koka

nr. 95 / 24 gusht 2006

alukit

 

Errare umanum est!

"E para ishte fjala!". Keshtu thuhet ne njerin prej librave te shenjte, te cilin nuk po e permend, pasi shumica e atyre qe i lexojne keto rreshta, nuk e kane lexuar tekstin e perkthyer ne shqip.

"Fjala" ne kuptimin me logjik te saj, eshte sinonim e "Lirise". E kjo, per faktin e thjeshte se "Fjala" nuk mund te burgoset, te lidhet, e aq me pak te vritet. Ne rastin me te keq, mund te vritet ai qe e artikulon ate. E duke iu kthyer asaj qe personifikohet me "Liri", eshte e thjeshte te bazohesh tek nje tjeter shprehje. Sigurisht, per mentalitetin tone, "Liria i ka rrenjet thelle ne gjak!". Jo! "Liria jote perfundon aty ku cenohet liria e tjetrit!".

Duke u kthyer ne realitetin tone te viteve te pas- demokracise, besoj se ketu jemi te gjithe ne nje mendje, eshte abuzuar ndjeshem dhe haptas dhe me "Fjalen", por me shume mendoj, me "Lirine".

Eshte keqperdorur "Fjala" duke e thene vend e pa vend ne emer te "Lirise", ashtu sic edhe ne emer te ketij termi, kemi thene aq shume "Fjale" sa qe te gjitha tashme duken shume pa vend. Permes fjaleve, te lidhura ne togfjalesha apo ne fjali te thjeshta e te perbera, jane hedhur lumenj akuzash, pa e vrare shume mendjen nese kemi apo jo fakte. Te mos harrojme, se per nje fjale, e cila mund te mos i kete pelqyer dikujt, familje te tera jane ngujuar. Po, po, ngujuar! Sigurisht, kur dikush ne emer te "Lirise" per te mbajtur nje arme, ka qelluar dike qe i tha nje fjale qe nuk i pelqeu shume.

Jane te shumte edhe llafazanet, ne kuptimin e plote dhe te mirefillte te kesaj "Fjale". Disa nuk kenaqen me biseda tryezash, por i "eksportojne" ato edhe ne media te ndryshme, gazeta apo TV e radio. Ketu gjithcka komplikohet! Ne emer te "Lirise", nje bisede e thjeshte dhe pa shume probleme ne nje tryeze ku shijohet kafe, shnderrohet ne nje ceshtje jo kombetare, por edhe nderkombetare. Ndersa shkruajme keto rradhe ne kete gazete, gjithcka eshte e qarte! Ne emer te "Lirise" se "Fjales", dikush kerkon te shkruaje dhe te transmetoje, ate qe fare mire, mund tia kishte treguar dikujt serish duke u ulur ne nje kafe. Nuk do te kishte patur asnje problem dhe me pas, dy persona, e perseris, vetem dy, mund te kishin rene dakort ose jo per nje teme te caktuar! Nga ana tjeter, me te drejte, per nje ceshtje qe me shume se me materialen, lidhet me shpirtin, dikush reagon dhe madje publikisht! E ketu, futemi ne dilemen e perhershme te njerezimit, "Te flasesh apo te mos flasesh"!

Sigurisht, shume presin qe une te shprehem ne favor apo kunder njerit prej ketyre kaheve, ne rreshtat e ketij shkrimi. Nuk kam ndermend te marr nje pozicionim, sic edhe nuk kam bere deri tani. Jam i sigurte ne dicka. Asnje nga analistet, opinionistet, gazetaret apo edhe thjeshte, ata qe e kane pasion te hedhin dy rreshta ne nje media te shkruar, nuk jane dakort me censurimin e shkrimeve te asnje lloji! Njekohesisht, asnje nga njerezit vullnetmire, ne nje shoqeri sic eshte kjo shqiptare e ketyre viteve, nuk kerkon te nxise konflikte, aq me keq urrejtje te asnje natyre. Ekulibri ne kete pike, me keto dy mendime alternative, eshte veshtire te gjindet. E keshtu, eshte gabuar dhe do te vijoje te gabohet, nga te dy kahjet. Gabojne ata qe "Fjalen e lire", e thone me shume se duket dhe ku nuk duhet, sic edhe gabojne ata, qe mundohen ta frenojne ate, duke mos perdorur "si arme", vetem "Fjalen", te njejten arme.

Jane te shumta rastet, ku njerezit, institucionet apo edhe shteti kane gabuar. Gjithcka lidhet me "Lirine", por edhe me "Fjalen", e cila mbase kur hidhet mbi nje leter, behet shume me peshe. Eshte e veshtire qe njerezit te jetojne 100% sipas shkrimeve te shenjta, perjashto ata, te cilet duke veshur petkun, pepiqen, por perseri nuk ia arrijne ne kete mase. Por mediat, te shkruara apo vizive, asnjehere nuk kane gabuar dhe sigurisht, nuk do te gabojne teksa ndjekin rrugen e tyre profesionale. Nje shtepi pa dritare, edhe pse me dyer te medha, nuk mund te marre driten e nevojshme te diellit. Pa dritare, nje shtepi do te kuterbonte ere te keqe. Edhe nese dicka, nuk eshte ne nivelin maksimal te mundshem, eshte me mire te publikohet! E keqja nese merr ajer, eshte shume me e lehte te permiresohet! Ne mbare boten, kemi degjuar dhe po degjojme per mjaft individe apo grupime, te cilet po terrorizojne mbare globin, nga Evropa, deri ne Azi. Por ata jane e keqja me e vogel e njerezimit. Me te rrezikshmit, jane ata qe nuk ndjehen dhe ne nje moment shfaqen pa mundesi parandalimi. Kundershtari me i ashper, eshte ai qe nuk te tregon kembet! E jo me kot, shpesh here perserisim me vete "Zot, me ruaj nga miqte, pasi nga armiqte ruhem vete!".

Blerti DELIJA

 

PS-ja, me krime pat ardhur nė pushtet, me krime po kėrkon ta rimarrė pushtetin

Gjatė kėtyre muajve nė opozitė, minoranca e majtė nuk po bėn asgjė tjetėr veēse po vijon lidhjet e saj me krimin. Pasi e mbajtėn pushtetin pėr 8 vite, duke u lidhur me krimin, tė cilit i dha favore, pėrmes tij sėrish kėrkon tė marrė pushtetin. Skenat e dhunės nė Kuvend nga titullarė tė opozitės si Ilir Meta i LSI-sė, tregojnė qartė se kjo pjesė e politikės shqiptare ėshtė e lidhur me krimin, duke kėrcėnuar edhe mjaft demokratė tė vendosur. Njė nga kėta ėshtė edhe Altin Haxhari, i datėlindjes 5 qershor 1979, i cili u rreshtua me bindje tė plotė si anėtar i PD-sė qė nga viti 2002. Akvititeti i Haxharit ra nė sy tė pushtetit politik tė PS-sė dhe falangave tė saj tė armatosura. Mė 22 mars 2002, policia politike e arrestoi thjesht si njė militant i vendosur demokrat. Atė ditė nė Shkodėr u organizua njė mitin madhėshtor nė pėrkujtim tė 22 marsit 1992, kur PD-ja kishte fituar duke kthyer nė Shqipėri pluralizmin pas 50 viteve diktaturė. Altin Haxhari ishte njė nga pjesėmarrėsit mė aktivė. Ai iu nėnshtrua torturave ēnjerėzore, tė denja vetėm pėr diktaturat fashiste, qė nė vendin tonė fshiheshin pas termit socialist. Pėr mungesė provash ai lirohet duke treguar qartė se arrestimi i tij u bė pėr motive politike. Megjithatė, shėrbimet famėkeqe, vijim i natyrshėm i Sigurimit tė Shtetit komunist hoxhian, kishin planifikuar edhe vrasjen e tė riut, kėshtu qė Altini u detyrua tė mjekohej ilegalisht dhe jo nė spital. I kėrcėnuar vazhdimisht pėr jetėn nga bandat e lidhura dhe tė veshura me pushtetin fashisto-socialist, ka jetuar i fshehur pėr shumė kohė, si e vetmja mėnyrė pėr t’i shpėtuar eliminimit vetjak por edhe tė familjarėve tė tij. Nė kėto kushte, si shumė demokratė tė tjerė, Altini u detyrua tė braktisė Shqipėrinė, pėr tė siguruar jetėn e tij. Por dhe sot jeta e tij ėshtė e kėrcėnuar. Edhe pse nė opozitė, PS-ja vazhdon tė jetė e lidhur me banda, tė cilat kanė pėr detyrė tė ekzekutojnė vendimet e marra gjatė 8 viteve nė pushtet, pėr zhdukjen e demokratėve. Nė kėto kohė, bandat e lidhura me opozitėn, e cila tregon pėrherė e mė shumė inkriminimin e saj politik, duke eliminuar kundėrshtarėt qė ka patur gjatė 8 viteve nė pushtet, kanė ndėrmarrė njė fushatė tė egėr dhune, deri nė ekzekutime tė militantėve demokratė. Ashtu siē janė eliminuar nė Fier, Lushnjė, Shkodėr, demokratėt si Altin Haxhari janė tė rrezikuar nė ēdo moment nėse kthehen nė Shqipėri. Megjithė pėrpjekjet e qeverisė Berisha nė luftėn kundėr krimit, duhen edhe shumė vite qė siguria pėr jetėn tė jetė e garantuar. Aq mė tepėr, kur edhe nė strukturat aktuale tė shtetit, si policia, gjykata e prokuroria, vijojnė tė ushtrojnė aktivitetin (anti)ligjor komisarė politikė tė PS-sė.

Vasel Gilaj, Albert Vataj

 

Amerika, Britania dhe terrorizmi

Ka ekzistuar, ekziston dhe pėr shumė kohė do tė ekzistojė terrorizmi. Po ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė? Njė akt terrorist duket i lehtė tė dallohet si i tillė. E megjithė ekzistencėn e ligjeve dhe traktateve ndėrkombėtare qė e pėrkufizojnė terrorizmin si krim, madje qysh nė gjenezė, nė ideologji, kjo botė e trazuar prej tij ka edhe njerėz qė e mendojnė ndryshe. Krejt ndryshe.

Terrorizmi mund tė ndodhė kudo dhe nė mėnyrė tė paparashikueshme. Nė Samara tė Irakut, njė xhami shiite ėshtė hedhur nė erė nė shkurt. Edhe nė Bali tė Indonezisė, tre autorė sulmesh vetėvrasėse, kanė shkaktuar vdekjen e 20 vetėve.

Londra, si vendi i menduar shumė i sigurt, u trondit nė korrik, ku tre trena metroje dhe njė autobus u hodhėn nė erė me bomba. 10 gushti ishte planifikuar si dita mė e zezė e botės nėse terroristėt do arrinin tė hidhnin nė erė 12 avionėt e planifikuar. Nė mendjet e terroristėve qė po pėrballen me drejtėsinė, kish marrė jetė jetėmarrja e mijėra jetėve tė pafajshme.

Jo rrallė ka patur edhe manifestime kundėr veprimeve tė Presidentit amerikan Xhorxh Bush apo Kryeministrit britanik Toni Bler. Ėshtė e vėrtetė qė popujt ngado nuk duan luftė, aq mė tepėr kur paqja mund tė funksionojė. Po sa e mundshme ėshtė tė sigurosh atė qė duan njerėzit, paqen? Terrorizmi fatkeqėsisht po e imponon dhunėn. 11 shtatori 2001 nė New York, ende ėshtė nė sytė e gjithkujt, ashtu i si, tragjik, ndaj edhe pėrkufizimi i tij ėshtė hartuar me fjalė shumė tė rrepta. Terrorizmi mund tė pėrkufizohet nga gjithkush si dhunė kryesisht kundėr civilėve nga grupe qė duan tė ndikojnė tek politikat e qeverive, duke ngjallur frikė e panik nė ato shoqėri. Ndaj edhe startimet e terroristėve synojnė Amerikėn, Anglinė apo vende tė tjera qė ndikojnė edhe nė politikėn globale.

Analisti Brian Jackson i Koropratės Rand nė Uashington ėshtė shprehur se megjithėse objektivat e grupeve tė veēanta terroriste mund tė jenė tė ndryshme nga njėri-tjetri, ka diēka tė pėrbashkėt qė i lidh kėto akte dhune. Pra, kėshtu ka dashur tė thotė ai kur ka nėnvizuar: “Terrorizmi ėshtė armė psikologjike. Ėshtė pėrpjekje pėr tė shkaktuar frikė dhe tė ushtrojė veprim tek njerėzit pėrmes frikės. Kėshtu, duke u bėrė keq pjestarėve tė popullsisė, ata pėrpiqen tė shkaktojnė frikė tek gjithė popullsia qė ajo nga ana e saj tė ushtrojė presion tek qeveria pėr tė ndryshuar vendimet e saj”.

Kjo erė e keqe ndihet ngado nė botė.

Kėshtu ngjau edhe nė Spanjė para dy vjetėsh. Pra nuk ishte rastėsi qė tre ditė para zgjedhjeve parlamentare, njė sėrė shpėrthimesh shkatėrruan tre trena, duke ēuar nė varr mbi 200 jetė tė pafajshme. Njė videokasetė qe gjetur asokohe nė Madrid, ku merrej pėrsipėr pėrgjegjėsia nga Al-Kaida, e cila kėrkonte qė Spanja tė tėrhiqej nga koalicioni i udhėhequr nga SHBA nė Irak.

Analistėt kanė pranuar se pikėrisht videokaseta ka ndikuar, madje ėshtė bėrė faktor qė spanjollėt pėrmes kutisė sė votimit tė zgjidhnin Partinė Socialiste tė opozitės sė Jose Luis Rodriguez Zapateros, si drejtuese tė fateve tė Spanjės. Dhe pikėrisht socialistėt e Zapateros tėrhoqėn menjėherė trupat spanjolle nga Iraku.

Sot ka pėrkufizime ligjore pėr terrorizmin nė ligjet amerikane e britanike, por edhe nė traktatet ndėrkombėtare. Megjithatė, kėto pėrkufizime mund tė jenė tė ndryshme nga qėllimi dhe pėrmbajtja, duke lėnė tė ēelura tė tjera tė rregullta gjithnjė nė varėsi tė efektivitetit tė terrorizmit si akt e ideologji.

Jeffrey Breinholt, zėvendės-shef i kundėrterrorizmit nė Departamentin Amerikan tė Drejtėsisė, shpjegon se si parashihet terrorizmi nė ligj pėr SHBA-nė: “Nė Shtetet e Bashkuara nuk ka gjė tė tillė si krim i terrorizmit. Nė fakt, ne si qeveri bėjmė njė listė tė akteve qė ne e dimė qė terroristėt i kryejnė dhe pastaj e parashikojmė si krim, kryerjen e kėtyre akteve”.

Pra, rrėmbimi i avionėve, mbajtja e paligjshme e armėve, eksplozivėve dhe shkatėrrimi i objekteve qeveritare amerikane janė disa nga aktet e lidhura me terrorizmin qė parashihen nė ligjin federal.

Shumė vende dhe traktate ndėrkombėtare, madje jo vetėm perėndimore, e pranojnė terrorizmin si krim, por ka edhe deklarime qė nuk i konsiderojnė disa akte si terrorizėm. Kjo pėr shkak tė bindjeve politike apo edhe shoqėrore.

Nė qoftė se del nė rrugė nė Amerikė dhe pyet, ashtu mbarė, pra edhe amerikanė tė kombėsive dhe bindjeve tė ndryshme, se ēfarė ėshtė terrorizmi, nė dhjetė vetė do marrėsh tetė pėrgjigje tė ndryshme. Pėr ēdo person ideja e njė terroristi dhe e njė luftėtari tė lirisė ėshtė e ndryshme. Por nuk duhet harruar se nė vitet 1980, terroristėt nė Amerikėn Qendrore ishin pėr vendet lindore luftėtarė tė lirisė.

Pra, me pak fjalė, ėshtė mjaft e komplikuar tema mbi terrorizmin. Disa njerėz e kanė mbrojtur dhunėn e IRA-s nė Irlandėn Veriore, si njė pėrpjekj legjitime pėr tė bashkuar rajonin e kontrolluar nga Britania, me Republikėn Irlandeze. Arsyetime tė tilla janė pėrdorur edhe pėr dhunėn e separatistėve ēeēenė dhe tė Sri Lankės. Ideja e terrorizmit mund tė ndryshojė edhe nga besimi fetar. Disa njerėz pretendojnė se shkrimet e shenjta tė besimit kanė fragmente qė e justifikojnė dhunėn dhe kjo, megjithėse tė gjitha fetė kryesore thonė se vrasja e njerėzve tė pafajshėm ėshtė e papranueshme.

Perėndimi e shikon terrorizmin si njė kėrcėnim tė madh pėr paqen e stabilitetin. Kundėr tij po merren e do merren gjithnjė masa mė tė rrepta, biles gjithėpėrfshirėse. Edhe nė vende qė nuk ua di kush emrin. Lista me aktet qė perėndimi i di, plotėsohet pėrditė, ēdo orė e minut. Pra, pėrpjekjet e veprimi po shkon edhe pėrtej kapjes dhe ndėshkimit tė autorėve tė dhunės. Analisti Steven Welsh, nė Qendrėn pėr Informacion pėr Mbrojtjen, nė Uashington, thotė se: “Qė tė kapet rrjeti i gjerė, gjithkush qė ka pėrgjegjėsi dhe, tė shqyrtojmė masat qė duhet tė marrim pėr tė parandaluar terrorizmin, ne duhet t’u gjejmė rrėnjėt aktiviteteve ndihmėse si sponsorizimeve, organizimit, nxitjes pėr dhunė...”.

Pavarėsisht gjithēkaje qė njeriu paqėsor ka bėrė e po bėn, kėto aktivitete, me ndihmėn e teknologjive moderne qė lejojnė lėvizjen e fshetė deri diku edhe tė komunikimit (me njėri-tjetrin, normalisht, pasi bisedat e tjera tė gjitha deshifrohen e janė prova), e bėjnė luftėn globale komplekse dhe jo tė lehtė.

Ėshtė fat pėr tė gjithė popujt se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shumė vende tė tjera tė fuqishme, thonė se asgjė nuk do i ndalojė deri nė mposhtjen pėrfundimtare tė terrorizmit, duke bėrė histori me historinė.

Sokol Pepushaj

 

A ėshtė ky hap drejt triumfit tė politikės serbe pėr Kosovėn

Ėshtė V.Kushtunica armiku i Kosovės sė lirė, i shqiptarėve qė duan paqe. Por, pėr kėtė paqe tė shqiptarėve, pėr kėtė liri tė Kosovės, armiku nuk do tė ndi, nuk do te pajtohet. Ndaj ėshtė me normale tė thuhet se nuk ka pėrfunduar lufta me Serbinė. Kjo luftė ka te ngjarė tė zgjasė edhe pėr sa kohė qė Kosova mbahet e tillė, sipas thėnjės se njohur; “ngrihe, e mos e kėput“.

 

Gazimestani vend i bastionit nacionalshovenizmit serb. Ky vend i vogėl, me i kish pa origjinė, me i histori tė rreme, vazhdon tė mbetet, tė bėhet lėmshi mė i madhė i trazirave tė mundshme, nė dėm tė Kosovės dhe shqiptarėve. A do ta lejojė kėtė UNMIK-u dhe qeveria e saj solidare, qė flet nė emėr tė Kosovės. Kjo po dėshmohet gjithnjė e mė shumė, madje rasti i vizitės sė V.Kushtunicės, ėshtė argumenti mė i madhė dhe mė i palėkundshėm. Sikur po harrohet gjaku i trimave, lufta e tmerrshme dhe terrori i kriminelėve serb, qė ushtruan pėr ni kohė tė gjatė mbi Kosovėn dhe shqiptaret. Ndofta, po kaq me trishtim, mund ta ketė marrė, gadi dhe secili shqiptar, qė i druhet Serbisė. Pyetjae, Se a i druhemi Serbisė me kėtė politikė qė kemi, vetėm njė mburravec e thotė troē; Jo te madhe e, pa mbulesė. Ardhjen e Kushtunicės nė Kosovė dhe epilog i vizitės sė ti, nuk qe nė fakt pjesėmarrja nė kremtėn apo ceremonin fetare. Mė tepėr se kremtė se ceremoni fetare ato ken politike dhe kėrcnim politik i sėrishėm nga brenda, ngjajshėm me ish diktatorin Millosheviq. Se politika serbe nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarėve dhe Kosovės e deshmoi fjalimi politik, i kryeministrit aktual serb, i cili e pohoi se unė do tė bėjė mė shumė se Millosheviqi qė ka bėrė pėr serbet kėtu“ . Ky qe mesazhi, i ti nė Kosovė.

UNMIK-u, e toleroi edhe njėherė aktivitetin politik te agresionit serb mbi Kosovėn, duke e lejuar Kryeministrin e njė vendi kriminal tė kthehet nė Kosovė, pa u penduar, pa kėrkuar falje publike pėr krime tė bėra, gjatė luftės sė fundit nė Kosovė. Mė kėtė edhe njėherė, ne po tregohemi tė papėrgjegjėshėm ndaj vetės dhe historisė sonė. Ngjarjet e krimit makabėr tė kryra nga serbėt nė Tivar, as edhe sot nuk u denuan nga askushi sepse nuk e ngritėm kurrė zėrin deri te arsyeja. E njėjta gjė, sikur po pėrseriten edhe tani, me krimet kudo e ku nė Kosovė, nė fakt pėr kėtė nuk po e ngrisim sėrish zėrin e fuqishėm deri te arsyeja. Shkaqet pėr kėtė nuk janė aq shumė te atakura me realitetin.

Pse kaq shpejt harrohen momentet mė tė rėndėsishme tė historisė, tmerret qė na i shkaktoi Serbia nė shekuj, lėgjendat shqiptare, lufta e UĒK-sė, dhe tė tjera... Janė produkti mė zhglyeshėm, mė te dėmshme qė ne vazhdimisht i bėjmė vetės.

Pamjt qė ndodhėn nė Mitrovicė janė akoma trishtim, nė pritėn e vendosur nga Lėvizja pėr Vetėvendosje, LPK-ja, pėr tė mos hyer serish njeriu armik i papėrmisueshėm dhe „nongrato“ i shqiptarėve. Ndėrhyrja e dhunshme, brutale e policisė sė ashtuquajtur SHPK, (solidja e KFORI-t dhe tė ashtuquajturve policė nderkombėtar) shėnoi dhe pėsoi nė vete degradimin mė te madhė, ne besimin e saj tek populli. Pse t'i besohet njė policie qė harron kriminelėt, nė vend se ajo te solidarizohej me protetstuesit, ajo i rraf dhe i dhunon qytetaret e vet pėr kriminelet e Serbisė. Kėshtu ajo mbron Serbin nga brenda, Ngjajshėm ndodhi edhe mė parė, me Drashkoviqin, dhuna ishte bėrė objekt i qytetarėve tė saj, qė nuk duan njerzė tė thikave, te kalashnikovė-ve, qė Kosovėn kur te duan, e kur tu teket e bėjnė shėnjestėr te nacional-shovenizmit serb.

Ėshtė V.Kushtunica armiku i Kosovės sė lirė, i shqiptarėve qė duan paqe. Por, pėr kėtė paqe tė shqiptarėve, pėr kėtė liri tė Kosovės, armiku nuk do tė ndi, nuk do te pajtohet. Ndaj ėshtė me normale tė thuhet se nuk ka pėrfunduar lufta me Serbinė. Kjo luftė ka te ngjarė tė zgjasė edhe pėr sa kohė qė Kosova mbahet e tillė, sipas thėnjės se njohur ;“ngrihe, e mos e kput“.

Kushtunica nė njė tubim nė Mitrovicė vite mė parė, nxorri kalashnikovin pėr ti friksuar shqiptaret dhe pėr tua bėrė te njohur se Kosoven nuk do ta lėshojnė. Kėtė pamje e pamė serish nė Gazimestan me gjuhen gjarpėr, helėm pėr Kosovėn dhe shqiptaret. Ky aversivitet i politikės serbe nuk ndalet duke zbutur tonet tone, kinse pėr t'i treguar botės dhe atyre se ne nuk jemi te ngjajshėm si ta. Duhet, sjellje tjera ndaj provokimeve tė vazhdushme tė politike serbe dhe maglomanve te nacional-shovenėve serb.

Ardhėja e kryeministrit aktual serb pas shtat vitetve nė Kosovė, nuk solli ndryshimin e mundur te njė Serbie demokratike, te njeriut qė krekoset para opinionit te vet dhe te jashtėm se Serbia nuk ėshtė mė nėn diktatin e ngjajshėm, me regjimin e Millosheviqit. Kjo mani intrigash i sherben politikės qė e zė nė kut atė qė mundet. E, a jemi ne shqiptaret e Kosovės kuti i politikės Serbe, mė kėtė lloji politike servile, rrallė kush se do ta besonte te kundėrtėn!.

Ardhja e Kushtunicėsnė Kosovė, nė Gazimestanin si bastion , nuk mund tė ndodhte ndryshe nga ajo qė e vertetuam dhe qe e ishte paksa e ditur. Nuk ndodhi ajo siē e pohuan; F.Sejdiu dhe A.Qeku, kjo vizitė do tė jetė vetėm si njė vizitė private me mison fetar. Ja tė tilla aluzione politike merr qytetari i Kosovės nga „Presidenti“ nga „Kryeministri“,i saj. Deri kur qytetarit te Kosoves do ti mistifikohen realitetet politike qe kan tė bėjnė mė tė dhe pėr ta.

Kryeministri serb, V.Kushtunica erdhi nė Kosovė, jo i shoqėruar nga policia serbe, siē do tė deshironte ai, por ngjajshėm, u sigurua se nuk do ti ndodhė asgjė sepse garantuse do te jetė SHPK-ja. Kėtė edhe e bėri SHPK-ja, pėr Kushtunicėn, atė e siguroj deri nė atė masė sa pėr tė do tė dhunohej brutalisht, kushdo kjoft ai edhe veprimtari i dalluar i ēėshtjes shqiptare apo deputeti i paralamentit tė Kosovės.

Bekim Rexhepi

 

Fier: Dhunė mbi aktivistin e FRESH-it

Demokratėt intensifikojnė gjuetinė e shtrigave duke e shtrirė atė nė tė gjitha nivelet e anėtarėve dhe aktivistėve tė Partisė Socialiste.

Sė fundi, viktima e radhės ka qenė i riu socialist, anėtar i FRESH-it, Saimir Toska. I kontaktuar nga gazeta, ky i fundit ka dėshmuar se nė mbrėmjen e 25 janarit, menjėherė pas kthimit tė tij nė shtėpi, dy policė, efektivė tė Komisariatit tė Fierit, kanė shkuar nė banesėn e tij dhe i kanė kėrkuar nė mėnyrė tė prerė qė ta shoqėronin nė ambjentet e policisė. Pa dashur tė shkaktojė incident tė panevojshėm, si edhe duke dashur tė shmangė reagimin e shqetėsuar tė gruas sė tij, Toska ėshtė bindur dhe ėshtė nisur bashkė me dy policėt pėr nė komisariat. E ēuditshme ėshtė se trajtimi qė i ėshtė bėrė aty nuk e ka justifikuar urgjencėn me tė cilėn ai ėshtė thirrur dhe shoqėruar, pasi gjatė gjithė natės askush nuk ėshtė marrė me tė, qoftė edhe sa pėr ndonjė formalitet tė thjeshtė. Vetėm nė nesėrmen nė mėngjes, vetė Shefi i Komisariatit ka komunikuar me Toskėn duke i thėnė se ndaj tij ka patur njė denoncim pėr ushtrim dhune ndaj dy personave emrat e tė cilėve ai nuk i bėri tė ditur.

Pas refuzimit tė Toskės dhe kėmbėnguljes sė tij pėr tė mėsuar emrat e denoncuesve, zyrtari lokal i policisė i deklaroi Toskės se tashmė kjo ēėshtje do t’i kalojė Prokurorisė dhe se policia e quante tė ezauruar detyrėn e saj duke e lejuar Toskėn tė shkojė nė shtėpi. Sakaq, nga burimet tona nė Prokurori mėsojmė se ndaj tė riut Saimir Toska ėshtė hapur njė ēėshtje penale pas kallzimit tė bėrė ndaj tij nga organet e policisė.

I menjėhershėm ka qenė reagimi i organeve lokale tė Partisė Socialiste tė Fierit. Vetė kryesocialisti fierak Kujtim Shehaj, por edhe deputeti i zonės, Petro Koēi, nė njė deklaratė pėr shtyp ka cilėsuar kėtė si njė veprim diskriminues, “akti i rradhės” nė gjuetinė e shtrigave qė pushteti i Berishės ka filluar nė tė gjithė vendin kundėr anėtarėve dhe aktivistėve tė Partisė Socialiste, veēanėrisht nė Fier, i njohur si qytet qė ka votuar vazhdimisht pėr socialistėt, siē theksohet nė deklaratėn pėr shtyp.

 “Saimiri ėshtė viktimė e aktivitetit tė tij disavjeēar politik nė shėrbim tė PS-sė, pėr mė tepėr qė ėshtė punėsuar nė administratėn lokale tė saj”, kur z.Koēi pėr gazetėn “Shqipėria Etnike” duke shtuar se gjithė tė tjerat janė sajesa tė policisė lokale, e cila aktualisht kontrollohet me dorė tė hekurt prej pushtetit tė sotėm demokrat.

Jetmir Delaj

 

Ligji i ri pėr pushtetin vendor shmang konfliktin e interesave

Duke vlerėsuar idenė e zgjatjes sė mandatit tė tė zgjedhurve lokalė nė 4 apo 5 vjet dhe me argumentet e paraqitura, ėshtė mirė tė ndalemi nė kėtė pikė. Duhet tė kemi parasysh se e vetmja mėnyrė e ndėrtimit tė institucioneve tė drejtuesve tė pushtetit lokal janė zgjedhjet politike. Por ėshtė shumė e nevojshme qė pas zgjedhjeve kėto institucione tė veprojnė si tė tilla dhe vetėm si sė tilla. Nevojat e panumėrta tė komuniteteve tona tė organizuara nė njėsi administrative nuk mund tė presin asnjė sekond vonesa krejt banale tė kėtyre institucioneve, qė duhet thėnė se gjejnė hapėsira ligjore pėr shkak edhe tė ligjeve nė fuqi. Dhe defektet nė ligj fillojnė qė nga ligji pėr zgjedhjet lokale. Tashmė ėshtė evidente nė fjalorin politik fjala Dushk. Kjo pėrdoret me dhe pa arsye sa herė qė ka probleme nė Parlamentin Shqiptar, i cili pėr tė dytėn legjislaturė radhazi ėshtė ndėrtuar mes defektesh zgjedhore edhe me kėtė problem. Por unė do tė thoja se nė shoqėrinė shqiptare ky defekt nė parlament ėshtė krejt minimal nė krahasim me Dushkun nė pushtetin lokal. Dihet se zgjedhjet lokale ndėrtojnė brenda institucionit tė drejtimit lokal dy mini-institucione siē ėshtė ai i Kryetarit dhe Kėshillit Bashkiak. Pėr nga rėndėsia pėr njė funksionim tė rregullt tė institucionit, kėshilli bashkiak-komunal ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe jetik duke qenė organi vendimmarrės. Po kėshtu ky mini-institucion ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe pėr performancėn politike pasi duke pėrjashtuar dy partitė e mėdha tė cilat synojnė dhe nė shumicėn e rasteve i dominojnė tė dy mini-institucionet, tė gjitha partitė e tjera kėrkojnė tė pėrfaqėsohen. Duke qenė se ligji paragjikon zgjedhjen e kėtyre dy mini-institucioneve brenda institucionit nė mėnyrė tė veēuar, kėtu ndėrhyn Dushku i kushtėzuar nga dėshira e pėrkeqėsimit medoemos, sėmundje kjo e politikės sonė. Votat pėr kandidatė shkėmbehen pėr vota pėr kėshilltarė e anasjelltas. Tė mėdhenjtė lėshojnė e tė vegjlit pėrgjėrohen pėr mbijetesė dhe pėrfundimi ligjor moral i zgjedhjeve tė tilla lokale, tė ligjshme janė mini-institucione dushkore, me vėshtirėsi tė mėdha funksionimi. Megjithėse institucioni i kryetarit ėshtė i njė force politike, institucioni i kėshillit i pėrket njė pėrzierjeje miks pa ekuilibėr politik por qė vetėm bllokon ose e pėrdor mini-institucionin pėr qėllime personale. Kam parė kėshill tė dalė nga mėnyra dushkore qė nga socialdemokratė janė pjestarė tė grupimit tė djathtė, aleancistė me tė drejtat e njeriut apo republikanė me socialistė. Kjo shumė e theksuar nė kėshilla komunalė ku ndėrhyn dhe njė veēori tjetėr, qė do ta theksoj mė poshtė, si konflikti i interesit. Njė dukuri e tillė ėshtė shumė e dėmshme nė funksionimin e institucioneve tė pushtetit lokal, nė pėrmbushjen e detyrave tė tij, nė shėrbim tė popullit. Sa e sa raste nė dukje absurde, kanė ndodhur nė shoqėrinė tonė tė bllokimit tė funksionit tė pushtetit lokal, por qė kanė shfrytėzuar hapėsirat ligjore nė fuqi. Kėtu, si gjithnjė, fajin e kanė partitė politike tė cilat duhet tė jenė shumė tė kujdesshme nė pėrzgjedhjen e kandidatėve, por fajin e ka edhe ligji i cili duhet t’u presė rrugėn njėherė e pėrgjithmonė abuzuesve tė tillė. Dy janė rrugėt mė efikase pėr rregullimin e pėrfaqėsimit: a) barazimi i votės parti-kandidat; b) rritja e pragut tė pėrfaqėsimit. Reformat decentralizuese tė pushtetit lokal duhet doemos tė shoqėrohen me pėrmirėsime funksionale tė kėtyre institucioneve qė pėr mendimin tim janė “thembra e Akilit”, pika mė e dobėt administrative e shoqėrisė sonė. Me shumė seriozitet nė ligjin e funksionimit tė pushtetit lokal duhet parė dhe konflikti i intersit, ose e thėnė ndryshe moslejimi i organizimit tė kėtyre institucioneve mbi bazė farefisi, miqėsie, pasi nepotizmi ėshtė bėrthama e tyre. Kėto fenomene kryesisht nė komuna e sidomos kur ata drejtojnė njėsi tė pakta administrative, janė bėrė gangrenė e vėrtetė pėr funksionin e kėtyre institucioneve. Pa dėshiruar tė pėrmend identitete, di disa institucione tė tilla kur kryetari ka 2 apo 3 kėshilltarė kushėrinj, bies nė parti tė ndryshme, 2 apo 3 nėpunės nė administratė miq apo kushėrinj. Tė duket se kur troket nė derėn e kėtyre institucioneve ke ngatėrruar derė e po troket nė biznesin e kėtij apo atij individi, tė papranueshme. Ndoshta dikush do tė thotė qė fajin e kanė zgjedhėsit. Mund tė kenė fare pak tė drejtė. Fajin kryesor e ka ligji. Ndaj duhet rregulli. Mbifajin e ka politika. Me urgjencė politika duhet tė ndėrhyrė pėr rregullimin e legjislacionit. Zgjedhjet lokale po afrojnė. Ata nuk janė zgjedhje politike. Kėta zgjedhje mos tė gėnjejė mendja njeri se pėrbėjnė test politik. Janė zgjedhje pėr njė administratė lokale qė ėshtė shumė e rėndėsishme. Njė administratė qė nuk duhet ta ndjejė veten tė imunizuar qoftė dhe pėr arsye tė ligjit, por ta ndjejė veten shėrbėtore, tė mbrojtur por shumė tė kontrolluar. Dhe nė do tė arrihet qė tė zgjedhim njė pushtet lokal cilėsor, funksional e tė pėrgjegjshėm, Shqipėria do tė bėnte njė hap tė madh integrues drejt Europės. Politika shqiptare duhet ta dijė mirė kėtė. Tė mos pėrdorim gjithēka pėr interesa politike. Ėshtė koha tė punojmė e veprojmė mirė, pėr kėtė popull plot halle.

Aleksandėr Kaēi

 

DITĖVERA  " DIBRANE " NĖ  SALAMINĖ…

DITA e VERĖS ėshtė njė festė mbarkombėtare, ditė qė festohet  nga tė gjithė shqiptarėt : nė Shqipėri, nė Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni.

Njė ditė atė e gjeta, ashtu siē e pata pėrjetuar nė fėmijėri, nė njė ishull tė Greqisė, midis arvanitasve tė Salaminės…  

Dita e Verės… 14 Marsi…Sa  herė dėgjoj kėtė emėr kujtesa kėthehet   njė gjysėm shekulli pas, nė ditėt e mija tė fėmijėrisė, nė ato ditė qė nuk kėthehen mė. Dita e Verės ishte  njė ditė e gėzuar pėr tė gjithė por nė veēanti ajo ishte njė ditė e madhėrishmė pėr fėmijėt…

Dita e Veres si dhe shume Ditė tė tjera tė shėnuar nė kalendarin vjetor si Novruzi, Shėngjergji, Shėnkolli, Shėn Mėria, Shėn   Mitri  e tė tjera ishin pika referimi  nė kalendarin popullor. Fejesat, dasmat, lindjet, vdekjet, tė mirat dhe tė kėqiat, gėzimet dhe fatkeqėsitė ishin masė e kalendarit popullor. Nėna ime e mirė, sa herė kur unė festoja ditėlindjen time qė sipas letėrnjoftimit   ishte mė 11 maj mė thoshte se ti nuk ke  lindur pesė ditė pas Shėngjergjit  ( 6 maj )   por pesė ditė para Ditės sė Verės. Dhe asnjėherė nuk mungonte tė pėrshkruante, me gėzimin e nėnės se si  komėshinjtė vinin e tė mbulonin me  lulet e sapoēelura tė thanės duke uruar qė tė bėhesh i fortė si thana, tė rrethonin me vezė tė kuqe qė tė rritesh i shėndetėshėm, " I bardhė e i kuq si veza…"

Qė nė vogėli, por edhe tani qė kam hyrė nė dhėmbėt e pleqėrisė, asnjėherė   nuk mė janė shqitur nga qėnia ime kėngėt dhe ritet e Ditės sė Verės,bukuria qė pėrcillnin mėngjeset paraditverore.

Tė bukura, kaq tė bukura sa nuk harrohen kurrė, ishin ditėt, apo mė mirė tė them javėt e paraditverės…

Ngriheshim herėt nė mėngjes, pa zbardhur dita. Vishnim shpejt e shpejt ndonjė rrobė tė trashė tė leshtė qė tė pėrballonim tė ftohtin e mėngjesit qė nė Dibėr   nė fund tė shkurtit e fillim tė marsit  thuajse kurdoherė ishte me  debore e me akull dhe dilnim "Tek Thana". Kjo bimė   frutore ēel e para  midis  tė gjitha  pemėve   nė anėt tona.  Sythat e saj  fryhen  e  plasin edhe midis tė ftohtit e ngricės. Druri i saj konsiderohet si druri mė i   fortė midis tė gjithė drufrutorėve qė natyra   mban nė gjirin e saj tė virgjėr. Ndoshta kjo ėshtė arsyeja qė tė parėt tanė paganė kanė zgjedhur pėr t'iu   falur thanės, pėr tu fėrkuar pas saj qė  " tė bėhemi tė fortė si thana". Edhe kėngėt qė kėndonim me zė tė lartė qė tė dėgjojnė komshinjtė ishin kėngė qė tė ftonin   pėr shėndet. Ja njėra prej tyre ashtu siē ka mbetur e pashkulshme nė kujtesėn time..

I  fortė  si  thana,

I  lartė si  plepi

I   lehtė si lajtheja

I   bardhė e  i kuq si veja…

Ėndrra dhe dėshira  e fėmijėve nė ato kohė ishte tė ishin   trup fortė si thana, tė ishin truplartė si plepat kavak qė lartoheshin rreth shtėpive, tė ishin trup lehtė si lajthija dhe tė ishin tė bardhė e tė kuq si veza. Pėr kėtė i luteshin Ditės sė Verės.

 

Ngritja herėt ishte njė garė e pėrditėshme fėminore. Ai qė ngrihesh i pari kishte privilegjin tė tallte e pėrqeshte bashkmoshatarėt e vet   t'u linte atyre "morrat e pleshtat",  t'u  kėndonte me qesėndi :

Fli   or  Gėzim  fli ,

   ka marrė nana n'gji,

Sa qenke  rrit

Qenke ba si shyt…

Ftesa  per te dale "ke thana", ishte domethėnėse, qesėndia pėr ata qė flinin gjumė ishte po ashtu domethėnėse. Dita e Verės   shėnonte fundin e punėve tė mbyllura dimerore dhe fillimin e punėve tė hapura, tė mėdha  Verės. Ndaj secili tash duhet te ngrihet heret dhe t'u pervishet punėve .

Nata e Verės ishte  Nata e Luleve. Ne mesditė , djem e vajza shkonin nė

zabel dhe mblidhnin lule, bėnin me to kurora dhe duke kėnduar e hedhė valle vinin    e i ngjisnin mbi portat e shtėpive . Nė mbrėmje mblidheshin tek mullinjtė  dhe pasi hidhnin nė ujin qė shkumzonte tek dilte nga elika e mullirit  lule, mbushnin ibrikėt me ujė dhe me tė spėrkatnin shtėpitė…

Nė mbrėmje, kur binte errėsira organizohej ndezja e zjarreve. Pranė ēdo shtėpie   fėmijėt, nė njė garė  pashpallur, me ditė  tė tėra punonin  kush e kushtė bėnte mullarin mė tė math, tė ndizte zjarrin mė tė madh. Rreth zjarreve pėrsėri kėndoheshin kėngė, thyheshin vezė e  fund organizohej kapėrcimi i flakėve nė shuarje.

sofrėn  e Natės sė Verės  zakoni e donte qė tė vihej gjeli  mė i math i tufės sė shpendėve tė shtėpisė...

Dita e Verės, 14 marsi, shpaloste tė tjera bukuri, tė tjera rite. E ndėrsa  nėnat dhe gjyshet gatuanin  "Petėn e Ditveres", e mbushur me  gjėrat mė tė shijshme tė kohės, fėmijėt, djemtė dhe vajzat, madje edhe nuset e reja   qė zakonisht merrnin leje pėr t'u  kthyer tek prindėt, nisnin kėngėt dhe lojėrat e tyre. Djemtė luanin kala dibrance, futboll, dokrra, madje organizonin lagje me lagje   beteja me bahe, njė mjet  thurur me penjė qė pėrdorej pėr tė pėrcjellė gurėt kundėr kundėrshtarit nga njė kodėr nė tjetrėn. Goditja qė mund tė mirrej nga njė gurė i kundrėrshtarit   nuk konsiderohej fatkeqėsi dhe nuk ushqente asnjė lloj  mėrie me kundėrshtarin…Vajzat luanin jesir,qorrduka e lojėra tė tjera. Luanin edhe njė lojė tjetėr   me vajzat e lagjes pėrkundruell. Kėndonin dhe u hidhnin rromuze  njera tjetrės.

Gėzim sillnin midis fėmijėve, por edhe tė rriturve, ardhja e Llazoreve dhe kėngėt karakteristike qė pėrcilleshin  ritin e ardhjes, qėndrimit dhe ikjes  sė tyre. Llazoret ishin  njerėz, djem dhe vajza, tė lagjes tjetėr, tė cilėt visheshin me rroba  shumėngjyrėshe dhe nė fytyrė mbanin maska   qė tė mos njiheshin. Llazoret pėrfaqėsojnė ato shfaqje popullore qė aktualisht kanė hyrė nė fjalorin festiv mbarbotėror me emrin Karnavale…

Kur erdha nė Athinė pėr afro njė vit te tėrė jetova ne Salaminė, njė ishull i banuar   nga shqiptarė tė ardhur shekuj mė parė, nga arvanitas. Njė ditė u befasova kur Parashqevula  i kishte kaluar   tė gjashtėdhjetat , duke biseduar me mua me fjalė arvanitase ( unė  nė atė kohė nuk dija asnjė fjalė greqisht )  mė kėndoi njė kėngė tė fėmijėrisė sė saj qė mė solli nė Salaminė ditėveret e krahinės sime.

Kur ishim tė vogla, mė tha ajo, mė 14 mars. Ditėn e Verės dilnim nė majė tė kodrės sė Kamaterosė dhe u kėndonim vajzave tė fshatit tjetėr, Ambelaqit:

Ambelaqi   gropa  gropa

I  ka vashat  porsi  lopa…

Parashqevula  kėndoi me njė shqipe ēuditėrisht tė pastėr tė njėjtėn kėngė qė vajzat dhe nuset e  lagjes sime u kėndonin  vajzave dhe nuseve tė lagjes sė Kallēishtit...

DITA E VERĖS     ėshtė njė festė e vjetėr popullore, njė festė shumė e vjetėr, festė pagane, parakristiane,  gjeografia e sė cilės ėshtė shumė mė e gjėrė se  Elbasani  apo Dibra ku unė pėrjetova gezimet e saj fėminore, Ajo ėshtė njė festė mbarkombėtare, qė nuk njeh kufij.

Duke  shkruar keto rradhė, rrjedhe e kujtimeve tė herėshme nuk mund tė rri pa pėrcjellė pėr lexuesin urimin tradicional : "Gėzuar Ditėn e Verės! E gėzofshi  atė  me nanė e me babė,me motra e vėllezer, me nipėr e mbesa, me miq,  shokė,  shoqe  e  dashamirė !  "

ABDURAHIM ASHIKU

 

Dukagjinasit nė ndihmė tė Shkodrės sė rrethuar (1478-1479)

(Shkodra nė dorė tė otomanėve)

Njė “sekuencė” nga skena tragjike e Rrethimit tė Shkodrės (1478-1479) mė ngacmoi pėr tė shkruar kėta rreshta, dhe ėshtė pikėrisht njė moment kritik kur pushtuesit e shumtė osmanė i ishin afruar portės kryesore dhe kishin ngritur mbi bedenin e parė flamurin turk. Sulltan Mehmeti II (Fatiu), mbas shumė fitimeve tė bėra nė Krujė e nė Lezhė (Llesh), u nis pėr Shkodėr, e mė 20 maj 1478 mbėrriti pėrreth qytetit dhe me atė shpejtėsi e shtini nė njė rrethim tė rrebtė. Nė Kėshtjellė nuk kishte brenda veēse 1600 luftėtarė e ndėr ta disa venedikas, tė gjithė tė lidhur nė besė me vdekė burrėrisht e mos me u dorėzue. Kryepari i tyre ishte Antoni i Lezzes, i cili me Nikollė Monetin, Flor Janinėn e Donatin ndėrtoi shtigjet e qėndresės. Frat Bartolomeu i Epirit, i Shoqėrisė sė Domenikanėve, me fjalė tė zjarrta u jepte kurajo tė ndrymėve pėr qėndresė tė fundit pėrballė njė armiku aq tė madh dhe aq mizor, qė kishte me vete afro 150.000 luftėtarė e 10.000 kamile (deve) tė ngarkuara me topa tė mėdhenj, me gjyle e mjete tė tjera luftarake. Lėmi ushtarak i otomanėve shtrihej nėpėr fusha rreth Shkodrės e nuk shihej tjetėr veēse shatorre e ushtarė tė paumėrt otomanė. Kėshtjella qe rrahur me topa pa pushim, me tė madhe rrebtėsi e toka dridhej nė ēdo anė nėn ushtimėn qė tmerronte botėn. Ky bombardim zgjati pėr disa ditė e nė shumė vende ledhet qenė dobėsuar e ēilur, por luftėtarėt e brendshėm, me njė shpejtėsi tė rrufeshme i mėkėmbnin (riparonin-M.B.) me gurė tė rinj, me trupa e me grremēa pėr tė mos i lėnė shteg armikut pėr tė hyrė gjatė sulmeve tė tij tė shpeshta dhe tė furishme. Mė 22 korrik qe ēarė me topa njė krah i ledhit te porta e madhe e Kėshtjellės, e ushtritė otomane, duke bėrė njė yrysh tė fortė, mundėn me u afrue e me ngulė nė beden tė parė flamurin e Sulltanit, por nuk mundėn tė qėndronin, se nė atė ēast ia mbėrritėn me shpejtėsi tė rrufeshme luftėtarėt e Dukagjinit, tė cilėt e ndaluan hovin e armikut dhe duke e larguar prej andej nė teposhtet e Rozafės, dhe me flamurin e Shėn Markut, i cili valėvitej rishtaz, aty ku pėrpara pak kohe valoi ai i turkoshakėve. Terri i natės e ndaloi furinė e luftėtarėve, por tė nesėrmen u pėrsėritėn sulmet dhe gjaku shkoi si rrėke, por tė ndrymit nė Kėshtjellė, me njė qėndresė kreshnike i zbrapsėn ushtritė otomane duke i vėnė nė ikje nė teposhten e Kėshtjellės. Ndėr kėto ndeshje tė rrebta mbetėn tė vdekur 400 luftėtarė tė brendshėm e 12.000 luftėtarė otomanė.

Mė 27 korrik u pėrsėritėn mėsymjet, por qėndresa e tė ndrymėve jo vetėm u rezistoi atyre ndeshjeve tė furishme tė armikut, por i zbrapsi duke i shkaktuar armikut dėme tė pallogaritshme. Ndėrsa bėhej luftė e pėrgjakshme pėrreth Shkodrės, njė pjesė e ushtrisė turke kishte mėsyrė Drishtin, i cili nuk mundi t’i qėndrojė furisė otomane e mė nė fund u dorėzua. Tė gjithė tė dorėzuarit qenė vėnė nėn shpatė e kokat e tyre u dėrguan para Sulltanit i cili dha urdhėr t’i vinin mbi hunj e t’i shfaqnin tė rreshtuar pėrballė Kėshtjellės, pėr t’u futur tmerrin tė rrethuarve, por Shkodra nuk u tremb, e qėndresa e tyre zgjati aq sa Sulltan Mehmeti i mėrzitur, mbasi la Evrenaz Pashėn me 40.000 luftėtarė, ai vetė, me pjesėn tjetėr tė ushtrisė u kthye nė drejtim tė Stambollės. Venediku, me sa mundi, kėrkoi tė mbledhė princat kristianė tė Europės, nė bashkim pėr tė ndaluar turrin e Sulltanit, por duke parė se nuk kishte mbetur mė asnjė shkėndijė shprese, as pėr bashkim e as pėr ndihmė, kėrkoi tė bjerė nė marrėveshje me tė dhe kjo marrėveshje u nėnshkrua mė 25 janar 1479.

Shkodra u dorėzua me kusht me i lanė me dalė tė lirė luftėtarėt me armė, e qytetarėt me materialet qė mund tė merrnin me vete. Kėshtu Antoni i Lezzes (Anton Loredani), Kryepari i luftėtarėve tė rrebtė dhe heroi i qėndresės mbinjerėzore, doli prej Shkodrės me 450 burra qė kishin tepruar prej asaj lufte tė pėrgjakshme e me 150 gra tė ngarkuara me armė e me tesha e takame kishe, e jo vetėm nuk patėn trazime, por qenė tė nderuar prej armiqve qė kishin mbetur tė habitur duke parė se njė grusht burra kishin bėrė pėr aq kohė gjithė atė qėndresė para njė ushtrie aq tė madhe. Fitimi i Shkodrės dhe i Drishtit nga ushtritė otomane qe bėrė me shumė gjak tė turqve, tė cilėt humbėn gjatė kėsaj fushate nė rrethimin e kėtyre kėshtjellave, mbi 45.000 luftėtarė. Masi ra Kruja, Lezha, Drishti e Shkodra, otomanėt mėsynė Myzeqenė ku Gjon Muzaka i ngelur vetėm pėrballė tyre, qėndroi me burrėri, por mė nė fund, i lodhur prej shumicės sė armikut, qe nėnshtruar e vdiq nė vitin 1510, e kėshtu Shqipėria nuk mundi tė ketė mė asnjė shpresė qėndrese. Shumė shqiptarė nuk mundėn ta shohin me sytė e vet pushtimin e vendit tė rėnė nė duar tė mėrishme tė atij armiku me tė cilin patėn luftuar disa vite dhe dolėn ndėr vende tė sundimit tė Venedikut, nė krahun e Mirditės, Italisė e nė Siēili, ku pėrbėnė katunde mė vete. Shkodranėve tė ikur, Venediku u siguroi mjete jetese e u siguroi dhe punė tė ndershme, e u lėshoi toka pėr t’i punuar. Krahu i Malėsisė, Mirditės e Dukagjinit, bashkė me disa zona tė tjera nuk iu nėnshtruan otomanėve edhe pėr disa kohė deri sa Sulltani u lidh me jua lanė liritė e lypuna prej tyre. Kushtet e kėrkuara ishin kėto: me jua lanė armėt; mos me i prekė nė gja e nė doke (zakone); mos me i ngucė nė besim. Me kėto kushte e njoftėn kryesundimin e Sulltanit tė Stambollės, por asnjėherė nuk u shua ėndja e lirisė sė plotė. (Ref. “Historia e Shqypnies”. Ē’m’kohė tė vjetra deri m’tashmet. Shkodėr, Shtypshkronja “Nikaj”, viti 1917, fq.89, 90, 91, 92).

Duke shfletuar librat e historisė dhe burime tė ndryshme tė shkruara nga historianė prestigjiozė vendas dhe tė huaj, zemra e ēdo atdhetari tė vėrtetė mbushet me krenari. Po vallė, vetėm me tė shkuarėn do tė mburremi para botės?! Po sot, cilėt jemi ne, qė pėrmbysim nė mėnyrėn mė tė paskrupullt tradicionalizmin dhe krenarinė iliro-arbėre duke ngritur nė “piedestale” figurat mė tė pėrbuzura tė renegatėve dhe duke ngurruar para krenarisė tonė nacionale? A ka turp mė tė madh se sa tė ngresh monument Ali Pashė Tepelenės dhe tė projektosh monument pėr ndonjė tė ngjashėm tė tij, kur nė Shkodėr nuk ka pėrmendore Hodo Sokoli, Dasho Shkreli, Dedė Gjon Luli?! Kur nė Tiranė kanė vėnė njė ēallmaxhi turk nė vend qė tė rrezatonte monumenti i Pjetėr Bogdanit.

Nė Shkodėr, Kėshilli i Bashkisė heziton pėr monumentin e Shenjtėreshės famėmadhe, Nėnė Terezės!..., dhe sė fundi tė “zgjuarit” vendosin ta vėnė pėrballė Guakuqit! Mos vallė duan tė vėnė nė “garė” martirin me shenjtėreshėn?! “Tė vendosėsh nė drejtim tė paaftin ose tė pandershmin, ėshtė njėsoj sikur tė vėsh mbathjet nė vend tė kapeles” (Autori - Mark Bregu).

Sė fundi: A kanė dijeni pėr mbretin ilir Agronin, Gentin apo Teutėn? Pse i humbėn 30.000 dollarė, apo i pėrvetėsuan?!

Mark Bregu

 

Pse nuk I duhen Shqiperise zgjdhjet e parakoheshme!

Detyra e cdo opozite, eshte te beje oponence ndaj mazhorances ne pushtet, me synim dhenien e nje alternative me te mire per zgjedhesit. Demokracia perkthehet ne numra ne Parlament, te cilet aktualisht, I ka nje mazhorance e udhehequr nga PD-ja. Duhet te mesohemi te presim me durim mbarimin e natyrshem te nje 4- vjecari, ku duhen bere bilance. Ose kur mazhorances aktuale, ti minimizohet mbeshtetja nen 70 deputete. A do te mendonte per zgjedhje te parakohshme opozita nese ne 2007-en nuk do te duhej te zgjidhej presidenti I vendit?

Demokracia, ne cdo vend te botes, konvertohet ne numra. Rregulli nuk eshte "shpikur" nga ne shqiptaret, por eshte unikal ne te gjithe shoqerine njerezore, aty ku ndertohet nje sistem I tille. Nje nga politikanet me te njohur te globit, Uinston Ēurēill ka thene se "Sistemi kapitalist, nuk mund te jete me I miri. Por me gjeni nje tjeter me te mire dhe e ndryshojme". Historia njerezore ka treguar se ne nje sistem te tille, vlerat e demokracise shfaqen me te pastra dhe me me shume hapesire lirie.

Te nesermen e humbjes se zgjedhjeve, opozita ne Shqiperi, e ka mendjen menjehere tek zgjedhjet e parakohshme, edhe pse zgjedhesit I japin mandatin nje mazhorance per ti qeverisur per 4 vite. Te ardhur nga nje sistem diktatorial 45- vjecar, vazhdojme ta kemi shume te veshtire te qeverisemi nga njerez qe nuk kane dale nga rradhet (partite) tona. Kesaj I duhet shtuar edhe largimi nga vendet "ku ne mos rrjedhte, pikon" ndonje privilegj ne rang ministri, zv.ministri apo edhe me poshte.

Ne keto raste, opozita flet gjithmone ne emer te popullit, duke kujtuar se ne mazhorance, ajo ka votuar kunder pushtetmbajtesve aktuale. Mbase mund te jete keshtu, ose me sakte, e pranojme se eshte keshtu. Nuk duhet harruar ajo qe thame me siper, sistemi te cilin kerkojme te ndertojme. Nje shembull kuptimplote, vjen edhe nga SHBA-ja, te cilin te gjithe tokesoret, e konsiderojne si shembullin me tipik te demokracise. Ndersa konkurronte ne mandatin e pare si president perballe Al Gorit, Xhorxh Bush kishte shume me pak vota se rivali I tij. Megjithate, ne respekt te sistemit ne fuqi, nderhyri Gjykata Supreme, e cila "I detyroi" te pakenaqurit "te mbyllnin gojen", duke iu nenshtruar rregullave te lojes.

E njejta gje, ka ndodhur ne Shqiperi pas 3 korrikut 2005. E majta tashme ne opozite, kembengul se e djathta ne pushtet, ka marre me pak vota nga zgjedhesit. Ashtu qofte! Por ne Kuvend, koalicioni I kryesuar ng Berisha, ka te gjithe numrat e nevojshem te qeverise ne baze te kushtetutes dhe te ligjeve te demokracise. Megjithate, tashme prej rreth 1 viti, opozita permend vazhdimisht zgjedhjet e parakohshme, duke vene si "deadline" vitin 2007, I cili ka nje kuptim magjik per kete pjese te politikes shqiptare.

Jam shume I bindur se qeveria Berisha, nuk ka sjelle parajsen ne toke per shqiptaret, sic edhe nuk mund ta sjelle jo vetem ajo, por asnje qeveri askund ne glob. E marrim per te mireqene edhe faktin se ekonomikisht, mbase jetojme me me veshtiresi se me pare. Kjo ndoshta edhe si shkak I mbylljes "se rubinetave" te atij pak korrupsioni dhe shkelje ligji, te cilet mbase te gjithe, jemi dakort se ka qene "lubrifikanti" I nevojshem per nje jete me me pak telashe ekonomike. Por te gjitha keto, po te vihen ne peshore, nuk anojne dot me shume se lufta kunder krimit, korrupsionit, por edhe ecja drejt standarteve te antaresimit te vendit tone ne BE, qe e enderrojme te gjithe, te majte, te djathte, centriste dhe apolitike.

Asaj qe thame me siper, I duhet shtuar edhe faktori kohe, teksa kabineti Berisha akoma nuk ka mbushur nje vit ne qeverisje te vendit. Eshte shume e renesishme, ti lihet koha e nevojshme gjithkujt qe kerkon te realizoje dicka, aq me teper kur mandati I dhene nga zgjedhesit, natyrshem eshte 4 vjecar.

Detyra e cdo opozite, eshte te paraqese alternativa me te mira nga ato qe paraqet mazhoranca. Kjo do te sillte, nje rritje te perkrahjes popullore, e cila do te konvertohej ne vota, por vetem pas 4 viteve. Ose ne rastin tjeter, kur mazhoranca te binte nen nivelin 70 deputete, te mbeshtetjes ne Kuvend. Logjikisht, te gjithe duhet te mendojne ne kete sens, ne kete fryme, edhe nese dikujt nuk I pelqen dialekti verior I Berishes, e folmja shkodranishte e Topallit, dialekti jugor I Leskajt apo edhe portreti I Trashanit. Mendoj se ky eshte rregulli numer 1 I cdo sistemi demokratik dhe jo vetem ne Shqiperi. Parimi themelor I nje sistemi demokratik, eshte liria e shprehjes se opinionit dhe alternatives dhe me pas, jane zgjedhesit qe thone fjalen e fundit. Jemi te qarte se sot PS-ja dhe aleatet e saj, sic edhe neser ndoshta PD-ja me te vetet, asnjehere ne nje shesh te vetem, ne nje miting te vetem, nuk mund te mbledhin 2 milion njerez kunder nje mazorance, per te treguar se ajo nuk I ka numrat. Atehere, testi I vetem jane zgjedhjet.

Jam I bindur thellesisht, se zgjedhjet e parakohshme nuk I sherbejne askujt, as edhe vete opozites. Jane te shumte eksponente te saj, te cilet sinqerisht, shprehen se duhet te qendrojne nje kohe te gjate larg pushtetit, per tu pastruar nga semundjet qe burojne prej tij. Nga ana tjeter, ne loje jane jo vetem fatet e Shqiperise drejt BE-se, por edhe statusi perfundimtar I Kosoves. Ne keto dy raste, nje shtet I konsoliduar dhe pa trazira zgjedhjesh dhe polemikash elektorale, do ti sherbente shume mire qellimeve te mesiperme. Se fundi, edhe nese po qeveris keq, sic thone te majtet, mazhorances aktuale I duhet dhene mundesia te gaboje sa e rende, qe pas 4 viteve ne zgjedhje, e majta te marre sa me shume vota, per te ndertuar shtetin sipas alternativave te saj. Nje zgjidhje e tille, mbase eshte mjaft sempliciste, por eshte nje parim qe te pakten shume vende ne bote, e kane aplikuar.

Megjithate, ne vitin 2007, eshte nje takim shume I rendesishem, jo I zgjedhesve shqiptare, por I deputeteve te Kuvendit. Per zgjedhjen e pasuesit te Mosiut ne krye te shtetit, jane te nevojshme 84 vota, te cilat aktualisht, mazhoranca duket se nuk I ka. Opozita, kerkon te shfrytezoje kete fakt, jo per te dhene konsensus qofte edhe per nje figure te propozuar nga vete ajo, per te arritur pushtetin ne zgjedhje te parakohshme. Etja per pushtet bashkuar papergjegjshmerise se nje shtetari apo shtetareve te mungur, mund te sjellin nje situate te padeshiruar per askend. Ka edhe nje detaj fare te vogel. Me sistemin aktual, me te cilin opozita aktuale humbi, ku e merr sigurine e majta se mund te fitoje zgjedhjet? A do te mendonte per zgjedhje te parakohshme opozita, nese ne vitin 2007 nuk do te ishte takimi me zgjedhjet e presidentit te republikes?

Blerti DELIJA

 

Njė reportazh i vogėl nga kėshtjella e madhe e Kelmendit

Nėse dikush kėrkon tė shohė njė kėshtjellė tė pamposhtur, tė cilėn nuk mundėn ta shkatėrronin shekujt, nė Shqipėri ajo kėshtjellė ėshtė pa as mė tė voglin dyshim Kelmendi i Malėsisė sė Madhe. Pėr rreth katėr shekuj e gjysėm kelmendasit u ndeshėn e luftuan me hordhitė otomane qė kėrkoni jo vetėm t’u merrnin trojet e lirinė, por mbi tė gjitha t’u ndėrronin me dhunė besimin. Lufta ishte e gjatė dhe e tmerrshme, por fitorja u takoi kelmendasve qė pas shkatėrrimit tė Perandorisė Turke, popullsia e kėtij vendi ishte mbi 96% e besimit katolik, pra ishte e po atij fisi famėmadh qė jetėn dhe vdekjen e kishte tė bazuar nė binomin “Fe e Atdhe”. Kur Shqipėria u tha se ishte e lirė nga nazi-fashizmi, nė pushtet erdhėn komunistėt tė cilėt e pushtuan e sunduan Shqipėrinė me metodat antinjerėzore, tė pėrziera me diktaturėn bolshevike. Kelmendasit dhe Malėsorėt e kishin paralajmėruar rrezikun komunist, i cili pa vonuar do tė shkatėrronte gjithēka ishte fetare e atdhetare. Besimi katolik u shpall armiku mė i rrezikshėm i komunizmit, ku Kelmendi, si kėshtjella e besimit kristian u vendos nė shėnjestėr tė sistemit neo-otomano-bolshevik. Pėr tė vėrtetuar kėtė mjafton tė vizitosh Kelmendin e sotėm dhe tė bisedosh me banorėt atje, ku mėson masakra dhe krime komuniste, ku dėgjon emra familjesh e fisesh tė persekutuara, tė burgosura, tė internuara vetėm se nuk mohonin besimin tek Krishti, qė komunizmi e kishte ndaluar. Ne, kėsaj radhe, nė reportazhin tonė, po shkruajmė vetėm pėr familjen Gjelaj, ku si simbol kanė tė ndjerin Ndue Vat Gjelaj, tė cilin Partia e Punės (Komuniste), nė vitin 1979 e kishte dėnuar me 7 vjet burg, me akuzėn “agjitacion e propagandė kundėr shtetit komunist”, ku njė pjesė e propagandės kishte qenė edhe fetare, pra pėr besimin tek Zoti, qė nė kushtetutėn e vitit 1976 ndalohej me ligjin komunist. Sidoqoftė, pas rrėzimit tė komunizmit nė vitin 1991, mendohej se kalvari i persekutimit tė Ndue Gjelajt dhe familjes sė tij do tė mbaronte, por siē mėsuam nga banorėt e Kelmendit, kjo nuk kishte qenė e thėnė, pasi pėrsėri Ndue Gjelaj dhe familja e tij do ta pėsonin, madje edhe mė keq nga Partia Socialiste (Partia Komuniste me emėr tė ndėrruar nė qershor 1991). Nė vitin 1993 falangat komuniste tė mbėshtetura nga Partia Socialiste vrasin vėllanė e Ndues, Gjekė Gjelajn nė kushte misterioze, pasi ishte kėrcėnuar disa herė si antikomunist, dhe besimtar i mirė katolik qė kishte ndihmuar nė ringritjen e kishave. Por sidoqoftė Ndue Gjelaj gjatė qeverisjes demokratike deri nė vitin 1997, gjeti njėfarė qetėsie shpirtėrore, e cila filloi t’i trazohet kur socialisto-komunistėt morėn pushtetin me dhunė nė vitin e zi 1997. Gjithsesi, nė vitin 2002 Ndue Vatė Gjelaj arriti tė shkojė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (bashkim familjar) tek e bija Liza Ndue Gjelaj (Vushaj - mbiemri i burrit pas martesės). Ndue Gjelaj mahnitet me bukurinė, zhvillimin dhe ekonominė amerikane qė e kishte bekuar vetė Zoti dhe kjo ishte arritur vetėm nė qytetėrimin e besimin kristian, nė tė cilin besonte Ndueja dhe familja e tij. Pas kthimit nga Amerika, Ndue Gjelaj filloi tė tregojė mrekullitė qė kishte takuar atje, ku nė mes tė tjerave thoshte se ėshtė turp me i dhanė ma vota Partisė Socialiste e cila na kishte lėnė nė kėtė mjerim, mashtrim e shkatėrrim tė pashoq. Socialistėt nė pushtet duket se morėn masat e tyre kriminale duke e helmuar nė mars tė vitit 2004 (mendohet nė njė lokal tė militantėve tė tyre). Ky helmim nė fillim e sėmuri rėndė derisa nė vitin 2005 i mori jetėn, por mjerisht kėsaj vdekjeje i ndėrruan edhe diagnozėn. Socialistėt nė pushtet vazhdimisht kishin pasur nė shėnjestėr jo vetėm Ndue Gjelajn, qė i morėn jetėn, por edhe fėmijėt e tij, ku mjafton tė kujtohen tmerret qė kishte hequr e bija Hana Ndue Gjelaj (sot me mbiemrin Drejaj, mbiemri i burrit Fran Drejaj), e cila disa herė ishte kėrcėnuar me vdekje se po vazhdonte rrugėn e babait si besimtare katolike dhe si antisocialiste. Hanėn disa herė kishin tentuar edhe ta grabisnin banditėt socialistė, gjersa njėditė u detyrua tė largohet nga Kelmendi e Shqipėria qė e deshi aq shumė. Ėshtė interesant se njė trajtim tė tillė dhunimi e kėrcėnimi kishin edhe djemtė e Ndue Gjelajt, Besnik e Fran Ndue Gjelaj, por qė kėta si burrat arritėn tė mbijetojnė deri tani me shumė vėshtirėsi. Vlen tė theksohet se edhe tani qė pas tre korrikut tė vitit 2005, kur nė pushtet kanė ardhur demokratėt, socialistėt e mirėorganizuar nė grupe militante dhe nė errėsirė (larg syrit tė shtetit demokratik) vazhdojnė hakmarrjen siē e quajnė ata ndaj demokratėve, e veēanėrisht atyre tė besimit katolik, tė cilėt i quajnė armiq tė pėrjetshėm tė komunizmit e socializmit.  Pėr tė maskuar veprimtarinė e tyre militantėt socialistė shpesh kėrcėnimeve dhe dhunimeve ndaj demokratėve katolikė u japin ngjyra tė fondamentalistėve islamikė, duke bėrė qė jeta e demokratėve katolikė tė jetė e rrezikuar pėrherė. Dhe ku shpesh me keqardhje konstatohet se kėtė jetė janė tė detyruar ta shpėtojnė vetėm duke emigruar nė vendet perėndimore, ku si simbol kanė vendin e lirisė e demokracisė sė vėrtetė, Amerikėn...

Ndue Bacaj

 

Komunikatė pėr shtyp e Konsullatės Italiane

Komunikojmė se duke filluar nga dita e martė, 22 gusht, dokumentacioni pėr legalizim pėr Studime do tė mund tė dorėzohet drejtpėrdrejt pranė zyrave tė Union Ekspres tė pranishme nė zonėn e mbulimit tė Konsullatės, pasi tė jetė legalizuar nga Ministria e Jashtme e Shipėrisė.

Zyrat e Union Ekspres do tė pranojnė vetėm dokumentacionin e paraqitur nga qytetarė shqiptarė tė cilėt kanė pasaportė qė hyn nė kompetencat e Zonės sė Mbulimit Konsullor tė Shkodrės.

Sipas kėsaj procedure, dokumenti do tė mund tė tėrhiqet, i legalizuar nga Konsullata e Italisė nė Shkodėr pėr Studime, brenda 7 ditėsh mė sė shumti, duke filluar nga data e dorėzimit pranė zyrave tė Union Ekspres.

Kujtojmė se legalizimi pėr Studime ėshtė Falas; pagesa ėshtė e detyrueshme vetėm pėr shėrbimin e dorėzimit dhe tėrheqjes sė dokumenteve pranė agjensive tė Union Ekspres, me tarifėn e vendosur nga kjo zyrė.

 Konsullata e Italisė nė Shkodėr u ofron kėshtu tė interesuarve njė shėrbim qė do tė mund tė zgjidhet lirisht, me synim bėrjen mė tė efektshme tė punės sė Konsullatės dhe dhėnien nė kushte mė tė mira tė shėrbimeve pėr publikun.

.............................

Consolato d’Italia

Scutari

 

Komunikatė pėr shtyp e Konsullatės Italiane

Konsullata e Italisė nė Shkodėr komunikon se, sipas afateve tė parashikuara nga normativa e pararegjistrimeve tė studentėve tė huaj nė universitetet italiane, studentėt qė janė paraqitur nė Konsullatė nga data 31 korrik deri mė 3 gusht do tė mund tė tėrheqin pasaportat e tyre pranė sporteleve tė “Union Ekspres” qė ndodhen nė ēdo rreth tė Zonės sė Mbulimit Konsullor (Shkodėr, Pukė, Koplik, Kukės, Tropojė, Hasa, Lezhė, Rrėshen, Dibėr) mė 22 gusht. Pėr dorėzimin e pasaportave falas pranė zyrės mė tė afėrt me vendbanimin e secilit student, falėnderojmė Union Ekspres, shėrbimin i cili, nė ngjashmėri me sa ėshtė bėrė nė Tiranė dhe Vlorė, ka marrė pėrsipėr kėtė nismė nė dobi tė tė interesuarve.

Janė 336 visa tė lėshuara, 6% mė shumė nė raport me vitin e kaluar. Fakultetet e pėrzgjedhura mbeten kryesisht nė argumentin juridik-ekonomik (Ekonomi, Juridik, Shkenca Politike) dhe nė argumentin teknik (Mjeksi, Inxhinjeri, Arkitekturė); ndėr zgjedhjet mė tė veēanta janė edhe akademitė e arteve, veēanėrisht konservatorėt e muzikės.

Firenze ėshtė njė pikė tėrheqėse pėr studentėt shqiptarė, nė vazhdėn e njė tradite shekullore, tė pėrtėrirė kėto 15 vitet e fundit, por edhe Milano, Padova, Bologna, Roma etj., me mė pak synime drejt jugut dhe ishujve (Bari, Catagna, Cagliari).

Shumė studentė, gjatė bashkėbisedimit, kanė treguar njohje tė mirė tė gjuhės italiane, falė edhe marrjes sė ēertifikatave tė gjuhės tė njohura nė shkallė ndėrkombėtare, si “CELI”, qė do t’i pėrjashtojė nga provimi i gjuhės italiane pranė universiteteve.

Studentėt qė kanė marrė vizėn, tė vlefshme deri mė 31 janar 2007, duhet tė japin provimin e gjuhės italiane si dhe provimet e mundshme shtesė pėr hyrjen nė kurset universitare me numėr tė kufizuar: kush i merr kėto provime duhet tė pėrfundojė regjistrimin nė kohėn e parashikuar, me qėllim dhėnien e lejes sė qėndrimit.

Mbyllet kėshtu edhe kėtė vit procedura e studentėve, si gjithmonė njė takim me shumė rėndėsi pėr punėn e Konsullatės dhe pėr nevojat e publikut, qė ėshtė karakterizuar kėtė vit nga disa risi tė rėndėsishme si pararegjistrimi drejtpėrdrejt pėrmes internetit, vendosja e takimeve tė sakta dhe pa pritje nė rradhė pėr studentėt, me procedura mirėsjelljeje dhe efektshmėrie, si dhe dorėzimi falas i pasaportave.

Tė gjithė studentėve, iu priftė mbarė!

.............................

Consolato d’Italia

Scutari

 

 

Reportazh nga Alpet e Shqipėrisė sė Veriut

Thethi nė 50-vjetorin e lindjes sė alpinizmit shqiptar

1. Drejt lartėsive me borė

Rruga automobilistike Shkodėr-Theth, tani nė gusht ka njė kėnaqėsi tė veēantė edhe pėr faktin se nga njė rrugė shumė e mundimshme, po zgjerohet dhe asfalti sė shpejti do t’i thotė Bogės “Mirė se tė gjeta!”.

Udhėtojmė drejt shtigjeve tė gjelbra, drejt shtigjeve tė bardha. Arrijmė nė Okol tė Bogės. Makina tani merr kthesėn. Fillon ngjitja drejt lartėsive dhe pėrballė kemi male gjigande, mbi supet e tė cilėve ka borė qė kafshohet nga rrezet pėrvėluese tė gushtit. Nė lugina tė thella ėshtė ulur tė pushojė orteku me borė tė pėrjetshme, qė s’ia ka frikėn gushtit. Bora i dhuron freski tė pashoqe gjithė natyrės alpine. Pėrmes tunelit tė gjelbėr, pėrmes gjetheve plot freski, makina arriti nė qafėn e Tėrthores. Kjo qafė ėshtė pika mė e lartė automobilistike e vendit tonė. Shpalosen pamje mahnitėse. Ndalojmė nė Bunin e Tėrthores. Disa metėr mbi rrugėn automobilistike, sodisim liqenin me origjinė akullnajore. Hedhim vėshtrimin nga perėndimi. Lart Biga e Gimajve plot me borė, sikur tė ishte nė dimėr. Poshtė shtrihet lugina e Shalės, pėrmes sė cilės kalon lumi i akullt. Nė tė dyja anėt e lumit zbardhojnė shtėpitė e lyera me gėlqere dhe gjelbėrojnė livadhet e arat. Vazhdojmė udhėtimin. Ndalojmė te varri i Trieshit. Pėrsėri pamje fantastike! I pėrpijmė me vėshtrim tė gjithė ato male qė shpojnė hapėsirat blu. Duket sikur i kemi rrokut e sikur i kemi tė gjitha nė pėllėmbė tė dorės. Sytė tanė bėhen “kamera dixhitale”.

Dhe ja:

2. Thethi, perlė e bukurisė sė natyrės shqiptare

Shtegu i Dhenve, nė kėtė shteg, gjatė periudhės dimėrore ka qenė rruga mė e shkurtėr pėr t’u lidhur me Bogėn duke udhėtuar pėr nė Shkodėr. Pėr shkak se nė dimrat e gjatė mbarohej ushqimi pėr bagėti, fillohej shtegtimi me dele “dhen”. Tufat e dhenve ose tė deleve kalonin nė shtegun e ngushtė dhe pėr kėtė arsye ėshtė quajtur Shtegu i Dhenve.

Nė kullotat alpine, lart mbi livadhet e Gjeēajve, Baldaēi zbuloi njė lule qė nuk gjendet askund nė botė e cila u quajt “Valfenia Baldaēi”. Krenohet Thethi pėr kėtė lule, krenohet Shqipėria pėr kėtė specie qė Zoti e ka krijuar vetėm pėr Shqipėrinė. Vėshtrojmė djathtas, nė veri tė Thethit. Mbi lagjen Okol ngrihet madhėrishėm Mali i Radohinės. Ky mal me borė tė pėrjetshme dimrave s’duron borėn mbi supe dhe herė pas here, nė mėnyrė tė vazhdueshme zbraz orteqe nė luginė duke pėrhapur oshtimė shurdhuese. Kjo oshtimė, kjo melodi alpine ėshtė bėrė ngacmues i pėrhershėm pėr banorėt e kėtyre anėve.

Pamjet shpalosen pėrsėri. Ja, Rrethi i Vizhnės, ja Maja e Harapit. Nė kėtė majė ndodhen pikat mė tė vėshtira pėr t’u pushtuar nga alpinistėt. Nė shpatet e kėtij mali supershkėmborė, super tė pjerrėt, alpinistėt evropianė duke pėrdorur mjetet mė moderne pėr ngjitje, shumė prej tyre janė thyer para vėshtirėsive nė Malin e Harapit.

Nė vitin 1995, alpinistėt tanė, me shumė pėrvojė, u ballafaquan me vėshtirėsi tė pakalueshme. Njė lajm rrėnqethės u pėrhap nė fshat. Njė alpinist ishte ngujuar nė mes tė shkėmbit. Qėndronte i varur nė litar dhe s’kishte asnjė shans pėr tė vepruar. Nata u err dhe ai qėndronte i varur. Shokėt e kishin tė pamundur ta shpėtonin me mjetet qė dispononin. U dha alarmi. Malėsorėt u pikėlluan pamasė. Alpinisti qėndroi si nga ata dragonjtė e maleve. U njoftua Tirana dhe me shpejtėsi u bė ndėrhyrja me helikopter. Rezultatet e para dolėn pa sukses. Njerėzit u tmerruan, por alpinisti, si njė Promete i vėrtetė s’u mposht. Mbas disa ndėrhyrjeve problemi u zgjidh me sukses. Tė gjithė duke u dridhur dolėn nga njė “ferr” i vėrtetė. Alpinisti e kreu detyrėn, atė detyrė qė as mė modernėt s’e kishin arritur njė fitore tė tillė. Vetėm njė zemėr shqiptari do tė korrte njė fitore tė jashtėzakonshme.

Pėrsėri pamje: Qafa e Pejės, tutje liqeni akullnajor karakteristik pėr Alpet. Maja e Alisė dhe maja e Jezercės, Qafa e Vablonės... Maja e Drenit, Maja e Zorgjit. Ja, kėto male tė lidhura dorė pėr dore rrethojnė fshatin e bukur tė Thethit, Parkun Kombėtar nė zemėr tė Alpeve, perlėn e bukurive mahnitėse tė natyrės shqiptare.

 

3. Turizmi kulturor, turizmi familjar

Shtėpitė e bukura tė fshatit Theth, ndėrtuar sipas modelit alpin, shtėpi tė shpallura nga shteti “Monument Kulture”, shkolla nė qendėr tė fshatit e bėjnė fshatin mė tėrheqės pėr pushuesit, tursitė e alpinistė tė huaj dhe vendas. Tani nė Theth janė shpėrngulur shumė familje pėr nė zonat urbane dhe kanė mbetur pak familje qė banojnė vazhdimisht nė kėtė fshat, por me tė filluar pranvera, banorėt kthehen nė fshat pėr tė kaluar pushimet verore nė shtėpitė e tyre dhe njė pjesė e madhe zhvillojnė turizėm familjar. Ka shumė nga banorėt e Thethit qė janė kualifikuar pėr turizėm familjar, si pėr kuzhinė, pėr hoteleri si dhe kanė pėrparuar me zotėrimin e gjuhės angleze. Me banorėt e Thethit komunikohet lehtė, sepse kanė kulturė qytetare, mbasi prej 70 vjetėsh, gjatė periudhės sė verės, shumica kanė banuar me familje qytetare nė shtėpitė e tyre. Pėrveē kėsaj, ka banorė tė shumtė me arsim tė lartė me degė tė ndryshme tė ekonomisė e tė kulturės, duke pėrfshirė kėtu edhe degėn e menaxhimit pėr biznes-turizėm. Kjo pėrbėn njė mundėsi shumė tė madhe pėr zhvillimin e turizmit kulturor e familjar, pėr rritjen e tė ardhurave ekonomike tė banorėve tė kėtyre alpeve. Tė gjithė banorėt, njėzėri kėrkojnė nga Qeveria Demokratike, Shteti, tė japė kredi pėr zhvillimin e turizmit familjar, tė ndėrhyjė me investime tė veēanta pėr tė rregulluar infrastrukturėn. Urgjentisht kėrkohet vendosja e njė ripetitori, sepse celularėt nė fshat nuk punojnė. Gjatė verės fshati kėrkon mjek qė t’u pėrgjigjet nevojave pėr pushuesit e shumtė qė gjatė verės arrijnė me mijėra, si: turistė, alpinistė, familjarė pėr verim etj. Prania e rendit nė ēdo kohė ėshtė e domosdoshme.

Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, z.Bujar Leskaj, krahas zhvillimit me sukses, si asnjėherė tjetėr tė turizmit nė bregdet, nė qendėr tė vėmendjes ka edhe turizmin kulturor e turizmin familjar si dhe zhvillimin e alpinizmit nė Alpet e Shqipėrisė sė Veriut, kėtu nė Theth.

Zoti Leskaj dhe deputeti i zonės n.2, Astrit Bushati, nė tė ardhmen do tė intensifikojnė punėn pėr tė plotėsuar kėrkesat e banorėve tė kėtyre Alpeve, tė Thethit, “Bastionit tė Demkoracisė” nė Veri tė atdheut, 1991-2005, me fitore tė bujshme dhe pa asnjė humbje pėr Partinė Demokratike dhe koalicionin e djathtė.

Tani, nė gusht, kur vapa tė pėrvėlon, ka replika tė shumta pėr bukuritė e bjeshkėve tė Thethit. Kėto bukuri janė shijuar nga personalitete tė shquara tė kombit shqiptar, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, At Anton Harapi dhe zotėrinjtė mė tė shquar tė Shkodrės etj. Thethin e ka vizituar edhe ish-Presidenti i Shqipėrisė, Profesor Doktor Sali Berisha dhe turistė, alpinistė nga e gjithė Shqipėria, nga kontinente tė ndryshme tė botės qė kanė dhėnė vlerėsime kulmore pėr bukuritė e natyrės dhe pėr pasurinė e madhe shpirtėrore tė malėsorėve tė kėtyre bjeshkėve. Ja pse Qeveria Demokratike krenohet me kėtė banor dhe sė afėrmi kėta, me kėtė pasuri natyrore qė i ka dhuruar Zoti edhe thethjanėt  do tė bėhen milionerė. Sė shpejti, me masat qė do tė marrė Qeveria, nė drejtim tė Alpeve do tė vėrshojnė mijėra e mijėra turistė vendas dhe tė huaj, familjarė nga qytetet e ndryshme tė Shqipėrisė, tė cilėt do tė priten nga banorėt e Thethit me shprehjen tradicionale “Mirė se ju ka prue Zoti!”

4. Thethi, vendlindja e alpinizmit shqiptar

Nė qendėr tė fshatit, nė fasadėn e mureve tė shkollės sė Thethit ėshtė vendosur njė pllakė mermeri. Kjo pllakė ėshtė aty dhe ruhet prej njė gjysmė shekulli. Nė tė, me daltė e ēekiē ėshtė skalitur: “Kėtu, mė 18 korrik 1956, u organizua aktiviteti i parė alpinistik nė vendin tonė”.

U mbushėn plot 50 vjet, kur njė makinė ndaloi nė oborrin e shkollės, nga ajo zbritėn alpinistė qė do t’i dhuronin Thethit dhe Shqipėrisė ditėlindjen e alpinizmit shqiptar. Alpinistėt mė tė mirė, qė tani e tutje do tė zhvillonin stėrvitje tė organizuar me rininė shqiptare, zunė vend nė Theth. Nismėtarėt e parė ishin personalitetet mė tė njohur tė sportit e tė atletikės shqiptare si Luigj Shala, Minella Kapo, Astrit Omeri, Vasil Stambuli, Taxhedin Shehu e shumė tė tjerė. Respekte e mirėnjohje pėr ata themelues qė nuk jetojnė mė. Respekt pėr tė gjithė ata sportistė shkodranė qė u morėn me zhvillimin e sportit tė alpinizmit nė Shqipėri dhe qė i dhanė me tė drejtė Thethit privilegjin pėr t’u quajtur vendlindja e alpinizmit.

Pal Rupaj

 

Bashkėbisedim i hidhur...

Mbase mė parė ishte e domosdoshme biseda ime me tė qė unė tė shkruaja diēka tė tillė. Mbase mė pėrpara as qė mė ka shkuar ndėr mend mbi kėtė fakt. Shpesh herė, shumė gjėra nuk na bėjnė edhe aq pėrshtypje nėse nuk i prekim, edhe pse jemi nė dijeni tė ekzistencės sė tyre. Janė histori tė kėsaj bote tė ēmendur qė tė ēmendin dhe ta bėjnė edhe njė herė mė tė pakuptimtė arsyen e tė jetuarit. Janė histori qė pa asnjė tė drejtė ulin vlerat njerėzore. Nė fakt nuk arrij ta konceptoj nėse unė nė tė vėrtetė isha pjesė e asaj bisede apo isha thjesht njė dėgjuese, sepse... sepse ajo nuk fliste fare me mua. Ajo i drejtohej “atij” qė nė tė vėrtetė nuk ishte aty. Por ajo e ndjente aty, e ndjente tek i pėrgjigjej, e ndjente tė pranishėm ndaj dhe i fliste. Pėrgjigjja e asaj krijese tė padukshme por prezente, e acaronte edhe mė shumė atė. Unė, lexues tė nderuar vendosa t’jua pėrcjell edhe juve kėtė bashkėbisedim mes “asaj” dhe “atij”, qė kushedi se ku mund tė ndodhet tani.

Kam bindjen se pasi tė keni pėrfunduar rreshtin e fundit tė kėtij shkrimi, edhe ju, ashtu si pa kuptuar, do ta gjeni veten brenda... Ndoshta...

Shshshtt!!! Mos qaj mė! Hajde tani se mjaft qave. Unė nuk di se ēfarė ke xhanėm?! Pse nuk e mbyll atė gojė njė herė tė vetme. Gjithė ditėn s’bėn asgjė tjetėr vetėm qan. E di, mė ke mėrzitur aq shumė sa nuk di ē’tė tė them. Ore, ti, do tė pushosh apo jo?!... Na mėrzite, tani. Tė ushqeva, tė vesha, tė ndėrrova, tani ē’do mė zotrote? Po s’ke faj ti, aq mė mirė tė sillet njeriu me ty, ti as qė do t’ia dish madje aq mė keq sillesh. Mė ēan veshėt gjithė ditėn e ditės me atė tė qarėn tėnde acaruese. Ja, kėshtu, pusho, bėhu i mirė. Tė paktėn meqė janė momentet e fundit qė do tė jemi bashkė. Tė paktėn tė ndahemi paqėsisht. Le qė, ku kupton ti se ē’tė them unė?! Edhe unė qė merrem me ty. Megjithėse mė pėlqeka tė flas me dikė, e meqė unė nuk kam askėnd tjetėr kėtu, po flas me ty. Para se tė shkosh do tė t’i tregoj tė gjitha nė mėnyrė qė tė mos mbesė pishman asgjė, madje njė ditė edhe tė mė falėnderosh fort qė tė nisa nga kėtu. Do tė mė thuash “mė shpėtove!”. Pa prit njėherė, ku tė tė ēoj unė ty?! Kėtė s’e mendova. Sa budallaqe qė jam! Mos do zotrote tė tė ēoj nė Hėnė apo tek yjet... jo me ngadalė se atje s’tė ēoj dot. Por njė gjė ta them se pasi unė tė tė ēoj atje ku dua dhe tė kalojė njėfarė kohe, atėherė ti do tė shkosh nė qiell, pasi mė kanė thėnė se njerėzit e mirė shkojnė nė qiell e qė nga atje lart do tė mė falėnderosh. Ti i mirė je, ma do mendja. Nuk i ke bėrė njeriu keq deri mė sot. Sigurisht, pėrveē meje! Mua mė nxive jetėn. Po ē’t’u desh qė erdhe njėherė?! Po kush tė thirri?! E pikėrisht tek mua. Tek unė, qė i urrej ata si puna jote. Po pra, i urrej, tani e more vesh ti. Ta dish para se tė shkosh qė tė urrej sepse mė shkatėrrove jetėn. Po pse e bėre? Po jeta ishte vetėm e imja. Ti ē’dreqin deshe qė kėrkove pjesė nė jetėn time. E unė prandaj tė urrej. Ja, tani fillove prap tė kėndosh, ti po pusho, tė thashė dhe mos ma ndėrprit fjalėn pėrgjysėm. E di ti qė nuk i ndėrpritet fjala tjetrit. Apo s’tė pėlqen tė dėgjosh fjalė tė tilla. Epo, ky ėshtė realiteti. Mos do tė bėrtas edhe mė shumė, ja: Tė Urrej!!! Tani besoj e more vesh, ka kohė qė mė je ngjitur dhe s’mė shqitesh. Por tani nuk ka mė, s’tė duroj mė. Tani do tė tė zhduk nga jeta ime, tė mė lesh tė qetė. E mbaj fare mirė mend atė ditė qė mora vesh qė tė prisja ty. Ai ishte mallkimi im. Por vetė mallkimi i ēastit, sepse jetėn s’tė lė tė ma marrėsh. Kėtė hiqe nga mendja. Mbaj mend se dola nga spitali si e llahtarisur me pėrgjigjen e analizave nė dorė. M’u duk sikur sapo mė kishin dhėnė dėnimin me vdekje. Kujtoj bisedėn e fundit qė pata me atė. Emrin nuk guxoj t’ia pėrmend. Mė shpuri nė djall mua bashkė me ty, sapo ia thashė. Madje edhe mė gjuajti. Unė hėngra njė shpullė pėr fajin tėnd edhe pėr kėtė tė urrej. Ai iku dhe edhe unė e ēova nė dreq tė mallkuar atė maskara. Sigurisht ai tė hiqte qafe fare kollaj, po unė nuk kisha ku tė tė ēoja. Tė kisha brenda vetes. Nė shtėpi mė mbyllėn derėn nė fytyrė ata tė mijtė. Thjesht, nuk tė pranonin se nuk tė njihnin. Fundja kur nuk tė doja unė qė tė kisha brenda vetes, pse tė tė donin tė tjerėt?! Ti do tė mė pyesėsh pse nuk tė hoqa qafe qė nė fillim. Me shumė dėshirė do ta kisha bėrė, por unė pėr inat tė atij qė unė s’dua t’ia pėrmend emrin, pėr inatin e atyre tė mijve dhe pėr inatin e gjithė botės doja qė ti tė dilje nė dritė. Dhe mbi tė gjitha nuk tė hoqa qė nė fillim sepse ti duhet t’i dije tė gjitha kėto qė po t’i them sot. E mė pas fillikat e vetme... pusho pra, fillove ti, pusho se po flas... ashtu... fillova qė tė fshija rrugėt... e ndėrkohė ti rriteshe brenda meje, dhe barku mė fryhej ēdo ditė e mė shumė. O Zot, ēfarė tmerri, ē’mė ke bėrė tė heq pėr nėntė muaj me radhė, edhe pėr kėtė tė urrej, pėr tė mos pėrmendur ēastin kur tė nxora nė dritė, as qė dua ta kujtoj atė ferr tė vėrtetė. E tė gjitha kėto pėrse?! Vetėm pėr njė shkak, vetėm pėr ty. Ti je fajtori i vetėm. Ti qė s’mė lė rehat nė jetėn time, por deshe tė vish i paftuar, i padėshiruar. Dhe ja, tani kanė kaluar gati pesė muaj dhe unė ende s’e kuptoj se ēfarė jam duke bėrė ende kėtu me ty. Pse nuk tė jap fund njėherė e pėrgjithmonė?! S’e di!!! Ohu! Fillove ti! Eja tė dalim sepse sot ėshtė fundi pėr ty e fillimi pėr mua. Eja se pjesėn tjetėr do ta tregoj rrugės se do tė ecim goxha, pasi unė nuk kam gjetur vedin ku tė tė lė akoma. Eja e mė qaj gjithė rrugės, se nuk tė duroj dot. I sheh sa njerėz ka nė rrugė? Nė pamje tė parė tė duken tė gjithė indiferentė, e tė mirė, secili nė punėn e vet, por me tė vėrtetė janė ca pėrbindėsha qė i urrej. Shih si na shohin gjithė pėrbuzje. Le tė mė pėrbuzin sot, sepse nesėr nuk do ta bėjnė mė, sepse nesėr ti nuk do tė ekzistosh. Le tė kėnaqen ashtu si e kanė zakon me fatkeqėsinė e tjetrit. E di kėto pesė muaj qė kaluam bashkė nuk mbaj mend se tė kam puthur apo pėrkėdhelur ndonjėherė. Mbaj mend kur mė buzėqeshe pėr herė tė parė dhe unė u talla me ty duke tė tė thėnė se kėtu buzėqeshja nuk ekziston fare nė kėtė botė ku gabimisht ke ardhur ti, prandaj duhet tė ikėsh sa mė parė. Por ti as qė ma vije veshin dhe vazhdoje tė mė buzėqeshje si i marrė. Edhe kujt, mua qė tė urrej. Mirė qė nuk di tė flasėsh se kush tė duron edhe dėrdėllitjet e tua. Por tani mė mjafton edhe e qara jote dhe unė bėhem menjėherė keq. Mė mirė tė qeshėsh, sepse ashtu tė paktėn nuk tė ēan veshėt. Por tani as nuk do tė qash, as nuk do tė qeshėsh mė. E shikon gjithė kėtė hapėsirė qė na rrethon. Kjo ėshtė bota e fėlliqur qė tė zvarrit sa nė njė labirinth, sa nė njė tjetėr. Po atė orėn e madhe tek muri, e shikon? Ajo orė mat kohėn qė tė vret me sekondat e saj. Dhe ti mė ke vjedhur shumė kohė, por tani s’ka mė. Jam nė dilemė, po sikur tė tė kisha mbajtur edhe disa kohė, vallė a kisha mundur tė tė doja njė ditė? Jo, jo, jo as nuk e imagjinoj. Tė tė dua unė ty? Ti qė mė shkatėrrove jetėn. As qė bėhet fjalė. Do tė tė urreja ēdo ditė e mė shumė. Po sikur tė tė hedh tek ky koshi i mbeturinave. Tė paktėn kėtu brenda nuk do ta dėgjojė kush tė qarėn tėnde mbytėse deri sa unė tė jem larg. Hapa dhe kapakun. Ja, rri kėtu. Kėtu do tė jesh mirė. Tė kam mbėshtjellė edhe pse bėn pak ftohtė.

Tani, unė po iki pėrpara se tė mė shohė dikush. E di, tė jap fjalėn qė nuk do tė tė urrej mė tani. Nuk do ta harroj kurrė qė njė herė pata njė bebush apo jo, sepse ti ishe bebushi im. Atje ku do tė shkosh do tė jesh shumė mė mirė, pėr kėtė tė jesh i sigurt dhe tė thashė edhe njė herė, do tė mė falėnderosh qė nuk tė lashė tė jetosh nė ferrin e kėtushėm. Ah..., edhe diēka tė fundit, asnjėherė nuk tė kam vėnė njė emėr. Po sikur tė ta vė tani?! Jo, mė mirė jo. Ashtu siē erdhe, njė i huaj, ashtu edhe shko. Mė mirė tė mos kesh fare emėr. Atje ku tė shkosh ti kam dėgjuar se tė vėnė emėr, tė quajnė engjėll. Tani lamtumirė bebush!

Emiranda Lukaj

 

Beteja e Sukės sė Mkushit

Pak kush nė Malėsi tė Madhe, e aq mė pak nė Shqipėri (pėrveē kelmendasve) mund tė kujtohet pėr betejėn e zhvilluar nė Sukė tė Mkushit mė 25 prill 1911. Kjo betejė e zhvilluar nė trojet e Kelmendit nė valėn e kryengritjes antiotomane tė Malėsisė sė Madhe etnike e mė gjerė, ėshtė mė e rėndėsishmja pas atyre luftimeve qė ēuan nė ngritjen e flamurit kombėtar tė Gjergj Kastriotit pas 433 viteve robėri aziatike. E themi mė e rėndėsishmja pasi tėrbimi i Sulltanit kishte arritur kulmin, pas sukseseve tė mahnitshme tė kryengritėsve tė cilėt jo vetėm kishin zgjuar opinionin mbarėkombėtar, por mbi tė gjithė kishin ngritur nė kėmbė Europėn plakė, e cila dremiste deri atėherė duke menduar se Shqipėrinė (kėtė pjesė sė saj) e kishte humbur pėrjetėsisht... Tėrbimi i Perandorisė Otomane kishte risjellė nė skenėn ushtarake kriminelė si Turgut Pasha e Et’hem Pasha, tė cilėt ishin betuar qė jo vetėm tė shuanin kryengritjen e Malėsorėve e mė gjerė, por edhe tė shkretonin kėto troje qė do tė harronin deri nė amshim Kryengritjen e Flamurit e tė trimave tė Dedė Gjon Lulit. Plani i Stambollit ishte qė tė fuste nė mes dy zjarreve forcat kryengritėse dhe vetė Malėsinė e Madhe, duke sulmuar kėtė trevė nė dy drejtime: sė pari, me taborret e Et’hem Pashės qė ndodheshin me qendėr nė Gjakovė, tė cilat do tė vinin nga Gucia dhe tė godisnin nė Kelmend; sė dyti, forcat e tjera qė ndodheshin nė Shkodėr tė mėsynin Malėsinė nga Pėrroi i Thatė, Kastrati, Hoti e me rradhė deir sa kėto dy pjesė tė taborreve tė bashkoheshin nė Tuz, pėr tė shpallur shpartallimin e kryengritėsve dhe krejt Malėsisė heroike, qė ndėr shekuj kishte qenė treva qė nuk i kishte lėnė njė natė tė flinin tė qetė Sulltanin dhe drejtuesit e tjerė tė Perandorisė Otomane. Sidoqoftė, plani i Perandorisė ishte vėnė nė zbatim pėr tė nisur luftėn, por jo pėr tė mposhtur Malėsorėt, tė cilėt afėr Virit tė Kastratit kishin ndaluar turrin e hordhive turkoshake qė vini nga Shkodra, tė cilat prisnin fitoren e taborreve (8 batalioneve) tė Et’hem Pashės qė vinte nga Gucia dhe kishte filluar luftėn me trimat kelmendas. Beteja mė e rėndėsishme e fitores sė luftėtarėve kreshnikė tė Kelmendit zhvillohet pikėrisht mė datėn 25 prill 1911, nė Sukė tė Mkushit, ku rreth 1.000 luftėtarė tė lirisė luftuan si luanė malesh kundėr 8 batalioneve tė Et’hem Pashės, duke i shkaktuar armikujt otoman plot 150 tė vrarė e tė plagosur, por mbi tė gjithė duke e detyruar kėtė ushtri pushtuese tė ikė nė panik nga kishte ardhur dhe njėkohėsisht tė prishė pėrfundimisht planin e Sulltanit pėr tė shkatėrruar kryengritjen dhe harruar ngritjen e flamurit kombėtar tė 6 prillit nė majėn e Bratilės, Deēiq. Nėse pushtuesi otoman vėrtet do tė kishte realizuar synimin e tij, jehona e kryengritjes dhe suksesi i saj jo vetėm qė do tė ishin tė rrezikuara, por edhe jehona kombėtare e ndėrkombėtare do tė ishte zbehur aq shumė sa do tė rrezikoheshin edhe shpresat e pavarėsisė sė ėndėrruar prej shekujsh nga malėsorėt nė veēanti e shqiptarėt nė pėrgjithėsi, ose shqip duke u shuar kryengritja antiotomane dhe jehona e saj, do tė shuhej vatra e zjarrit kombėtar qė tashmė ngrohte pa pushim zemrat e shqiptarisė tė ndodhura nė mes acarit dhe akullnajave qė kultivonte pushtuesi aziatik. Pėr fat tė Malėsorėve dhe shqiptarėve, kjo nuk ndodhi, por fati i kryengritjes erdhi si rezultat i trimėrisė dhe heroizmit qė treguan kelmendasit dhe Malėsorėt e tjerė nė betejat luftarake nė tė gjitha trojet e Malėsisė sė Madhe etnike e mė gjerė, ku mbi tė gjitha ēelėsi i kėsaj fitoreje ėshtė pa as mė tė voglin dyshim beteja e 25 prillit 1911 nė Suk tė Mkushit. Natyrisht nė kėtė betejė mbrojtėse ranė dėshmorė 8 trima legjendarė dhe u plagosėn disa tė tjerė, ku kjo luftė nė disa momente u zhvillua edhe trup me trup. Dėshmorėt qė na servir historia e shkruar dhe ajo gojore ka pėrcjellė me lavdi dėshmorėt Pjetėr Mark Rudi, Mark Prek Marku, Nik Marash Ujk Hoti, e mbi tė gjithė qėndrojnė dy vėllezėrit dėshmorė nga Selca, Gjekė e Zef Prek Mark Leka. Vlen tė theksohet se edhe sot trashėgohet se si e priti nėna e dy vėllezėrve dėshmorė, Mitare Lucja lajmin e rėnies nė fushėn e betejės tė dy djemve tė saj. Ajo kur i treguan, pasi heshti njė ēast, nga thellėsia e shpirtit tė njė nėne qė fėmijėt i kishte rritur me kėngėt e trimėrisė qė nė djep pėr atdheun, tha: “Tash kam pse gėzohem pėr djemtė qė kam pasur, mbasi nuk u ėshtė dhimbtė jeta pėr mbrojtjen e trojeve tė tyre qė na kanė lėnė amanet tė parėt, qė pushojnė nė kėto troje tė lara me gjak ndėr mote”. Beteja nė mes Malėsorėve dhe taborreve otomane nė Suk tė Mkushit kishte zgjatur mbi 6 orė dhe kishte qenė njė luftė e tmerrshme, pasi ishin deshur trimat me trima, ku Kelmendasit kishin dalė kryetrima, e kjo me siguri edhe me ndihmėn e vetė Zotit. Nga kjo betejė u pėrfituan edhe 150 pushkė tė kohės, 8 ēadra dhe njė sasi municioni, ky kryengritėsit do t’i pėrdornin nė betejat e mėvonshme, kundėr hordhive turkoshake. U dalluan nė kėtė betejė kryetrimi Luc Mark Gjeloshi, qė njihet edhe si prijėsi i kėsaj beteje dhe pastaj vijnė: Marash Ujka, Mac Luca, Tom Preka, Marash Marku, Luc Shqutaj, Vat Gjeli, Luc Loshku, Ujk Leka, Zef Preci etj., etj., qė nuk po ua pėrmend emrin, por qė historia i ka shėnuar me germa tė arta nė gjerdanin e saj tė pavdekshėm tė atdheut. Ėshtė interesant se nė kėtė betejė morėn pjesė edhe gratė burrnesha qė pėrsėritėn historinė e Norės famėmadhe tė Kelmendit, e njėra nga kėto ishte trimėresha Gjelinė Gjokja qė thuhet se mblodhi 52 armė...

Pėr kėtė betejė famėmadhe nė ato vite dhe mė vonė shkruan jo vetėm shtypi vendas i kohėve, si “Hylli i Dritės”, “Leka” etj., por qė nė atė kohė shkruan edhe gazeta tė njohura angleze si “The Times” dhe ato italiane si “Corriere d’Italia” etj. Shkruan intelektualė dhe patriotė si Risto Siliqi, i cili tek libri i tij “Pasqyra e ditėve tė pėrgjakshme”, qė e boton nė Trieste (1912) i ka kushtuar nė pjesė tė shėnimeve tė tij kėsaj beteje famėmadhe. Gjithashtu Poeti Kombėtar, At Gjergj Fishta, nė kryeveprėn e tij “Lahuta e Malcisė”, i kushton plot zjarr shpirtėror disa vargje betejės nė Sukėn e Mkushit. Ėshtė interesant tė thuhet se humbjen e kėsaj beteje e njofton edhe vetė gjenerali turk, ku ndėr tė tjera i shkruante Stambollit: “...Me turp tė madh detyrohem t’ju informoj se urdhėri juaj nuk u zbatua. Kelmendi dhe Malėsia e Madhe nuk na u nėnshtruan, jo se nuk deshėm ne, por me gjithė pėrpjekjet e sakrificat shumė tė mėdha tonat, e humbėm luftėn. Kėtu, madhėri, mė shumė lufton vendi se Kelmendi, arnautėt tė vrasin aty ku nuk e pret... Vetėm nė betejėn te Suka e Mkushit kemi luftuar 6 orė trup me trup dhe pikėrisht kėtu pėsuam humbjen mė tė madhe. Pėrveē atyre qė u vranė nė front, 95 ushtarė e oficerė u zunė robėr dhe shumica e tyre u hodhėn nė pėrrua nga njė shkėmb, lartėsia e tė cilit ėshtė 1500 metėr. Por, mbi tė gjitha ata ranė me emrin tuaj nė gojė, madhėri. Nė kėtė luftė edhe moti ishte nė disfavorin tonė dhe Zotin e kishin ata prej vetes...”.

Gjithsesi, pas kėtij informacioni tė vetė gjeneralit turk, ēdo fjalė do tė ishte e tepėrt, pėr betejėn famėmadhe tė Sukės sė Mkushit tė 25 prillit 1911, ku Malėsorėt dhe kelmendasit u zbardhėn faqen kėtyre trojeve, shqiptarisė e mbi tė gjitha brezave pasardhės, njė pjesė e tė cilėve jemi ne Malėsorėt kudo qė ndodhemi. Natyrisht ne na mbetet detyrė qė kėtė betejė, por edhe tė tjera qė mbajtėn gjallė kėto treva ndėr shekuj, duke dėshmuar pėrjetėsisht qenien tonė europerėndimore, t’i kujtojmė e pėrjetėsojmė nė pafundėsi, se kėshtu nderojmė ata burra e burrnesha qė u sakrifikuan vetė pėr tė mbijetuar Malėsia e Shqipėria, por nderohemi edhe ne tė cilėt duhet tė dėshmojmė se jemi trashėgimtarė tė denjė tė bijve tė shqipes.

Mundėsimi i pėrkujtimit dhe memorializimit tė betejės sė Sukės sė Mkushit, nga bijtė e Kelmendit qė jetojnė nė dhena tė huaja (SHBA), tregon qartė se ata, ndonėse jetojnė nė njė vend tė zhvilluar e begatė, jo vetėm nuk kanė harruar trojet e tė parėt e tyre, por edhe se janė trashėgimtarė tė denjė tė heronjve e kreshnikėve tanė qė i lanė nder e lavdi ndėr shekuj kėsaj pjese tė bekuar tė Europės...

Nder e lavdi dėshmorėve dhe heronjve tė betejės famėmadhe tė 25 prillit 1911.

Ndue Bacaj

 

Me emrin e All-llahut Meshiruesit Meshireplotit

Pershendetje i dashur dhe i rrespektuar deri ne detaj, drejtor i gazetes famekeqe  "Anti Shqiperia-etnike" Sokol Pepushaj....!  (Po them "Anti Shqiperia" sepse ju me keto shkrime vetem se fusni armiqesi midis te krishtereve dhe muslimaneve ne qytetin e Shkodres, dhe kjo vetem per disa interesa te ngushta materiale).

Se pari, une qe po ju shkruaj kete email, jam nje djalosh 19 vjecar i besimit islam dhe praktikant i kesaj feje prej vitesh. Emri im eshte Ersani....

Me shume interes e kam lexuar gazeten tuaj (si rradhe ndonjehere) me artikullin "Haremi i Muhammedit alejhis selam....Harem apo strehe vejushash".....ku gazetari  Agron Lukas Podolski, i cili me paturpesine me te madhe dhe me fshataresine e tij kembe e krye, kishte bere gjoja nje debat me nje "musliman" ne thojza ku i kishte shprehur se gjoja Jezu Krishti paska qene imoral dhe se profeti i nderuar i Zotit Muhammedi alejhis selam, paska qene me moral te larte.

Sa i perket kesaj te fundit, askush ne mbare rruzullin tokesor nuk mund ta njollose figuren dhe moralin e nje te derguari te madh, sepse vete historia e deshmon nje gje te tille....po ashtu askush nuk mund te njollose figuren e profetit te nderuar te Zotit Jezus apo sic e quajme neve muslimanet ( Isa alejhis selam)....

Nuk eshte hera e pare qe ju shkruani tema "provokuese" ne adrese te muslimaneve, dhe profetit Muhammed alejhis selam, ndaj grave te tij te ndershme si dhe per Kur'anin, ku egersia e madhe qe fshihet ne zemrat e juaja, tregohet ne shkrimet qe beni ndaj islamit dhe muslimaneve.

Gjithsesi, realiteti qe ju rrethon ku deshmon per nje Shqiperi me 87 perqind te besimit musliman dhe vetem 15 perqind te besimit te krishtere, ju there thelle ne shpirtin tuaj te zi dhe ju shqeteson sepse ju ne Shqiperi jeni nje minoritet i tepruar nga e kaluara e osmaneve.

Sa i perket letres qe kishte shkruar ai i famshmi Agron Lukas Podolski, ka treguar edhe nje here si shume here te tjera, paaftesine dhe injorancen e gazetareve qe ka kjo gazete qe shume pak e frekuentojne, (dhe ato pakice jane shoket e rangut tuaj).

Fakti qe kohet e fundit "Kodi i da Vincit" ka dale neper kinemate boterore dhe selia e shenjte e Vatikanit e ka denuar, ku dhe eshte perfolur edhe diskutuar ne shume media vizive, nuk eshte faji i muslimaneve, por i vete te krishtereve.

Nuk duhet te harrojme se ate film e kane bere vete te krishteret dhe jo muslimanet, por si i thuhet muhabetit, "S'ka c'ti beje gomarit, shkon e i bie samarit". D.m.th nuk ka c'ti beje vellezerve te tij ne krishterizem qe ia kane fyer Jezusin, shkon e shan muslimanin i cili eshte larg idiotsirave dhe poshtersirave qe vete te krishteret ia mveshin Jezusit per interesa te ngushta materiale.

Duke pare kete shpifje ndaj te derguarit te Atit, Jezus (Isa), atehere gazetari ne fjale kishte sjelle nje artikull ku shprehte "aprovimin" qe Jezusi ka bere vertet marrdhenie seksuale jashte marteset, mirepo, thekson "punonjesi yt i dashur", nuk eshte vetem Jezusi qe ka qene imoral, por edhe Muhammedi alejhis selam.

Me kete rast, gazetari yt qe ti ia jep rrogen per te mbajtur frymen gjalle per nje genjeshter te radhes, fatkeqesisht me duhet te ta them se ai ka "aprovuar publikisht para te gjithe te krishtereve shqiptar" per imoralitetin e Jezusit gje te cilen une si nje besimtar musliman, e kundershtoj dhe e denoj ashper. Ndoshta i ka shkuar dora kur ka shkruar shpejt apo e ka shkruar me qellim, kete po jua le juve ta verifikoni si drejtor i tij.

Nuk duhet te harroni se: "Eshte e padyshimte qe besimtaret musliman e besojne Jezusin ( Isa sic e quajme neve), si nje profet i zgjedhur i Zotit dhe se nena e tij ka qene nje grua e ndershme dhe e nderuar nga Zoti edhe ne librin e shenjte te muslimaneve Kur'anin.

Madje per nder te Marise, Zoti ne Kur'an e titullon nje sure te plote me emrin e saj "Merjem" apo sic e quani ju Mari, gje te cilen ne librin tuaj (Biblen) nuk e keni dhe nuk e nderoni kaq shume Marine.

Padyshim qe sipas muslimaneve lindja e Jezusit pa baba eshte nje mrekulli me vete dhe kete muslimanet e besojne pa me te voglin dyshim sepse eshte e shkruar ne Kur'an dhe se profeti Jezus nuk eshte i lindur femije kopil apo te kete bere femije gjate jetes se tij.

Ne muslimanet bashkohemi me te krishteret dhe e denojme kete film qe eshte nje triller i qarte dhe se ky film ne menyre kategorike duhet te bojkotohet sepse eshte nje fantazi e atij qe e ka bere kete film per interesa te ngushta materiale dhe se historia e hedh poshte kete film."

Keto kane qene edhe qendrimet e muslimaneve ne pergjithesi, te pakten ne qytetin e Shkodres. Dhe ajo cka eshte me e bukura, kete shkrim ia kam derguar edhe mikut tim Don Prenke Lazrajt i cili eshte prift dhe drejtor i radio Marise. Po nuk e besuat, ju keshilloj qe te shkoni te takoni Don Prenken dhe t'a verifikoni nese une po ju genjej apo jo.

Sa i perket ndershmerise se profetit Muhammed, All-llahu thote ne Kur'an: Ti (Muhammed) me te vertet je ne nje moral te larte". El Kalem: 4.

Po ashtu, historiani i mirenjohur Michael Hart shkruan: "Zgjedhja ime per te vendosur Muhammedin ne krye te listes se njerezve me me ndikim te globit, mund te habise shume lexues dhe te linde pikepyetje tek te tjeret, por ai ishte i vetmi njeri ne histori, i cili kishte pasur sukses siperor si ne nivelet fetare, ashtu edhe ne ato shekullare". (Hart, Michael, The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in Histori).

Pra edhe njerez intelektual e vleresojne figuren e profetit Muhammed e aq me teper qe jane te krishtere. Por ne fund te fundit, kush e njeh Agronin e cmendur dhe i prekur me xhind???

Sa i perket Kur'anit nese eshte liber i Zotit apo nje triller i Muhammedit, po ju them nje gje dhe n.q.s jeni te zote ta beni, atehere une ju besoj se vertet Kur'ani eshte nje triller i Muhammedit ashtu sic ka pohuar edhe ish Arqipevshki qe duket se kishte rene ne Shkoder para ca vitesh dhe eshte rritur ne malet e ullinjve te Dukagjinit

Si ka mundesi qe nje njeri analfabet, te shkruaje nje liber te tere??? Nje analfabet nuk mundet me shkru nje rresht apo te formoje nje fjali, e jo me te beje nje liber.

Se dyti, All-llahu ju sfidon juve o qafira qe nuk i bindeni Zotit me argumente: All-llahu thote ne Kur'an:

"N.q.s ju mendoni se ai (Muhammedi) e ka bere kete Kur'an dhe nuk eshte prej All-llahut, atehere bejeni nje te tille si ai Kura'ni??? Te pakten beni nje sure te vetme??? Te pakten beni nje rresht??? E nese mos e patet bere deri me tesh, as qe do ta beni kurre ndonjehere".

Jane munduar shume shkencetare, historiane, shkrimtare qe ta ndryshojne nje presje te vetme, por nuk ia kane arritur qellimit e as qe do t'ia arrijne sepse All-llahu eshte betuar ne Kur'an se: "Ne e kemi zbritur ate (Kur'anin) dhe  Ne do t'a mbrojme ate".

Ndersa persa i perket Bibles, ajo jo qe eshte ndryshuar, por eshte bere malli me i lire per tu tregtuar ne duar te ndryshme dhe behet ne te cdo gje qe ka deshire papa i shenjte. Per ta vertetuar kete, po te them se cdo 4 vite me duket, papa i shenjte ndryshon ligjet e Bibles me pretekstin se "ai eshte i frymezuar nga Shpirit i Shenjte".

Dhe ajo cka eshte me qesharakja, eshte se tashme Bibla eshte e ndryshuar 100 perqind. Dhe kete e verteton shembulli qe do permend:

Te krishteret thone qe neve kemi Biblen me te sakte....te njejten gje pohojne edhe orthodokset, po ashtu edhe Deshmitaret e Jehovait thone ashtu,,,edhe protestant.....me thoni...cila eshte Bibla e sakte???? A e shikoni se cdo grup i gezohet idese se vet dhe secili ka Biblen e tij personle???

Pastaj, ma shpjegoni kete tjetren qe perse prifterinjte e mesjetes i digjnin ne turren e druve shkencetaret e medhenj dhe i quanin heretike??? Arsyeja eshte fare e thjeshte: Sepse shkencetaret thonin se Toka eshte e rrumbullaket dhe prifterinjte thonin se eshte e rrafshet dhe per kete arsye i binin ndesh Bibles se "Zotit Ate" dhe i digjnin per se gjalli....Po te ishte nje liber hyjnor, nuk do te kishte perplasje ndermjet shkences edhe fese...... arsyetoni me shume dhe mos besoni me verberi.

 

 

Sa i perket fese " Muhamedanizem", tek ne muslimanet nuk ekziston si term askund te shkruar e as ne imagjinate. Feja e muslimaneve eshte "Islami ose Islamizmi' dhe jo "Muhamedanizmi". Faktikisht, nuk ju ve faj sepse ju mendoni se islamin e themeloi Muhammedi dhe nuk ishte nga Zoti dhe andaj e quani Muhamedanizem ashtu sic e quani ju krishterizem qe rrjedh nga fjala "krisht", apo Buda dhe thuhet feja Budiste, ne varesi te themeluesit.

Ne fakt tek ne nuk eshte themelues i islamizmit Muhammedi, por All-llahu e zbriti kete fe si drite dhe shpetim per njerezit e gjithe botes. All-llahu thote ne Kur'an: "Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time dhe zgjodha per ju islamin fe".   Maide:3.  Pra nuk ka thene dhe zgjodha per ju Muhamedanizmin fe sic pretendon driteshkurtesia e mendjes suaj.

Gjithsesi, nga i gjithe ky shkrim, shpresoj qe te keni mesuar dicka me shume rreth islamit dhe t'a dalloni te verteten nga e shtrembera qe ju verbon syte dhe zemrat e juaja. 

 

Dhe nje keshille te fundit:

Mos shkruani me budallalleqe te tilla sepse nuk eshte aspak ne demin tone, por ne demin e Shkodres, tolerances fetare dhe demin tuaj. Kete te fundit merreni si te doni, por mos harroni se nje dite do ta paguani shtrenjte para All-llahut duke llene llogari per veprat e juaja te shemtuara qe edhe vete Bibla ju ndalon te fyeni fene e tjetrit..sigurisht denimi i zjarrit eshte merite per juve dhe ta gezoni n.q.s nuk i ktheheni se vertetes ose se paku na lini rehat te jetojme te qete ne Shkodren heroike dhe te lavdishme...ashtu sic jemi te krishtere e musliman se bashku....

Ersani....

 

Bėjmė me dije...

Botimi i kėtij shkrimi, megjithėse plot fyerje nė adresė tė redaksisė, tregon se ne jemi tė hapur dhe transparent. Fjala dhe mendimet janė tė lira pėr njeriun, pa asnjė dallim. Pavarėsisht nga gjuha e pėrdorur, e falenderojmė artikullshkruesin, tė cilin e ftojmė tė pėrdorė emrin e tij tė vėrtetė, pa frikė.

Ju kujtojmė se asnjėherė nuk ėshtė cėnuar ndonjė shkrues, cilidoqoftė ai, qė ka fyer figurėn e Krishtit, apo gjithė krishtėrimin, e qė ka pasė pasoja. Kėtė e vėrtetojnė ngjarjet e fundit, e jo vetėm nė Shqipėri.

Gjithashtu, i bėjmė me dije artikullshkruesit, se asnjėherė nuk kanė ekzistuar “bibla”, por vetėm njė: si katolikėt, si ortodoksėt, si proteastanėt (dėshmitarėt e Jehovait, pavarėsisht nga emri i bukur, nuk kanė tė bėjmė me krishtėrimin e as me Krishtin) kanė patur dhe kanė edhe sot njė dhe vetėnm njė Bibėl.

Nė Krishtėrim nuk ekzistojnė “kopje tė djegura” nga klanet rivale e as “vargje satanike” qė fshehin tė vėrteta apo zbukurojnė tė pavėrteta...

Por kėtė ne e kuptojmė, pasi, jo vetėm artikullshkruesi, por shumica e atyre qė vjellin vrer kundėr Krishtit a Krishtėrimit, nuk e njohin aspak Biblėn e mesazhin 3600 vjeēar qė pėrcjell ajo pėr njerzimin nė pėrgjithėsi, e individin nė veēanti...

Ne e kuptojmė kėtė injorancė qė pjell intolerancė...

Redaksia

 

AMBASADA E REPULIKES SE SHQIPERISE

Prane SELISE SE SHENJTE  VATIKAN

Vatikan 16 Gusht 2004

                                                                                                                                                                              

Informacion

Mons. Lajolo i shkruan Ambasadorit Zef Bushati

Me rastin e perfundimit te misionit   prane Selise se Shenjte, Sekretari per Mardheniet me Shtetet i Vatikanit, Mons.Giovanni Laiolo, i eshte drejtuar me ane te nje letre   Ambasadorit te RSH-se zotit Zef Bushati ne te cilen  nder te tjera thuhet:

"….Zoti Ambasador, Ju falenderoj per miresjelljen, per bashkepunimin si dhe per disponibilitetin te cilin keni manifestuar ne keto vite, qe  kane lehtesuar  zhvillimin dhe forcimin e raporteve qe lumturisht ekzistojne midis Selise se Shenjte dhe Republikes se Shqiperise.

Duke Ju shprehur gjithashtu me   sinqeritet vleresimin tim per organizimin optimal te vizites time kohet fundit ne Shtetin tuaj dhe  duke Ju uruar gjithe te mirat  per aktivitetin Tuaj te ardhshem ne atdheun Tend, si dhe per te gjithe te dashurit Juaj,Ju perseris, Zoti Ambasador, konsideratat e mia te larta dhe te vecanta   per Ju." -  perfundon letren Sekretari i Shtetit te Vatikanit.

Ambasadorit Zef Bushati ne perfundim te Misionit i eshte   programuar ne ditete para te Shtatorit, Udience me Papa Benediktin XVI si dhe me Sekretarin e Shtetin, Kardinalin Angelo Sodano.

 

Kritika asht nji nga gurthemelet e demokracis

nga Gjok Vata

Ne numrin e gazetes ship te dt.19,7,2006 u botue nji shkrim i Z.Gjerciz Lolocit,me titullin “Terbimi anti Kadare i gjirizeve”nji titull kaq i pandenj me u mendue e jo ma me u shkrue tregon shfrim te pa premajtun terbimi te autorit te kti shkrimi,kunder cilit do qe gucon me shpreh lirisht vlersimet e tija ndaj krijimtaris te Kadares.Dihet se mrojtja  ma e pa thyshme e nji krijimtarie,asht vet cilsia e saj.Ajo cilsi i shndrron ne deshtak te gjith ata qe perpiqen me shvlersua artin ndersa mrojtja  ma e dobt e sasis pa cilsieshte ramje e trompetes se propagandes me shkopit e fanatizmit,qe pretendan me na bind vetem me zhurmen e volumit te ksaj trompete.Un menoj qe nji mrojtje e till nikon negativisht edhe vlerave rreale te krijimtaris te marrun ne mrojtje.Sherbimin me te dobishem nji autori mun tja baj kjo fjali e thjesht:LEXONI KRIJIMTARIN E X E AJA VET DO JU TREGOJ VLERAT E SAJA.:Z.Loloci thot qe komisjonet nerkomtare te vlersimit ndikohen vetem e vetem nga niveli artistik i krijimit por nuk duhet te harroj se dy elementat perbas te nivelit te nji shkrimi jan stili e permajtja aq e rancishme asht permajtja e nji krijimi letrar sa Alfred Nobel e ka vu si kusht i par i vlersimit per dhanjen e cmimit Nobel :tri jan detyrat e artit:1- denoncimi i se keqes,2-hymnizimi i se mires,dhe te ushqymit e e shijes me ushqimin qe e rrit ne mnyr sa ma te knaqme.Kjo asht plotsia e artit qe shyrton komisjoni i dhanjes se cmimeve vertet prestigjoze.Autori i shkrimit qe me frymzaj ket rreplik thot :sa her troket ndonje lajm i gzushem per shqiperine edhe shqipetaret mbujis nji dhum qe permbyt Tiranen e krejt vendin:Lind pytja”Mos vall lajmet e mira per shiprin e  shiptart qenkan vetem ata qe kan te bajn me sukseset e Kadares?!Ky a nuk do te thot vetem Kadareja asht shipnia e shiptart?!Perse lajmet e gzushme per Kadaren qokan pesh kritikusat e tij?!A ka te drejt Loloshi me i qujt dhum ata qe nuk e ndjejn veten krenar per keto lajme?!A kaq te shumet qekan keta kritik sa me dhumin e tyne e permbytin Tiranen e te gjith shipnin?!Neqofshim kaq shum ne mas per tjeter,per numrin i tyne duhen marr ne konsiderat.Loloshi thot “Ata vihen ne gar per versiteti”amas vall kritika ndaj Kadares i shndrroka ne njerz pervers?!Keto shprehje percvec te ofendumne prej tyne a nuk e fyejn edhe vet demokracin ?!Z.Loloshi na thot se Kadareja asht ne pragun e botimit te nji vepre qe do te perkthehet “anglisht,frangjisht,spanjisht,arabisht e kinezce”edhe nese kjop asht e vertet kjo e vertet nuk mun te bahet penges kritike perkthimi i nji shkrimi asht venim marrje e nji perkthysi e kte vendim marrje e kushtezon honorari i dhan perkthysit.Pra perkthimi ne shum e shum raste nuk tregan njesin matse te vlerave te krijimit,aq ma pak shprehje e vlera te personalitit te vlerave letrare siq pretendon Loloci “vlera e personalitetit te letrave europjane e boterore”Ma posht artikull shkrusi thot “se dy kineast amerikan te hollivudit kan ne qener te dokumentarit te tyne per shipni e viset shiptare shkrimtari ton te madh Ismail Kadare”I kujtaj artikull shkrusit se kur thohet per shipnin,shipnia asht permbledhese e viseve shiptare mandej ky Zatni thot se lajmet e mira per Kadaren “provokojn shperthimin e gjirizeve”.Ne kritikusat e krijimtaris te Kadares mendoj se flasim me plot gojen sepse jemi njerz me ndergjegje te dlirt me aftesi te mjaftueshme e me vizion te qart lidhun me pretendimet tona.Dhe na vjen keq per te gjith ata qe nuk din ose ngurrojn me i nda vlerat nga antivlerat e pikrisht per kete jemi te angazhum me ndimu lexusin te orjentohet drejt fitimit te ati sens kritik qe i jep munsi me qen lexus sa ma i kulturuar mbasi asgja nuk i sherben permirsimit te cilsis sa sensi kritik i lexusit.Loloci thot se :Kadare me rastin e marrjes te nji cmimi nderkomtar mposhti gjasht nobelist e kater kandidat per cmim nobel.E si mundte mposhtet nobelisti qe asht i nderum me cmimin ma te nalt ne bot?!Kur me mposht nobelistin do te duhej me marr nji cmim ma te nalt se cmimi nobel.Me shton :”Kunder Kadares aktivizohen nji ser anonimesh dhe emrash periferik”.Un nuk kam ndesh ne shtyp as nji anonim kunder Kadares e me duket e pa lejushme me e percaktu vendin e emnave te kritikuese te Kadares ne periferi apo ne qender te kultures.Meqense Loloci e njihka kete anonim si djali i nji ishministri te diktatures ,djali i nji gjenerali te diktatures,djali i nji kapteri te athershem i cili sipas Z.Lolocit paska ba nji perversitet me nji emisuion televiziv gjestin e te cilit nuk mundem me e permend,perse nuk i thot emnat?!Nuk ka shiptar me sa do pak ndjenj atdhetarie qe te mos deshiroj sa me shum bashkatdhetar  ushqyesa te krenaris se tij.Por pikrisht nese dum te jemi sa ma krenar me figurat tona deshirojm qe me ane te kritikes te sinqert e serjoze ti japim shkas krijuesva tane meqen sa ma te paprekshem nga kritika.

 

Nėpėr stacionet e njė libri plot dhimbje e dinjitet tė Ekrem Bardhės: “Shqipėria larg dhe afėr”

Jeta e kritikut letrar ėshtė njė mė vete e parė nga raporti, marrėdhėniet dhe “kontaktet” me botėn shpirtėrore tė autorėve tė shumtė qė na bėjnė pjesė tė jetės sė tyre pėrmes pėrjetimit tė krijesave qė vijnė nė kėtė jetė ashtu rastėsisht - si apel i vetė thelbit tė qenies - shpirtit nė afirmim dhe konfirmim tė dinjitetit njerėzor dhe tė vlerave tė tij nė njė botė rreptėsisht tė “izoluar” brenda vetes nėn kultin e pragmatizmit kult.

Kėshtu mė erdhi nė dorėn time kėto kohėt e fundit, pėrmes gazetarit tė talentuar dhe tashmė aq tė mirėnjohur tė “TV Malėsisė”, Rifat Ymeri, libri i mikut tė tij dhe i tė gjithė shqiptarėve, “Shqipėra larg dhe afėr”, me autor z.Ekrem Bardha, Konsull Nderi i Shqipėrisė nė shtetin e Miēiganit tė SHBA-sė. Do tė vinte ky libėr, krahas romanit tė parė tė pėrgjegjėsit tė emisionit shqip pranė TV Podgoricės, “Rruga e pamėshirshme”, e Fran Camajt, si nė plotėsim tė njė domethėnieje tejet tė ndjeshme, tejet thelbėsore.

Ah, mall, mall i vendit tėnd, ah, shpirt qė gėzohesh vetėm brendavetes - ėshtė mesazhi brilant qė i bashkon kėta dy libra si nė plotėsim dhe nė konfirmim tė vlerave tė njėri-tjetrit. Tė dy bashkatdhetarėt ecin nė tė njėjtėn rrugė, tė dy autorėt lėvizin nė tė njėjtin realitet modern, tė dy autorėt, pėrplasen brenda vetes nė tė njėjtėn dhimbje.

Rruga e pamėshirshme, spiralja e gjatė, plot kthesa qė na ēon nė tė njėjtin shteg.

Duaje vetveten - duaje pa komplekse, se ajo qė sjell nė shpirtin tėnd ngrohtėsia e saj, edhe pse me halle, derte, varfėri, sikur plot dhimbje, mundime, ndeshje dhe dyshime nė njė realitet sfidash dhe ndėrvarėsish, vjen para teje si sfida mė e madhe: Tė mbetesh vetvetja. Ėshtė pikėrisht kjo sentencė qė mbėrthen nga fillimi deri nė fund librin e z.Ekrem Bardha, “Shqipėria larg dhe afėr”. Autori e quan thjesht: Kujtime - dokumente, fotografi... Jo, libri “vret” shumė mė larg edhe nga forma letrare e realizimit. Duke lėvizur mes shprehjes letrare dhe historisė, si jetė e individit apo e njė grupi, pėrmes fjalės sė thėnė troē dhe asaj tė pėrjetuar nga dramat qė fati ia dedikoi, atij si shumė bashkatdhetarėve qė u detyruan t’i kthenin shpinėn, po kurrė shpirtin vendit tė tyre, fjalė e Bashės e thjeshtė, e qartė, po aq vizionare dhe diku-diku meditative flet pėr njė realitet tė pėrjetuar jo rastėsisht, jo pa mesazh, jo pa ndjenjė dhimbjeje dhe pėrgjegjėsie. Dhe ajo mė kryesorja, totalisht si fjalė-fjalė e lirė, fjalė jashtė prangave tė interesave banale, apo tė moralit politik skllav, fjalė e dalė nga shpirti:

“U desh pak kohė qė tė kuptoja se politika ishte ajo qė ndante dhe pėrēante njerėzit, qofshin edhe tė njė familjeje. Dragushi nga Selenica vetė ishte komunist, kurse tė vėllanė, Isufin, e kishte me Ballin dhe ishin armiqėsuar deri nė atė shkallė, sa rrezik tė vrisnin njėri-tjetrin.” (“Shqipėria larg dhe afėr”, fq.32).

Dhe pas kaq vitesh, edhe pse tashmė ėshtė jo thjesht dikushi, por njė emėr me shumė dinjitet, i njohur dhe i miqėsuar me qarqet mė tė larta tė politikės amerikane, Ekrem Bardha kujton gjithēka me shumė ngrohtėsi. Gjuha e reportazhit dhe toni publicistik nė shumė faqe rrisin hapėsirėn e mendimit si hapėsira e ndjenjės sė dashurisė dhe respektit pėr gjithēka shqiptare:

 “Akoma s’kisha mbushur 14 vjeē dhe nga punėt e bujqėsisė nuk merrja erė. Mė kujtohet si tani sa zor pata kur mora pendėn e qeve pėr herė tė parė dhe nisa tė lėroja. Sa dhimbje, sa mbresa qė tė pushtojnė tėrė qenien, sa hapur brenda vetes shprehet Bardha nga lartėsia aktuale e njė biznesmeni me emėr aq tė madh tek ai ēunaku i Radanjės sė tij tė dashur, kur “nė dhomėn e vetme qė sajuam”, u strehuan pesė kurorė... flini, nė kėtė dhomė plot 11 veta qė do tė thoshte plot 11 frymė pėr t’u ushqyer...

Dhe nė vazhdim, me atė respekt lapidar pėr nėnėn e tij, vėrtet njė nėnė qytetare dhe qenie dinjitoze qė si komandante e shtėpisė, e zonja e saj nuk kishte se si tė mos pėrjetonte plot lot dhe dhimbje fatin e njerėzve tė saj mė tė dashur, fatin e loēkės sė zemrės sė saj tė madhe. Por kjo nėn dhe i biri nuk ankohej, nuk jepej, qėndresa, kjo vlerė mė e vlerta nė kėtė botė do tė thoshte Luigj Gurakuqi, poeti dhe politikani ynė “vigan-liberator”, mbante lart nėnėn, kurajonte si pak kė Bashėn qė...

Ngrihej me natė, vinte qetė pėrpara dhe shonte nė ara tė lėronte me parmendė dy-tri orė, sa tė binte zilja e shkollės, shprehet Basha, fėmijė qė e donte fort jetėn kur zgjedha e saj po e rėndonte tejet skajshėm fidanin e njė shpirti qė pėr mrekullisht i besonte asaj - jo si pėrrallė, por si sfidė.

Sa ndjenja malli dhe respekti tė mrekullueshėm e mbėrthejnė nėpėr faqet e librit pėr babain, Sulo Konicėn, me nismėn e tė cilit nė mesin e viteve ’30 do tė ndėrtohej shkolla nė fshatin e tij, siē i tregonte mėsues Tomorri, apo pėr gjyshen e tij “qė kurrė nuk mė nxirrte duarthatė, prandaj mė erdhi keq pėr sėndykun qė u dogj bashkė me shtėpinė e saj” - thotė Basha.

Drama e Bashajve, drama e Vashajve, dajallarėve tė tij e shprehur me njė realizėm tė hatashėm, plot respekt pėr fjalėn dhe kurrsesi duke abuzuar me tė, vjen nė libėr si shfletim i dramės sonė: sa asaj ēame, sa asaj kosovare, sa asaj thėnė ndryshe gjithėshqiptare nė realitetin e njė fqinjėsie qė edhe nė kohėt moderne vazhdon tė mbajė nė kėmbė fantazmėn absurde tė njė ligji absurd, aspak pėr mėkatet tona - atė tė luftės me Shqipėrinė, kur bijtė e saj me Boēarė e kompani qenė promotorėt dhe promovuesit e lirisė nga sundimi i gjatė otoman 85 vite mė parė.

Drama qė i jep ton gjithė pjesės sė parė tė librit ėshtė ajo kushtuar rrjedhave tė fatit tė tė vėllait, Samiut, tė tradhėtuar brenda vetes gjithsesi, qė “edhe sot e kėsaj dite e kujtoj atė ndarje aq tė dhimbshme. Ishte mė keq se vdekja: po na ndanin pėr sė gjalli” (fq.72), definon autori. Drama pėrjetohet nė libėr aspak nga kėndi i kultivimit tė urrejtjes brenda vetes nė klimėn e njėrės prej diktaturave mė idiote tė shek.XX, por si nevojė e njė refleksioni shumė mė tė thellė mes vedi. Vėrtet diktaturat kanė vulėn e krimit e tė makabritetit njerėzor tė pashoq nė llojin e vet, por kur doza e kėsaj vule rritet artificialisht me krisjen brenda vetes me vetėdije apo verbėrisht i bėjmė shėrbimin mė tė keq se kurrė tė ardhmes sonė.

Duke iu referuar pikėrisht kėsaj dukurie tė shėmtuar, e kultivuar ndėr shekuj nga pushtues tė jashtėm e tė brendshėm mbi shqiptarėt, autori definon me shumė tė drejtė:

 “Njerėz tė tillė, pa karakter (si Ramadan Ibrahimi - denoncuesi i Samiut), pa personalitet, qė tė shesin shpejt, janė tė ndėshkuar nga njerėzit, nga familja, nga koha dhe nga vetvetja, paēka se ata nuk e kuptojnė” (fq.68).

Ishte pikėrisht ky status mjeran qė do tė dėrgonte nė gijotinėn e Kim Filbit, agjentit anglez nė shėrbim tė KGB-sė, ajkėn e kombit shqiptar. Dhe natyrisht, thekson me tė drejtė autori qė “atij nuk mund t’i vinte keq pėr disa tė rinj nga Shqipėria, pėrderisa kishte tradhėtuar vendin e tij, Anglinė”.

Statusi moral tepėr i lartė nė golgotėn e jetės sė tij familjare dhe private mbahet gjithherė lart nga motoja: “U arratisa nga Shqipėria si i pėrndjekur nga regjimi komunist, por Atdheun vazhdoja ta doja si mė parė”.

Realist deri nė fund ndaj jetės Basha Amerikėn nuk e pėrjeton si vend tė pėrrallave me luks dhuratė, por si “Vendi i punės, se nė Amerikė nuk jetohet pa punė” ku duhet tė kesh fort nė tokė kėmbėt me koshiencėn se “Tė paguash ose tė shpenzosh mė shumė se sa fiton, do tė thotė tė falimentosh”.

Tė lidhur fort brenda vetes ku “Arka e kursimeve ishte nėna e cila paratė i mbėshtillte me njė shami dhe i fuste nė baulen e saj “Bashajt bėhen tejet koshientė pėr tė pėrballuar jetėn me shembullin e pėrkushtimit dinjitoz, sfidat e jetės nė emėr tė njė jete plot dinjitet, ku “morali i nėnės, mė i madhi, qė t’i martonte djemtė me vajza shqiptare” do tė ishte njėra ndėr spuntot mė interesante dhe mė tė vlerta qė do tė mbante gjallė te Bashajt dashurinė pėr vendin e tyre dhe luftėn sistematike pėr tė lobinguar deri nė nivelet mė tė larta tė piramidės sė departamentit amerikan tė shtetit, apo tek liderėt kryesorė, si Bush, Klinton e tė tjerė pėr ēėshtjen kombėtare, ku Kosova me fatin e saj do tė pėrbėnte kryefjalėn e gjithė atij forumi republikan, apo Komiteti Republikan tė shqiptarėve tė Miēiganit e mė tej nė tė gjithė nivelet e piramidės politike tė SHBA, deri nė vitin e lavdishėm 1999, kur me ndihmėn dhe mbėshtetjen totale amerikane, UĒK-ja do ta kthente nė realitet tė kapshėm ėndrrėn e saj tė njė Kosove-shtet tė pavarur dhe sovran si pjesė e Evropės sė Re.

Mjaft interesante ėshtė spiralja nė rrugėn e suksesshme tė biznesit nė SHBA, rruga e tė cilit (nėnkupton libri), kalon nga komunikimi me klientin deri tek lėvizjet e guximshme qė shpesh riskojnė deri nė hartimin dhe aplikimin e metodave nga mė bashkėkohoret tė menaxhimit tė vlerave dhe shtrirjes sė mbinatyrshme dhe pjesė-pjesė tė biznesit me koshiencėn se vetė jeta nuk ėshtė tjetėr vetėm konkurencė - kėtu qėndron edhe bukuria e saj si hapėsirė sa intriguese, sa magjepsėse e realizimit tė vetvetes.

 “Dhe kur fiton konsideratėn apo prestigjin duhet tė dish ta mbash”, nėnvizon autori. Kėnaqėsia e punės tė vjen nė jetė, patjetėr si kėnaqėsi e vetė jetės. Kurse vetė jeta e jetuar realisht s’ėshtė tjetėr vetėm burim kėnaqėsish dhe pėrvojash nga mė brilantet nė emėr tė plotėsimit tė vetvetes.

 “Salloni “Bardha” mori njė pamje tėrheqėse, sapo erdhi tė punonte si modeliste gruaja ime, Lumturia. Ajo menjėherė fitoi simpatinė e klienteve, si pėr modelet me fantazi qė krijonte, ashtu edhe pėr mirėsinė qė tregonte” konkludon plot satisfaksion Basha. Shqiptarėt janė vitalė dhe kėtė vitalitet ata e manifestojnė nė ēdo vend ku punojnė, nėnkupton autori, kur edhe tė tjerėve nuk u mungon dashamirėsia ndaj tyre - dashamirėsia e standardit amerikan, ku njeriu mbėshtetet nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės tė tė drejtave njerėzore pėr t’u realizuar nė vetvete. Nė kėtė klimė Bashajt shohin tė plotėsuar dėshirėn e tyre “dėshirėn e nėnės qė tė katėr vėllezėrit tė punonin sė bashku”, vjen kjo si dėshira e vetė njeriut shqiptar pėr tė jetuar me dinjitet nė emėr tė njė tė ardhmeje mė tė mirė.

Dhe Basha, apo diaspora shqiptare, “kurrė nuk e harroi atdheun e saj, nuk u lodh kurrė sė menduari e punuari pėr tė, edhe pse larg tij”.

Nė fillim tė viteve ’60, tregon Basha - demonstruesit shqiptarė ballistė e legalistė krahas tė tjerėve, tė fyer nga parullat antishqiptare kundėr Atdheut tė tyre, lanė mėnjanė kryeministrn, Mehmet Shehun, - qė vizitonte Nju Jork-un dhe iu kthyen minoritetit grek duke u pėrleshur me ta dhe duke i vėnė pėrpara, pa u lėnė kohė tė mbroheshin, duke treguar se mėrgata politike shqiptare ishte antikomuniste, por jo antishqiptare”, (fq.122). Njė mrekulli e vėrtetė brenda shpirtit tė qenies qė gjithsesi apelon pėrballė atij kėshtjellėzimi modern brenda nesh, qė tė mbėrthyer nė sfidat e kohėve moderne nė emėr tė mbijetesės apo edhe tė spekullimit, bien pre e entusiazmit modern duke shkuar deri nė mohim tė plotė tė vetvetes, apo deri nė njollosje tė figurave tona kombėtare simbol i civilizimit tonė tė hershėm, si Heroi ynė Kombėtar, Gj.K.Skėnderbeu.

Ėshtė njė apel i fuqishėm qė vjen nga faqet e kėtij libri brilant mbresash dhe dokumentesh tė Bashės qė flasin nė dobi tė ēėshtjes sonė nė total, kur edhe pse jemi nė fillimet e mijėvjeēarit tė tretė, siē shprehet akademiku R.Qosja, jemi populli qė ende nuk i kemi zgjidhur tri problemet madhore brenda vetes, po aq nė raport me botėn kur “Jalta” vazhdon tė jetė akoma gjallė: 1.Ēėshtjen kombėtare; 2.shoqėrore dhe 3.atė demokratike.

Nė kėtė kėndvėshtrim, libri i Ekrem Bashės afishohet si kontribut dinjitoz i njeriut shqiptar si njeri modern qė besimin tek vetja dhe forcėn shtytėse tė kėtij besimi e gjen tek shmangia urgjente e tė gjithė atyre paragjykimeve dhe mentaliteteve sa anakronike, sa fatale pėr tė ardhmen tonė, ku gricjet artificiale do tė largonin jashtė rrugės evroatlantike ku aspirojmė. Njė apel i fuqishėm ky pėr klasėn politike, ashpėrsinė brenda gjirit tė sė cilės nė llojin e vjetėr tė luftės politike autori e pėrjeton me indinjatė. Duke u treguar mirėnjohės deri nė skaj ndaj mikut tė tij dhe tė shqiptarėve, kongresistit Broomfield, i zgjedhur disa herė pėrfaqėsues pėr Kongresin Amerikan, njėri nga veprimtarėt mė tė njohur dhe mė me autoritet nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, autori vė nė dukje se ky mik i shqiptarėve qė nė fillim tė viteve ’80 kishte demaskuar farsėn e bashkim-vllazėrimit nė Jugosllavi “Bashkim vllazėrimi ka marrė fund me kohė”, do tė deklaronte ky amerikan i madh, mik i patriotit dhe biznesmenit tė standardeve ndėrkombėtare, z.Ekrem Basha. Jo rastėsisht ky mik i madh thirrej nė diasporė edhe si “shtylla e shpresės kosovare”, nėnvizon autori i librit.

Shumė interesante ėshtė evidentimi i realitetit amerikan si njė realitet me kėmbė nė tokė pėrballė sfidave qė po rroknin nė rritje njerėzimi, ēka shpaloset aq bukur nė replikėn e Hrushovit me Niksonin nė vitin 1960.

Fjalėve tė Hrushovit se fėmija i fėmijės suaj nė Amerikė, pas disa kohėsh do tė jetojė nė komunizėm, ish-Presidenti amerikan i pėrgjigjet me tepėr sukses:

“Fėmija i fėmijės suaj, pas pak vitesh do tė jetojė i lirė dhe nė demokraci” (f.127).

Njė fėmijė i atyre viteve ishte dhe Ekrem Bardha, qė sot si mbarė diaspora shqiptare ka fatin tė jetė “fėmija qė do tė jetojė vėrtet i lirė dhe nė demokraci”.

Dhe nėse kjo do tė ishte natyrisht meritė e madhe e tė tjerėve, merita e bashkėmoshatarėve tė Bashės sė atyre viteve, kohė mė parė apo edhe sot, qėndron nė atė qė ata ditėn tė ruajnė vetveten si njė vlerė dhe motivim i brendshėm nė mėnyrė tė vazhdueshme. Dhe kjo nuk do tė vinte ndryshe vetėm si njė orientim i vetvetes nga kėndvėshtrimi brilant i librit tė mrekullueshėm tė kėtij sensi tė Bashės:

 “Larg dhe pranė Shqipėrisė”.

Si i tillė, ky libėr vjen si monument i vlerave morale, civile dhe njerėzore tė njė komuniteti, qė nė emėr tė jetės sė vetvetes, nė emėr tė dashurisė pėr kombin e tyre mbajtėn gjallė pėrballė ēdo sfide, deri edhe atė mė tragjike qė kaloi edhe familja Basha, duke lėnė njė copė tė shpirtit tė saj nė skėterrėn e njė eksperimenti tragjikomik tė llojit shqiptar, diti tė fitojė mbi vetveten nė emėr tė jetės, nė emėr tė sė ardhmes sė natyrshme tė kombit dhe tė atdheut tė tij. Me krenarinė e ligjshme tė tė qenit shqiptar mė lumturon, sepse vetėm brenda kėsaj filozofie ne do tė meritojmė me dinjitet edhe dashurinė dhe inkurajimin e botės moderne ku synojmė tė realizohemi.

Urime dhe nderim tė pėrjetshėm z.Bardha qė shpalosėt jo thjesht si njė kapitalist i kompletuar i kohėve moderne, por mbi tė gjitha si njėri nga korifejtė e atdhedashurisė, shembull pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo nė kėtė botė kaq tė egėrsuar brenda vetes!

Kadri Ujkaj, Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve M.Madhe