Mazhoranca dhe opozita do t’i drejtohen Kuvendit me dy raporte sa i takon kërkesës për heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka, kërkesë kjo e Partisë Demokratike.
PS e PD kanë prezantuar raportet e tyre që nuk kanë asnjë pikë takimi me njëra-tjetrën.
Opozita kërkon që të jetë Gjykata Kushtetuese ajo e cila do të shqyrtojë pretendimet e tyre, se ministrja Xhaçka është në shkelje të Kushtetutës dhe nuk mund të mbajë mandatin e deputetes pasi bashkëshorti i saj u shpall nga qeveria “investitor strategjik”.
Por në raportin e mazhorancës vlerësimi është krejt i kundërt. Sipas tyre, provat e paraqitura nuk janë mjaftueshëm për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
Sipas deputetëve të mazhorancës, nuk ka asnjë tentativë për të mbrojtur kolegen e tyre, por bindje se Xhaçka e ka ushtruar mandatin si deputete në përputhje me ligjin.