarin Blerim Bali pėr ta pushkatuar. Edhe policia serbe po ashtu e ka futur nė listat e tė kėrkuarve. Por sipas burimeve tona tė besueshme, shqiptari nė fjalė ėshtė fshehur apo larguar dhe nuk i dihet adresė. Gjithsesi, problemi shtrohet se serbėt mbi shqiptarėt nė Kosovė, Preshevė apo Maqedoni edhe sot e gjithė ditėn po bėjnė krime tė shėmtuara duke vrarė e zhdukur shqiptarėt e pafajshėm.

Vasel Gilaj

 

Profesor Gjon Shllaku, helenisti i madh

Ėshtė vetėm 17 vjeē, student nė Seminarin papnor tė Shkodrės dhe zotėron shkėlqyeshėm latinishten, greqishten e vjetėr, frėngjishten dhe italishten. Nė kėtė moshė pėrkthen romanin “Ben Hur” tė Wallasit. Njė pėrkthim qė nga profesorėt e tij dhe lexuesit konsiderohet i pėrsosur. Kjo i jep zemėr e forcė pėr t’i hyrė udhės sė vėshtirė dhe fisnike tė pėrkthimit. Udhė e gjatė, tashmė 63 vjeēare.

    Kėto ditė i shkova nė shtėpi, pėr ta takuar, sepse prej kohėsh nuk del nga shtėpia. Tashmė 80 vjeēar dhe i sėmurė. Por, e gjej duke punuar. Fjalorė, dosje dhe prigje letrash, dhe maqina e vjetėr e shkrimit. Po i hedh dorėn e fundit njė vepre madhore, fjalorit diakronik Latinisht-Shqip. Ka 16 vjet qė punon pėr kėtė fjalor origjinal prej 65 000 fjalėsh. Mė tregon dosjen e trashė. Janė 4800 faqe tė daktilografuara nė atė dosje. Ėshtė i zbehtė nė fytyrė, por buzėqeshja plot mirėsi, qė nuk iu nda gjithė jetėn, mė bind, se pėr tė, terapia mė e mirė, elisiri i jetės ėshtė vetėm puna. I shtyn ditėt “i kėnaqur” me pensionin prej 18 000 lekėsh, pension “i posaēėm”. Edhe e shoqja ėshtė e sėmurė. Dy pleqve fisnikė u shėrben vajza. Ėshtė shpėrngulur nė apartamentin e babait, me burrin dhe fėmijėt, pėr t’iu gjendur pranė dhe pėr t’u shėrbyer kėtyre dy engjėjve qė nuk dinė tė ankohen. Dinė vetėm tė buzėqeshin. Profesor Gjon Shllaku, ky mjeshtėr i madh i pashoq mbushi 80 vjeē. Ai i bėri tė flasin shqip Homerin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Plautin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin, Alfred Musėn... deri tek Papa Gjon Pali i Dytė. Ai bėri tė tingėllojė aq bukur ėmbėlsia e vargjeve tė La Martinit, trishtimin e Shatobrianit, gazin e ēiltėr tė Bomarshesė... Ai, profesor Gjon Shllaku, pėrkthyesi i pashoq i 50 kryeveprave botėrore, nė tė gjitha gjinitė, tragjedi, komedi, poezi, prozė, esse, mendime filozofike, histori...

    Gjon Shllaku, helenisti i madh, fitues i Diskut tė Argjendtė nga qeveria greke, si njė ndėr pėrkthyesit mė tė shquar tė letėrsisė antike greke, i nderuar me Urdhėrin Naim Frashėri tė Artė, i ėshtė dhėnė me tė drejtė titulli “Profesor” nga Kėshilli i Ministrave dhe Komisionin i Kualifikimit Shkencor. Ai ėshtė gjithashtu fitues i Pena e Artė nė vitin 2001 pėr pėrkthimin e “Gjeorgjikat” e Virgjilit.

    Tek kujton jetėn e Gjon Shllakut, ndjen dhimbje por dhe krenari njėherėsh. Sa e egėr dhe sa mizore ėshtė treguar jeta me tė. Sa shumė i ka dhėnė Shqipėrisė ky njeri kolos dhe sa pak mori prej saj.

    Ėshtė vetėm 22 vjeē, student i vitit tė tretė nė fakultetin teologjik kur arrestohet, i akuzuar si anėtar i Organizatės “Bashkimi Shqiptar”, dhe dėnohet me 101 vjet burgim. Provon tė gjitha burgjet dhe kampet famėkeqe tė, “kopshtit me lule”, Shqipėrisė komuniste. Ėshtė djersa dhe dhimbja e tij nė betonin e fushės sė aviacionit, nė Rinas, tek Ura Vajgurore... Ėshtė djersa e dhimbja e tij nė tharje kėnetash, nė miniera... nė thyerje gurėsh... Nė burgun e Burrelit, natėn nėn dritėn e zbehtė tė llampės sė kapanonit, mėson anglishten, gjermanishten, spanjishten dhe greqishten e re. Dhe, aty nė burg, pėrkthen nė kėto gjuhė. Dhe, kur del nga burgu, 1957, nė moshėn 34 vjeēare, ky poliglot, zotėrues tashmė i 8 gjuhėve tė huaja, me njė vandak pėrkthimesh, nė dhomėn e tij birucė, ku banonte me prindėrit, do tė provojė kalvarin e punės poshtėruese nė kooperativėn e artizanatit dhe nė Zunkth-kashta. Herė punėtor, herė, kur lufta e klasave gjoja zbutej, e bėnin normist. Por ai punonte dhe kurrė nuk ankohej. Itinerari i ditėve tė tij ishte shtėpi-vendpunim. Nė ndėrmarrje djersė dhe fyerje. Nė shtėpi gjithė pasdrekeve e natėn, studime, krijime, pėrkthime. Me ndihmėn e njerėzve tė mirė, e sidomos tė Llazar e Drago Siliqit (ky i fundit drejtor i Shtėpisė Botuese “Naim Frashėri”) arrin tė botojė mė 1965 kryeveprėn e tė gjitha kohėrave, “Iliadėn” e Homerit. Botim qė bėri bujė, megjithėse pėrkthimi ishte nė gegėnisht. Do tė ribotohet nė gjuhėn letrare mė 1979, do tė botohej dy herė edhe nė Kosovė mė 1971-2000...

    U gėzua para kohe Gjon Shllaku, pasi pa tė botuar “Iliadėn” e tij mė 1965, njė vit mė vonė, kur botohet nga Drago Siliqi edhe “Historia e Skėnderbeut” e Sansovinos, pėrkthyer nga origjinali italisht. U gėzua para kohe, sepse nga ai vit e mė pas do t’i mbyllej pėrfundimisht porta e botimeve. Lufta e klasave e dėnoi pėrsėri, kėtė radhė me heshtje e pėrbuzje. As Llazarėt, as Dragot nuk mund ta ndihmonin mė, pėrkundrazi, kur dėrgon tragjeditė e Sofokliut nė Akademinė e Shkencave, pasi e lėnė tė presė katėr orė, qė tė takohet me drejtuesit, i thonė nė korridor: “-Nuk ka nevojė populli pėr pėrkthimet e njė armiku tė klasės”.

    Megjithatė, pėrsėri nuk bie nė dėshpėrim. Vazhdon tė pėrkthejė, tė krijojė (sepse ai ėshtė edhe autor tragjedishė). Siē e tregon pėrmes butėsisė dhe buzėqeshjes: “-Dum spiri spero (sa marr frymė shpresoj). Shpresoja se do tė vinte njė ditė qė puna ime tė dilte nė dritė”.

    Ajo ditė erdhi pėr Gjonin. Vitet e demokracisė ia hapėn dyert e botimit gjithė veprave tė tij. Vonė, pėr 80-vjeēarin. Por: “-Mė mirė vonė se kurrė!”, -  pėrgjigjet mjeshtri i madh.

    Tani veprat e tij botohen nė Itali, Greqi, Francė, Amerikė... E thėrrasin nė Konferenca e Kongrese, e bėjnė anėtar tė komisioneve e Kėshillave artistike, e vėnė nė presidiume e tribuna. Por, 80 vjeēari ka vetėm atė buzėqeshje plot mirėsi, si dikur, si nė burg, si nė punėn e rėndė tė mbijetesės... si tani. Ėshtė elisiri i jetės sė tij, kjo buzėqeshje. Puna, gjithnjė puna...

Fadil Kraja

 

Vepra tė Gjon Shllakut

-    Ben Hur ... nga Wallas

-    Eneida (pjesė tė zgjedhura)...Virgjili

-    Gjeorgjikėt...Virgjili

-    De rerum natura...Lukreci

-    Metamorfoza...Ovidi

-    Korale tė Euripidit e Sofokliut

-    Ruy Blas...Hygo

-    Martirėt...Shatobrian

-    Cid...Korcej

-    Atalia...Ester...tė Rasinit

-    Liqeni...tė La Martin

-    Robėresha e re...nga Andre Chenier

-    Punėt e apostujve (teskte biblike nga greqishtja e vjetėr)

-    Apokalipsi...nga greqishtja e vjetėr

-    Letrat e Shėn Pjetrit...nga greqishtja e vjetėr

-    Letrat e Shėn Gjonit...nga greqishtja e vjetėr

-    Lufta kundėr vdekjes...Metalnikov

-    7 drama tė Shekspirit

-    Iliada

-    Odisea (6 kėngė)

-    Fjalor helenik (greqishte e vjetėr - shqip) 20 000 fjalė

-    “Berberi i Sivilies” dhe “Figaro”...nga Bomarshe

-    Gjeorgjikėt...Virgjili (botuar nė Prishtinė)

-    Prometheu i lidhur...nga Eskili

-    Shtatė tragjedi (Edipi mbret, Edipi nė Kolon, Antigona, Ajaksi, Elektra, Trakinitėt, Filokteti (botuar nga Shtėpia Botuese “Konica”)

-    Efigjenia nė Aulide, Alkesta, Hipoliti, Medea...Euripidi (greq. e vjet.)

-    Fjalori diakronik Latinisht-Shqip

-    Tė kapėrcehet pragu i shpresės...nga Papa Gjon Pali II (botuar nė Nju Jork)

-    Historia e Skėnderbeut...nga Sansovino

-    Kanga e Rolandit...nga Turoldus

-    360 hymne kishtare (nga origjinali latinisht) Botuar nė Romė

    Etj; etj; etj... etj...

 

Vogėlushja 12 vjeēare, D. Gjyrezi, emigrante nė Itali

Pikėrisht mė 20 shkurt tė vitit 1991, nė Tiranė, shqiptarėt tė etur pėr liri e demokraci rrėzuan “Murin e Berlinit”. Dhjetra mijėra shqiptarėt rebeluan tė eksituar, duke tėrhequr zvarrė bustin e diktatotir mė tė egėr komunist nė Botė, Enver Hoxhėn. Po nė kėtė ditė, nė qytetin antikomunist tė Shkodrės lind njė vajzė nė familjen Gjyrezi. Rastėsi apo Fat...???

    20 shkurt 1991 frymon nė jetė Dalila Gjyrezi. Dukej se njė erė e re po izinte frymėn vuajtjeve tė persekucionit tė familjes Gjyrezi. Dhe vogėlushja Dalila Gjyrezi bėhet e bija e prefektit tė Gjirokastrės pėr tre vjet. Ajo ishte njė vajzė e bukur dhe shumė e zgjuar dhe pati fatin si e “privilegjuar” tė takohet me Papėn mė 4 Janar 1995. (Ėndėrr kjo e shumė fėmijėve nėpėr botė) ku vetė Papa u befasua nga inteligjenca e vogėlushes shqiptare D. Gjyrezi. Ku bėri njė fotografi me tė. Dhe Dalila rritej me flladin e lirė, qė i dhurojė “koinēidenca” e datėlindjes. Mbaroi klasėn e parė dhe tė dytė fillore tek shkolla 8-vjeēare “Ndre Mjeda” me rezultate tė shkėlqyera, kurse tė tretėn tek shkolla “Emin Duraku”, nė Tiranė, pasi i ati punonte nė Kontrollin e Shtetit Shqiptar. Por fati i Dalilės, filloi tė rrokullisej... dhe vogėlushja nuk mund tė vazhdonte shkollėn me bashkėmoshatarėt e saj nė Shqipėri, pasi ndryshimet dhe zhvillimet politike filluan tė lėkunden sėrish. Pas vitit 1997-1998, ku vendi ynė ishte nė prag tė luftės civile (situatė kjo e provokuar dhe ideuar nga komunistėt) Pushteti Demokratik merr njė “grusht” tė rėndė nga ekstremistėt politikė. Kėshtuqė nė pushtet erdhėn edhe njė herė komunistėt, me njė emėr tė “rinovuar” Socialistė. Jeta e Demokratėve ishte nė rrezik. Edhe familja e vogėlushes Dalilė u rrezikua seriozisht nga presionet qė i bėheshin pėr eleminimin fizik tė jatit tė saj, pasi ai kishte zbuluar (gjatė kontrollit tė shtetit) shkelje tė rėnda ligjore tė ish-ministrave qė morėn pushtetin me dhunė. Dhe nė tetor tė vitit 2000, Dalila sapo kishte filluar klasėn e IV, e detyruar “braktisi” Shqipėrinė sė bashku me familjen e saj pėr tė emigruar nė Itali. Ėshtė vetėm 12 vjeē, me ėndrrat fėminore, me buzėqeshjen e kristaltė hyjnore dhe vazhdon tė jetojė nė Itali, si “emigrante” e pamoshė... Por Dalila sėrish ėshtė njė vajzė shumė e zgjuar, shumė e ndjeshme dhe e merr malli pėr shoqet e shokėt e shkollės ku mėsoi abetaren shqip. Edhe shkollės “Ndre Mjeda” dhe “Emin Duraku” i mungon mikja e tyre, nxėnėsja e shkėlqyer, kur regjistrat e shkollės do t’i ruajnė si relike tė ēmuara 10-tat e Dalila Gjyrezit, matematikanes sė ardhėshme. Ėshtė e pabesueshme, por e vėrtetė qė Dalila Gjyrezi, ėshtė vetėm 12 vjeē, por shpirtatdhetaria e saj tregon sikur tė jetė 120 vjeē, sespse thotė se jam vajzė nga Shkodra, nga Shqipėria. Dhe kjo ėshtė fatkeqėsi e kombit tonė, pasi truri i Shqipėrisė, nuk ėshtė larguar vetėm kur ėshtė formuar plotėsisht, por edhe sapo fillon tė paraqesė “simptomat” e para tė njė ekzemplari tė rrallė siē ėshtė vogėlushja Dalila Gjyrezi, por qė “fatkeqėsisht” ėshtė bija e njė familjeje tė ndershme demokrate, dhe qė janė tė “detyruar” tė vuajnė nė njė shtet ku dhunohen liritė dhe tė drejtat njerėzore.

Fatime Kulli

 

Ishim, po ku jemi?

    Secili fis dhe popull duhet ta ruajė prejardhjen e tij, se aty ėshtė baza. Fiset e Malėsisė e kishin traditė tė ruanin tė kaluarėn brez pas brezi, me anė tė amaneteve, duke ua lėnė brezit nė vazhdim. Gjyshėrit tanė, qė m’i kanė lėnė amanet edhe mua, thonin: “Me ruejt prejardhjen e kombit, fenė, nderin dhe me respektue gjakun tand e mbarė shqipfolėsit”. Gjyshin tim e kam pyetur vetė: Pėrse e mbani kapuēin e lirtė ju tė vjetrit? Se atė e mbajnė vetėm ēifutėt. Gjyshi tha: Atė kapuē e mban edhe Papa i Romės, megjithatė ne e kemi edhe amanet nga tė parėt, se ne kemi ardhur nga Lindja e Mesme para katėrmijė vjetėsh. Sipas kėshillave tė Engjėllit tė Zotit, Zoti na i ka dhėnė tokat e Gadishullit tė Ballkanit. I pari ynė ishte stėrnip i Abrahamit dhe ėshtė quajtur Mobi. Mobi me trimėritė e tij tė rralla varu pa mėshirė kundėrshtarėt e vet se nuk deh t’i bindet disa rregullave tė ēifutėrisė. Profeti ose Engjėlli i Zotit, qė ata nuk e kishin parė kurrė, u thotė: Zoti nuk ju ka mallkuar pėr fare, por ju do dhe ju ka dhėnė tokat e lartpėrmendura. Zbrisni nė Ngushticėn e Dardanelit dhe hapuni nė Ballkan. Mobitėt sa u qetėsuan nė Tokėn e Premtuar, e ndėrruan mbiemrin dhe e quajtėn vendin Pellazg tė lindur nga Toka e Zotit. Pas disa kohėve u shumuan nė masė dhe u ndanė nė disa fise: Ilirėt, Paionėt, Dardanėt dhe tė tjerė. Dardanėt e morėn me respekt kėtė mbiemėr, se shkelėn pėr herė tė parė nė Tokėn e Premtuar, Dardanel. Nė brigjet e Lumit Danub janė ndarė Gjermanėt nga ne. Principatat ilire kanė qenė shtetformues pėrpara tridhjetmijė vjetėsh. Historia e Serbėve qė e kanė shkruar nė baltė, thotė: Kosova ėshtė stara Serbia. Qė nė shekullin XIII tė erės sonė e kanė ngritur kishėn e parė nė Deqan!

    Nuk ka njeri nė botė qė nuk ēuditet me komshinjtė tanė, sa injorantė janė! Na vjen mė shumė keq pėr pėrkrahjen qė po u bėjnė kėtyre kriminelėve shtetet qė e quajnė veten demokratike, tė drejtėsisė sė madhe Anglo-Amerikanė! Pse Milloshi nuk pranoi dialog me Rugovėn? Se historia e nxjerr Serbinė edhe prej Europe, lėre pastaj nga Kosova.

    Tani po shohim se ēka po thotė Amerika, se pėr Europėn kemi pak shpresė, nėse e lėnė Kosovėn nė Federatėn Jugosllave, shqiptarėt do tė rrokin armėt dhe nuk do tė ketė qetėsi nga ana jonė pėr sa tė rrojė Europa.

    Kur kemi ardhur ne nė Ballkan nuk ka patur njerėz, veē drerėve, lepujve dhe dhive tė egra. Pas tremijė e sa vitesh ranė ata endacakė nė Dardani me ndihmėn e Buallit tė zi Rus dhe tė pėrkrahur nga Anglo-Francezėt, na morėn tokat pjellore dhe na nxorėn maleve. Kjo ishte kultura e drejtėsisė europiane tė 1913-ės.

    Ne nuk jemi historianė, as analistė, por amanetqarė. Le ta studiojnė ata qė janė kopetentė, por ama tė punojnė me shpirt e zemėr.

Pal Delia, New York

 

Nė pėrkujtim tė martirėve tė flamurit

Nė fjalorėt enciklopedikė tė popujve pėr stinėn e bukur tė pranverės, gjenden me shumicė tog-fjalėt “magjike”: Pranvera e Lirisė, Pranvera e Ringjalljes, Pranvera e Shpresės, Pranvera e Dashurisė, Pranvera e Luleve dhe Bukurisė etj. Ndėrsa nė fjalorin tonė kombėtar ekziston prej kohėsh i “strukur” tog-fjalėshi domethėnės Pranvera e Flamurit. E kėtė e kemi tė trashėguar nga Pranvera e vitit 1911, kur sė bashku me kėtė stinė shqiptarėt e Veriut “sollėn” edhe ngritjen e flamurit tonė kombėtar, qė ishte “mbuluar” prej ēallmės otomane e lėngonte prej rreth katėr shekujsh e gjysėm. E pėr tė arritur tek kjo Pranverė e Flamurit u deshte tė kalonin qindra pranvera, tė pėrballoheshin qindra acare e rrebeshe tė dimrave pafund qė solli e kultivoi pushtuesi Aziatik. E natyrisht pėrballimi i kėtij pushtuesi kishte njė kosto mjaft tė lartė, pasi trevat e lashta ilire, e veēanėrisht ato tė Veriut u tejngopėn me lumenj gjaku, por edhe me jetė tė njoma si filizat e pranverės qė u kėputeshin nga acaret e befasishėm, e ku nė vend qė tė mbinte njė bimė e re qė paralajmėronte ringjalljen e jetės, “mbinte” njė “gungė” e re nė trupin e brishtė tė kėsaj toke, e qė kishte emrin e “tmerrshėm” varre. Por qė gjithsesi edhe kėto varre nuk qėndruan tė heshtura, por herė pas here oshtinin e jehonin (me sa duket shpirti i tyre qė nuk prehej nė paqė nėn kėmbėn turke), e kjo jehonė nuk linte kurrė nė qetėsinė mashtruese as banorėt e kėtyre trevave, ku si tė parėt e tyre me pushkė nė dorė lindėn e po me pushkė nė dorė jetuan e vdiqėn, duke kėrkuar lirinė e pavarėsinė e trashėguar me amanet. E megjithėse nė pranverėn e vitit 1911 amaneti i shqiptarisė u ēua nė vend edhe pse pėrkohėsisht, pra nė kėtė pranverė qė njihet (por fshihet) si Pranvera e Flamurit, e si pėr “ironi tė fatit” kjo ditė e bekuar (dita e flamurit) “spostohet” nga stina e Pranverės 1911, qė nė fakt simbolizon siē thamė mė sipėr stinėn e shpresės e jetės po ringjallet pas njė stine tė tmerrshme me acare e rrebeshe, nė stinėn e Vjeshtės 1912 qė kishte sjellė pranvera, por edhe fundin e luleve e gjetheve qė zbukuronin natyrėn dhe paralajmėronin ardhjen e stinės (dimrit) plot acare e rrebeshe...

    Gjithsesi duke mos dashur tė pėrsėris tė paktėn vetveten, pasi kam shkruar disa artikuj nė organe tė ndryshme (duke pėrfshirė edhe “Shqipėrinė Etnike”), pėr kryengritjen e vitit 1911, e cila solli edhe ngritjen e flamurit tonė kombėtar mė 6 Prill 1911 nė majėn e Bratilės (Deēiq) tė Malėsisė sė Madhe (momentalisht jashtė kufinjve tė Shqipėrisė “Londineze”), ku jam munduar tė pėrshkruaj ato ditė tė stuhishme, por edhe protagonistėt e tyre tė Trevave tė Veriut tė Shqipėrisė e mė gjerė, si dhe vullnetarė tė botės perėndimore (qė morėn pjesė simbolikisht), madje edhe jehonėn e shtypit ndėrkombėtar tė kohės (ku kampion mbetet “The Times”), si dhe disa episode luftarake ku shqiptarėt e Veriut (Malėsorėt, Shkodranėt etj.) shkruan faqe tė reja lavdie e heroizminė kėrkim tė lirisė, mvetėsisė e flamurit, e ku kjo kryengritje ka njė hark kohor nga 24 marsi deri mė 4 gusht. Por pėrveē luftės nė kėtė kryengritje kishte edhe penėn, anėn diplomatike e cila kurorėzohet me Memorandumin e Greēes tė 24 Qershorit 1911...

    Por pėr tė kujtuar sadopak kėtė pranverė, qė ėshtė njė pėrvjetor i Pranverės sė Flamurit, tė flamurit qė u fitua me gjak e sakrifica, ngjyra e tė cilit nuk u zbeh kurrė, pasi nuk ėshtė me ngjyra tregtarėsh e matrapazėsh (qofshin edhe politikė), por me ngjyrėn e gjakut tė njė populli, madje tė atij populli autokton qė ėshtė themeli i vetė Europės... Ashtu siē edhe kam pralajmėruar nė njė shkrim tė fundvitit tė kaluar (2002), unė pasi kam siguruar njė pjesė tė madhe tė atyre burrave tė Malėsisė sė Madhe qė kanė derdhur gjakun e tyre nė Pranverėn e Flamurit (rėnė dėshmorė apo plagosur), si para ngritjes sė flamurit dhe nė ditėt e pasme pėr mbrojtjen e tij, po i botoj emrat e tyre. Ku duke botuar kėta emra mendoj sadopak tė nderoj kėta “Luanė” lirie e flamuri qė prehen nė zemrėn e kėsaj toke, padyshim nė parajsėn qė e merituan plotėsisht, por edhe familjet Malėsore e mė gjerė qė do tė gjejnė emrat e tė parėve tė tyre t’i respektojnė nė kėto kohė qė mjerisht respekti ėshtė gjėja mė e “lirė”... Listėn e atyre qė derdhėn gjakun pėr tė sjellė Pranverėn e Flamurit, po e filloj me trimat e Grudės, kėsaj treve qė mjerisht ndodhet jashtė kufinjve politik tė Shqipėrisė... Sė pari dėshmorėt e rėnė nė fushat e betejės gjatė vitit 1911 e qė Gruda krenohet e do tė krenohet pėr jetė tė jetėve:

1. Mirash Luli

2. Tom Hasi

3. Hase Mirashi

4. Sokol Dashi

5. Zef Kurti

6. Martin Ujka

7. Sok Preka

8. Mirash Hasi

9. Lekė Pjetri

10.                Luc Prela

11.                Tom Leka

12.                Zef Leka

13.                Zef Pjetri

14.                Tom Preka

15.                Luc Kaēeli

16.                Zef Ēuni

17.                Nikė Bardhi

18.                Kol Prela

19.                Preloc Preka

20.                Maēa Keqi

21.                Ujk Smaku

22.                Uc Pretashi

23.                Tom Luli

24.                Prek Gjon Martini

25.                Luc Gjoni

26.                Luc Marku

27.                Zef Preka

28.                Tom Preka

29.                Keqa Marku

30.                Prel Smajli

31.                Prek Ujk Luli

32.                Prel Ujka

33.                Mirash Marku

34.                Zekė Luli

35.                Gjelosh Leka

36.                Prekė Luca

37.                Prel Ujk Luca

38.                Preē Zefi

39.                Ujk Prela

40.                Gjelosh Gjoka

41.                Ujk Zefi

42.                Preē Miculi

 

Tė plagosun nga mali i Grudės

1. Mark Nika

2. Tosh Luli

3. Gjek Baca

4. Lule Dedi

5. Lulash Smajli

6. Nikė Gjergji

7. Nikė Zefi

8. Gjon Luku

9. Luc Hasi

10.                Mirash Pėllumbi

11.                Gjekė Prela

12.                Gjekė Preloci

13.                Tom Prela

14.                Muē Smajli

15.                Mirash Tuku

16.                Lukė Smajli

17.                Nikoll Miri

18.                Ujk Gjeloshi

19.                Zef Preka

20.                Pjetėr Nika

21.                Fran Hasi

22.                Kol Smaku

23.                Nik Prela

24.                Tom Preli

25.                Pretash Leka

26.                Mark Ēuni

27.                Prel Daka

28.                Prek Smajli

29.                Nik Luli

30.                Pjetėr Pretashi

31.                Nishke Gjeku

32.                Lulash Gjeku

33.                Gjek Gjoni

34.                Ujk Gjeku

35.                Dodė Preka

36.                Zef Ujka

37.                Zef Marku

38.                Prek Ujk Luli

39.                Prel Ujka

40.                Kol Leka

41.                Pjetėr Zefi

42.                Marash Zeku

43.                Gjon Nika

44.                Zef Lulashi

45.                Nik Pretashi

46.                Lekė Zefi

47.                Prek Nika

48.                Palok Marku

49.                Marash Preka

50.                Gjon Leka

51.                Prek Vata

52.                Prel Kola

53.                Tom Zoli

54.                Gjek Baca Pepa

55.                Nikoll Zef Pllumbi

56.                Tom Gjeku

57.                Lek Beli

58.                Prel Toma

59.                Nik Smaka

60.                Kolė Nikolla

61.                Pjetėr Gjoni

62.                Ded Nika

63.                Martin Hasi

64.                Gjon Preēi

65.                Marash Deku

 

Tė rėnė nė fushėn e betejės gjatė vitit 1911 nga Traboini (qė sot ndodhet nė kufinjtė politik tė Malit tė Zi)

1. Gjergj Dedė Gjoluli

2. Nik Gjelosh Luli

3. Zef Lan Ula

4. Gjon Tom Hasi

5. Dedė Gjoni

6. Dodė Mirash Gjeli

7. Gjeto Gjon Ujka

8. Preloc Marka Gjeka

9. Prek Gjekė Breli

10.                Prelot Gjelosh Preli

11.                Nikė Pllumb Miri

12.                Ujk Gjelosh Leka

13.                Zef Vuksan Leka

14.                Tom Lekė Ula

15.                Prel Prek Leka

16.                Fran Zef Pllumbi

17.                Gjon Lulash Zeka

18.                Zef Lulash Zeka

19.                Pjetėr Zef Preli

20.                Tom Hasan Marashi

21.                Gjon Marash Loshi

22.                Luc Gjergji

23.                Kol Marash Vata

24.                Nikė Hakė Shabi

25.                Gjon Ujk Coku

26.                Lekė Marash Peci

27.                Gjok Kol Preli

28.                Kol Prel Ucaj

29.                Gjek Prel Coku

30.                Zef Marka Gjeka

31.                Zef Prei

32.                Nikash Zefi

33.                Gjeto Vuja

34.                Mark Ujk Gjeka

35.                Lekė Dedė Vuja

36.                Gjeto Mark Ujka

37.                Fran Gjeto Marujka

38.                Gjokė Deda

39.                Keqa Prela

40.                Gjon Deku

41.                Lekė Ula

42.                Mila Preka

43.                Zekė Pllumbi

44.                Has Ujka

45.                Nikė Pllumbi

46.                Ujk Gjekė Daci

47.                Kere Ujka

48.                Uc Smajli

49.                Mirash Martini

50.                Lulash Smajli

51.                Prel Elezi

52.                Pjetėr Leka

53.                Kol Nika

54.                Zef Peri

55.                Nikė Pllumbi

56.                Pjetėr Nika

57.                Keqa Prel Dushi

58.                Dokė Gjoni

59.                Prel Marashi

60.                Gjon Ujka

61.                Pjetėr Gjoka

62.                Kol Preli

63.                Zef Toma

64.                Ēun Ēeti

65.                Zef Vuksani

66.                Gjeto Martin Ula

67.                Marash Marku

68.                Keqa Prel Nika

69.                Ujk Gjeloshi

70.                Frano Zeka

71.                Zef Luli

72.                Pjetėr Uci

73.                Nikoll Mirashi

74.                Lekė Mirashi

75.                Dedė Marashi

76.                Mark Ujka

77.                Prel Preka

78.                Preloc Marku

79.                Tom Hasani

80.                Prek Gjeka

81.                Gjok Kol Preli

82.                Gjon Gjekė Daka

83.                Nik Haka

84.                Zef Gjoka

85.                Fran Gjetja

86.                Gjon Pllumbi

87.                Gjeto Gjoni

88.                Dedė Gjon Ujka

89.                Gjergj Keri

90.                Pjetėr Vogli

91.                Kolė Toma

92.                Nikė Zek Doku

93.                Gjon Tom Keri

94.                Gjeto Marku

95.                Lekė Dedi

 

Dėshmorė tė rėnė prej Rapshet e Starjet

1. Pjetėr Nikė Daku

2. Gjon Pllumb Naēi

3. Gjek Kol Marashi

4. Zef Marash Dashi

5. Pjetėr Vogli

6. Luc Marash Shabi

7. Tom Gjelosh Mikaj

8. Marash Gjelosh Mikaj

9. Kol Tom Kalaj

(Fatkeqėsisht ende nuk kemi mundur tė sigurojmė listat e tė plagosurve tė kėtyre trevave malėsore)

 

Dėshmorė nga katundi i Kastratit

1. Prel Gjelosh Jugomiri

2. Voc Keq Qarraj

3. Nikoll Voc Keqi

4. Gjon Mirash Pretashi

5. Marash Ujk Bratoshi

6. Myrto Selim Curraj

7. Buē Hajdar Curraj

8. Selim Hajdar Curraj

9. Shpend Hajdar Curraj

10.                Sadri Buē Curraj

11.                Hane Myrto Curraj

12.                Tahir Zekė Curraj

13.                Marash Vatė Lumaj

14.                Nishė Ulė Lumaj

15.                Luc Gjelosh Marinaj

16.                Mark Gjelosh Marinaj

 

Tė plagosur nga Kastrati i Moēėm (Goraj-Jugumirė)

1. Gjeto Dedė Pjetroviqi

2. Mark Dedė Narkaj

3. Dedė Gjelosh Narkaj

4. Dedė Gjon Ujka

5. Zef Gjon Marashi

6. Mark Gjoni

7. Vasel Prek Lumaj

8. Lekė Vat Lumaj

9. Kolec Nika

10.                Kol Zef Lekaj

 

Dėshmorė tė flamurit nga Dedajt, Ēekdedajt, Bzhetė

1. Lac Mirash Ivanaj

2. Martin Gjekė Pllumbi

3. Dodėo Lar Vukaj

4. Gjergj Kol Gjoni

5. Katrina Gjon Vukaj

6. Pjetėr Ndok Dushaj

7. Gjon Stak Deda

8. Luc Nik Martinaj

9. Gjon Ujk Shkreli

10.                Gjekė Marash Gjeka

11.                Tom Nik Prela

12.                Zef Tom Nika

13.                Tom Celi

14.                Ndrek Ēun Marku

15.                Lekė Stak Preknicaj

16.                Lulec Ujk Vukeli

17.                Gjokė Marku

18.                Martin Marku

19.                Marash Mirashi

20.                Kol Toma

21.                Tom Gjeloshi

22.                Zef Marku

23.                Maē Keqi

24.                Rrustem Hasani

25.                Gjekė Deda

26.                Gjon Nika

 

Tė plagosur nga Dedajt,Ēekdedajt, Bzheta

1. Prek Mirash Gjoni

2. Gjon Mirash Lumaj

3. Kol Martin Pllumbi

4. Nikoll Ded Gjoni

5. Zef Mal Kola

6. Gjon Prek Gjeka

7. Mark Prek Kola

8. Dedė Prek Lugaj

9. Prej Gjek Marku

10.                Mashel Gjon Dushaj

11.                Zef Nikė Martini

12.                Pashko Zef Marku

13.                Tom Nikė Dedaj

14.                Prel Tom Kola

15.                Nikoll Zef Kola

16.                Zef Kol Ivanaj

17.                Ndoc Martin Prendashi

18.                Gjok Ded Shkreli

19.                Ndoc Gjon Goci

20.                Vatė Martin Martinaj

21.                Simon Gjoka

22.                Kol Vat Ndoka

23.                Mark Pjetėr Luca

24.                Kol Zef Marku

25.                Gjek Gjon Prelani

26.                Mark Sokol Nika

27.                Mark Gjekė Lumaj

28.                Cur Cali

29.                Gjon Nik Delia

30.                Gjelosh Marash Mirashi

31.                Mark Lek Prendashi

32.                Gjok Kol Nika

33.                Pjetėr Lek Prendashi

34.                Zef Tom Nika

35.                Pashko Gjergj Kola

36.                Rrok Tom Kola

37.                Palok Luk Vruēaj

38.                Frano Lini

39.                Fran Prela

40.                Luc Ujk Micani

41.                Zef Kol Cekaj

42.                Tom Dush Vukeli

43.                Lin Nika

44.                Rrok Tom Nika

45.                Gush Gjergj Ivanaj

46.                Zef Kol Gjeli

47.                Ndue Murra Nika

48.                Marash Mark Lula

49.                Kol Ndoc Isufaj

50.                Gjelosh Nik Vukeli

51.                Lulash Marashi

52.                Ujk Gjeloshi

53.                Gjok Vaseli

54.                Tom Kola

55.                Zef Kola

56.                Pjetėr Lushi

57.                Gjon Kola

58.                Lek Miruka

59.                Prek Ndou

 

Tė plagosur nga Lohja (e sipėrme)

1. Nik Gjeto Brulaj

2. Zef Pjetėr Brahimaj

3. Dedė Mark Kelaj

4. Lulash Sina

5. Gjon Mark Sina

 

Dėshmorė nga Vrithi

1. Prel Prek Pacaj

 

Tė plagosur nga Vrithi

1. Prekush Ndoc Kocaj

2. Preloc Keq Purashi

3. Prelot Zef Ujka

4. Mark Preē Pepaj

5. Gjok Ded Milaj

6. Gjergj Loc Kronaj

7. Ndok Marash Dashi

8. Kol Luc Purashi

9. Prendash Mark Vecaj

10.                Lek Mirash Kocaj

11.                Luk Maē Tuēaj

12.                Dedė Mark Pacaj

 

Dėshmorė nga Zagora

1. Pjetėr Kolė Rushaj

 

Tė plagosur (nga Zagora)

1. Lekė Gjon Marku

2. Sadik Alija

3. Lan Halili

4. Zef Hus Gjolaj

5. Marash Vata

6. Shaban Ceka

7. Nol Lekė Colaj

8. Istref Haku

9. Lac Kol Leknikaj

10.                Brahim Tarja

11.                Zef Kol Gjoni

12.                Brahim Haxhija

 

Dėshmorė nga Boga

1. Daca Nik Bogejani

2. Kolė Lek Bori

 

Tė plagosur (nga Boga)

1. Gjier Pllumb Olaj

2. Nikė Lek Rakaj

3. Gjergj Vuksan Toma

4. Pjetėr Mark Tari

5. Gjok Ded Mikaj

6. Dedė Elez Ndreaj

7. Martin Gjek Mikaj

8. Pjetėr Nik Shyti

9. Martin Prek Ulaj

10.                Lekė Daca Nika

11.                Tom Gjier Olaj

12.                Pjetėr Lekė Curi

13.                Gjon Martin Leshaj

14.                Nikoll Vuksan Mihaj

15.                Ndue Gjon Rakaj

16.                Vatė Gjon Ulaj

17.                Fran Llesh Ulaj

18.                Ndue Gjek Rakaj

19.                Gjek Gjon Mihaj

20.                Tom Gjon Malaj

 

Tė plagosur nga Reēi

1. Dyl Sokol Bajraktari

2. Tom Lekė Kolnikaj

3. Gjon Ndoka

4. Bisho Ahmet Gjonaj

5. Dyl Nuzi

6. Zog Muslia

 

Tė plagosur nga Vajushi

1. Sadik Bajrami

2. Haxhi Ahmeti

3. Arif Ahmeti

 

    Duke pėrfunduar kėtė shkrim pėrkujtimor nuk mund tė lė pa shėnuar edhe njė arritje tjetėr tė madhe (diplomatike), pas ngritjes sė flamurit, ku Perandoria Otomane qė po i dridhej toka nėn kėmbė u detyrua tė lėshojė pa masė nė kėrkesat e shqiptarėve tė Veriut. Madje duke iu premtuar mjaft investime qė bėnin bujė pėr kohėn, por qė edhe sot njė pjesė e tyre premtohen nga qeveritė post-komuniste. E kėto premtime (pėr investime) janė: ndėrtimi i hekurudhės Shkodėr-Tivar, drenazhimi e sistemimi i moēalishteve rreth Liqenit tė Shkodrės, sistemimi i vetė Liqenit tė Shkodrės, rregullimi i kufinjve etnikė me Malin e Zi, etj...

    Gjithsesi kėto premtime ishin nė “kėmbim” tė pushimit tė kryengritjes tė vitit 1911, qė nė fakt “pushoi” pėrkohėsisht, pėr tė marrė pėrmasa mbarėkombėtare edhe nė ato treva qė deri atėherė ishin disi tė pėrgjumura. Ku si rrjedhojė e ngjarjeve tė vitit pasardhės u arrit tė ngrihen flamuj nė shumė krahina e qytete tė Shqipėrisė sė Mesme e tė Jugut, derisa mė 28 Nėntor 1912 u shpall Mvetėsia nė Vlorė, por qė gjithsesi “faturėn” mė tė rėndė e kish paguar Shqipėria e Veriut me nė krye Malėsinė e Madhe, ndėrsa pjesėt e tjera tė Shqipėrisė vinin shumė mė pas duke pėrsėritur tė papėrsėritshmen, ngritjen e Flamurit Kombėtar, qė pėr herė tė parė pas katėr shekujsh e gjysėm robėri Otomane u ngrit mė 6 Prill 1911, ku nė fakt kjo ėshtė data e vėrtetė e ngritjes sė Flamurit, e si rrjedhojė Festa e Flamurit Kombėtar...

    Tashmė ne nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė shpreim keqardhjen tonė qė nuk kemi mundur tė sigurojmė listėn e plotė tė atyre qė derdhėn gjakun pėr Liri e Flamur, por qė mbetemi tė hapur pėr tė gjithė ata qė mund tė na ndihmojnė me emra dėshmorėsh e tė plagosurish... Gjithsesi kėtyre martirėve qė na sollėn Pranverėn e Flamurit u pushoftė shpirti nė paqe nė parajsėn qiellore, ndėrsa shqiptarėve kudo qė ndodhen u urojmė gėzuar Festėn e Flamurit, 6 Prillin (1911)...

V.O. Falėnderojmė z. Ndoc Deda pėr ndihmesėn qė na ka dhėnė pėr sigurimin e shumė emrave tė kėsaj liste jo tė plotė...

Ndue Bacaj

 

Fan. S. Noli, njėri ndėr kolosėt e letėrsisė sonė

    Fan Stilian Noli ėshtė pėrkrah Fishtės dhe Konicės, njėri nga viganėt e letrave shqipe.

    Ai u lind mė 6 janar 1882 nė qytezė (Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakėn turke, jo larg nga Adrianopoli, qyteza kishte ruajtur gjuhėn dhe doket e tė parėve. Qė nė moshė fare tė njomė, djalit iu ushqye krenaria pėr tė kaluarėn historike tė atdheut stėrgjyshor dhe dashuria pėr shkrimin nė gjuhėn amtare. Ai gjithnjė do tė kujtojė edukimin shqiptar qė mori nga familja, tė afėrmit e bashkėfshatarėt, tė cilėt mbrojtėn fort tiparet burrėrore tė mė tė moēėmve, mu nė zemėr tė perandorisė turke. Nė fshat, Theofani ndoqi shkollėn fillore greqisht, pastaj gjimnazin gjithashtu greqisht tė Adrianopolit. Por ai mbeti bir fshatari shqiptar, megjithė pėrpjekjet e dhaskalėve pėr t’i rrėnjosur nė shpirt ndjenjėn e helenizmit. Ai, sepse mori pjesė nė krye tė njė demonstrate nxėnėsish pėr tė mbrojtur njė mėsues tė pushuar padrejtėsisht, nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur. Nė Stamboll ai punoi nė njė ėmbėltore, ku robėtohej duke punuar nga 12 orė nė ditė dhe, ndonėse i sėmurė prej vitesh, vendosi tė shkonte nė Athinė me qėllim qė tė gjente punė e tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Greqi qėndroi 3 vjet (1900-1903), u rregjistrua dhe nė Universitet, por pėr mungesė ekonomike u shtrėngua t’i ndėrpriste studimet. Shėrbeu nė njė shoqėri tė tramvajėve, pastaj sufler nė njė teatėr ambulant, me tė cilin u end dy vjet nėpėr Greqi. Ndėrkohė, Noli njihet me lėvizjen tonė kombėtare. Tek punonte pėr teatrin, ai shkroi greqisht dramėn “Zgjimi”. Autorietet e vendit e ndaluan shfaqjen, sepse bėnte aluzion tek pėrpjekjet e shqiptarėve pėr liri. Nė tė njėjtėn kohė, Noli shkruan dhe njė dramė tjetėr, kėsaj radhe shqip, me titull “Izraelitėt dhe filistinė” qė aludon pėrsėri nė ato pėrpjekje dhe qė botohet mė 1907. Ai do tė mbetet pėrherė i lidhur me teatrin, si pėrkthyes i Molierit e sidomos i Shekspirit e Isbenit.

    Sensi i theksuar patriotik i Fan Nolit do tė na shfaqet, kur ky shkoi nė Egjipt (1904), ku gjeti punė si mėsues i greqishtes. Aty nisi dhe veprimtaria e tij politike pėrkrah atdhetarėve tė shquar Thanas Tashko e Jani Vruho. Me artikujt greqisht, pėr ēėshtjen shqiptare qė botonte nė gazetėn “Drita” tė Sofjes dhe me pėrkthimin greqisht (1905) tė veprės sė Sami Frashėrit, “Shqipėria ēka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”. I zgjuar, energjik e intelektual, Noli fitoi shpejt simpatinė dhe ēmimin e rrethit patriotik shqiptar tė Egjiptit ku po zhvillohej njė luftė kėmbėngulėse kundėr rrymave diversioniste, turkomanizmit.

    I nxitur nga shokėt e tij tė misionit, niset mė 1906 pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmojė me organizimin e bashkatdhetarėve tė mėrguar atje, tė cilėt ishin nė rrezik tė pėrēaheshin pėr shkak tė veprimeve tė shovinistėve tė Megalidesė.

    Nė atė kohė, numri i shqiptarėve i kalonte tė 20.000 vetė. Ata sa po themelonin shoqėritė e para patriotike, nė vitin 1906-1908 nė Boston botohej gazeta “Kombi” ku Noli bashkėpunoi me Sotir Pecin, dhe njė vit mė vonė “Qielli” tė cilėn e drejtoi vetė Fan Noli.

    Mė 1912 u krijua Federata Panshqiptare “Vatra” e cila u drejtua po nga Fan Noli. Pėr qėllime tė larta dhe thellėsisht patriotike mė 1908 Noli dorėzohet prift dhe nisė luftėn (plot guxim) pėr ta shkėputur ortodokse shqiptare nga Patriakana e Stambollit.

    Me qėllim qė tė gjitha shėrbesat tė bėhen nė gjuhėn tonė kombėtare, ai pėrkthen shqip liturgjinė ortodokse, veprim edhe politik ky me rėndėsi tė madhe pėr kohėn, sepse i priste udhėn ndikimit tė qarqeve grekomėdha mbi shqiptarėt ortodoksė dhe ndihmonte nė forcimin e lėvizjes patriotike jo vetėm nė mėrgim por edhe nė Atdhe. Atje, Noli zhvilloi njė veprimtari shumė tė gjerė patriotike edhe si orator e publicist. Ai mban fjalime tė zjarrta nė mbledhjet e shqiptarėve edhe nė kishė pėr figurat kombėtare si Kristoforidhi e nė veēanti revokohen lavditė e Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti. Tė kėsaj periudhe janė shqipėrimet e tij tė para artistike: “Njė tregim i Bjornsonit”, komedia “Martesa me pahir” e Molierit, novela “Vanina Vanini” e Stendalit etj.

    Kur shpėrtheu kryengritja e Malėsisė sė Madhe (1911) me nė krye luanin e maleve Dedė Gjon Lulin, ai bėri thirrje pėr luftė tė vendosur kundėr armiqve anadollakė. “Luftė, luftė gjer nė fund! Shqipėria kėrkon luftėtarė e ndihma. Le t’ia apim pa numėruar. Shqipėria kėrkon luftėtarė. Le tė rendim te thirrja e saj. Le tė sulemi nėn flamurin e kuq nėn flakė tė luftės, qė tė na dridhėsohet trupi nga dehja e barotit, qė tė na ndizet shpirti nga zjarri i shejtė i lirisė dhe tė vdesim duke thėnė: Rroftė Shqipėria.”

    “Pra siē e shohim, Noli, i kishte ndezur tė gjithė “gjeneratorėt” e shpirtit tė tij tė madh e tė fuqishėm, me zgjimin e ndėrgjegjes mbarėkombėtare, me ligjėratat e tij, dhe me atė pendė tė pakrahasueshme, qė derdhte energji tė pashtershme” (M.B.)

    Ndėrkohė, Noli ishte regjistruar nė Universitetin e Harvardit (Boston), tė cilin e kreu mė 1912, i diplomuar “pėr art”. Mbas 5 vjetėsh tė nguljes nė SHBA, ai vjen nė Evropė dhe viziton kolonitė shqiptare nė Rumani e Bullgari, ku bėn thirrje pėr bashkim kombėtar. Me Ngritjen e Flamurit Kombėtar nė Vlorė, ai pėrkrah qeverinė e Ismail Qemalit, kthehet sėrish nė Evropė, ku qėndron tre vjet, viziton kryeqytetet e disa shteteve tė mėdha, tė Anglisė, Francės, Austrisė, pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare. Tashmė ai ėshtė njė nga personalitete mė tė njohura tė lėvizjes sonė kombėtare si njeri politik e i kulturės. Me plasjen e Luftės II Botėrore, ai mbetet nė Evropė, dhe vetėm mė 1915 mundi tė kthehet nė Amerikė.

    Mė 1918 Noli vjen pėrsėri nė Europė i ngarkuar nga “Vatra” pėr tė kėrkuar prej Konferencės sė Paqes nė Paris tė drejtat e ligjshme tė Shqipėrisė. Dhe pikėrisht nė kėtė periudhė ai boton organin “The Adriatic Review” (Revista Adriatike), si shtojcė e “Diellit”. Nė vazhdimin e punės sė tij, prej shqipėronjėsi artistik, ai tashmė ka nxjerrė nė dritė tragjedinė “Otello” tė Shekspirit (1916), poemėn epike “Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė” tė Longfellout, dy vjersha tė Edgar Poes, pėrkthime me mjaft vlerė, dhe qė e bėnė shumė tė njohur nė fushėn e letrave. Nė vitet 1912-29, Noli me shumė konseguencė dhe vitalitet energjik vazhdon luftėn kundėr shovinizmit grek e do tė hidhej shumė shpejt nė ndeshjen e ashpėr pėr njė regjim demokratik kundėr reaksionit feudal dhe mbeturinave anadollake. Duhet theksuar se krejtėsisht nė kundėrshtim me ndonjė intelektual tjetėr tė kohės si Faik Konicėn, Fan Noli bashkė me Gurakuqin shkėlqejnė pėr patriotizmin e zjarrtė si atdhetarėt mė tė shquar tė kohės.

    Mė 1920, Noli vjen pėr t’u ngulur nė atdhe, zgjidhet deputet i “Vatrės” pastaj i Korēės. Nė Parlamentin Shqiptar nė krahun e demokratėve pranė Gurakuqit, Sotir Pecit, Hasan Prishtinės e intelektualėve tė tjerė. Noli shquhet pėr ligjėratėn e tij, e pėr atė oratori tė pakundshoqe ku, bashkė me Gurakuqin, i heqin maskėn despotizmit dhe anakronizmit feudal dhe mbeturinave tė nomenklaturės turko-osmane. Me njė elokuencė tė panjohur ndonjėherė tek ne, dhe me njė sarkazėm therėse godet “arkitektėt” e arkaizimit dhe anakronizmit.

    Ligjėratat e Fan Nolit nė Parlamentin Shqiptar tė viteve 1920-1924 janė modeli pėr t’u patur lakmi edhe ndėr kancelaritė e shteteve mė tė pėrparuara dhe mė moderne tė Evropės. Ai, me njė kurajo tė theksuar, do tė fishkullonte nga tribuna e Parlamentit Shqiptar mbi ata pėrfaqėsues tė mbrapambetjes dhe tė errėsirės, mbi despotizmin dhe absolutizmin qė po instalohej nė Shqipėri. Mė 1923 ai propozon zbatimin e reformės agrare, kėrkon t’i jepet gruas e drejta e votės etj., por kėto nuk pranohen nga politikanėt konservatorė, qė deri dje i kishin shėrbyer sulltanit e tani mbronin me tėrė egėrsinė rendin Myfliz tė trashėguar nga Turqia. Kėta politikanė, Noli i ka quajtur “kolltukofagė, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten nė plagėt e infektuara tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpusha qė mund t’i copėtosh, po jo t’i shqisėsh nga trupi qė kafshojnė e thėthijnė”. Nė “Historia e Letėrsisė Shqiptare”, Noli ėshtė “taksuar” pėr pikpamjet e tij tepėr tė studiuara dhe korekte qė ai kishte pėr demokracinė anglo-saksone. “Njė e vėrtetė absolute qė dėshmon pėr sensin perėndimor tė Nolit, pavarėsisht konjukturave politike tė mėpastajme dhe pėr utopinė e tij socialiste” (M.B.). Mbas thyerjes sė Revolucionit Demokratiko-borgjez tė vitit 1924, Noli u strehua nė Austri. Hyrja e Nolit nė Federatėn Komuniste Ballkanike dhe vėnia e tij nė krye tė (Konares), duhet kuptuar si njė lėvizje konjukturale e ēastit. “Por, dhe nė qoftė se Noli pati simpati apo iluzion pėr socializmin, kam mendimin se, nė atė klimė feudo-anadollake tė “staxhionuar” nė portat e orientit, kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė. Fakti qė sot, pothuajse gjysma e Evropės Perėndimore e pėrkrah dhe e aplikon me sukses socalizmin, e bėn Nolin mjaft largpamės dhe koherent” (M.B.). Mė 1932, Noli vendoset pėrfundimisht nė SHBA duke u shkėputur nga beteja politike. Nė atė periudhė ekonomia amerikane po kalonte momente tė vėshtira bashkė me ekonominė botėrore. Nė kėto kushte pėsuan rėnie ekonomike edhe shumė tė mėrguar shqiptarė. Nga tė njohurit e vjetėr tė Nolit, Faik Konica, thjeshtė pėr interesa tė ngushta materiale dhe pėr difiēencė morale nė sensin patriotik, ishte vėnė pėrkrah A. Zogut, i cili i kishte siguruar njė rrogė tė majme si Ambasador nė SHBA. “Diellin” dhe “Vatrėn” ai kishte arritur t’i kthente kundėr Fan Nolit. “Ky ishte morali i Faik Konicės”, i cili nėn kostumin oksidental mbante shpirtin e borgjezit oriental, (shėnimi ėshtė imi, M.B.).

    Vullneti dhe etja e Nolit pėr dije dhe kulturė nuk njeh kufi. Ndonėse nė rrethana tė vėshtira ai nuk i ndėrpreu studimet dhe krijimtarinė, kėsaj here nė fushėn e historiografisė dhe tė muzikės, 55 vjeē ai mbaron konservatorin. Mė 1948, me rastin e 40-vjetorit tė krijmtarisė sė tij nė gjirin e shqiptarėve tė mėrguar nė SHBA, Noli i pėrmblodhi pėr herė tė parė nė njė vėllim vjershat e tij origjinale dhe disa shqipėrime poetike, nėn titullin “Album” tė cilin ua kushtoi “Kryetrimave, qė e ēliruan Shqipėrinė nga fashistėt, nga nazistėt, nga bjelerėt”.

    “Nė qoftė se idealet e shejta tė luftės pėr ēlirimin e atdheut nga armiqt e sipėrpėrmendur u tradhėtuan mė vonė nga komunistėt, kjo nuk e errėson aspak arsyetimin e Nolit, as nuk mund t’i veshi tij “kostumin” e kuq tė komunizmit” (M.B.).

    Sensin e tij atdhetar, Fan Noli e ka “shkrirė” nė portretizimin qė u bėn dy prej figurave mė patriotike tė shekullit qė lamė pas, Luigj Gurakuqit dhe tribunit tė maleve, Barjam Currit.

    Intelektuali i shquar dhe njėri nga viganėt e letrave shqipe, Ernest Koliqi, thotė: Janė tri vepra qė e bėjnė Nolin tė pavdekshėm: 1) Ngritja e Fletores “Dielli” (1909) nė Boston; 2) Futja (anėtarėsimi i Shqipėrisė nė “Lidhjen e Kombeve”) (1920); 3) Autoqefalia e Kishės Ortodokse Shqiptare.

    Noli shquhet si kritik dhe estet. Disa nga veprat qė pėrktheu Noli i pėrcolli me “introdukta” (parathėnie) tė cilat kanė vlerė tė veēantė. Me to ai numėrohet ndėr tė parėt dhe ndėr mė tė shquarit estetė tė kritikės letrare dhe qė pėrhapi pikpamje tė drejta, veēanėrisht mbi vlerat ideore dhe artistike tė veprave qė pėrktheu. Gjykime interesante dha ai rreth “Otellos”, “Hamletit”, tė cilėt kanė qenė objekt intepretimesh tė ndryshme dhe kontradiktore. Vlen pėr t’u shėnuar vėzhgimi i thellė kritik, me tė cilin Noli zbulon botėn e gjerė dhe komplekse shpirtėrore tė Hamletit. Ai shkruan: “Arsyeja kryesore e vuajtjeve tė Hamletit duhet kėrkuar mė tepėr nė ndjenjėn qė ka pėsuar njė tronditje fatale, pėr vdekje, se sa nė ndjenjėn qė ėshtė i pazoti pėr punė e veprim. Pėr ta kuptuar mirė sjelljen e tij, duhet tė dimė qė kemi pėrpara nesh njė tė sėmurė me ethe, i cili ėshtė ngritur me pahir nga shtrati pėr tė mbaruar njė detyrė tė shenjtė, i cili gjysmė nė ėndėrr, i kėputur e me shpirtin nė dhėmbė, pėrpiqet me qip e me thonj tė ngjitet zvarrė pėrpjetė nė majen e bregut, para se tė rrėzohet pėrdhe pa frymė. S’ėshtė as i gjallė as i vdekur, as i marrė as meramend, as i zgjuar as i fjetur tamam: ndodhet buzė vdekjes, buzė greminės, ku e di qė shpejt a vonė do tė pėrmbyset e do tė copėtohet”. Vlerė tė madhe ka stili me tė cilin janė hartuar kėto “introdukta”. Po, mbi tė gjitha, kemi tė bėjmė me njė kontribut nė lėvizjen mendore demokratike sepse ato pėrshkohen nga ide tė pėrparuara shoqėrore, tė mbėshtetura nė rryma tė shėndosha kritike tė kohės, pėr sa u takon paraqitjes dhe aktualizimit tė disa kryeveprave tė letėrsisė botėrore.

    Tė shkruash pėr veprėn Noliane duhen volume, por ajo qė ka shumė rėndėsi, nuk ėshtė vetėm talenti i tij tepėr i madh si shkrimtar, por mbi tė gjitha sensi pėrparimtar dhe patriotik. Angazhimi i tij pėr ta nxjerrė atdheun nga “llumi” dhe errėsira aziatike dhe jehona qė penda e tij e artė ju bėn atyre qė luftojnė pėr oksidentalizimin dhe demokratizimin e kėtij vendi.

    Nė poezinė e tij tė fuqishme “Tomsoni e Kulēedra”, Noli na jep me penelatėn e tij tė fuqishme njė Sidorit me ngjyra sa emocionale as dhe reale, duke pėrpjestuar aktin heroik tė kolonelit holandez, i cili vjen nga ana tjetėr e Adriatikut pėr tė na “flituar” dhe pėr tė na shpėtuar nga ajo “kolerė” pesė shekullore. Nė tė njėjtėn kohė, nė ditėt qė ne po jetojmė, na kujton se jo kurdoherė Evropa ėshtė “kurvė”!... “Si pėrfundim: “Portreti” i Fan Stiliano Nolit, ėshtė dhe do tė mbetet pėrjetėsisht i skalitur nė memorien dhe shpirtin e ēdo qytetari dhe intelektuali shqiptar me shpirt demokrat dhe me sens Euro-Perėndimor”, (autori, M.B.). Kushdo qė ka tentuar apo tenton qė t’i veshė Nolit “nofkėn” komunist , gabon. Komunizmi ėshtė ateist prandaj nuk mund tė jetė i tillė njė prift. Kėtė e bėjnė ata tė cilėt edhe Gurakuqin, herė e quajnė fashist, herė komunist! Dhe natyrshėm tė gjithė ata tė cilėt kanė marrė pėrsipėr tė pėrqafojnė rryma politike pa bosht ideologjik, nuk mund tė ndėrtojnė njė program bindės, por luhaten sa majtas-djathtas. Kėtė e vėrejmė edhe tek demokristianėt, kur herė “induktohen” nga e djathta, me pretendimin absurd se Krishti na paskesh qenė i djathtė! Duhet t’ju kujtojmė kėtyre “predikatorėve” tė absurdit, se Jezusi nuk ishte as kapitalist, as komunist. Dhe kėshtu do tė kuptojmė mė mirė edhe Nolin, i cili nuk deshi as kapitalizmin “vulgar”, as komunizmin. Ai ishte njė demokrat i vėrtetė, njė letrar i pėrmasave evropiane dhe njė atdhetar me vlera shumė tė mėdha.

    Jam i mendimit se do tė ishte nė nderin e Parlamentit Shqiptar, sikur nė hyrjen e selisė tė vendoseshin dy ideologėt dhe dy patriotėt e shquar Gurakuqi e Noli. Si dy pionierė tė qytetėrimit oksidental.

    Dhashtė Zoti qė dy bustet e kėtyre burrave tė mėdhenj, t’i shohim aty ku e kanė vendin dhe ku i thėrret koha.

    Revolucioni Demokratik i Qershorit (1924), nuk ishte rebelim, por njė revolucion me program tė qartė demokratik dhe i iniciuar nga dy ideologė dhe demokratė tė shquar me parime nacionale dhe vizion perėndimor.

    Vetėm mbi “shinat” qė u shtruan nga kėta atdhetarė e intelektualė tė mėdhenj, “treni” shqiptar mund t’i drejtohet Evropės sė qytetėruar dhe demokratike.

    “Godina e Re” e shtetit, nuk mund tė ngrihet mbi rrėnojat e sistemit tė kalbur mesjetar-feudal, por mbi bazamentin (ende tė pa “dizermuar”) tė Shtetit-Arbėr tė Gjergj Kastriotit”. (autori M.B.).

    Misioni tepėr fisnik i Fan Nolit, i cili qė nė fillim tė shekullit tė kaluar, lufton pėr ta shkėputur kishėn ortodokse shqiptare nga Patrikana greke, dhe akoma mė fisnik, pėrkthimi i liturgjisė fetare nė gjuhėn amtare, duhet tė “trokasė” fort nė ndėrgjegjen e predikatorėve tė feve nė Shqipėri, qė ēdo liturgji tė pėrkthehet nė gjuhėn amtare. “Shpirti patriot i Fan Nolit, asht shembėlltyra mė e shkėlqyer pėr edukimin Nacional tė brezave”, (M.B.).

    “Liria” ėshtė pasuria mė e madhe qė mbart njė individ, apo njė popull, (ndaj dhe ēmimin e ka tė lartė)” - (autori).

Mark Bregu

 

Shqipėria si Zvicra, por pa pyje

    Thonė se vendi tė bėn pėr vete, por tek ne ngjet e kundėrta. Jemi ne qė po e bėjmė vendin nė pėrngjasimin tonė. Shqipėria dje me njė ekologji tė pasur me pyje virgjėr, pėrbėnte njė parajsė tė vėrtetė natyrore. Ndėrsa sot zė vendin e fundit nė Europė me sipėrfaqe pyjore prej 0,3ha pėr banorė dhe me rritje mesatare vjetore prej 1,5m3/ha nė vit. Ku vende tė tjera si Gjermania, zotėrojnė 6-7ha pėr banorė dhe me rritje mesatare vjetore mbi 7m3/ha nėvit. Neve gradualisht po e braktisim natyrėn dhe pėr pasojė edhe ajo po na braktis neve duke na kthyer borxhin. Por mjedisi natyror ėshtė i pėrjetshėm dhe nuk lėviz, jemi ne ato qė do tė endemi diku tjetėr pėr tė mbijetuar. Thuhet se ne shqiptarėt kemi lindur bashkė me drurin dhe vdesim me drurin dhe ka tė ngjarė qė “jemi prej drurit”. Dikur kjo pasuri ishte me bollėk dhe se Zoti ia kishte dhėnė falas kėtij populli. Sipėrfaqe tė pafundme me pyje shekullorė pushtonin vendin dhe nė brendėsinė e tyre sundonte errėsira edhe nė mesin e ditės qė u kallte “frikėn” njerėzve tė atyre anėve. “Frika” shtohej edhe nė gjallesat e egra qė popullonin kėto pyje dhe jetonin si nė shtėpinė e tyre. Por njė ditė ndodhi mrekullia, erdhi fitorja. Bashkė me ēlirimin e vendit, populli ynė “punėtor, trim, besnik, atdhetar dhe paqedashės” si njė trup i vetėm rreth partisė sė tij me njė “humanizėm tė pashoq”, me njė mentalitet tė “lakmueshėm” feudal u ngrit dhe vendosi tė mposhtė krenarinė shekullore tė kėtyre pyjeve qė mbretėronin dhe “mbillnin vetėm tė kėqia dhe fatkeqėsi pėr njerėzit”. Toka e cila qė prej shekujsh mbulohej nga errėsira e pyllit duhej tė zbulohej dhe tė dilte lakuriq nė dritėn e diellit. Malet dhe kodrat duhej tė bėheshin pjellore sikurse edhe fushat. Vendi po ndryshonte me hapa gjigandė dhe pėr herė tė parė populli ynė “largpamės dhe i fuqishėm” arriti tė mposhtė natyrėn.

    Bashkė me ndryshimet “progresiste” po shuhej errėsira dhe po sundonte drita, lakuriqėsia e maleve, po zbulohej nė sy tė botės. Edhe kafshėt e egra, ato qė mundėn tė shpėtonin kokėn morėn arratinė dhe, tashmė nuk pėrbėnin njė “rrezik” pėr njerėzit tonė “paqedashės”. Populli ynė, duke qenė aq i lidhur me drurin, i pėlqente tė ngrohej vetėm prej tij dhe ashtu u bė. Thuhej qė edhe Shqipėria do tė ndėrtohej prej druri dhe pėr kėtė nevojitej njė industri e fuqishme e mbėshtetur vetėm nė forcat tona dhe ashtu u bė. Pyje kishte me bollėk dhe s’po iu gjendej fundi. E rėndėsishme ishte se kėto pyje po i shfrytėzonim ne tė zotėt e shtėpisė dhe jo okupatori. Njė punė e pashembullt u bė gjatė dymbėdhjetė viteve tė demokracisė. Ndonėse njė kohė e shkurtėr, populli ynė nė sajė tė njė mentaliteti feudal tė trashėguar me fanatizėm dhe modernizimit tė mjeteve tė punės, arriti tė shfrytėzojė pothuajse atė ēfarė kishte mbetur nga e kaluara jonė “e lavdishme”. Krahas lėvizjes demografike tė popullatės ndodhi edhe gravitimi i pyjeve nga lart-poshtė drejt zonave urbane dhe qyteteve. Bashkė me emigrimin e njerėzve pėr nė vende tė ndryshme tė Europės, pėr njė jetė mė tė mirė, tani po emigronin edhe pyjet tona. Nė fillim emigruan drurėt e rinj dhe tė shėndetshėm tė vendosur pranė rrugėve auto-pyjore dhe qendrave tė banuara dhe kohėt e fundit po u vjen radha edhe atyre qė ishin fshehur dhe strukur thellė nė lugina dhe nė lartėsitė e maleve. Krahas drogės dhe prostitucionit, emigrimi i drurit konsiderohet njė veprim normal si mall qė sjell fitime pėr biznesin vendas qė posa ka filluar tė pasurohet. Emigrimi i drurėve ndonėse ngjan me emigrimin e njerėzve pėr nga mosha e re, cilėsia dhe ēmimi, ndryshon sepse ai emigron me letra legale pa pengesa dhe me shumicė. Edhe fshatari dhe qytetari me rritjen e standarteve tė jetesės s’mund tė ngrohet mė me atė drurin e dikurshėm tė quajtur dru zjarri. Tashmė ėshtė mė komode tė pėrdoret pėr djegie lėnda e punimit e cila digjet mė mirė, prodhohet mė lehtė dhe kushton mė lirė. Njė fat tė hidhur patėn ato mijėra drurė autoktonė tė mplakur nga mosha e tė sėmurė nga defektet qė u konsideruan si tė papėrdorshėm dhe u lanė pėr tė vdekur nė vendlindjen e tyre. Dhe tashmė atyre dhe pyjeve fqinje nuk iu dihet mė as nami e nishani pasi populli ynė “fisnik” ua gjeti dermanin duke i djegur njėherė e pėrgjithmonė. Mendohet se nė ato vende mund tė kullotnin bagėtitė dhe s’do tė ketė mė egėrsira. Por pyjeve akoma s’po u gjendet fundi. Dikur nė njė majė apo rrėpirė ato pėrsėri ngrejnė krye por s’ėshtė e largėt dita qė edhe ato do tė kenė fatin e tė tjerėve.

    Mendohet se atėherė njerėzit do ta “zotėrojnė” natyrėn e cila do tė ketė njė pamje tjetėr, me lakuriqėsinė e maleve ashtu siē e ėndėrronin tė parėt tonė. Shiu qė bie nuk shkon mė nė kroje dhe burime por rrjedh vrullshėm, pa pengesa duke marrė pėrpara sa hapė e mbyll sytė atė ēfarė shekujt krijuan me mundim duke lėnė pas shkėmbin qė tashmė sundon bashkė me natyrėn dhe njeriun qė e deshi aq shumė. Po sa vjen koha e shirave ujėrat s’vonojnė tė mbushin liqene dhe tė bėhen zotėr tė fushave dhe tė banesave tona ku i pritėm me aq bujari. Por ndėrsa shirat pushojnė, liqenet s’vonojnė tė shterrojnė dhe zonat pėrreth i pushton thatėsira dhe cikli vazhdon tė pėrsėritet. Nuk do tė kalojnė shumė kohė dhe diku njė liqen ėshtė kthyer nė tokė pjellore tė cilėn ia ka rrėmbyer malit pėbri qė dikur ishte pyll. Fėmijėt tanė do tė kujtojnė. Kėtu na ishte njėherė njė hidrocentral. Diku tjetėr shkruhet njė pllakė se kėtu njėherė na ishte njė burim ku pinte ujė i gjithė fshati apo merrte ujė i gjithė qyteti. Burimi ndodhej nė rrėzė tė njė pylli i cili gjallėronte nga jeta

    Kėto gjėra i pėrkasin njė tė kaluare tė largėt dhe do tė duken si tė pabesueshme por ja qė njeriu bėka mrekullira. Ndoshta do tė vijė njė ditė qė edhe ne tė pijmė ujin e distiluar tė detit nė sajė tė kėtij “kontributi” qė dhamė tė gjithė. Fėmijėt tanė do tė “krenohen” me ne dhe me tokėn e tyre. Thuhet se dikur nė kėto male ka patur edhe gjallesa tė egra si kaprolli, dhia e egėr, derri i egėr, ariu, lepuri, thėllėnza e malit, pėllumbi i egėr dhe lloje tė tjera qė na lanė pėr trashėgim emrin e tyre. Thonė se kėto kafshė dhe shpendė u bėnė tepėr tė “rrezikshme” pėr njerėzit e “butė”, tė cilėt pėr t’u mbrojtur pėrveē armėve tė gjahut pėrdorėn edhe armė luftarake dhe ia dolėn mbanė duke fituar. Meqė rreziku gjithmonė na ka ardhur nga “jashtė” ka ndodhur qė kafshė dhe shpendė shtegtarė me qėllim tė shkelin zonėn e ndaluar dhe janė eleminuar nga njerėzit tonė “vigjilentė” qė nė momentin e desantimit. Nė kohėn tonė mbijetuan kafshė dhe shpendė tė “dobishme” dhe tė “buta” si ujku, dhelpra, ēakalli, korbi, sorra, laraska, shqiponja e tė tjera tė cilat iu pėrshtatėn banorėve tė atyre zonave. Thuhet se nė botėn e qytetėruar si nė Europė, Amerikė, Australi e gjetkė, kafshėt e pyllit si kaprolli dhe tė tjera kanė depėrtuar deri nė brendėsi tė qyteteve dhe janė miqėsuar me njerėzit. Thuhet gjithashtu se njerėzit e kėtyre vendeve nuk preferojnė t’i presin pyjet pėr ndonjė qėllim dhe kanė filluar ta zėvendėsojnė lėndėn e drurit pėr pėrdorim me materiale tė tjera industriale. Ndėrsa ne po e shfrytėzojmė pyllin si burim komercial ndryshe po ndodhė me qytetėrimet e tjera ku pylli po shfrytėzohet pėr funksionet mjedisore qė luan. Kėshtu njerėzit ndjehen mė mirė duke e soditur pyllin pėr bukuritė qė ofron dhe duke jetuar nė mjedisin pyjor. Ato preferojnė tė ngrenė banesėn e tyre nėn strehėn e pyllit duke bashkėjetuar me kafshėt, shpendėt dhe gjallesat e tjera qė janė banorėt e pėrjetshėm tė pyllit. Dhe kjo quhet jetė luksi, komoditet nė gjuhėn e qytetėrimit ku paguhen shuma tė mėdha tė hollash. Nė fund shteti, individi, tė gjithė dalin tė fituar edhe pse pyjet e veta nuk i presin por i blejnė nga vende tė “pasura” siē jemi ne.

    Shikoni ēfarė impaktesh kanė ndodhur nė pyjet tona nga ndėrhyrjet e njeriut. Tani Shqipėria meriton tė quhet “vend turistik” me “resurse tė bollshme”. Tani plazh mund tė bėsh jo vetėm nė bregdet, por edhe nė male ku dje kishte vetėm pyje dhe kafshė tė egra. Duhet t’u kujtoj qeveritarėve qė tė vėshtrojnė jo vetėm nga deti, por edhe nga malet tė cilat i kemi me shumicė nė veri tė vendit. Mjedise tė tilla natyrore vėshtirė t’i gjesh nė ndonjė vend tjetėr edhe pse mungon infrastruktura. Njerėzit e fushės tė malit dhe tė qytetit pothuajse frekuentojnė tė njėjtin mjedis. “Progresi ėshtė i dukshėm”. Tė huajt kanė investuar disa miliona dollarė qė edhe nė vendin tonė tė kemi pyje por s’kanė pėr t’ia arritur qėllimit pasi ne nuk kthehemi mbrapa. Sa pėr dollarėt ato i hėngri lugati dhe ikėn bashkė me vapėn. Edhe nėse mbjellim ēfarė korrėm llogaria ėshtė e bėrė. Pasardhėsit tanė tė brezit tė IV dhe tė V do tė kthehen aty ku ishin gjyshėrit tanė, aty ku ndodhe Europa sot. Dhe nėse ne do ta jetonim do tė na vinte keq sa mbrapa janė kthyer stėrnipėrit tanė. Thonė se pyjet tona i administron shteti pėrmes drejtorive tė shėrbimit pyjor tė pėrbėra nga njerėz me arsim tė lartė, inxhinierė dhe inspektorė me kualifikim tė mesėm profesional.

    Nga ana e shtetir tregohet e njėjta pėrkujdesje si pėr pyjet ashtu edhe pėr personelin qė ka pėr detyrė t’i mbrojė dhe t’i menaxhojė ato. Kėshtu rroga e njė specialisti arrin afėrsisht sa e njė arsimtari, megjithė shkurtimet e vazhdueshme qė ka patur nga qeveritė e mėparshme. Policėt pyjorė janė tė pajisur edhe me armė tė tipit trofe (parabelė) dhe karabinė dhe shpesh herė edhe me uniformė por qė s’para pėrdoret nė pėrgjithėsi pėr arsye qė i dinė vetė. Policėt pyjorė nė pėrgjithėsi mbahen pėr njerėz tė “privilegjuar” dhe nuk qahen, janė tė sjellshėm. Nuk pėrdorin makina private pėr arsye tė ndotjes sė ambjentit dhe ndihen mė komod duke ecur nė kėmbė. Policėt pyjorė janė shumė miqėsorė edhe me popullin edhe me shtetin dhe nuk pėrzihen nė punėt e njėri-tjetrit. Populli punon vetė pa ndihmėn e policisė pyjore e cila ka lėnė ēdo lloj biznesi dhe i ėshtė kushtuar profesionit pėr tė fituar bukėn e gojės.

    Ēdo vit nė vendintonė priten mbi dy milion m3 lėndė drusore qė shkon pėr nevojat e vendit nė asortiment lėndė punimi e dru zjarri dhe pėr eksport si lėndė punimi gjysmė e pėrpunuar ose e pėrpunuar. Pėr vitin 2002 janė raportuar nė shkallė vendi lėndė drusore kontrabandė, lėndė punimi dhe dru zjarri gjithsej 28374m3, afėrsisht e barabartė me nevoajt pėr dru zjarri qė ka rrethi Malėsi e Madhe. Sasia e mėsipėrme ėshtė e papėrfillshme nė raport me realitetin i cili vazhdon tė mos deklarohet. Megjithatė shteti kujtohet tė pėrmendė pyjet njė herė nė vit sa pėr modesti. Specialistit tė pyllit edhe pse i dhemb shpirti pėr atė ēfarė po ndodh ėshtė i detyruar tė bėjė si shteti. Punėt vazhdojnė tė ecin “aq mirė” dhe “pa probleme” pėr aq kohė sa pyjet do tė varen nga Ministria e Bujqėsisė. Nė vendin tonė ndonėse s’ka ministri pyjesh, siē ndodh nė vende tė tjera, kemi ministri ambjenti e cila merret me ēdo gjė por vetėm me pyje jo, pasi pa pyje ecet mė mirė. Edhe pushteti i medias nuk bezdiset fare pasi ai s’ka kohė tė tepėrt tė merret me gjėra tė “parėndėsishme” dhe jashtė etikės mediatike. E rėndėsishme ėshtė se ne sipas traditės vazhdojmė tė gėnjejmė njėri-tjetrin. Gėnjejmė vetveten dhe besojmė. Edhe shteti bėn tė njėjtėn gjė dhe beson. Tė gjithė sė bashku bėjmė detyrėn. Gomari nė gojėn e ujkut tha: zėre se jam nė ėndėrr. Por gomarin e hėngri ujku. Natyra ka filluar tė na e kthejė borxhin. Dėnimin qė pėrgatitėm vetė do ta vuajmė tė gjithė dhe ēmimi s’do tė jetė i vogėl. Ndodhemi nė prag tė njė katastrofe ekologjike ku po fundosemi. Varka ėshtė duke u mbutyr bashkė me njerėzit qė i mbart brenda. Ujėrat qė vėrshuan i lanė malet tė shkreta pa jetė. Vendi rrezikon tė kthehet nė shkretėtirė dhe kėtė mund ta konstatoni pėr rreth vendbanimit tuaj. Dhe heshtja vazhdon si heshtje varri. Absurdi i gėnjeshtrės dhe i mashtrimit tė vetvetes ndjek zakonin e vjetėr. Pėr ēfarė dhe nė emėr tė kujt bėhet e gjithė kjo. Me kėtė shkrim u pėrpoqa tė trokas qė tė shohin tė verbėrit dhe tė dėgjojnė tė shurdhėrit, qė tė vrasim frikėn duke dėshmuar tė vėrtetėn. Jemi nė buzė tė greminės, gjendja paraqitet dramatike me pėrmasa kombėtare si rezultat i masakrimit tė pyjeve pėr interesa fitimi. Opinioni publik dhe strukturat e shtetit duhet tė informohen drejt pasi koha nuk pret mė dhe duhet vepruar me emergjencė. Askush nuk pėrjashtohet nga fajėsia dhe dėnimi qė kemi pėrgatitur duke shkatėrruar atė ēka Zoti na e bėri gati dhe na e dha falas, me shumicė, duke na privilegjuar nga popujt e tjerė. Si mundet qė tė zotėt e shtėpisė tė rrėnojnė strehėn e vet edhe kur tė tjerėt kėrkojnė ta ndėrtojnė. Zoti na dhuroi parajsėn ne po pėrgatisim ferrin. Pėrgjegjėsia s’ėshtė vetėm institucionale, por edhe kolektive dhe qytetare pasi ato janė nė funksion tė njėra-tjetrės. Ne duhet tė mėsohemi qė jo vetėm tė akuzojmė por tė marrim mbi vete pėrgjegjėsitė qytetare qė na takojnė nė mjedisin ku gjendemi. Intelektualėt edhe pse tė varfėr duhet tė ngrihen mbi verbėrinė dhe tė denoncojnė me guxim errėsirėn ku jemi mbytur. Ka ardhur momenti qė shoqėria tė emancipohet duke shfrytėzuar energjitė intelektuale. Vetėm nė njė shoqėri tė emancipuar mund tė ketė njė shtet tė emancipuar. Nuk duhet qė e mira tė importohet por ajo duhet tė shpallet brenda nesh.

    Unė apeloj, thirrja ime ėshtė kushtrim, me shpresė dhe besim nė Zotin se do tė gjendet rruga e shpėtimit e kėtij populli qė po vuan pėr fajet e veta.

Ing. Vasel Zefaj

 

Letėr njė fėmije qė kurrė s’u lind

Nga Oriana Fallaci

Vijon nga numri i kaluar

 

Sa tė ēuditshėm jemi ne njerėzit

Shoqja ime thotė se e ēmendura qenkam unė. Ajo, qė ėshtė e martuar, ka bėrė katėr dėshtime nė tre vjet. Dy fėmijė i kishte, njė i tretė do tė ishte i papranueshėm, thotė. As pulat nuk i sjellin nė jetė gjithė zogjtė qė mund tė bėnin. Nėse nga ēdo vezė e pllenuar do tė lindej njė zog, ky planet do tė ishte bėrė qymez. E di ti qė shumė pula pijnė vezė? E di qė i ngrohin vetėm njė a dy herė nė vit? Po lepujt: e di ti qė disa lepurushė hanė lepujt e lindur tė dobėt pėr tė rritur tė tjerėt? Nuk do ishte mė mirė t’i asgjėsonin qė nė fillim, nė vend qė t’i sillnin nė kėtė botė sa pėr t’i ngrėnė apo pėr t’u ngrėnė? Sipas meje do ishte shumė mė mirė tė mos i ngjiznin fare. Por, sapo guxoi tė shkruar kėtė arsyetim, shoqja ime merr zjarr. Pėrgjigjet se ėshtė e vėrtetė qė ajo pėrdorte hapje prandalues. Nuk i vinte mirė, megjithatė i pėrdorte. Pastaj njė natė harroi t’i pinte, dhe nga kėtu erdhi dėshtimi i parė. Me sondė, thotė. Nuk e kam kuptuar dhe aq mirė se ē’ėshtė kjo sonda. Ma do mendja se ėshtė njė si punė shtize qė vret. Nga ana tjetėr kam kuptuar qė e pėrdorin shumė gra, megjithėse e dinė qė tė sjell vuajtje tė mėdha e nganjėherė pėrfundon edhe nė burg.

    Ti po pyet veten ē’mė ka gjetur qė kėto ditė tė flas vetėm pėr gjėra tė kėtilla? Nuk e di pse. Ndoshta nga qė tė tjerėt ma pėrmendin dėshtimin oreminut. Ndoshta ngaqė nė njė farė pike mė shkoi nė mendje edhe mua. Ndoshta ngaqė nuk dua t’ia besoj askujt mėdyshjen qė mė helmatis shpirtin. Vetė mendimi qė tė tė vras, sot mė vret, e prapėseprapė mė qėllon ta marr parasysh. Mė ngatėrron ajo puna e pulave. Mė ngatėrron inati i shoqes sime kur i tregoj fotografinė tėnde dhe shenjoj me gisht sytė e tu, duart e tua. Ajo mė pėrgjigjet se pėr t’i parė vėrtetė syēkat e tua, pėr t’i parė vėrtetė doēkat e tua, nuk do tė bėnte punė as mikroskopi. Bėrtet duke mė thėnė se jetoj me fantazira, se mundohem t’u vesh arsyetime ndjenjave tė mia, ėndrrave tė mia. Arriti deri dhe tė mė thosh: “Po larvat e bretkosave qė ti i heq me shkop nga shatėrvani i kopėshtit qė tė mos bėhen bretkosa e tė mos tė ēajnė veshėt natėn duke bėrė kuak-kuak?” E di, po tregohem e pamėshirshme duke tė vėnė nė dijeni mbi ligėsitė e botės ku bėhesh gati tė hysh, mbi lemeritė e pėrditėshme qė ne kryejmė, dhe po tė parashtroj koncepte kaq tė ndėrlikuara. Por dalėngadalė po piqet tek unė bindja se ti mė kupton, ngaqė i di tė gjitha qysh tani. Zura ta mendoj ditėn kur torturoja trurin duke u pėrpjekur tė tė shpjegoja qė toka ėshtė e rrumbullakėt si veza jote, qė deti ėshtė i mbushur me ujė si ai ku ti pluskon, dhe nuk arrija tė shpjegoja atė qė doja. Befas mė paralizoi mendimi mos ndoshta orvatja ime ishte e kotė, mos ti i dije tė gjitha madje mė mirė se unė, dhe nuk mė ndahet mė dyshimi mos i kam rėnė nė tė. Nėse nė vezėn tėnde ka njė gjithėsi, pse u dashka tė mungojė mendimi? A nuk thonė ca qė nėnndėrgjegja ėshtė kujtimi i tė qenit paralindjes? Ėshtė kėshtu? Atėherė, pa mė thuaj, ti qė i di tė gjitha: kur fillon jeta? Mė thuaj, tė pėrgjėrohem: ka zėnė fill vėrtetė jeta jote? Qysh kur? Nga ēasti kur pikla e dritės qė ne e quajmė spermė shkoi dhe ēau qelizėn? Nga ēasti kur tė ēeli njė zemėr dhe zuri tė pomponte gjak? Nga ēasti kur tė lulėzoi njė tru, njė palcė kurrizore, dhe nise tė merrje trajtė njerėzore? Apo ai ēast nuk ka arritur ende dhe ti je veē njė motor nė ndėrtim e sipėr? Ē’nuk do tė jepja vogėlush, pėr ta thyer memecėrinė tėnde, pėr tė depėrtuar nė burgun qė tė mbėshtjell dhe qė unė e mbėshtjell, ē’nuk do tė jepja pėr tė tė parė, pėr tė dėgjuar pėrgjigjen tėnde.

    Ēfarė ēifti i ēuditshėm qė jemi ne tė dy, ė? Gjithēka te ti varet nga unė dhe gjithēka te unė varet nga ti: po u sėmure ti, sėmurem edhe unė, po vdiqa unė vdes edhe ti. Porse ti nuk mundesh tė komunikosh me mua dhe unė nuk mundem tė komunikoj me ty. Sado e pamasė qoftė dituria jote, ti nuk e di as ē’fytyrė kam, as ē’moshė jam, as ē’gjuhė flas. Ti nuk e di nga vij, ku ndodhem, me ē’punė merrem. Po tė doje tė mė pėrfytyroje, nuk do tė kishe asnjė element pėr tė marrė me mend nė jam e bardhė apo e zezė, e re apo plakė, e gjatė apo e shkurtėr. Dhe unė rri e vras mendjen nė je bėrė apo jo njeri! Kurrė dy tė huaj, lidhur me tė njėjtin fat, nuk kanė qenė kaq tė huaj sa ne tė dy. Kurrė dy tė panjohur, lidhur me tė njėjtin trup, nuk kanė qenė kaq tė panjohur, kaq tė largėt sa ne tė dy.

 

Fėmija nė bark tė nėnės nuk ėshtė as pronė e Zotit, as e shtetit, as e nėnės

    Fjeta keq dhe pata ca dhembje pėfund barkut: ishe ti? Pėrpėlitesha gjithė angėshti nė shtrat, dhe gjumi ishte njė lėmsh ankthesh absurde. Nė njėrin ishte yt atė, dhe qante. Nuk e kisha parė kurrė tė qante, nuk e mendoja tė ishte i zoti tė qante. Lotėt e tij binin me njė zhurmė tė mbytur plumbi nė shatėrvanin e kopshtit tim qė ishte plotepėrplot meshirita tė pafund e tė jargėt. Brenda shiritave kishte ca vezė tė vockla tė zeza me njė si punė bishti: larvat e bretkosave. Nuk e pėrfillja shumė tėt atė, merresha vetėm me larvat tė cilat i vrisja qė tė mos rriteshin e tė mos bėheshin bretkosa e tė mos mė linin pa gjumė duke bėrė kuak-kuak. Ishte punė e lehtė: mjaft t’i ngrije shiritat me njė shkop dhe t’i vije nė barin e kopshtit ku pastaj dielli do t’u merrte frymėn. Do t’i terte. Por shiritat rrėshqisnin, tė jargėt, me ca pėrpėlitje tė zhdėrvjellta, dhe binin nė ujė e zhyteshin nė llum: nuk arrija t’i vija mbi bar. Pastaj yt atė reshti sė qari dhe u vu tė mė ndihmonte: ia doli t’i hiqte pa vėshtirėsi. Me njė degė peme ngrinte nga uji shiritat, atij nuk i rrėshqisnin, dhe i grumbullonte mbi bar. Me metodė, i qetė. Dhe unė vuaja prej kėsaj. Sepse ishte njėlloj si tė shihje dhjetra, qindra fėmijė, qė u merrej fryma e tereshin nė diell. E lebetitur, ia hoqa shkopin dore dhe brita: “Lėri tė qetė! Ti pėr vete je lindur, lėri dhe ata tė linden”. Nė makthin tjetėr kishte njė kangur. Ishte kangure. Nga barku i saj doli njė njomėzak, njė si krimb i butė e i brishtė. Pa pėrreth i lebetitur, thua se po pėrpiqej tė kuptonte ku qe, dhe nisi tė kacavarej nėpėr trupin leshtak. Ecte ngadalė, me mundim, pėrplasej, zvarritej, gbonte, por mė nė fund e mbėrriti trastėn dhe me njė mundim tė fundit tė stėrmadh u hodh brenda me kokė.

    Unė e kuptoja qė nuk ishe ti, qė ishte embrioni i kangurit, i cili lindet ashtu ngaqė del para kohe nga burgu i vezės dhe e pėrfundon formimin e vet jashtė barkut tė mėmės. Porse unė i flisja si tė ishe ti. E falenderoja qė kishte ardhur tė mė tregonte se nuk ishte send, por qenie. I thosha se tani ne nuk ishim mė dy tė huaj, dy tė panjohur, dhe qeshja e lumtur. Qeshja... Por ja ku ia behu gjyshja. Ishte shumė plakė, dhe shumė e trishtė. Mbi shpatullat e saj tė kėrrusura dukej sikur rėndonte gjithė pesha e kėsaj bote. Nė duart me rrudha mbante njė kukull me sytė e mbyllur dhe me kokėn shumė tė madhe. Thoshte: “Sa e lodhur jam. Po laj haqet e dėshtimeve. Kam bėrė tetė fėmijė dhe tetė dėshtime. Po tė kisha qenė e pasur do tė kisha patur gjashtėmbėdhjetė fėmijė dhe asnjė dėshtim. Nuk ėshtė e vėrtetė qė ia merr dorėn, ēdo herė ėshtė si hera e parė. Por kėtė prifti nuk e kuptonte.” Kukulla ishte sa njė kryq nga ata qė mbahen nė xhep. Duke e ngritur lart si kryq, gjyshja hyri nė njė kishė dhe ra nė gjunjė pėrballė njė rrėfyestoreje dhe zu tė pėshpėrisė diēka me buzėt pranė rrjetės. Nga brenda rrėfyestores u ēua njė zė i keq, zėri i priftit: “Ti ke vrarė njė njeri! Ke vrarė njė njeri!” Gjyshja dridhej nga frika mos dėgjonin tė tjetėr. Lutej: “Mos bėrtisni, At, ju pėrgjėrohem! Do tė mė fusni nė burg. Ju pėrgjėrohem”. Mirėpo prifti nuk e ulte zėrin dhe atėherė gjyshja ua mbathi kėmbėve. Vraponte nėpėr rrugė, e ndjekur nga policėt, dhe tė dhembte shpirti tek shihje njė plakė qė rendte ashtu. Mua mend mė binte tė fikėt pėr tė dhe mendoja: do t’i plasė zemra, do tė vdesė. Policėt e mbėrritėn te dera e shtėpisė. I shkulėn nga duart kukullėn dhe i lidhėn krahėt. Ajo tha, ballėlart: “Jam e penduar, por do ta bėj sėrish. Nuk e bėj kurrė me dėshirė, por nuk mund tė mbaj me bukė shumė fėmijė. Nuk mundem.” Mė zgjuan ato dhembjet pėrfund barkut.

    Nuk duhet ta takoj mė shoqen time. Fjalėt e saj m’i shkaktojnė makthet. Mbrėmė mė ftoi pėr darkė: i shoqi nuk ishte aty, iu duk rast i mirė pėr tė mė folur pėr ty, dhe mė hėngri shpirtin. Na doli se njė fizikant, njė farė doktor H. B. Munson, qenkėsh i njė mendjeje me shoqen time. Deri edhe fetusi, shpall ai, ėshtė materie pothuajse e plogėt, gati-gati njė bimė qė mund tė shkulet me lugė. Shumė-shumė mund ta marrim si “sistem tė ndėrlidhur aftėsish tė paplotėsuara”. Ndėrsa, sipas disa biologėve, qenia njerėzore zė fill me ngjizjen pasi veza e pllenuar pėrmban ADN: acidin dezoksiribonukleik, i cili ėshtė baza e proteinave qė formojnė njė individ. Tezė sė cilės doktor Munsoni i kundėrvihet duke thėnė se edhe spermatozoidi, edhe veza e pllenuar pėrmbajnė ADN: a mund t’i konsiderojmė vezėn dhe spermatozoidin qenie njerėzore? Pastaj ka njė grup mjekėsh, sipas tė cilėve njė qenie njerėzore u bėkėsh qenie njerėzore pas njėzet e tetė javėsh, domethėnė kur ėshtė nė gjendje tė mbijetojė jashtė barkut tė nėnės, ndonėse antropologėt, sipas tė cilėve edhe njė i porsalindur nuk ėshtė qenie njerėzore, por bėhet i tillė vetėm nėse u nėnshtrohet ndikimeve kulturore dhe shoqėrore. Gati plasi sherri. Shoqja ime shprehej nė tė mirė tė opinionit tė antropologėve, ndėrsa unė anoja nga ai i biologėve. E acaruar, mė paditi se po mbaja anėn e priftėrinjve: “Je e krishterė, e krishterė, e krishterė!”. Nuk jam e krishterė dhe ajo e di. Pėrveē kėsaj, u mohoj priftėrinjve ēdo lloj tė drejte pėr tė ndėrhyrė nė kėtė ēėshtje, dhe ajo e di. Por nuk mundem, kurrėsesi nuk mundem tė pranoj parimet e padrejta tė doktor Munsonit. Nuk mundem kurrsesi nuk mundem t’i kuptoj ato qė futin njė sondė nė bark si tė jenė duke bėrė njė purgė pėr tė hequr ushqimin e patretur. Vetėm nėse...

    Vetėm nėse ēfarė? Po tradhtoj vendimin qė kam marrė? Mė dukej sikur tani isha e sigurtė, sikur i kisha kaluar pėrbukuri gjithė pasiguritė, gjithė dyshimet. Pse tani kthehen, nėn petkun e mijėra arsyeve tė kėrkuara me qiri? Tė jetė pėr faj tė kėsaj ligėshtie qė mė bėn tė mė merren mendtė, pėr faj tė kėtyre dhembjeve qė mė therin barkun? Duhet ta mbaj veten, vogėlush. Duhet t’i mbetem besnik vetes dhe ty. Duhet tė tė ēoj deri nė fund, nė mėnyrė qė kur tė rritesh tė jesh dikush qė nuk i ngjan, as prifit qė bėrtiste nė ėndėrr, as shoqes sime e doktor Munsonit tė saj, as policėve qė i lidhnin krahėt gjyshes. I pari tė quan “pronė tė Zotit”, e dyta tė quan “pronė tė nėnės”, tė tretėt tė quajnė “pronė tė shtetit”. Ti nuk i pėrket, as Zotit, as Shtetit, as mua. I pėrket vetes tėnde dhe kaq. Tekefundit je ti qė e ke marrė nismėn dhe unė gaboja kur besoja se po tė detyroja tė zgjidhje. Duke tė mbajtur, unė s’bėj tjetėr veēse i pėrulem urdhrit qė mė dhe kur u ndez pikla jote e jetės. Mes meje dhe teje, viktima e mundshme nuk je ti, vogėlush: jam unė. A s’kėrkon tė mė thuash kėtė kur i vėrsulesh si vampir trupit tim? A s’kėrkon tė mė vėrtetosh kėtė kur mė dhuron tė pėrzierėt? Jam keq. U bė njė javė qė lodhem kur punoj. Mė ėshtė fryrė njė kėmbė. Do ishte e tmerrshme po tė hiqja dorė nga udhėtimi qė tashmė kam pėrcaktuar. Dhe komendatori duket sikur e ka kuptuar. Me njė zė pothuajse kanosės sot mė pyeti “nėse mundem” dhe shtoi se ai e uronte njė gjė tė tillė. Bėhet fjalė pėr njė projekt tė rėndėsishėm, tė nisur posaēėrisht pėr mua. Ai e ka pėr zemėr, po kėshtu edhe unė. Po tė mos mundja tė shkoja... Patjetėr qė do tė shkoj. A nuk tha edhe mjeku se shtatzania nuk ėshtė sėmundje, ėshtė gjendje normale, se duhet tė vazhdoj tė bėj atė qė kam bėrė gjithmonė? Ti nuk do tė mė tradhtosh.

 

Regjimi i shtratit ėshtė ngujim

    Ndodhi diēka qė nuk e kisha parashikuar: mjeku mė vuri nė regjim shtrati. Dhe ja se ku jam, e ngujuar. Duhet tė rri shtrirė dhe pa lėvizur. Nuk ėshtė gjė e lehtė, mė kupton besoj, meqė jetoj vetėm: po ra zlija, duhet tė ngrihem pėr tė hapur derėn. E duhet tė ha, duhet tė lahem: pėr tė bėrė njė kafe apo pėr tė shkuar nė banjo, mė duhet tė ēohem nga shtrati. Apo jo? Me ushqimin, hėpėrhė, merret shoqja ime. I dhashė ēelėsat dhe dy herė nė ditė vjen tė mė sjellė pėr tė ngrėnė, e shkreta ajo. I thashė: “Nuk deshe tė bėsh nė fėmijė tė tretė dhe ja, tani tė duhet tė birėsosh njė tė rritur.” M’u pėrgjigj se njė e rritur ėshtė mė mirė se njė foshnje: nuk ka nevojė t’i japėsh gji. E beson ti po tė tė them qė shoqja ime ėshtė e mirė? E mirė ėshtė. Dhe jo vetėm ngaqė vjen e mė ndihmon: por ngaqė nuk ma ka zėnė mė nė gojė, as atė Munsonin, as ata antropologėt e vet. Befas duket nė merak tė madh, gjithė frikė mos tė tė humb. Mos u shqetėso: nuk ka rrezik. Mjeku i bėri sėrish analizat dhe mbėrriti nė pėrfundimin se ti po ecėn mirė, regjimi i shtratit ėshtė njė masė kundėr dhembjeve qė, sipas tij, janė pėr shkaqe krejt tė tjera. U bėre dy muajsh dhe dy muajt shėnojnė njė kalim mjaft delikat: kalimin gjatė tė cilit embrioni shndėrrohet nė fetus. Ti po formon qelizat e tua tė para kockore, qė do tė zėvendėsojnė kėrcet. Po zgjat kėmbėt, njėsoj si nė pemė qė shtrin pėrpara degėt e veta, e nė kėmbkat e tua tashmė lulėzojnė gishtat. Duhet tė bėjmė kujdes deri nė fund tė muajit tė tretė, pastaj mund t’i marrim gjėrat mė nge si mė parė: ja, as dy javė nuk do tė zgjasė kjo punė e tė ndenjurit shtrirė nė shtrat. Komendatorit i thashė se mė kishte zėnė bronkiti. E besoi, dhe mė siguroi se udhėtimi mund tė presė: ka ende shumė gjėra pėr t’u vėn nė vijė. U gėzova: po ta dinte si qėndron puna, mund tė mė zėvendėsonte. Shumė-shumė, do mė pushonte nga puna. Dhe do ta kishim patur pisk pastaj: me se do tė mbaheshim? Pėr mė tepėr, yt atė nuk ėshtė bėrė mė i gjallė. Nuk ia ka ėnda tė pėrzihet, me sa duket. Tė vjen keq? Mua aspak: ajo pak gjė qė ndjeja pėr tė u shua krejt nė dy telefonata. Madje nė faktin qė mė foli nė telefon dhe jo duke mė parė nė sy. Kur u kthye mund tė ishte dukur njė herė kėtej, apo jo? E di mirė qė nuk do t’i kėrkoj tė martohemi, qė nuk ia kam kėrkuar kurrė, qė nuk dua tė martohem, qė nuk do ta dua kurrė: ē’e mban atėherė qė nuk vjen? Ndoshta e ndjen veten nė faj qė ka rėnė nė shtrat me mua? Njė ditė gjyshja vajti tė rrėfehej vėrtetė dhe prifti i dha kėtė kėshillė: “Mos bjer nė shtrat me tėt shoq, mos bjer nė shtrat!” Tekefundit, pėr ca njerėz, faji i vėrtetė qė bėjnė njė mashkull e njė femėr, ėshtė tė rėnėt nė shtrat. Pėr tė mos bėrė fėmijė, thonė, mjafton tė bėhesh i dėlirė. Bukur fort: meqenėse ėshtė pak si e vėshtirė tė pėrcaktosh kush duhet tė jetė i dlirė e kush jo, le tė bėhemi tė gjithė tė dlirė dhe le tė shndėrrohemi nė njė planet pleqsh. Miliona e miliona pleq tė pazotė pėr tė riprodhuar, ndėrsa rraca njerėzore shfaroset, si nė tregimet fantastiko-shkencore qė zhvillohen nė Mars, kundruall qyteteve tė madhėrishme qė rrėnohen: tė banuara vetėm nga fantazma. Fantazmat e tė gjithė atyre qė mund tė kishin qenė dhe qė nuk kanė qenė. Fantazmat e fėmijėve qė nuk u lindėn kurrė. Apo le tė bėhemi tė gjithė homoseksualė, fundja pėrfundimi do tė ishte po i njėjti: njė planet i pazotė tė riprodhojė kundruall qyteteve tė madhėrishme qė rrėnohen, tė banuara vetėm nga fantazmat e fėmijėve qė nuk u lindėn kurrė...

    Po sikur pleqtė t’i pėrdornim, eh? Diku kam lexuar se mund tė kryhet transplantimi i embrioneve. Njė arritje e biologjisė teknologjike. Nxirret veza e pllenuar nga barku i nėnės dhe futet nė barkun e njė gruaje tjetėr tė gatshme pėr ta strehuar. Rritet aty. Ja sikur ty tė tė strehonte njė grua tjetėr, pėr shembull njė plakė pėr tė cilėn nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe tė rrijė shtrirė tėrė ditėn, ti do tė lindeshe dhe unė nuk do tė isha nė kėtė siklet. Tė bėsh fėmijė, fundja, ėshtė punė pleqsh. Kanė tėrė atė durim, pleqtė. Do tė mbeteshe i fyer ti po tė tė shpėrngulja nė njė bark qė nuk ėshtė imi? Njė bark plak pėr kokė tė barkut, qė nuk tė qorton asnjėherė? S’do tė kishe pse tė mbeteshe i fyer. Nuk do tė tė mohoja jetėn, apo jo. Thjeshtė do tė tė jepja njė banesė tjetėr. Mė fal. Po flas nė tym. Halli ėshtė se ky ngujim nė shtrat mė acaron, mė bėn tė ligė.

 

Liri don? Nuk ekziston.

    Sot pata njė tė papritur tė bukur. Ra zilja dhe ishte postieri me njė pako tė nisur me avion. Ma dėrgonte ime ėmė, bashkė me njė letėr nėnshkruar nga ajo vetė dhe nga im atė. I kisha vėnė nė dijeni pėr ty, para do ditėsh. E ndieja pėr detyrė. Dhe pėrditė prisja pėrgjigjen e tyre, me angėshti, duke u drithėruar tek mendoja gjėrat e ashpra apo tė dhembshme qė mund tė mė shkruanin. Janė njerėz tė qėmotit, ta dish. Porse kjo letėr thotė se, ndonėse ndiehen tė ēoroditur e tė tronditur, gėzohen e tė urojnė mirėseardhjen. “Tashmė ne jemi dy pemė tė thata, s’kemi ē’tė tė mėsojmė mė. Tashmė je ti qė mund tė na mėsosh ndonjė gjė. Dhe, nėse kėshtu ke vendosur, kėshtu duhet tė jetė e drejtė.” Pas letrės hapa pakon. Kishte njė kuti tė vogėl plastike dhe brenda dy kėpucka. Tė vockla tė vockla, tė lehta pupėl... Kėpucėt e tua tė para. Mė rrijnė nė pėllėmbė tė dorės, nuk ma mbulojnė do tė tėrėn. Dhe mė mblidhet lėmsh nė grykė kur i prek. Mė shtrėngon zemra. Do tė tė pėlqejė ime ėmė, ke pėr ta parė. Do tė tė pėlqejė ngaqė mendon se pa fėmijė bota do tė merrte fund. Do tė tė pėlqejė se ka trup tė trashė e tė butė, me njė bark tė madh e tė butė, ku mund tė ulesh, dy krahė tė trashė e tė butė, ku mund tė mbėshtetesh, dhe njė tė qeshur qė ėshtė si njė koncert zilkash. Kurrė s’e kam marrė vesh si ia bėn qė qesh ashtu: por mendoj se ndodh ngaqė ka vuajtur shumė. Vetėm kush ka qarė shumė mund ta vlerėsojė jetėn nė bukuritė e saj, dhe tė qeshė me shpirt. Tė qash ėshtė e lehtė, tė qeshėsh ėshtė e vėshtirė. Do ta mėsosh menjėherė kėtė tė vėrtetė. Takimi yt me botėn do tė jetė  njė e qarė e dėshpėruar, nė krye do tė arrish tė qash dhe kaq. Gjithēka do tė tė bėjė pėr tė qarė: drita, uria, gjumi... Do tė kalojnė javė, muaj, para se nga goja jote tė guisė njė buzėqeshje, para se nga gryka jote tė gurgullojė njė e qeshur. Por nuk duhet ta humbėsh kurajėn. Dhe kur buzėqeshja tė vijė, kur e qeshura tė shpėrthejė, duhet tė ma dhurosh mua: pėr tė mė dėftuar se bėra mirė qė nuk ia vura veshin biologjisė teknologjike, qė nuk tė shpėrngula nė barkun e njė nėne mė tė mirė dhe mė durimmadhe se unė.

Pėrktheu Aurel Plasari

Me emigrantėt shqiptarė nė Amerikė

Kemi vizituar familje tė Zadrimės me banim nė Florida, Miēigan e Kaliforni.

Tregojmė shkurt pėrshtypjet tona si ndjekės tė jetės sė Misionit tė tė afėrmėve tė emigrantėve.

Don Antonio Sharra e Don Kastriot Gjoka

 

Stabilizimi i raporteve me emigrantėt...

    Edhe kur isha famullitar nė Itali mė takonte tė bėja vizita nė familje emigrantėsh. Ndėrmjet viteve 1970 e 1980 udhėtoja nė Argjentinė, Brazil e Gjermani. Kujtoj qė pėrgjithėsisht familjet ishin nė njė situatė jo tė mirė dhe tė pėrvuajtura. Nė kėto vitet e fundit kam vizituar emigrantėt shqiptarė nė Itali nė krahinat e Lazios, Abruzzos, Piemontes.

    Shpesh herė nė tregimet e tyre kam dėgjuar hidhėrimin pėr vėshtirėsitė qė gjejnė nė kėrkim tė punės, tė shtėpisė dhe pėr paragjykimet e njerėzve.

    Kėtė herė kam marrė avionin pėr Amerikė, sepse qindra familje, duke fituar njė konkurs, u kanė kthyer shpinėn fshatrave tanė e kanė hyrė nė metropolin Amerikan.

    Ky udhėtim ka qenė programuar bashkė me don Kastriot Gjoka me qėllim qė edhe emigrantėt tanė tė mund tė takonin kėtė prift tė ri tė Blinishtit, dhuratė e shenjtė e Zotit qė Shqipėria ka energjitė e saj tė reja pėr tė shkuar pėrpara.

    Monsinjor Dodė Gjergji, Administrator Apostolik i Sapės, ka bekuar kėtė iniciativė duke ditur se shqiptarėt nė tė gjitha rrugėt e botės e nė rrugėt e tyre ecin pėr shpalljen e Ungjillit.

 

Njė ditė dhimbjeje pėr Amerikėn

    Hymė nė Amerikė nė njė ditė zije kombėtare, sepse shtatė astronautė nga “Kolombia” kanė humbur jetėn tragjikisht pas njė shpėrthimi nė hapėsirė.

    Televizioni amerikan prezanton duke pėrsėritur fluturimin e viktimave, personazhe tė shkėlqyer qė kanė nderuar shkencėn dhe njerėzimin, figura tė qeshura, simbol i bashkėpunimit mes popujve pėr tė arritur horizonte tė reja.

    Copat e anijes, tė ndezura nė hapėsirė, janė thėrrmuar me njerėzit e ekuipazhit mbi territorin qė edhe ne me avion pak minuta mė pas e kemi kaluar.

    Pėr kėtė lutja jonė nuk ka munguar.

    Miqtė tanė emigrantė kanė ardhur pėr tė na pritur nė aeroportin e Jacksonvillit. Pastaj, me njė darkė tė madhe nė shtėpinė e Lekė Gjokės, kanė shprehur kėnaqėsinė e tyre.

    Edhe pėrshėndetja jonė ka qenė e pėrzemėrt. Idealisht kemi dėrguar pėrshėndetjet tona pėr 75.000 shqiptarė qė nė kėtė tokė tė Amerikės kanė gjetur shtėpi e fat.

 

Tek tė gjithė njė mall i madh pėr Shqipėrinė

    Mikpritja qė na kanė bėrė ka qenė e sinqertė dhe festive, na kanė konsideruar si “Ambasadorė tė Shqipėrisė”, sepse i ēonim ēdo familjeje njė mesazh nga Kryetari i komunės Lek Lufi e nga drejtori i shkollės Lek Hiluku.

    Imazhet qė kemi dėrguar nė videokasetė me fytyrat e fjalėt e tė afėrmve tė tyre, kanė krijuar njė mallėngjim.

    Shumė pyetje na janė bėrė: “Ēfarė tė rejash kemi nė fshatrat tona?” “Pse ėshtė kthyer nė qeveri Fatos Nano?” “Pse Komuniteti Evropian nuk e zgjidh problemin e Shqipėrisė?”

    Presidenti Moisiu ka thėnė disa muaj mė parė nė Washington: “Tani nė Shqipėri ėshtė siguria, mund tė ktheheni” Pėrgjigja e emigrantėve ka qenė: “Ne nuk kthehemi deri kur ta transformoni Shqipėrinė nė njė Shtet modern”.

    Njė i ri ka shqiptuar shumė fjalė tė hidhura: “Ne nuk kthehemi nė Shqipėri, sepse Shqipėria ėshtė burgu i njerėzve tė paaftė e tė korruptuar”.

    Nė tė gjitha shtėpitė e vizituara ishte ekspozimi i flamurit kuq e zi me Shqiponjėn dykrenare, si shenjė e Shqipėrisė qė gjithmonė ka qenė e dashur dhe e bashkuar.

 

“Puna ka ndryshuar jetėn time.”

    Janė fjalėt qė ka thėnė David Gjokhilaj.

    “30 vjeē kam zbuluar ēfarė do tė thotė tė punosh dhe jam i kėnaqur. Punojmė tė gjithė.” Marija, njė fshatare nga Fishta, ka arritur nė Amerikė 50 vjeēe, ėshtė ndihmės guzhinjere, burri i saj nė tė njėjtin restorant ėshtė punėtor pastrimi.

    Mimoza punon 12 orė nė ditė pėr t’i mundėsuar burrit tė saj kompletimin e studimeve nė Kaliforni.

    Punojnė sa mė shumė persona tė njė familjeje, sepse paga mujore ėshtė e tillė qė mund tė sigurojė jetesėn nė njė shtėpi komode, ku mund tė kenė mė shumė makina dhe mbi tavolinė mjaft ushqime tė ndryshme.

    Tė gjitha ēiftet shqiptare qė kemi vizituar ishin tė punėsuara dhe shpesh kryenin gjatė sė njėjtės ditė dy punė.

    Lavdi e nder kėtyre familjeve tė devotshme shqiptare qė janė tė organizuara dhe fitojnė ndershmėrisht.

    Nė festėn e Shėn Valentinit, ditė simpatike qė pėrkujton dashurinė, me don Kastriotin nė Katedralen e San Franciskos nė Kaliforni jemi lutur pėr ēdo ēift qė kemi takuar, shembuj tė besimit, ngrohtėsisė dhe kurajos: Vlash e Lena, Sandėr e Lula, Gac e Vera, Lek e Valbona, Zef e Lindita, Ardian e Mimoza, David e Diella, Lek e Anjola, Zeka e Matilda, Martin e Albana, Lazėr e Flora, Ernest e Lajde, Loro e Lula, Anxhelin e Vera, Bardh e Arlinda, Gjon e Vida, Zef e Marije, Eduard e Anxhelina, Zef e Sata, Rrok e Juliana, Kola e Brunilda, Ardian e Edmonda, Mark e Arjeta, Pavlin e Age.

 

Bashkėjetesė vėllazėrore e popujve nė Amerikė

    Shoqėria amerikane pėrmbledh aziatikėt, afrikanėt, evropianėt dhe u jep tė gjithė mundėsitė, u krijon tė gjitha kushtet qė tė respektojnė rregullat themelore.

    Sandėr Martini thotė: “Fėmijėt tanė tė lindur nė Amerikė, janė tashmė plotėsisht tė titulluar qytetarė amerikan. Ne prindėrit do tė jemi pas pesė vjet qėndrimi”:

    Frani nga Gjadri ka si miq djemtė zezakė, Angjelini nga Fishta ėshtė profilizuar si mjek dhe me studime e tija mund tė bėjė karrierė.

    Kjo aftėsi e shoqėrisė amerikane dhe njohja e tė drejtave tė njeriut janė rezultate tė njė ndėrrimi tė lehtė.

    Tė gjithė kemi dėgjuar tė flitet pėr pėrbuzjen e tė bardhėve ndaj zezakėve nė shoqėrinė amerikane.

    Me don Kastriotin bėjmė njė reflektim: “Romėt shqiptarė mund tė pėrparojnė si tė tjerėt nė shkallėt shoqėrore? Sa kohė duhet tė presim? Nė fshatrat tanė si konsiderohet njė familje qė vjen nga malet?”

 

Pėrtej Oqeanit emigrantėt riformojnė Shqipėrinė

    Pėr Alektin nga Blinishti nuk ka qenė e vėshtirė udhėtimi prej 700 km pėr t’u takuar nė Detroit me miqtė e tjerė shqiptarė.

    Shumė shqiptarė tė djelave pėrshkojnė 50km pėr tė marrė pjesė nė Meshė.

    Marrin kėtė shpėrblim: gjuha nuk harrohet, feja e krishterė forcohet, nuk humbin lidhjet me njerėzit e tyre.

    Ėshtė duke u formuar njė hartė e pranisė sė familjeve shqiptare tė Shkodrės e tė Zadrimės nė Amerikė, ėshtė njė detyrė qė po e ēojnė pėrpara Nika, Gaci e Angjelini.

    Njė ditė, prezantues tė njė zone mund tė fluturojnė shpejt nė shtete tė tjera amerikane pėr tė organizuar kuvende dhe shembuj se si mund tė realizohet njė bashkėpunim e bashkėjetesė e vlerave tė tyre kulturore dhe e vlerave qė ofron qytetėrimi amerikan.

 

Shqiptarėt e Zadrimės, emigrantė nė Amerikė janė gati...

    Nė vitet e para emigrantėt tanė kanė kėrkuar shtėpi dhe punė, kanė mėsuar gjuhėn angleze dhe kanė ndihmuar familjet nė Shqipėri.

    Tani ka ardhur koha pėr tė marrė kontakte me jetėn nė fshatrat e tyre, pėr tė njohur nevojat mė urgjente dhe pėr tė pėrgatitur ndonjė ndėrhyrje.

    Mbi projektin e pjesėmarrjes nė rizgjimin e jetės shoqėrore e kulturore nė Shqipėri, nė bashkėpunimin me personat pėrgjegjės publik tė vendit janė dakord familjet: Gjoka, Gjeka, Lufi, Gjokhila, Kola, Shtjefni, Zeka, Martini, Geci, Gjini, Preka, Koleci tė Jacksonville dhe familjet Sallaku, Ndoci, Vokaj, Marku, Gega, Prendi, Jaku, Qafa, Domgjoni, Koleci, Murati, Gjergji e Lazri tė Detroitit.

    Si shenjė e parė e kujdesit pėr Zadrimėn emigrantėt kanė bėrė njė shumė prej 2.000$ pėr familjen Llesh Frani nga Piraj pėr tė ndihmuar qė tė pėrballojė shpenzimet pėr njė ndėrhyrje kirurgjikale dhe kanė mbledhur shumėn prej 8.000$ pėr tė kompletuar punėn nė kishėn “Martirėt e Shenjtė Shqiptarė” tė Blinishtit.

    Kemi informuar qė nė datat 1 e 2 mars 2003 komuniteti i fshatrave Baqėl, Blinisht, Gjadr, Piraj, Kodhel, Krajėn falėnderon solemnisht Zotin pėr dhuratat qė i ka dhėnė nė kėto dhjetė vjet. 100 italianė vullnetarė tė shoqatės “Rindėrtimi” na kanė shoqėruar nė mėnyrė konsante nė ngjarje tė gėzuara e nė vėshtirėsi.

    Emigrantėt tanė na kanė siguruar se janė shpirtėrisht me ne dy ditėt e festave dhe nė dhjetėvjeēarin e ardhshėm do tė ndėrmarrin njė rol aktiv nė zhvillimin e Zadrimės.

 

Si e jetojnė fenė e krishterė emigrantėt tanė.

    Mund tė themi qė, krahasuar me kohėt kur ishin mes nesh, tani emigrantėt e manifestojnė besimin e tyre nė mėnyrė mė tė thellė e mė aktive. Ndoshta, merita ėshtė e burrave emigrantė qė frekuentojnė celebrimet fetare dhe ndihen tė gėzuar e krenar.

    Nė Jacksonville diakoni Gjet Bajraktari, me origjinė nga Tropoja, ka 45 vjet nė Amerikė dhe njeh njė pėr njė familjet shqiptare. Nė Detroit janė dy kisha qė u dedikojnė shėrbimin fetar rreth 100.000 katolikėve nė gjuhėn shqipe. Kanė dy priftėrinj: don Anton Kēira nga Mali i Zi e don Ndue Gjergji nga Kosova.

    Ditėn e dielė, mė 9 shkurt, don Kastriot Gjoka, i ftuar nga don Anton Kēira, ka celebruar meshėn nė kishėn e Shėn Palit me rreth 2.000 besimtarė shqiptarė. Nė fund tė Meshės sė Shenjtė meshtari i ri ka qenė rrethuar nga njerėzit qė kanė duartrokitur gjatė.

    Nė vizitat tona kemi propozuar njė moment lutjeje tė pėrbashkėt. Ēdo familje ka vlerėsuar vizitėn e dy priftėrinjve dhe ka kėrkuar njė lutje tė veēantė si dhe ka shprehur falėnderime. Nė familjet ku kemi celebruar Eukarestinė kemi lėnė njė gėzim tė madh. shtėpitė ishin tė pėrgatitura pėr rite fetare, sepse tė gjitha kishin imazhe fetare kuptimplote.

    Ka qenė mallėngjyese se nė disa banesa kishte figura tė shenjta tė stilit modern tė blera nė Amerikė dhe tė tjera tė vjetra, tė ruajtura e tė transferuara nė Amerikė nga shtėpitė e fshatrave tė tyre.

 

Instituti Katolik Shqiptar “At Danjel Dajani S.I.”

    Nė Kaliforni, nė qytetin San Francisco kemi qėndruar 3 ditė pėr tė njohur institutin “Danel Dajani”, i themeluar pranė universitetit katolik tė Jezuitėve nga Gjon Sinishta nė vitet e diktaturės komuniste.

    Studiuesi shkodran kishte ndjeshmėri dhe sensibiltet tė fortė fetar e kulturor. Me mbėshtetjen e Jezuitėve donte tė zgjonte vėmendjen e katolikėve amerikanė mbi tragjedinė qė mbyste Shqipėrinė e vogėl sė cilės ishte e pamundur t’i afroheshe.

    Jezuiti At Lo Schiavo ka qenė emėruar si mbledhės i shkrimeve tė institutit qė vazhdonte tė mblidhte dokumentet mbi qėndresėn heroike tė Kishės Katolike Shqiptare dhe prapėsitė e regjimit.

    Laikut Raimond Frostit i ka qenė besuar drejtimi i institutit “Danjel Dajani” pas vdekjes sė Gjon Sinishtės.

    Kemi kėrkuar tė marrim iniciativėn tė blejmė shtėpinė e martirit nė Blinisht, qė tė mund tė krijojmė njė muze tė vogėl, si vend kujtimi dhe dokumentimi tė kishės sė Martirėve tė Shenjtė Shqiptarė.

    Ka qenė emocionuese tė verifikosh se si dora e Zotit ēmon ndriēimin e bijėve tė tij duke dashur tė vendosė nė metropolin amerikan pėrball Oqeanit Paqėsor, pranė emrave tė shenjtė tė Shėn Franēeskut dhe Shėn Injacit edhe emrin e Jezuitit tė Zadrimės Danjel Dajani.

 

Operacionet e luftės turbullojnė Amerikėn

    Sata e Zef Marku nga Piraj kanė njė djalė nė shkollėn e “marinėsave”. Nuk ėshtė njė nga 250.000 ushtaėrt e mobilizuar pėr luftė nė Irak, por nė familje ka shqetėsim. Nė Amerikė sot jeta ecėn pėrgjithėsisht e qetė, por tė gjithė i tremben terrorizmit.

    Mbi tė gjitha nė aeroporte ndihet tensionimi, radarėt inspektojnė nė detaje pasagjerėt pėr t’u dhėnė siguri fluturimeve.

    Lajmet televizive japin vendimet e presidentit Bush pėrball kundėrshtarėve, por ipeshkvinjtė amerikanė pėrsėrisin mėshirė mbi fjalėn e Papės: “Jo luftė!”.

    Kemi dėgjuar kritika kundėr Evropės qė refuzojnė konfliktin e armatosur, por ata nuk propozojnė alternativė tjetėr.

    Rektori i Universitetit tė San Franciskos u ka propozuar 8.000 studentėve qė tė luten nė favor tė paqes.

    Kemi imagjinuar njė pjesėmarrje tė “oqeanit paqėsor” tė studentėve dhe tė profesorėve, por prania ka qenė e pakėt.

    Nė qoftė se tė rinjtė amerikanė vazhdojnė tė shohin nė televizor vetėm luftė shkatėruese nuk dėgjojnė nevojėn t’i kėrkojnė Zotit dhuratėn e paqes.

    Kam menduar takimet tona tė vogla me Fėmijėt Shqiptarė Ambasadorė tė Paqes. Zoti bėftė qė tė zhvillohet, mbi tė gjitha nė brezat e rinj, kundėrshtimi absolut i logjikės sė armėve.

 

300 shqiptarė nė pėrshėndetjen e fundit

    Kemi pasur kėnaqėsinė qė tė gjendemi nė njė takim tė organizuar nga prifiti Ndue Gjergji dhe publikisht kemi shprehur kėto mendime:

-    Qytetėrimi amerikan, me imponimin e tij, nuk don tė anullojė vlerat e zakonet e Shqipėrisė sė vogėl, por shqiptarėt duhet tė vigjilojnė. Bėnin mirė familjet e emigruara 10 vjet mė parė, qė ēonin fėmijėt nė shkolla shqiptare ku bėnin katekizėm e pėrgatitnin lutje edhe nė gjuhėn shqipe.

-    Shumė burra shqiptarė nė Amerikė kanė detyrėn dhe kėnaqėsinė tė marrin pjesė nė meshėn e sė dielės.

    Kam kėrkuar nga pjesėmarrėsit nė se ishin tė pranishėm pėr t’u ndier “shqiptarė” tė gjithė sė bashku, apo vinin pėr tė formuar familjen e bijėve tė Zotit, njė herė nė javė. Pėrgjigja nuk mė ka zhgėnjyer, pasi realiteti ishte qė 70% e kishės pėrbėhej nga burra.

-    Burrat dhe gratė shqiptare bėnin punė tė ndryshme dhe paguheshin me pagė mujore rreth 1.500$, pagesė shumė e vogėl pėrkundrejt njė nėpunėsi me rreth 17.000$.

    Shqiptarėt, me durim, punojnė shumė, marrin pjesė mė shumė persona nė punė dhe kėshtu arrijnė tė bėjnė progres.

    Shumė kritike ėshtė situata pėr ata qė arrijnė nė Amerikė pa dokumenta legale. Me vėshtirėsi ndėrtojnė tė ardhmen.

-    Shqipėria mė mungon! Tė gjithė ndienin njė vuajtje tė brendshme. Kemi premtimin nga Nik Ndoci i Pirajve, emigranti mė i vjetėr me 45 vjet mbi shpatulla nė Amerikė, qė t’i japim jetė njė shoqate qė na lidh ne qė jemi buzė Adriatikut, me ato qė banojnė pėrtej Oqeanit Atlantik.

    Rinisemi nga Nju Jorku, i mbuluar nga njė stuhi dėbore.

    Aeroplani, megjithatė, ngrihet e hyn nė qiellin e Oqeanit Atlantik.

    Jemi tė kėnaqur: dora e Zotit na ka udhėhequr nė takimin me vėllezėrit shqiptarė. Ishin tė zhgėnjyer nė fshatrat e tyre, tani aktiv e kurajoz nė dinamikėn e shoqėrisė amerikane, me dėshirėn pėr tė qenė akoma mė tė lidhur e mė protagonistė nė Shqipėrinė e tyre.

 

Labirinthet e mirėnjohjes

    Tė takova tek hyrja e njė pallati. U pėrshėndetėn. “Sot ėshtė njė ditė e madhe” - mu pėrgjigje dhe vazhdove: “po shkoj pėr vizitė te njė shok i imi”.

    Eh! I dashur! Sa fisnik dhe naiv je! Ndryshuan kohėt. Kujdes. Tani nuk kanė nevojė pėr ty. E kaluan lumin.

    Ke tė drejtė o vėlla. U zhgėnjeve. Deshe tė ju bėjė njė vizitė, ti nderoje. Por paska qenė e kotė. Pėr fat tė keq gabove. Tė lodhėn shkallėt. Pėrsėri trokite. Pėr tė tretėn herė. Zilja punonte si sahat. Si kėshtu?! Sot asnjė nė shtėpi! Si ėshtė e mundur? Tė gjithė kanė ikur! Jo, jo nė asnjė mėnyrė. Kjo ėshtė e pamundur.

    Mbrenda ishte dikushi. Kombinacion i shkathėt. Veprim i ndryshkur. Prej kohėsh i dalur boje. “Shyqyr Zotit kam syrin magjik. Tė njoha mirė. Dreqi tė solli! Pėr mue nuk je mė ai qė ke qenė. Tė kanė largue nga detyra. Djali im ka njė shef tjetėr. Uh! Si ėshtė ai! Me e pi nė kupė. Ia marrsha tė keqėn. E paēim gjithmonė. Ashtu qoftė”.

    “Nė thelbin e shpirtit e urrej. Kėshtu mė kėnaqet zemra. Mė bėhet sa njė mal. Ti je kurrkushi po tė flas me zė tė lartė unė bumirfort mister Tushi. Ahman Zot ma hiq qafet. Ma largo sa mė shpejt. Nuk ndihem mirė. Po mė pėrzihet. Due me vjellė. Mė falni. Po shkoj nė banjo. Mė duhet ta nxjerr. Ėshtė brengė e madhe. E di vetėm unė dhe Perėndia”.

    Dikur nė prezencė tė tij ju thashė njerėzve tė mij: mbani vesht dhe ndėgjoni mirė. Po ju jap njė porosi. E keni amanet. Kurrė mos e harroni kėtė njeri. Na ka ba nderė tė madhe. Ka sakrifikue shumė. Eh medet mendje e shkretė! Ti raft frika gojės tėnde. Pse fole kėshtu? Gabove rėndė! Kohėt ndryshuan! Sa keq! S’kam qenė nė vehte!”

    “Jo babė nuk ke veprue mirė - i tha djali i madh, i cili vazhdoi: “ti nuk e hape derėn me qėllim. Nga brenda e shikove. Ai erdhi me na urue festėn e... kurse ti... Ah! babė. Sa keq! Prezenca e tij na nderon. Kėshtu thotė edhe gruaja ime. Jo o babė-Lym tė mirat e tij nuk hidhen aq lehtė nė lum. Nga shpirti i tij patėm mirėsi, ditė e natė pa ju nda pėr ne ndėrtoi njė “kala” dhe me avion ekspres pa para e dėrgoi vllaun tonė nė Kanada”.

    “Punė e madhe. Ai ka ba vetėm detyrėn. Mazllumi ynė ėshtė me trup si asgan dhe koka e tij i shkon deri nė tavan. Edhe pėr urti e mend ėshtė i pari nė kėtė vend. I zoti dhe me pėrvojė sa shumėkend i len me gisht nė gojė. Qė thua ti more mistrec pėr Mazon tonė kishte interes. Nuk bėhet sallata pa voj po fola mė tepėr mund tė gaboj”.

    “Ėshtė rufian burri i botės. Pas pak i ra telefonit. Jam unė dora vet - u pėrgjigj ai. Shyqyr mė dha emrin. Ehu! Sa ka zanati! Menjėherė shkela butonin. Telefoni u prish. Kujt desht me ia hedhė ai. Ndėgjo mirė ti urti pėr kėto punė jam napoleon njėqindėnjėmijė.

    “Shiko babė. Si ujėt e lumit koha kalon respekti dhe mirėnjohja njerėzit kurdoherė i bashkon”.

    “Tė lutem djal mos ma zėn nė gojė e kam lye mirė nuk merr mė bojė. Sa “bukur” qė gjetėm njė sebep dhe pėrdorėm njė marifet. Fundi ē’na duhet ai. E mori “burokracia” me vete. Tė gjallėt me tė gjallėt dhe tė tjerėt atje ku janė.”

    “Babė, ky veprim quhet mosmirėnjohje”. “Ē’janė kėto fjalė more i krisur? Mė duket nuk je nė terezi. Ē’na duhen ferrat nėpėr kėmbė. Ata na i shkyejnė rrobat. Nuk kena pare me tretė. A shikon ndopak rrotull? Keni harruar se si u soll Telo i xha Komit ndaj shefit tė tij. Tregoj njė “respekt” tė jashtėzakonshėm. Mirėnjohja e tij ishte shembullore dhe e pakufishme. Kam marrė shembull prej Telos. Nuk desha por ma imponuan. Ah! situatat! Ato janė mizore dhe cinike”.

    Papritmas si njė rreze drite erdhi ajo qė prej shkeujve vuan dhe lufton kundėr padrejtėsive tė kėsaj bote, tė cilat nuk kanė mbarim. “Vetėm mua mė takon tė flas dhe tė vlerėsoj atė sepse jam mbrenda ndėrgjegjes dhe zemrės sė tij. Unė jam prezenca, kontributi dhe gjurma qė nuk shuhen kurrė.”

    “Po ju tregoj me keqardhje dhe shqetėsim” - vijoi drejtėsia. “Mė 15 dhjetor 2001 atij i dėrguan nė shenjė “respekti” e “mirėnjohje” njė “kartė tė posaēme urimi” ku shkruhej: “i ka lindur e drejta e pensionit tė plotė tė pleqėrisė” prandaj fuori pėrjashta dhe bilanēin e viti ta nxjerrin tė tjerėt. Gjithashtu ndėrzyen njė kafshė me fytyrė njeriu pėr tė shkruar njė artikull neveritės me shpifje tė ndryshme prej rrugaēi nė njė nga gazetat kryesore tė datės 14 tetor 2001. Siē duket ai pati ndihmėn konspirative prej spiuni dhe miratimin e disa personave tė Telekomit. Proēesverbalet e Departamentit tė Kontroll-Revizionit Albtelecomit sh.a. tė muajit tetor 2001 me kryetar Bajram Kurti “fluturuan” nga filiali Shkodėr nė duart e tyre. Megjithatė askush nuk e prishi qetėsinė. Ata bėnin gjumin njė cope. Nina-nana. Bye-bye. Thank you very much. Excuse me. I’ll remember that. You ari very “greatness-men”. Duket qė ekzistonte njė bashkėpunim i fshehtė. Artikullshkruesi ēoi ujė nė “mullirin” e tyre. Lexojeni edhe njė herė se do t’ju bėjė mirė. Detyra ju kėrkonte qė tė vepronit ndryshe.

    Nė kushtet e reja ato u vunė nė shėrbim tė Kapllanit. O Mete pėr vete. Shefin e vjetėr e braktisėn. Pranuan ta ēvlerėsonin. Me urdhėr dhe vetėdije vunė dorė mbi punėn, detyrėn, kontributin dhe tė drejtėn e tij. Rrėshqitėn nė “labirinthet e mirėnjohjes”. Edhe pa dashje ndihmuan pa-aftėsinė dhe grabitėsit. Ata pėrfituan nga rrethanat. Pa meritė dhe dijnitet dolėn fitimtar. Nė thelb janė pėrvetėsues. Por dardha ka bishtin mbrapa. Ky bisht ėshtė baraz me miliona diferenca. Mos harroni. Deti ėshtė shumė i thellė.

    Z. Drejtor i pėrgjithshėm para disa muajve ju kėrkova pak kohė, por siē duket ajo ju kishte mbaruar. Nejse. Kjo ėshtė puna e juaj. Mė vjen keq. Atėherė mė ndėgjoni dhe mbani sadopak shėnim: “Njė ndėrmarrje e cila dėnon kuadrot e saj duke i larguar nė mėnyrė tė dhunshme nė fund tė vitit nga puna nuk ka tė ardhme. Atė shpejt e pret falimentimi. Kjo ėshtė fatale por e vėrtetė. Ju me stafin tuaj keni njė pėrgjegjėsi tė madhe. Mos e lejoni kėtė shkatėrrim. Akoma nuk ėshtė vonė. Keni mjaft specialistė dhe disa kolegė me aftėsi dhe ndjenjė pėrgjegjėsie tė madhe. Mbėshtetuni mė shumė tek ata. Do tė keni rezultate mė tė larta.

    Disa forca tė caktuara “misterioze” po e dėmtojnė nė mėnyrė graduale Telon e xha Komit. Konsiderojeni si tė dėshironi. Gjthsesi fenomeni ekziston. Kujtoni fundosjen e tmerrshme tė Titanikut. Gjatė katastrofės orkestra e tij ekzekutonte muzikė klasike.

    Propaganda drejt Qiellit dhe “makina e Telos” nė rrugėn e tėposhtės.

    Me rastin e 90-vjetorit tė PT ministri i tyre nė mes tjerave tha: “kėto ndėrmarrje nesėr do tė kenė vlerė mė tė madhe nė treg”. Duke plotėsuar shefin zėvendėsi i tij theksoi se “nė mes nesh mungojnė shumė kuadro e drejtues tė sistemit tė Postave dhe Telekomunikacionit qė ne i nderojmė me respektin mė tė madh”.

    Ju faleminderit pėr fjalėt e bukura. “You are very a clever man”. “Respektin” dhe “mirėnjohjen” tuaj pata fatin ta provoj. Ato nuk kishin kufi.

    Albtelecomi sh.a. shpejt do tė ketė vlerė mė tė madhe. Fjalė ikurajuese. Ishallah. Ka disa mėnyra pėr ta rritur ose ulur atė. “Splendid”. “How kind of you”. Megjithatė pranoni njė kėshillė: “Ruhuni nga tullumbacet”. I keni tė fryra tej mase me propagandė. Ka rrezik qė tė pėlcasin. Kujdes analizėn e vitit 2002. Nė radhė tė parė Bilancin. Kontrolloni zhiven e barometrit. Pa qelizėm tė thellė nuk ka prodhime tė bollshme.

    Mjerisht realiteti ėshtė ndryshe. “Pėrpara o burra xha Komi na thėrret ti pakėsojmė dhjamin e trupit, “mishi” ēdo ditė humbet, mister Tomi e kėrkon ta blejė sa mė lirė nė dollarė dhe nė lekė”.

    Dėshiroj tė ju “falenderoj” pėr njė gjest “mirėnjohje” tė ndėrmarrjes. Ndoshta nuk keni njohuri sepse nuk ėshtė “detyra” e juaj. Gjithėsesi jeni pėrfaqėsuesi i vetėm dhe “simboli” i saj.

    Siē ėshtė bėrė traditė kėto vitet e fundit me rastin e vitit tė ri 2003 u organizua njė drekė festive pėr gjithė personelin me financim nga qėndra. Me kėtė rat u “ftuan” tė gjithė pensionistėt e Shkodrės - ish punonjės tė Telekomit pėr dekada me rradhė. Ndėr ata u “ftova” edhe unė. Kisha ftesė tė veēantė nė tė cilėn shkrej: “Nė shenjė respekti e mirėnjohje pėr veprimtarinė dhe kontributin tuaj Non Stop ftesa”. Natyrisht si mund tė thirret shefi i vjetėr i llogarisė me disa tė tjerė. “Nuk keni fonde. Shpenzimi ėshtė i madh. Ata ikėn dhe shkuan. I mori pensioni me vehte. Pėr fat shpėtuam prej tyre”.

    Keni tė drejtė. Rradha ėshtė e rezervuar pėr tė gjithė. Ajo ėshtė e pėrjetshme. Siē po na verėsoni do ju vlerėsojnė. Ka ngjitje dhe zbritje. Ekziston edhe e kundėrta. Vidė spirale pa mbarim. Zinxhir i pandėrprerė. Kėshtu e ka kjo Botė. Ajo ecė si njė karrocė me katėr rrotė. “Ndėgjo mirė more bir mė solle kėtu qė tė vdes i vetėm nga egėrsirat e pyllit sepse prej pleqėrisė jam ba grusht njeri, por vetėm mos harro se ashtu siē po vepron ti me mue edhe me ty djali yt njė ditė ka me veprue. Atėherė ai e mori nė krah babėn plak dhe u nis drejt shtėpisė duke vrapue.”

    Kishe njė porosi dhe zbatove njė detyrė. Djalli kėrkoi hakmarrje pse dikush i tha atij “Ti je djalli”. Prandej deklarove “ke uzorpue dokumentat”. Pėr fat tė keq harrove se ato janė mendja dhe djersa e tij. Si mund tė uzorpohen ato. Kjo ėshtė e pamundur. Gjithėsesi ju falimenderit. Rujeni si kujtim.

    Shejtani ėshtė agresiv dhe manjak i pangopur. Ai donte pasurim me ēdo kusht. Pėr kėtė siguroi mbėshtetje nga “Porta e Lartė”. “Sulltani” pėr njė periudhė pėr hirė tė synimeve e interesave tė tij toleroi.

    Luēferri kėrkonte qė tė pėrfitonte nė ēdo rast. Nė fillim tė vitit relatoi pranė qėndres largimin urgjent nga detyra. “Jo nė asnjė mėnyrė - u pėrgjigjėn ata. “Ne nuk marim njerėz nga rruga”.

    Njė ditė filloi fshesa. Sėpari tek mua kryesori. Mandej me rradhė. Erdhi momenti i volitshėm. Ai atė priste. Menjėherė dha alarmin “shkresat gati pėr veprim”.

    15 tetor 2001. Me djallin sėbashku ball pėr ball drejtorit tė pėrgjithshėm “Sogodo”. “Ti i ke fajet. Ne zbatuam kėrkesat tuaja” u justifikue formalisht ai. Pesha e fajit e “mundonte”. Nė fakt ishte njė fasadė. Ndėgjoje me shqetėsim. Kishe njohuri pėr largimin por nuk dije qė de facto tė kishin larguar. Edhe librezėn e punės. Nė shenjė “mirėnjohje” firma dhe vula e Lanetit. Pas njė muaji ajo u shkarravit. Goditje e pabesė! Hipokrizi e pashoqe! Kulmi i “sinēeritetit” dhe i “korektesės”! “Mirėnjohje” e shekullit! Ku ka mė mirė!

    Po kujtoj njė episod. Kanė kalue shumė vite. Atėherė isha i ri. “Do ju presė kokat” ju tha “komandanti” efektivit tė kompanisė sė tij. Sapo ishte emėruar nė detyrė. Ishte i ri, shkurtabiq dhe verdhosh. Duket se kishte nevojė pėr gjak. Ndoshta ishte vampir.

    Tė gjithė ulėn kokėn. Vetėm njėri foli. “Shoku komandant mos jeni sternip i Maratit? Sa koka keni prerė deri tani? Me ēka i prisni ato? Gijotinėn a e keni pėrdor? Dantoni dhe Robespieri e pėsuan nga ajo kurse Mra nga njė vajzė trime franceze. Njė kėshillė kam pėr ju: “kush mbjedhė erėn do tė korrė fortunėn.

    Sa keq. Jeni edhe qytetar. Njeri i kulturuar. “Desha me qeshė” - u pėrgjigj ai. Fjalė pa bereqet sa me kalue rradhėn. Asgjė mė tepėr. Por “po...” doli. Ajo u ndėgjue mirė. Nuk mund tė kthehet mė. Iku dhe shkoi.

    Ku ka fisnikėri mė tė madhe se sa tu presėsh kokat vartėsve tė tu!? “Mirėnjohje e pakufishme”! Gijotinė nė vend tė luleve! Ju lutem kujdes. Ruaj qetėsinė dhe tensionin komandant. Ndryshe i pari e pėson vetė. Largo mendimet e kėqia. Respekti, mirėkuptimi dhe bashkėpunimi njerėzor  janė leva me rėndėsi pėr zhvillimin e pėrparimin e Botės. Mbi tė gjitha mirėnjohja. Kjo detyrė u takon tė gjithėve. “Pa mirėsi nuk ka jetė - i thanė njėzėri tė gjithė ushtarėt e tij.

Luigj Temali

Me rastin e 125 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

Heroi qė lindi nė ēerdhen e lirisė

    Nė kėtė shkrim bėhet fjalė pėr Nikė Lekė Pepaj, anėtar dhe komandant i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr Malėsinė e Madhe.

    Kuvendi Kombėtar u mblodh nė Prizren mė 10 qershor 1878, tri ditė para se tė hapej Kongresi famėkeq i Berlinit. Aty u pėrfaqėsuan tė gjitha krahinat e atdheut. Kuvendin e hapi me njė fjalim tė zjarrtė Abdyl Frashėri, i cili tha ndėr tė tjera: “Qėllimi i Kuvendit ėshtė qė t’u presim hovin armiqve tė pashpirt, duke lidhur besėn shqiptare dhe duke u betuar qė t’i mbrojmė me gjak trojet qė na kanė lėnė gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė...”

    Po atė ditė u vendos njėzėri themelimi i “Lidhjes Shqiptare” si organizata e vetme kombėtare nė Shqipėri, detyra kryesore e sė cilės do tė ishte bashkimi i mbarė shqiptarėve nė luftė pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore tė atdheut dhe pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare tė Shqipėrisė. Kuvendi i Prizrenit vendosi gjithashtu qė Lidhja Shqiptare tė ngrinte sa mė parė ushtrinė shqiptare tė varur prej saj dhe tė organizoheshin degė tė Lidhjes nė ēdo krahinė tė Shqipėrisė. Pėr drejtimin e Lidhjes Shqiptare u formua njė Komitet Qėndror me qendėr nė Prizren. Ditėt e mėvonėshme, Kuvendi i Prizrenit mori njė sėrė vendimesh tė tjera me rėndėsi historike.

    Nė vijim tė kėtij shkrimi do flasim pėr heroin qė lindi nė ēerdhen e lirisė Nikė Lekėn, anėtar dhe komandant i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, udhėheqės i malėsorėve. U lind mė 6 dhjetor 1836 nė fshatin Selcė tė krahinės sė Kelmendit, ku ishte edhe qendra kryesore e bashkimit pėr luftėn kundėr pushtuesve. U lind gjithashtu nė njė familje me tradita tė lashta patriotike atdhetare, i ushqyes me menēurinė e tė parėve, njeri i zgjuar dhe i dashur me njerėzit pėrreth, por edhe i ashpėr me armiqtė. Shkollėn fillore e mbaron nė fshatin e lindjes nė vitin 1842. Kjo shkollė nė atė kohė ishte hapur nga njė grup franēeskanėsh. Kishte pesė klasa dhe ishte hapur nė njė ndėrtesė tė bėrė me kontribut vullnetar tė fshatit Selcė (dy katėshe) nė afėrsi tė kishės. Shkolla qėndroi e hapur prej disa vitesh, por mė vonė u mbyll me urdhėr tė prerė tė autoriteteve turke... Studimet e larta, Nika i vazhdoi nė Podgoricė me ndihmėn e disa miqve nė Grudė. Ai, u dallua nė shkollė pėr zell e zgjuarsi. Mėsoi shumė shpejt gjuhėn serbo-kroate dhe studjoi shumė literaturė nė atė gjuhė. Mė vonė siē do e shohim nė vijim tė shkrimit, kur u internua nė Anadoll ishte dėnuar me burgim tė pėrjetshėm mėsoi edhe gjuhėn turke. Nika nė Turqi bėri vetėm gjashtė vjet nga dėnimi i pėrjetshėm. U lirua me ndėrhyrjen e Ahmet Kelmendit, ish Valiu i Stambollit nė atė kohė, tė cilin Nikė Leka e kishte mik tė ngushtė qė kur ishte nė Kosovė, por me origjinė kelmendase. Nikė Lekė Pepaj, mbasi mbaroi shkollėn e lartė, u kthye nė Selcė dhe kelmendasit e zgjodhėn udhėheqės ushtarak tė tė gjithė krahinės.

    Mė pas Nikėn e shohim anėtar dhe komandant tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr tė gjithė Malėsinė e Madhe. Pra mė 1878, personaliteti i tij shkėlqeu si komandant i malėsorėve dhe si komandant i zoti i forcave tė Lidhjes. Ai tregoi aftėsi tė jashtėzakonshme nė beteja kundėr turqve dhe sllavėve, sidomos nė mbrojtje tė Kelmendit, Plavės e Gucisė, Hotit e Grudės, kur u sulmuan nga forcat evropiane pėr t’ia dorėzuar Malit tė Z, sipas traktatit tė zi pėr copėtimin e Shqipėrisė. Nė betejėn e pėrgjakshme tė Ura e Rrzharnicės Nikė Leka, nė krye tė malėsorėve kelmendas, Hotit e Grudės etj., ku kishte edhe dy vėllezėrit e tij Ujkėn dhe Lucėn, bėnė tė mundur mbas shumė orėsh luftime tė zbrapsin Mark Milanin me forcat e tij malazeze. Nika do tė luftonte si njė Demond i vėrtetė. Komanda dhe pushka e tij u dėgjua nė Stamboll dhe nė Londėr. Ai, megjithėse i plagosur, nuk e ndėrpreu luftėn deri sa Mark Milani u thye dhe u largua nga fusha e betejės i pabarabartė i turpėruar...

    Populli i thuri menjėherė kėngė lavdie kėsaj beteje. Ja disa vargje:

...Vjen ushtria e Malit tė Zi

Porsi reja e zezė me shi

Per me shkrep nė at Malėsi.

Rruga e ngusht e Marku me kalė,

Asht rrezik s’po mund me dalė,

Krajl e Mbret kanė dalė me pa,

Si luftojnė malėsorėt me shkja.

Kėshtu krisi te rrzharnica,

Kėtej martina, andej petica,

Hot e Grud, Kelmendi mbarė,

Prinė Nikė Leka nė kalė tė bardh’...

    Mė gjatė pėr kėtė luftė, flet libri (monografi) “Heroi qė lindi nė ēerdhen e lirisė”, si dhe pėr dy komandantėt rivalė: Nikė Leka dhe Mark Milani i Malit tė Zi. Dervish Pasha nė kėtė kohė, shpėrndau degėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Shkodėr, dhe internoi e burgosi shumė patriotė.

    Nikė Leka e pa veten nė rrezik. Qeveria Osmane tashmė e kishte vėnė nė shėnjestėr, pėr ta arrestuar dhe pėr kėtė ajo pėrdori “dhelpėrinė”.

    Nikė Leka, thirret me “dashamirėsi” nga Veziri i Shkodrės. Trimat e malėsisė e kėshilluan Nikėn qė tė mos shkonte, pasi Veziri ishte i pabesė. Ai, iu tha se i dukej ligėshti tė trembej nga kurthet e Vezirit. “Edhe nė kjoftė se Veziri do tė mė presė nė besė, ju nuk duhet tė demoralizoheni, por duhet tė luftoni sikur tė isha edhe unė nė krye tuaj”, - u tha shokėve.

    I shoqėruar nga tre trima, Nika u nis pėr nė Shkodėr, ku do tė takohej me Vezirin. Mbas njė dite e ca udhėtim mbėrriti nė Shkodėr. Rojet e pallatit tė Vezirit, (ku ėshtė prefektura sot) nuk lejuan qė tė hynin brenda tė katėr shokėt. Meqė nuk kishte zgjidhje tjetėr, u vendos qė tė shkonte vetėm Nika te Veziri. Rojet i thanė qė tė dorėzonte armėt. Atėherė Nika iu pėrgjegj oficerit Otoman: “Shumė urdhėra pona jep o zabiti i mbretit. Unė armėt nu ki heq nga brezi. Nuk kam ardhur kėtu pėr t’u ēarmatosur, por pėr tė biseduar me Vezirin pėr hallet e Malėsisė”.

    Oficeri me pesė nizamė u detyrua ta shoqėronte Nikė Lekėn pėr te Veziri. Nė zyrėn e Vezirit, Nikė Leka pėrshėndeti sipas etikės zyrtare dhe veziri i bėri nderimet e rastit. Ndėrkohė nėpunėsi i lartė i pėshpėriti diēka nė vesh oficerit tė rojeve. I tha se pse e kishin sjellur Nikė Lekėn tė armatosur. Nika bėri sikur nuk e kuptoi mirė, por bėri sikur s’diti dhe tha:

    -Urdhėro, o Vezir, fol pėr ēfarė mė keni kėrkuar?

    -Nė radhė tė parė dua tė di si jeni me shėndet, si i keni familjen, ēfarė mund t’ju ndihmoj, sepse helbete lufta ju ka rėnduar nga ana ekonomike...

    Nika ia priti menjėherė:

    -Vezir efendi t’u rritet jeta, se unė nuk kėrkoj gjė tjetėr nga Ju, vetėm tė mos na bini nė qafė. Na vratė, na dogjėt, na poqėt, prandaj ta kam rixhanė tė mos na mundoni mė, sepse nuk u kemi gjė borxh.

    -Pikėrisht pėr tė biseduar pėr hallet ju kam thirrur miqėsisht, - i tha Veziri. Naltmadhėria e tij Sulltani, ėshtė i interesuar shumė, shumė pėr Ju! Ai ka urdhėruar qė t’ju japė grada tė larta e flori pėr ju dhe pėr malėsinė, dhe pastaj tė jetojmė sė bashku nė miqėsi, mjaft keni vuajtur.

    -Dėgjo mirė, o Vezir. Unė nuk pranoj grada prej jush, sepse gradat m’i ka dhėnė Malėsia e Madhe. Ato janė grada shqiptare dhe nuk mund t’i ndryshojm me ato turke. Ju doni qė tė bėhemi pjesė e Perandorisė turke, dhe kėshtu tė mos i dėgjohet mė emri Shqipėrisė. Jo zotėri vezir, kėtė turp edhe nė qoftė se do ta pranoja unė, nuk e pranon Kelmendi dhe Malėsia e Madhe. Kurse paratė qė mė premton mua, ruaj se mund tė duhen pėr t’i thyer mendjen ndonjė tjetri, ndonjė tradhėtari qė pranon tė shesė atdheun pėr njė grusht florinj. Jeni gabuar rėndė, o vezir efendi.

    Sapo mbaron fjalėn, Nika ngrihet tė dalė nga zyra.

    -Unė po dal, Vezir efendi. Nuk kam fjalė tė tjera me Ju dhe nuk pres fjalė tė tjera prej jush.

    Atėherė Veziri, i nervozuar nė kulm, kėrcėnoi:

    -Meqė nuk i bindeni urdhėrit tė Lartmadhėrisė, Sulltanit, do tė internoheni nė Anadoll.

    -Unė do tė shkoj njė herė nė Malėsi, - u pėrgjigj Nika, nėse do tė mė lejojnė trimat e Malėsisė, mund tė shkoj tė shoh Anadollin, kurse pa lejen e tyre nuk mund tė shkoj dot askund. Po kėtu tek ti kam ardhur pa lejen e tyre...! Ju faleminderit pėr pritjen.

    Veziri urdhėron menjėherė arrestimin e Nikė Lekės, kryetrimit tė Malėsisė sė Madhe dhe dėrgimin e tij menjėherė nė brigjet e Anadollit, ku do tė rrinte gjithė jetėn.

    Oficeri me dhjetė ushtarė qėndronte gati pėr ta arrestuar Nikė Lekėn. Oficeri bėri dy hapa para dhe tentoi t’i hidhte prangat nė duar. Por, Nikė Leka nxori me tė shpejtė dy koburet qė kishte nė brez dhe ia drejtoi njėrėn Vezirit dhe tjetrėn komandantit tė rojeve tė pallatit. Koburet i zbras me shpejtėsi. Oficeri vritet menjėherė, kurse Vezirin e shpėtojnė dy ushtarė qė u dalin plumbave pėrpara. Ata vriten dhe Veziri ikėn duke dhėnė alarmin. Nika pėrleshet edhe me ushtarėt e tjerė, por tani me shpatė. Vret kėshtu edhe tre vetė, duke e ēuar numrin e tė vrarėve nė pesė vetė. Pastaj hyn brenda njė mizėri ushtarėt e oficerėsh dhe mė nė fund e kapin Nikėn.

    Brenda tri ditėve, Nikė Lekė Pepaj, internohet nė brigjet e Anadollit. Lajmi i arrestimit dhe i internimit tė pėrjetshėm tė Nikė Lekės nė brigjet e Anadollit, u pėrhap nė mėnyrė tė rrufeshme nė qytetin e Shkodrės dhe nė gjithė Malėsinė e Madhe. Populli ndjente edhe hidhėrim, po edhe krenari pėr birin besnik dhe trim. Akti i tij heroik nė pallatin e Vezirit, u pėrhap edhe jashtė Shqipėrisė. Gazetat mbushėn faqet e tyre me kronika nga akti luftarak i Nikė Lekės. Lajmet shoqėroheshin edhe me fotografinė e tij (tė dalė mė parė te foto Marubi, tė cilėn e kishin marrė me kohė tė huajt dhe veēanėrishtata anglezė). Po historianėt shqiptarė, pse heshtėn...?! Pse heshtėn edhe mė vonė pėr heroizmat e tjerė tė Nikė Lekės qė vijuan njėri pas tjetrit...? Ani, s’ka gjė! Populli i Malėsisė ia ka dhėnė me kohė titullin “Hero i Popullit”... (vijon)

Nikė Bunjaj, shkrimtar dhe publicist

Pesha e kotėsive

Vėllim me tregime nga Syrja Smajlaj

    Lexon kėtė vėllim me tregime tė Syrja Smajlajt, autorit mė tė ri qė paku pėr llojin e shkurtėr tė shkrimit nė kėtė trevė dhe ndjen kėnaqėsinė e njė tė shprehuri me njė ngrohtėsi ndjenje dhe sinqeriteti artistik tė admirueshėm. Vėllim rrok temėn e marrėdhėnieve intime, ku ceken edhe marrėdhėniet prind-fėmijė si koncentrat i raportit nė mes mentaliteteve nė rėnie dhe atyre nė lindje e konsolidim nė rrokullimėn e zhvillimit prosperial tė jetės si shprehje e emancipimit shpirtėror dhe qytetar. “Takohesh” me personazhe si Ervini, Silva, Shpresa e Selimi (“Tjetra nė mes”), Lulėzimi, Alma e Zana (“Rastėsi”), Landi, Doriani e Jola (“Njė natė mė pak”), Elsa (“Marrėzi e moshės”), Ajeti, Abdyli, Bora e Valdeti (“Pesha e kotėsive”), Arsela (“Vegim nė jetė”), Eva, Doriani (“Deodoranti Eva”). Tė gjithė janė njerėz tė thjeshtė: studentė, tė rinj, qytetarė tė zakonshėm, ushtarė, familjarė, prindėr tė zhveshur nga ēdo pushtet. Nė shtatė tregime tė vėllimit nuk takon bosė, biznesmenė, politikanė, piramidoistė, kriminelė ordinerė, mafiozė, killer, kontrabandistė, tė korruptuar. Autori ka vendosur tė shtrohet nė sofrėn artistike me kujdesin, vėmendjen, respektin e meditimin pėr njeriun e thjeshtė...

    Do ta quaja kėtė prezantim artistik njė fillesė e kėndėshme, premtuese, plot jetė dhe, njėherėsh, njė homazh pėr njeriun e thjeshtė. Janė pikėrisht kėto personazhe, kjo shtresė sociale, e cila nė shpalosjen artistike i jep vlera vitale lėngut artistik tė derdhur nė kėtė luftė tregimesh gjurmėlėnės nė kujtesėn e lexuesit tė thjeshtė, por edhe tė studiuesit tė gjuhės shqipe. Me autoritetin e fjalės sė kursyer e tė gjetur me kredibilitetin artistik, qė japin mjete tė tilla sikontrasti, nėnteksti, inversioni, penelatat e hequra me kujdes, detajet dhe pėrgjithėsimi artistik autori pėrpiqet tė depėrtojė nė botėn shpirtėrore tė njeriut tė thjeshtė larg ēdo skarciteti qė sjell pornografia e komercializmi, qė mjerisht nanurisin lexuesin tonė tė tronditur nė njė tranzicion tė ri tė tejzgjatur stresant mishėruar artistikisht mjeshtėrisht nė karaktere tė goditura si Ervini, Jola, Eva...

    Nė pėrgjithėsi vėllimi ka vlera falė nuhatjes artistike pėr tė pėrdorur me kompetencė tė admirueshme armėt qė tė jep tregimi si: dialogu i shkathėt e funksional, konflikti dramatik i veprimit tė personazheve, ēasti kulmor dhe mostretja pas hollėsive psikologjike tė karaktereve.

    Nė qendėr tė tregimit “Tjetra nė mes” Ervini, njė i ri qė i takon njė familjeje tė persekutuar, idealist i vėrtetė qė kurrsesi nė vitet ’90 nuk pranon tė modifikohet si njeri turravrap dygishtak pėr tė abuzuar me prestigjin e njė tė persekutuari politik. Nė klimėn e zhvillimeve demokratike nė vend secili nga njerėzit e tij ka hedhur hapat pėr tė gjetur vetveten. Ervini fillimisht angazhohet nė njė parti politike, por shpejt tronditet shpirtėrisht. Inercia totalitariste e luftės sė klasave vazhdon, por me forma tė reja. Dje nė emėr tė demokracisė popullore, sot nė emėr tė demokracisė borgjeze. Ishėt kundėr ishėve. Koncepti i llogores ekziston ende nė kokat e politikės. Deviza e ditės: Je me partinė n pushtet, je gjithēka, je kundėr saj, tė ka mohuar edhe zoti vetė: S’ke tė drejtė as nė pjesėn e diellit. Me kokėn prapa vihet nė dyshim e ardhmja. “Bashkėvuajtės e bashkėfajtorė” - sllogani mė hipokrit i kėtij shekulli. Nė kėto rrethana Ervini deēizon: Largohet nga politika dhe i futet fakultetit. Megjithatė as kėtu nuk e gjen vetvetenn, idealizmin e tij. Edhe nė fakultet nė emėr tė “ishėve” diplomohen deri semimaturantė, nė kurriz tė tė aftėve, nė emėr tė ishizmit e jo tė profesionalizmit. A s’kemi dėgjuar tė gjithė, madje edhe jetuar fakte tė tilla qė konkurset nė fakultetet tona mbusheshin deri nė dyfishin e tyre tė planit me tė rekomanduar nga lart. Kjo e dėshpėron temase Ervinin, por ėshtė Silva mishėruese artistikisht e tolerancės popullore, ajo e inkurajon tė bėhet mėsues. Por edhe nė familje edhe nė shkollė Ervini ndjehet zero, i nėnēmuar. Jo thjesht shkolla ėshtė shkatėrruar, por ėshtė shkatėrruar njeriu nė kompleks, lumpeni social ėshtė bėrė pėrcaktues, analfabeti, injoranti i ingarnuar nė mekanizmin e kompletuar qė, pėr hipokrizi quhet shtet, ka nxjerrė jashtė loje, intelektualin, shkollėtarin, kulturėn. Mendja e kombit, arsimi, kultura, prosperiteti janė kthyer nė iluzion. Realisht individi, familja, kombi, shoqėria e pėrjetojnė dilemėn historike: Ku po shkojmė?

    Si natyrė e mbyllur Ervini vuan nė vetvete idealizmin e tij. Ai ėshtė pėrfaqėsues autentik i asaj shtrese qė e vuajti persekutimin politik pėr ideale tė pastra e tė qarta demokratike nė diktaturė. Kjo e neverit ndaj abuzantėve me pasaportėn e tė persekutuarit si barkė shpėtimi e atij prostitucioni moral i ish tė dėnuarve si hajdutė, imoralė, si fuksė tė Sigurimit tė Shtetit pas burgut qė sot kėrkon tė shitet si persekucion politik.  Janė kontrasti dhe portreti si mjete artistike qė suksesshėm mobilizojnė autorin nė shpalosjen e njė realiteti tė tillė tė dhimbshėm, por mjerisht ulur kėmbėkryq. Kryetari i madh, i kollarisur dhe autoritar nė zyrė, nė sytė e gruas sė tij njė krijesė e papėrfillshme e kokulur, shprehet autori, duke portretizuar kryetarin e partisė, ku aderon Ervini. Po kaq bukur autori pėrdor nėntekstin apo ironinė metaforike: “Brravo, kryetari im, jepu sihariqin njerėzve se nga Amerika po vijnė ide tė reja qė ne “indianėt” shqiptarė nuk i kemi njohur. Po vijnė njė grup grashė qė tė na tregojnė se si milet lopa, si lahet gjiri i tyre, si tė pastrohet plehu, e pse jo, nga qumėshti mund tė merret edhe gjalpi, madje edhe gjiza”. Kozmopolitizmi nė ēdo fushė tė jetės, pėrbuzje e ēdo vlere kombėtare tė krijuara me aq mund e djersė - ja njė plagė e dhimbshme qė preket mjeshtėrisht nga autori, pasqyrė filozofike e qeverisjes mjerane tė shqiptarėve: “Ne qeverisim, bota na ndihmon”. Indirekt autori bėn pyetjen: Ē’ėshtė demokracia? Dhe po vetė pėrgjigjet: Asgjė tjetėr vetėm bankoprovė reale pėr ēdo popull e komb: se sa ėshtė i aftė ai tė konkurojė me vlerat e veta nė ēdo fushė si e vetmja rrugė e afirmimit. Ndryshe do tė mbetemi nė stadin e njė populli pa tė ardhme apo, siē e kemi dėgjuar tė na thonė tė huajt: “Voi albanezi siete popolo per manxhare”...

    Ėshtė meritė qė autori motivon artistikisht optimizmin pėr tė ardhmen i bindur nė brishtėsinė e demokracisė shqiptare. “Njomėshtia e vajzės qė i kishte munguar u bėri vend nė mėnyrė tė mirėpritur energjive qė pranvera stimulonte nė trupin e tij” e mbyll autori rrėfimin artistik...

    Nė qendėr tė tregimit tjetėr me titullin “Rastėsi” vendos njė trio simpatike: Lulėzimin - ushtar, dy vajza Alma dhe Zana qė po udhėtojnė me trenin e linjės drejt qytetit verior. Vajzat thjesht pėr mirėsjellje i bėjnė vend ushtarit nė ndenjėsen e tyre pa shfaqur kurrfarė preference pėr tė. Njė i ri pasagjer kėrkon tė provokojė njėrėn prej vajzave. Pėrballė kėtij veprimi ngrihet madhėrisht figura e ushtarit qytetar, qė, pa asnjė mėdyshje, mbrojtjen e dinjitetit tė vajzės sė provokuar e ndjen si mbrojtje tė dinjitetit tė vet. Vetėm gjashtė faqe ka tregimi por mjeshtėria artistike, intensiteti i veprimit, koloriti artistik, dialogu funksional evidentojnė vlera tė arrira artistike mjaft domethėnėse. Kėshtu mesazhi vjen rrjedhshėm, natyrshėm larg artificeve e skemave tė kėrkuara, madje mjaft kuptimplotė. E vetmja mbrojtje pėr tė pambrojturit nė kushtet e njė tranzicioni tė pakontrolluar nga ligji mbetet solidariteti social. Indiferenca, konformizmi, heshtja pa moral, ja tri tė kėqijat e mėdha qė aq shumė vazhdojnė tė na kushtojnė ne shqiptarėve. Pėrmes personazhit kryesor, Lulėzimit, autori militon pėr njė qėndrim tė ri qytetar tė pėrgjegjshėm nė jetė, nė shoqėri, nė familje... “Nuk e kuptoni se pas kėtij ēasti jeni i tepėrt” decizon qėndrimin e vet dinjitoz ushtar Lulėzimi ndaj provokatorit.

    Njėherėsh njė tregim kaq i shkurtėr, por kaq cilėsor apelon kundėr abuzimit me sasinė nė dėm tė botimeve cilėsore nga botues komercialistė ēka ndikon mė tepėr pėr njė ēoroditje se sa pėr njė formim estetik etiko-qytetar tė njeriut tė ditėve tona nė kushtet kur kritika letrare ende s’e ka marrė veten...

    Vlera qė evidentuam mė lart ngėrthejnė edhe tregimet tjera e nė mėnyrė tė veēantė “Njė natė mė pak” apo “Deodoranti Eva”. Vėllimi ka vlera edhe pėr formėn, pėr punėn me fjalėn e gjuhės shqipe. Jo vetėm me pėrpjekjet pėr krijimin e fjalėve tė reja apo nuancave kuptimore interesante, por edhe pėrdorimin me respekt tė fjalės sė kursyer e tė zgjedhur shqipe, pa u bėrė asnjėherė skllav i fjalės sė huaj parazitare duke u ngritur kėshtu kundėr atyre qė po mbushin padrejtėsisht nga tempulli i demokracisė e mediumet nė tėrėsi gjuhėn shqipe me fjalėn e huaj si dhe kundėr atyre linguistėve skllevėr tė politikės sė ditės qė arrijnė deri nė absurd sa tė tentojnė tė penalizojnė njėsimin e gjuhės shqipe letrare, kėtė fitore historike kombėtare, embrionet e sė cilės kanė njė moshė sė paku shekullore.

    Tregimet e Syrjait shquhen jo vetėm pėr mesazhet tepėr njerėzore nė njė realitet disi njerėzor, por edhe pėr vlera tė konsiderueshme artistike, falė ngjyrimit emocional tė fjalės, pėrdorimit me efikasitet tė inversionit, tė tė shprehurit lakonik etj.

    Megjithatė afirmimi i vlerave nė disa prej tergimeve tė kėtij vėllimi, ndjehet edhe nevoja e njė krasitjeje kompetente redaktoriale qė krijimtaria e ardhshme tė marrė vlera tė reja te ky autor i ri nė moshė e nė krijimtari, por mjaft premtues.

Kadri Ujkaj

Mes ligjit dhe krimit Misioni i Pajtimit

-Nė tė gjithė botėn shteti ēarmatos qytetarėt, nė Shqipėri qytetarėt ēarmatosin shtetin-

    Nė kushtet tepėr tė vėshtira qė po kalon shoqėria shqiptare, ndėr kėto vite tė dhimbshme tė njė tranzicioni tė tejzgjatur (dhe qė nuk dihet ende se kur do ta mbyllė ciklin), kur krimi, korrupsioni, kontrabanda dhe prostitucioni e kanė shtrirė metastazėn e tyre nė tė gjithė gjymtyrėt e shoqėris; kur ligji i “atrofizuar” i shtetit shqiptar, nuk ėshtė nė gjendje t’u vėjė “digė” kėtyre fenomeneve; koha thėrret nė “skenė” Misionin e Pajtimit, si njė “instrument” shoqėror tepėr tė nevojshėm pėr “amortizimin” e kėtyre fenomeneve, dhe nė veēanti, pėr shuarjen e konflikteve. “Misioni i Pajtimit” ka vepruar prej mė shumė se dhjetė vitesh, dhe brenda kėtij Misioni ka elementė tė shquar dhe me reputacion, tė cilėt kanė dhėnė dhe japin njė kontribut tepėr tė vyer. Por, nuk duhet harruar se shpeshherė janė bėrė dhe gabime, sidomos nė keqinterpretimin e Kanunit, ku shpeshherė ka bėrė efekt tė kundėrt. Nisur nga kėto faktorė, me iniciativėn e fratit tė shquar italian Mario Boglio i cili po shpalos me tė gjithė madhėshtinė vlerat e tij njerėzore, religjioze dhe tepėr humane. Ishte iniciativa dhe vullneti i tij i hekurt; i organizimi i dy kuvendeve nė fshatin e “Paqes”, njėri me dt. 25 janar 2003, dhe tjetri mė 21 mars 2003. Nė kėto kuvende kanė asistuar, pėrveē pėrfaqėsuesve tė nderuar tė tri komuniteteve fetare, edhe Kryetari i Kuvendit Popullor dhe Ministri i Mbrojtjes, (nė kuvendin e parė). Nė kuvendin e dytė, pėrveē pėrfaqėsuesve tė komuniteteve fetare dhe shoqėrisė civile, asistonin dhe zv/Ministri i Drejtėsisė dhe Drejtori i Rendit tė Qarkut, dhe pėrfaqėsues tė Prokurorisė. Nė kėtė kuvend asistonin dhe: Misioni “Drejtėsi dhe Paqe”; Misioni i Pajtimit “Nėnė Tereza” etj. Qėllimi i kėtij kuvendi ishte bashkėrendimi i veprimeve parandaluese tė konflikteve dhe kryesisht i gjakmarrjes.

    Nga tė gjithė referuesit, tė drejtėsisė, rendit, shoqėrisė civile dhe nė veēanti i komuniteteve fetare, lajtmotivi ishte ky: frenimi i fenomenit me masa parandaluese e efikase nga tė tre grupimet dhe veprimi i tyre “rezonant”, duke vėnė nė efiēencė tė gjitha mjetet e disponueshme, qė nga pėrgatitja shpirtėrore (detyrė kjo e komuniteteve fetare), nga shfrytėzimi nė maksimum i mendimit intelektual (shoqėria civile) dhe deri tek organet kompetente, tė cilat duhet tė jenė zbatues koshient dhe konseguent tė ligjit, qė ka aprovuar Kushtetuta, pa asnjė kompromis.

    Nė lidhje me armėmbajtjen pa leje, pati vėrejtje nga tė gjithė referuesit se ligjet janė tepėr tė “buta”.

    Duke patur parasysh se, nuk ka pasojė pa shkak, u konkludua nga tė gjithė referuesit se: Gjendja tepėr e vėshtirė ekonomike, “lulėzimi” i analfabetizmit, dhe hezitimi i organeve tė rendit pėr ndėrhyrje me forcė nė zbatimin e ligjit, korruptimi i gjykatave, kanė krijuar hapėsirė pėr kėto fenomene.

    Me mjaft interes u prit diskutimi i z. Benusi, ku ndėr tė tjera tha: Nė tė gjithė botėn, shteti ēarmatos qytetarėt, ndėrsa tek ne, qytetarėt ēarmatosin shtetin!... Z. Benusi u prononcua edhe pėr keqinterpretimin qė i bėhet Kanunit. Mė dt. 5 prill 2003, ėshtė faza pėrfundimtare (kuvendi i tretė), i cili do tė vendosė themelet e “Misionit tė Pajtimit” dhe qė shpresohet tė jetė “mjeti” mė efikas pėr parandalimin e ēdo konflikti nė Prefekturėn tonė e mė gjerė.

    Jam i mendimit se, komunitetet fetare dhe shoqėria civile kanė njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė parandalimin e konflikteve, por kur konflikti kthehet nė krim duhet tė veprojė ligji me efikasitetin maksimal. Duke krijuar kėshtu edhe njė besim mė tė madh tek qytetarėt dhe respekt ndaj shtetit.

    Pra, mes ligjit dhe krimit misionarėt e pajtimit do tė veprojnė si “katalizatorė” tė fuqishėm nė zbutjen e fenomenit. Tre elementet e sipėrpėrmendur janė alternativa mė e mundshme dhe mė konstante pėr realizimin e kėtij objektivi. Duke patur parasysh se: familja ėshtė “celula” e shtetit dhe se shpeshherė prindėrit bėhen shkaktarė pėr hapjen e “plagėve” tė vjetra, do tė thosha se plagėt e vjetra shpesherė po “mbyllen” me gjak tė ri! Pra ėshtė detyrė puna bindėse me kėta prindėr, tė cilėt nga “eksitatorė” duhet t’i kthejmė nė “stabilizatorė”. Vetėm kėshtu do tė kursejmė gjakun tepėr tė ēmueshėm tė fėmijėve tanė dhe do t’i bėjmė njė shėrbim tė vyer kombit tonė fatkeq, e me gjak tė shprishur nė katėr anėt e globit.

    Gjithashtu jam i mendimit qė edhe Zotin, tė cilin e “braktisėm” pėr rreth 40 vjet, t’u lutemi nė gjuhėn tonė dhe ta thėrrasim nė gjuhėn tonė - Zot.

    Ai i Lumi i di tė gjitha gjuhėt e botės, dhe nuk kemi aspak nevojė ta thėrrasim nė gjuhė tė tjera, qoftė latinisht - Dio, apo arabisht - Allah.

    Ti lutemi nė gjuhėn tonė qė tė pohojmė nacionalitetin tonė. Nė qoftė se ne do tė mohojmė veten, kam “frikė” se edhe ai i Lumi do tė na mohojė.

    Vetėm me njė vullnet tė hekurt duke rrėzuar ēdo “barrierė” qė do tė na ndajė, mund tė rreshtohemi ndėr kombet e qytetėruara tė botės moderne. “Dashuria ndėrton. Urrejtja shkatėrron”. - “Sentencė” e Papės sė Shejtė.

    Ta “varrosim” urrejtjen me Dashurinė pėr njėri-tjetrin.

Mark Bregu