koka

nr. 87 / 1 shkurt 2006

alukit

 

Skena politike kosovare pa Ibrahim Rugovėn

Dr Rugova lė njė boshllėk nė skenėn politike nė Kosovė

Vdekja e presidentit Ibrahim Rugova vjen nė njė kohė vendimtare pėr tė ardhmen e Kosovės.

Pėr tė mėsuar se ēfarė ndikimi ka pasur nė skenėn politike kosovare vdekja e Presidentit Rugova, Gėzim Guri i seksionit shqiptar tė BBC-sė bisedoi me analistin e BBC-sė pėr Evropėn Juglindore Gabriel Partosh:

Partosh: Unė mendoj se ky ndikim ėshtė, deri diku, i pamatshėm.

Ai ishte njė figurė dominuese nė politikėn kosovare.

Z. Rugova vėrtetė qė nuk e kishte mė pozitėn qė kishte pasur nė vitet 90-tė kur ishte krejtėsisht i pasfiduar, por edhe pas pėrfundimit tė luftės, ai mbeti personaliteti politik kryesor nė Kosovė.

Pėr mė tepėr, deri nė vdekjen e tij ai ishte politikani qė simbolizonte ėndrrėn dhe aspiratat e shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi.

Pikėrisht pėr kėtė lidhje tė tij dhe tė partisė sė tij me kėtė ideal, ai ishte gjatė gjithė kohės edhe udhėheqėsi i kombit tė tij, pėrveē se udhėhoqi njė formacion politik qė, le tė themi, ishte njė hap para tė tjerėve.

Kjo mendoj se do tė ndryshojė tani.

Kėtej e tutje do tė shohim mė shumė njė betejė mes tė barabartėsh tė partive tė ndryshme politike, sesa dominim tė njė force qė gjithmonė favorizohej nga fakti se udhėhiqej nga babai i kombit, Ibrahim Rugova.

Pyetje: Si e parashikoni ju procesin e zgjedhjes sė njė pasuesi pėr presidentin Rugova?

Partosh: Unė pres qė tė ketė grindje politike, duke filluar qė brenda Lidhjes Demokratike qė, pėrgjithėsisht, konsiderohet si njė lėvizje me fraksione, tė cilat u mbajtėn bashkė me sukses nė sajė tė autoritetit tė zotit Rugova.

Pra do tė ketė nga kėto, ndonėse kėto fėrkime mund tė mos jenė publike.

Nė fund tė fundit, ajo qė ka rėndėsi, pavarėsisht nėse ka edhe grindje apo fėrkime tė tilla, ėshtė se sa shpejt do tė sheshohen dallimet, nė mėnyrė qė ekipi negociator tė kryejė funkisonin e tij, qė institucionet e Kosovės tė drejtohen nga udhėheqėsit e zgjedhur dhe qė tė hidhen hapa nė bisedimet pėr statusin.

Pyetje: Si e spegoni faktin se Lidhja Demokratike nuk ka zgjedhur njė kryetar tė ri tė saj qė prej dorėheqjes sė zotit Rugova, pėr shkak tė postit tė presidentit qė ai mbjati deri nė vdekje?

Partosh: Unė mendoj se ky ėshtė njė tregues i respektit pėr zotin Rugova nė partinė e tij.

Ata nuk dėshironin ta shkėpusnin kėtė lidhje me tė.

Prandaj ai mbeti, nė fakt, udhėheqėsi honorifik i kėsaj partie, madje nė prapaskenė edhe udhėheqėsi jozyrtar i saj, pavarėsisht se zyrtarisht nuk ishte mė kryetar i LDK-sė.

Pra, njėra nga arsyet qė nuk ėshtė zgjedhur ende kryetari i ri i LDK-sė, ishte pėr tė ruajtur nė sytė e publikut lidhjen mes kėsaj force politike dhe pasurisė sė saj mė tė ēmuar, zotit Rugova.

Sė dyti, ēdo pėrpjekje pėr tė gjetur njė kryetar tė ri pėr LDK-nė do tė ishte shoqėruar me mosmarrėveshje dhe, potencialisht, mund tė kishte shkaktuar pėrēarje, gjė qė nuk e dėshironte ashkush brenda LDK-sė.

Ky mund tė jetė njė spjegim pėr kėtė situatė tė ēuditshme ku njė parti ende nuk ka zgjedhur njė pasues pėr udhėheqėsin qė ka dhėnė me kohė dorėheqjen.

Pyetje: Udhėheqės botėrorė kanė shprehur dhimbjen pėr humbjen e njė bashkėbiseduesi tė denjė. Pėr ēfarė ėshtė mė e shqetėsuar tani bashkėsia ndėrkombėtare pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės?

Partosh: Mendoj se shqetėsimi mė i madh ėshtė nėse mosmarrėveshjet dhe manovrat politike qė konsiderohen krejt normale nė rastin e vdekjes sė njė udhėheqėsi, aq mė shumė kur nė kėtė rast bėhet fjalė pėr themeluesin e idesė sė pavarėsisė sė Kosovės, nuk gjejnė zgjidhje brenda njė periudhe relativisht tė shkurtėr.

Nėse kjo ēon nė zvarritjen e bisedimeve pėr statusin, atėherė mund tė arrijmė nė njė situate e cila mbart shumė rreziqe.

Nė fund tė fundit, shqiptarėt e Kosovės duan qė tė kenė sa mė shpejt pavarėsinė e tyre dhe, sipas gjasave, ata do tė marrin diēka qė ėshtė shumė afėr pavarėsisė.

Ata janė tė vetėdijshėm pėr kėtė.

Ēdo vonesė e kėtij procesi mund tė ēojė nė akte tė reja dhune kundėr pakicės serbe, apo ndoshta edhe kundėr pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė.

Ky mendoj se ėshtė rreziku kryesor.

Pyetje: Pra ju thoni se shqetėsimi mė i madh i bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė koha qė do tė duhet pėr tė zgjedhur pasuesin e zotit Rugova dhe jo se cili do tė jetė ky pasues?

Partosh: Unė mendoj kėshtu sepse, nė fund tė fundit, udhėheqėsit e shqiptarėve tė Kosovės, pavarėsisht nga dallimet e shumta qė kanė lidhur me taktikat apo ambiciet personale, nuk kanė thuajse asnjė dallim nė faktin se tė gjithė duan pavarėsinė.

Shumica e tyre janė tė vetėdijshėm se duhet tė pranojnė njė zgjidhje qė ėshtė pothuajse pavarėsi por, nė njėfarė mėnyrė, me disa kushte, pra njė lloj sovraniteti i kufizuar.

Prandaj, pasuesit e zotit Rugova nė postet qė ai ka mbajtur, nuk pritet tė pėrfaqėsojnė ndonjė ndryshim tė madh tė politikave tė tij.

Ndoshta ata mund tė jenė mė tė vendosur, pasi pėr disa, zoti Rugova ka pasur njė reputacion si njė politikan i matur dhe nė disa rrethana hezitues.

Problemi shtrohet se kur mund tė rifillojnė bisedimet, sepse duhet tė dihet se kush e drejton delegacionin shqiptar, kush ėshtė presidenti i Kosovės.

Sigurisht, i duhet lėnė kohė popullit tė Kosovės qė t'i bėjė respektet e fundit udhėheqėsit tė tij.

Por, sapo tė pėrfundojė kjo periudhė zie, do tė kėrkohet qė tė hidhen hapa dhe tė shėnohet progres, mundėsisht, sa mė shpejt.

Pyetje: Ēfarė ndikimi do tė ketė largimi i zotit Rugova nga skena politike nė marrėdhėniet e shqiptarėve tė Kosovės me Beogradin, aq mė tepėr qė kėto ditė nė Vjenė pritej tė fillonin bisedimet e ndėrmjetėsuara nga zoti Ahtisari ?

Partosh: Nuk ka ndonjė arsye qė tė ndikojė nė marrėdhėniet me serbėt sepse ata e dinė se nė ekipin e shqiptarėve tė Kosovės ekziston njė unitet kur ėshtė fjala pėr strategjinė kryesore.

Sigurisht, disa zyrtarė serbė kanė shprehur shqetėsim se vendin e zotit Rugova, qė ishte njė pacifist, mund ta zėrė njė politikan mė militant.

Megjithatė, unė mendoj se nuk ka politikan shqiptar nė Kosovė qė tė ketė kėrkuar nė kėtė fazė njė reagim militant ndaj qėndrimit tė palės serbe apo pėrdorimin e forcės pėr arritjen e objektivit.

Kjo spjegohet me faktin e thjeshtė se shqiptarėt e Kosovės e kanė kuptuar se janė shumė pranė arritjes sė objektivit.

Ata do tė marrin pak a shumė atė qė dėshirojnė.

Prandaj them se nuk ka ndonjė rrezik tė veēantė pėr palėn serbe, pėrveē faktit se zvarritja e procesit tė gjetjes sė njė zgjidhjeje pėr statusin, mund tė ketė pajoja negative pėr serbėt, sepse mund ta shtojė padurimin qė ndjejnė shumė vetė nė radhėt e shumicės shqiptare tė Kosovės.

 

Shtypi I huaj per Rugoven

Evropa kujton rezistencėn paqėsore tė Rugovės

Presidenti Rugova do tė varroset tė enjten nė varrin e familjes

Nė shtypin evropian shprehet shqetėsim lidhur me vakumin e pushtetit nė Kosovė pas vdekjes nė fundjavė tė presidentit Ibrahim Rugova.

Gazeta franceze LE MONDE i hedh njė vėshtrim tė ardhmes sė Kosovės pas vdekjes sė udhėheqėsit tė saj Ibrahim Rugova.

"Pacifisti shqiptar", i cili vdiq pak ditė para fillimit tė negociatave midis Beogradit dhe Prishtinės pėr statusin e Kosovės, "nuk pati kohė tė hiqte shallin e kuq qė ai kishte premtuar ta hiqte vetėm kur vendi do tė bėhej i pavarur," shkruan gazeta.

"Kosova mbetet njė qendėr mungese qendrueshmėrie," vė nė dukje ajo. "Kushtetuta ėshtė e pėrkohshme, pakica serbe ėshtė e kufizuar nė enklava dhe konsiderohet si armike, ose tė paktėn si alibi qė e lejon Beogradin tė pretendojė tė drejtėn e tij," shpjegon gazeta. Pėr sa i pėrket ekonomisė, "ajo ėshtė e subvencionuar nga bashkėsia ndėrkombėtare," shton ajo.

Po, shton gazeta, gjendja nuk ėshtė aq e keqe sa duket. "Gjatė betejės sė udhėhequr nga zoti Rugova dhe Lidhja e tij Demokratike e Kosovės, populli i Kosovės ka arritur maturi tė vėrtetė politike," shkruan ajo.

Qė nga fundi i luftės, "pa hequr dorė ndonjėherė nga ėndra e tyre pėr pavarėsi, ata kanė votuar gjithnjė pėr pacifizėm dhe durim," shkruan gazeta franceze.

Gazeta gjermane FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG shkruan se ēėshtja se kush do ta pasojė zotin Rugova do tė vėrė nė provė demokracinė nė Kosovė.

Gazeta shprehet sė mėnyra se si "do tė kryhet kjo luftė pėr pushtet" ėshtė mė e rėndėsishme se sa kush e fiton atė.

"A do tė provojė sistemi demokratik i Kosovės se ėshtė i qėndrueshėm nė masė tė pranueshme? ngre pyetjen gazeta.

Gazeta tjetėr gjermane FRANKFURTER RUNDSCHAU shkruan se BE-ja do tė duhet tė luajė njė rol aktiv nė Kosovė edhe pėr shumė vite tė tjera.

Gazeta argumenton se bashkėsia ndėrkombėtare nuk duhet tė pranojė njė ndarje tė Kosovės sipas vijave etnike sepse "kjo do tė minonte pėrpjekjet ndėrkombėtare gjatė viteve tė fundit pėr njė Kosovė shumėetnike".

"Si do qė tė duket zgjidhja pas negociatash tė durueshme, ėshtė e qartė se bashkėsia ndėrkombėtare, ndoshta nė formėn e BE-sė, do tė duhet tė pėrgatitet pėr njė lloj roli kujdestar nė Kosovė edhe pėr shumė vite," shkruan gazeta gjermane.

Gazeta austriake DER STANDARD shpreh frikėn se vdekja e zoti Rugova ka krijuar njė "vakum tė rrezikshėm pushteti".

"Pėr bisedimet e statusit ai kishte transmetuar njė ndjenjė drejtimi dhe vetbesimi nė vend dhe besueshmėri jashtė," shkruan gazeta.

"Kjo tani nuk ndodh mė," shkruan gazeta.

Ajo beson se pa zotin Rugova do tė jetė mė e vėshtirė pėr tė shitur idenė se pavarėsia e kufizuar me tė drejta tė mėdha pėr serbėt e Kosovės ėshtė "mė e mira qė mund tė arrihet pėr shqiptarėt e Kosovės."

Me kėtė ide bashkohet edhe gazeta britanike THE DAILY TELEGRAPH e cila shkruan se ndėrsa kosovarėt po mbajnė zi pėr vdekjen e presidentit tė tyre, kanė filluar pėrpjekjet pėr gjetjen e njė pasuesi "pėr tė mbushur vakumin e lėnė nga njė figurė e fuqishme nė negociatat e pavarėsisė".

Gazeta citon kreun e administratės sė OKB-sė nė Kosovė Soren Jessen-Petersen qė bėn thirrje pėr unitet para bisedimeve me Serbinė, tė cilat janė shtyrė pėr nga fillimi i shkurtit.

"Qėllimi tė cilit ai i dedikoi jetėn e tij ishte njė Kosove e lirė," citohet tė ketė thėnė Petersen gjatė njė mbledhjeje tė parlamentit nė kujtim tė Rugovės.

Gazeta thotė se aleati i Rugovės, Nexhat Daci, kryetar i parlamentit, ėshtė ngarkuar me detyrėn e presidentit dhe shton se zoti Daci ėshtė njė nga kandidatėt pėr postin, qė duhet mbushur brenda tre muajsh.

"Mbėshtetėsit perėndimorė dėshirojnė qė Lidhja Demokratike e Kosovės e Rugovės ta mbushė kėtė boshllėk mė shpejt."

Gazeta tjetėr britake THE INDEPENDENT shkruan se nė Kosovė kanė filluar seriozish pėrpjekjet pėr tė gjetur njė udhėheqės tjetėr pėr tė drejtuar drejt pavarėrisė, pas vdekjes "sė udhėheqėsit ikonė".

Gazeta shkruan se Rugova ėshtė njohur si "Gandi i Ballkanit, pėr shkak tė strategjisė sė tij tė rezistencės paqėsore".

"E ardhmja e Kosovės varet nė ekujlibėr pas vdekjes sė zotit Rugova," shkruan gazeta britanike THE GUARDIAN, nė njė shkrim nėn njė foto tė madhe tė njė posteri me foton e zotit Rugova.

"Rugova," shkruan gazeta, "ėshtė gati e pamundur tė zėvendėsohet". Ai ka qenė udhėheqėsi pėr rreth 20 vjet i pėrpjekjeve pėr pavarėsi.

Gazeta thotė se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e njė mėndjeje se vdekja e tij "nuk duhet lejuar tė pengojė procesin drejt zgjidhjes."

"Presidenti Rugova ishte njeri i paqes, i vendosur pėrballė shtypjes, por i angazhuar thellė nė idealet e mosdhunės," shkruan gazeta britanike.

Gazeta FINANCIAL TIMES e titullion lajmin pėr Kosovėn: "OKB-ja bėn thirrje pėr qetėsi pas vdekjes sė udhėheqėsit tė Kosovės".

Bashkėsia ndėrkombėtare, shkruan gazeta, ėshtė e shqetėsuar se, megjithėse vdekja e zotit Rugova nuk ishte e papritur, ajo mund tė pasohet nga debate midis udhėheqėsve kosovarė dhe ndoshta mund tė nxisė tensione midis shumicės shqiptare dhe pakicės serbe.

"Zoti Rugova nuk jetoi pėr tė parė pėrmbushjen e ėndrės sė tij pėr njė pavarėsi tė Kosovės," shkruan gazueta.

"Por ai jetoi aq sa tė shikonte fillimin e procesit diplomatik qė mund tė ēojė nė deklarimin e ndonjė forme tė pavarėsisė nga fundit i vitit 2006," shkruan gazeta.

Gazeta THE TIMES boton njė faqe tė tėrė dedikuar udhėheqėsit kosovar, tė cilin e quan "udhėheqėsi i vendosur, Gandi i Kosovės, pėr rezistencėn pasive nė luftėn pėr pavarėsi".

Gazeta boton njė shkrim tė gjatė pėr jetėn e Rugovės duke theksuar ėndrėn e tij pėr pavarėsi.

Gazeta INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE boton nė faqe tė parė njė foto tė madhe tė tė shumė kosovarėve qė presin t'i bėjnė homazhe presidentit tė tyre dhe nėn tė titullin: "E ardhmaj e Kosovės nėn hije nga vdekja e Rugovės."

Duke e quajtur Rugovėn "njė intelektual qė mishėroi shpresat e kosovarėve" gazeta shkruan se "paraqitja akademike e Rugovės dhe pacifizmi i tij i vendosur pėrballė represionit dhe shkeljes sė tė drejtave tė njeriut nga forcat serbe tė sigurisė nė rajon i kanė dhėnė atij gati njė status ikonik nė mesin e bashkėkombasve tė tij".

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

SHIK dhe tė drejtat qytetare

Shėrbimi Informativ Kombėtar i Shqipėrisė ka qenė i njohur gjatė viteve pėr brutalitetin e tij, pushtetin e plotė dhe natyrėn e egėr kur ishte fjala pėr t’i shėrbyer qeverisė nė pushtet. Gjatė regjimit komunist, ky Shėrbim ishte i njohur si Sigurimi. Mbas tranzicionit politik tė 1990-s, u bė i njohur si SHIK-u dhe SHISH-i, dhe Zoti e di si do tė quhet nė tė ardhmen. Ndoshta Gestapo!

Pamvarėsisht nga emri qė ka mbajtur pėrgjatė viteve, apo qė mund tė mbajė nė tė ardhmen, ai ka qenė pėrdorur gjithmonė dhe do tė pėrdoret gjithmonė vetėm pėr njė qėllim: pėr tė shtypur disidencėn politike nė Shqipėri. Enver Hoxha e pėrdori me shumė efektshmėri pėr mė shumė se 40 vjet, pastaj erdhi Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano dhe pėrsėri Berisha, tė cilėt e pėrdorėn dhe vazhdojnė ta pėrdorin pėr tė njėjtin qėllim dhe nė tė njėjtėn mėnyrė siē bėri Enver Hoxha. Sipas Kushtetutės, SHIK-u nuk duhet tė pėrdoret pėr qėllime politike, apo pėr tė shtypur disidencėn politike. E thėnė mė qartė, ai duhet tė jetė njė shėrbim informativ qė mbledh informacione pėr qėllime tė sigurisė kombėtare dhe i paraqet kėta informacione organeve kompetente nė shtetit. Qė kur Berisha erdhi nė pushtet, unė dhe kolegėt e mi kemi patur rastin tė shohim me sytė tanė se si pėrdoret SHIK-u pėr qėllime politike:

Mė 23 janar, 2006, dy agjentė tė SHIK-ut erdhėn nė zyrėn time. Unė ndodhesha aty me grupin tim tė punės. Ata mė thanė se kishin kėrkuar mė pėrpara t’u dėrgoja kopje tė disa dosjeve dhe unė nuk i isha pėrgjigjur kėrkesės sė tyre. Pastaj mė kėrkuan qė t’u tregoja tė gjitha dosjet qė kisha nė zyrė. Ata donin t’i shihnin dhe tė bėnin kopje tė disa dokumenteve. Vėreni se ata nuk kishin asnjė mandat kontrolli, asnjė urdhėr gjykate apo ndonjė lloj tjetėr autorizimi qė t’u jepte tė drejtėn pėr ta bėrė kėtė. Kur i pyeta se me ēfarė tė drejte po vepronin, ata m’u pėrgjigjėn se e drejta e tyre buronte nga fakti se ishin “agjentė tė SHIK-ut”. Unė i informova se ishin tė drejtat e klientėve tė avokatėve dhe se ata nuk kishin tė drejtė t’i shihni kėta dosje pėrderisa tė mos paraqisnin ndonjė urdhėr gjykate ku tė tregohej nė mėnyrė tė veēantė arsyeja e kontrollit. Ky ishte njė ēast kthese. Ata mė arrestuan, ndėrsa grupi im i punės shikonin tė tmerruar. Ata kontrolluan zyrėn time, morėn dosjet (mbi 70 dosje), konfiskuan tė gjitha shėnimet e mia tė avokatisė dhe numratorin telefonik. Pastaj mė ēuan nė zyrat e SHIK-ut dhe mė morėn nė pyetje pėr disa klientė, marrėdhėniet e mia me Avokatin e Popullit dhe punėn time. Pėr 24 orė, ata vetėm rishikuan ato dosje, bėnė kopje tė dokumenteve tė ndryshme dhe mė pyetėn pėr ta. Ata mė kėrcėnuan se do t’i arrestonin “ata njerėz”, klientėt e mi “njėrin pas tjetrit”.

Nėse kisha patur ndonjėherė dyshime pėr historitė qė mė kishin treguar klientėt e mi pėr policinė, SHIK-un apo ndonjė institucion tjetėr qeveritar, tani isha e bindur pa pikėn e dyshimit qė mė kishin thėnė gjithnjė tė vėrtetėn. Isha dėshmitare e pushtetit, brutalitetit dhe egėrsisė sė qeverisė sime, si dhe tė aftėsisė pėr tė dhunuar tė drejtat e mia, qofshin ato tė drejta kushtetuese apo qytetare.

Klientėt e mi janė kryesisht individė qė ankohen pėr ēėshtje civile. Ankesat e tyre janė kundėr qeverisė, policisė, SHIK-ut dhe institucioneve tė tjera tė shtetit. Ata janė raste tė kthjellta politike. Unė besoj se nėse tė drejtat e tyre qytetare nuk do tė dhunoheshin nga qeveria apo ndonjė institucion tjetėr nė varėsi tė qeverisė, ata kanė tė drejtėn tė ankohen dhe tė ngrenė padi kundėr qeverisė. Qeveria apo shėrbėtorėt e saj nuk duhet tė jenė tė paprekshėm apo mbi ligjin. Qeveria nuk duhet tė ketė tjetėr pushtet pėrveē atij qė i jep Kushtetuta.

Kjo qeveri duhet tė pėrqendrohet nė kufizimin e SHIK-ut nė vend qė ta pėrdorė atė pėr tė shtypur kundėrshtarėt politikė. Nė njė demokraci, gjė qė nė Shqipėri as nuk duket, njerėzit duhet tė jenė nė gjendje tė kundėrshtojnė qeverinė pa patur frikė se tė drejtat e tyre qytetare mund tė dhunohen nga forcat e sigurimit tė shtetit. Ata nuk duhet t’i druhen as tė provojnė arrestimet, rrahjet, torturat, dhunėn apo edhe tė vriten se kanė guxuar tė kundėrshtojnė qeverinė. Qeveria ėshtė pėr tė mbrojtur tė drejtat e qytetarėve qė Perėndia ua ka dhėnė dhe jo tė abuzojė dhe t’i shkelė ato. Tė drejat tona na janė dhėnė nga Perėndia, Kushtetuta i garanton dhe qeveria ka pėr detyrė t’i mbrojė ato. Shqipėria nuk ka nevojė pėr shtypje politike, ajo ka nevojė pėr liri politike. Ne nuk kemi nevojė pėr Gestapo, e cila pėrndjek individėt qė dyshohen pėr tradhėti. Ne kemi nevojė pėr njė Shėrbim Informativ qė lufton korrupsionin, vjedhjen, terrorizmin, krimin e organizuar, prostitucionin dhe trafikun e qenieve njerėzore, tė cilat janė me bollėk nė Shqipėri, nė vend qė tė kontrollojnė zyrat e avokatisė dhe tė konfiskojnė dosje qė pėrmbajnė tė dhėna dhe informacione qė mund tė jenė tė natyrės politike.

Si avokate, unė merrem me ēėshtje qė besoj se janė tė vėrteta dhe tė drejta. Unė i pėrfaqėsoj klientėt e mi pa ndonjė paragjykim racial, fetar apo politik. Unė luftoj pėr tė drejtat e tyre, edhe nėse kjo nėnkupton zemėrimin e socialistėve, demokratėve apo makinerisė sė tyre tė shtypjes, Sigurimi, SHIK-u apo SHISH-i, siē e quajnė tani. Unė kam pėrfaqėsuar klientė gjatė regjimit socialist dhe kam ndėrmend t’i pėrfaqėsoj ata tani qė Berisha erdhi nė pushtet. Unė jam njė avokate dhe si e tillė do tė luftoj pėr tė drejtat e klientėve tė mi. Kjo ėshtė ajo qė bėn njė avokat. Shumė keq nėse SHIK-ut nuk i pėlqen kjo. Nėse nuk i pėlqen kjo ata duhet tė mos i dhunojnė mė tė drejtat qytetare dhe kushtetuese tė qytetarėve.

Unė besoj se tė drejtat e mia si avokate janė shkelur. Tė drejtat e klientėve tė mi janė shkelur dhe tė drejtat qytetare tė ēdo shqiptari janė shkelur bashkė me tonat. Ne juristėt duhet tė mbajmė qėndrim kundėr SHIK-ut dhe Kryeministrit, i cili duke shkelur Kushtetutėn ka marrė tepėr pushtet duke dhunuar ligjin e ndarjes sė pushteteve. Ne kemi njė Kushtetutė e cila duhet tė jetė ligji i vendit. As SHIK-u, as njė Kryeministėr nuk duhet tė lejohen ta shkelin atė. Nuk duhet tė jetė SHIK-u ai qė vendos se kush ėshtė dhe kush nuk ėshtė besnik ndaj qeverisė. Njerėzit kanė tė drejtėn tė mos jenė dakord me qeverinė dhe Kushtetuta e garanton njė tė drejtė tė tillė. Tė paktėn kėtė kam besuar deri mė 23 janar 2006.

Gjatė regjimit komunist isha e re dhe nuk e dija ēfarė do tė thoshte tė ishte e pėrndjekur. Tani e kuptoj se ēfarė do tė thotė tė jetosh nė njė sistem totalitar. Kjo duhet tė mė shėrbejė qė ta mbaj mend mirė unė dhe ēdo shqiptar, qė Shqipėria ėshtė ende njė vend komunist dhe do tė vazhdojė tė jetė i tillė pėr sa kohė qė qeveria kalon nga demokratėt tek socialistėt, tė cilėt ndjekin me besnikėri rrugėn e udhėheqėsve tė tyre, Hoxha dhe Alia, dhe i pėrdorin Shėrbimet e Sigurimit ashtu si ata, pėr tė siguruar pushtetin e tyre.

Mimoza Tartari, avokate

Shėnim: Zonja Tartari ėshtė njė avokate e tė drejtave qytetare. Ajo ka njė diplomė tė Universitetit tė Tiranės dhe njė diplomė pėr tė Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Maltės. Ajo flet shqip, italisht dhe anglisht. Ushtron profesionin e saj nė Tiranė, nė Shoqatėn Tartari.

 

Rikthimi i pritshėm i Nanos

Pėr asnjė moment nuk kam dyshuar ne rikthimin e Fatos Nanos ne jetėn politike. Teksa media te ndryshme paraqisnin me buje daljen e tij ne publik pas njė kohe te gjate, ndjesia e pare qe me vinte ishte se ai do ta dale nga skena politike vetėm kur te arrije qėllimet qe i ka vene vetes, ndoshta me pare se viti 1991.

Imazhi i krijuar ndoshta jo me shume kujdes nga Nano, ėshtė reflektuar shpesh nga mediat duke i dhėnė pamjen e njė politikani, i cili nuk mund te deshifrohet lehte. Megjithatė, Nano pėr mendimin tim, ne ēdo hap qe ka hedhur jo vetėm ne jetėn publike, por edhe atė private, ka qene natyrshėm vetvetja. Ėshtė Fatos Nano ai qe ka provuar qe ne vitin 1991 te jete anėtar i Kėshillit Presidencial te kryesuar nga Ramiz Alia. Ma pas karriera e tij ka pare vetėm kulme, te cilat siē ėshtė e natyrshme, kane patur edhe pikat e dobėta. Askush me shume se ai, nuk ka shijuar postin e Kryeministrit, por edhe te liderit historik te njė partie (PS). Ne te vėrtetė, janė shume drejtues- kryetar aktuale partish, te cilėt pėr mese njė dekade, kane drejtuar apo te drejtojnė subjekte politike. Megjithatė, edhe ne kėtė pike, Nano ka krijuar njė imazh te veēante: ka ditur te ike duke lėnė gjithēka pas dhe te rikthehet serish pėr te marre gjithēka qe mund te merrej. Nano ėshtė njė njeri i zakonshėm. I pėlqen jeta e shtrenjte, udhėtimet por mbi te gjitha pija. Madje, ka edhe nga ata, qe haptas apo indirekt, i kane kujtuar se preferon shpesh edhe pije te renda si “heroina” apo diēka te ngjashme. Ėshtė vete ish- kryeministri, qe ne mjedise disi te ngushta, por edhe me gjere, ka shprehur preferenca te njė “femnisti” te regjur, siē edhe nuk e ka patur pėr turp te jete shofer i badigardit te tij. Nano ka ditur edhe te drejtoje njė zetor, siē edhe ėshtė nga ata, qe ne momente te caktuara, duke pėrdorur jo vetėm njė vokabular vulgar te denje vetėm pėr te ngjashėm me te, “ka vene edhe dore” jo vetėm mbi shoqėruesit. Ai ėshtė nder te vetmit (ndoshta i vetmi) ne Shqipėri, qe ka ditur te dale mbi mentalitetet dhe publikisht te deklaroje dashurinė pėr njė grua shume vite me te re ne moshe, madje duke patur “guximin” te vere kurore ne kishėn ortodokse me te “deri sa vdekja ti ndaje”. Nano ka ditur si askush tjetėr, te jete njė magnet i fuqishėm i turmės socialiste e me gjere, duke pėrdorur kriza familjare individuale, ti transmetoje brenda partisė se tij duke qene i suksesshėm ne te dy frontet. Vulgariteti ne fjalor i Nanos, ėshtė konstatuar edhe ne Shkodėr nga drejtues dhe ish- te PS-se, te cilėt nuk kane guxuar ti pėrgjigjen fyerjeve nga me ulėtat te ardhura nga kryeministri- kryetar i atėhershėm.

Nano ėshtė politikan! Nuk ėshtė ndonjė gjė e re, pasi jemi mėsuar qe edhe pse me shume vite mbi shpine, ka mundur te spostoje deri ne zbythje edhe te rinj te tipit Meta dhe Majko, taksa ky i fundit kėrkon njė rikthim te bujshėm te Nanos ne majat me te larta te politikes. Ne kėtė karriere te gjate, Fatos Nano ka arritur gjithēka, ndėrsa ka dyshuar ndoshta pėr here te pare dhe te vetme ne njė nisme drejt kreut te shtetit. Mendoj se ėshtė njė dėshtim i pėrkohshėm. Rėnia e tij ne opozite solli edhe atė te PS-se e te majtės. Vetėm truri i tij, mbase edhe i ndonjė politikani tjetėr, ka ditur skemėn qe po pėrgatitet. Pas 8 viteve ne pushtet, Nano i largohet pėrkohėsisht. Nga rradhet e PS-se si politikberes, mendoj se do te qėndrojė larg edhe pėr disa muaj, duke gėzuar vetėm privilegjet si ish- kryeministėr apo deputet.

Ne Shkodėr pėrdoret ne lojėn e dominove termi “zorile”, kur gjithēka vetėmbyllet. Edhe ne politiken shqiptare, e cila jo rradhe i ngjet dominove, loja pėr kryetarin e shtetit me 2007-ėn, do te mbylle veten. Emri me potencial ėshtė a ii Fatos Nanos. Njė post honorific si ai i presidentit te vendit, nuk i bėn dem askujt, aq me pak Sali Berishės. Punėt mund te ndryshojnė, nėse kreu i shtetit do te zgjidhet nga populli. Ai qe do te pasoje Moisiun, me te drejte do te kėrkojė me shume kompetenca e pushtet. Sigurisht, Berisha nuk mund t’ia lejoje kėtė luks Nanos. Skema e nisur disa muaj para 3 korrikut 2006, e vulosur nga njė vizite e njė drejtuesi te larte te CIA-s ne Shqipėri, mendoj se ėshtė e thjeshte: Berisha kryeministėr ndoshta deri ne 2013-ėn ( nėse do te mund te mbaje “nen fre” te vetėt) duke realizuar njė ambicie dhe Nano president, duke mbajtur edhe njė premtim dhėnė bashkėshortes. Mbase skema ėshtė kuptuar disi nga Topi apo Ngjela, te cilėt kėrkojnė ēuditėrisht te lėkundin stabilitetin e kabinetit Berisha. Llogaria e Katovices Shqiptare duket lehtėsisht e kuptueshme nen shembullin e vėllezėrve Siameze: Te dy ne politike ose te dy jashtė saj! Pėrndryshe, do te filloje njė ere e re ne vendin tone, pėr te cilėn mesa duket jemi akoma te papėrgatitur edhe pėr disa vite.

Pėr mua por edhe gazetėn “Shqipėria Etnike” nuk pėrbėn sensacion rifutja e rradhes ne politike e Fatos Nanos, as edhe zgjedhja e tij si President, siē janė kujtuar te analizojnė apo komentojnė 4-5 muaj pas nesh media te tjera. Ne presim fillimin e erės se re….

Blerti DELIJA

 

Rugova, dimensioni I njė lideri

Albert Vataj

Humbja e Ibrahim Rugovės nuk konsiston njė humbje qė mbetet e pazėvendėsueshme vetėm pėr familjen e tij, popullin e Kosovės, por pėr filozofinė gjithėshqiptare. AI ishte dhe mbeti njė ndėr mendimtarėt politik tė botės shqiptare, nga mė unikėt, I pashoq, njė shkollė dhe njė mendim pacifist. Kjo e lartėson filozofinė e tij tė tė bėrit politikė dhe zgjidhjes sė situatave kritike me mature dhe me njė durim tė rrallė, kryesisht pėr faktin se ishte njeri I paqes mu nė mes tė vatrės sė luftės. E megjithatė ai I’a arriti tė ishte dhe tė sfidonte. Personaliteti I tij ėshtė I pakrahasueshėm me asnjė nga figurat e politikės shqiptare. Nėse ndokush do tė kishte kurajon ta krahasonte ose tė hiqte njė paralele tė Rugovės si dimension intelektual dhe mendimtar politik, ose do ta kishte tė pamundur, ose do tė gabonte rėndė. Rugova gjatė gjithė kalvarit tė tij nė krye tė Kosovės dėshmoi cilėsitė mė tė mira, duke dėshmuar kėshtu aftėsinė pėr tė qėnė udhėheqės qė vendosmėrinė dhe maturinė I konverton nė sfida tė mėdha historike. Po tė hedhėsh njė vėshtrim mbi klasėn politike shqiptare pėr fat tė kėq konstatojmė mangėsi seriozė, edhe pse Shqipėria nuk u pėrball asnjėherė me problemet dhe vėshtirėsitė e Kosova. Njė ndėr tiparet mė tė spikatura tė dimensionit tė tij politik ishte tolerance. Krahasuar kjo me kushtet kur servirej e shėnjtėron rolin dhe kontributin e Rugovės nė arenėn politike shqiptare. Nėse Rugova gjeti kurajo tė ishte tolerant mė politikėn e spastrimit etnik, me mizorinė e forcave paramilitare serbe, me logjikėn e zaptimit, politikės sė Tiranės I mungon kjo tolerancė edhe pėr gjėra krejt qesharake. Kjo lloj filozofie e kthen politikėn shqiptare nė njė pamundėsi e tė qėnit nė njė dimension tė pėrafėrt me atė qė mishėroi Ibrahim Rugova, pa ēka se kushtet dhe situatat ku luhen dy betejat  janė diametralisht tė kundėrta.

Rugova me ikjen e tij, krijon njė vakum tė thellė tė mendimit politik gjithėshqiptarė. Por kjo nuk do tė thotė se rruga e nisur prej tij do tė ndalet. Shinat qė ka shtruar AI janė vendimtare pėr pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės. Dhe kjo u bėn mirė dhe politikanėve shqiptarė qė kacafyten, kėndej pėr Zogun e Zi, andej Dushkun.

Gjithsesi AI nuk ėshtė mė, por vizioni I tij ėshtė njė fanar qė do tė lajmėrojė brigjet.

 

ERNESTO SABATO, SHQIPTARET DHE NJEREZIMI

Ne kryevepren e tij "Abadoni, engjelli i erresires", shkrimtari argjentinas Ernesto Sabato ne forme sentenciale, teper te perkore dhe te papritur, rrefehet per origjinen shqiptare nga ana e gjyshit dhe italiane, nga ana e gjyshes.

Sabato flet per heroin Skenderbe te shqiptareve, jep konsiderata filologjike ne gjuhen shqipe, kosntrukton keshtu nje deshmi krejt te vecante, unikale per te. Keto te dhena jane te dyfishta, ne formen e kujteses familjare, teper te mugullt, si dhe te leximeve qe do te kete bere Sabato i perqendruar ne optiken e ketij motivi.

 

***

Per te formuluar dicka me tipike dhe lapidare, Sabato shkruan edhe kete pasazh: "Shiko cfare thote Apolineri per Kanurin, mikun e tij shqiptar: nje vitalitet mbinjerezor per te mbijetuar dhe nje prirje vetevrasese, duket e pakrahasueshme, apo jo? Dhe per mendimin tim, ky eshte nje tipar karakteristik i races".

 

***

Natyrisht qe emri Kanuri, eshte nje lapsus, ose nje sajese etimologjike. Duhet te kete qene patjeter emri i njohur i Konices. Nese ka lexuar (dhe pa dyshim, ka lexuar) Apolinerin, kete kryemjeshter te poezise evropiane, te modernitetit te shek. XX, nuk ka sesi qe te mos kete lexuar emrin e Faik Konices, i cili ishte i adhuruar prej Apolinerit. Apolineri ka botuar disa shkrime dhe kujtime per Konicen ne rrafshin e nje dishepulli per mjeshtrin e tij. Apolineri. e konsideron Konicen si nje nga me te diturit, me shije te holle, elegante dhe te admirueshme, me veskun e nje Geteje shqiptar. Akoma edhe sot, nuk eshte bere e qarte sic duhet ku qendron magjia hipnotizuese e Faik Konices mbi Apolinerin. Kujtimet e Apolinerit, skicojne disa detaje, por misteri mbetet. Pertej tij, eshte fakt qe Faik Konica mbetet i vetmi shkrimtar dhe dijetar shqiptar qe arriti nje rekord te pakapercyeshem. Ai pati miqesi jo vetem me Apolinerin, por edhe me figurat me te medha europiane te kohes se tij. Kjo gje nuk eshte perseritur pas tij tek te tjere shkrimtare me emer te Shqiperise.

 

***

Pse Sabato e ndryshon emrin e Konices ne emrin Kanuri? Ne kujtimet e Apolinerit botuar ne "Mercure de France" ne 1912, mund te kuptohet intrigimi inkadeshent qe shkakton emri i Konices tek te tjeret. Duke marre guximin jo per ta zbuluar te verteten, por per ta saktesuar, dua te perqendrohem ne kete pike.

 

***

Tek Faik Konica, si nje homo-albanicus, si nje shqiptaroid, si modul psiqik dhe etnik, Sabato heton dy dimensione te kunderta, madje antagoniste. Keshtu, ceshtja ekzistenciale paraqitet si nje kunderthenie e tmerrshme edhe sipas nocionit heraklitian te luftes se perjetshe. Ky tipar i races, shpjegon enigmen shqiptare ne te kaluaren, te sotmen dhe besoj (a kam te drejte valle te besoj?) dhe te ardhmen.

 

***

Sagat e medha kontinentale te Ilireve, si nder evropianet e pare (zanafillore, parake, madje edhe sipas metafores homerike "proselinoi", dmth, te lindur perpara Henes etj, etj) nuk u shkruan kurre, mbeten anonime ne fjale, dhe vetem arkeologet me aventurat e tyre te dijes kane tentuar te njohin disa therrime te ndritshme. Por bota e Ilireve, konsiderohet si nje bote e mbyllur, eshte e veshtire te gjesh nje porte te sakte, ose disa porta per te hyre me veshtiresi ne reliket e fosilizuara te shpirtit te mijevjecareve.

 

***

Shqiptaret e Mesjetes e kane nje yll solomonik, te padyshimte: Skenderbeun. Ne dime dicka te vrullshme dhe madheshtore per te, por dime shume pak per dilemat shpirterore dhe arketipet e ekzistencialitetit te popullit te tij ne epoken kastriotase.

 

***

Shqiptaret moderne kane mbijetuar duke u vetevrare pafundesisht.

 

Ne c'kuptim jane vetevrare? Ndoshta jo ne kuptimin ritual fizik, por ne kuptimin e vonesave te medha te historise, ne kuptimin e mosevropianizimit te tyre te dyte (evropianizimi i pare mbyllet per fat te keq me Skenderbeun), me shembelltyren e grindjeve te pakuptimta, me mungesen e lidhjeve te domosdoshme ne rrafshin kombetar, me kulturen e prapambetur ballkanike te mos te marrurit vesh, me kapardisjet delirante, me mungesen e tolerances etj, etj. Nga kjo pikepamje, te shkruarit e historise se popullit shqiptar, duhej te ishte ne nje forme spektrale. Ne kete spekter, do te ishte e dobishme edhe nje histori psiqike, por ne disa aspekte te dhimbshme, ne kuptimin e ekskorcizmit edhe nje here histori psikiatrike.

 

***

Shekulli i XX-te, dija pozitiviste, skeptike, goditen per vdekje edhe mitin e races, ose edhe te racave. Nese flasim per nje tipar te races, kjo tingellon tani si nje stileme anakronike. Gjenetika, shkenca pilot kaq universale sot, niset me shume nga arketipi gjitheperfshires antropologjik, duke mos i kultizuar me vecantesite.

 

***

Per racen shqiptare (emertimi "race" eshte teper konvencional), ka dy lagje teorish, absolutisht perjashtuese dhe asgjesuese per premisat kontestuese. Virhofi (Wirchov) i ka quajtur shqiptaret "race superiore". Akoma me entuziast dhe apologjistik, eshte H.H.Breillsford, qe i mbiquan shqiptaret si "Mbinjerezit e Nices".

 

Teoria e kundert, eshte shqiptaro-fobe, e kobshme, getoiste, nje fare genocidi i letrarizuar me metafora apokaliptike, sipas te cilave shqiptaret jane raca me inferiore, njerez me atavizma fiziologjike, si pershembull me bisht, te prapambetur, tibetianet e Evropes, kombi shqiptar nuk eshte komb, gjuha shqipe nuk eshte gjuhe, kemi te bejme vetem me disa jashteqitje etnish te ndryshme dhe gjuhesh te ndtyshme. Nuk ka optike me te skajshme dhe me te zeze sesa kjo per shqiptaret.

 

***

Ne te vertete shqiptaret jane nje kob i vjeter, fisnik, me dinjitet, si gjithe te tjeret. Wshte e vertete qe kane mbijetuar dhe mbijetojne, sic eshte e vertete se per fatalizmin e tyre (historik?) kane patur si nje ritual nje lloj harikiri individial, qofte edhe te kultizuar, si nje relike historike sic eshte gjakmarrja etj, etj. Si mund te shpjegohet? Sipas parametrave dhe paradigmave te teorive te filozofeve? Sipas interesave te historianeve dhe politikaneve qe i kane profilizuar edhe zhdukjen e kombit shqiptar? Jo, shpjegimi behet vetem duke patur parasysh historine e tyre, te fqinjeve gjeografike dhe te vete Evropes. Nuk duhet te shpikim shpjegime sa te karakterit instiktiv, frojdian, aq edhe shpjegime te karakterit emocional dhe irracional. Kundershtite e medha (gjithashtu relative) ne monaden shqiptare, ne tipin, ne etnoarketipin, ne futuro-tipin, kane karakter te kuptueshem historik. Shpjegimet dhe interpretimet nuk jane te lehta per t'u bere.

 

***

Shqiptaret nuk jane dhe nuk kane qene kurre nje popull "i zgjedhur". Ata jane nje popull si gjithe te tjeret. Por ata nuk jane asnje popull i mallkuar. Ata kane tragjedite, marrezite, humbjet, por edhe fitoret e tyre. Qyteterimi shqiptar, eshte pjese e atij evropian, pa diskutim. E ardhmja, i ka kthyer shpinen shpesh ne histori shqiptareve, por nuk i ka braktisur kurre, sidomos sot.

 

***

Ernesto Sabato ilustron me figuren e Konices kombin shqiptar, natyrisht mendime ne nje thenie te Gijome Apolinerit. Karakteri gjithashtu relativ, eshte sa i pranueshem, aq shpreh edhe nje intimitet rrengjethes dhe lirik, nje te vertete te prekshme qe ne shqiptaret e perjetojme ne menyra te shumefishta dhe me teper me shqetesim aktual. Ngaqe politika ende e zoteron rrafshin shqiperor te shqiptareve, e ndiejme se ka nje satanizim percarjesh, krejt te pafalshme per fillimin e Mijevjecarit III. Formula e Apolinerit per mbijetesen dhe prirjen vetevrasese te Konices dhe kombit qe ai i perket, kurre nuk ka patur nje vlere perfundimtare si epitaf, eshte thjesht nje nga paradokset e kapercyeshem, ose nje metafore paradoksale. Mund te pernmendet edhe ne nje parathenie per nje histori me normale te se ardhmes.

 

***

I pari dhe me i sakti per shqiptaret ka qene Xhorxh Bajroni, i cili duke e ndricuar historine e shqiptareve, ne kryevepren e vet poetike, nuk ka harruar te shtoje qe t'i gdhende ne bronz, vargun paradigme: "Vetite nuk u kane munguar, vec t'i kishin pak me te arrira".

 

***

Ernesto Sabato eshte nje nga dinosauret e gjalle te letersise boterore, me ndikim te jashtezakonshem ne kete letersi. Pas ardhjes se tij ne Shqiperi para disa vitesh, emri i Sabatos u be me intim, shqiptaret e njohen me mire. Ne ceremonite qe u bene per te, kam patur fatin te jem edhe une i pranishem, ruaj si kujtim edhe nje fotografi te perbashket si edhe nje liber te tij ne spanjisht qe ma dhuroi me nje dedikim te ngrohte dhe te paharruar. Ai premtoi qe do te shkruante dicka me te shumefishte, rrjedhimisht me nje njohje me substanciale per shqiptaret. Jam ne dijeni qe ka shkruar dicka. Duke qene nje shkrimtar universal, jo thjesht nje shkrimtar argjentinas, k`to kohet e fundit, ai ka bere nga shkrimet me te cuditshme qe lidhen me dramen, krizen, pasigurine e te ardhmen e njerezimit. Ai mendon per njerezimin si nje te tere. Kohet e fundit, ne nje shkrim te tijin kam lexuar disa nga mendimet me tronditese te cilat kane vlere edhe per ne shqiptaret. Ai i drejtohet nje njeriu te thjeshte qe ka shkruar nje leter. "Do t'ju flisja per c'ka ndodh sot ne bote. Per rrezikun ku ndodhen te gjithe, te pasurit dhe te varfrit. Pikerisht kete nuk e dine ata, njerezit me pushtet. Nuk e dine se dhe bijte e tyre gjenden ne nje situate mjerane. Nuk mund te zhyteni ne depresion, sepse eshte nje luks i tille, te cilin nuk mund t'ia lejojne vetes prinderit e femijeve qe vdesin urie. Dhe nuk mundemi te mbyllemi me kyc neper shtepite tona. Duhet t'i hapemi botes. Mos mendo se shkaterrimi eshte atje jashte, por djeg si nje zjarr brenda dhomave tona te ngrenies. Jeta dhe toka jane ne rrezik. Po shkruaj nje rresht te Helder Linit: "Vete zjarri i perendive na shtyn dite e nate te bejme perpara. Eja! Te shohim hapesirat e lira, te kerkojme sa na takon, sado larg qe te jete. Jeta e botes, duhet te jete angazhimi yne dhe duhet te dalim dhe ta mbrojme. Ky eshte misioni yne. Nuk duhet te mndojme se do te kujdesen vetem qeverite. Qeverite kane harruar ne mbare boten se qellimi i tyre eshte te promovojne te miren e perbashket. Solidariteti luan keshtu nje rol vendimtar ne kete bote pa krye, perjashtuese te llojeve te ndryshme. Po te behemi pergjegjes per dhimbjen e tjetrit, kompromisi yne do te na dhuroje nje domethenie qe do te dale mbi fatalitetin e historise. Por se pari, duhet te pranojme se kemi deshtuar. Ne te kunderten, do te gjendemi te sunduar prej profeteve te televizionit, prej atyre qe e kerkojne shpetimin ne hiperzhvillim. Konsumi nuk eshte nje zevendes i Parajses. Gjendja eshte teper e renduar dhe na perket te gjitheve. Por ka ende nga ata qe stermundohen per te mos i tradhetuar vlerat fisnike. Miliona qenie mbijetojne heroikisht ne mjerim. Ata jane martiret... Ne kete varferim ekzistencial dhe metafizik, te gjithe jane viktime te nje qielli dhe te nje catie. Duhet te mendosh se nuk ka mundesi ndryshimi, kur vlera e ekzistences eshte me e ulet sesa cmimi i nje reklame. Skepticizmi eshte renduar nga pergjunjia gjithnje e me e madhe me te cilen ngarkojme ne qafe permasat e kesaj katastrofe. Banalitetet, ku kalben ndjenjat me fisnike, e degjenerojne njeriun ne nje karikature patetike qe nuk e gjen me veten ne te qenit njeri... une lekundem mes deshperimit dhe shpreses qe me ne fund mbizoteron, perndryshe njerezimi do te ishte zhdukur pothuaj qysh ne gjenezen e vet, aq me teper qe jane te shumta arsyet per te dyshuar ne gjithcka.... Mjere njeriu qe mbeshtetet vetem tek arsyeja - shpetojme hera-heres e mbi te gjitha fale grave, jo thjesht sepse dhurojne jeten, por jane ato qe mbrojne kete specie enigmatike. Jjo rastesisht ne kulture, ku dija ehste mijera-vjecare, besoj se shpirti i nje gruaje qe vdiste gjate lindjes, ngjitej ne te njejtin qiell me ate te nje luftetari te rene ne beteje".

 

***

Me befasuesja dhe me e papritura eshte qe me ne fund Sabato e permend dhe emrin e nje shqiptari tjeter. Gjate koheqendrimit te shkurter ne Shqiperi, ai e paska njohur per pa caste nje djalosh shqiptar me emrin Valter. Sabato shkruan: "Gjate udhetimit ne Shqiperi, njoha nje djale te mbiquajtur Valter, i cili kishte braktisur shtepine per t'u ardhur ne ndihme te semureve ne bashkesine fetare te Nene Terezes shqiptare te Kalkutes. E kujtoj me emocion te gjalle. Sa here qe degjoj lajmet e tmerrshme te ardhur nga Shqiperia, e ketij vendi kaq te mistershem, them me vete: "Ku do te jete valle ai? A do te mund t'i lexoje ndonjehere keto fjale mirenjohje per herozimin e tij fisnik?

 

***

Ernesto Sabato bir i njerezimit dhe tashme nje patriark, nuk meton te jete profet, por meton te njohe dhe te thote te verteten. Zhvillimi i qyteterimit teknologjik, eshte marramendes, por degradimi i vlerave morale, eshte i frikshem. A eshte i kote ky apel, qe u drejtohet te gjitheve? Ky apel duhet artikuluar nga te gjithe, nga politikanet dhe ekonomistet, nga shkrimtaret dhe te papunet, nga kriminelet dhe te varfrit. Jeta njerezore eshte mrekullia me e madhe dhe per fat te keq, eshte e kercenuar. Prandaj, Sabato thekson: "Ne koherat e erreta, na ndihmojne ata qe dine te na drejtojne neve. Vetem ai qe do te jete i afte te misheroje utopine e dashurise, do te jete gati per ndeshjen vendimtare, per te qe percakton rifitimin e vlerave njerezore qe kemi humbur". AMEN.

Nga dr. Moikom Zeqo

Verzioni pėr shtypės

 

Paaftėsia e Prefektit Kolombi largon investimet italiane nga Shkodra

Kryeministri Sali Berisha, qysh me ardhjen nė kėtė pozicion, u ka ofruar partneritet mediave, por edhe disa gazetarėve nė veēanti. Pra, ne jemi tė ftuar nė bashkėpunimin, nė denoncimin e klientalizmit, klanizmit dhe tėrė fenomeneve negative. Ėshtė kjo njė nga risitė e kėsaj ere tė re tė qeverisjes sė kėtij vendi, teksta gazeta “Shqipėria Etnike” dhe gazetarėt e saj, janė ndėr tė parėt qė i pėrgjigjen kėsaj thirrjeje pėr “oponencė konstruktive”, duke nisur qė nga emėrimet, por edhe mėnyrat e ardhjes nė poste tė ndonjė individi tė veēantė.

Si gjithmonė, gazeta “Shqipėria Etnike” kėrkon tė evidentojė ato fenomene qė nuk ėshtė mirė tė mos i trajtojė. Edhe kur duhen emra, edhe kur kėta kanė shumė pushtet dhe kėrcėnojnė edhe me metoda mafioze. Nė kėtė kuadėr, duke i ofruar kontributin tonė Kryeministrit, por mė sė pari shoqėrisė shqiptare, qė synon tė integrohet nė Europė, kėrkojmė tė hedhim dritė mbi atė qė ka filluar tė quhet dėndur “ēifligu i Shkodrės”.

 

Klanet nė Shkodrėn e varfėr

Termi ėshtė i njohur pėr tė gjithė shkodranėt, pavarėsisht bindjeve. Gjithsesi, jemi tė bindur se Kryeministri Berisha nuk ka mundėsi tė informohet nė detaje mbi mėnyrat dhe “stilet” qė pėrdoren pėr tė dėrguar nė tryezėn e tij tė punės njė kandidat pėr t’u emėruar nė poste tė varėsisė direkte tė ekzekutivit.

Gjendet rruga mė e shkurtėr pėr njerėz qė nuk kanė investuar, ose kanė investuar fare pak, pėr tė realizuar ngritjen e tyre nė poste tė “mira”. Pėr kėtė shėrbejnė klanet. Edhe gjatė qeverisjes sė Fatos Nanos kanė ekzistuar. Aq mė shumė kur nė Shkodėr, tė paktėn nė pushtetin vendor, prej tė cilit derivojnė jo pak mundėsi e privilegje, ka qenė prej 15 vitesh njėngjyrėsh-Blu.

Pas ardhjes edhe nė pushtetin qendror tė PD-sė, normalisht mundėsitė e emėrimit nė poste edhe mė tė larta u shtuan. Jo vetėm thjesht pėr tė patur “njerėzit tanė” nė poste kyēe, por edhe pėr tė larė borxhe tė vjetra e tė reja, ndiqet rruga e “katapultimit” tė individėve-jesmenė, aspak tė njohur edhe brenda strukturave tė partisė apo partive nė pushtet aktualisht. Njė drejtor, fjala vjen, qė nė njė televizion lokal nė njė intervistė nga njėzet fjalė, tetė herė pėrsėriti Domefanė, u bė qesharak dhe njerėzit pyesnin tė nesėrmen pėr emrin e tij, pasi njė tjetėr TV i kishte ngatėrruar emrin. Pėr tė qar e pėr tė qeshur. Nė kuadėr tė “decentralizimit” tė pushtetit, sipas zonave tė influencės, Shkodra tashmė flitet e pėrflitet se ėshtė nė dorėn e dy klaneve, natyrisht jo nė kuptimin e keq tė fjalės. Kjo jo vetėm nė ēėshtjen e emėrimeve. Tė gjithė njerėzit flasin, dhe ėshtė mirė apo keq ne s’duam tė ndalemi, se tė tėrė emėrimet nė Shkodėr “startojnė” pėrmes listave tė tyre. Sigurisht, gazeta s’don tė ulet nė invele mediokre, duke pėrmendur emra, pra duke respektuar individualitetin e gjithsecilit, tashmė tė emėruar, duke rezervuar tė drejtėn pėr tė mos u shprehur pėr punėn e ēdonjėrit, deri nė kalimin e njė afati, deri nė kalimin e asaj qė quhet “mėsim i zanatit”.

Po, ka edhe emėrime tė tjera nga deputetė qė u kanė “patur borxhe” individėve pėrgjatė fushatės. Por kėto raste janė sporadike. Pa vlerė pėr vėmendjen e gazetės sonė. Metoda qė pėrdoret nė kėsi rastesh ėshtė e thjeshtė. Nga baza e partisė “propozohen” emra, tė cilėt miratohen nga qendra nė Tiranė. Por klanet janė ato qė dominojnė. Thuhet qė janė rreth 15 emėrime tė tilla. Ne kemi fakte kokėforta, deri sot pesė me tė njėjtin mbiemėr qė nėse zhgėnjejnė me besimin e tyre, nė njė moment tė pėrshtatshėm do i kemi nėpėr duar. Nė rastin mė tė mirė kemi tė bėjmė me njerėz tė shkolluar, por ama, nė jo pak raste, pa kontribut, qoftė brenda apo afėr partisė nė pushtet, por as nė komunitetin apo afėr komunitetit tė Shkodrės.

Kjo tanimė mund tė vlerėsohet nga tė gjithė, sikundėr mijėra qytetarė na e kanė kėrkuar njė publikim tė tillė.

 

Kush e zbuloi “vezėn” Kolombi?

Janė fare tė paktė shkodranėt, malėsorėt e pukjanėt qė nuk kanė mbetur shumė tė habitur, kur kanė mėsuar se nė krye tė Prefekturės sė Qarkut Shkodėr ėshtė vėnė Gjovalin Kolombi. Personi nė fjalė, nė karrierėn e tij tė drejtuesit e pedagogut tė Universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, ka krijuar njė fizionomi tė qartė dhe tė respektueshme, edhe pse zėra pranė tij flasin pėr dokumenta jo origjinalė shkollimi qė nė kohėn e Rektoratit Kolombi. Kjo ėshtė njė ēėshtje investigimi, por nuk mund tė themi se ka prova.

Miqėsisht, nė hapėsirėn e njė logjike qytetare, pyesim: Kush e zbuloi “vezėn” Kolombi? Si ka mundėsi qė njė emri fare tė papėrfolur mė parė jashtė radhėve tė PD-sė, thuajse tė pensionuar, i ofrohet njė post i tillė, kaq i rėndėsishėm? Nė shumė takime, Kolombi ėshtė shprehur se “unė jam Zot i Shkodrės, nuk ka as kryetar qarku, as bashkie”. Nga buron ky pushtet?

Kėto pyetje na duket se e kanė njė pėrgjigje, e cila nis nė epokėn kur PD-ja ishte nė pushtet dhe Kryeministri aktual, Sali Berisha, ishte president i vendit. Njė person shumė i fuqishėm aktualisht, nė majėn e piramidės sė shtetit shqiptar, i ka patur borxh ish-rektorit, dhe jo njė, por nė dy raste. Pėrpara fillimit tė vrullshėm tė karrierės politike, personi nė fjalė ka punuar nė administratėn shtetėrore, madje edhe si kancelar i Universitetit tė Shkodrės, nė kohėn qė Kolombi ishte rektor. Nė anėn tjetėr, personi i fuqishėm sot politikisht, por edhe ekonomikisht, ka deklaruar botėrisht nė Parlament se “kam pasuri gjysmėn e Shkodrės”. Ndoshta nė menaxhimin fitimprurės tė kėsaj pasurie, meritė mund tė ketė edhe Kolombi. Ky Kolombi, nė njė periudhė ka qenė menaxher i degėzimit “Madonina del Grappa” tė Italisė nė Shkodėr, i drejtuar nga dom Karlo. Ky i fundit, i ka besuar kėtij Kolombit edhe gjetjen e disa banesave nė Shkodėr, kundrejt njė qeraje “tė majme”, rreth katėrmilion lekė tė vjetra nė muaj. Ndoshta pėr koinēidencė Kolombi gjeti njė nga pronat e shumta tė politikanit nė karrierė, tashmė nė njė post shumė tė lartė shtetėror nė Tiranė. Edhe pse nuk e thamė emrin, tė gjithė e morėt vesh, ēka don tė thotė se nė qoftė kėshtu, diēka qė nuk shkon, ka. Pra, u akumuluan dy borxhe jo tė vogla ndaj Kolombit. Momenti erdhi pėr shlyerje pas 3 korrikut 2005, kur PD-ja u rikthye nė pushtet, pėr tė qeverisur me duar tė pastra. Pa pritur, pa kujtuar, njė emėr krejt i harruar, i “pluhurosur” nga vitet, prof.dr.Gjovalin Kolombi e sheh veten Prefekt tė Qarkut Shkodėr. Duke i kėrkuar ndjesė pėr pėrmendjen e emrit, edhe pse tashmė ai ėshtė kthyer nė njė person publik, konstatojmė jo pa keqardhje se Kolombi duhet tė konsiderohet si fenomen dhe jo si individ.

Nga ana tjetėr nuk pėrbėn sekret, por as mendojmė se i vjen keq tė deklarohet vetė Kolombi pėr lidhjen farefisnore me Kryetarin aktual tė Partisė Socialiste, Edi Rama. Kryesocialisti shqiptar, Edi Rama, gjatė ēeljes sė ekspozitės sė “Piktorit tė Popullit” Zef Kolombi, nė Tiranė, ka cekur kėtė temė, ndoshta pėr tė thėnė se kam njerėzit e mi qė do ia marrin Berishės kalanė nga brenda.

Gjithsesi, pjesėrisht e fatmirėsisht, ka perėnduar “epoka e luftės sė klasave”, por megjithatė kjo pyetje kėrkon pėrgjigje. Kush mund tė ketė patur guximin tė propozojė njė tė afėrm tė Edi Ramės, nė krye tė Qarkut mė demokrat tė Shqipėrisė, bastionit tė PD-sė, Shkodrės? Ndokush me pushtet tė madh, ndokush qė i kishte borxhe, apo jo?

 

Prefekti largon investitorėt italianė nga Shqipėria

Prefekti ka detyrė ta mbajė popullin nė respekt me shtetin, ta mbajė shtetin nė kontakt tė ngushtė me politikat e kohės. Por jo rrallė ndodh qė edhe ai pak normalitet shkatėrrohet. Njė mik, shpesh herė kur dėgjonte emėrime nė formė katapultimesh, shprehej shkurt duke komentuar individualitetin. “Kolona e kontributeve 0”. Kjo temė, fill pas emėrimit u ezaurua, normalisht nė njė bisedė private. Tashmė qė kanė kaluar shumė muaj, le tė flasim pėr atė qė ėshtė bėrė nga Prefekti i nderuar Kolombi. Gjithmonė si fenomen nė kryeqendrėn e veriut shqiptar. As opinioni i mirė nuk ia mbuloi defektet. Mbi tre muaj “punė”, mbi tre muaj provė paaftėsie.

Njė zonė industriale, nė afėrsi tė qytetit tė Koplikut, rrezikon tė mos realizohet, ose tė largohet disa kilometra mė tej, nė Mal tė Zi. Dhe kėtė hata e bėn pikėrisht Prefekti shqiptar.

Teksa bėnin njė inspektim nė zonėn nė fjalė, disa investitorė italianė, tė shoqėruar nga zyrtarė tė Ambasadės Italiane nė Tiranė dhe nga Konsulli i Italisė nė Shkodėr, drejtues tė Qarkut dhe Prefekti Kolombi, ky i fundit bėri ēudinė dhe denoncoi korrupsionin e mėparshėm tė palės shqiptare. Shumė optimistė, investitorėt italianė, pasi inspektuan vendin dhe u kėnaqėn me mundėsitė, shprehėn gatishmėrinė e fillimit shumė shpejt tė punės ndėrtuese. Nė kėtė pikė ndėrhyn Kolombi, i cili u kujton miqve se ka “shumė korrupsion se fondet vidhen” et.. Nė kėto kushte, tė gjitha investimet duhet tė kalojnė pėrmes Prefektit, pra pėrmes atij vetė. Kjo ėshtė substanca e bisedės, ndėrsa filmimi i plotė ėshtė realizuar nga kolegėt tanė gazetarė dhe e kemi.

Italianėt e dinė, o Prefekt, se fjala “vret” mė shumė se topat, se jemi nė shekullin e menēurisė, jo tė kohės kur edhe nėse ha njė vezė pule, tė mendosh: “E gjora pulė, sa ėshtė lodhur ta bėjė kėtė vezė!” E kemi fjalėn se vetė jeta ėshtė pėrpjekje, diplomaci.

 “Duart e pastra” janė tė mirėpritura, por sot ka njė ndryshim, nė pushtet ėshtė njė forcė tjetėr politike, ajo qė Prefekti pėrfaqėson. Janė pra tė tjerė zyrtarė thuajse nė tė gjitha nivelet. Dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, ishin italianėt qė do investonin, normalisht, duke u siguruar normalitet.

Nga ajo ditė, prej sė cilės kanė kaluar disa muaj, investitorėt italianė nuk janė parė mė. Burime tė rezervuara, por tė besueshme, thonė se ata investime do kryhen nė njė vend tjetėr, nė Mal tė Zi.

Prefekti, edhe gjatė inspektimit tė aksit rrugor Shkodėr-Hani i Hotit, thuajse tė njėjtin qėndrim ka mbajtur. Edhe projekti nė fjalė, i miratuar prej rreth tre vitesh, do fillonte me investimet italiane.

Edhe nė takime me biznesmenė e “elementė” tė tjerė tė shoqėrisė Kolombi ka shfaqur qėndrime tė ēuditshme, larg partneritetit, si i plotfuqishėm, pėr tė mos thėnė, si kapter burgu.

Funksioni aktual i Prefektit, ėshtė thjesht mbikqyrės i zbatimit tė ligjshmėrisė sė vendimeve tė pushtetit vendor apo tė institucioneve vendore. Nėse ky prefekt kapėrcen kompetencat sot, gabon sot, ēfarė mund tė bėjė ai, kur siē flitet afėr qeverisė, kompetencat do i shtohen?!

Nėse Kryeministri Berisha ka arritur tė pėrballojė hapėsira tė gjata kohe nė zyrė, me njė punė tė efektshme, ky prefekt, qė ia ka ėnda t’i thonė pak Berishė, rri vėrtet afro 14 orė nė ditė nė zyrė, por ka zėra qė e zė gjumi. Nė fakt ėshtė njė risi pėr njė skeē humoristik qė zyrtari tė dalė nga zyra mė i freskėt se kur hyn. Imazhi i Kryeministrit Berisha, pėrkushtimi i tij absolut nė punė, nuk mund tė gjejė assesi njė shėmbėlltyrė nė Shkodėr, aq mė pak kur je edhe defiēitar nė energji e pėrballje.

Njė pjesė jo e vogėl edhe e drejtuesve tė tjerė, nė nivele rajonale, por edhe mė tė ngushta, qė janė provuar nė punė, duken tė paaftė. Kjo tregon se pėrzgjedhja nuk po funksionon, duke dėmtuar interesat e Shkodrės dhe tė rajonit, duke mos shtruar asnjė “shinė” drejt Europės sė qytetėruar e tė zhvilluar.

 

Klanet dhe planet

Zgjedhjet e pushtetit vendor janė nė prag. S’dihet, nė vjeshtė sivjet, apo nė qershor tė vitit tjetėr, kur hidhet “zari” pėr Presidentin e Republikės, kur shqiptarėve mund t’u duhet njė shėmbėlltyrė e pėrmasave tė Ibrahim Rugovės. Megjithatė, qė tashti kanė filluar tė lakohen emra kandidatėsh tė mundshėm pėr kryetar tė Bashkisė sė Shkodrės. Deri tashti mund tė thuhet se ėshtė punuar keq, pėrderisa nuk ėshtė punuar mirė. Gjithsesi, klani i Kolombit po punon fort pėr pėrzgjedhjen e qytetarit tė parė, ku premtimet do tė jenė po ata tė 12 tetorit 2003, po ata tė 1 tetorit 2000, pėr tė mos thėnė po ata tė 1993-shit. Nėse ai klan qė emėroi prefektin arrin edhe tė katapultojė kryebashkiakun, shkodranėt mund tė kujtojnė shprehjen “Njė nuse, pėr dy dhėndrra”.

Duke qenė e dukshme pėr gjithkėnd apatia qeverisėse, forca e klaneve dhe e dinastive, duke qenė se qeverisja vendore i ngjan njė sekti qė tash 15 vjet bėrtet me “altoparlant”: “Na besoni ne... se... ju pėrfaqėsojmė pastėr!”, edhe PS-ja po ushqen shanse pėr qytetarin e parė tė Shkodrės, e bindur se do tė ketė edhe kryetarin e Shtetit. Dikush pėrflet shkencėtarin e njohur shqiptar, ish-Ministrin e Bujqėsisė Ahmet Osja, i cili megjithėse ka qenė deputet i Kuvendit Popullor, nuk ka qenė as anėtar i Partisė sė Punės, i cili kur pėr herė tė parė e Lumnuemja Nanė Tereza pat ardhur nė Shqipėri, ai nga pozicioni i Ministrit i tha Ramiz Alisė mė 1990: “Unė, si ministėr s’dua as shoqėrues as makinė. Makinėn dua t’ia fal Nanė Terezės”, dikush tjetėr lakon emrin e inxhinierit tė pėrmasave europiane Ismail Ahmetit, apo biznesmenit tė suksesshėm dhe tė njohur botėrisht si i persekutuar, Tomė Doshi. Teksa kampi rozė mund tė ofrojė njėrin nga kėta tre personalitete, kampi blu, sipas burimeve afėr Kryeministrit, mund tė konkurojė me njėrėn nga dy figurat shumė tė njohura, tė suksesshme e tė papėrfolura, Paulin Radovani ose Anton Leka. Shkodra gjithėherė ka qenė fushė ku kanė luajtur tė djathtėt, por me kėto figura, nė qofshin kėto, nuk mund tė thuhet PS-ja i bėn “pritė PD-sė, apo PD-ja PS-sė. Gjithsesi, njė herė, tė paktėn njė herė, pra kėsaj here, urojmė tė jetė i humbur plani i klanit pėr qytetarin e parė tė Shkodrės.

 

Po zgjidhje a ka?

Ndoshta situatė tė ngjashme ka edhe nė rajone tė tjera tė Shqipėrisė. Ne kemi folur, flasim e do flasim pėr realitetin qė njohim mirė, nė shėrbim tė njė qeverisjeje tė mirė, bazuar mbi kontribute e vlera, siē na ka kėrkuar vetė Kryeministri Sali Berisha. Nė Shqipėri ka 12 qarqe dhe njė njeri i vetėm e ka tė vėshtirė tė ketė dorė nė ēdo pėrzgjedhje apo pengzgjedhje. Nė kėto kushte, pika e referimit s’duhet tė jenė gjithmonė, fjala vjen 2 persona, dy klane. Mbase ėshtė nevoja qė figura emblematike e ndershmėrisė reale alla-shqiptare, Kryeministri Berisha, t’u referohet edhe burimeve tė tjera, pėr tė njohur mė nė detaje realitetin. Shkodra dhe rajoni po mbahen peng, investimet italiane tremben. Ėshtė njė ngėrē, ėshtė njė bllokim frymėmarrjeje, ėshtė njė pengesė drejt Europės.

Mazhoranca e shqiptarėve dhe, si gjithmonė e shkodranėve, votuan PD-nė dhe programin berishian, pėr tė ndryshuar realitetin mbytės tė 15 viteve. Situata nė Shkodėr duhet tė ndryshojė urgjentisht, duke larguar nga duart e disave influencėn nė krejt zhvillimet e pengimet e rajonit, i cili tashmė ėshtė pagėzuar “ēiflig”. Nė tė kundėrt, Shkodra mund tė jetė bastion jo i “temperaturave” politike, por i lulėzimit tė interesave pėr pushtet, por dhe ecje drejt Europės. Se nė Europė nuk shkohet me brekushe nėpėr kėmbė, por me “kostum”.

Sokol Pepushaj

 

Basha, Leskaj, Bumēi dhe Trashani, katėr ministrat qė dėshtuan

“Koha pėr Ndryshim” nė kabinetin Berisha

Zėvendėsimi i “kultit tė korrupsionit” me “kultin e paaftėsisė” po i jep qeverisjes aktuale njė kosto qė nuk e meriton. Tė rinj nė moshė, por tė vjetėr nė ide, ėshtė “Koha pėr Ndryshim”

 “Ndryshimi” si koncept, perceptohet pėrgjithėsisht si “motor” i zhvillimit. Pa mė tė voglin dyshim, edhe slogani i pėrdorur nga PD-ja nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005, kishte njė ndikim jo tė vogėl nė ardhjen nė pushtet pas 8 viteve tė opozitės sė djathtė shqiptare. Kur “ndryshimi” shihet si domosdoshmėri, pas mungesės sė arritjeve, ai ėshtė i mirėpritur nė ēdo drejtim, qoftė edhe nė ndryshimin e konfigurimit nominal (emėror) edhe tė njė kabineti qeveritar, siē ėshtė ai aktual Berisha.

Ka shumė parametra qė tregojnė nevojėn pėr “rifreskim” nė emėr tė “ndryshimit” nė qeverinė aktuale shqiptare. Sa ėshtė e suksesshme deri tani, nė bazė tė premtimeve qė ka dhėnė gjatė fushatės, qeveria e koalicionit tė djathtė? Suksesi lidhet kryekėput me atė qė ke premtuar dhe ke mundur tė bėsh gjatė 100 e mė shumė ditėve tė marrjes sė mandatit nga populli.

Njė ngėrē pėr qeverinė Berisha ėshtė ēėshtja “Zogu i Zi”. Me sa duket, fillimisht personalisht Ministri “trendy” dhe shumė pasanik Lulzim Basha dhe mė pas edhe Berisha e kabineti i tij, ranė nė grackėn e zgjedhjeve tė pritshme vendore. Teksa nė opozitė, PD-ja zgjodhi njė komision hetimor parlamentar, i cili tentoi tė dėmtonte Edi Ramėn para zgjedhjeve tė vitit 2003, tashmė nė qeveri, pėrdoret e njėjta skemė, por duke vėnė nė lėvizje mekanizma tė shumtė ligjorė nė varėsi tė Ekzekutivit blu. Nuk pėrbėn sekret se tashmė PD-ja, nė veēanti “Luli i Vocėrr” (nga mosha), po pėrgatiten tė gjejnė njė tjetėr “Spartak Ngjela” pėr t’ia vėnė pėrballė Edi Ramės apo edhe PS-sė nė zgjedhjet nė Tiranė. Kush fiton kryeqytetin, ėshtė fitues moral i zgjedhjeve, aq mė tepėr se nė kėtė garė, nėse kandidon mund tė “dorėzohen” njėherėsh edhe Bashkia Tiranė, por edhe PSSH-ja: Pėr tė parėn, do tė veprojė mekanizmi i votės, ndėrsa pėr tė dytėn do tė veprojė “institucioni i dorėheqjes”, i premtuar nga Rama nė rast humbjeje tė zgjedhjeve. Vizita e Giovani di Stasit, President i Kongresit tė Autoriteteve Vendore nė KE dhe deklarimet e tij tė hapura nė favor tė Edi Ramės, janė njė sinjal pėr “vogėlushin” Luli, por edhe kreun e Qeverisė Berisha, i cili me sa duket “vajti e mori mendtė e tij”. Aq mė shumė Berisha nuk duhej tė ndiqte njė strategji tė tillė, jo vetėm ndaj kryetarit tė bashkisė mė tė madhe nė vend, por edhe Ramės si kryetar i opozitės aktuale. Nė rastin mė tė mirė, Luli, i njohur i fėmijėve tė Berishės gjatė “periudhės sė fitimit kolosal nė Kosovė”, ka keqpėrdorur postin dhe derivatet e tij pėr pėrfitime tė mėvonėshme personale elektorale, por njėkohėsisht ka ulur ndjeshėm edhe imazhin e kabinetit aktual, tė paktėn nė sytė e Evropės, edhe pse ai e konsideron di Stasin drejtues tė njė shoqate. Tė gjitha kėto, si edhe pasuria marramendėse e Bashės, e pajustifikueshme me aktivitetin e tij nė Kosovė, por edhe disa “zėra tė bazuar” pėr aktivitetin e tij nė shėrbim tė tė huajve dhe nė dėm tė disa liderėve kosovarė qė janė nisur, kthye apo do tė nisen drejt Hagės, janė njė tregues i mirė se ėshtė “Koha pėr Ndryshim” pas njė dėshtimi total dhe nė kėtė rast, me dashje. Nė njė shtet vėrtet tė ndėrtuar mbi baza tė profesionalizmit dhe demokracisė, do tė mjaftonte largimi i dy drejtuesve tė institucioneve shumė tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare si Moikom Zeqo dhe Aurel Plasari, qė Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve (mė duket se i mungon diēka sėrish nė kėtė titull), Bujar Leskaj, tė jepte dorėheqje. Personalisht nuk i kam njohur dhe nuk besoj se do tė kem kėnaqėsinė t’i njoh nga afėr (megjithėse jetės nuk i dihet). Nuk besoj se ka ndonjė shqiptar, brenda dhe jashtė kufinjve tė Shqipėrisė, tė mos i njohė jo vetėm nga emrat, por edhe kontributet reale nė shėrbim tė historisė, kulturės dhe vlerave mė tė mira tonat. Nėse pėr Zeqon, ai qė do tė kishte dashur tė gėrmonte nė “parahistori”, do tė gjente njė pikė takimi tė tijėn me opozitėn e sotme dhe pėr ta pėrdorur nė “verbėrinė” e zakonshme tė urrejtjes dhe hakmarrjes politike, nuk mund tė thuhet kjo pėr Plasarin. Pavarėsisht nėse e ka deklaruar apo jo mė parė, ai ėshtė njė demokristian ndoshta jo me teserė, por me shpirt. Janė dy individė qė ēdo komb evropian do tė ishte krenar t’i kishte nė gjirin e tij. Nga ana tjetėr, poste tė tilla si drejtor i Muzeut apo i Bibliotekės, nuk besoj se do tė ndikonin nė “keqedukimin” e brezit tė ri edhe po tė qėndronin nė ato poste. Asnjėherė, asnjė nga punonjėsit e tyre qė gjetėn apo trashėguan nė kėto institucione, nuk u hoqėn apo u morėn nė punė pėr bindje politike. Sigurisht, Leskaj mund tė justifikohet se urdhėrat e lirimit i kanė vajtur tė interesuarve me firmėn e vetė Kryeministrit Berisha. Por kush mund ta besojė se njė ministėr, qoftė edhe nė kėmbim tė njė posti, nuk do tė refuzonte shkarkime tė tilla, edhe tė propozuara (nuk e besojmė!) nga vetė Kryeministri. Vetėm njė pyetje: kė do tė prezantojė nė takime tė ndryshme Ministri Leskaj nė krah tė tij si hulumtues tė kulturės shqiptare? Ndonjė veteriner apo specialist turizmi tė “shkollės sė natės”? Cili ishte bilanci i 100 ditėve tė Ministrit tė Kulturės Leskaj? Pėrgjigjja e tij, e cila i ka mbetur nė mendje shumėkujt ėshtė se “ka gjetur, zbuluar dhe denoncuar shkeljet e paraardhėsve tė tij?!”. Ėshtė gjithēka nė sinkron me “Duart e Pastra” por ēalon ndjeshėm nė pikėn “Kontribute” nė punėn e tij, tė cilat para Zeqos apo Plasarit, janė si njė pikė uji nė oqean. Nėse ekzekutivi ka nevojė pėr hetues apo prokurorė, institucionet nė Shqipėri janė tė pavarura, tek Qeveria duhet tė shihen rezultatet konkrete. Sigurisht, kultura shqiptare ka nevojė tė shpluhuroset, por mė parė duhet ta bėjė kėtė ministri, i cili siē themi ne nė Shkodėr “i ka mbetė nė qafė kėsaj pune” dhe Berisha duhet ta pranojė ose ta kėrkojė largimin e tij.

Njė tjetėr verior, por me njė mbiemėr qė disa kolegėve tė mi me pėrvojė u kujton edhe redaktorė shumė xhelatė nė revistat e gazetat e dikurshme, Aldo Bumēi, qė ishte krejt i panjohur tė paktėn nė aktivitetin e tij nė shėrbim tė jurisprudencės shqiptare, mori pėrsipėr reformimin e drejtėsisė shqiptare. Nė kėtė iniciativė kanė dėshtuar edhe shumė tė tjerė, mė me pėrvojė nė kėtė sferė, edhe pse ata nuk i pėrkisnin parimeve tė “Duarve tė Pastra”, pasi vinin nga “stani i korruptuar socialist”. Si njė KOP-ist me pėrvojė, u thirr nė kabinet edhe ai pėr tė ruajtur apo pėrmirėsuar balanca fetare, krahinore etj. Me njė barrė me probleme si drejtėsia shqiptare, “shpatullat e njoma” tė Bumēit premtonin fare pak. Ėshtė njė njeri shumė i mirė, i kulturuar dhe me vizion. Megjithatė, i ka bėrė fare pak, ose aspak nė shėrbim “tė purifikimit” tė drejtėsisė shqiptare. Ndėrsa “nuk i ėshtė hequr asjė ashkėl” atyre qė dikur quheshin “korrupsion, tė korruptuar” nė sistemin e drejtėsisė shqiptare, teksa nuk ka asnjė pėrmirėsim tė punės sė Prokurorisė apo gjykatave nė favor tė shtetasve, ndėrkohė qė ditė pas dite ka denoncime dhe akuza publike ndaj prokurorėve dhe gjyqtarėve, kur asnjė ndryshim nuk ka nė sistemet e paraburgimit apo tė vuajtjes sė dėnimit, mbin “kėrpudha” e parė “e luftės” sė nisur ndaj korrupsionit. E keqja e sistemit tė drejtėsisė janė 15 burra e gra qė emėrojnė dhe rrisin nė detyrė veten. Bėhet fjalė pėr amendimin e ligjit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtsisė (KLD). Tashmė, mendimet e specialistėve (kundėr kėtij ligji) janė bėrė publike prej kohėsh. Se sa ėshtė i saktė juridikisht ky ligj, mjafton tė lexohet dhe kupton se edhe Kryetari i Shtetit, duhet tė zgjedhė: ose tė jetė kryetar shteti, ose tė jetė kryetar i KLD-sė? Sigurisht, ėshtė ēėshtje interpretimi, por nenet e ligjit kėtė e kėrkojnė shprehimisht. Qėllimi me sa duket, i Ministrit apo ekzekutivit ėshtė krijimi i disa “vedeve tė pėllumbave” pėr avokatė, gjyqtarė tė thjeshtė, prokurorė, tė dekoruar ose jo, qė duhet tė zėvendėsojnė anėtarėt e KLD-sė tė cilėt duhet tė dorėzojnė mandatin si gjyqtarė duke mbajtur atė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Pėr tė parė “lulėzimin” e drejtėsisė shqiptare si kontribut tė Ministrit “vegėl”, duhet pritur shumė gjatė, aq gjatė saqė ndoshta njė mandat 4-vjeēar nuk mjafton.

Ėndrra e kahershme e shqiptarėve (e cila pėr mendimin tim, ka filluar tė kthehet nė makth), ėshtė integrimi evropian. Pėrveē keqmenaxhimit mė se defiēitar tė dikasterit tė Integrimit nga bashkėqytetarja jonė e nderuar Trashani, faji i vetėm i sė cilės ėshtė mungesa e eksperiencės politike por edhe e njė stafi profesional, askush nė Shqipėri nuk mund tė thotė me siguri se Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-nė do tė firmoset nė pranverėn e 2006-s. Pėr fatin e keq tė pedagoges-deputete-ministre Trashani, nuk ka asnjė sinjal pozitiv nė kėtė drejtim nga BE-ja, aq mė shumė nė kėto momente kur presidenca e radhės ėshtė e Austrisė, vend tradicionalisht mik i Shqipėrisė dhe mbi tė gjitha, ka deklaruar si prioritet i 6 muajve tė kryesimit do tė jetė prioritet Ballkani perėndimor nė kėtė proces. Ndėrsa shqiptarėt, por edhe shkodranėt, qė pas shumė viteve krenohen se kanė njė pėrfaqėsues tė qytetarisė sė tyre nė njė kabinet shqiptar, janė tė freskėta deklaratat e Arenca Trashanit pėr njė lėvizje tė lirė shumė tė shpejtė nė Evropė pa burokracitė aktuale (pėr tė qenė realistė, deklarata ishte shumė mė e bujshme), Shqipėria vazhdon tė largohet nga Evropa, falė edhe “kontributit” tė vetė Ministres. “Vetėshpėrblimi” i titullarėve gjatė qeverisjes sė socialistėve, i kthyer nė kult nga ish-kryeministri Nano, gllabėroi me “joshjen” e vet edhe njė ministre tė “Kabinetit tė Duarve tė Pastra”, e cila ra pre e njė tentacioni. Edhe justifikimet se “po zbatohen urdhėrat apo aktet normative tė qeverisė socialiste”, tingėllojnė tė pabesueshme, teksa ēdo gjė e bėrė gjatė 8 viteve tė fundit, po zhbėhet, pėrmirėsohet (sipas mazhorancės aktuale) dhe po rinovohet. Edhe vetė Kryeministri Berisha, besojmė edhe bashkėqytetarja jonė Trashani, e kanė kuptuar se ėshtė koha tė zbatohet slogani i PD-sė “Koha pėr Ndryshim”.

Deri tani nuk ka patur akuza direkte ndaj ministrave apo kabinetit Berisha pėr korrupsion nuk ka patur dhe pjesa thelbėsore e parimit “Duar tė Pastra” ėshtė realizuar. Ky ėshtė njė sukses jo i vogėl, por qė duhet tė pasohet nga rezultate konkrete nė ecjen e Shqipėrisė, tė cilat janė shumė tė rėndėsishme edhe pėr imazhin tonė jashtė vendit. Duke njohur natyrėn e Berishės, ai do ta ketė tė vėshtirė tė pranojė paaftėsinė e shprehur publikisht tė disa anėtarėve tė stafit tė tij ministror, tė cilėt nuk janė domosdoshmėrisht vetėm ata qė citohen nė kėtė analizė. Megjithatė, Berisha ka qenė, ėshtė i vetėdijshėm se tė pėrzgjedhurit, nuk ishin tė gjithė mė tė mirėt e mundshėm. Pėrzgjedhja ėshtė art tė cilin Berisha pėrgjithėsisht e zotėron, por i ka munguar koha dhe mundėsia e pėrzgjedhjes duke ruajtur balancat krahinore, fetare por edhe tė mbėshtetjes ndaj PD-sė. Gjithsesi, suksesi dhe dėshtimi i kėtij kabineti, fillimisht janė faturė qė duhet paguar nga Kryeministri. Mendojmė se tashmė mesazhe tė shumta nga drejtime tė ndryshme, Berishės i kanė shkuar, madje edhe nga demokratė apo tė djathtė. Ėshtė “Koha pėr Nryshim”. Slogani qė solli fitoren mė 3 korrik, mund tė sjellė edhe suksesin e kėrkuar por tė munguar pėrgjithėsisht, gjatė kėsaj kohe tė qeverisjes sė djathtė. Njė koleg imi, ka pėrcaktuar qershorin si afat tė ndryshimeve pozitive nė kabinet. Mendoj se Berisha duhet tė lėvizė mė shpejt, pėrndryshe opozita aktuale do tė fitojė terren: nė pozicionin qė ka po vetėpastrohet duke u barazuar me mazhorancėn, por kjo e fundit duhet tė “shėrohet” nga paaftėsia apo mungesa e eksperiencės sė nevojshme politike, pse jo edhe e pėrzgjedhjes sė stafeve profesionale. Tashmė, tė gjithė, tė majtė, tė djathtė, tė qendrės, tė paparti, presin rezultate konkrete, presin ecjen pėrpara. Denoncimi mė i mirė pėr keqqeverisjen e 8 viteve u bė nga zgjedhėsit mė 3 korrik 2005, duke e dėnuar me opozitė PS-nė.

Blerti Delija

 

1996-2006, marshim nga krimi nė fanatizėm

Me tė drejtė gazeta juaj, pra “Shqipėria Etnike” nė njė shkrim tė shkurtėr para disa kohėve ishte theksuar se pėrfaqėson mentalitetin sokratian, unė pa u matur apo si i thonė, as njė as dy, pėrgatita njė shkrim sa modest, por edhe tė drejtpėrdrejtė (sulm) se mbrojtja ne shkodranėve na ka hyrė nė punė, mbasi kemi shėnuar tė parėt dhe thėnė shqip “minimalja na ka pėlqyer barazimi”.

Me hidhėrim nė zemėr, mė duhet ta pranoj se, qė nga viti 1996 e deri sot nuk ėshtė ajo qė thashė mė sipėr pėr Shkodrėn e shkodranėt dhe kjo vjen jo pėr faj tė shkodranėve, por pėr rrethana tė tjera, qė u pėrdorėn gjatė kėtyre viteve, duke abuzuar me shpirtin transparent tė qytetarėve, ku me tė drejtė dhe me fisnikėri shumica e qytetarėve shkodranė u pozicionuan duke votuar pėr tė djathtėn: shpėrblimi qė morėn nga pushtetarėt ishte dhe ėshtė i tmerrshėm, por real. Shkodra ėshtė e pushtuar nga krimi dhe kriminelėt, qė sot mund tė thuhet pa frikė se askush s’guxon t’i afrohet, por pėrkundrazi. Ēdo shtetar kėrkon t’i pėrdorė kundėr qytetit tė Shkodrės dhe qytetarėve tė saj, se pse ndodh kjo mund tė arsyetohet dhe merret me mend lehtėsisht.

Mė qėlloi tė vija pėr pushime pėr tė festuar me familjen festat e fundvitit dhe kudo ku shėtita e u ula tė bėj muhabet, tė gjithė pa pėrjashtim ankoheshin pėr atė qė thashė mė lart, pra s’mund tė rrija pa shkruar pėr kalvarin qė po kalon qyteti im i dashtun. Pavarėsisht se unė jetoj jashtė, ngaqė jam shkodranė prandaj merakosem pėr tė dhe mė ther shpirti kur dėgjoj keq pėr tė.

Meqė Kryeministri vetėizolohet apo mundohen ta izolojnė nga realiteti, siē ndodhi kur ishte President, e shikoj tė logjikshme tė shkruaj diēka vetėm pėr faktin se mė kanė thėnė qė ai lexon tė gjitha gazetat pa pėrjashtim, si ato qendrore dhe lokale. Pa humbur kohė do mundohem tė jem i drejtpėrdrejtė dhe aspak shkallafat pėr temėn apo thelbin e kėtij shkrimi, qė flet pėr Shkodrėn e zhvillimin e saj apo fundosjen pėrfundimtare tė ēdo gjėje vetėm e vetėm pėr fajin tonė, qė po heshtim, gjė qė s’e ka pasur shkodrani asnjėherė, nė asnjė kohė e rrethanė. Pėrjashto rastet kur kryesisht emisarė fondamentalistė jo dashamirės ndaj Shqipėrisė dhe qytetit tonė kanė shfrytėzuar elementin kriminal ordiner apo zyrtar, lekistė qė ishin, janė dhe kanė pėr tė qenė nė ēdo kohė fatkeqėsia dhe nė tė njėjtėn kohė baruti i kėtij qyteti tė mrekullueshėm, qė gjatė historisė sė tij ka shndritur kulturė, mirėkuptim, patriotizėm, heroizėm, zhvillim, qytetari, mirėsi e me radhė. Shkurt, Shkodra ėshtė nė pikė tė hallit dhe bashkė me tė shkodranėt qė s’po shohin zgjidhje tjetėr pėrveē largimit, sa qė pa frikė brenda dhjetė vjetėve tė ardhshme, pak ose aspak ka pėr tė pasur shkodranė qė jetojnė nė Shqipėri. Kjo ėshtė ēėshtja dhe realiteti i hidhur, por i vėrtetė. Qė tė jemi sa mė konkretė dhe tė mos qėndrojmė duke pėrtypur nė ēdo ēast mashtrimet ordinere si tė opozitės sė sotme, ku pa frikė mund tė thuhet se ata nuk pėrfaqėsojnė asgjė tjetėr pėrveē disa individėve imoral e tė korruptuar. Gjithashtu s’duhet tė harrojmė krahun tjetėr, pra qeverinė, apo kėshilltarėt “perėndimorė”, qė s’janė gjė tjetėr pėrveē faktit tashmė tė ditur se ata pėrfaqėsojnė nė mėnyrėn mė tė stėrholluar duke u fshehur pas fazave liberale perėndimore, tė mėsuara pėrmendėsh nga ky element, qė nė tė vėrtetė pėrbrenda nė shpirt dhe nė veprimtarinė e sotme pėrfaqėsojnė e ndoshta edhe ėndėrrojnė ta kthejnė pushtetin bashkė me tė edhe gjithė Shqipėrinė jo europerėndimore, por njė tip shteti Mubarak e po tė shihen me kujdes, ato po tentojnė t’i imponohen botės perėndimore. Ata thonė se ne jemi jo europianė, por orientalė, por edhe miqtė tuaj. Kush ka sy sheh, e shembulli mė i shkėlqyer pėr kėtė mund tė merret Shkodra, qė nė hartat amerikane ėshtė e ngjyrosur me tė zezė, si zonė e rrezikshme pėr qytetarėt e kėtyre vendeve. Nė tė vėrtetė Shkodra s’e meriton kėtė njollė tė zezė, sepse ajo historikisht ka pėrfaqėsuar dhe pėrfaqėson elementin mė civil, qytetar, europian qė ka patur e ka Shqipėria.

S’mė mbetet tjetėr veē t’ju lutem me dėnesė, si miqve ndėrkombėtarė, po ashtu edhe Presidentit, Prokurorit, Qeverisė, ta bėjnė zemrėn gur e tė ndėrhyjnė pėr tė shpėtuar Shkodrėn dhe shkodranėt.

Si pėrfundim: Sa pėr dijeni, i garantoj bashkėqytetarėt e mi se po nuk pati reagim tė shpejtė nga Qeveria Shqiptare, unė dhe tė gjithė shkodranėt qė jetojnė e punojnė nė vendet perėndimore do t’i drejtohemi shtypit perėndimor, Qeverisė Amerikane dhe tė gjitha institucioneve perėndimore ndėrkombėtare pėr ndihmė, se nuk mund tė lejojmė qė pėr hatėr tė disa fanatikėve Shqipėria dhe Shkodra tė rrinė nėn thundrėn e fanatikėve.

Loredan Shkodra (Itali)

 

 

Dhjetė ēiftet mė romantike nė film
“Casablanca” - dashuria mė e madhe nė ekranin e madh

Tregimet e tyre tė dashurisė ishin aq tė mėdha sa u desh ekrani i madh pėr t’i pasqyruar ato. Ja dhjetė ēiftet qė na pėrkujtojnė se ēka duhet tė jetė dashuria. 1.Rick Blaine dhe Ilsa Lund - filmi “Casablanca” (1942) - Ky ēift gjithmonė e ka pasur nė kujtim Parisin, ndėrkaq pėr ne do tė mbetet nė kujtim pėr dashurinė dhe sakrificėn e tyre krahas luftės kundėr sė keqes nė Gjermaninė naziste. 2.Romeo Montague dhe Juliet Capulet - filmi “Romeo dhe Xhulieta” (1968) - Ēifti klasik i Shakespearit sfidon familjet e tyre dhe vazhdojnė dashurinė edhe pėrkundėr armiqėsive politike ndėrmjet dy familjeve nė Venecie qė ėshtė rikrijuar me njė tregim aq tė pikėllueshėm sa qė do tė nevojitej njė libėr pėr ta treguar dashurinė e tyre tė parealizueshme. 3.Richard Collier dhe Elise McKenna - filmi “Somwhere In Time” (1980) - Ka pak burra qė mund tė japin gjithēka pėr njė femėr, por ky burrė e dha tėrė botėn e tij dhe ndryshoi rrjedhėn e kohės pėr ta takuar njė femėr qė e njihte vetėm nga librat e historisė. 4.Westley dhe Buttercuo - filmi “The Princess Bride” (1987) - Dashuria e tyre ishte njė romansė pėrrallore qė mposhti edhe ciklopėt, ēarmatosi kalorėsit e famshėm, dhe ēmendi sicilianėt nė lojėn e fatit tė tyre. 5.Lloyd Doubler dhe Diane Court - filmi “Say Anything” (1989) - Nėse ekziston argumenti pėr ta pasur “kėngėn tonė”, Lloyd e vė nė vepėr tėrė kėtė dashuri me njė sens tė pėrsėritur nga njė burrė i pavlerė qė mbetet gjallė nė njė geto vetėm nga dashuria e madhe qė ka pėr tė dashurėn e tij. 6.Harry Burns dhe Sally Albright - filmi “When Harry Met Sally” (1989) - Kjo pėrgjigje klasike nė pyetjen se a mund tė jenė njė burrė e njė grua miq pa fjetur me njėritjetrin ende i pėrcakton standardet pėr njė komedi romantike dhe gjithmonė tėrheq vėmendjen pėr mėnyrėn si duhet ngrėnė njė sanduiē. 7.Charles dhe Carrie - filmi “Four Weddings and a Funeral” (1994) - Dėshmia e britanikėve se romansa mund tė lulėzojė edhe pėrtej Atlantikut me kėtė fabulė sharmante pėr njė kohė tė papėrshtatshme, njė kohė tragjike dhe ndoshta momentin mė tė papėrshtatshėm tė jetės qė pėrfundon shumė kėndshėm nė fund, edhe pėrkundėr shiut qė bie vazhdimisht. 8.Laszlo de Almasy dhe Katherine Clifton - filmi “The English Patient” (1996) - Antitregim i “Casablancas” qė portretizon njė burrė qė ėshtė i gatshėm ta shesė vendin e tij pėr forcat e sė keqes pėr hir tė njė gruaje qė ai e dashuron. 9.William Shakespeare dhe Viola de Lesseps - filmi “Shakespeare in Love” (1998) - Shkrimtari ngatėrrohet me njė femėr tė re qė sfidon traditėn Elizabetiane dhe del nė skenė si mashkull. Kur ajo fejojet me njė tjetėr, skenaristi i Stratsfordit pėrgatit tregimin e dytė pėr listėn tonė dhe mposht bllokun e shkrimtarit qė kėrcėnonte tė pėrmbysė kursin e tij. 10.Christian dhe Satine - filmi “Moulin Rouge” (2001) - Edhe njė herė, dashuria e vėrtetė (e variantit bohemian) e ēon njė shkrimtar nė njė aferė tė parealizueshme dashurie me njė shou-vajzė parisiene e premtuar pėr dikė tjetėr, por e dashuruar marrėzisht nė heroin tonė nė mjuziklin pėrplot pop muzikė dhe dramė tė vazhdueshme. Nėse kurr nuk keni hequr dorė nga dashuria juaj pėr ta luftuar njė fuqi tė sė keqes, jeni martuar pa bekimin e familjes suaj, ose keni rėnė nė dashuri me njė femėr tė gabuar, kėta filma janė pėr tė na pėrkujtuar, nė mėnyrė mė tė tjetėrsuar se atė reale, se dashuria ėshtė diē e veēantė. Ndoshta nuk ka tė bėjė gjithmonė me shpata, sanduiēe, ose me Lartmadhėrinė e saj Mbretėrore, Mbretėreshen Elizabeta e Parė, por kjo ua pėrkujton qė megjithatė ėshtė diē e jashtėzakonshme

Simon Shkreli

 

Invalidi dhe patlixhani

Invalidi veteran

Qė pat lanė njė kambė nė luftė

Ballė pėr ballė me njė patlixhan

Na u ndodh nji t’diel nė fushė.

 

Patlixhani ngjyrė mavi

Ia lot synin invalidit

Me u matė me shok’t e mi

Duhet t’kesh “kuletė” ministrit.

 

Invalidi i zanun ngusht

Palixhanit i thotė “zotni”

Nji nderim i ban me grusht

Dhe ngadalė niset nė shpi.

 

Niset rrugės tuj mendue

Ecė ngadalė por shumė nervoz

Tuj dashtė t’shoqen me ngullue

Blen n’dyqan nji shishe kos.

 

Tuj shkue rrugės takon nji shok

Kishin qenė bashkė partizanė

Historiniė nisė e i tregon

Si i ka ndodhė me patlixhan.

 

At’herė shoku i ndėrhyn:

...Kur ne ishim partizanė

Ti sulmoje si rrufe

Kurse sot nji patlixhan

Ta ka mbledhė ta ka ba pe!

 

...Ki durim tė jesh i qetė

Se ne jemi burra t’vjetėr

Me lugė “arit” kam me t’gjetė

Tuj “kullotė” nė botėn tjetėr...

 

Kur shkon n’shpi, gjen t’shoqen, Leze

Tuj tundė nipin n’karrocė

E ngushllon nė mėnyrė kineze:

-“Do ta kthejmė dhimbjen nė forcė!”

 

P.S. Kto vargje satirike janė shkruar nė vitin 1994 kur 1kg patlixhana kushtonin 300 Lek (tė reja); me dy ditė rrogė tė invalidit. Besoj se edhe sot e ruajnė aktualitetin.

 

Vaji i emigrantit

Nuk asht turp o vlla mėrgimi

ai asht fryt i shpirtit n’fyt,

sigurisht nga keqtrajtimi

qė ta jepka vendi yt...

 

50 vjet na lanė nėn kosh,

ēdo gja t’mirėn nga e sakatuen,

kur n’virtyte mbetėm bosh

me ‘i mij vese i xevendsuen...

 

Shihe sot Shkodren e shkretė

nėn ujė t’Kirit tue u trembė,

shih njiherė shkodranėt tue fjetė

porsi pulat nėpėr pemė...

 

Ngasin lundrat ndėr dugajė,

krande e zhele tue notue,

deri krapi hini n’bajė

por e lshuem se s’kishim dru.

 

Gjithherė Shkodrės i venė prita

cubi i del me ēorapė n’kry,

7 herė n’javė gjindet pa drita,

shtatqind herė me gisht n’sy...

 

Se ma lagjeve po i hynė

i sheh plehnat rritun mal,

kem pa ēifte n’majė t’tyne

tue u flladitė porsi n’Cukal...

 

Nji ditė doli Zefi e Roza

me gjuejtė n’malin afėr shpisė,

por nuk vranė mullija as rosa,

por dy mij e ’i dac t’kojshisė.

 

Sepse ai daci na ish msue

me i vjedhė mishin pa hy n’derė,

kurse mini me vallzue

n’kte familje shend e verė...

 

*****

Kurr me pleq nuk duhet dalė

se janė gropat si greminė,

tė bjen mbrendė e t’bahet palė,

mandej duhet me e bajtė n’shpindė.

 

Po e ēove nė spital

dy ēarēafė merri avancė,

piru, lugė edhe bakal,

dhe benzinė pėr ambulancė...

 

N’se kėt kshillė nuk e ndigjon

e s’ke pare me e futė n’dhe,

pshtillnje atė plak si faraon

edhe shpinė banja muze.

 

Kur i sheh rrugėt gjithė gropa

e njerzinė tue u kaperdi,

thu i ka gjuejtė Serbia n’topa,

thu prap jemi nėn Turqi...

 

*****

Nėse shkon n’doganė o vlla

mos tė kesh besim n’atė zallė,

dikur kndej sa shumė kanė vra,

ndėrsa tash tė rjepin gjallė.

 

Gjithsaherė ky lloj qirishi

na shet mend me qeveri,

prandej lypja dhe bakshishi

janė ba pjesė tė shpirtit t’tij.

 

Nuk ka kohė me dhanė pėrgjigje

prandej don dhuratėn n’kambė,

nė doganė ka njė ndėrgjegje,

(asht ndėrgjegjja e fesė s’at’amė).

 

*****

Po u fute te ndoj’ zyrė

ki kujdes, mos t’dukesh viē,

se nėnpunsi i paftyrė

ta ngjet n’fillė si tartabiē.

 

Ai ta gjen diten ma t’ligė,

ai tė ngjitet kacavarė

tė pin gjakun pikė e pikė

korrupsioni me i shkue mbarė.

 

Ky insekt qė rrin me ne

ky i paftyrė e i pa kulturė,

qysh se gjindet n’kte fole,

e ka mikun n’prefekturė.

 

*****

Pyeta dje nji mik nė bar:

-A din gja mor zotni Ndoc,

kush i ban gjithė kto zagar

qė po lehin pėr nji koc?

 

-A... ē’po dike, mor gomar

(foli lehtė qė mos t’ndigjojnė)

ato janė parlamentarė

ato s’lehin, porse hungrojnė...

 

Mbushet salla me poterė

britma, shamje e fjalė tė brishta,

prishė ndėr veshė kojshitė e mjerė

der’ kanė nisė me folė me gishta.

 

Shahet nana si pa t’keq,

kėrset shputa si pa u ndi,

pshtyhen dy tė luejtun meē,

qeshet ai qė asht pėrbri.

 

ngaqė rrejnė se kem liri,

politika s’i shkon mbarė,

se tue pasė njiqind parti,

mbrenda mshehen shumė kusarė...

 

E prandej gjithė kto filiza

mbushin sallen e tėrbimit,

mbrendė ka gretha, morra e miza,

e shum dhelpna tė regjimit.

 

*****

Shumė pallate po ndėrtojnė

por mos pyet ku i kanė fitue,

se qebesa tė drogojnė

tė ndajnė dyshė, tė hjedhin n’prrue.

 

Ai shet nanen pėr dy lek,

ai ēon baben n’konservim,

pėr tre lek tė futė n’dyfek

ngaqė a’ pjellė e atij regjim.

 

N’per Europė shpesh ky surrat

shkon me drogė e sjellė flori,

se kanė mbetė edhe tre kat

pa i dhanė fund pallatit t’ri.

 

*****

Prap nuk shihen zgjedhje t’lira,

prap n’dredhi votuesi i ngrati,

sepse arkės me shumė bira

ia njeh hilet kandidati.

 

Disa shkojnė votojnė si kot,

do kujtojnė se ka drejt’si,

do s’kanė kenė as sot as mot,

ngaqė asht votė pėr batakēi...

 

*****

Prandej niset mėrgimtari

ngaqė s’mund tė durojė ma,

kah sheh vendin tue u djegė zhari,

ka dhe vriten vlla me vlla.

 

Prandej turp s’asht vlla mėrgimi

ai asht fryt i shpirtit n’fyt,

sigurisht nga keqtrajtimi

qė ta ban njeriu yt...

Gjosho Vasija, Trieste

 

Ahengxhinjve tė Trushit

Asnji rresht nuk shkroi kush

Unė i shkrova vetė prej qejfit

Pėr ahengxhijtė e fshatit Trush

E ma tė parit Zef Kolecit

Nė kasolle lindi Zefi

Nga familje tė mirė fshatare

E kish lindė Zoti pėr qejfi

Me kėndue kangėn popullore

Djali i Kolės, i biri i Dilės

Nė fshatin Trush e rriti shtatin

Zefi msoi me i ra violinės

Me shokė tė vet nderoi fshatin

Gėzohet Trushi, tingėllon deti

Kėrcejnė lulet e livadhit

Po kėndon thonė Zef Koleci

Djalė i pashėm, bilbil malit

Ndaloi kangen gardalina

Edhe vallen po hedhė gjethi

Tingėllon ambėl violina

Ta pėrmallshėm kėndonte Zefi

Kėndoi nė dasma dhe fejesa

Jo veē nė Trush por nė ēdo vend

Kėndoi nė gėzime dhe nė festa

Zef Koleci tue ba aheng

Si pėr Pashkė dhe pėr Bajram

Kėndonte Zefi pa kurrfarė zorit

Ndėr katolikė e myslimanė

Kriste gazi prej humorit

Nė ēdo dasėm nė fshatin Trush

Kriste pushka, vlonte qejfi

Nusja vinte bashkė me krushq

Marshalla i kėndonte Zefi

Si nė sofra dhe nė banket

Zefi i kėndoi bashkė me violinėn

Kėngė, aheng e muhabet

Zef i dashur pėr familjen

Bėnte aheng e s’merrte pare

Me violinė si askush

Nė estrada e festivale

Pėrfaqėsoi ai fshatin Trush

Edhe kėngėn ndaloi zana

Me ndigjue Zef Kolecin

Nga lartėsia, dielli e hana

Me ngrohtėsi pėrshndesin Zefin

Sa me qejf kishte violinėn

Me pasion ai kėndonte

Zoti ia plotsoi dėshirėn

Fėmijėve ahengun t’ua mėsonte

Ishte i dashur me gjithkėnd

Dashurinė ia jepte kėnga

Nė ēdo fshat ai bėri aheng

Dhe respekte i jep nėnshkodra

Bashkė me tingujt e violinės

Ai tek kėnga gjet frymėzimin

Me kėndu kėngė i mėsoi s’bijės

Me gėrnetė mėsoi Gjovalinin

Bejtaxhi bėnte humore

Trashėgim fėmijėve u la muzikėn

U mėsoi kėngėn popullore

Bashkė me tė fizarmonikėn

Nė Nėnshkodėr tingėllon violina

Zef Koleci ishte i parė

Ai dinte ē’ėshtė muzika

E vazhduan t’tjerėt me rradhė

Dhe Mustafa nga Oblika

Mbreti i veglave ėshtė violina

Nė Pentar kishte Kol Kina

U bėnė tė njohur nga muzika

Zefi kishte dhe shokė t’tjerė

Qė u rritėn me violinėn

Ded Pistulli si pranverė

Dhe nė Rranxa me Gjergj Simėn

Njeri qejfi Zef Koleci

Ishte i thjeshtė, jo mendjemadh

I gjithė Trushi fort e deshi

Shokėt e tij e kujtojnė me mall

Me pasion e prej traditės

Kėngėt e popullit nė ēdo ana

I kėndoi tue i ra violinės

Zef Kolec nuk lind ma nana.

 

Politika dhe ne

Erdhi dymijė e gjashta

Me hapa tė avashta

Me sy tė vrazhda

Me punė t’mbrapshta

Ndoshta ky vit

Do sjellė mirėsitė

Por kjo politikė

Na shton varfėritė

Ti dhe unė

Kėshtu s’e mendueme

Pėr se si pa punė

Natė-ditė gjumė

Ky vit erdh

Ne prapė nė terr

Shteti s’ka vlerė

Njeriu ba mister

Dishruem tė sjellė gėzimet

Jo tė sjellė sharkimet

Prapė vazhdojnė krimet

Ne vetėm mjerimet

Kėshtu na u duk

Por papė pa rrugė

Njerzit pa bukė

Varfėria pa u zhdukė

Ndoshta folėm kot

Prapė vrasje e lot

Si askush nė botė

Nga Kanuni i fortė

Po shesin ktė tokė

Shtetarėt me rrogė

Mafiozėt me drogė

Jemi qelbur nė kokė

Ne kėshtu thamė

Se mendum te tanė

Pėrsėri kontrabantė

S’kemi ē’tė bajmė

Disa kėshtu thonė

Asgja s’po ndryshon

Prapė korrupsion

Po ty kush ta beson

Ishin disa tė urtė

Rrinin duke u lutė

Ne me prostitutė

Nuk dona me i zhdukė

Kujtuem se kjen andrra

Qė na solli nata

Pėrsėri me banda

Nuk vjedhin me ēanta

Ndoshta viti i ri

Do tė sjellė lumturi

Prapė shesin fėmi

Hesht kjo polici

Kėshtu e mendum vetė

Pėr ndryshim krejtė

Por edhe ky vjetė

Mbushur me hordhek

Ndoshta ky vend

S’hyn n’Europė mbrendė

Politika e mban peng

Edhe ajo na rrenė

Ndoshta jetė gjyqi

N’Bushat vihet kryqi

Simbol nga Krishti

Binladen e prishi

Gjithkush t’u thrrasė mendve

Kujdes nė qytet prej qenve

Ruhuni gripit tė shpendve

Pėfundojmė si bajgat e dhenve

Trashėgim solli viti i ri

Debtin pėr Zogun e Zi

Qė filloi ajo bashki

Don ta prishė kjo qeveri

Baba e marton vajzėn

Ndoshta bėn dhe dasėm

Nuk vonojnė dhe ndahen

Po thojnė kanė te hasem

Thoshin ēdo miting

“Koha pėr ndryshim”

Tjetri “Mbro tė ardhmen”

Populli po tund dajren

Ndoshta komplimentet

S’e thonė tė vėrtetėn

Nė rrugė aksidentet

Njerzve u marrin jetėn

Pse sot ore miq

Po dalim lakuriq

S’po dallohen hiē

Nga lopa me viē

Pėr ku jemi nisur

Kaq tė kapardisur

Mos jemi kokėkrisur

Me botėn tė prishur

Ndoshta or shokė

Kot fetė janė sot

Pse zihemi kot

Kur kemi nji Zot

Ndoshta kafshėt zbuten

Njerzit pse nguten

Nė konflikt po futen

Dhe na sjellin luftėn

Ndoshta jemi tė ndershėm

Jo jemi tmerrshėm

Komplet tė pandreqshėm

A thu se jemi t’pėrhershėm

Prap mitingje e mbledhje

Sivjet pėrsėri zgjedhje

Plot rrena e vjedhje

Ishalla pa gjakderdhje

Rrok Lazri

 

E para ishte fjala….

Ne kohet qe jetojmė, gjeja me e ēmuar ėshtė Liria. Liria e Shprehjes ėshtė njė nga te vetmet, te cilėn secili e gėzon pa patur nevoje te jete as i pasur, as i pushtetshėm. Kufijtė e kėsaj lirie fillojnė me aftėsinė e Njeriut pėr te artikuluar fjale e shprehje logjike, dhe mbarojnė kur abuzohet me Akuza e Shpifje.

Duke ardhur nga njė sistem i mbyllur komunist siē ishte ai i Enver Hoxhės, ku edhe shprehja “buka ėshtė e forte” pėrfundojė ne burg me nenin e agjitacion e propagandės, ne shqiptaret i keni dhėnė gjithmonė njė peshe te veēante Lirisė se Shprehjes. Mbase kėshtu mund te justifikohet qe, te gjithė shqiptaret, si ai me miliona leke ne banka ashtu edhe ai pa asnjė kacidhe ne xhep, preferojnė te debatojnė deri ne konfrontim pėr ceshtje te ndryshme, pėr te cilat nuk kane asnjė lloj tagri siē mund te jete Politika ne konceptin me tradicional te fjalės.

Ne kėtė mori njerėzish, jo vetėm me te privilegjuarit, por edhe me te kualifikuarit pėr te dhėnė Opinione, Analizuar apo Hamendėsuar, janė gazetaret. Pavarėsisht se nuk kane njė arsimim profesional (te paktėn mbi 90% e atyre qe janė aktualisht ne ushtrim te profesionit), fale edhe experiences se akumuluar gjate kėtyre 15 viteve, pjesa me madhe tyre, kane krijuar njė “background” ne kėtė drejtim.

Siē edhe te gjithė njerėzit e tjerė, edhe kjo kategori shoqėrore, pėrveē funksionit te tyre publik qe ėshtė informimi por edhe formimi (te paktėn pėr mendimin tim) i opinionit publik, fillimisht kane ndjenja por edhe simpati te ndryshme. Ėshtė krejt e pamundur qe njė gazetar, te jete 100% i paanshėm, i paprekshėm, i imunizuar, i pandikueshem jo vetėm nga te tjerėt, por edhe rrethanat ku jeton dhe ndryshimi i informacionit te tij ne lidhje me ceshtje, fenomene apo individė. Nuk janė te pakta rastet, kur i njėjti gazetar (analist) ka mbajtur qėndrime kontradiktore pėr te njėjtin person apo fenomen, justifikuar kjo nga sa thamė me lart.

Pėrgjithėsisht, gazetaret duhet te jene informues, formues por edhe pėrcjellės te njė mase te madhe njerėzish, te cilėt mund te jene lexues, shikues apo edhe dėgjues ne varėsi te medias. Nuk pėrjashtohet mundėsia qe njė gazetar, te jete mbrojtės apo pėrēues edhe i interesave te grupeve minorance, pa mbrojtje apo edhe pa njė dritare ku te shprehen.

Gazetaret, nisur nga funksioni i tyre, kane te drejte te japin opinione, te analizojnė, te hamendėsojnė, por edhe te akuzojnė. Baza e te gjitha sa thamė me lart, ėshtė Fakti ose ne rastin me te keq, njė burim i besueshėm dhe i provuar informacioni. Si rregull, i njėjti informacion, para se ti serviret klientėve te medias, duhet te konfirmohet ne jo me pak se dy burime te ndryshme dhe te pavarura nga njeri- tjetri.

Gazetari zotėron pėr shkak te funksionit te tij publik, njė Liri Shprehje shume me te madhe por edhe me te kualifikuar se ēdo individ tjetėr. Siē edhe mireperdoret ku funksion, shume lehte mund te ndodhe edhe e kundėrta. Ne kėtė pike, gazetari pėrdoret, ose pėrmes funksionit te tij, kėrkon te siguroje pėrfitime te ndryshme. Kjo lidhet me lirinė e shtypit, por edhe kushtet ku punon. Jo rastėsisht  dhe jo pa qellim slogani i Federatės Ndėrkombėtare te Gazetareve (IFJ) me qendėr ne Bruksel, i adoptuar edhe nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) ėshtė: “Nuk mund te kėtė Liri Shtypi nėse ka gazetare qe punojnė ne kushte korruptimi nga Frika apo Varfėria”.

Misioni primar i gazetarit mendoj se ėshtė pėrēimi i fjalės se lire, duke u bere zedhenes i njė grupi apo edhe individi, duke mos patur qellim ne vetvete pėrfitime te ēdo lloji qofshin ato. Nuk ėshtė pa domethėnie edhe njė tjetėr slogan, serish i adoptuar nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV): “Ndoshta nuk ndaj te njėjtin mendim me ty, por do te jepja edhe jetėn qe ti e mund ta shprehje lirshėm atė”.

Tek i njėjti individ, ne kushtet ku zhvillohet gazetaria ne Shqipėri e ne mėnyrė te veēante ne Shkodėr, ėshtė njė “ndėrmarrje titanike” qe te pėrputhen kėto dy parime. Kjo ėshtė edhe sfida e hapur qe te paktėn prej 15 viteve (kohe kur filloi te konfigurohej njė gazetari dhe gazetare, le te themi te brezit te post-komunizmit) pėrballemi te gjithė ne, gazetaret.

Nuk kam as me te voglin dyshim se ka gazetare qe abuzojnė me kėtė emėr apo profesion, duke anashkaluar apo shkelur edhe parametra profesionale botėrisht te njohur e pranuar. Kjo ėshtė njė e keqe shume e madhe, e cila duhet te eliminohet. Por, hapi i pare ėshtė disiplinimi i kėtij profesioni, pėrmes krijimit te organizmave licencues por edhe penalizues siē ėshtė “Urdhri i Gazetarit” apo njė “Komitet Etike i Medias”. Procesi ka nisur, ka ecur por akoma nuk shihet diēka konkrete.

Problemi me i madh, te paktėn pėr mendimin tim, ėshtė trysnia deri ne kėrcenim, i hapur apo i kamufluar, qe ushtrohet ndaj gazetareve. Fillon nga punedhenesit, vijon me pushtetarė vendore apo qendrore, te zgjedhur apo te emėruar, drejtues institucionesh te ndryshme pėr te pėrfunduar tek individėt. Tash 15 vite, presioni duket se nuk ėshtė lehtėsuar pėrreth gazetareve dhe ėshtė njė nga problemet me evidente dhe kyēe te aktivitetit te pėrditshėm te tyre. Paradokse te vėrteta pėrbejnė veprimet e shume individėve, te veshur me pushtet direkt apo te deleguar, qe ushtrojnė ndaj gazetareve, kur kėta te fundit japin opinione apo edhe mbajnė qėndrime pėr ceshtje te caktuara. Ne kėtė pike, ajo qe thamė ne fillim, Liria e Shprehjes ėshtė ne njė rrezik shume te madh. Gazetaret, ata qe ne njė fare mase, e gėzojnė te drejtėn e imunizuar tashme, te kėsaj lirie, janė pre e veprimeve te tilla. Cfare mund te presim nga qytetaret e thjeshte, qe jo vetėm nuk kane akses mediatik publik, por edhe nuk u lejohet te gėzojnė shėrbimet e gazetareve.

Ne termat e pėrditshėm, pėrmendet shpesh “State Capture”, qe do te thotė “Marrja Peng e Shtetit”. Kjo ka rreziqet e veta. Me e rrezikshme ėshtė “Media Capture”, “Marrja Peng e Mediave” apo e gazetareve. Kemi te bėjmė me njė nga pushtet, i katėrti, i cili ka si vokacion Pavarėsinė. Ėshtė fillimi i njė atmosfere aspak te mire pėr ēdo shoqėri, veēanėrisht pėr atė shqiptare.

Ne kėtė mori problemesh dhe telashesh te jetės se pėrditshme, shqiptaret dhe shkodranet pėr asnjė moment nuk duhet te harrojnė se: “E para ishte fjala….”. Dhe kjo me dėshirėn e Hyjit qe ekziston……!

Blerti DELIJA

 

Velipoja pret fadromen e “Ndėrtimores”

Orientimi i dhėnė nga kryeministri Sali Berisha pėr njė sezon turistik ndryshe ne plazhet shqiptare gjate kėtij viti, ka vene ne lėvizje mjaft institucione qe mund te japin kontribut konkret. Velipoja ka marre tashme pamjen e njė qyteze, e cila ne vere arrin njė popullsi mbi 100 mije banore, ku pėrfshihen pushues nga te gjitha hapėsirat shqipfolėse, por edhe shume te huaj. Urbanizimi i shpejte nuk ka respektuar asnjė kriter apo rregull loje, duke shkelur haptas jo vetėm ligje, por edhe vete leje ndėrtimi aty ku ato ekzistojnė. Viti 1997 rregjistroi nje kaos te jashtezakonshme ndertimesh pa leje dhe gardhimesh, te cilat ne kohe te ndryshme, pushteti vendor ne rang Komune apo Qarku, ne bashkepunim me Prefekturen e Policine Ndertimore Shkoder, jane munduar ti frenojne apo edhe eliminojnė. Por edhe pas gjithė asaj pune te deklaruar, serish Velipoja vijon te mbetet “hambar” i ndėrtimeve pa leje, por edhe i mosrespektimit te lejeve kur ato jane dhėnė nga organet kompetente. Sipas drejtorit te Policisė se Ndėrtimit Shkoder, Gjelosh Prendi, jane rreth 400 ndėrtimet pa leje. Sipas tij, shume shpejt do te nise aksioni pėr prishjen e tyre, ku  ne fokus, edhe me afrimin e sezonit turistik jane vene kryesisht kioskat, te cilat mund te shemben apo hiqen edhe me lehte.

Megjithatė, nuk ėshtė vetėm ky problem ii vetėm ne Velipoje. Sipas drejtuesve te Ndėrtimores, ka edhe mjaft objekte, te cilat pasi kane “siguruar” me mjete pak te ligjshme lejet e ndėrtimit, nuk po i  respektojnė ato. Edhe ne plazhin e Velipojės, ku po zėnė vend ndėrtime te shumėllojshme, qe nga kabinat, vilat apo edhe pallatet disa katesh, nuk respektohen lejet e dhėna pėr ndėrtimet. Ka shume objekte, te cilat tashme jane shitur apo edhe parablere nga qytetaret, te cilėt nga 2 kate qe e kane te fiksuar ne lejen e dertimit, jane ngritur ne 4, 5 apo 6 kate. Jo vetme kemi te beje nje shkelje flagrante ligjore, por rrezikohet jeta e atyre qe do te jetojnė ne kėto ndėrtesa, te cilat ne shume raste, nuk ruajnė as sipėrfaqen e bazės se miratuar nga organet kompetente.

Tashme nuk pėrbėn asnjė sekret qe pėr nje sipėrfaqe toke ne Velipoje, paguhen miliona ne varėsi te afėrsisė nga deti. Jo vetėm kaq, por paguhen po qindra miliona leke pėr te siguruar nje leje ndėrtimi, dhe nuk zbatohen ato qe jane parashikuar ne ligj. Ne pjesėn me te madhe te rasteve, kemi te bėjmė me monopole te fituara gjate qeverisjes se kaluar socialiste te Nanos, te cilat ne asnjė rast, ne kurriz te ligjit dhe te interesave te shumicės, nuk duhet te lulėzojnė me.

Kėtė here, Policia Ndertimore Shkoder dhe drejtuesit e saj, duken te vendosur ti shkojnė deri ne fund punės se tyre disiplinuese ne Velipoje, ne mėnyrė te veēante ne plazh. Pėrveē se rikthehet mrekullia qe te gjithė na e lakmojnė, parandalohen edhe tragjedi te mundshme qe lidhen me shtesėn e kateve pa mbarim, fenomen qe po lulėzon edhe brenda vijave te verdha te qytetit te Shkodrės.

Blerti DELIJA, Jetmir Delaj 

Tre burra nga Berisha

Mbas ēlirimit tė Shqipėrisė, nacionalistėt mbetėn nėpėr male. Sigurimi i Shtetit iu kundėrvu kėmba-kėmbės. Kėta ishin kundėr Partisė Komuniste. Mes malesh tė Veriut, afėr fshatit Iballė-Pukė, gjendet fshati Berishė, vend shumė i vėshtirė, terren malor. I vėshtirė, por kėtu gjenden burrat me bujari e besė. Mark Zyber Basha bashkė me dy djemtė e tij, Zefin e Prelėn. U bėnė shpėtimtarėt e nacionalistėve tė Pukės e Mirditės. Ata vunė veten nė rrezik pėr tė shpėtuar kėta burra kundėr komunizmit. Mark Zyber Basha e vuri nė dispozicion veten dhe djemtė e tij, sidomos Prelėn. Ai i pėrcolli disa herė kėta burra nacionalistė. Ai jo vetėm qė i pėrcolli, por i lidhi njėri me tjetrin edhe me letra si Pal Bib Mirakėn, Pjetėr Ēup Qafėn, Mark Zogun e shumė tė tjerė. Njėherė Prelė Mark Zyber merr nga Pal Biba njė letėr pėr ta ēuar nė Shkodėr tek Pjetėr Mėshkalla, ose tek Filip Zefi. Ai u nis nga Berisha pėr Shkodėr nė kėmbė dhe kaloi Pukėn pa u kontrolluar nga policia, por kur erdhi tek Ura e Gomsiqes, ku ishte policia, ai u kontrollua me imtėsi, sepse dyshonin. Pra ishte raportuar se ky merrej me nacionalistė. Por letrėn e kishte futur nė ēorap, kėshtu shpėtoi dhe letrėn e ēoi nė qytetin e Shkodrės, ku ia dorėzoi Filip Zefit. Ky qė nė vitin 1947 u lidh me nacionalistėt. Vetė ishte nė moshėn 16 vjeē. Ky pat strehuar Ndoc Kol Bibėn disa kohė qė Ndoci e pat dėrguar disa herė nė Shkodėr tek Mark Lulash Kolaj me ēue letra. Por njėherė Prelėn e ēuan nė Kunorė-Dardhė, sepse aty binte njė parashutė qė dėrgonte Alush Leshanaku me disa ilaēe dhe shumė dokumenta tė cilat ky i mori dhe i pėrcolli tek Mark Lulash Kolaj e Kol Ēuni nė Shkodėr. Mirėpo Mark Zyber Basha dhe Zefi, djali i tij, u arrestuan dhe u dėnuan me 15 vjet burg politik, por pėrsėri Prela nuk u shkėput nga nacionalistėt, duke i pėrcjellė dhe duke i ndihmuar me bukė e ushqime si Pjetėr Ēup Qafėn, Nik Sokolin, Mark Zogun, Pal Bibėn e shumė tė tjerė qė i pėrcolli deri nė Vaun e Dardhės, tek Uk Daut Avdija, i cili me varkėn e tij i kaloi mbi Lumin Drin pėr nė Jugosllavi dhe shpėtuan nga sigurimi shqiptar. Nė vitin 1967 babai e vėllai i Prelė Zyber Bashės u liruan nga burgu politik. Tani i erdhi koha Prelės, i cili u arrestua nė mars 1967 dhe ndenji 9 muaj nė birucat e Degės sė Brendshme tė Pukės, ku torturat ishin aq ēnjerėzore sa nuk kishte mė, pra kulmi i poshtėrsisė, ku ai akuzohej pėr veprimtari kundėr pushtetit komunist dhe kėshtu u dėnua 25 vjet burg politik, ku ai vuajti dėnimin nė Burrel, Spaē, Ballsh dhe u lirua nė vitin 1991. Ai ishte sakatuar nga torturat, tė dy duart qė edhe sot i ka tė sakatuara. Ai nė burg vuajti me shumė burra tė tjerė, si p.sh. Mark Qafėn, Pal Qafėn, i cili u pushkatua politikisht, Hamit Kalaveri, Bardhok Jakun e shumė tė tjerė. Sot ai ėshtė nė moshė tė thyer dhe jeton te njerėzit e tij i pamartuar, nė moshėn 70 vjeē. Pra, ja ē’do tė thotė besa e burrėria e bujaria tė bėsh burg politik tre vetė, babai dhe dy djemtė, pa patur njeri tė tyre tė arratisur, vetėm pėr tė ndihmuar nacionalistėt.

Shan Sokoli

 

Bamir Topi

Nga Taulant KOPLIKU

taulantkopliku2003@yahoo.it

Kur pas njė heshtje tė gjatė kryetari I grupit parlamentar tė Partisė Demokratike Bamir Topi reagoi ndaj asaj qė ai e quajti “apati” e ministrave tė kabinetit Berisha, shumėkujt ju krijua bindja se njeriu ndoshta mė I matur I selisė blu e kishte humbur durimin. Pra ishte nxehur keq. Dhe tė nxehėsh Bamirin kam njė bindje tė pakthyeshme qė duhet vullnet dhe energji e pashtershme e kjo nuk ėshtė pak. Duke ndjekur me vėmendje zhvillimet brenda kampit tė pozitės, me shpėrthimet e herėpashershme tė avokat Ngjelės (sa simpatik ėshtė ky avokati pėr zotin) apo edhe me pakėnaqėsitė e shprehura disi nėn zė nga tė tjerė eksponentė demokratė, u duk sikur me kėtė deklaratė tė zotit Topi do tė niste tė merrte jetė njė fraksion brenda rradhėve I cili realisht do tė ishte njė zė I fuqishėm kundėr. Me disa fytyra tė trembura mes tyre por varja se numrat duhen. Kundėrshtitė e publikuara nė shfaqjet e shpeshta tė avokatit pėrpara mediave dėgjoheshin padyshim me njė lloj admirimi pėr guximin e treguar por mė sė shumti me njė lloj kėrshėrie nga shumica e demokratėve nė sensin se cfarė xhevahiri do tė nxjerrė kėtė rradhė nga goja zoti Ngjela, ndėrkohė qė kėto reagime plot impulse tė tij duket se nuk ngjallnin aspak interesin e atij tė tė cilit adresoheshin, doktorit. Heshtja e vazhdueshme dhe nganjėherė buzėqeshjet e kėtij tė fundit (sic di vetėm ai) pėrballė kritikave tė Ngjelės, jepnin mesazhe tė qarta publikut tė gjerė se bėhej fjalė pėr njė zė tė cilit fare mirė mund ti vendosej etiketa e “zogut tė vetmuar”. Deri kur Bamiri…………….

Bamir Topi nuk ėshtė nga ata qė thyhen kollaj. Kėtė e deklarojnė me bindje tė gjithė ata qė e njohin nga afėr dhe ia dinė mė sė miri vlerat intelektuale por mbi tė gjitha ato morale. Ashtu gradualisht e ndoshta pa rėnė shumė nė sy ai arriti tė bėhej jo vetėm njė I besuar I afėrt I  Berishės dhe numri dy I partisė (pas Jozit kuptohet) por edhe njeriu tek I cili shumė demokratė kanė varur shpresat pėr tė rimarrė celėsat e bashkisė sė Tiranės. Por e kisha fjalėn te thyerja. Pra thashė qė Bamiri nuk ėshtė nga ata qė thyhen kollaj, por nė deklaratat e mėpastajme ai realisht u tėrhoq pak nga ajo qė tha lidhur me apatinė e disa ministrave. Ishte vėrtetė e palidhje ajo qė tha disa herė me rradhė pas shpėrthimit qė pati nė “5 pyetjet e Babaramos” por megjithatė a mund tė quhet njė thyerje e tij kjo? Sinqerisht unė nuk e quaj tė tillė. Tėrheqje po, thyerje jo. Bamiri nuk di tė thyhet. E thonė tė gjithė. Po pėrse u tėrhoq pra? Taktikė?

Do doja tė kthehem pak prapa nė kohė. Atėherė kur Berisha merrte e jepte me aleatėt por edhe me tė tijtė pėr ato tė bekuar poste ministrore. Atėherė kur fytyra tė qeshura dhe tė ngrysura hynin e dilnin nė zyrėn e tij herė pėr ti konfirmuar besnikėri e herė pėr ti kėrkuar pėrse i ėshtė fshirė emri nga lista 14-emėrore. Eh cfarė kohėsh. Tė gjithė kishim ėndėrrat tona nė sirtarė. E cfarė sirtarėsh. Sirtarė ministrish pra. Nejse. E kam fjalėn te Bamiri. Ai vetė e deklaroi nė “Zonė e Lirė” tė Canit se I janė ofruar tri karrige ministrore atė kohė por pėr arsye principiale I paska refuzuar. Tre portofole vėrtetė nuk janė shaka. I ėshtė lėnė tė zgjedhė shokut. Po ku? Askush nuk ėshtė nė gjendje tė japė njė version tė saktė pėr postet qė I janė hedhur atij nė tavolinė por tė kenė qenė vallė aq tė rėndėsishėm sa ai tė ketė gabuar rėndė qė I ka refuzuar? Ndoshta. Sinqerisht qė po ta njihja do ti kisha folur, dhe ashpėr madje. Njė rob zoti-politikan, investon e sakrifikohet pėr vite tė tėra nė opozitė dhe kur vjen momenti qė ai tė promovohet edhe nė ekzekutiv ai heziton, madje mė e rėnda refuzon duke ia thyer jo pak zemrėn doktorit. Megjithatė mos u shqetėsoni. Ai e ka falur. E ka lėnė pak pas dore por vetėm pak sa pėr reflektim. Nėse Bamiri reagoi nė njė mėnyrė qė doktori nuk e priste, ky nuk ėshtė faji I asnjėrit, madje pėr tė mbyllur polemikėn e sapohapur ky I fundit e mori gjithcka me humor duke shndėrruar fjalėn apati me simpati. Pra ministrat nga apatikė na qenkan simpatikė. Sinqerisht edhe unė kėshtu I shoh. Madje nė numrin e kaluar tė gazetės e kam shprehur haptazi se janė simpatikė, madje kam shkuar edhe mė tej duke I quajtur tė ėmbėl. Mė kanė kundėrshtuar pėr atė shkrim e di. Jo se ofrova fakte tė pakundėrshtueshme por se u tregova hakmarrės. Kėshtu tė paktėn thonė por nuk thonė gjė pėr faktet e shkrimit. Nejse e kishim fjalėn tek ėmbėlsia. Jo. Tek simpatia. Apati-simpati, simpati-apati. Sa tė ngjashme. Jashtėzakonisht!!??

Tė jemė vallė vėrtetė simpatikė ministrat? Xhuveli? Nuk besoj. Ai robi I PBDNJ-sė qė ia harroj emrin? Barka mė duket? Jo, jo. As ai nuk duhet tė jetė. Aha e mora vesh. Bėhet fjalė pėr kėta tė rinjtė me flokėt plot xhel. KOP-istėt pra. Ata po qė janė simpatikė. Ka edhe ministra tė ėmbėl. Unė e kam thėnė I pari mos harroni. Sa mirė ndjehėm kur I paraprij deklarimėvė tė doktorit. Sinqerisht mė duket vetja nė lartėsinė e duhur pėr tu bėrė zėdhėnės. E pakta nė ndonjė ministri. Nė atė tė integrimit psh. Po c’tė bėsh ėshtė I zėnė vendi. Meqė ra fjala. I pashė dhe I njoha tė gjithė zėdhėnėsit jo vetėm tė ministrive por edhe nė rangjet mė tė ulėta por si nuk e pashė njė herė tė vetme atė tė bekuar zėdhėnėse tė ministres sė integrimit? Tė jetė nė punė? Ėhė. Madje ka marrė edhe goxha shpėrblim.

Bamiri………. Bamiri pra na ėshtė nxehur. Por edhe ėshtė tėrhequr pak nga cfarė tha tek Babaramua. Ishte shumė I qartė atė natė. Dhe I nxehur. Sidoqoftė kjo nxehje e tij mendohet se mund ti pėrshpejtojė ndryshimet e pritshme nė kabinetin Berisha. Ky zemėrim I Bamirit mund ti shėrbejė doktorit pėr tė qenė sa mė shpejt konkret nė ndryshimin e atyre 4-5 ministrave apatikė. Apatikė 4-5 thashė? Ahaaaa!!!! Eureka. Mė nė fund e zgjidha lėmshin. Paska qenė ku e ku mė e thjeshtė se e kisha menduar. Atėherė. Bamiri ka thėnė apatikė duke patur parasysh ato 4-5 ministra. Ato pra qė ia ka vėnė syrin edhe doktori pėr ti hequr. Ndėrsa ky I fundit kur ka thėnė simpatikė ka patur parasysh 4-5 tė tjerė tė cilėt nuk janė ata apatikėt e Bamirit por simpatikėt e doktorit. Sa e thjeshtė. Tė dy paskan patur tė drejtė. Vetėm mediat. Ah kėto mediat qė vetėm sherr duan. Megjithatė tani qė u zgjidh puna le ta mbyllim kėtu. Po Bamiri? Po do hiqen 4-5 pra. U morėm vesh tani. Bamiri, avokati. Duhet tė lėvizin tani se vijnė tė tjerė me flokė me xhel e po qe kėshtu do duhet nisur sėrish nga e para. Ohu tani po bėhem vėrtetė lėmsh. Kaq pėr sot. O se harrova. Nė dhjetorin qė shkoi Roni mbushi tre vjec. Kush ėshtė Roni do thoni ju. Djali pra, djali im. Sa shumė ia kam zili. Jashtė mase. Dhe a e dini pėrse? Sepse ai nuk e njeh fare Jozin. Kjo po qė ėshtė gjė e madhe. Shėndet tė gjithėve, dėgjohemi nė numrin e ardhshėm. Do flasim pėr gratė nė politikė.

 

Me rastin e 600 vjetorit tė lindjes sė Gjergj Gjon Kastriotit i mbiquajtur nga turqit Iskender nė pėrkujtim tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė ose Iskender Zül Karneyn dhe nga kristianėt “Atlet i Krishtit”.

Aleksandri i Madh “Biri i Zeusit” me pėrkrenare me “njė bri cjapi tė mrekullueshėm” nė Shkodėr!

(vijon nga numri i kaluar)

Kjo vėrejtje shumė e drejtė e Barletit, lidhet me kohėn e ekzistencės sė Skodrinon-it si njė qytezė/peripolis, ku ai e pėrjashton Aleksandrin e Madh nga “themelimi i parė-aedificationem”, tė cilin ai e fut lashtė nė mjegullėn mitologjike. Ndėrkaq rezulton se nuk e ka pėrjashtuar Aleksandrin e Madh nga ndonjė ish prezencė ndėrtimtare e rifortifikuese e mė vonshme e shek IV p.e.r.

Dihet se nė hapėsirėn mesdhetare e mė gjerė, Aleksandri i Madh i dha emrin e vet shumė qyteteve antike, ku disa prej tyre nuk ishin themeluar nga ai dhe natyrisht i kishin emrat e tyre tė parė. Deri mė sot ne nuk kemi asnjė farė pikmbėshtetje, nga burimet e shkruara antike dhe ato arkeologjike, qė tė hedhim sėpaku ndonjė lloj hipoteze qė Skodrinon-i ishte quajtur edhe me ndonjė emėrtim tė dyzuar si Aleksandri. Ne dimė vetėm se Shkodra qysh nga shek XV filloi tė mbante edhe njė emėrtim tė dytė si Iskenderie-Aleksandri. Gjithashtu dimė se mė heret qe bėrė edhe njė farė barazimi midis Scutarisė bizantine dhe Scutarit/Shkodrės etj.

Nė “Testamenitn e Privilegjet” e tekstit tė Shkodrės, pamė se na del drejtpėrdrejt kulti i njeriut perendi tė Aleksandrit si “biri i Zeusit”. Ta ilustrojmė e ta krahasojmė pak kėtė me disa nga literaturat antike tė njohura, pėr tė parė edhe se ēfarė roli kishte luajtur nė ekspansionin gjigand teritorial tė Aleksandrit tė Madh, ēfaqia e kėtij “biri tė Zeusit” Te Lukiani i shek II, gjejmė shumė informata interesante. Citoj:

Filipi – Tani, pra, o Aleksandėr, s’mund tė thuash qė s’je djali im; se, po tė ishe i Zeusit, nuk do tė kishe vdekur.

Aleksandri - …e pranova divnesėn, pasi mu duk se mė hynte nė punė…barbarėt u tmerruan duke kujtuar se isha perendi…

Filipi - …Me tė vėrtetė kush nuk do tė qeshte, po tė shihte tė birin e Zeusit tė hiqte shpirt dhe tė kėrkonte ndihmėn e mjekėve?”… 

Dhe nė kėto dialogje gjejmė edhe njėlloj episodi, ku njė pjesė e madhe nga toka italike konsiderohej si e nėnėshtruar me vullnetin e saj, ndaj Aleksandrit tė Madh. Aleksandri ēfaqėsohej ndaj Filipit, pėr kritikat qė i ishin bėrė: “Mė qorton se unė u drejtova kundėr Lindjes, mbasi s’i dhashė rėndėsi tė madhe Perendimit. Po ē’tė bėja nė Perėndim, kur mund tė kisha pushtuar pa luftė Italinė, Libinė dhe gjith viset deri nė Gadire? (qyteti Kadiks nė Spanjė dhe afėr Gjibraltarit. A.L.) Se gjeta tė udhės tė luftoja me popujt e atjeshėm, pasi kėta u trembėn dhe mė njohėn pėr Zot tė tyre”.

(Lukiani, “Vepra tė Zgjedhura”, bot. shqip. 1979, f 250-259, “Aleksandri, Hanibali dhe Skipioni; “Diogjeni dhe Aleksandri”; “Filipi dhe Aleksandri”, nga “Dialogjet e tė vdekurve”)

Duke pasur parasysh kėtė mundėsi, mund tė merret nė konsideratė ajo ideja e privilegjeve skllavopronare, qė i jepen aleatėve gadishullorė, nė bregdetin adriatik italik nga Akuiloni nė veri e deri poshtė Otrantos nė jug.

Te Diodori i Siēilisė (shek I p.e.r.) informohemi fillimisht: “Filipi II, mbreti i maqedonasve i mundi ilirėt nė njė betejė tė madhe, dhe mė pas vuri nėn zotėrimin e tij gjith banorėt gjer nė liqenin Lyhnid u kthye nė Maqedoni. Ai bėri me ilirėt njė paqe fitimtare...u lėshua mbi Ilirinė, me njė ushtri tė fortė…nėnshtroi shumė fortesa…”

Po nga Diodori kemi edhe kėtė informatė mjaft tė rėndėsishme: ”Nė atė vit (324 p.e.r.) erdhėn nė Babiloni tė deleguar pothuajse nga e gjithė bota; njė palė pėrgėzonin mbretin Aleksandrin e Madh pėr fitoret e tij, tė tjerėt i ofronin kurora, shumė ndėr ta i sillnin dhurata tė ēmueshme, disa lidhnin me tė marrėveshje miqėsie e aleanca… Tė gjithė popujt, qytetet e sundimtarėt e Azisė i paraqitėn atij homazhe. Erdhėn shumė dinastė nga Europa…nga Libia …Kartaga e krejt popujve …deri te Shtyllat e Herakliut. Pėrsa i pėrket pėrfaqėsuesve tė Europės, kėtu dalloheshin ata tė qyteteve helene, tė Maqedonisė, tė Ilirisė dhe tė njė pjese tė madhe tė bregdetit tė Adriatikut...ata tė popujve tė Thrakisė…”

(Diodori, “Bibliotheca Historica”, Lib. XVI, 8, 690) Lib. XVII, 113,1,2)

Nė kėtė pohim i shohim qytetet ilire dhe ato tė bregdetit Adriatik si pėrfaqėsues tė denjė e tė rradhės sė parė tė Evropės. Kėtu pra kemi pėrsėri njė hapėsirė ku mund t’a rradhisim edhe qytetin Skodrinon/Skodreinon, i cili nė monedhat e tij tė shek III-II p.e.r. na paraqitet edhe me trajtėn Drinon/Dreinon.

Duke pasur parasysh edhe vitin e datimit 324 p.e.r. me 325 p.e.r. tė “Privilegjeve e Testamentit” dhe 323 p.e.r. tė vdekjes sė Aleksandrit nė Babiloni, shihet qartė se pėrpiluesi ka qenė i mirėinformuar me burimet e shkruara antike dhe ka vepruar me kujdes pėr t’u paraqitur sa mė i besueshėm. Mirėpo dihet se edhe burimet e shkruara antike pėrmbajnė pasaktėsi historike. Nė tekstin e Shkodrės thuhet se ky dokument ishte pėrpiluar nė Aleksandri nė vitin 325 p.e.r. dhe se ishte aprovuar nga Aleksandri personalisht. Nė dukje tė parė kjo do tė krijonte idenė sikur nė atė vit edhe Aleksandri ndodhej nė Aleksandri, gjė qė realisht nuk ngjan tė ketė qenė ashtu. Pėr ta kapėrcyer disi kėtė “pikė tė dobėt”, duhet menduar se dokumentet madhore pėrpiloheshin nė Aleksandri dhe pėr aprovimet pėrfundimtare i dėrgoheshin Aleksandrit me korrierė, sepse dihet qė ky sistem komunikimi me stacione tė njėpasnjėshme ka funksionuar.

 Lukianit dhe disa autorėve antikė, Aleksandri i Madh, vdiq 33 vjeē (po aq edhe Jezus Krishti!) nė Babiloni dhe se adjutanti i tij Ptolemeu, i kishte dhėnė premtime se do t’ia dėrgonte kufomėn nė Aleksandri tė Egjiptit, ku do tė adhurohej si njė nga hyjnitė e Egjiptit etj. Qysh nė vegjėli, e ėma Olimpia nga Epiri e ushqeu Aleksandrin me gjithfarė bestytnishė. Si ato gratė e hershme tė basileusave homerikė, ajo pėrhapi legjendėn se e kishte ngjizur Aleksandrin, jo duke u mbarsur me Filipin II por me njė lloj “ore tė hyjnishme”, me njė lloj gjarpėri bollė a dragua, si njė vullnet e metamorfizim i vetė Zeusit. (shih Lukiani, cit. f 254, f 351, f 357)

Lukiani jep sqarime edhe pėr njė lloj bolle tė butė, qė pinte edhe qumėsht gjiri etj. Kėtė e pėrmendin edhe autorėt antikė si Plutarku e Tit Livi. Krahaso edhe gjarpėrin e Biblės sė Vjetėr.  Zeusi kishte gjithfarė paraqitjesh tė metamorfizuara, si dem dybrinoē me brirė tė artė, si mjellmė etj. Gjithnjė sipas Lukianit, Aleksandrin e kishin futur me gjallje edhe ndėr 12 perenditė politeiste, kishin ndėrtuar edhe faltore ku bėnin flijime pėr tė etj. (Cit. f 255)

Ne mendojmė se paraqitja e Aleksandrit, nė disa literatura, si njė politeist i pastėr, apo si njė monoteist i pastėr, nuk ėshtė korrekte. Aleksandri i Madh synonte drejt njė feje tė re, ku ai do tė ishte protagonisti, biri i perendisė Zeus (ose bir i Ammonit) dhe kėtė reformė ai kėrkoi ta realizonte nga lart, me mashtrimin si “Bir Perendie”, me kompromise e bashkbisedime, mbėshtetur edhe nė forcėn dhe madhėshtinė e pushtimeve. Aq nė zenit ia ngritėn dhe e vetngriti Aleksandri i Madh kultin e njeriut-perendi, sa filloi tė pėrhapej edhe njė lloj legjendeje se ai ishte i pavdekshėm. Njė skulptor madje propozoi qė njė kreshtė tė malit tė Olimpit, ta gdhendnin me fytyrėn e Aleksandrit.

Njihet se helenėt, qysh heret, bėnė identifikime, pėrafrime e krahasime tė disa perendive tė tyre me ato egjiptiane etj. Nė rastin e Aleksandrit ne shohim se dy nga “kryeperenditė” politeiste, janė afruar, pra kemi edhe njė hap tė madh mė pėrpara nė evolucionin tokėsor drejt kalimit nė monoteizėm. Ky kalim bėhet jo direkt nga kryezotėrit e vjetėr tė ekipeve politeiste, por nga njė “bir” i ri reformator. Nė kėtė ide Aleksandri madje edhe bėri edhe kompromise e pėrshtatje duke “hedhur poshtė klamidėn maqedone e duke veshur kandin e tiarėn persiane e orjentale”  (Lukiani, cit. f 258), apo kur ”hoqi dorė nga zakonet e tė parėve dhe zuri tė imitonte medėt” (Lukiani cit. f 251)

Nė mėnyrė surprizė e shumė interesante, te teksti ynė i Shkodrės, e gjejmė Aleksandrin  me pushtetin mė tė madh qiellor e tokėsor: si “Biri i Zeusit”, si “Zoti/Pronari tokėsor nė tė katėr koordinatat gjeografike tė tokės” dhe si “bashkėbiseduesi me brahmanėt e pemėt”, ēka shkon nė pėrputhje tė plotė me thėnien e Lukianit, me gojėn e Aleksandrit: “desha tė sundonja tė gjithė Tokėn” (Cit. f 252).

Ndėrsa teksti i Shkodrės e pėrmend shprehimisht Aleksandrin si “Biri i Zeusit”, shohim se nė “Biblėn e Vjetėr”, te “Vizionet e Danielit”, nuk pėrmendet si parashikim shprehimisht kjo ēeshtja e Aleksandrit si njeri-bir perendie me fuqi hyjnore, pėrkundrazi ia caktohet edhe “parashikimi” i fundit tė tij si njė mėsim-pėsim e mallkim. Shkruesit ēifutė si idhtarė tė monoteizmit tė tyre, kėrkonin ta zhveshnin atė sa mė shumė nga politeizmi, ishin tė interesuar ta shtynin sa mė thellė nė kohė, mundėsisht qė nga fillimi, ekzistencėn dhe fuqinė e monozotit nė krahasim me poli e pseudo zotat e popujve tė tjerė. Nė tregimet e tyre pothuajse nuk shkruhet fare pėr fetė e tjera politeiste. “Parashikimet e Danielit” e paraqesin Aleksandrin e Madh vetėm si “Mbreti i Mbretėrisė sė Grekėve”, me njė lloj simbolike tė maskuar si “Cjapi me njė bri tė mrekullueshėm”, parashikon thyerjen e kėtij briri, shuarjen e dinastisė nė vijėn e gjakut dhe daljen e katėr brirėve, qė simbolizojnė ndarjen e territoreve nga katėr gjeneralėt etj dhe mė nė fund ndoshta edhe njė “profeci” pėr ardhjen e njė Mesie.

Citoj: “…nga perendimi po ia beh njė Cjap pėrmbi sipėrfaqen e tokės e kėmbėt nuk ia preknin tokėn!…cjapi kishte ndėrmjet syve njė bri tė “mrekullueshėm”…i ra dashit dhe ia theu tė dy brirėt…Cjapi erdhi e u bė shumė i madh…iu thye briri i madh, e nė vend tė tij, lindėn katėr brirė nė drejtim tė erėrave tė qiellit…janė katėr mbretėrit qė do tė dalin prej popullit tė tij, por s’do ta kenė fuqinė e tij… Nga njeri prej tyre doli njė bri i vogėl, por u bė i madh nė drejtim tė mesditės, tė lindjes e tė vendit tė fuqishėm. U bė i madh deri nė fuqitė qiellore…Ai do tė lidhė njė Beslidhje tė fortė me shumė palė…

(“BIBLA”, pėrkth. shqip Dom Simon Filipaj, 1994, f 1220-1230, “Vegimi i Danielit: Dashi e Cjapi”, “Ėngjėlli Gabriel e shtjellon vegimin”, “Ėngjėlli Gabriel e shtjellon profecinė” etj nė vazhdim.)

Nė numrat me shėnimet shpjeguese tė kėtyre fletėve shkruhet, se ndėr interpretuesit biblistė ka mendime diskutuese se te “profecia e Danielit”, pas Aleksandrit na parashikohet edhe ardhja e Mesisė, thuhet se ka edhe shtesa e rregullime tė mėvonėshme nga pseudo Danielė etj. Pra duket sikur krahas simbolit “qengji”, Mesia na paska pasur edhe njė tjetėr mė tė hershėm si źdhi me njėbri (siē edhe “aquila Cristi” krahasuar me shqiponjėn e Zeusit etj. Pas mbretit monobricjapit tė parė, qė identifikohet me Aleksandrin e Madh, katėr brirėt e cjapit, nė katėr erėrat, janė: Kasandri nė Maqedoni; Lisimahu nė Traki e Azinė e Vogėl; Seleuku nė Siri, Mesopotami e Persi; Ptolemeu nė Egjipt. Ēuditėrisht, “Danieli i lashtė” dhe pseudo Danielėt, tė cilėt njihen pėr “mrekullinė e tyre tė luanėve”, heshtin pėr kumtimin e Lukianit se edhe vetė Aleksandri i “kishte mbyllur brenda me luanė mjaft njerėz tė ditur ”! (Cit. f 258)  

Njė jehonė nga kjo “temė me brirė” na transmeton edhe Kur’an-i, por jo me njė njėbrirėsh cjap, por me njė tip “Dhulkarnejni-dybrirėshi” arabisht tė papėrcaktuar. (“KUR’AN-I”, bot. shqip 1992, Sura “El Kehf”, ajetet 83-110, f 412-415)

Ndėr tė tjera nė Kur’an-i shkruhet:

“92. Mandej, ai [Dhulkarnejni. Sqarim yni A.L.] iu rrek pėrsėri njė aso mundėsie (njė rrugė tė tretė mes perendimit e lindjes – nga veriu. Shėnimi i komentatorit kuranik)

93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti njė popull qė thuajse nuk kuptonte asnjė gjuhė.

94. Ata thanė: “O Dhulkarnejn, vėrtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janė duke bėrė shkatėrrime nė tokė, a bėn qė ne tė tė japim ty njė kontribut, e qė tė bėsh njė pendė mes nesh dhe mes atyre?

95. Ai (Dhulkarnejni tha: “Atė qė mua mė mundėsoi Zoti im ėshtė shumė mė i mirė, po ju mė ndihmoni me fuqi punėtore tė bėj njė pendė tė fortė midis jush dhe mes atyre!”

96. Mė sillni copa tė hekurit! E kur e niveloi ai me dy anėt e kodrave, tha” “Ndizni” e kur e bėri atė zjarr tha: “Mė sillni bakėr tė shkrirė t’ia hedh atij!”… (Po aty cit.) 

Sipas interpretimeve tė shkollės egjiptiane, ky kokdybrirėsh nuk duhet tė ishte Aleksandri i Madh, por njė lloj pejgamberi-njeri, i cili kishte pranuar njė Zotin, mė pėrpara zbritjes sė Kur’anit.

Agron Luka

(vijon)

Nuk ėshtė qytetari tė varėsh vath nė hundė

Ditėt e fundit, nė njė mbledhje institucionale, njė pjesėmarrės me arsim tė lartė, me moshė rreth tė gjashtėdhjetave, ish-pretendent pėr nė poste tė larta shtetėrore, i punėsuar aktualisht, kur po i vinte fundi mbledhjes, ngrihet e thotė se kishte 50 vjet qė banonte nė Shkodėr dhe nuk e quante veten qytetar, por sipas tij nuk e quanin as tė tjerėt dhe tėrhiqte vėmendjen pėr tė pasur kujdes mė shumė kur zgjidhen apo emėrohen njerėz nė vende tė ndryshme pune dhe sipas tij tė respektohet vjetėrsia nė qytet.

Nuk do tė na tėrhiqte vėmendjen ky qėndrim po tė thuhej nė ndonjė bisedė nė tavolinė pėrpara gotės sė rakisė apo filxhanit tė kafesė, por kur thuhet nė njė mbledhje zyrtare me rreth 100 pjesėmarrės ėshtė e pamundur dhe nuk duhet kaluar nė heshtje.

Qė njeriu tė thotė apo pranojė qė jam apo jo qytetar, qė tė njohė tė kaluarėn e tė sotmen apo edhe ta mohojė atė, ėshtė e drejtė personale sepse mund tė jesh jo 50 vjet banor i njė vendi por edhe mė shumė dhe nuk ke marrė asnjė element qytetarie, jeton nė shtėpi pėrdhese, del e pi kafe buzė rrugės tė mbushur me ujėra tė zeza e baltė, ha drekėn apo darkėn rrafsh nė dysheme, nuk ka si tė vjen njeri nė shtėpi nga papastėrtitė nė rrugė e oborr etj. Aspak nuk ėshtė e rėndėsishme sasia nė vite qė tė jesh banor i njė vendi apo qyteti, por sa je pėrshtatur kushteve tė qytetėrimit, kulturės shkencės, punės, bashkėpunimit, tolerancės, shoqėrisė sė re e bashkėkohore. Zotėria nė fjalė mund tė thotė fare mirė edhe se nuk ndjehet shqiptar, kjo ėshtė e drejtė e tij, sepse edhe koha tė lejon tė shfaqėsh mendimin si ta kesh qejfin apo si tė paraqiten nevojat e momentit.

Gjendja sociale e qytetit tė Shkodrės tregon qartė se mbi 50% e banorėve tė sotėm tė kėtij qyteti janė ngulur kėtu nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar, pėrfshi edhe lėvizjet e fuqishme tė pas viteve ’90. Kėta banorė kanė sjellė me vete vrull, energji, kanė vėnė nė lėvizje ujin qė qėndronte hamull, i cili kur qėndron nė mėnyrė tė tillė nuk pihet.

Nuk ėshtė i vetmi element qytetarie tė rritėsh barkun apo tė ecėsh nė asfalt, tė zbulosh trupin apo tė vėsh pirsing nė kėrthizė, gjuhė apo ndonjė vend tjetėr etj. Qytetaria sė pari tregohet me njohjen e pėrvetėsimin e historisė, shkencės, kulturės, arkitekturės, respektimin e tjetrit e mendimit ndryshe, krijimin e hapėsirave, bėrja vend nė tavolinė e shumė tė tjera.

Mendimi i shprehur nga zotėria nė fjalė, qė pėr hir tė moshės dhe tė vendit ku e shfaqi nuk po ia pėrmendim emrin, ka njė objektiv, ka njė qitje tė largėt. Fara e hedhur prej tij ėshtė e infektuar. Ai ka njė paragjykim pėr mbi 50% tė popullsisė sė qytetit tė Shkodrės dhe dihet se ku tė ēon paragjykimi. Ai kėrkon t’i lėrė pa pjesė nė jetėn politike, ekonomike e shoqėrore gjė e cila nuk duhet, nuk mund dhe nuk do tė ndodhė. Atij dhe ndonjėrit qė mendon si ai ju kujtojmė Rikard Ljarjen nė njė pėrshėndetje tė pak ditėve mė parė nė skenėn e Teatrit “Migjeni” nė lidhje me banorėt e rinj tė Shkodrės.

Duke shpalosur fletėt e historisė kuptohet se kur u bė pazarllėku nė kurriz tė Shkodrės nė vitin 1479 pėr t’ua dorėzuar qytetin pushtuesve turq, u larguan nė drejtim tė Venedikut tė gjitha familjet e qytetit dhe tė rrethinave dhe kėtu mbetėn vetėm dy familje, njėra nga tė cilat me prejardhje nga njė zonė e thellė malore.

Ai banor i ri qė ka ardhur dje, vjen sot apo do tė vijė nesėr, a thua se nuk do t’i jepet mundėsia e integrimit, pėr tė jetuar e pėr t’u bėrė pjesė e qytetarisė shkodrane?

Integrimi nuk ėshtė lėmoshė, t’i falėsh diēka e t’i thuash “ėshtė fukara i shkreti”, t’i qash hallin e ta pėrcjellėsh me atė shprehjen migjeniane “zoti tė dhashtė”. Integrimi ėshtė proces bashkėpunimi dhe jo ndarjeje e nxjerrje pa pjesė, ndonėse ėshtė pjesė e sė tėrės.

                Rreziku pėr fshatarizimin e qytetit nuk ėshtė real. Ai ėshtė paragjykim, biles shumė i thellė, sepse askush nuk po ndėrton kulla me frėngji, por pallate e hotele shumėkatėshe, bile ata “tė ardhurit” po restaurjonė edhe kulturėn mesjetare tė qytetit. Pėrse ky shqetėsim, mosbesim dhe mospėrfillje pėr banorėt e rinj tė qytetit tonė tė cilėt kanė sjellė jetė e gjallėri, qė kanė biblioteka me shumė libra, qė botojnė gazeta e shkruajnė libra, qė punojnė nė ordinator sikur ta kishin prodhuar vetė, qė futen nė internet sikur ėshtė shtėpia e tyre, qė projektojnė e ndėrtojnė me shumė finesė, qė drejtojnė me shumė sukses, qė integrohen shpejt e mirė dhe biles shkėlqejnė nėpėr botė.

Ēdo njeri i kulturuar duhet t’i vėrė gishtin kokės pėr fjalėt qė flet apo veprimet qė bėn. Miqėsi, shoqėri dhe dashuri tė reja do tė bėhen. Vllazėrime tė reja do tė lindin. Edhe banorėt e mėkahershėm dhe ata tė mėvonshėm janė shqiptarė, janė shokė e miq, janė vėllezėr tė njė gjaku. Nė qytetin e Shkodrės askush nuk ėshtė pa pjesė e kushdo qė mendon ndryshe nuk bėn gjė tjetėr vetėm pėrpiqet tė mbjellė ngatėrresa e me kėtė rast po rikujtojmė fjalėt lapidar tė poetit tonė tė madh Ndre Mjeda:

“...Qoftė mallkue kush qet ngatrrime,

Ndėr kta vllazen shoq me shoq,

Kush e ndanė me fjalė e shkrime,

Ēka natyra vetė pėrpoq...”

Korresp.i “Shqipėria Etnike”

 

Mbi “shinat” e historisė ecėn “treni” i harmonisė

“Njohja e historisė, faktor vendimtar i harmonisė” (M.B.)

Kodi i besės ėshtė “postulati dhe lajtmotivi” i ēdo shqiptari tė vėrtetė. Nė kėtė shkrim modest (pa asnjė paragjykim) do tė trajtoj dy episode historike (tė pakontestueshme), mbi besėn dhe pabesinė. Rikthimi nė kujtesėn historike (sipas mendjes sime), nuk ėshtė kthim mbrapa, por njė domosdoshmėri pėr njohjen dhe kultivimin e elementėve mė pozitivė tė trashėgimisė tonė iliro-pellazge, si njė domosdoshmėri pėr edukimin atdhedashės tė brezave e gjeneratave. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, mė duhet tė theksoj se historia na mėson se, mė parė se tė jemi tė krishterė apo myslimanė, jemi arbėr (shqiptarė), pasardhės tė ilirėve krenarė, tė cilėt zbritėn nė kėto troje tė paktėn tremijė vjet pėrpara, nga Bosnja dhe Austria, d.m.th. njėmijė vjet para Krishtit (fe qė u aplikua tek ne qė nė shekullin e parė) dhe njėmijė e gjashtėqind vjet para hyrjes sė fesė islame, e cila nuk hyri me predikatorė, por nė pjesėn mė tė madhe me dhunė. Por duhet tė theksojmė se tė qenit kristianė apo myslimanė nuk ėshtė meritė e tė krishterėve aktualė apo ē’meritė e vėllezėrve myslimanė tė njė gjaku, kjo u pėrket paraardhėsve tanė nė disa breza. Ndaj dhe rikthimi nė kujtesėn historike dhe ndėrgjegjėsimi se (mbi tė gjitha), jemi vėllezėr tė njė gjaku, pėrbėn thelbin e mirėkuptimit mes besimeve dhe minimizimin nė mėnyrė tė ndjeshme tė ēdo shfaqjeje tė fanatizmit arkaik dhe pėrēarės, siē ishte dhunimi i simboleve fetare (tentativa absurde pėr rrėzimin e kryqit nė Zefjanė tė Bushatit)! Njė veprim i ēmendur qė kėrkon tė “minojė” harmoninė ndėrfetare dhe qė akuzon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė autorėt qė e iniciuan kėtė veprim. Ky atentat flagrant tregon se segmentė antishqiptarė veprojnė nė mėnyrė intensive pėr tė asgjėsuar nacionalitetin shqiptar dhe kėto segmentė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me shqiptarėt e vėrtetė, kėta pa asnjė pikė dyshimi janė mbeturina tė baticės aziatike dhe aspak segmente tė agjenturės serbe. E bėra kėtė parantezė pėr t’u kujtuar vėllezėrve myslimanė tė njė gjaku se nė Kishėn e Shna Ndout, nė Laē tė Kurbinit, ėshtė kryqi i shenjtė dhe aty gjejnė shėrim, besimtarėt e krishterė dhe myslimanė, sepse tė gjithė besojmė njė Zot. Prandaj ata qė tentojnė tė dhunojnė kryqet, janė anti-Zot dhe anti-njeri. E bėra kėtė parantezė si njė mesazh mirėkuptimi dhe qė ėshtė nė pėrputhje tė plotė me shkrimin qė do tė trajtoj mė poshtė.

Kam patur rastin tė njihem me zotni Lek Pervizin, intelektual i shkallės sė lartė dhe patriot i shquar qė drejton revistėn “Kuq e Zi”nė Bruksel tė Belgjikės. Nga Leka mora dhe librin “Historia e lavdishme e Skanderbeut”, tė shkruar nga Dhimitėr Frangu (bashkėkohės dhe nip i Heroit tonė Kombėtar), pėrkthyer besnikėrisht nga italishtja e vjetėr, nga Lek Pervizi, me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit (Skanderbeut). Nė kapitullin qė po citojmė mė poshtė, autori trajton besėn e Gjergj Kastriotit dhe pabesinė ose tradhėtinė e Ballaban Pashės: “Prej disfatės sė pėsueme, Ballaban Pasha rrinte shumė i mėrzitun dhe nuk guxonte t’i dilte para Sulltanit, por tue i dhanė kurajo vetes dhe tue mendue se edhe kapetanėt e tjetėr e kishin pėsue ashtu, vendosi tė shkojė nė Kostantinopojė, ku u prit me fjalė tė randa, me fytyrė tė ngrysur dhe tė rreptė prej Princit turk, qė e qortoi dhe e shau ashpėrsisht. Megjithėse Ballabani, siē ishte i zgjuet e dinak justifikohej tue fajėsue fatin, qė e pėrkrahte Princ Skanderbeun, dhe aq mirė foli dhe bani saqė Sulltani ia pranoi ato justifikime, tue u besue veē gjanave qė i pėrēonin, e kėshtu e lejoi qė tė krijonte njė ushtri tė re e tė rikthehej kundėr Skanderbeut e tė merrte me vete njė kapitan tjetėr. Ballabani zgjodhi njėfarė Jakup Arnauti, qė shqip do tė thotė Jak Shqiptari, ushtarak shumė i aftė, por i egėr e ēnjerėzor. I dha atij dhjetėmijė kalorės e dymijė kambėsorė, me porosi qė me gjithė ata njerėz tė shkonte nė Shqipni drejt Epirit, nėpėr rrugėn e Thrakisė e tė Maqedonisė, (sa tė mundej me fshehurazi), e tė mos bante asnjė lėvizje pa marrė lajmin se edhe ai kishte mėrritė nė Shqipni, kėshtu qė i pari qė tė arrinte ta priste tjetrin, e kėshtu tė dyja ushtritė e bashkueme tė sulmonin anmikun befasisht. Ballabani, i nisun nga njė drejtim tjetėr, sosi nė Epir para Jakupit dhe vendosi kampin nė luginėn e Vajkalit, e kur mori vesht Skanderbeu, ēoi tre zbulues qė e dinin gjuhen e anmikut, ndėr tė cilėt ishte dhe njė kushuri i Ballabanit, pa dijeni tė Skanderbeut, i cili u ba shkak qė shokėt tė mos ktheheshin aq shpejt te Princi, por ky, qė ishte shumė vigjilent, kur pa se ata u vonuan, u nis vetė personalisht i shoqnuem nga pesė kalorės tė tij shumė trima, pėr tė marrė vesh pse ishte shkaktue ajo vonesė. Ndėrkohė, Ballabani, qė e njihte natyrėn e Skanderbeut dhe e merrte me mend se zbuluesat nuk po ktheheshin, do tė kishte nisė ndokėn ose do tė vinte vetė pėr tė vėrtetue gjithēka, prandaj vendosi tė niste njė bandė tė madhe kalorėsish pėr tė ngritė pritė nė njė luginė tė vogėl, ku mendonte se do tė kalonte ose Princi vetė, ose njerėzit e tij, dhe kėshtu ndodhi. Ndėrsa Skanderbeu me tė vetėt po mbėrrinin nė hyrje tė asaj lugine, ranė nė pritė e kėshtu filloi luftimi, ku anmiqtė ishin shumicė, ata, jo mė shumė se gjashtė vetė, me Skanderbeun nė krye, tė cilėt u mbrojtėn trimėrisht. Por, tue qenė se anmiqtė ishin nė shumicė, filluan tė tėrhiqen, gjithnjė tė ndjekur nga prapa dhe arritėn nė njė shteg tė ngushtė, qė pėr fatin e keq tė tyre, ishte zanė nga njė lis i rrėzuem, tė cilin Skanderbeu dhe njeni nga kalorėsit e kapėrcyen, por katėr tė tjerėt nuk mundėn dhe u vranė prej anmiqve. Kur Skanderbeu e mori vesh, u mėrzit aq shumė sa qė u kthye, gadi i vendosun tė vdiste bashkė me ta. U ndesh me dy turq qė kishin ardhė te lisi i rrėzuem, u vėrsul mbi ta dhe i vrau nė vend. Eci afro 6 milje, deri nė vendin e quajtur Petralba (Gur i bardhė), ku e priste ushtria e tij prej 3000 kalorėsish. Kur arriti aty u mbajti njė fjalim tė shkurtėr luftėtarėve tė tij, tue i nxitė qė tė luftonin me trimėri, e ku do tė fitonin lavdi, nder, e famė e liri, tue u premtue tė gjithė plaēkėn e luftės.

Mbasi vuni rregull, e ndau ushtrinė nė katėr skuadra. Tė parėn ia dha Princ Tanush Topisė nga Durrėsi, kunat i Peshkopit Pal Engjėlli; tė dytėn Zakria Gropės; tė tretėn Peik Emanuelit; e tė katėrtėn e mbajti pėr vete. Si vendosi gjithēka mirė e nė rregull, u nis drejt anmikut dhe arriti me gjithė ushtrinė, jo larg nga kodra ku gjendej kundėrshtari. Aty u ndal pėr ta shfrytėzue ditėn, tue provokue anmikun pėr luftim. Por, dinaku Ballaban, qė priste shokun e tij, Jakupin, orvatej me fitue kohė dhe i ikte ēdo rasti kacafytjeje. Skanderbeu, qė e kuptoi dredhinė e tij, aq bani dhe aq ngacmoi, sa ma nė fund e detyroi tė niste luftėn dhe tė dy ushtritė u ndeshėn. U ndez njė betejė e madhe dhe e pėrgjakshme, por me qenė se tė dy ushtritė ishin tė barabarta nė numėr, pėr Princ Skanderbeun qe e kollajshme tė imponohej e tė korrte fitore, me kasaphanėn e vrasjen e anmiqve qė ishte njė ēudi e madhe. Si mori fund ajo betejė, ku ishte pėrfshi dhe vetė Ballabani, u mundue t’i paraprinte kohės pėr tė shpėtue dhe me ato pak mbeturina tė ushtrisė, u tėrhoq e largue fare, tue braktisė kampin qė u plaēkit nga fituesit. Plaēka (me urdhėr tė Skanderbeut) iu nda ushtrisė mes gėzimit tė tė gjithėve. Sapo u arrit fitorja, erdhi njė lajmėtar nga Mamica (motra e Skanderbeut), e cila e njoftonte se nga rruga e Belgradit kishte ardhun nė Shqipni Jakupi, i cili e kishte kalue nji pjesė tė vendit nė hekur e zjarr. Kur e mori vesh Skanderbeu, qė e dinte se Jakupi duhej tė bashkohej me Ballabanin, dyshoi mos ishte mashtrue prej tij (dhe prej spiunėve tė tij) dhe se kjo fjalė ishte dhanė qė ky Jakupi ta kishte ma kollaj dhe ma me pak telashe me i rrėnue viset e Shqipnisė, prandaj tepėr i inatosur, marrshoi menjėherė me ushtrinė e tij dhe shkoi tė ndeshet me Jakupin, i cili kishte mbėrritė me ushtrinė e tij nė fushėn e Tiranės sė Vogėl. Kur mbėrriti aty, Skanderbeu zgjodhi 500 kalorės tė mirė dhe i ēoi tė provokonin Jakupin, tė cilin e njihte mirė. Ky, tue pasė nda ushtrinė nė tre skuadra, njėrėn e nisi qė tė ndeshej me ata pesėqind kalorėsit dhe ai vetė me dy tė tjerat shkonte tue ndjekė dalė ngadalė tė parėn, me qėllim qė tė sulmonte Skanderbeun, i sigurt se e kishte nė dorė fitoren, sepse e dinte se ushtria e Skanderbeut ishte kacafytė me atė tė Ballabanit, dhe duhet tė ishin tė lodhun dhe tė pakėt nė numėr, prandaj besonte se do tė fitonte. Me kėtė bindje u hodh pėrpara. Ndėrkaq skuadra e parė ishte ndeshė me ata 500 kalorėsit dhe kishin fillue luftimet. Kalorėsit, tė porositun se duhet tė vepronin, filluan tė tėrhiqen dalėngadalė dhe nė rregull. Ndėrkohė ia mbėrritėn Skanderbeu me gjithė ushtrinė, tue thirrė: “Kalorės tė mi, kthehuni e tregoni fytyrėn anmikut dhe jo shpinėn!” Kėshtu, e gjithė ushtria (e bashkueme) u hodh mbi Jakupin dhe e mbėrtheu aq keq nga balli, nga e djathta dhe e majta, dhe e rrethuen dhe e sulmuen me aq vrull e guxim saqė pas njė beteje tė ashpėr, brenda pak kohe e thyen ushtrinė anmike, qė nuk mundi tė mbrohej dhe filloi tė ērregullohet e tė vihet nė ikje, ndėrsa ajo e Skanderbeut doli fituese. Nė atė pėshtjellim, Jakupi, tue kėrkue tė shpėtonte, u gjet (padashje) para Skėnderbeut, tė cilit njė turk ia tregoi pėr tė shpėtue veten dhe Princi, mbasi e ndeshi me kalin, e goditi me heshtė nėn mjekėrr dhe e la tė vdekur. Turqit tė tmerruem nga kjo ngjarje ia dhanė kambėve, tue lanė shumė tė vramė dhe shumė tė plagosun dhe rob, aq sa nga tė dy ushtritė (tė Ballabanit dhe tė Jakupit) tė paktė qenė ata qė u kthyen nė shtėpitė e tyre. Pas kėsaj fitoreje, Skanderbeu dha urdhėn qė tė mblidhej gjithė plaēka e luftės, shumė e pasur nė flori, argjend dhe rroba tė bukura dhe u kthye nė qytetin e Krujės me gjithė ushtrinė, ku urdhėroi tė bėheshin festa triumfale, mes tė gjithėve. U nisi disa ambasadorė princave tė krishtenė (miq tė tij) tue i njoftue pėr fitoren e lavdishme e tue u ēue dhurata tė ēmueshme nga plaēka e luftės, si kuaj, armė, veshje shumė tė kushtueshme dhe tė tjera sende tė vlefshme. Pjesėn tjetėr, si zakonisht, ia ndau ushtrisė.

P.S. “Veēori e historisė sė sipėrpėrmendun ėshtė se Dhimitėr Frangu nuk ka pėrdorė superlativa dhe hiperbola, siē kanė pėrdorė Barleti apo ndonjė tjetėr”. Ky konstatim ėshtė i pėrkthyesit tė veprės, zotni Lek Pervizit.

Mark Bregu