Tan Agolli i jep 5 miliardë FUSHËS për “lulet” e Ramës

0

Çmenduria” e Ramës bëhet realitet! “Vasali” i tij, Tan Agolli, ka shpallur fituesin e tenderit tepër të diskutueshëm për ndërtimin e një “kopshti” privat për Ramën brenda mjediseve të Kryeministrisë. Pak muaj më parë ju informuam në lidhje me shpalljen e një tenderi për ndërtimin e një instalacioni në formën e një kopshti në mes të godinës së Kryeministrisë.

Nga taksat e shqiptarëve u mësua se do të paguheshin rreth 5 miliardë lekë për të shuar etjen e “çmendurisë” së Kryeministrit në lidhje me fondet publike. Ironia qëndron në faktin se autoriteti kontraktues është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ky institucion, siç e thotë qartë edhe emri, ka zyrtarisht si mision të tij “zbutjen e varfërisë në zonat rurale të Shqipërisë”. Por në vend që të zbusë varfërinë dhe të rrisë mirëqenien e banorëve që jetojnë në zonat rurale, FSHZH harxhon rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH për të ndërtuar një park “Eden” në mes të betonit të Kryeministrisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-40053-08-26-2022 dhe me objekt “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, Parku Eden”. Fondi limit i kësaj procedure është 431,403,183 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Fitues është shpallur një ndër oligarkët që ka marrë më shumë se askush tjetër tendera nga fondet publike, Shkëlqim Fusha me shoqërinë e tij FUSHA SHPK. Vlera e ofruar prej tij është 398,478,729 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Vihet re se kjo vlerë fituese është sa 92.3% e vlerës së fondit limit të tenderit. Më shumë sesa një domosdoshmëri për të rritur mirëqenien e shtresave në nevoje, duket se ky tender është përdorur vetëm për të mbushur xhepat e oligarkëve në prag zgjedhjesh.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu