Këto ditë, 60 vjeçarja Mimoza Paja u qellua për vdekje me breshëri plimbash në punë, në zonën e Don Boskos në Tiranë. Ka qenë një masakër e tmerrshme, me 1 te vrarë e gjashtë të 6 plagosur, mes tyre edhe mbesa 10 vjeçare e viktimës. Paja punonte 16 orë në ditë si banakiere në lokalin ku u pushkatua. Sipas policisë, mafiozët kërkonin Fation Muratin, por pasi nuk e kanë gjetur, kanë lëshuar plumba mbi njerëzit në lokalin e e tij. Sqarojmë se, Fation Murati ka lokal dhe biznese në mes të Tiranës dhe policia nuk e ka arrestuar, edhe pse dihet publikisht se në ngjarjen e Fushe Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha, ka qenë ky personi që ka realizuar masakrën e tmerrshme me tre të vdekur.
Po këto ditë, në lagjen tre Heronj të qytetit të Shkodrës, ka pasur një kërcënim me jetë të shtetases Dile Jubani. 54 vjeçarja Jubani, më datën 11.03.2023, rreth orës 20.00, sapo ka mbyllur dyqanin e vet, parukeri afër banesës, është përballur me një person me mjekër të zezë, rreth 30 vjeç, me motorçikletë, ku e ka kërcënua se do ti vrasë të birin Mateos Jubani.
Për ngjarjen e rëndë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka hapur një hetim penal. Nga një burim i sigurtë pranë Prokurorisë së Shkodrës, mësojmë se familja Jubani nuk ka dijeni për ndonjë konflikt të djalit të tyre Mateos Jubanit. Nga burime pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, megjithëse janë shumë të rezervuar, mësohet se Mateos Jubani ka qenë i dënuar disa vjet burg në Angli. Prandaj hetimi mund të shtrihet tek konfliktet mes bandave në Angli, që hakmarrjet i realizojnë më lehtë në Shqipëri.
Rastet e krimeve janë gati të përditshme. Grupet e ndryshme, pasi kanë konflikte jashtë Shqipërisë, likuidojnë njëri-tjetrin dhe mundësia e zbulimit është zero, Ja pak vite më parë, ish policit Boran Bercama ju refuzua azili në Francë, Sapo e kthyen në Shqipëri, bandat e ekzekutuan në makinë së bashku me bashkëshorten e vet Silvi Ndoci. Çifti 30 dhe 27 vjeç, është pushkatuar në mes të qytetit verior Shkodër, në hyrjen e banesës ku jetonin, në lagjen “Naim Gjylbegu”. Autorët e kanë pritur çiftin para derës së banesës, ku nuk ka kamera. Në fakt, thuajse në tërë qytetin nuk ka kamera, përveç atyre të grupeve kriminale që kontrollojnë edhe lëvizjet e policisë dhe të grupeve rivale. Mbi çiftin është derdhur një breshëri plumbash pasi në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 20 gëzhoja të një arme tip ‘Skorpion. Për fat të mirë ka shpëtuar djali i çiftit vetëm 1 vjeç, i gjetur i ulur në ndenjësen e pasme të makinës. Sipas policisë, viktimat nuk rezultojnë të kenë qenë të skeduar për veprimtari apo lidhje kriminale, por ajo që dihet, mafia dhe shteti kanë lidhje dhe eliminojnë pa problem, cilindo që ata e fusin në listën e tyre. Edhe familja Jubani, sipas Prokurorisë së Shkodrës, është e rrezikuar dhe hetimi mund të shtrihet përtej Shqipërisë, për të parandaluar një vrasje të mundshme të shtetasit Mateos Jubani.
Është një panoramë e tmerrshme, ku Shqipria i ngjan Siçilisë së viteve 1960.
Ve. Pe.